Daikin FHA35AVEB, FHA50AVEB, FHA60AVEB, FHA71AVEB, FHA100AVEB Operation manuals

...
Page 1
MANUALI I PËRDORIMIT
Kondicionerët e ajrit të sistemit Split
FHA35AVEB(9) FHA50AVEB(9) FHA60AVEB(9) FHA71AVEB(9) FHA100AVEB FHA125AVEB FHA140AVEB
Page 2
PËRMBAJTJA
Kjo pajisje është e mbushur me gaz R32.*
(1)
Për gazin ftohës të përdorur, jeni të lutur të shihni
etiketën e parametrave të njësisë së jashtme.
(2)
GWP = Potenciali i ngrohjes globale
Sipas legjislacionit evropian ose lokal, mund të kërkohen
Kontaktoni me shitësin lokal për më shumë informacion.
gazin ftohës të përdorur
Ky produkt përmban gaze serrë të fluorinuar. Mos i shkarkoni gazet në atmosferë.
Lloji i gazit ftohës
(1)
:
Vlera GWP
(2)
për R410A është 2087,5
Vlera GWP
(2)
për R32 është 675
R410A ose R32
NJOFTIM lidhur me tCO2eq
Në Evropë, shkarkimet e gazeve serrë të sasisë totale të gazit ftohës në sistem (të shprehura si tonë të CO
2
-ekuivalent) përdoren për të përcaktuar intervalet e mirëmbajtjes. Respektoni legjislacionin e zbatueshëm.
Formula për të llogaritur shkarkimet e gazeve serrë:
Vlera GWP e gazit ftohës × Sasia totale e gazit ftohës [në kg] / 1000
KUJDES
PAR ALAJMËRIM
1. MASAT E SIGURISË...................................... 1
PËRDORIMIT ................................................. 4
3. DIAPAZONI I FUNKSIONIMIT........................ 5
4. VENDI I MONTIMIT........................................ 6
5. PROCEDURA E PËRDORIMIT...................... 6
6. KARAKTERISTIKAT E MODALITETEVE
TË PUNËS...................................................... 7
7. FUNKSIONIMI OPTIMAL ............................... 9
8. MIRËMBAJTJA
(PËR PERSONELIN E SERVISIT) ............... 10
9. JO DEFEKT I KONDICIONERIT .................. 13
10. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE ....................... 15
11. KËRKESAT PËR ASGJËSIMIN ................... 17
Udhëzimet origjinale janë shkruar në gjuhën angleze. Të gjitha gjuhët e tjera janë përkthime të udhëzimeve origjinale.
* E vlefshme nëse kjo pajisje është e lidhur me modelet e mëposhtme të njësive të jashtme: RZAG35~140, RZASG71~140, RXM35~60, 3MXM40~68, 4MXM68~80, 5MXM90.

1. MASAT E SIGURISË

Për të arritur avantazhin e plotë të funksioneve të kondicionerit dhe për shmangur defektet për shkak të përdorimit të gabuar, lexoni me kujdes këtë manual përdorimi përpara përdorimit të kondicionerit. Ky produkt ofrohet me kushtin "pajisje jo të aksesueshme për publikun e gjerë".
Kjo pajisje është menduar të përdoret nga përdorues ekspertë ose të trajnuar, në ofiçina, industrinë e lehtë ose në ferma, ose për përdorim në ambiente tregtare ose familjare nga persona të zakonshëm.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe nga personat me aftësi të kufizuar fizike, ndijuese ose mendore apo nga personat që nuk kanë përvojë dhe njohuri, vetëm nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe kuptojnë rreziqet që lidhen me të.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet
të kryhet nga fëmijët pa i mbikëqyrur ata. Pajisja nuk është menduar të përdoret nga të rinjtë pa
mbikëqyrje apo nga persona që nuk janë kompetentë për të përdorur kondicionerët e ajrit.
Kjo mund të rezultojë në lëndim ose goditje elektrike.
Ky manual i klasifikon masat paraprake në
PARALAJMËRIM dhe KUJDES. Sigurohuni që të ndiqni të gjitha masat në vijim: ato janë që të gjitha të rëndësishme për të garantuar sigurinë.
Informacion i rëndësishëm lidhur me
inspektime periodike për rrjedhje të gazit ftohës.
PAR ALAJMËRIM .....Tregon një situatë të rrezikshme
të mundshme, e cila nëse nuk shmanget mund të rezultojë në vdekje ose lëndim të rëndë.
KUJDES...................Tregon një situatë të rrezikshme
të mundshme, e cila nëse nuk shmanget mund të rezultojë në lëndim të lehtë ose mesatar. Mund të përdoret gjithashtu për të ndërgjegjësuar për praktikat jo të sigurta.
Pas leximit, mbajeni manualin në një vend të
përshtatshëm që t'i referoheni sa herë ta keni të nevojshme. Nëse pajisja i kalohet një përdoruesi të ri, sigurohuni që t'i jepni atij edhe këtë manual përdorimi.
Kur kondicioneri nuk punon si duhet (kur nxjerr një erë si të djegur etj.) shkëputni kondicionerin nga energjia elektrike dhe kontaktoni me shitësin lokal.
Përdorimi i vazhdueshëm në këto kushte mund të shkaktojë prishjen e kondicionerit, goditje elektrike ose zjarr.
Konsultohuni me shitësin lokal për modifikimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e kondicionerit.
Punimi i pasaktë mund të rezultojë në rrjedhje të ujit, goditje elektrike ose në zjarr.
Sigurohuni të përdorni siguresa me vlerë amperi të saktë.
Mos përdorni siguresa të papërshtatshme, ura me tel bakri ose tjetër, sepse kjo gjë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr, lëndim ose dëmtim të kondicionerit.
1 Shqip
Page 3
Konsultohuni me shitësin lokal nëse kondicioneri
KUJDES
goditet nga një katastrofë natyrore, si p.sh. përmbytje ose tajfun.
Në këtë rast mos e vini në punë kondicionerin, sepse në të kundërt ai mund të prishet, si dhe ekziston rreziku i goditjes elektrike ose i zjarrit.
Ndizeni ose fikeni kondicionerin me anë të pultit të komandimit. Kurrë mos përdorni automatin elektrik për këtë qëllim.
Përndryshe mund të shkaktohet zjarr ose rrjedhje uji. Gjithashtu, kur për shkëputjen e energjisë është programuar një rindezje automatike dhe energjia rikthehet, ventilatori do të rrotullohet menjëherë dhe mund të shkaktojë lëndim.
Mos e përdorni kondicionerin në një ambient të ndotur me avuj vaji, si p.sh. avull nga vaji i gatimit ose nga vaji i makinave.
Avulli i vajit mund t'i shkaktojë kondicionerit dëmtime me plasaritje, goditje elektrike ose zjarr.
Mos përdorni pranë kondicionerit të ajrit materiale të ndezshme (p.sh. llak për flokët ose insekticide). Mos e pastroni kondicionerin me tretës organikë, si p.sh. hollues boje.
Përdorimi i tretësve organikë mund të shkaktojë dëmtime me plasaritje në kondicioner, goditje elektrike ose zjarr.
Mos e përdorni kondicionerin në vende me tym të tepruar vajrash, si p.sh. në kuzhinë ose në vende ku ka gaz të ndezshëm, gaz gërryes ose pluhur metalik.
Përdorimi i kondicionerit në këto vende mund të shkaktojë zjarr ose prishjen e kondicionerit.
Jini të kujdesshëm për rrezikun e zjarrit në rastin e rrjedhjes së gazit ftohës.
Nëse kondicioneri i ajrit nuk punon si duhet, d.m.th. nuk krijon ajër të ngrohtë ose të ftohtë, shkaku mund të jetë rrjedhja e gazit ftohës. Konsultohuni me shitësin lokal për ndihmë. Gazi ftohës i përdorur për kondicionerin e ajrit është i sigurt dhe zakonisht ai nuk rrjedh. Megjithatë, nëse gazi ftohës rrjedh dhe bie në kontakt me një beker flake të zbuluar, rezistencë ose vatër gatimi, ai mund të krijojë gaz toksik. Fikni kondicionerin, telefononi shitësin lokal dhe ajrosni menjëherë ambientin. Ndizeni sërish kondicionerin vetëm pasi tekniku i kualifikuar i servisit t'ju konfirmojë se rrjedha e gazit është riparuar.
Mos futni objekte, duke përfshirë shkopinj, gishtat tuaj etj. në vrimën e hyrjes ose të daljes së ajrit.
Kjo mund të shkaktojë lëndim fizik për shkak të kontaktit me fletët e ventilatorit të kondicionerit të ajrit që rrotullohen me shpejtësi të lartë.
Pyetni shitësin lokal për mënyrën e pastrimit në brendësi të kondicionerit.
Pastrimi në mënyrë të gabuar mund të shkaktojë thyerjen të pjesëve plastike, rrjedhje të ujit dhe dëme të tjera, si dhe goditje elektrike.
Ekspozimi i drejtpërdrejtë dhe për një kohë të gjatë në ajrin e ftohtë ose të ngrohtë të kondicionerit të ajrit mund të jetë i dëmshëm për gjendjen fizike dhe për shëndetin tuaj.
Kërkoni shitësit lokal që të kryejë montimin e kondicionerit.
Nëse e bëni montimin vetë, kjo gjë mund të rezultojë në rrjedhje të ujit, goditje elektrike ose në zjarr.
Kontaktoni me personelin profesionist për shtimin e aksesorëve dhe përdorni vetëm aksesorët e specifikuar nga prodhuesi.
Nëse nga puna juaj shkaktohet një defekt, kjo gjë mund të rezultojë në rrjedhje uji, goditje elektrike ose zjarr.
Konsultohuni me shitësin lokal për ndryshimin e vendndodhjes dhe montimin sërish të kondicionerit.
Puna e pasaktë e instalimit mund të rezultojë në rrjedhje uji ose gazi, goditje elektrike ose zjarr.
Siguroni tokëzimin e kondicionerit.
Mos e tokëzoni kondicionerin në një tubacion uji, përcjellës rrufeje ose kabllo telefonie nën tokë. Tokëzimi i pasaktë mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr. Një rrymë shumë e madhe nga rrufeja ose burime të tjera mund të shkaktojë dëmtimin e kondicionerit.
Siguroni instalimin e një automati mbrojtës të rrjedhjes së tokëzimit.
Nëse nuk instalohet një automat mbrojtës i rrjedhjes së tokës, ekziston rreziku i goditjes elektrike ose i zjarrit.
Sigurohuni të përdorni një lidhje të dedikuar elektrike për kondicionerin e ajrit.
Përdorimi i një linje me ngarkesa të tjera mund të shkaktojë krijimin e nxehtësisë, zjarr ose prishjen e kondicionerit.
Konsultohuni me shitësin si të veproni në rast rrjedhjeje të gazit ftohës.
Kur kondicioneri montohet në një dhomë të vogël, mund të jetë e nevojshme të merren masat e duhura për të shmangur varfërimin e oksigjenit nëse ka rrjedhje të gazit ftohës.
Fëmijët duhen mbikëqyrur që të mos luajnë me njësinë e brendshme ose me telekomandën e saj.
Ndezja në mënyrë aksidentale nga një fëmijë mund të rezultojë në lëndim ose goditje elektrike.
Mos lejoni fëmijët të ngjiten mbi njësinë e jashtme ose evitoni vendosjen e objekteve mbi të.
Rrëzimi ose përmbysja mund të rezultojë në lëndim.
Mos lejoni fëmijët të luajnë mbi ose përreth njësisë së jashtme.
Nëse prekin njësinë në mënyrë të shkujdesur mund të lëndohen.
Sigurohuni që fëmijët, lulet ose kafshët nuk janë të ekspozuar direkt përballë rrymës së ajrit nga njësia e brendshme, sepse mund të ndodhin efekte të padëshirueshme.
Mos vendosni spërkatës me lëndë të ndezshme ose mos përdorni bombola spërkatëse pranë kondicionerit, sepse kjo mund të rezultojë në zjarr.
Mos e lani me ujë kondicionerin ose telekomandën, sepse kjo gjë mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mos vendosni enë me ujë (vazo lulesh etj.) mbi njësinë e brendshme, sepse kjo mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.
Mos vendosni enë me material të ndezshëm, si p.sh. kanaçe për spërkatje, brenda distancës 1 m nga dalja e ajrit.
Enët mund të shpërthejnë për shkak të ajrit të ngrohtë nga njësia e brendshme ose e jashtme.
Shkëputni energjinë elektrike nëse kondicioneri nuk do të përdoret për një kohë të gjatë.
Në të kundërt, kondicioneri mund të nxehet ose të marrë flakë për shkak të grumbullimit të pluhurit.
Mos vendosni objekte shumë afër njësisë së jashtme dhe mos lejoni që gjethet ose papastërti të tjera të grumbullohen rreth njësisë.
Gjethet janë një vend i mirë për kafshët e vogla që mund të futen brenda njësisë. Pasi futen brenda njësisë, këto kafshë të vogla mund të shkaktojnë defekte, tym ose zjarr kur bien në kontakt me pjesët elektrike.
Shqip 2
Page 4
Përpara pastrimit, sigurohuni të ndaloni funksionimin e
PARALAJMËRIM
RREZIKU I SHKARKIMEVE ELEKTRIKE OSE ZJARRIT
KUJDES! RREZIK PËR SHKARKIME ELEKTRIKE
kondicionerit dhe fikni automatin elektrik.
Në të kundërt mund të shkaktohet goditje elektrike dhe lëndim.
Për të shmangur goditjen elektrike, mos e përdorni me duar të lagura.
Kurrë mos i prekni pjesët e brendshme të pultit të komandimit.
Nga prekja e pjesëve të brendshme mund të shkaktohet goditje elektrike dhe dëmtim i pultit të komandimit. Konsultohuni me shitësin lokal për kontrollin dhe rregullimin e pjesëve të brendshme.
Për të shmangur mungesën e oksigjenit, sigurohuni që dhoma të ajroset mjaftueshëm kur së bashku me kondicionerin përdoret edhe ndonjë pajisje tjetër, si p.sh. vatër flake.
Mbajeni telekomandën në një vend të thatë.
Nëse uji futet në pultin e komandimit ekziston rreziku i rrjedhjes elektrike dhe i dëmtimit të pjesëve elektronike.
Bëni shumë kujdes në kohën e pastrimit të filtrit të ajrit ose të inspektimit.
Kërkohet punë në vende të larta, gjë e cila kërkon të kushtohet kujdes maksimal. Nëse skela është e paqëndrueshme, ju mund të rrëzoheni ose të bini poshtë, duke u lënduar.
Mos e hiqni rrjetën anësore të daljes së njësisë së jashtme.
Rrjeta ofron mbrojtje ndaj ventilatorit me shpejtësi të lartë të njësisë, i cili mund të shkaktojë lëndim.
Mos prekni vendin e hyrjes së ajrit ose fletët prej alumini të kondicionerit.
Mos vendosni nën njësinë e brendshme ose të jashtme objekte që prishen nga lagështia.
Në disa rrethana, kondensimi në njësi ose në tubat e gazit, papastërtitë në filtrin e ajrit ose bllokimi i vrimës së kullimit mund të shkaktojnë pikimin e ujit, duke çuar në ndotjen ose prishjen e objektit në fjalë.
Mos vendosni ngrohës direkt nën njësinë e brendshme, sepse nxehtësia mund të shkaktojë deformim.
Mos vendosni pajisje me flakë të pambuluara në vendet e ekspozuara ndaj rrymës së ajrit nga kondicioneri, sepse kjo mund të ndikojë në djegien ng a va tra e zjarrit.
Mos bllokoni hyrjet ose daljet e ajrit.
Qarkullimi i dobësuar i ajrit mund të rezultojë në rendiment të pamjaftueshëm ose në probleme.
Mos e përdorni kondicionerin e ajrit për qëllime të tjera të ndryshme nga ato për të cilat është menduar.
Mos e përdorni kondicionerin e ajrit për ftohjen e instrumenteve të precizionit, të ushqimit, bimëve, kafshëve ose të veprave të artit, sepse kjo mund të ndikojë negativisht në performancën, cilësinë dhe/ose jetëgjatësinë e objektit në fjalë.
Mos e montoni kondicionerin e ajrit në një vend ku ekziston rreziku i rrjedhjes së gazeve të ndezshme.
Në rast rrjedhjeje gazi, grumbullimi i gazit pranë kondicionerit mund të rezultojë në zjarr.
Kryeni shtrimin e saktë të tubacionit të kullimit për të garantuar kullimin e plotë të ujit.
Nëse tubacioni i kullimit nuk realizohet si duhet, uji i kulluar nuk do të rrjedhë jashtë. Pas kësaj, në tubacionin e kullimit mund të grumbullohen papastërti dhe mbeturina që mund të shkaktojnë rrjedhjen e ujit. Nëse ndodh kështu, fikni kondicionerin dhe telefononi shitësin lokal për ndihmë.
SHËNIM PËR PERSONELIN E SERVISIT
Kur kontrolloni komponentë elektrikë (si p.sh.
brenda bllokut të kontrollit, motori i ventilatorit, pompa e zbrazjes etj.), sigurohuni të stakoni të gjitha burimet e ushqimit elektrik të kondicionerit (duke përfshirë njësinë brenda dhe jashtë).
Kur pastroni shkëmbyesin e nxehtësisë, sigurohuni të hiqni komponentët elektronikë më lart (nëse prekin me agjent pastrimi, ekziston rreziku që komponentët të digjen për shkak të prishjes së izolimit.)
Stakoni burimin e ushqimit elektrik përpara punës.
Asnjëherë mos e hapni kapakun e bllokut të kontrollit brenda 10 minutash nga stakimi i burimit të ushqimit elektrik, sepse ka ende tension të mbetur.
Pas hapjes së kapakut të bllokut të kontrollit, matni tensionin e mbetur midis pikave të qarkut të stampuar të treguara te Fig. 1, me ndihmën e një aparati matës pa prekur pjesët nën tension, dhe sigurohuni që tensioni i mbetur është DC50V ose më i ulët.
Pikat për matjen e tensionit të mbetur
0
-
+
+
C
C
A1P
Qarku i stampuar
X1M
A1P
Blloku i kontrollit
Fig. 1
Pas shkëputjes së energjisë, përdorimi rinis automatikisht.
X2M
3 Shqip
Page 5
2. ÇFARË DUHET BËRË PËRPARA
SHËNIM
A
1
2
OUTDOOR INDOOR
B
OUTDOOR INDOOR
1
1
SHËNIM
PËRDORIMIT
Ky manual përdorimi është për sistemet e mëposhtme me kontroll standard. Përpara përdorimit fillestar, kontaktoni me shitësin lokal për llojin e përdorimit që përkon me sistemin tuaj.
A Sistemi çift ose sistemi me përdorim të njëkohshëm
1 Njësia me pultin e komandimit
Njësia pa pultin e komandimit (kur përdoret
2
në përdorim të njëkohshëm)
Lloji "Pompë nxehtësie" Ky sistem ofron modalitetet e funksionimit FTOHJE, NGROHJE, AUTOMATIK, PROGRAM THARJEJE dhe VETËM VENTILATOR
Lloji "Vetëm ftohje" Ky sistem ofron modalitetet e funksionimit FTOHJE, PROGRAM THARJEJE dhe VENTILATOR.
MASAT PËR SISTEMIN E KONTROLLIT NË GRUP OSE SISTEMIN E KONTROLLIT ME DY PULTE KOMANDIMI
Ky sistem ofron edhe dy sisteme kontrolli të tjera, përveç sistemit të kontrollit individual (një pult komandimi që komandon një njësi të brendshme). Konfirmoni më poshtë nëse njësia juaj është e llojit të sistemit të kontrollit si më poshtë.
Sistemi i kontrollit në grup
Një pult komandimi komandon deri në 16 njësi të brendshme. Të gjitha njësitë e brendshme caktohen në mënyrë të barabartë.
Sistemi i kontrollit me dy pulte komandimi
Dy pulte komandimi komandojnë një njësi të brendshme (në rastin e sistemit të kontrollit në grup, një grup njësish të brendshme).
B Sistemi i shumëfishtë/multi
1 Njësia me pultin e komandimit
Lexoni manualin e përdorimit që shoqëron pultin e komandimit që po përdorni.
Kur përdorni një pult komandimi me valë, shihni manualin e përdorimit që shoqëron kompletin e pultit të komandimit me valë. Nëse instalimi juaj ka një sistemi kontrolli të përshtatur, pyetni shitësin lokal për përdorimin që përkon me sistemin tuaj.
Kontaktoni me shitësin lokal në rast të ndërrimit të kombinimit ose të vendosjes së sistemit të kontrollit në grup dhe të sistemit të kontrollit me dy pulte komandimi.
Jeni të lutur të mos ndërroni vetë kombinimin dhe cilësimet e sistemit të kontrollit në grup dhe të sistemit të kontrollit me dy pulte komandimi, por sigurohuni të pyetni shitësin lokal.
INFORMACIONI PËR TË IDENTIFIKUAR MODELIN(ET)
Artikulli Kapaciteti
i ftohjes (sensibël)
Kapaciteti i ftohjes (në gjendje gjumi)
Kapaciteti i ngrohjes
Të dhënat ekontaktit
Modelet FHA125AVEB FHA140AVEB
ME TË CILIN LIDHET INFORMACIONI:
Simboli Vlera Njësia
P
rated, c
P
rated, c
P
rated, h
DAIKIN INDUSTRIES CZECH REPUBLIC s.r.o. U Nové Hospody 1/1155, 301 00 Plzeň Skvrňany, Czech Republic
AkW
BkW
CkW
TABELA MË LART LIDHET ME MODELET DHE
VLERAT E DEKLARUARA NË KËTË TABELË
ABCDE 7,83 4,27 13,50 0,37 62 8,68 4,72 15,50 0,39 64
Artikulli
Konsumi total
i energjisë
elektrike
Niveli i fuqisë
së tingullit (për
cilësim
shpejtësie,
nëse aplikohet)
Simboli Vlera Njësia
P
L
elec
WA
DkW
EdB
Shqip 4
Page 6
Emërtimet dhe funksionet e pjesëve
a
a
1
2
b
cd
e
g
f
1 Njësia e brendshme 2 Njësia e jashtme a Fryrja e ajrit
b Fletët horizontale (te fryrja e ajrit)
Rrjeta e thithjes
c
(Shihni "8. MIRËMBAJTJA" në faqen 10.) Filtri i ajrit (brenda rrjetës së thithjes)
d
(Shihni "8. MIRËMBAJTJA" në faqen 10.) Pulti i komandimit (pjesë opsionale)
e
Pulti i komandimit mund të mos nevojitet, në varësi të konfigurimit të sistemit.
f Tubacioni i kullimit
Tubat e gazit ftohës Instalimi i transmetimit (SHËNIM)
g
Është instalimi që lejon qarkullimin e energjisë elektrike nga njësia e brendshme drejt tokës për parandalimin e goditjeve elektrike / zjarrit në rast emergjence.
h Instalimi i tokëzimit

3. DIAPAZONI I FUNKSIONIMIT

Nëse temperatura ose lagështia është përtej kushteve në vijim, mund të veprojnë pajisjet e sigurisë dhe kondicioneri mund të mos funksionojë, ose ndonjëherë, nga njësia e brendshme mund të pikojë ujë.
FTOHJE [°C]*
NJËSIA E
JASHTME
RN50 RN60
RKS35~60 RXS35~60
h
4MKS58/75 3MXS52/68 4MXS68/80 5MXS90
5MKS90 DB 18~32 ≤80%* DB 10~46
RZQ140~250
RZQG71~140
RZQSG71~140
NJËSIA E
JASHTME
RXM35~60 DB 18~32 ≤80%* DB –10~46 3MXM40~68
4MXM68/80 5MXM90
RZAG35~60 DB 18~32 ≤80%* DB –20~52
RZAG71~140
RZASG71~140 DB 20~37 ≤80%* DB –15~46
* Për të evituar kondensimin dhe pikimin e ujit jashtë nga njësia
e brendshme. DB: Temperatura sipas termometrit të thatë WB: Temperatura sipas termometrit të lagësht
Diapazoni i vendosjes së temperaturës i pultit të komandimit
është 16°C deri në 32°C dhe varet nga modaliteti ngrohje/ ftohje.
AMBIENTI BRENDA
TEMPERATURA
DB 18~32 ≤80%* DB –10~46
DB 18~32 ≤80%* DB –10~46
DB 18~32 ≤80%* DB –10~46
DB 20~37
WB 14~28
DB 18~37
WB 12~28
DB 20~37
WB 14~28
AMBIENTI BRENDA
TEMPERATURA
DB 18~32 ≤80%* DB –10~46
DB 18~37
WB 12~28
LAGËSH-
TIA
≤80%* DB –5~46
≤80%* DB –15~50
≤80%* DB –15~46
LAGËSH-
TIA
≤80%* DB –20~52
AMBIENTI
JASHTË
TEMPERATURA
AMBIENTI
JASHTË
TEMPERATURA
5 Shqip
Page 7
NGROHJE [°C]*
AMBIENTI
NJËSIA E JASHTME
RXS35~60 DB 10~30
3MXS52/68 4MXS68/80 5MXS90
RZQG71~140 DB 10~27
RZQ200/250 DB 10~27
RZQSG71 DB 10~27
RZQSG100~140 DB 10~27
RZQ140 DB 10~27
NJËSIA E JASHTME
RXM35~60 DB 10~30
3MXM40~68 4MXM68/80 5MXM90
RZAG35~60 DB 10~30
RZAG71~140 DB 10~27
RZASG71~140 DB 10~27
* Për të evituar kondensimin dhe pikimin e ujit jashtë nga njësia
e brendshme. DB: Temperatura sipas termometrit të thatë WB: Temperatura sipas termometrit të lagësht
Diapazoni i vendosjes së temperaturës i pultit të komandimit
është 16°C deri në 32°C dhe varet nga modaliteti ngrohje/ ftohje.
BRENDA
TEMPERATURA
DB 10~30
AMBIENTI
BRENDA
TEMPERATURA
DB 10~30
AMBIENTI JASHTË
TEMPERATURA
DB –15~24
WB –16~18
DB –15~24
WB –16~18
DB –19,5~21
WB –20~15,5
DB –14~21
WB –15~15
DB –14~21
WB –15~15,5
DB –14~21
WB –15~15,5
DB –19,5~21
WB –20~15,5
AMBIENTI JASHTË
TEMPERATURA
DB –15~24
WB –16~18
DB –15~24
WB –16~18
DB –20~24
WB –21~18
DB –19,5~21
WB –20~15,5
DB –14~21
WB –15~15,5

4. VENDI I MONTIMIT

Në lidhje me vendin e montimit
A është montuar kondicioneri në një vend me ajrosje të mirë ku nuk ka pengesa përreth?
Mos e përdorni kondicionerin e ajrit në vendet e mëposhtme.
a. Të mbushura me shumë vaj mineral, si p.sh.
vaji për prerje b. Ku ka shumë kripë, si p.sh. një zonë në bregdet c. Ku ekziston gaz sulfuror, si p.sh. në një resort
me burim ujërash termale d. Ku ka luhatje të konsiderueshme tensioni,
p.sh. fabrikë ose uzinë e. Në automjete dhe mjete detare f. Ku ka spërkatje të madhe vaji dhe avujsh,
si p.sh. në një kuzhinë gatimi të madhe etj. g. Ku ka makineri që prodhojnë valë
elektromagnetike h. Me atmosferë të mbushur me mjegull ose
avull acide dhe/ose alkaline
Në lidhje me instalimet
Të gjitha instalimet duhen kryer nga staf i kualifikuar.
Kërkojini shitësit që të kryejë instalimet. Mos i bëni kurrë vetë instalimet.
Sigurohuni që të parashikoni një linjë elektrike të veçantë për këtë kondicioner dhe që të gjitha punimet elektrike të kryhen nga staf i kualifikuar, në përputhje me ligjet dhe rregulloret lokale.
Kushtojini vëmendje edhe zhurmave gjatë punës
A janë zgjedhur vendet si më poshtë?
a. Një vend që mund të përballojë pa problem
peshën e kondicionerit me më pak zhurma dhe dridhje gjatë punës.
b. Një vend ku ajri i nxehtë që shkarkohet nga
dalja e ajrit e njësisë së jashtme dhe zhurmat gjatë punës nuk përbëjnë shqetësim për fqinjët.
Jeni të sigurt që nuk ka pengesa pranë daljes së ajrit të njësisë së jashtme?
Këto pengesa mund të çojnë në ulje të performancës dhe rritje të zhurmave gjatë punës.
Nëse gjatë punës ndodhin zhurma jonormale, ndaloni përdorimin e kondicionerit dhe konsultohuni me shitësin lokal.
Në lidhje me kullimin e tubacionit të kullimit
A është shtruar saktë tubacioni i kullimit për të garantuar kullimin e plotë të ujit?
Nëse tubacioni i kullimit nuk është realizuar si duhet, në tubacionin e kullimit mund të grumbullohen papastërti dhe mbeturina dhe që mund të shkaktojnë rrjedhjen e ujit. Nëse ndodh kështu, fikni kondicionerin dhe konsultohuni me shitësin lokal për ndihmë.

5. PROCEDURA E PËRDORIMIT

Lexoni manualin që shoqëron pultin e komandimit.
Për të mbrojtur kondicionerin, ndizeni çelësin kryesor të energjisë 6 orë përpara vënies në punë.
Mos e stakoni furnizimin me energji gjatë përdorimit sezonal të kondicionerit. Kjo nevojitet për ta aktivizuar kondicionerin sa më qetë.
Nëse furnizimi me energji ndërpritet gjatë punës, kondicioneri do të rindizet automatikisht kur të rikthehet energjia elektrike.
Shqip 6
Page 8

6. KARAKTERISTIKAT E MODALITETEVE TË PUNËS

KARAKTERISTIKAT E MODALITETIT
"FTOHJE" (MODALITETI "FTOHJE" DHE MODALITETI "FTOHJE AUTOMATIKE")
Kur përdoret vazhdimisht në drejtimin e rrymës së ajrit të drejtuar poshtë, ajri fryn në drejtimin e caktuar automatikisht për një periudhë kohe për të parandaluar kondensimin në fletët horizontale. (Pulti i komandimit tregon drejtimin e fryrjes së ajrit që është caktuar.)
Nëse modaliteti FTOHJE përdoret kur temperatura e brendshme është e ulët, në shkëmbyesin e nxehtësisë të njësisë së brendshme formohet akull. Kjo gjë mund të ulë kapacitetin e ftohjes. Në këtë rast, kondicioneri kalon automatikisht në modalitetin SHKRIRJE për pak kohë. Gjatë modalitetit SHKRIRJE përdoret shpejtësi e ulët e ventilatorit për të parandaluar shkarkimin e ujit të shkrirjes. (Pulti i komandimit tregon shpejtësinë e ventilatorit që është vendosur.)
Kur temperatura jashtë është e lartë, duhet pak kohë derisa temperatura e brendshme të arrijë temperaturën e vendosur.
KARAKTERISTIKAT E MODALITETIT
"NGROHJE" (MODALITETI "NGROHJE" DHE MODALITETI "NGROHJE AUTOMATIKE")
NISJA E MODALITETIT
Në krahasim me modalitetin FTOHJE, në përgjithësi duhet më shumë kohë që temperatura e brendshme e modalitetit NGROHJE të arrijë temperaturën e vendosur. Këshillohet që ta ndizni kondicionerin më përpara duke përdorur funksionin KOHËMATËSI.
Kryeni veprimet më poshtë për të parandaluar uljen e kapacitetit të ngrohjes dhe nxjerrjen e ajrit të ftohtë.
NË NISJE TË PËRDORIMIT DHE PAS MODALITETIT TË SHKRIRJES
Këtu përdoret një sistem qarkullimi i ajrit të ngrohtë dhe për rrjedhojë nevojitet pak kohë derisa e gjithë dhoma të ngrohet pas nisjes së përdorimit të kondicionerit.
Ventilatori i njësisë së brendshme punon për të nxjerrë automatikisht një rrymë të butë derisa temperatura brenda kondicionerit të arrijë një nivel të caktuar. Në këtë kohë në pultin e komandimit shfaqet " ". Lëreni ashtu siç është dhe pritni për pak kohë. (Pulti i komandimit tregon shpejtësinë e ventilatorit që është vendosur.)
Drejtimi i fryrjes së ajrit kthehet në horizontal për të parandaluar rrymën e ajrit të ftohtë drejt njerëzve. (Pulti i komandimit tregon drejtimin e fryrjes së ajrit që është caktuar.)
Modaliteti SHKRIRJE (modaliteti për largimin e akullit në njësinë ejashtme)
Ndërkohë që akulli në shkëmbyesin e nxehtësisë së njësisë së jashtme rritet, efekti i ngrohjes zvogëlohet dhe kondicioneri kalon në modalitetin SHKRIRJE.
Ventilatori i njësisë së brendshme ndalon dhe në ekranin e pultit të komandimit tregohet " ". Me pultin e komandimit me valë, ajri i ngrohtë ndalon dhe llamba e modalitetit SHKRIRJE te
dritat e njësisë marrëse ndiz et. (Pulti i ko mandimit tregon shpejtësinë e ventilatorit që është vendosur.)
Maksimumi pas 10 minutash në modalitetin SHKRIRJE, kondicioneri kthehet në modalitetin NGROHJE.
Drejtimi i fryrjes së ajrit kthehet në horizontal. (Pulti i komandimit tregon drejtimin e fryrjes së ajrit që është caktuar.)
Gjatë ose pas modalitetit SHKRIRJE, nga futja ose dalja e ajrit e kondicionerit shfryhet avull i bardhë. (Shihni "VI." në faqen 14.)
Një tingull fishkëllyes dhe zukatjeje mund të dëgjohet gjatë këtij funksioni të veçantë.
Në lidhje me temperaturën e ajrit jashtë dhe kapacitetin e ngrohjes
Kapaciteti i ngrohjes i kondicionerit zvogëlohet ndërkohë që temperatura e ajrit jashtë ulet. Në një rast të tillë përdorni kondicionerin në kombinim me sisteme të tjera ngrohjeje. (Kur përdoret një pajisje me djegie, ajrosni rregullisht dhomën.) Mos përdorni pajisje me djegie kur ajri nga kondicioneri fryn direkt në drejtim të saj.
Kur ajri i ngrohtë qëndron nën tavan dhe ju keni ftohtë nga këmbët, ne rekomandojmë të përdorni një qarkullues ajri (një ventilator për të qarkulluar ajrin brenda dhomës). Për detaje konsultohuni me shitësin lokal.
Kur temperatura brenda e kalon temperaturën e vendosur, njësia e brendshme shkarkon një fryrje shumë të lehtë (kalon në rrymë të lehtë). Drejtimi i fryrjes së ajrit kthehet në horizontal. (Pulti i komandimit tregon shpejtësinë e ventilatorit dhe drejtimin e fryrjes së ajrit që është vendosur.)
7 Shqip
Page 9
KARAKTERISTIKAT E MODALITETIT
"PROGRAM THARJEJE"
Ky modalitet ul nivelin e lagështirës pa ulur temperaturën e brendshme. Temperatura e brendshme në momentin kur shtypet butoni i këtij modaliteti konsiderohet si temperatura e vendosur. Në këtë kohë, shpejtësia e ventilatorit dhe temperatura vendosen automatikisht, kështu që pulti i komandimit nuk tregon shpejtësinë e ventilatorit dhe temperaturën e vendosur. Për të ulur me efikasitet temperaturën e brendshme dhe nivelin e lagështisë, përdorni në fillim modalitetin FTOHJE për të ulur temperaturën e brendshme dhe më pas përdorni modalitetin PROGRAM THARJEJE. Kur temperatura e brendshme ulet, fryrja e ajrit nga kondicioneri mund të ndalojë.
Kur përdoret vazhdimisht në drejtimin e rrymës së ajrit të drejtuar poshtë, ajri fryn në drejtimin e caktuar automatikisht për një periudhë kohe për të parandaluar kondensimin në fletët horizontale. (Pulti i komandimit tregon drejtimin e fryrjes së ajrit që është caktuar.)
Nëse modaliteti PROGRAM THARJEJE përdoret kur temperatura e brendshme është e ulët, në shkëmbyesin e nxehtësisë të njësisë së brendshme formohet akull. Në këtë rast, kondicioneri kalon automatikisht në modalitetin SHKRIRJE për pak kohë. Për të parandaluar shkarkimin e ujit të shkrirjes përdoret shpejtësia e ulët e ventilatorit ose një rrymë ajri e lehtë.
NIVELI I PRESIONIT TË TINGULLIT
Niveli i presionit të tingullit është më i vogël se 70 dB(A).
PËRSHTATJA E DREJTIMIT TË FRYRJES SË AJRIT
Ka 2 mënyra për të përshtatur drejtimin e fryrjes së ajrit. (Kur ndalon funksionimi, fletët horizontale në daljen e ajrit (fletët me përshtatje të drejtimit lart dhe poshtë) mbyllen automatikisht.)
1. A. Drejtimi lart dhe poshtë (automatikisht)
2.
B. Drejtimi majtas dhe djathtas (manualisht)
A. Drejtimi lart dhe poshtë
A. DREJTIMI LART DHE POSHTË
Shtypni butonin PËRSHTATJA E DREJTIMIT TË FRYRJES SË AJRIT për të zgjedhur drejtimin e ajrit, si më poshtë.
DREJTIMI I FRYRJES SË AJRIT tregon lëkundjet siç tregohet në të majtë, dhe drejtimi i fryrjes së ajrit
lëkundja
ndryshon vazhdimisht. (Cilësimi i lëkundjes automatike)
Shtypni butonin PËRSHTATJA E DREJTIMIT TË FRYRJES SË AJRIT për të zgjedhur drejtimin e ajrit që dëshironi.
DREJTIMI I FRYRJES SË AJRIT tregon ndalimin e lëkundjeve dhe drejtimi i fryrjes së ajrit është i pandryshueshëm (Cilësimi i drejtimit fiks të fryrjes së ajrit).
LËVIZJA E FLETËVE HORIZONTALE
Për kushtet e mëposhtme është mikrokompjuteri ai që kontrollon drejtimin e fryrjes së ajrit, kështu që gjendja mund të jetë e ndryshme nga ajo që tregohet.
Regjimi i funksio­nimit
Drejtimi lart dhe poshtë
FTOHJE
FTOHJE
AUTOMATIKE
PROGRAM THARJEJE
Kur përdoret vazhdimisht në drejtimin errymës së ajrit të drejtuar poshtë (ajri fryn në drejtimin e caktuar automatikisht për një periudhë kohe për të parandaluar kondensimin në fletët horizontale.)
NGROHJE
NGROHJE
AUTOMATIKE
Kur temperatura e dhomës është më e lartë se temperatura e vendosur
Kur niset modaliteti NGROHJE ose gjatë modalitetit SHKRIRJE (nëse formohet akull në njësinë e jashtme) (Drejtimi i fryrjes së ajrit kthehet horizontal në mënyrë që mos t ë fry jë dire kt mbi trupin tuaj.)
B. Drejtimi majtas dhe djathtas
Fig. 2
Shqip 8
Page 10
SHËNIM
Kur përdoret kontrolli në grup në sistemin me
SHËNIM
Njësia
e jashtme
Njësia
e jashtme
Treshe
Pulti i komandimit
Dyshe
Njësia e brendshme (Vartëse)
përdorim të njëkohshëm (dysh dhe tresh), drejtimi i fryrjes së ajrit nuk mund të vendoset individualisht në njësitë vartëse.
Pozicionet e rekomanduara të drejtimit të fryrjes së ajrit
Ftohje
Ngrohje
Ne rekomandojmë të përdorni fryrjen e ajrit në pozicionin e treguar më lar, kur të fiksoni drejtimin e fryrjes së ajrit.
B. DREJTIMI MAJTAS DHE DJATHTAS
Drejtimi i fryrjes së ajrit majtas dhe djathtas mund të fiksohet manualisht në pozicionin që dëshironi.
Bëni përshtatje vetëm pasi të keni fiksuar në një pozicion drejtimin lart dhe poshtë të fryrjes së ajrit. Mund të kapni duart nëse provoni të bëni përshtatje ndërkohë që fletët horizontale janë duke u lëkundur.
Ndaloni lëkundjen e fletëve horizontale përpara se të provoni të ndryshoni këndin e tyre. Puna ndërkohë që fletët janë duke lëvizur mund të rezultojë në pickimin e gishtave tuaj.
Katër fletët për drejtimin e fryrjes së ajrit majtas dhe djathtas punojnë në të njëjtin drejtim si një trup i vetëm.
Mos i përdorni njësitë ngjitur në gjendjen që tregohet në figurën më poshtë. Kjo mund të
shkaktojë pikimin e ujit të kondensimit.
Blloku i fletëve vertikale (pamje nga lart)
Ajri Ajri
Fletët vertikale

7. FUNKSIONIMI OPTIMAL

Ndiqni masat që jepen më poshtë për të siguruar që kondicioneri të punojë si duhet.
Parandaloni dritën direkte të diellit nga dritarja duke përdorur perde ose grila gjatë përdorimit të modalitetit FTOHJE.
Mbani të mbyllura dyert dhe dritaret. Nëse dyert dhe dritaret mbahen hapur, ajri në dhomë do të dalë jashtë dhe do të ulë efektin e ftohjes dhe të ngrohjes.
Kurrë mos vendosni objekte në afërsi të hyrjes së ajrit në kondicioner dhe të daljes së ajrit prej tij. Kjo mund të zvogëlojë efektin ose të ndalojë funksionimin e kondicionerit.
Përshtatni temperaturën e dhomës në mënyrë të përshtatshme për një ambient komod. Shmangni ngrohjen ose ftohjen e tepruar. Në të kundërt, do të çoni dëm energjinë elektrike.
Kur në ekran shfaqet " " ose "Koha për pastrim filtri", kërkojini një tekniku të kualifikuar servisi që të pastrojë filtrat. (Shihni "8. MIRËMBAJTJA".) Përdorimi i njësisë së brendshme me filtër ajri të ndotur mund të zvogëlojë kapacitetin ose të shkaktojë defekt.
Instaloni televizorët, radiot dhe pajisjet stereo në largësi 1 m ose më shumë nga njësia e brendshme dhe pulti i komandimit. Imazhet mund të turbullohen dhe të krijohet zhurmë.
Fikni automatin e energjisë elektrike kur kondicioneri nuk do të përdoret për kohë të gjatë. Nëse automati është i ndezur, konsumohet energji elektrike në sasi të vogël edhe pse kondicioneri nuk përdoret. (*1) Fikni automatin elektrik për të kursyer energji. Kur të ripërdorni kondicionerin, ndizni automatin elektrik 6 orë përpara përdorimit të kondicionerit që nisja e tij të jetë sa më e qetë. (Shihni "8. MIRËMBAJTJA" në faqen 10.) (*2)
*1 Energjia e konsumuar ndërkohë që njësia e
jashtme nuk është në punë varet nga modeli.
*2 Cilësimi përpara stakimit të automatit elektrik
ruhet. (Cilësimi i kohëmatësit fshihet.)
Shfrytëzoni plotësisht funksionin e përshtatjes së drejtimit të fryrjes së ajrit. Ajri i ftohtë qëndron mbi dysheme dhe ajri i ngrohtë qëndron nën tavan. Vendoseni drejtimin e ajrit në pozicion horizontal gjatë përdorimit të modalitetit FTOHJE ose PROGRAM THARJEJE, dhe drejtojeni atë për poshtë gjatë përdorimit të modalitetit NGROHJE. Mos lejoni që ajri të fryjë direkt mbi njerëzit.
Përdorni me efikasitet modalitetin KOHËMATËSI. Duhet pak kohë derisa temperatura e brendshme të arrijë temperaturën e vendosur. Këshillohet që ta ndizni kondicionerin më përpara duke përdorur funksionin KOHËMATËSI.
9 Shqip
Page 11
8. MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM
KUJDES
Kapësja
Kapëset
FHA35·50: 2 vende
FHA60·71·100·125·140: 3 vende
Kapësja
Filtri i ajrit
Filtri i ajrit
(PËR PERSONELIN E SERVISIT)
MIRËMBAJTJA LEJOHET TË KRYHET VETËM NGA NJË TEKNIK I KUALIFIKUAR
Mos përdorni pranë kondicionerit të ajrit gaze të ndezshme (p.sh. llak për flokët ose insekticide).
Mos e fshini kondicionerin me benzinë ose hollues. Kjo mund të shkaktojë plasaritje, goditje elektrike ose zjarr.
Asnjëherë mos futni gishtërinjtë ose shkopinj në vendet e futjes ose të daljes së ajrit apo në fletët horizontale. Ventilatori rrotullohet me shpejtësi të lartë, kështu që mund të lëndoheni.
Nëse njësia e brendshme përdoret në një ambient ku ajri është më i ndotur, pyetni shitësin lokal për një zgjidhje.
Ndotja
Normal
Ndotje më e madhe
Koha kur shfaqet mesazhi tregues
2500 orë (ekuivalente me një vit)
1250 orë (ekuivalente me gjysmë viti)
Ndërroni filtrin e ajrit nëse është e vështirë të largohet ndotja nga filtri i ajrit. (Ajri i filtrit për ndërrim është aksesor opsional)
1. Hapni grilën e thithjes.
Rrëshqitni kapësen në drejtimin e shigjetës dhe hapni me ngadalë grilën.
Mos e lani kondicionerin me ujë. Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr për shkak të rrjedhjes së ujit.
Sigurohuni të fikni kondicionerin kur i bëni shërbim dhe fikni automatin elektrik të ushqimit me energji. Nëse ushqimi elektrik i tij nuk ndërpritet mund të shkaktohen goditje elektrike dhe lëndime.
Kur punoni në lartësi bëni kujdes ku vendosni këmbët. Nëse skela është e paqëndrueshme, kjo gjë mund të shkaktojë lëndime për shkak të rënies dhe rrëzimit.
SHËNIM
Mos e hiqni filtrin e ajrit përveçse për pastrim. Në të kundërt mund të shkaktohet defekt.
Mos vendosni materiale të tjera (p.sh. peceta letre) në hyrjen e ajrit, përveç filtrit të specifikuar të ajrit. Mund të ketë rënie të performancës dhe të shkaktohet ngrirje/ rrjedhje e ujit.
2. Nxirrni jashtë filtrin e ajrit.
Shtyni lart kapëset në 2 vendet dhe nxirrni jashtë filtrin e ajrit.
SI TË PASTRONI FILTRIN E AJRIT
Pastroni filtrin e ajrit kur në pultin e komandimit shfaqet " " ose "Koha për pastrim filtri".
Ajo shfaqet pas punimit për një kohë të caktuar.
SHËNIM
Ju mund të ndryshoni kohën e shfaqjes së " " apo të mesazhit "Koha për pastrim filtri".
Shqip 10
Page 12
3. Pastroni filtrin e ajrit.
SHËNIM
Pastroni ndotjen me një fshesë me vakuum ose lajeni atë me ujë.
Nëse filtri i ajrit është jashtëzakonisht i ndotur, lajeni filtrin me detergjent dhe
Largoni uji dhe thajeni filtrin e ajrit në hije.
me një furçë të butë.
2. Hiqni grilën e thithjes.
1 Duke e mbajtur të hapur grilën e thithjes, hiqni
shiritin.
Shiriti
Mos e lani filtrin e ajrit me ujë me temperaturë 50°C ose më të lartë. Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje dhe deformim.
Mos e nxehni filtrin me zjarr. Kjo mund të shkaktojë djegien e tij.
4. Montoni filtrin e ajrit.
Pasi filtri i ajrit të jetë pastruar, rivendosni filtrin e ajrit në vendin fillestar siç ishte montuar më parë.
5. Mbyllni grilën e thithjes.
Rrëshqitni të gjitha kapëset në drejtimin e kundërt me atë të përmendur në pikën 1 dhe mbërtheni mirë grilën.
6. Pas rikthimit të energjisë elektrike fikni treguesin " " ose "Koha për pastrim filtrit" që është shfaqur në pultin e komandimit.
Ky tregues mund të fiket edhe gjatë punës, edhe në gjendje të ndaluar.
<Në rastin e BRC1E>
Për detaje referohuni te manuali i përdorimit
i pultit të komandimit.
SI TË PASTRONI GRILËN E THITHJES
2 Kapni mbajtëset në pjesën e sipërme të grilës
së thithjes dhe tërhiqini përpara.
Mbajtësja
Mbajtëset
FHA35·50: 2 vende
FHA60·71·100·125·140: 3 vende
3. Nxirrni jashtë filtrin e ajrit. Shihni pikën 2 te "SI TË PASTRONI FILTRIN EAJRIT". (faqe 10)
4. Pastroni grilën e thithjes.
Lajeni grilën e thithjes me ujë ose solucion me detergjent duke përdorur një furçë të butë dhe më pas lëreni të thahet.
1. Hapni grilën e thithjes.
Rrëshqitni kapësen në drejtimin e shigjetës dhe hapni me ngadalë grilën e thithjes.
Detergjent
Kur grila e thithjes është jashtëzakonisht e ndotur
Kapësja
Spërkatni detergjentin për ventilatorin dhe trupin
direkt mbi grilë dhe mbajeni në këtë gjendje për rreth 10 minuta. Pas kësaj, shpëlani me kujdes me ujë grilën
Kapëset
FHA35·50: 2 vende
FHA60·71·100·125·140: 3 vende
ethithjes.
SHËNIM
Mos e lani grilën e thithjes me ujë me
temperaturë 50°C ose më të lartë. Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje dhe deformim.
Kur të thani grilën e thithjes mos e nxehni atë
me zjarr. Kjo mund të shkaktojë djegien e tij.
11 Shqip
Page 13
Mos përdorni materiale të tilla si benzol, benzinë, hollues, pluhur shkëlqyes dhe insekticid lëng që shitet në treg. Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje dhe deformim.
5. Montoni filtrin e ajrit. Shihni pikën 4 te "SI TË PASTRONI FILTRIN EAJRIT". (faqe 10)
6. Montoni grilën e thithjes.
Montoni grilën e thithjes në rend të kundërt me radhën e treguar në pikën 2.
7. Mbyllni grilën e thithjes.
Rrëshqitni të gjitha kapëset në drejtimin e kundërt me atë të përmendur në pikën 1 dhe mbërthejini mirë ato.
SI TË PASTRONI DALJEN E AJRIT, PANELIN NGA JASHTË DHE PULTIN E KOMANDIMIT
Fshijini me një leckë të butë e të thatë.
Kur njolla nuk mund të fshihet, njomni leckën me
një solucion me detergjent e ujë dhe shtrydhni mirë leckën. Pas fshirjes së njollës me këtë leckë me detergjent, fshini vendin me një leckë tjetër të thatë.
SHËNIM
Mos përdorni materiale të tilla si benzol, benzinë, hollues, pluhur shkëlqyes dhe insekticid lëng që shitet në treg. Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje dhe deformim.
Mos e lani filtrin me ujë të ngrohtë me temperaturë 50°C ose më të lartë. Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje dhe deformim.
PASTRIMI PËRPARA DHE PAS
PËRDORIMIT SEZONAL
NDEZJA PAS NJË PERIUDHE TË GJATË PUSHIMI
Konfirmoni sa më poshtë
Kontrolloni nëse hyrja dhe dalja e ajrit në njësinë e brendshme dhe të jashtme janë të bllokuara. Largoni çdo pengesë. Pengesat ulin shpejtësinë e ventilatorit dhe shkaktojnë ulje të performancës dhe thyerje të pajisjeve.
Pastroni filtrin e ajrit
Pas pastrimit të filtrit të ajrit sigurohuni ta montoni atë. (Shihni "8. MIRËMBAJTJA" në faqen 10.)
Për informacion se si të instaloni, të hiqni apo si të pastroni një filtër ajri opsional të blerë, shihni manualin e përdoruesit që shoqëron filtrin e ajrit.
Pas rikthimit të energjisë elektrike fikni treguesin " " ose "Koha për pastrim filtrit" që është
shfaqur në pultin e komandimit. Ky tregues mund të fiket edhe gjatë punës, edhe në gjendje të ndaluar.
<Në rastin e BRC1E>
Për detaje referohuni te manuali i përdorimit
i pultit të komandimit.
Ndizni automatin elektrik të paktën 6 orë përpara përdorimit të kondicionerit.
Kjo nevojitet për ta aktivizuar kondicionerin sa më qetë dhe për të mbrojtur kondicionerin.
Ekrani në pultin e komandimit tregon se kur është ndezur automati elektrik.
Përdorimi i modalitetit NGROHJE brenda 6 orësh pasi kondicioneri lidhet me energjinë elektrike.
Disa modele kryejnë veprimin në vijim për të mbrojtur pajisjet. Nëse modaliteti NGROHJE përdoret brenda 6 orësh pasi kondicioneri lidhet me energjinë elektrike, ventilatori i njësisë së brendshme ndalon për rreth 10 minuta ndërkohë që pajisja e jashtme punon, për të mbrojtur pajisjet. Veprimi i mësipërm nuk kryhet vetëm në kohën e instalimit të parë, por në çdo rast që fiket/ndizet automati elektrik. Për përdorim sa më të lehtë, mos e fikni automatin elektrik gjatë përdorimit sezonal të modalitetit NGROHJE.
ÇFARË DUHET BËRË PËR TË NDALUAR KONDICIONERIN PËR NJË PERIUDHË TË GJATË
Aktivizoni modalitetin VENTILATOR për gjysmë dite në një ditë të mirë dhe tani njësinë e brendshme.
Ky veprim parandalon formimin e mykut.
Fikni automatin elektrik.
Gjatë kohës që automati është i ndezur, disa vat energji elektrike konsumohen edhe pse kondicioneri nuk është duke punuar. Fikni automatin elektrik për të kursyer energji.
Ekrani në pultin e komandimit do të zbehet kur automati elektrik të fiket.
Pastroni filtrin e ajrit dhe panelin nga jashtë
Sigurohuni të vendosni sërish filtrin e ajrit në pozicionin fillestar pas pastrimit. (Shihni "8. MIRËMBAJTJA" në faqen 10.) Për informacion se si të instaloni, të hiqni apo si të pastroni një filtër ajri opsional të blerë, shihni manualin e përdoruesit që shoqëron filtrin e ajrit.
Shqip 12
Page 14
SHËNIM
Pjesa e brendshme e kondicionerit mund të ndotet pas disa sezonesh përdorimi, ndoshta duke shkaktuar edhe ulje të performancës dhe rrjedhje uji. Pyetni shitësin lokal për detaje sesi të pastroni pjesën e brendshme të kondicionerit. Ky veprim kërkon një teknik servisi të kualifikuar.

9. JO DEFEKT I KONDICIONERIT

Simptomat në vijim nuk tregojnë një defekt të kondicionerit të ajrit
Përdorimi i modalitetit NGROHJE brenda 6 orësh pasi kondicioneri lidhet me energjinë elektrike. Disa modele kryejnë veprimin në vijim për të mbrojtur pajisjet. Nëse modaliteti NGROHJE përdoret brenda 6 orësh pasi kondicioneri lidhet me energjinë elektrike, ventilatori i njësisë së brendshme ndalon për rreth 10 minuta ndërkohë që pajisja e jashtme punon, për të mbrojtur pajisjet. Veprimi i mësipërm nuk kryhet vetëm në kohën e instalimit të parë, por në çdo rast që fiket/ndizet automati elektrik. Për ngrohje sa më komode, rekomandohet që të mos e fikni automatin elektrik gjatë përdorimit të modalitetit NGROHJE.
I. KONDICIONERI NUK PUNON
Kondicioneri nuk ndizet menjëherë pasi shtypet butoni NDEZJE/FIKJE.
Kondicioneri nuk fillon menjëherë punë kur butoni VENDOSJA E TEMPERATURËS rikthehet në pozicionin e mëparshëm pas shtypjes së butonit.
Nëse llamba treguese te MODALITETI ndriçon, kondicioneri është në gjendje pune normale. Ai nuk rindizet menjëherë, sepse një pajisje sigurie punon për të parandaluar mbingarkesën e kondicionerit. Pas rreth 3 minutash, kondicioneri do të ndizet sërish automatikisht.
Kondicioneri nuk ndizet kur ekrani tregon " " dhe ai pulson për disa sekonda pas shtypjes së butonit të përdorimit.
Kjo ndodh sepse kondicioneri është nën kontroll të centralizuar. Pulsimet në ekran tregojnë se kondicioneri nuk mund të komandohet nëpërmjet pultit të komandimit.
Përdorimi i modalitetit NGROHJE brenda 6 orësh pasi kondicioneri lidhet me energjinë elektrike.
Disa modele kryejnë veprimin në vijim për të mbrojtur pajisjet.
Nëse modaliteti NGROHJE përdoret brenda 6 orësh pasi kondicioneri lidhet me energjinë elektrike, ventilatori i njësisë së brendshme ndalon për rreth 10 minuta ndërkohë që pajisja e jashtme punon, për të mbrojtur pajisjet. Veprimi i mësipërm nuk kryhet vetëm në kohën e instalimit të parë, por në çdo rast që fiket/ndizet automati elektrik. Për përdorim sa më të lehtë, mos e fikni automatin elektrik gjatë përdorimit sezonal të modalitetit NGROHJE.
Njësia e jashtme ndalon punën.
Kjo për arsye se temperatura e brendshme ka arritur temperaturën e vendosur. Njësia e brendshme është në modalitetin VENTILATOR.
MODALITETI FTOHJE (FUNKSIONI FTOHJE AUTOMATIKE): Ul temperaturën e vendosur. MODALITETI NGROHJE (FUNKSIONI NGROHJE AUTOMATIKE):
Rrit temperaturën e vendosur. Funksionimi nis pas një kohe të shkurtër, kur kondicioneri është në gjendje pune normale.
Pulti i komandimit tregon " " dhe fryrja e ajrit ndalon.
Kjo për arsye se kondicioneri kalon automatikisht në modalitetin SHKRIRJE për të parandaluar një ulje në kapacitetin e ngrohjes kur në njësinë e jashtme rritet masa e ngrirjes. Pas 10 minutash kondicioneri kthehet në modalitetin e tij fillestar të punës.
II. FUNKSIONIMI NDALON HERË PAS HERE
Pulti i komandimit tregon "U4" dhe "U5" dhe funksionimi ndalon. Megjithatë, fillon përsëri pas disa minutash.
Kjo vjen për shkak se komunikimi midis njësisë së brendshme dhe të jashtme ose midis njësive të brendshme dhe pultit të komandimit është shkëputur dhe ndalon funksionimin për shkak të zhurmës së krijuar nga pajisje të tjera dhe jo nga kondicioneri. Kur zhurma elektrike ulet, kondicioneri i ajrit rinis punën automatikisht.
III. SHPEJTËSIA E VENTILATORIT ËSHTË E
NDRYSHME NGA CILËSIMI
Shtypja e butonit të kontrollit të shpejtësisë së ventilatorit nuk ndryshon shpejtësinë e ventilatorit.
Gjatë modalitetit FTOHJE përdoret shpejtësi e ulët e ventilatorit ose një rrymë e lehtë ajri për të parandaluar shkarkimin e ujit të shkrirjes.
13 Shqip
Page 15
Gjatë funksionit SHKRIRJE (modaliteti NGROHJE), rryma e ajrit nga kondicioneri ndalon për të parandaluar fryrjen e ajrit direkt në drejtim të njerëzve. Pas pak kohe, shpejtësia e ventilatorit mund të ndryshohet. (Shpejtësia e ventilatorit nuk mund të caktohet për modalitetin PROGRAM THARJEJE.) Kur temperatura e dhomës arrin temperaturën e vendosur gjatë modalitetit NGROHJE, njësia e jashtme ndalon punën dhe njësia e brendshme kalon në fryrjen e një rryme të lehtë ajri. Nevojitet pak kohë derisa të ndryshojë shpejtësia e ventilatorit. Rritni temperaturën e vendosur. Pas pak kohe, shpejtësia e ventilatorit ndryshon.
IV. DREJTIMI I FRYRJES SË AJRIT NDRYSHON
NGA CILËSIMI OSE AI NDRYSHON NGA AJO QË SHFAQET NË EKRANIN E PULTIT TË KOMANDIMIT
Fletët horizontale nuk lëkunden kur pulti i komandimit tregon funksionimin e lëkundjes.
<MODALITETI NGROHJE>
Kjo sepse drejtimi i fryrjes së ajrit kontrollohet në mënyrë të tillë që të jetë në drejtimin horizontal pas nisjes së funksionit ose kur temperatura e brendshme është më e lartë sesa temperatura e vendosur, për të parandaluar fryrjen e ajrit direkt në drejtim të njerëzve. Funksioni i lëkundjes së fletëve nis pas pak kohe. (Shihni "LËVIZJA E FLETËVE HORIZONTALE" në faqen 9.)
Tregimi i drejtimit të fryrjes së ajrit në pultin e komandimit ndryshon nga funksionimi real i fletëve horizontale.
<MODALITETI FTOHJE DHE PROGRAM THARJEJE>
Kur vendoset funksionimi me drejtim të fryrjes së ajrit të drejtuar poshtë, drejtimi i fryrjes së ajrit ndryshon për një periudhë kohe nga ajo që tregohet në pultin e komandimit, për të parandaluar kondensimin në fletët horizontale.
<MODALITETI NGROHJE>
Kjo sepse drejtimi i fryrjes së ajrit kontrollohet në mënyrë të tillë që të jetë në drejtimin horizontal pas nisjes së funksionit ose kur temperatura e brendshme është më e lartë sesa temperatura e vendosur, për të parandaluar fryrjen e ajrit direkt në drejtim të njerëzve.
Pas pak kohe, drejtimi i fryrjes së ajrit ndryshon në drejtimin që është caktuar. (Shihni "LËVIZJA E FLETËVE
HORIZONTALE" në faqen 9.)
V. FLETËT HORIZONTALE NUK MBYLLEN
Fletët horizontale nuk mbyllen edhe kur ndalohet përdorimi.
Kjo për arsye se fletët horizontale mbyllen pasi ndalon fryrja e ajrit nga kondicioneri. Fletët horizontale mbyllen pas pak kohe.
VI. NGA KONDICIONERI DEL MJEGULL
E BARDHË
Kur lagështia është e lartë gjatë modalitetit FTOHJE (në vendet me vaj ose pluhur)
Nëse pjesa e brendshme e një njësie të brendshme është jashtëzakonisht e ndotur, shpërndarja e temperaturës brenda një dhome nuk është e barabartë. Është e nevojshme që njësia e brendshme të pastrohet nga brenda. Pyetni shitësin lokal për detaje sesi të pastroni njësinë e brendshme. Ky pastrim kërkon një teknik servisi të kualifikuar. Kontrolloni mjedisin e përdorimit të njësisë.
Kur kondicioneri kalohet në modalitetin NGROHJE pas modalitetit SHKRIRJE dhe në modalitetin SHKRIRJE.
Lagështia e gjeneruar nga shkrirja kthehet në avull dhe do të shpërndahet përreth. Kur ekrani i pultit të komandimit tregon " ", atëherë është në funksionim modaliteti SHKRIRJE.
VII. ZHURMA E KONDICIONERËVE
Një tingull si zile pasi ndizet njësia e brendshme.
Ky tingull krijohet kur motorët për drejtimin e fletëve horizontale janë duke punuar. Ai pushon pas rreth një minute.
Një tingull fishkëllyes i ulët i një rrjedhjeje të vazhdueshme që dëgjohet kur kondicioneri është në modalitetin FTOHJE apo SHKRIRJE ose një tingull currili uji që dëgjohet kur kondicioneri është në modalitetin SHKRIRJE.
Kjo është zhurma e gazit ftohës që qarkullon në njësinë e brendshme dhe të jashtme.
Një tingull fishkëllyes që dëgjohet në ndezje ose menjëherë pas ndalimit të përdorimit apo që dëgjohet në nisje apo menjëherë pas ndalimit të funksionimit të modalitetit SHKRIRJE.
Kjo është zhurma e gazit ftohës që shkaktohet nga ndalimi i qarkullimi dhe ndërrimi i qarkullimit.
Shqip 14
Page 16
Gjatë modalitetit NGROHJE, kondicioneri
A
kalon automatikisht në modalitetin SHKRIRJE. Në pultin e komandimit tregohet " ". Pas 10 minutash kondicioneri kthehet në modalitetin e tij fillestar të punës.
Një tingull i lartë "pishi-pishi" dëgjohet kur kondicioneri është duke punuar ose pas ndalimit të përdorimit.
Këtë zhurmë e bën bymimi dhe tkurrja e pjesëve prej plastike, të cilat shkaktohen nga ndryshimi i temperaturave.
VIII. PLUHUR NGA NJËSITË E BRENDSHME
Njësia mund të fryjë jashtë pluhur pas nisjes së përdorimit, pas një kohe të gjatë mospërdorimi.
Pluhuri i mbledhur nga njësia e brendshme fryhet jashtë.
IX. NJËSITË E BRENDSHME LËSHOJNË AROMA
Gjatë punës
Njësia thith erën e dhomës, të mobilieve, cigareve etj. dhe më pas i shkarkon ato. Nëse aroma përbën shqetësim, mund të vendosni në zero shpejtësinë e ventilatorit kur temperatura e brendshme arrin temperaturën e vendosur. Për detaje kontaktoni me shitësin lokal.
X. KONDICIONERI NUK FTOH NË MËNYRË
EFEKTIVE
Kondicioneri është duke punuar në modalitetin PROGRAM THARJEJE.
Kjo për arsye sepse modaliteti program tharjeje punon në mënyrë të tillë që temperatura e brendshme të ulet sa më pak të jetë e mundur. Ulni temperaturën e brendshme duke përdorur modalitetin FTOHJE, dhe më pas përdorni modalitetin PROGRAM THARJEJE. (Shihni "KARAKTERISTIKAT E MODALITETIT PROGRAM THARJEJE" në faqen 8.)
Lexoni me vëmendje karakteristikat e modalitetit FTOHJE, karakteristikat e modalitetit NGROHJE dhe karakteristikat e modalitetit PROGRAM THARJEJE në faqet 7-8.

10. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

Ju lutemi të siguroheni përpara se të kontaktoni me servisin.
1. Nëse kondicioneri nuk punon fare.
Kontrolloni nëse është djegur siguresa. Shkëputni energjinë elektrike.
Kontrolloni nëse automati elektrik është djegur. Nëse gjuhëza e automatit elektrik është në pozicionin FIKUR, ndizni energjinë elektrike me anë të çelësit të automatit elektrik. Nëse gjuhëza e automatit elektrik është në pozicionin e veprimit mbrojtës, mos e ndizni energjinë elektrike me anë të çelësit të automatit elektrik. Kontaktoni me shitësin lokal.
Ndezur
Fikur
utomati elektrik
(Automati mbrojtës i rrjedhjes së tokëzimit)
Verifikoni nëse ka ndërprerje të energjisë elektrike. Pritni derisa të rikthehet energjia elektrike. Nëse energjia elektrike shkëputet kur kondicioneri është duke punuar, ai do të rindizet automatikisht menjëherë sapo të kthehet energjia elektrike.
2. Nëse kondicioneri ndalon pas vënies në punë të tij.
Kontrolloni nëse hyrja ose dalja e ajrit në njësinë e brendshme ose në njësinë e jashtme është e bllokuar nga ndonjë pengesë. Hiqni pengesën dhe mundësoni ajrimin emirëtë tij. Fletët horizontale në daljen e ajrit janë të mbyllura ndërkohë që njësia e brendshme ndalon.
Kontrolloni nëse është bllokuar filtri i ajrit. Kërkojini një tekniku të kualifikuar të servisit të pastrojë filtrat e ajrit. Do të rezultojë një ulje e vëllimit të fryrjes së ajrit nga kondicioneri, performanca e kondicionerit do të përkeqësohet dhe konsumi i energjisë do të rritet nëse filtri i ajrit është i bllokuar me pluhur ose papastërti. Përveç kësaj, kjo mund të shkaktojë kondensim të avujve në daljen e ajrit. (Shihni "8. MIRËMBAJTJA" në faqen 10.)
Gjuhëza
Pozicioni i veprimit
15 Shqip
Page 17
3. Kondicioneri punon, por ai nuk ftoh ose nuk
PARALAJMËRIM
ngroh me efikasitet.
Kontrolloni nëse hyrja ose dalja e ajrit në njësinë e brendshme ose në njësinë e jashtme është e bllokuar nga ndonjë pengesë. Hiqni pengesën dhe mundësoni ajrimin e mirë të tij. Fletët horizontale në daljen e ajrit janë të mbyllura ndërkohë që njësia ndalon. Pengesat ulin shpejtësinë e ventilatorit dhe shkaktojnë ulje të performancës dhe thyerje kur ajri i shkarkuar thithet. Ato mund të bëjnë që energjia të shkojë dëm kot dhe mund të ndalojnë pajisjet.
Kontrolloni nëse është bllokuar filtri i ajrit. Kërkojini një tekniku të kualifikuar të servisit të pastrojë filtrat e ajrit. Do të rezultojë një ulje e vëllimit të fryrjes së ajrit nga kondicioneri, performanca e kondicionerit do të përkeqësohet dhe konsumi i energjisë do të rritet nëse filtri i ajrit është i bllokuar me pluhur ose papastërti. Përveç kësaj, kjo mund të shkaktojë kondensim të avujve në daljen e ajrit. (Shihni "8. MIRËMBAJTJA" në faqen 10.)
Kontrolloni nëse temperatura e vendosur nuk është e përshtatshme. Vendosni një temperaturë, shpejtësi ventilatori dhe drejtim të përshtatshëm të fryrjes së ajrit.
Verifikoni nëse butoni SHPEJTËSIA E VENTILATORIT është caktuar te SHPEJTËSI E ULËT. Vendosni një temperaturë, shpejtësi ventilatori dhe drejtim të përshtatshëm të fryrjes së ajrit.
Kontrolloni nëse drejtimi i fryrjes së ajrit nuk është i përshtatshëm. Vendosni një temperaturë, shpejtësi ventilatori dhe drejtim të përshtatshëm të fryrjes së ajrit.
Kontrolloni nëse dyert dhe dritaret janë të hapura. Mbyllni dyert ose dritaret për të penguar futjen e erës brenda dhomës.
Kontrolloni nëse drita e diellit futet direkt brenda dhomës (kur përdoret ftohja). Përdorni perde ose grila.
Kur ka shumë njerëz brenda në dhomë (kur përdoret ftohja).
Kontrolloni nëse burimi i nxehtësisë në dhomë është i madh (kur përdoret ftohja).
4. Funksionimi ka vazhduar ose ka ndaluar megjithëse butoni NDEZJE/FIKJE nuk është shtypur.
Jeni të sigurt që nuk është përdorur funksioni i kohëmatësit të ndezjes/fikjes? Fikni kohëmatësin e ndezjes/fikjes. Jeni të lutur të referoheni te manuali i përdorimit që shoqëron pultin e komandimit.
Jeni të sigurt që nuk është lidhur ndonjë pajisje e komandimit nga distanca? Shkoni në dhomën e kontrollit qendror nga ku është urdhëruar ndalimi.
Jeni të sigurt se ekrani për kontrollin e centralizuar nuk është i ndezur? Shkoni në dhomën e kontrollit qendror nga ku është urdhëruar ndalimi.
Nëse problemi nuk zgjidhet pas verifikimit të pikave më lart, mos provoni ta kryeni vetë riparimin. Në këto raste duhet të pyetni gjithmonë shitësin lokal. Në këtë kohë, tregojini atij simptomën dhe emrin e modelit (të shkruar në pllakën e emrit të modelit).
Nëse ndodh ndonjë nga problemet e mëposhtme, merrni masat e treguara në vijim dhe kontaktoni me shitësin lokal.
Kondicioneri duhet riparuar vetëm nga një teknik servisi i kualifikuar.
Kur kondicioneri nuk punon si duhet (kur nxjerr një erë si të djegur etj.) shkëputni kondicionerin nga energjia elektrike dhe kontaktoni me shitësin lokal.
Përdorimi i vazhdueshëm në këto kushte mund të shkaktojë prishjen e kondicionerit, goditje elektrike ose zjarr. Kontaktoni me shitësin lokal.
Kur një pajisje sigurie, si p.sh. siguresë, automat elektrik ose automat mbrojtës nga rrjedhja e tokës, vepron shpesh;
Veprim: Mos e ndizni çelësin kryesor
të energjisë elektrike.
Nëse çelësi NDEZJE/FIKJE nuk funksionon siç duhet;
Veprim: Fikni çelësin kryesor të energjisë
elektrike.
Nëse nga njësia e brendshme rrjedh ujë.
Veprim: Ndaloni përdorimin e kondicionerit.
Shqip 16
Page 18
5. Mënyra e përdorimit
Ftohje
Vendosur
Gabim: Shtyp butonin Menyja
Llamba e funksionimit
Informacioni i kontaktit 0123-4567-8900
Modeli brenda
–––
/000
Kodi i gabimit: A1
Modeli jashtë
–––
/000
Kthehu
•Drita e ekranit dhe llamba treguese e funksionimit do të pulsojnë.
•Nëse ndodh një paralajmërim, do të pulsojë vetëm ikona e defektit dhe llamba treguese e funksionimit nuk do të pulsojë.
•Për të parë kodin e defektit dhe informacionin e kontaktit, shtypni butonin Menyja/Enter.
•Do të pulsojë gjithashtu edhe kodi i gabimit, si dhe do të shfaqet adresa e kontaktit dhe emri i modelit.
•Njoftoni shitësin e Daikin dhe jepini atij kodin e gabimit dhe emrin e modelit.

11. KËRKESAT PËR ASGJËSIMIN

Produkti juaj dhe bateritë e ofruara me telekomandën janë të shënuara me këtë simbol. Ky simbol nënkupton që produktet elektrike dhe elektronike dhe
bateritë nuk duhet të përzihen me mbetjet e tjera të shtëpisë. Për bateritë, poshtë simbolit mund të jetë i printuar një simbol kimik. Ky simbol kimik nënkupton që bateria përmban një metal të rëndë përtej një përqendrimi të caktuar. Simbolet kimike të mundshme janë:
Pb: plumb (>0,004%)
Mos tentoni ta zbërtheni vetë sistemin: zbërthimi i produktit, trajtimi i gazit ftohës, i vajit dhe i pjesëve të tjera duhet të kryhet nga një instalues i kualifikuar, në përputhje me legjislacionin përkatës vendor dhe kombëtar. Njësitë dhe bateritë e përdorura duhet të trajtohen në një objekt trajtimi të specializuar për ripërdorimin, riciklimin dhe rikuperimin nga mbetjet. Duke siguruar asgjësimin e duhur, ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të mundshme negative në mjedis dhe për shëndetin e njeriut. Kontaktoni me instaluesin ose autoritetet lokale për më shumë informacion.
17 Shqip
Page 19
Page 20
4P465376-1D 2018.06
Copyright 2017 Daikin
Loading...