8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË...................................................................12
9. PËRDORIMI I PËRDITSHËM............................................................................. 13
10. UDHËZIME DHE KËSHILLA.............................................................................15
11. KUJDESI DHE PASTRIMI................................................................................ 17
12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE............................................................................18
13. TË DHËNA TEKNIKE........................................................................................22
PËR REZULTATE TË SHKËLQYERA
Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi prodhuar që të
ketë performancë të plotë për shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative
që e bëjnë jetën më të thjeshtë, karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në
pajisjet e zakonshme. Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të marrë
maksimumin prej këtij produkti.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si
dhe për shërbimin:
www.aeg.com/webselfservice
Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:
www.registeraeg.com
Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj:
www.aeg.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Përdorni gjithmonë pjesë këmbimi origjinale.
Kur kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të dispononi
të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, Numri i serisë.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për ambientin
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit
apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini
udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen
lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
• Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
• Mbajini detergjentet larg fëmijëve.
• Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg derës së
pajisjes gjatë kohës që ajo është e hapur.
• Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe
mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
SHQIP3
1.2 Siguria e përgjithshme
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe
për përdorime të ngjashme, si p.sh.:
– në shtëpi në fshat, në zonat e kuzhinës për
personelin në dyqane, në zyra dhe në ambiente të
tjera pune;
– nga klientët në hotele, motele, hotele me mëngjes
dhe ambiente të tjera banimi.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
• Presioni i ujit në punë (minimal dhe maksimal) duhet
të jetë mes 0.5 (0.05) / 8 (0.8) bar (MPa)
• Ruani numrin maksimal prej 13 cilësimeve të
pozicionit.
www.aeg.com4
• Për të shmangur rreziqet, nëse kablloja e furnizimit
është e dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga
prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose
persona me kualifikim të ngjashëm.
• Vendosini thikat dhe takëmet me maja të mprehta në
koshin e takëmeve, të drejtuara me majat poshtë ose
në pozicion horizontal.
• Mos e lini të hapur derën e pajisjes nëse nuk e
mbikëqyrni, për të parandaluar rrëzimin mbi të.
• Përpara se të kryeni shërbim mirëmbajtjeje, çaktivizoni
pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.
• Mos përdorni spërkatës me ujë me presion të lartë
dhe/ose avull për të pastruar pajisjen.
• Vrimat e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) duhet
të mos bllokohen nga tapeti.
• Pajisja duhet të lidhet me rrjetin e furnizimit me ujë
duke përdorur pajisjet e dhëna të zorrëve. Kompletet e
vjetra të tubave nuk duhet të ripërdoren.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
• Mos e montoni ose mos e përdorni
pajisjen në vende me temperaturë
nën 0°C.
• Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e
instaluar nën dhe pranë strukturave të
sigurta.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
• Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatues.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllon elektrike. Nëse kablloja e
furnizimit me energji duhet
zëvendësuar, kjo duhet bërë nga
Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund
të instalimit. Sigurohuni që spina të
jetë e arritshme pas montimit të
pajisjes.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
• Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
• Vetëm për MB-në dhe Irlandën.
Pajisja ka një spinë 13 amp. Nëse
duhet të ndërrohet siguresa në spinë,
përdorni siguresën: 13 amp ASTA
(BS 1362).
SHQIP5
2.3 Lidhja e ujit
• Mos u shkaktoni dëmtim zorrëve të
ujit.
• Përpara lidhjes me tuba të rinj, tubat
që nuk janë përdorur për një kohë të
gjatë, aty ku janë kryer punime
riparimi ose janë vendosur pajisje të
reja (sahate uji, etj.), lëreni ujin të
rrjedhë derisa të jetë i kthjellët dhe i
pastër.
• Sigurohuni që të mos ketë rrjedhje të
dukshme uji gjatë dhe pas përdorimit
të parë të pajisjes.
• Zorra e hyrjes së ujit ka një valvul
sigurie dhe një veshje me kabllo të
brendshme.
PARALAJMËRIM!
Tension i rrezikshëm.
• Nëse zorra e hyrjes së ujit dëmtohet,
mbyllni menjëherë rubinetin e ujit dhe
shkëputni spinën nga priza elektrike.
Kontaktoni me Qendrën e Autorizuar
të Shërbimit për zëvendësimin e tubit
të hyrjes së ujit.
2.4 Përdorimi
• Mos u ulni dhe mos peshoni mbi
derën e hapur.
• Detergjentet e enëlarëseve janë të
rrezikshme. Zbatoni udhëzimet e
sigurisë në ambalazhin e detergjentit.
• Mos pini ujin në pajisje dhe mos luani
me të.
• Mos i hiqni enët nga pajisja derisa të
ketë përfunduar programi. Mbi enë
mund të ketë mbetur detergjent.
• Pajisja mund të lëshojë avull të
nxehtë kur hapni derën gjatë kohës
që një program larjeje është në punë.
• Mos vendosni produkte që marrin
flakë ose sende të lagura me
produkte të ndezshme brenda, pranë
pajisjes ose mbi të.
2.5 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit elektrik.
• Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
• Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
të fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake.
4
3
7
9
8
10
56
11
1
2
www.aeg.com6
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
Krahu spërkatës i sipërm
1
Krahu spërkatës i poshtëm
2
Filtrat
3
Pllaka e specifikimeve
4
Kutia e kripës
5
Tubi i ajrit
6
3.1 Beam-on-Floor
Beam-on-Floor është një dritë që shfaqet
në dysheme poshtë derës së pajisjes.
• Kur programi fillon punën, ndizet drita
e kuqe dhe ajo qëndron e ndezur për
kohëzgjatjen e programit.
• Kur programi përfundon, ndizet një
dritë e gjelbër.
• Kur pajisja ka një keqfunksionim, drita
e kuqe pulson.
Kutia e shpëlarësit
7
Kutia e detergjentit
8
Koshi i takëmeve
9
Koshi i poshtëm
10
Koshi i sipërm
11
Beam-on-Floor fiket kur
pajisja çaktivizohet.
Kur AirDry është aktivizuar
gjatë fazës së tharjes,
projektimi në dysheme mund
të mos jetë krejtësisht i
dukshëm. Për të parë nëse
cikli ka përfunduar, kontrollo
panelin e kontrollit.
4. PANELI I KONTROLLIT
129345678
SHQIP7
Butoni ndezje/fikje
1
Ekrani
2
Butoni Delay
3
Butoni i programit (lart)
4
Butoni i programit (poshtë)
5
6
7
8
9
4.1 Treguesit
TreguesiPërshkrimi
Treguesi i shpëlarësit. Ky tregues është gjithmonë i fikur kur programi
është në funksionim.
Treguesi i kripës. Ky tregues është gjithmonë i fikur kur programi është në
funksionim.
Me këtë program ofrohet përdorimi më efikas i konsumit të ujit dhe të energjisë për takëme dhe enë
prej fajance me ndotje normale. (Ky është programi standard për institutet e testimit).
2)
Pajisja e dallon nivelin e ndotjes dhe sasinë e artikujve në kosha. Ajo e rregullon automatikisht
temperaturën dhe sasinë e ujit, konsumin e energjisë dhe kohëzgjatjen e programit.
3)
Me këtë program mund të lani ngarkesë të sapo ndotur. Ai jep rezultate të mira larjeje në një kohë të
shkurtër.
5.1 Vlerat e konsumit
Programi
1)
Uji
(l)
P19.90.932240
P27 - 120.7 - 1.545 - 160
P313 - 151.4 - 1.6140 - 160
Energjia
(kWh)
Kohëzgjatja
(min)
P490.830
P513 - 140.9 - 1.170 - 85
1)
Presioni dhe temperatura e ujit, ndryshimet në furnizimin me energji elektrike, opsionet dhe sasia e
enëve mund t'i ndryshojnë vlerat.
5.2 Informacion për institutet
testuese
Për çdo informacion të nevojshëm për
info.test@dishwasher-production.com
Shkruani numrin e produktit (PNC) që
ndodhet te etiketa e specifikimeve.
kryerjen e testeve, dërgoni një email në
adresën:
6. CILËSIMET
SHQIP9
6.1 Regjimi i përzgjedhjes së
programit dhe regjimi i
përdoruesit
Kur pajisja është në regjimin e
përzgjedhjes së programit, është e
mundur të caktoni një program dhe të
hyni te regjimi i përdoruesit.
Në regjimin e përdoruesit, mund të
ndryshohen cilësimet e mëposhtme:
• Niveli i zbutësit të ujit sipas fortësisë
së ujit.
• Aktivizimi ose çaktivizimi i sinjalit
akustik për përfundimin e programit.
• Aktivizimi ose çaktivizimi i njoftimit të
zbrazjes së shpëlarësit.
• Aktivizimi ose çaktivizimi i AirDry.
Këto cilësime do të ruhen derisa t'i
ndryshoni sërish.
Caktimi i modalitetit të
zgjedhjes së programit
Pajisja është në regjimin e përzgjedhjes
së programit kur ekrani tregon numrin e
programit P1.
Fortësia e ujit
Sistemi
gjerman (°dH)
47 - 5084 - 908.4 - 9.058 - 6310
43 - 4676 - 837.6 - 8.353 - 579
37 - 4265 - 756.5 - 7.546 - 528
29 - 3651 - 645.1 - 6.436 - 457
23 - 2840 - 504.0 - 5.028 - 356
19 - 2233 - 393.3 - 3.923 - 27
15 - 1826 - 322.6 - 3.218 - 224
11 - 1419 - 251.9 - 2.513 - 173
4 - 107 - 180.7 - 1.85 - 122
<4<7<0.7< 5
1)
Cilësimi i paracaktuar në fabrikë.
2)
Mos përdorni kripë në këtë nivel.
Sistemi francez
(°fH)
Kur aktivizoni pajisjen, zakonisht ajo
është në modalitetin e zgjedhjes së
programit. Sidoqoftë, nëse nuk ndodh
kështu, mund ta caktoni modalitetin e
zgjedhjes së programit si vijon:
Shtypni dhe mbani shtypur RESET
derisa pajisja të jetë në regjimin e
zgjedhjes së programit.
6.2 Zbutësi i ujit
Zbutësi i ujit heq mineralet nga uji, gjë që
mund të ketë një efekt negativ në
rezultatet e larjes dhe në pajisje.
Sa më e lartë të jetë përmbajtja e këtyre
mineraleve, aq më i fortë është uji.
Fortësia e ujit matet në shkallët
ekuivalente.
Funksioni i zbutjes së ujit duhet të
rregullohet sipas fortësisë së ujit në
zonën tuaj. Autoritetet përkatëse të
ujësjellësit mund t'ju informojnë mbi
fortësinë e ujit në zonën tuaj. Është e
rëndësishme që të vendosni nivelin e
duhur të zbutësit të ujit për të siguruar
rezultate të mira në larje.
mmol/lGradë
Clarke
Niveli i zbutësit të
ujit
1)
5
2)
1
www.aeg.com10
Nëse përdorni detergjent standard
dhe tableta të shumëfishta (me ose pa
kripë), vendosni nivelin e duhur të
fortësisë së ujit për të mbajtur aktiv
treguesin e rimbushjes me kripë.
Tabletat e shumëfishta që
përmbajnë kripë nuk janë
mjaft efikase për të zbutur
ujin e fortë.
Mënyra e caktimit të nivelit të
zbutësit të ujit
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
zgjedhjes së programit.
1. Për të hyrë në modalitetin e
përdoruesit, shtypni dhe mbani
shtypur njëkohësisht
derisa treguesit , , dhe
të fillojnë të pulsojnë dhe ekrani të
jetë i bardhë.
2. Shtypni .
• Treguesit , dhe fiken.
• Treguesi
• Në ekran shfaqet cilësimi aktual:
p.sh. = niveli 5.
3. Shtypni vazhdimisht për të
ndryshuar cilësimin.
4. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të konfirmuar cilësimin.
vazhdon të pulsojë.
dhe
6.3 Njoftimi i zbrazjes së
kutisë së shpëlarësit
Shpëlarësi ndihmon në tharjen e enëve
pa shenja dhe njolla.
Shpëlarësi lëshohet automatikisht gjatë
fazës së shpëlarjes me ujë të nxehtë.
Kur kutia e shpëlarësit zbrazet, treguesi i
shpëlarësit aktivizohet duke njoftuar për
rimbushjen me shpëlarës. Nëse përdorni
tableta të shumëfishta që përmbajnë
agjent shpëlarës dhe jeni të kënaqur me
rezultatin e tharjes, mund ta çaktivizoni
njoftimin për rimbushjen me shpëlarës.
Megjithatë, rekomandojmë që të përdorni
gjithmonë shpëlarës për performancë më
të mirë në tharje.
Nëse përdorni detergjent standard ose
tableta të shumëfishta pa shpëlarës,
aktivizoni njoftimin për ta mbajtur aktiv
treguesin e rimbushjes me shpëlarës.
Çaktivizimi i njoftimit të
zbrazjes së shpëlarësit
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
zgjedhjes së programit.
1. Për të hyrë në modalitetin e
përdoruesit, shtypni dhe mbani
shtypur njëkohësisht dhe
derisa treguesit , , dhe
të fillojnë të pulsojnë dhe ekrani të
jetë i bardhë.
2. Shtypni .
• Treguesit , dhe fiken.
• Treguesi vazhdon të pulsojë.
• Në ekran shfaqet cilësimi aktual.
= njoftimi i zbrazjes së
–
shpëlarësit është aktivizuar.
–
= njoftimi i zbrazjes së
shpëlarësit është çaktivizuar.
3. Shtypni për të ndryshuar
cilësimin.
4. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të konfirmuar cilësimin.
6.4 Sinjalet akustike
Sinjalet akustike bien kur ka një
keqfunksionim të pajisjes. Këto sinjale
akustike nuk mund të çaktivizohen.
Gjithashtu, ka dhe një sinjal akustik që
bie kur përfundon programi. Si
parazgjedhje, ky sinjal akustik është i
çaktivizuar, por ai mund të aktivizohet.
Aktivizimi i sinjalit akustik
për përfundimin e programit
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
zgjedhjes së programit.
1. Për të hyrë në modalitetin e
përdoruesit, shtypni dhe mbani
shtypur njëkohësisht dhe
derisa treguesit , , dhe
të fillojnë të pulsojnë dhe ekrani të
jetë i bardhë.
2. Shtypni .
• Treguesit , dhe fiken.
SHQIP11
• Treguesi vazhdon të pulsojë.
• Në ekran shfaqet cilësimi aktual:
– = Sinjali akustik joaktiv.
= Sinjali akustik aktiv.
–
3. Shtypni për të ndryshuar
cilësimin.
4. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të konfirmuar cilësimin.
6.5 AirDry
AirDry përmirëson rezultatet e tharjes me
konsum më të ulët energjie.
Ndërkohë që faza e tharjes
është në funksionim, një
mekanizëm hap derën e
pajisjes. Dera më pas
mbahet paksa e hapur.
AirDry aktivizohet automatikisht me të
gjitha programet duke përjashtuar
dhe (nëse aplikohet).
Për të përmirësuar performancën në
tharje, referojuni opsionit XtraDry ose
aktivizoni AirDry.
Çaktivizimi i AirDry
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
zgjedhjes së programit.
1. Për të hyrë në modalitetin e
përdoruesit, shtypni dhe mbani
shtypur njëkohësisht dhe
derisa treguesit , , dhe
të fillojnë të pulsojnë dhe ekrani të
jetë i bardhë.
2. Shtypni
• Treguesit , dhe fiken.
• Treguesi vazhdon të pulsojë.
• Në ekran shfaqet cilësimi aktual:
3. Shtypni
cilësimin: = AirDry i çaktivizuar.
4. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të konfirmuar cilësimin.
.
= AirDry i aktivizuar.
për të ndryshuar
KUJDES!
Mos u përpiqni të mbyllni
derën e pajisjes brenda 2
minutave pas hapjes
automatike. Kjo mund të
shkaktojë dëmtim të pajisjes.
7. OPSIONET
Opsionet e dëshiruara mund
të aktivizohen kurdo përpara
nisjes së një programi.
Nuk mund t'i aktivizoni ose
çaktivizoni opsionet gjatë
kryerjes së një programi.
Jo të gjitha opsionet
përputhen me njëra-tjetrën.
Nëse keni zgjedhur opsione
që nuk përputhen, pajisja
çaktivizon automatikisht
njërin ose më shumë prej
tyre. Vetëm treguesit e
opsioneve ende aktive
qëndrojnë ndezur.
www.aeg.com12
7.1 XtraDry
Aktivizojeni këtë opsion kur të doni të
rrisni performancën në tharje. Me
përdorimin e këtij opsioni, mund të
ndryshojë kohëzgjatja e disa
programeve, konsumi i ujit dhe
temperatura e shpëlarjes së fundit.
Opsioni XtraDry është një opsion i
përhershëm për të gjitha programet
përveç dhe nuk është nevoja të
zgjidhet në çdo cikël.
Në programet e tjera, cilësimi i XtraDry
është i përhershëm dhe përdoret
automatikisht në ciklet e tjera. Ky
konfigurim mund të ndryshohet në çdo
kohë.
Aktivizimi i opsionit XtraDry çaktivizon
TimeSaver dhe anasjelltas.
Aktivizimi i XtraDry
1. Shtypni dhe mbani shtypur
njëkohësisht dhe derisa të
ndizet treguesi
.
2. Shtypni . Treguesi përkatës
ndizet.
7.2 TimeSaver
Ky opsion rrit presionin dhe
temperaturën e ujit. Fazat e larjes dhe të
tharjes janë më të shkurtra.
Kohëzgjatja totale e programit ulet me
rreth 50%.
Rezultatet e larjes janë të njëjta me
kohëzgjatjen e programit normal.
Rezultatet e tharjes mund të ulen.
Mënyra e aktivizimit të
TimeSaver
Shtypni , treguesi përkatës ndizet.
Nëse opsioni nuk është i zbatueshëm
për programin, treguesi përkatës nuk
ndizet ose pulson shpejt për disa
sekonda dhe më pas fiket.
Ekrani tregon kohëzgjatjen e përditësuar
të programit.
8. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
1. Sigurohuni që niveli i aktual i
zbutësit të ujit të përkojë me
fortësinë e ujit nga ujësjellësi.
Nëse jo, përshtatni nivelin e
zbutësit të ujit.
2. Mbushni kutinë e kripës.
3. Mbushni shpërndarësin e shpëlarësit.
4. Hapeni rubinetin e ujit.
5. Nisni një program për të hequr çdo
mbetje të përpunuar që mund të jetë
ende brenda pajisjes. Mos përdorni
detergjent dhe mos i ngarkoni
koshat.
Kur nisni një program, pajisjes mund t'i
duhen deri në 5 minuta për të ringarkuar
solucionin në zbutësin e ujit. Duket sikur
pajisja nuk po punon. Faza e larjes fillon
vetëm pasi kjo procedurë të ketë
përfunduar. Procedura do të përsëritet
në mënyrë periodike.
8.1 Kutia e kripës
Kripa përdoret për të ringarkuar
solucionin në zbutësin e ujit dhe për të
garantuar rezultate të mira larjeje në
përdorimin e përditshëm.
Si ta mbushim kutinë e kripës
1. Rrotullojeni kapakun e kutisë së
kripës në drejtim të kundërt të
akrepave të orës dhe hiqeni.
2. Vendosni 1 litër ujë në kutinë e kripës
(vetëm herën e parë).
3. Mbusheni kutinë e kripës me kripë
për enëlarëse.
KUJDES!
Përdorni vetëm kripë
specifike për enëlarëse.
4. Hiqni kripën rreth vrimës së kutisë së
A
B
D
C
M
A
X
1
2
3
4
+
-
A
B
D
C
kripës.
5. Rrotulloni kapakun e kutisë së kripës
në drejtim të akrepave të orës për ta
mbyllur kutinë e kripës.
KUJDES!
Uji dhe kripa mund të
derdhen nga kutia e kripës
kur e mbushni. Pasi ta
mbushni kutinë e kripës,
nisni menjëherë një program
larjeje për të shmangur
gërryerjen.
SHQIP13
KUJDES!
Përdorni vetëm shpëlarës të
posaçëm për enëlarëse.
1. Shtypni butonin e lëshimit (D) për të
hapur kapakun (C).
2. Hidhni shpëlarësin në kutinë e
shpëlarësit (A) derisa lëngu të arrijë
nivelin "maks" të mbushjes.
3. Hiqni shpëlarësin e derdhur me një
leckë thithëse për të parandaluar
formimin e shkumës së tepërt.
4. Mbyllni kapakun. Siguroni që butoni i
lirimit të ngecë në pozicion.
Mund ta rrotulloni zgjedhësin
e sasisë së lëshuar (B) midis
pozicionit 1 (sasia më e ulët)
dhe pozicionit 4 ose 6 (sasia
më e lartë).
8.2 Mbushja e shpërndarësit
të shpëlarësit
9. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
1. Hapeni rubinetin e ujit.2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen.
30
20
A BD
C
20
30
B
AD
C
www.aeg.com14
Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e
përzgjedhjes së programit.
• Nëse treguesi i kripës është i
ndezur, mbushni kutinë e kripës.
• Nëse treguesi i shpëlarësit është i
ndezur, mbushni shpërndarësin e
shpëlarësit.
3. Mbushni koshat.
4. Shtoni detergjentin.
5. Vendosni dhe nisni programin e
duhur sipas llojit të ngarkesës dhe të
nivelit të ndotjes.
9.1 Përdorimi i detergjentit
9.2 Vendosja dhe startimi i
një programi
Funksioni Auto Off
Ky funksion ul konsumin e energjisë
duke e çaktivizuar automatikisht pajisjen
kur ajo nuk është në punë.
Funksioni hyn në përdorim:
• 5 minuta pas përfundimit të programit.
• Pas 5 minutave nëse programi nuk ka
filluar.
Nisja e një programi
1. Mbajeni derën e pajisjes paksa të
hapur.
2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për
të aktivizuar pajisjen. Sigurohuni që
pajisja të jetë në modalitetin e
zgjedhjes së programit.
3. Shtypni ose vazhdimisht
derisa ekrani të shfaqë numrin e
programit që dëshironi të filloni.
Ekrani shfaq numrin e programit për
rreth 3 sekonda dhe më pas shfaq
kohëzgjatjen e programit.
4. Caktoni opsionet e zbatueshme.
5. Mbyllni derën e pajisjes për të filluar
programin.
1. Shtypni butonin e lëshimit (B) për të
hapur kapakun (C).
2. Vendosni detergjentin, pluhur ose
tableta, në dhomëz (A).
3. Nëse programi ka fazë paralarjeje,
vendosni një sasi të vogël detergjenti
në dhomëzën (D).
4. Mbyllni kapakun. Siguroni që butoni i
lirimit të ngecë në pozicion.
Nisja e një programi me
shtyrje programi
1. Caktoni programin.
2. Shtypni vazhdimisht derisa ekrani
të shfaqë kohën e shtyrjes që
dëshironi të caktoni (nga 1 deri në 24
orë).
Treguesi i shtyrjes së programit ndizet.
3. Mbyllni derën e pajisjes për të filluar
numërimin mbrapsht.
Gjatë numërimit mbrapsht, mund të rritet
koha e shtyrjes së programit, por nuk
mund të ndryshohet zgjedhja e programit
dhe opsioneve.
Programi fillon pas përfundimit të
numërimit mbrapsht.
Hapja e derës ndërkohë që
pajisja është në punë
Nëse e hapni derën ndërkohë që
programi është në punë, pajisja ndalon.
SHQIP15
Kjo mund të ndikojë në konsumin e
energjisë dhe kohëzgjatjen e programit.
Kur e mbyllni derën, pajisja vazhdon nga
pika ku u ndërpre.
Nëse dera mbahet hapur për
më shumë se 30 sekonda
gjatë fazës së tharjes,
programi që është në punë
do të përfundojë. Kjo nuk
ndodh nëse dera hapet me
funksionin AirDry.
Mos u përpiqni të mbyllni
derën e pajisjes brenda 2
minutave pasi AirDry e hap
atë automatikisht, sepse kjo
mund të shkaktojë dëmtime
në pajisje.
Nëse pas kësaj dera mbyllet
për 3 minuta të tjera,
programi në punë
përfundon.
Anulimi i shtyrjes së
programit gjatë numërimit
mbrapsht
Kur anuloni shtyrjen e programit, duhet
të rikonfiguroni programin dhe opsionet.
Shtypni dhe mbani RESET derisa pajisja
të jetë në modalitetin e zgjedhjes së
programit.
Anulimi i programit
Shtypni dhe mbani shtypur RESET
derisa pajisja të jetë në regjimin e
zgjedhjes së programit.
Sigurohuni që të ketë detergjent në
kutinë e detergjentit përpara se të filloni
një program të ri.
Përfundimi i programit
Pas përfundimit të programit, ekrani
tregon 0:00 .
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes ose
prisni që funksioni Auto Off ta
çaktivizojë automatikisht pajisjen.
2. Mbyllni rubinetin e ujit.
10. UDHËZIME DHE KËSHILLA
10.1 Të përgjithshme
Këshillat e mëposhtme sigurojnë
rezultate optimale pastrimi dhe tharjeje
në përdorimin ditor dhe ndihmojnë në
mbrojtjen e mjedisit.
• Hidhni në koshin e mbeturinave
mbetjet e mëdha të ushqimeve nga
enët.
• Mos i shpëlani enët paraprakisht me
dorë. Kur është e nevojshme,
përdorni programin e paralarjes (nëse
disponohet) ose zgjidhni një program
me fazë paralarjeje.
• Përdoreni gjithmonë të gjithë
hapësirën e koshave.
• Gjatë ngarkimit të pajisjes, sigurohuni
që enët të mund të arrihen dhe të
lahen plotësisht nga uji i lëshuar nga
hundëzat e krahëve spërkatës.
Sigurohuni që artikujt të mos prekin
ose të mos mbulojnë njeri-tjetrin.
• Mund të përdorni detergjent për larjen
e enëve, shpëlarës dhe kripë veçmas
ose mund të përdorni tabletat e
shumëfishta (p.sh. ''3 në 1'', ''4 në 1'',
''Të gjitha në 1''). Ndiqni udhëzimet e
shkruara mbi paketim.
• Zgjidhni programin sipas llojit të
ngarkesës dhe nivelit të ndotjes. Me
programin ECO ofrohet përdorimi më
efikas i ujit dhe konsumi më efikas i
energjisë për enë prej fajance dhe
takëme me ndotje normale.
10.2 Përdorimi i kripës,
shpëlarësit dhe detergjentit
• Përdorni vetëm kripë, shpëlarës dhe
detergjent për enëlarëse. Produktet e
tjera mund të shkaktojnë dëmtimin e
pajisjes.
• Në zonat me ujë të rëndë dhe shumë
të rëndë ne rekomandojmë përdorimin
www.aeg.com16
e një detergjenti të thjeshtë për
lavastovilje (pluhur, xhel, tableta pa
agjentë shtesë), shpëlarësit dhe
kripës veçmas për rezultate optimale
pastrimi dhe tharjeje.
• Të paktën një herë në muaj vëreni
pajisjen në punë duke përdorur
pastrues që është veçanërisht i
përshtatshëm për pastrimin e pajisjes.
• Tabletat e detergjentit nuk shkrihen
plotësisht në programet e shkurtra.
Për të parandaluar mbetjet e
detergjentit tek takëmet, ne ju
rekomandojmë që t'i përdorni tabletat
me programet e gjata.
• Mos përdorni më shumë se sasia e
duhur e detergjentit. Referojuni
udhëzimeve që jepen në paketimin e
detergjentit.
10.3 Si të veproni nëse
dëshironi të ndaloni
përdorimin e tabletave të
shumëfishta
Përpara se të përdorni veç e veç
detergjentin, kripën dhe shpëlarësin,
kryeni procedurën e mëposhtme.
1. Vendosni nivelin më të lartë të
zbutësit të ujit.
2. Sigurohuni që kutia e kripës dhe
kutia e shpëlarësit të jenë plot.
3. Nisni programin më të shkurtër me
fazë shpëlarjeje. Mos shtoni
detergjent dhe mos i ngarkoni
koshat.
4. Kur programi të përfundojë,
përshtateni zbutësin e ujit sipas
fortësisë së ujit në zonën tuaj.
5. Rregulloni sasinë e lëshimit të
shpëlarësit.
6. Aktivizimi i njoftimit të zbrazjes së
shpëlarësit.
10.4 Vendosja e enëve në
kosha
• Përdoreni pajisjen vetëm për të larë
artikujt që mund të lahen në
enëlarëse.
• Mos vendosni në pajisje artikuj prej
druri, briri, alumini, kallaji dhe bakri.
• Mos fusni në pajisje artikuj që thithin
ujë (sfungjerë, lecka për pastrim).
• Hiqni ushqimet e mbetura nga enët.
• Zbutini ushqimet e djegura të mbetura
mbi artikuj.
• Futini enët e thella (filxhanët, gotat
dhe tenxheret) me pjesën e hapur të
drejtuar për poshtë.
• Sigurohuni që takëmet dhe enët të
mos ngjiten bashkë. Lugët përziejini
bashkë me takëmet e tjera.
• Sigurohuni që gotat të mos prekin
njëra-tjetrën.
• Vendosni artikujt e vegjël në koshin e
takëmeve.
• Vendosni artikujt e lehtë në koshin e
sipërm. Sigurohuni që artikujt të mos
lëvizin.
• Sigurohuni që krahu spërkatës mund
të lëvizë lirisht përpara se të nisni një
program.
10.5 Përpara fillimit të një
programi
Sigurohuni që:
• Filtrat janë të pastër dhe të vendosur
saktë.
• Kapaku i kutisë së kripës është i
shtrënguar.
• Krahët spërkatës nuk janë të bllokuar.
• Ka kripë për enëlarëse dhe shpëlarës
(përveç rastit kur përdorni tableta të
shumëfishta).
• Pozicionimi i artikujve në kosha është
i saktë.
• Programi mund të përdoret për llojin e
ngarkesës dhe për shkallën e ndotjes.
• Është përdorur sasia e duhur e
detergjentit.
10.6 Zbrazja e koshave
1. Lërini enët të ftohen para se t'i hiqni
ato nga pajisja. Enët e nxehta mund
të dëmtohen lehtë.
2. Boshatisni koshin e poshtëm në fillim
e më pas atë të sipërmin.
Në përfundim të programit,
mund të mbetet ende ujë në
anët dhe në derën e pajisjes.
11. KUJDESI DHE PASTRIMI
C
B
A
SHQIP17
PARALAJMËRIM!
Përpara se të kryeni
mirëmbajtjen e pajisjes,
çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
Filtrat e ndotur dhe krahët
spërkatës të bllokuar
zvogëlojnë rezultatet e
larjes. Kontrollojini rregullisht
dhe, nëse është e
nevojshme, pastrojini ato.
11.1 Pastrimi i filtrave
Sistemi i filtrave përbëhet nga 3 pjesë.
1. Rrotullojeni filtrin (B) në drejtim
kundërorar dhe hiqeni.
3. Hiqeni filtrin e sheshtë (A).
4. Lajini filtrat.
5. Sigurohuni që nuk ka mbetje
ushqimesh ose dheu brenda ose
përreth pjesëve anësore të
dekantuesit.
6. Kthejeni filtrin e rrafshët në vend (A).
Sigurohuni që të vendoset në mënyrë
të saktë sipas 2 udhëzuesve.
7. Rimontoni filtrat (B) dhe (C).
8. Vendoseni përsëri filtrin (B) në filtrin
e sheshtë (A). Rrotullojeni në drejtim
orar derisa të ngecë.
2. Hiqeni filtrin (C) jashtë filtrit (B).
www.aeg.com18
KUJDES!
Pozicionimi i pasaktë i
filtrave mund të sjellë
rezultate të këqija larjeje dhe
dëmtim të pajisjes.
11.2 Pastrimi i krahëve
spërkatës
Mos i çmontoni krahët spërkatës. Nëse
vrimat në krahët spërkatës bllokohen,
hiqni mbeturinat e mbetura me një objekt
të hollë me maj.
12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
11.3 Pastrimi i jashtëm
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë të lagësht.
• Përdorni vetëm detergjente neutrale.
• Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra ose
tretës.
11.4 Pastrimi i brendshëm
• Pastroni me kujdes pajisjen me një
leckë të butë e të njomë, duke
përfshirë llastikun prej gome të derës.
• Nëse përdorni rregullisht programe
me kohëzgjatje të shkurtër, këto mund
të lënë depozita yndyre dhe çmërsi
brenda pajisjes. Për të parandaluar
këtë, rekomandojmë të përdorni
programe me kohëzgjatje të gjatë të
paktën 2 herë në muaj.
• Për të ruajtur performancën e pajisjes
suaj në nivele maksimale,
rekomandojmë të përdorni çdo muaj
një produkt specifik pastrimi për
lavastoviljet. Ndiqni me kujdes
udhëzimet në paketimin e produktit.
Nëse pajisja nuk ndizet ose ndalon gjatë
punës. Përpara se të kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit,
kontrolloni nëse mund ta zgjidhni
problemin vetë me ndihmën e
informacionit në tabelë.
PARALAJMËRIM!
Riparimet që nuk kryhen
mirë mund të rezultojnë në
rreziqe serioze për sigurinë
e përdoruesit. Çdo riparim
duhet kryer vetëm nga
personeli i kualifikuar.
Problemi dhe kodi i alarmit Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Nuk mund ta aktivizoni
pajisjen.
• Sigurohuni që spina të jetë futur në prizë.
• Sigurohuni që kutia e siguresave të mos ketë ndonjë
siguresë të prishur.
Për disa probleme, ekrani tregon
kodin e alarmit.
Shumica e problemeve që mund të
ndodhin mund të zgjidhen pa nevojën
e një qendre të autorizuar shërbimi.
SHQIP19
Problemi dhe kodi i alarmit Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Programi nuk fillon.• Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur.
• Nëse është caktuar shtyrja e programit, anuloni
cilësimin ose prisni sa të përfundojë numërimi mbrapsht.
• Pajisja ka filluar procedurën për ringarkimin e rezinës
brenda zbutësit të ujit. Kohëzgjatja e procedurës është
afërsisht 5 minuta.
Pajisja nuk mbushet me ujë.
Ekrani shfaq .
• Sigurohuni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
• Sigurohuni që presioni i furnizimit me ujë të mos jetë
shumë i ulët. Për këtë informacion, kontaktoni autoritetet
vendase të ujësjellësit.
• Sigurohuni që rubineti i ujit të mos jetë i bllokuar.
• Sigurohuni që filtri në tubin hyrës të mos jetë i bllokuar.
• Sigurohuni që tubi hyrës të mos jetë i përdredhur ose i
përthyer.
Pajisja nuk e shkarkon ujin.
Ekrani shfaq .
• Sigurohuni që tubi lidhës i lavamanit të mos jetë i
bllokuar.
• Sigurohuni që filtri në tubin dalës të mos jetë i bllokuar.
• Sigurohuni që sistemi i filtrit të brendshëm të mos jetë i
bllokuar.
• Sigurohuni që tubi i shkarkimit të mos jetë i përdredhur
ose i përthyer.
Është aktivizuar pajisja
kundër përmbytjes.
• Mbylleni rubinetin dhe lidhuni me qendrën e autorizuar
të shërbimit.
Ekrani shfaq .
Pajisja ndalon dhe fillon
shumë herë gjatë procesit.
• Kjo është normale. Kjo sjell rezultate optimale në larje
dhe kursim energjie.
Programi zgjat shumë.• Zgjidhni opsionin TimeSaver për të shkurtuar kohën e
programit.
• Nëse është vendosur opsioni i shtyrjes së programit,
anuloni cilësimin e shtyrjes ose prisni sa të përfundojë
numërimi mbrapsht.
Koha e mbetur në ekran
• Ky nuk është defekt. Pajisja punon siç duhet.
rritet dhe kapërcehet pranë
fundit të kohës së programit.
Rrjedhje e vogël nga dera e
pajisjes.
• Pajisja nuk është vendosur në nivel. Lironi ose
shtrëngoni këmbët e rregullueshme (nëse ka).
• Dera e pajisjes nuk është e centruar me kazanin.
Rregulloni këmbët e pasme (nëse ka).
Dera e pajisjes mbyllet me
vështirësi.
• Pajisja nuk është vendosur në nivel. Lironi ose
shtrëngoni këmbët e rregullueshme (nëse ka).
• Pjesë të takëmeve dalin jashtë nga koshat.
www.aeg.com20
Problemi dhe kodi i alarmit Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Zhurma kërcitëse/goditëse
nga brenda pajisjes.
Bie automati nga pajisja.• Amperazhi është i pamjaftueshëm për të furnizuar
• Takëmet nuk janë rregulluar mirë në kosha. Referojuni
fletëpalosjes së mbushjes së koshave.
• Sigurohuni që krahët spërkatës të rrotullohen lirshëm.
njëkohësisht të gjitha pajisjet në përdorim. Kontrolloni
amperazhin e prizës dhe kapacitetin e matësit ose fikni
një prej pajisjeve që jeni duke përdorur.
• Defekt i brendshëm elektrik i pajisjes. Kontaktoni me një
qendër të autorizuar shërbimi.
Referojuni "Përpara
përdorimit të parë",
"Përdorimi i përditshëm"
ose "Udhëzime dhe
këshilla" për shkaqet e tjera
Nëse problemi ndodh përsëri, lidhuni me
qendrën e autorizuar të shërbimit.
Për kodet e alarmit që nuk përshkruhen
në tabelë, kontaktoni me qendrën e
autorizuar të shërbimit.
të mundshme.
Pasi ta keni kontrolluar pajisjen,
çaktivizojeni dhe aktivizojeni pajisjen.
12.1 Rezultatet e larjes dhe të tharjes nuk janë të kënaqshme
ProblemiShkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Rezultate të pakënaqshme
larjeje.
Rezultate të pakënaqshme
tharjeje.
Ka vija të bardha ose shtresa
me ngjyrë blu mbi gota dhe
enë.
• Referojuni "Përdorimi i përditshëm", "Udhëzimedhe këshilla" dhe fletëpalosjes për mbushjen e
koshave.
• Përdorni programe me larje më intensive.
• Pastroni injektorët e krahëve spërkatës dhe filtrin.
Referojuni kapitullit "Kujdesi dhe pastrimi".
• Takëmet janë lënë shumë kohë brenda pajisjes së
mbyllur.
• Nuk ka shpëlarës ose dozimi i shpëlarësit nuk është i
mjaftueshëm. Vendoseni kutinë e shpëlarësit në nivel
më të lartë.
• Artikujt plastikë mund të kenë nevojë të thahen me
peshqir.
• Për performancë më të mirë në tharje, aktivizoni
opsionin XtraDry dhe vendosni AirDry.
• Rekomandojmë të përdorni gjithmonë shpëlarës, edhe
në kombinim me tableta të shumëfishta.
• Sasia e lëshuar e shpëlarësit është tepër e madhe.
Rregullojeni nivelin e shpëlarësit në një nivel më të
ulët.
• Sasia e detergjentit është tepër e madhe.
SHQIP21
ProblemiShkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Në gota dhe pjata ka njolla
dhe pika të thata uji.
• Sasia e lëshuar e shpëlarësit është e pamjaftueshme.
Rregullojeni nivelin e shpëlarësit në një nivel më të
lartë.
• Shkaku mund të jetë cilësia e shpëlarësit.
Enët janë të lagura.• Për performancë më të mirë në tharje, aktivizoni
opsionin XtraDry dhe vendosni AirDry.
• Programi nuk ka fazë tharjeje ose ka fazë tharjeje me
temperaturë të ulët.
• Shpërndarësi i shpëlarësit është bosh.
• Shkaku mund të jetë cilësia e shpëlarësit.
• Shkaku mund të jetë cilësia e tabletave të
shumëfishta. Provoni një markë tjetër ose aktivizoni
shpërndarësin e shpëlarësit dhe përdoreni shpëlarësin
bashkë me tabletat e shumëfishta.
Pjesa e brendshme e pajisjes
është e lagur.
Shkumë e pazakontë gjatë
larjes.
• Ky nuk është defekt i pajisjes. Ai shkaktohet nga
lagështira në ajër e cila kondensohet në paretet e saj.
• Përdorni vetëm detergjente për lavastovilje.
• Ka rrjedhje në shpërndarësin e shpëlarësit. Kontaktoni
me një qendër të autorizuar shërbimi.
Ka gjurmë ndryshku në
takëme.
• Në ujin e përdorur për larje ka shumë ujë. Referojuni
"Zbutësi i ujit".
• Janë vendosur bashkë takëme prej argjendi dhe
inoksi. Shmangni vendosjen së bashku të artikujve
prej argjendi dhe inoksi.
Ka mbetje detergjenti në
shpërndarës në fund të
programit.
• Tableta e detergjentit ka ngecur në shpërndarës dhe
për këtë arsye nuk është larë krejtësisht nga uji.
• Uji nuk mund të lajë detergjentin nga shpërndarësi.
Sigurohuni që krahu spërkatës të mos jetë i bllokuar.
• Sigurohuni që artikujt në kosha të mos pengojnë
hapjen e kapakut të shpërndarësit të detergjentit.
Pajisja mban erë të keqe
• Referojuni "Pastrimi i brendshëm".
brenda.
Depozitime çmërsi në takëme,
në kazan dhe në anën e
brendshme të derës.
• Niveli i kripës është i ulët, kontrolloni treguesin e
rimbushjes.
• Kapaku i kutisë së kripës është i lirë.
• Uji i rubinetit është i fortë. Referojuni "Zbutësi i ujit".
• Edhe kur përdorni tableta të shumëfishta, përdorni
kripë dhe vendosni rigjenerimin e zbutësit të ujit.
Referojuni "Zbutësi i ujit".
• Nëse vazhdon të mbeten depozita çmërsi, pastrojeni
pajisjen me pastrues që janë të përshtatshëm për këtë
qëllim.
• Provoni detergjentë të ndryshëm.
• Kontaktoni me prodhuesin e detergjentit.
Loading...
+ 47 hidden pages
You need points to download manuals.
1 point = 1 manual.
You can buy points or you can get point for every manual you upload.