Faleminderit që bletë një produkt Electrolux. Ju keni zgjedhur një produkt i cili sjell me vete
dekada të tëra me përvojë dhe risi nga profesionistë. Gjenial dhe elegant, ky produkt është
projektuar duke ju pasur ju në mendje. Pra, sa herë që ta përdorni mund të ndjeheni të sigurt se
çdo herë do të merrni prej tij rezultate të shkëlqyera.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën:
Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si dhe për
shërbimin:
www.electrolux.com
Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:
www.electrolux.com/productregistration
Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Rekomandojmë përdorimin e pjesëve origjinale të këmbimit.
Kur kontaktoni me Shërbimin, sigurohuni që të dispononi të dhënat e mëposhtme.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve. Modeli, PNC, Numri i serisë.
Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin.
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për ambientin
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
SHQIP3
1.
UDHËZIME PËR SIGURINË
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një
përdorim të saktë, përpara se të instaloni
dhe të përdorni për herë të parë pajisjen,
lexoni me kujdes këtë manual të
përdoruesit, duke përfshirë këshillat dhe
paralajmërimet. Për të shmangur gabime
dhe aksidente të panevojshme, është e
rëndësishme që të gjithë personat që do
të përdorin këtë pajisje, të njohin mirë
mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e
sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe
sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në
rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në
mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë
jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar
për përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj
saj.
Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini
masat paraprake të udhëzimeve të
përdorimit, pasi prodhuesi nuk mban
përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara
nga pakujdesia.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe
personave me probleme
• Kjo pajisje nuk është përshtatur për
përdorim nga personat (përfshirë
fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike,
ndjesore apo mendore, ose me
mungesë përvoje dhe njohurish, për sa
kohë nuk janë të mbikëqyrur apo janë
udhëzuar si të përdorin pajisjen nga një
njeri përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e paketimit
larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
• Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën
nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa
më pranë pajisjes sa të mundeni) dhe
hiqni derën për të parandaluar fëmijët
që luajnë të pësojnë ndonjë goditje
elektrike apo të mbyllen vetë brenda.
• Nëse kjo pajisje që përmban brava
magnetike të derës do të vendoset në
vend të një pajisjeje të vjetër me bravë
në trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi
kapak, sigurohuni që ta shkatërroni atë
bravë përpara se të hidhni pajisjen e
vjetër. Kjo do të parandalojë që pajisja
të kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët.
1.2 Siguria e përgjithshme
PARALAJMËRIM
Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në
karkasën e pajisjes ose në strukturën
inkaso.
• Pajisja është ndërtuar për të mbajtur
ushqime dhe/ose pije në shtëpi dhe për
përdorime të ngjashme, si p.sh.:
– në zonat e kuzhinës për personelin
në dyqane, në zyra dhe në ambiente
të tjera pune;
– në ferma dhe nga klientët në hotele,
motele dhe ambiente të tjera banimi;
– në ambiente me fjetje dhe mëngjes;
– në katering dhe përdorime të
ngjashme jo për shitje.
• Mos përdorni asnjë pajisje mekanike
apo mjete artificiale për të përshpejtuar
shkrirjen e akullit.
• Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si
makinë akulloresh) brenda pajisjeve
ftohëse, për sa kohë që nuk janë
përshtatur për këtë nga prodhuesi.
• Mos e dëmtoni qarkun e lëndës
ftohëse.
• Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që
ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes,
është një gaz natyror me një nivel të
lartë pajtueshmërie me ambientin, por
që është gjithsesi i ndezshëm.
Gjatë transportimit dhe instalimit të
pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët
e qarkut ftohtës të mos dëmtohet.
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
– shmangni flakët e hapura dhe
burimet ndezëse
– ajrosni tërësisht dhomën në të cilën
ndodhet pajisja
• Është e rrezikshme të ndryshoni
specifikimet apo të përpiqeni ta
modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë
të mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar
në kabllo mund të shkaktojë qark të
shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.
www.electrolux.com
4
• Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes
• Mos hiqni dhe mos prekni sende nga
• Shmangni ekspozimin e gjatë të pajisjes
• Llambushkat (nëse janë parashikuar) e
1.3 Përdorimi i përditshëm
• Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët
• Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe
• Mos vendosni produkte ushqimore
PARALAJMËRIM
Çdo komponent elektrik (kabllo i
ushqimit, spina, kompresori)
duhet të zëvendësohet nga një
agjent i certifikuar shërbimi ose
nga një personeli i kualifikuar i
shërbimit për të shmangur
rreziqet.
1.
Kablloja e ushqimit nuk duhet të
zgjatet.
2.
Sigurohuni që spina nuk është
shtypur apo dëmtuar nga pjesa e
pasme e pajisjes. Një prizë e
shtypur apo e dëmtuar mund të
mbinxehet e mund të shkaktojë
zjarr.
3.
Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë
lehtësisht e arritshme.
4.
Mos e tërhiqni spinën nga kablloja.
5.
Nëse priza e ushqimit është e liruar,
mos futni në të spinën elektrike. Ka
rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
6.
Nuk duhet ta vini në punë pajisjen
pa kapakun e llambës (nëse është
parashikuar) së ndriçimit të
brendshëm.
kur e lëvizni atë.
dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të
njoma, pasi kjo mund të shkaktojë
dëmtim të lëkurës ose djegie të
shkaktuara nga bryma/ngrirësi.
në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
përdorura në këtë pajisje janë llamba të
posaçme të përzgjedhura vetëm për
përdorim në pajisje elektro-shtëpiake.
Ato nuk janë të përshtatshme për t'u
përdorur për ndriçim dhome.
plastike të pajisjes.
lëng të ndezshëm, pasi këto mund të
shpërthejnë.
drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit
që ndodhet në murin e pasmë. (Nëse
pajisja është Pa formim bryme)
• Ushqimet e ngrira nuk duhet të
ringrihen nëse janë shkrirë njëherë.
• Ushqimet e ngrira të paketuara
paraprakisht, ruajini në pajisje sipas
udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit.
• Këshillat e prodhuesit të pajisjes për
ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni
me përpikmëri. Këshillohuni me
udhëzimet përkatëse.
• Mos vendosni pije të gazuara ose
shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes,
pasi këto krijojnë presion brenda
shishes dhe mund të shpërthejnë, gjë
që do të dëmtojë pajisjen.
• Kubet e akullit mund të shkaktojnë
djegie nëse konsumohen direkt nga
pajisja.
1.4 Kujdesi dhe pastrimi
• Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe
hiqeni nga priza.
• Mos e pastroni pajisjen me objekte
metalike.
• Mos përdorni objekte me majë për të
hequr brymën nga pajisja. Përdorni një
kruajtëse plastike.
• Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të
frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i
ngrirë. Nëse është e nevojshme,
pastroni filtrin e kullimit. Nëse tubi
kullues është i bllokuar, uji do të
mblidhet në fundin e pajisjes.
1.5 Instalimi
Për lidhjet elektrike ndiqni me
kujdes udhëzimet e dhëna në
paragrafët e veçantë.
• Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni
nëse ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen
nëse ajo është e dëmtuar. Raportoni
menjëherë dëmtimet e mundshme në
vendin ku keni blerë pajisjen. Në këtë
rast, ruajeni paketimin.
• Është e këshillueshme të prisni të
paktën katër orë përpara se të lidhni
pajisjen, për t'i lejuar vajit të rrjedhë në
kompresor.
• Rrotull pajisja duhet të ketë një
qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, pasi
mungesa e tij do të shkaktonte
mbinxehje. Për të arritur ventilim të
mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet
përkatëse për instalimin.
• Aty ku është e mundur, pjesa e pasme
e produktit duhet të vendoset pas murit
për të shmangur prekjen ose kapjen e
pjesëve të nxehta (kompresorit,
kondensatorit), e për të shmangur
djegie të mundshme.
• Pajisja nuk duhet vendosur pranë
radiatorëve apo sobave.
• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme
pas montimit të pajisjes.
• Lidheni vetëm me ujë të pijshëm (Nëse
nuk parashikohet lidhja me ujin).
1.6 Shërbimi
• Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme
për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet
kryer nga një elektriçist i kualifikuar ose
nga një person i aftë.
• Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet
nga një Qendër e autorizuar Shërbimi,
2. FUNKSIONIMI
SHQIP5
si dhe duhen përdorur vetëm pjesë
këmbimi origjinale.
1.7 Mbrojtja e Mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që
mund të dëmtojnë shtresën e
ozonit në qarkun e ftohësit apo në
materialet izoluese. Pajisja nuk
duhet të hidhet së bashku me
plehrat e tjera të qytetit. Shkuma
izoluese përmban gazra të
ndezshëm: pajisja duhet të hidhet
në përputhje me rregullat e
zbatueshme të vendosura nga
autoritetet tuaja lokale. Shmangni
dëmtime në njësinë ftohëse,
veçanërisht në pjesën e pasme
pranë shkëmbyesit të nxehtësisë.
Materialet e përdorura për këtë
pajisje që kanë simbolin
riciklueshme.
janë të
2.1 Ndezja
Futni spinën në prizën e murit.
Rrotullojeni Rregullatorin e temperaturës
në drejtim orar në një përzgjedhje
mesatare.
2.2 Fikja
Për të fikur pajisjen, rrotulloni rregullatorin
e Temperaturës në pozicionin "O".
2.3 Rregullimi i temperaturës
Temperatura rregullohet automatikisht.
Për të venë pajisjen në funksionim,
veproni si vijon:
• rrotulloni Rregullatorin e temperaturës
drejt një përzgjedhjeje më të ulët, për të
përftuar minimumin e ftohtësisë.
• rrotulloni Rregullatorin e temperaturës
drejt një përzgjedhjeje më të lartë, për
të përftuar maksimumin e ftohtësisë.
Një përzgjedhje mesatare është
përgjithësisht përzgjedhja më e
përshtatshme.
Gjithsesi, përzgjedhja e saktë duhet të
zgjidhet duke mbajtur parasysh se
temperatura brenda në pajisje varet nga:
• temperatura e dhomës
• shpeshtësia e hapjes së derës
• sasia e ushqimit të depozituar
• vendndodhja e pajisjes.
Nëse temperatura e ambientit
është e lartë ose nëse pajisja
është mbushur plot, dhe pajisja
është vendosur në temperaturën
më të ulët, ajo mund të punojë pa
pushim duke shkaktuar formimin e
ngricës në murin e pasmë. Në
këtë rast, rregullatori i
temperaturës duhet vendosur në
një përzgjedhje më të lartë për të
lejuar shkrirjen automatike dhe si
rrjedhojë reduktimin e konsumit të
energjisë.
www.electrolux.com
6
3. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
3.1 Përpara përdorimit të parë
Përpara së të përdorni pajisjen për herë të
parë, pastroni pjesën e saj të brendshme
dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë
të vakët dhe pak sapun natyral për të
hequr erën tipike të një produkti të ri, e
më pas thajeni tërësisht.
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto mund
të dëmtojnë pjesët e lëmuara.
3.2 Ngrirja e ushqimeve të
freskëta
Dhomëza e ngrirësit është e
përshtatshme për të ngrirë ushqime të
freskëta si dhe për të ruajtur ushqime të
ngrira për një kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqim të freskët aktivizoni
Action Freeze funksionin të paktën 24 orë
përpara se të vendosni ushqimin për t'u
ngrirë në pjesën e ngrirjes.
Vendosni ushqimin e freskët që do të
ngrini në dhomëzën e poshtme.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë, është specifikuar në
etiketën e parametrave, të vendosur
brenda pajisjes.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqime të tjera për
t’u ngrirë.
3.3 Depozitimi i ushqimeve të
ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas
një periudhe jashtë përdorimit, përpara se
të futni produkte në dhomëz, lëreni
pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në
përzgjedhjen më të lartë.
Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, për shembull si
pasojë e ikjes së korrentit dhe
nëse kjo ka zgjatur në kohë më
shumë se vlera e shfaqur në
tabelën e të dhënave teknike në
pikën "koha në rritje", ushqimi i
shkrirë duhet të konsumohet
shpejt ose të gatuhet menjëherë e
më pas të mund të rivendoset në
ngrirje (jo të nxehtë, por pasi të
jetë ftohur).
3.4 Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të
përdoren, mund të shkrihen në dhomëzën
ftohëse ose në temperaturën e dhomës,
në varësi të kohës në dispozicion për këtë
proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të
gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira,
direkt nga ngrirësi: në këtë rast, gatimi do
të zgjasë më shumë.
3.5 Prodhimi i kubeve të akullit
Kjo pajisje është e pajisur me një ose më
shumë kuti të posaçme për prodhimin e
kubeve të akullit. Mbushini këto kuti me
ujë, më pas futini në dhomëzën e ngrirjes.
Mos përdorni vegla metalike për
të hequr kutitë nga ngrirësi.
3.6 Akumulatorët e ftohtësisë
Një ose më shumë akumulatorë të ftohtë
janë në ngrirës; këto rrisin gjatësinë e
kohës që do të ruhet ushqimi në rast të
ikjes së dritave ose defekti.
3.7 Treguesi i temperaturës
Kjo pajisje shitet në Francë.
Në përputhje me rregulloret në
fuqi në këtë shtet ajo duhet të
pajiset me një mekanizëm të
veçantë (shih figurën) që vendoset
në ndarjen e poshtme të frigoriferit
për të treguar zonën më të ftohtë
të tij.
3.8 Raftet e lëvizshme
3.9 Vendosja e rafteve të derës
SHQIP7
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një
sërë shinash, në mënyrë që raftet të mund
të vendosen sipas dëshirës.
Për të lejuar ruajtjen e pakove të ushqimit
me madhësi të ndryshme, raftet e derës
mund të vendosen në lartësi të ndryshme.
Për të bërë këto rregullime, veproni si
vijon:
tërhiqni gradualisht raftin në drejtim të
shigjetave derisa të lirohet, dhe më pas
rivendoseni sipas dëshirës.
1
2
3.10 Kontrolli i lagështisë
Rafti prej xhami përmban një mekanizëm
me kanale (të rregullueshme nëpërmjet një
leve rrëshqitëse), i cili mundëson
rregullimin e temperaturës në sirtarin(-ët) e
zarzavateve.
Kur vrimat e ventilimit janë të mbyllura:
përmbajtja e lagështisë natyrore të
ushqimit tek dhomëzat e frutave dhe
zarzavateve ruhet për një kohë më të
gjatë.
Kur vrimat e ventilimit janë të hapura:
një qarkullim ajri më i madh sjell më pak
përmbajtje lagështie në dhomëzat e
frutave dhe zarzavateve.
www.electrolux.com
8
4. UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
4.1 Këshilla për kursimin e
energjisë
• Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit
ose mos e lini atë absolutisht të hapur
më shumë se ç'duhet.
• Nëse temperatura e ambientit është e
lartë, Rregullatori i Temperaturës është
vendosur në përzgjedhjen më të lartë
dhe pajisja është e mbushur plot,
kompresori mund të punojë pa pushim
duke shkaktuar formimin e ngricës ose
akullit në aparatin e avullimit. Nëse kjo
gjë ndodh, rrotulloni Rregullatorin e
Temperaturës drejt një përzgjedhjeje
më të ulët për të lejuar shkrirjen
automatike dhe si rrjedhojë kursimin e
konsumit të energjisë.
4.2 Këshilla për ftohjen e
ushqimeve të freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
• mos depozitoni ushqime të ngrohta apo
lëngje që avullojnë në ftohës;
• mbuloni me kapak ose mbështillni
ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë
të fortë;
• vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë
që ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij.
4.3 Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme:
Mish (të gjitha llojet) : mbështillini në qeska
polietileni dhe vendosini mbi raftin e
xhamit që ndodhet mbi sirtarin e
perimeve.
Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më
shumë se një ose dy ditë.
Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj..:
këto duhet të mbulohen dhe mund të
vendosen në çdo raft.
Frutat dhe perimet: këto duhet të
pastrohen mirë dhe të vendosen në
sirtarin e posaçëm.
Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen
në mbajtëset e posaçme hermetike ose të
mbështjella në letër alumini ose qeska prej
polietileni, për të lejuar brenda sa më pak
ajër të jetë e mundur.
Shishet e qumështit: këto duhet të kenë
një kapak dhe duhet të vendosen në
mbajtësen e shisheve tek dera.
Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat,
nëse nuk janë të paketuara, nuk duhet të
mbahet në ftohës.
4.4 Këshilla për ngrirjen
Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të
madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni
disa këshilla të rëndësishme:
• sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë. është shfaqur në
tabelën e vlerave;
• procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk
duhet shtuar ushqim tjetër për t'u ngrirë
gjatë kësaj periudhe;
• ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të
lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë;
• përgatitni ushqimin në racione të vogla
për të mundësuar ngrirjen e tij të
shpejtë dhe të plotë si dhe për të bërë
të mundur si rrjedhojë shkrirjen e tij në
sasinë e dëshiruar;
• mbështilleni ushqimin me letër alumini
ose polietileni dhe sigurohuni që
paketimi të jetë hermetik;
• mos lejoni ushqimet e freskëta, të
pangrira, të prekin ushqimet që janë
tashmë të ngrira, në mënyrë që të
shmangni një rritje temperature të
këtyre të fundit;
• ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe
më gjatë se ushqimet e yndyrshme;
kripa redukton jetëgjatësinë e ruajtjes
së ushqimit;
• akujt e ujit, nëse konsumohen
menjëherë pas nxjerrjes nga dhomëza e
ngrirjes, mund të shkaktojnë djegie të
lëkurës nga ngrirja;
• është e këshillueshme të shënoni në
çdo pako ushqimi të ngrirë datën e
ngrirjes, për të pasur parasysh kohën e
ruajtjes.
4.5 Këshilla për depozitimin e
ushqimeve të ngrira
Për të arritur një rendiment sa më të lartë
nga kjo pajisje, duhet:
• të siguroheni që ushqimet e ngrira që
keni blerë të jenë ruajtur siç duhet nga
shitësi;
• të siguroheni që ushqimet e ngrira të
transportohen nga dyqani në ngrirës
brenda një kohe sa më të shkurtër;
• të mos e hapni shpesh derën e
frigoriferit ose mos e lini atë hapur më
shumë se ç’duhet;
5. KUJDESI DHE PASTRIMI
SHQIP9
• pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet
shpejt dhe nuk mund të ngrihet sërish;
• mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të
përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
KUJDES
Shkëputeni nga korrenti pajisjen
përpara se të kryeni çdo veprim
mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbure
brenda njësisë ftohëse; për këtë
arsye, mirëmbajtja dhe rimbushja
duhet të kryhen vetëm nga teknikë
të autorizuar.
5.1 Procedura e larjes së
shpërndarësit të ujit
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
• pastroni brendësinë dhe aksesorët me
ujë të vakët dhe me pak sapun.
• kontrolloni rregullisht bravat e derës dhe
pastrojini ato për t’u siguruar që janë të
pastra dhe nuk kanë papastërti.
• shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
Mos tërhiqni, lëvizni apo dëmtoni
asnjë tub dhe/ose kabllot brenda
kabinetit.
Mos përdorni kurrë detergjent,
pluhura gërryese, produkte
pastruese me shumë erë të mirë
ose pastrues me dyllë për të
pastruar brendësinë e pajisjes,
pasi këto mund të dëmtojnë
sipërfaqet dhe mund të lënë një
erë të fortë.
Pastroni kondensatorin (skarën e zezë)
dhe kompresorin në pjesën e pasme të
pajisjes, me një furçë. Ky veprim do të
përmirësojë rendimentin e pajisjes dhe do
të kursejë konsumin e energjisë.
Kujdesuni që të mos dëmtoni
sistemin ftohës.
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine
përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/
dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në
këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që
veshja e jashtme e kësaj pajisjeje të
pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me
pak lëng larës.
Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me
ushqimin kryesor.
www.electrolux.com
10
5.2 Shkrirja e frigoriferit
5.3 Shkrirja e ngrirësit
Një sasi e caktuar ngrice do të formohet
gjithmonë në raftet e ngrirësit dhe rreth e
përqark dhomëzës së sipërme.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës
arrin një trashësi prej 3-5 mm.
Bryma eliminohet automatikisht nga
avulluesi i dhomëzës së frigoriferit sa herë
që kompresori i motorit ndalon, gjatë
përdorimit normal. Uji i shkrirjes
shkarkohet nëpërmjet një vrime kullimi
brenda një mbajtëseje të posaçme që
ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes,
mbi kompresorin e motorit, ku dhe
avullon.
Është e rëndësishme të pastroni
periodikisht vrimën e shkarkimit të ujit të
shkrirjes që ndodhet në mes të kanalit të
dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar
që uji të rrjedhë e të pikojë mbi ushqimin
brenda.
Rreth 12 orë para shkrirjes,
vendoseni rregullatorin e
Temperaturës në përzgjedhjet më
të larta, në mënyrë që të formohet
një rezervë e mjaftueshme ftohjeje
për ndërprerjen e operacionit.
SHQIP11
Për të hequr brymën e formuar, ndiqni
udhëzimet e mëposhtme:
1.
Fikni pajisjen.
2.
Hiqni çdo ushqim nga brenda,
paketojini me disa shtresa gazete dhe
vendosini në një vend të freskët.
KUJDES
Mos i prekni me duar të lagura
ushqimet e ngrira. Këto ushqime
mund të ngrijnë duart.
3.
Lëreni derën hapur dhe vendoseni
kruajtësen plastike në shtresën e
përshtatshme në bazamentin e
qendrës, duke vendosur një tas
poshtë për të mbledhur ujin e shkrirë.
Për të shpejtuar procesin e
shkrirjes, vendosni një tenxhere
me ujë të ngrohtë në dhomëzën e
ngrirësit. Përveç kësaj, hiqni
copëzat e akullit që plasariten
përpara se të ketë përfunduar
shkrirja.
4.
Kur shkrirja të ketë përfunduar, thani
pjesën e brendshme mirë dhe
mbajeni kruajtësen për ta përdorur
sërish në të ardhmen.
5.
Ndizni pajisjen.
6.
Pas dy ose tre orësh, rivendosni
brenda në dhomëz ushqimet që
hoqët më parë.
5.4 Kohë të gjata mos-përdorimi
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
gjata, merrni masat paraprake të
mëposhtme:
• shkëputeni pajisjen nga energjia
elektrike;
• nxirrni jashtë gjithë ushqimet;
Mos përdorni kurrë vegla të mprehta
metalike për të kruar brymën nga
avulluesi, pasi mund ta dëmtoni atë.
Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo
mjet artificial për të përshpejtuar procesin
e shkrirjes, veç atyre të rekomanduara
nga prodhuesi.
Ngritja e temperaturës së pakove të
ushqimit të ngrirë, gjatë shkrirjes, mund të
shkurtojë jetëgjatësinë e ruajtjes së
ushqimit.
• shkrini (nëse është parashikuar) dhe
pastroni pajisjen dhe gjithë aksesorët e
saj
• lëreni derën/dyert pak hapur për të
shmangur formimin e erërave të
pakëndshme.
Nëse pajisjen do ta mbani të ndezur,
kërkojini dikujt të kontrollojë herë pas herë
www.electrolux.com
12
për të shmangur prishjen e ushqimit
brenda, në rast të luhatjeve elektrike.
6. SI TË VEPROJMË NËSE…
PARALAJMËRIM
Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë
nga priza.
Vetëm elektricistët e kualifikuar
ose personat kompetentë duhet
të merren me rregullimet apo
defektet që nuk janë në këtë
manual.
Gjatë përdorimin normal dëgjohen
disa tinguj (nga kompresori,
qarkullimi i lëndës ftohëse).
ProblemiShkaku i mundshëmZgjidhja
Pajisja nuk punon.
Pajisja është e fikur.Ndizni pajisjen.
Llambushka nuk
punon.
Spina nuk është futur mirë
Futeni spinën mirë në prizë.
në prizë.
Pajisja nuk ka korrent. Në
prizën kryesore nuk kalon
tension.
Lidhni një pajisje tjetër
elektrike në prizë.
Kontaktoni një elektricist të
kualifikuar.
Llambushka nuk
punon.
Llambushka është me
Llambushka është në
modalitetin stand-by.
defekt.
Mbylleni dhe hapeni derën.
Shihni kapitullin
"Zëvendësimi i
llambushkës".
Kompresori punon
pa ndërprerje.
Dera nuk është mbyllur
Dera është hapur shumë
Temperatura e produktit
Nuk është vendosur
temperatura e duhur.
mirë.
shpesh.
është shumë e lartë.
Vendosni një temperaturë
më të lartë.
Shihni kapitullin "Mbyllja e
derës".
Mos e lini derën të hapur
më gjatë se ç'duhet.
Lëreni temperaturën e
produktit të bjerë në
temperaturën e ambientit,
përpara se ta futni në
pajisje.
Temperatura e ambientit
është shumë e lartë.
Në pllakëzën e
pasme të ftohësit
rrjedh ujë.
Gjatë procesit automatik
të shkrirjes, bryma shkrin
në pllakëzën e pasme.
Ulni temperaturën e
ambientit.
Është proces normal.
ProblemiShkaku i mundshëmZgjidhja
Brenda në frigorifer
rrjedh ujë.
Produktet e pengojnë ujin
Uji rrjedh në
dysheme.
Tubi i daljes së ujit është
bllokuar.
të rrjedhë në kolektorin e
ujit.
Uji i shkrirë që del jashtë
nuk shkon në depozitën
avulluese që ndodhet mbi
Pastroni tubin.
Sigurohuni që produktet të
mos prekin pllakën e
pasme.
Bashkoni tubin e daljes së
ujit të shkrirë me depozitën
avulluese.
kompresor.
Temperatura në
pajisje është tepër e
Temperatura nuk është
vendosur siç duhet.
Vendosni një temperaturë
më të lartë/më të ulët.
ulët/e lartë.
Temperatura në
frigorifer është tepër
Në pajisje nuk qarkullon
ajër i ftohtë.
Sigurohuni që në pajisje të
qarkullojë ajër i ftohtë.
e lartë.
Temperatura në
ngrirës është tepër e
lartë.
Ka shumë brymë.Ushqimi nuk është
Dera nuk është mbyllur
Rregulluesi i temperaturës
Produktet janë tepër afër
me njëra-tjetrën.
paketuar siç duhet.
mirë.
nuk është regjistruar si
Vendosini produktet në
mënyrë të tillë që ajri i ftohtë
të mund të qarkullojë.
Paketojeni ushqimin në
mënyrë të saktë.
Shihni kapitullin "Mbyllja e
derës".
Vendosni një temperaturë
më të lartë.
duhet.
SHQIP13
6.1 Zëvendësimi i llambës
6.2 Mbyllja e derës
1.
Pastroni guarnicionin e derës.
1.
Shkëputeni spinën e pajisjes nga priza
e rrjetit elektrik.
2.
Hiqni vidhën nga kapaku i llambës.
3.
Hiqni kapakun e llambës (referojuni
ilustrimit).
4.
Zëvendësojeni llambën e përdorur me
një llambë të re të së njëjtës fuqi dhe
të projektuar enkas për pajisjet
elektroshtëpiake. (fuqia maksimale
tregohet në kapakun e llambës).
5.
Montoni kapakun e llambës.
6.
Shtrëngoni vidhën te kapaku i
llambës.
7.
Futeni në prizë pajisjen.
8.
Hapni derën. Sigurohuni që llamba
ndizet.
2.
Nëse është e nevojshme, rregulloni
derën. Shihni paragrafin "Instalimi".
www.electrolux.com
14
3.
Nëse është e nevojshme,
zëvendësoni guarnicionet defektoze
7. INSTALIMI
të derës. Lidhuni me Qendrën e
Shërbimit.
PARALAJMËRIM
Lexoni me kujdes kapitullin "Të
dhëna për sigurinë" për sigurinë
tuaj si dhe për një përdorim të
saktë të pajisjes, përpara se të
instaloni atë.
7.1 Pozicionimi
Instalojeni këtë pajisje në një vend ku
temperatura e ambientit përputhet me
klasën e klimës që tregohet në tabelën e
vlerave në pajisje:
Klasa
e
klimës
SN+10°C deri + 32°C
N+16°C deri + 32°C
ST+16°C deri + 38°C
T+16°C deri + 43°C
Temperatura e ambientit
7.2 Lidhja elektrike
Përpara se ta futni pajisjen në prizë,
sigurohuni që voltazhi dhe frekuenca që
tregohet në tabelën e vlerave përputhet
me të dhënat e rrymës së shtëpisë tuaj.
Pajisja duhet tokëzuar. Spina e
kabllitkabllos tsë ushqimit është e pajisur
me një kontakt, pikërisht për këtë qëllim.
Nëse spina e ushqimit të shtëpisë nuk
është e tokëzuar, lidheni pajisjen në një
prizë të veçuar të tokëzuar në përputhje
me rregullat në fuqi, duke u këshilluar me
një elektriçistelektricist.
Prodhuesi refuzon të marrë përsipër gjithë
përgjegjësinë nëse nuk ndiqen masat
paraprake të mësipërme.
Kjo pajisja është në përputhje me E.E.C. Direktivat
7.3 Ndryshimi i kahut të derës
Dera e pajisjes hapet nga e djathta. Për të
hapur derën nga e majta, ndiqni këta
hapa përpara se të instaloni pajisjen.
• Lironi dhe hiqni kunjin e sipërm.
• Hiqni derën e sipërme.
• Hiqni ndarësen.
7.4 Nevojat për ventilim
SHQIP15
• Lironi menteshën e mesit.
• Hiqni derën e poshtme.
• Lironi dhe hiqni kunjin e poshtëm.
Në krahun e kundërt:
• Shtrëngoni kunjin e poshtëm.
• Montoni derën e poshtme.
• Shtrëngojeni menteshën e mesit.
• Instaloni ndarësen.
• Montoni derën e sipërme.
• Shtrëngoni kunjin e sipërm.
5 cm
min.
200 cm
2
7.5 Instalimi i pajisjes
KUJDES
Sigurohuni që kablloja kryesore e
ushqimit të lëvizë lirshëm.
min.
200 cm
Qarkullimi i ajrit mbrapa pajisjes duhet të
jetë i mjaftueshëm.
2
Ndiqni hapat e mëposhtëm:
www.electrolux.com
16
Nëse është e nevojshme, priteni shiritin
ngjitës dhe vendoseni në pajisje siç
x
tregohet në figurë.
x
Instaloni pajisjen në folenë përkatëse.
Shtyjeni pajisjen në drejtim të shigjetës
(1) derisa kapaku i sipërm të ndalojë pas
dollapit të kuzhinës.
2
Shtyjeni pajisjen në drejtim të shigjetës
(2) pas dollapit në të kundërt të
menteshës.
1
4 mm
44 mm
Sistemoni pajisjen në folenë përkatëse.
Sigurohuni që largësia midis pajisjes dhe
pjesës ballore të dollapit të jetë 44 mm.
Kapaku i menteshës së poshtme (në
çantën e aksesorëve) siguron që
largësia midis mobilieve të kuzhinës dhe
pajisjes është e saktë.
Sigurohuni që boshllëku midis pajisjes
dhe pjesës ballore të dollapit të jetë 4
mm.
Hapni derën. Vendoseni kapakun e
menteshës së poshtme në vend.
SHQIP17
Fiksojeni pajisjen në folenë përkatëse
me 4 vidha.
I
I
Hiqni pjesën e duhur nga kapaku i
menteshës (E). Sigurohuni që të hiqni
pjesën DX, në rast të vendosjes së
menteshës në të djathtë, dhe SX në
rastin e kundërt.
Vendosini kapakët (C, D) në zgavrat dhe
vrimat e menteshës.
Montoni rrjetën e ventilimit (B).
C
D
E
E
Vendosini kapakët e menteshës (E) në
menteshë.
B
www.electrolux.com
18
Nëse pajisja duhet të lidhet anash në
derën e mobilies së kuzhinës:
1.
Lironi vidhat e pjesës (G) dhe
shtyjeni pjesën (G) deri te mobilia e
G
H
kuzhinës.
2.
Shtrëngoni vidhat e pjesës (G)
sërish.
3.
Vendosini pjesën (H) te pjesa (G).
Shkëputni pjesët (Ha), (Hb), (Hc) dhe
(Hd).
ca. 50 mm
ca. 50 mm
Montoni pjesën (Ha) në pjesën e
brendshme të dollapit të kuzhinës.
90°
21 mm
90°
21 mm
Hc
Ha
8 mm
Hb
8 mm
SHQIP19
Shtyni pjesën (Hc) në pjesën (Ha).
Hapni derën e pajisjes dhe derën e
dollapit të kuzhinës në një kënd 90°.
Vendosni kuadratin e vogël (Hb) në
udhëzuesin (Ha).
Bashkoni derën e pajisjes dhe derën e
dollapit dhe shënoni vrimat.
Ha
Hiqni mbajtëset dhe shënoni një largësi
prej 8 mm nga qoshja e jashtme e derës
ku duhet të futet gozhda (K).
K
Ha
www.electrolux.com
20
Hb
Vendoseni kuadratin e vogël në
udhëzues sërish dhe fiksojeni atë me
vidhat e marra bashkë me pajisjen.
Drejtoni derën e dollapit të kuzhinës dhe
derën e pajisjes duke rregulluar pjesën
(Hb).
Hb
Shtyni pjesën (Hd) në pjesën (Hb).
Bëni një kontroll përfundimtar për t'u
siguruar që:
• Të gjitha vidat janë shtrënguar.
• Shiriti ngjitës është puthitur mirë në
dollap.
• Dera hapet dhe mbyllet mirë.
Hd
8. ZHURMAT
Gjatë funksionimit normal dëgjohen disa
zhurma (nga kompresori, qarkullimi i
lëndës ftohëse).
OK
SSSRR
HISSS!
BLUBB!
R!
CLICK!
BRRR!
CRACK!
SHQIP21
SSSRRR!
HISSS!
BLUBB!
SSSRRR!
HISSS!
BLUBB!
CLICK!
BRRR!
CLICK!
BRRR!
CRACK!CRACK!
Loading...
+ 47 hidden pages
You need points to download manuals.
1 point = 1 manual.
You can buy points or you can get point for every manual you upload.