WHIRLPOOL GOW 7523/WH User Manual [sq]

 

 

 

 

 

 

 

SQ

UDHËZIME SIGURIE

 

E RËNDËSISHME PËR T'U LEXUAR DHE NDJEKUR

Manualin e plotë shkarkojeni në adresën - http:// docs.whirlpool.eu - ose telefononi në numrin e

telefonit që gjeni në broshurën e garancisë

Para përdorimit të pajisjes lexoni këto udhëzime sigurie. Ruajini ato të disponueshme, për t'iu referuar më vonë.

Këto udhëzime dhe vetë pajisje përmbajnë paralajmërime të rëndësishme sigurie që duhen respektuar gjithë kohën. Prodhuesi refuzon çdo përgjegjësi në rast se nuk janë ndjekur këto udhëzime sigurie, në rast përdorimi të papërshtatshëm të pajisjes ose vendosje e pasaktë e komandave.

Këto udhëzime janë tv vlefshme nëse simboli i shtetit shfaqet në pajisje. Nëse simboli nuk shfaqet në pajisje, duhet t'i referoheni udhëzimeve teknike që përmbajnë udhëzimet e nevojshme lidhur me modifikimin e pajisjes sipas kushteve të përdorimit të vendit.

KUJDES : Gjatë përdorimit të pajisjes së gatimit me gaz prodhohet nxehtësi, lagështi dhe produkte djegëse në dhomën ku është instaluar pajisja. Sigurohuni që kuzhina është e ajrosur mirë, veçanërisht kur pajisja është në përdorim: vrimat e ajrimit natyral mbajini të hapura ose instaloni një pajisje mekanike për ajrimin (aspirator mekanik). Përdorimi i gjatë intensiv i pajisjes mund të kërkojë ajrim shtesë, për shembull hapje të dritares ose një ajrim më efektic që rrit nivelin e ajrimit mekanik, atje ku është e mundur.

PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet të bëni kujdes për të shmangur prekjen e elementëve nxehës. Fëmijët nën 8 vjeç duhet të mbahen larg, nëse nuk janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.

PARALAJMËRIM : Nëse sipërfaqja e pianurës është e krisur, mos e përdorni pajisjen – rrezik goditjeje elektrike.

PARALAJMËRIM : Rrezik zjarri: Mos vendosni objekte mbi sipërfaqet e gatimit.

KUJDES : Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret. Një procesishkurtërgatimiduhettëmbikëqyretvazhdimisht. PARALAJMËRIM : Gatimi pa mbikëqyrje në një pianurë me yndyrë ose vaj mund të jetë i rrezikshëm - rrezik zjarri. Mos u përpiqni ASNJËHERË ta fikni zjarrin me ujë, por fikni pajisjen dhe më pas mbuloni flakën, p.sh. me një kapak ose një mbulesë zjarri.

Mos e përdorni pianurën si plan pune ose mbështetëse. Mbani rrobat ose materialet e tjera të djegshme larg nga pajisja, derisa të gjitha pjesët përbërëse të jenë ftohur plotësisht - rrezik zjarri.

Nëse të dhënat në këtë manual nuk ndiqen me saktësi, si pasojë mund të shkaktohet zjarr ose shpërthim, që mund të dëmtojnë pronën ose të lëndojnë njerëz.

 Fëmijët shumë të vegjël (0-3 vjeç) duhet të mbahen larg pajisjes. Fëmijët e vegjël (3-8 vjeç) duhet të mbahen larg pajisjes, nëse nuk janë të mbikëqyrur. Fëmijët nga 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi të reduktuara fizike, ndjesore ose mendore, ose ata me mungesë përvoje dhe njohurish, mund ta përdorin këtë pajisje vetëm nëse mbikëqyren ose nëse janë udhëzuar për përdorimin e sigurt si dhe kuptojnë rreziqet e mundshme. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga ana e përdoruesit nuk duhet të bëhet nga fëmijë pa mbikëqyrje.

KUJDES : Në rast se thyhet qelqi i planit nxehës:- fikni menjëherë gjithë djegësit dhe çdo element nxehës elektrik si dhe izolojeni pajisjen nga ushqimi elektrik; - mos e prekni pajisjen. -mos e përdorni pajisjen.

Kapaku prej qelqi mund të thyhet nëse nxehet. Fikni gjithë djegësit dhe pllakat elektrike para se të mbyllni kapakun. Mos e mbyllni kapakun kur djegësi është i ndezur.

PËRDORIMI I LEJUAR

KUJDES: kjo pajisje nuk është projektuar për t'u përdorur me një mekanizëm komutator të jashtëm, si p.sh. një kohëmatës ose një sistem të veçuar të telekomanduar.

Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur në shtëpi dhe përdorime të ngjashme, si: hapësira kuzhine për stafin në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune; shtëpi ferma; nga klientët në hotele, motele, dhoma me mëngjes dhe ambiente të tjera rezidenciale.

Nuk lejohet përdorim tjetër (p.sh. ngrohja e dhomës).

Kjo pajisje nuk është për përdorim profesional. Mos e përdorni këtë pajisje në ambiente të jashtme. Përdorni tenxhere dhe tiganë me gjerësi bazamenti të njëjtë me atë të djegësit ose pak më të mëdha (shihni tabelën përkatëse). Sigurohuni që tenxheret mbi skara, të mos dalin jashtë skajeve të pianurës.

Përdorimi i papërshtatshëm i skarave mund të shkaktojë dëme në pianurë: mos i vendosni skarat me kokë poshtë e mos i tërhiqni zvarrë mbi pianurë.

Mos e lini flakën e djegësve të dalë jashtë skajeve të tiganit.

Mos përdorni: Mos përdorni skara hekuri, pllaka guri të nxehtë, tenxhere dhe tiganë balte. Shpërndarës nxehtësie, si rrjeta metali ose çdo tip tjetër. Dy djegës njëkohësisht për një enë (p.sh. enë zjerëse për peshk).

Nëse ka kushte specifike lokale të furnizimit me gaz që e vështirësojnë ndezjen e djegësit, këshillohet ta përsërisni procesin me çelësin të vendosur tek përzgjedhja e flakës së vogël.

Në rast instalimi të një aspiratori mbi planin e gatimit, ju lutemi referojuni udhëzimeve të aspiratorit për ruajtjen e distancës së duhur.

Këmbëzat e gomuara mbrojtëse tek skara janë të rrezikshme për fëmijët e vegjël, të cilët mund të mbyten nëse i gëlltisin. Pasi të keni hequr skarat, ju lutemi sigurohuni që të gjitha këmbëzat janë montuar si duhet.

INSTALIMI

Pajisja duhet të trajtohet dhe të instalohet nga dy ose më shumë persona - rrezik lëndimi. Përdorni dorashka mbrojtëse për të shpaketuar dhe instaluar - rrezik prerjeje.

Instalimi, duke përfshirë furnizimin me ujë (nëse ka) dhe lidhjet elektrike, si dhe riparimet duhet të kryhen nga një teknik i kualifikuar. Mos riparoni ose zëvendësoni asnjë pjesë të pajisjes nëse nuk specifikohet ndryshe në manualin e përdoruesit. Mbajinifëmijëtlargvendittëinstalimit.Passhpaketimit të pajisjes, sigurohuni që të mos jetë dëmtuar gjatë transportit. Në rast problemesh, kontaktoni me shitësin ose pikët më të afërt të shërbimit pas shitjes. Pasi ta keni instaluar, mbeturinat e paketimit (pjesët plastike, ato prej bukëpeshku, etj.) duhet të ruhen në vende të paarritshme nga fëmijët - rrezik asfiksimi. Pajisja duhet të shkëputet nga korrenti përpara çdo procesi instalimi - rrezik goditjeje elektrike. Gjatë instalimit, sigurohuni që pajisje të mos dëmtojë kabllin e ushqimit - rrezik zjarri ose goditjeje elektrike. Vendoseni pajisjen në funksionim vetëm pasi instalimi të ketë përfunduar.

Lidhjet e gazit dhe ato elektrike duhet të kryhen në përputhje me rregulloret lokale.

PARALAJMËRIM : Modifikimet e pajisjes dhe metoda e instalimit janë thelbësore për përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe të saktë në gjithë vendet e tjera.

Përdorni rregullatorë presioni të përshtatshëm për presionin e gazit që jepet tek udhëzimet.

Dhoma duhet të jetë e pajisur me një sistem për jashtëqitjen e ajrit, i cili nxjerr jashtë çdo tym nga djegia. Ky sistem mund të përbëhet nga një aspirator ose një ventilatori elektrik që ndizet automatikisht sa herë që ndizet pajisje.

Dhoma duhet të ketë gjithashtu një qarkullim ajri të përshtatshëm, pasi ajri është i nevojshëm për djegien që ndodh normalisht. Fluksi i ajrit nuk duhet të jetë më pak se 2 m3/h për kW të fuqisë së instaluar.

Sistemi i qarkullimit të ajrit mund ta marrë ajrin direkt nga jashtë, me anën e një tubi me seksion të brendshëm prej të paktën 100 cm2; kjo vrimë nuk duhet të rrezikojë të bllokohet.

Sistemi mund të mundësojë gjithashtu edhe ajrin e nevojshëm për djegien jo të drejtpërdrejtë, përkatësisht nga dhomat pranë që janë të pajisura me tuba për qarkullimin e ajrit, siç përshkruhet më sipër. Megjithatë, këto dhoma nuk duhet të jenë dhoma të përbashkëta, dhoma gjumi apo dhoma që mund të paraqesin rrezik zjarri.

Gazi i naftës së lëngët (LPG) bie në dysheme, pasi është më i rëndë se ajri. Për këtë arsye, dhomat që kanë cilindra LPG duhet të kenë gjithashtu edhe zgavra për daljen e gazit, në rast se ka rrjedhje. Si rrjedhojë, cilindrat LPG, qofshin të mbushur pjesërisht ose plotësisht, nuk duhet të instalohen

ose të depozitohen në dhoma apo depo nën nivelin e tokës (bodrume, etj.). Këshillohet që në dhomë të mbani vetëm cilindrin që keni në përdorim, të pozicionuar në mënyrë të tillë që të mos thithë nxehtësi nga burime të jashtme (furra, oxhakë, soba, etj. ) që mund ta rrisin temperaturën e cilindrit në mbi 50°C.

Kryeni punimet prerëse të dollapit para ndërfutjes së pajisjes në mobilie dhe pastroni gjithë ashklat dhe tallashin.

Nëse pajisja Nuk instalohet mbi një furrë, duhet të instalohet një panel ndarës (i papërfshirë) në dhomëzën nën pajisje.

Nëse keni vështirësi në rrotullimin e çelësave të djegësve, ju lutemi të kontaktoni Shërbimin e Pas-shitjeve për zëvendësimin e pjesës së djegësit nëse ka defekt.

Zgavrat e ajrimit dhe shpërndarjes së nxehtësisë nuk duhet të mbulohen asnjëherë.

LIDHJA E GAZIT

PARALAJMËRIM : Para instalimit, sigurohuni që kushtet lokale të shpërndarjes (natyra dhe presioni i gazit) dhe rregullimi i pajisjes të përputhen.

Kontrolloni që presioni i furnizimit me gaz të jetë në përputhje me vlerat e dhëna në Tabelën 1 („Specifikimet për djegësin dhe pipëzën“).

PARALAJMËRIM : Kushtet e rregullimit për këtë pajisje jepen në etiketë (ose në pllakën e të dhënave). PARALAJMËRIM : Kjo pajisje nuk është e lidhur me një mekanizëm për heqjen e produkteve djegës. Ajo duhet të instalohet dhe të lidhet në përputhje me rregulloret e instalimit. Vëmendje e veçantë i duhet dhënë kërkesave përkatëse lidhur me ajrimin. Nëse pajisja nuk është e lidhur me gazin e lëngshëm, vida rregulluese duhet të shtrëngohet sa më fort të jetë e mundur.

E RËNDËSISHME: Kur cilindri i gazit përshtatet, cilindri ose ena e gazit duhet të vendosen si duhet (pozicion vertikal).

PARALAJMËRIM : Ky proces duhet të kryhet nga një teknik i kualifikuar

Përdorni vetëm tuba metalikë fleksibël apo të fortë për lidhjen e gazit.

Lidhja me një tub të fortë (bakër ose çelik) Lidhja me sistemin e gazit duhet të kryhet në mënyrë të tillë që në pajisje të mos ushtrohet asnjë tendosje.Ka një tub të rregullueshëm në formë L-je që futet në rampën e furnizimit të pajisjes, i cili pajisjet me një guarnicion për të shmangur rrjedhjet. Guarnicioni duhet të zëvendësohet gjithmonë pas rrotullimit të pajimit të tubit (guarnicioni dorëzohet bashkë me pajisjen). Pajimi i tubit të furnizimit me gaz është një cilindër gazi i filetuar mashkull 1/2.

Lidhja e një tubi fleksibël prej inoksi me një pajim të filetuar Pajimi i tubit të furnizimit me gaz është një cilindër gazi i filetuar mashkull 1/2. Këta tuba duhet të instalohen në mënyrë të tillë që të mos jenë asnjëherë më të gjatë se 2000 mm kur zgjaten plotësisht. Pasi të jetë kryer lidhja, sigurohuni që tubi metalik fleksibël nuk prej asnjë pjesë të lëvizshme

WHIRLPOOL GOW 7523/WH User Manual

dhe nuk është i kompresuar. Përdorni vetëm tuba dhe guarnicione që përputhen me rregulloret aktuale kombëtare.

E RËNDËSISHME : Nëse përdorni tub inoksi, duhet të instalohet në mënyrë që të mos prekë asnjë pjesë mobilieje (p.sh.sirtar). Duhet të kalojë nëpër një zonë ku nuk ka pengesa dhe ku është e mundur të inspektoni gjatësinë e tij.

Pajisja duhet të lidhet me furnizimin kryesor të gazit ose me cilindrin e gazit në përputhje me rregulloret aktuale kombëtare. Para se të kryeni lidhjen, sigurohuni që pajisja të jetë në përputhje me furnizimin e gazit që dëshironi të përdorni. Nëse nuk është ky rasti, ndiqni udhëzimet e dhëna në paragrafin „Përshtatja me lloje të ndryshme gazi“.

Pas lidhjes me furnizimin me gaz, kontrolloni nëse ka rrjedhje me ujë me sapun. Ndizni djegësit dhe rrotulloni çelësat nga pozicioni maksimal 1* në pozicionin minimal 2* për të kontrolluar stabilitetin e flakës.

PËRSHTATJA ME LLOJE TË NDRYSHME GAZI

Në mënyrë që të përshtatni pajisjen me një lloj tjetër gazi nga ai që është i prodhuar posaçërisht për pajisjen (jepet në etiketën e të dhënave), ndiqni hapat përkatës sipas skemave të instalimit.

PARALAJMËRIME ELEKTRIKE

E RËNDËSISHME: Të dhënat lidhur me tensionin dhe thithjet e fuqisë jepen në pllakën e të dhënave. Kablli i rrymës duhet të jetë mjaft i gjatë për të lidhur pajisjen me strukturën, pasi të jetë vendosur në strukturë. Mos e tërhiqni kabllin e ushqimit me rrymë elektrike.

 Duhet të jetë e mundur të shkëputni pajisjen nga energjia elektrike duke hequr prizën nëse ajo është e arritshme, ose përmes një çelësi shumëpolësh të instaluar mbi spinën në përputhje me rregullat e lidhjeve elektrike, si dhe pajisja duhet të tokëzohet në përputhje me standardet kombëtare të sigurisë elektrike.

Mos përdorni kabllo zgjatues, spina të shumëfishta ose adaptorë. Pjesët elektrike përbërëse nuk duhet të jenë të qasshme nga përdoruesi pas instalimit. Mos e përdorni këtë pajisje kur jeni të njomë ose zbathur. Mos e vini në punë këtë pajisje, nëse ka të dëmtuar kabllin e korrentit ose spinën, nëse nuk punon si duhet ose nëse është dëmtuar apo rrëzuar.

Nëse kablli i ushqimit është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet me një tjetër identik nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose persona të kualifikuar, për të shmangur një rrezik të mundshëm - rrezik goditjeje elektrike.

PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA

PARALAJMËRIM: Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur dhe e shkëputur nga korrenti përpara se të kryeni çdo proces mirëmbajtjeje; mos përdorni asnjëherë pajisje pastrimi me avull - rrezik goditjeje elektrike.

Mos përdorni produkte gërryese, larës me bazë klori ose sfungjer kruajtës tiganësh.

MËNJANIMI I MATERIALEVE PAKETUESE

Materiali paketues është 100% i riciklueshëm dhe është i shënjuar me simbolin e riciklimit .

Për këtë arsye, pjesët e ndryshme të paketimit duhet të mënjanohen me përgjegjshmëri dhe në përputhje të plotë me rregulloret e autoriteteve lokale që menaxhojnë hedhjen e mbeturinave.

HEDHJA E PAJISJEVE SHTËPIAKE

Kjo pajisje është prodhuar me materiale të riciklueshme ose të ripërdorshme. Mënjanojeni atë në përputhje me rregulloret lokale të mënjanimit të mbeturinave. Për informacione të mëtejshme lidhur me trajtimin, restaurimin dhe riciklimin e pajisjeve elektrike shtëpiake, kontaktoni autoritetet lokale, shërbimin e grumbullimit për mbetjet shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë pajisjen. Kjo pajisje është shënuar në pajtim me Direktivën Evropiane 2012/19/EU, Mbetjet elektrike dhe të pajisjeve elektronike (WEEE).

Duke u siguruar që ky produkt do të mënjanohet si duhet, do të ndihmoni pasojat negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Simboli mbi produkt ose mbi dokumentacionin shoqërues tregon se nuk duhet të trajtohet si mbeturinë shtëpiake, por duhet të dërgohet në një qendër grumbullimi të specializuar për riciklimin e pajisjeve elektrike

dhe elektronike.

KËSHILLA PËR KURSIMIN E RRYMËS ELEKTRIKE

Përdorni tenxhere dhe tiganë me gjerësi të njëjtë me zonën e gatimit. Përdorni vetëm tenxhere dhe tiganë me bazament të sheshtë.

Nëse është e mundur, mbajini tenxheret me kapak gjatë gatimit. Përdorni një tenxhere me presion që të kurseni edhe më shumë energji dhe kohë.

Vendoseni tenxheren në mes të zonës së gatimit të shënuar mbi pianurë.

DEKLARATA E PAJTUESHMËRISË

Kjo pajisje përmbush kriteret e Ecodesign të dhëna në Rregulloren Europiane n. 66/2014, në përputhje me standardet europiane EN 30-2-1.

Loading...
+ 5 hidden pages