Stihl MS 170, MS 180 Instruction Manual [sq]

{
STIHL MS 170, 180
Udhëzimi për përdorim
Përmbajtja
Shqip
Udhëzimi për përdorim 2 Udhëzime sigurie dhe Teknika e
punës 3 Kompleti për prerje 15 Montoni shinën drejtuese dhe
zinxhirin e sharrës (tendosja frontale e zinxhirit) 15
Montoni shinën drejtuese dhe zinxhirin e sharrës (tendosja e
Udhëzimi i përdorimit OrigjinalE shtypur në letër pa përbërje klori
shpejtë e zinxhirit) 16 Tendosni zinxhirin e sharrës
(tendosja frontale e zinxhirit) 18 Tendosni zinxhirin e sharrës
(tendosja e shpejtë e zinxhirit) 18 Kontrolloni tendosjen e zinxhirit të
sharrës 19 Karburanti 19 Mbushni me karburant 20 Vaji për lyerjen e zinxhirit 21 Mbushni vajin për lyerjen e zinxhirit 21 Kontrolloni lyerjen e zinxhirit 22 Freni i zinxhirit 22 Startimi / Fikja e motorit 23
Ngjyrat e shtypit përmbajnë vajra bimore, letra mund të
riciklohet
Udhëzimet për punë 27 Mirëmbajtja në gjendje të rregullt e
shinës drejtuese 28 Kapaku 29 Pastrojeni filtrin e ajrit 29 Rregulloni karburatorin 30 Rrjeti mbrojtës nga shkëndijat në
marmitë 30 Katalizatori i gazrave shkarkuese 31 Kandela 31
Litari për ndezje 32 Ruajeni veglën 33 Kontrollojeni dhe ndërroni koronën
yllzë 33 Përkujdesuni dhe mprehni zinxhirin
e sharrës 34 Udhëzime për mirëmbajtje dhe
përkujdesje 38 Minimizimi i konsumimit dhe evitimi
i dëmeve 40 Pjesët e rëndësishme 41 Të dhënat teknike 42 Pajisjet plotësuese 43 Furnizimi me pjesë ndërrimi 44 Udhëzime për riparim 44 Deklarata konform BE 45 Certifikatë për cilësi 45
Klient të nderuar, blerës të dashur
Faleminderit shumë, që zgjodhët një produkt cilësor të Firmës STIHL.
Ky produkt është prodhuar në një proces modern të prodhimit dhe janë ndërmarrë masa të mëdha për sigurimin e cilësisë. Ne jemi munduar të bëjmë çmos, që Ju të jeni të kënaqur dhe të punoni pa probleme me këtë vegël.
Nëse Ju keni pyetje për veglën tuaj, ju lutemi ti drejtoheni tregtarit tuaj ose drejtpërdrejtë shoqërisë sonë për shitje me shumicë.
I juaji
Hans Peter Stihl
{
© ANDREAS STIHL AG & Co. KG, 2012
0458-207-5021-A. VA1.M11.
MS 170, MS 170 C, MS 180, MS 180 C
1
Shqip
Udhëzimi për përdorim
Simbolet
Simbolet, të cilat janë të vendosura në vegël, janë të sqaruara në këtë udhëzim për përdorim.
Varësisht prej veglës dhe pajisjes, në vegël mund të jenë të vendosura këto simbole.
Rezervuari i karburantit; Përzierja e karburantit nga benzina dhe vaji motorik
Rezervuari për vajin për lyerjen e zinxhirit; Vaji për lyerjen e zinxhirit
Bllokoni dhe lironi frenin e zinxhirit
Freni për lëvizjen vijuese
Drejtimi i lëvizjes së zinxhirit
Ematic; rregullimi i sasisë së vajit për lyerjen e zinxhirit
Thithja e ajrit: Puna në dimër
Thithja e ajrit: Puna në verë
Ngrohës i dorezës
Aktivizimi i valvulës së dekompresionit
Aktivizimi i pompës së dorës së karburantit
Shenjat e kapitujve në tekst
Paralajmërimi për rrezik nga aksidenti dhe lëndimi për personat si dhe për dëme të rënda materiale.
Paralajmërimi për dëmtim të veglës ose të pjesëve të ndryshme.
Zhvillimi teknik
Prandaj ndaj të dhënave dhe pasqyrimeve në këtë udhëzim për përdorim nuk mund të parashtrohen kurrfarë ankese.
Tendosni zinxhirin e sharrës
2
STIHL punon vazhdimisht në zhvillimin e mëtutjeshëm të të gjitha veglave dhe aparateve; prandaj e ruajmë të drejtë të bëjmë ndryshime të produkteve në formë, teknik dhe pajisje.
MS 170, MS 170 C, MS 180, MS 180 C
Shqip
Udhëzime sigurie dhe Teknika e punës
Gjatë punës me motosharrën janë të nevojshme masa të veçanta të sigurisë, sepse puna zhvillohet më shpejt sesa me sëpatë dhe sharrë dore, sepse punohet me shpejtësi të madhe të zinxhirit dhe dhëmbët prerëse janë shumë të mprehta.
Para vënies në përdorim për herë të parë, lexoni me kujdes gjithë udhëzimin për përdorim dhe ruajeni për përdorim të mëtejshëm. Mosrespektimi i udhëzimit për përdorim mund të jetë i rrezikshëm për jetën.
Përmbahuni rregullave të sigurisë të vendosura nga shteti, si p.sh. nga Sindikata, Fondi social, Institucionet për mbrojtje në punë etj.
Ai që punon për herë të parë me veglën motorike: Duhet të kërkojë sqarime nga shitësi ose nga ndonjë specialist tjetër, si ta përdorë në mënyrë të sigurt – ose të marrë pjesë në një kurs profesional.
Të miturit nuk lejohen të punojnë me veglën motorike – me përjashtim të të rinjve mbi 16 vjeç, të cilët aftësohen nën mbikëqyrje.
Mbani larg fëmijët, kafshët dhe shikuesit.
Kur vegla motorike nuk përdoret, duhet të vendoset në mënyrë që mos të rrezikojë askënd. Siguroni veglën motorike që mos preket nga të pa autorizuarit.
Përdoruesi është përgjegjës për aksidentet ose rreziqet që u shkaktohen personave tjerë ose pronës së tyre.
Veglën motorike jepeni ose huazojeni vetëm atyre personave, të cilët e njohin dhe mund ta përdorin këtë model - dhe gjithmonë ua jepni edhe udhëzimin për përdorim.
Koha e përdorimit të veglave motorike të cilët bëjnë zhurmë, mund të jetë e kufizuar nëpërmjet të rregullave nacionale si dhe vendore, lokale.
Ai që punon me veglën motorike, duhet që të jetë i çlodhur, i shëndetshëm dhe në gjendje të mirë shpirtërore. Ai që ka probleme shëndetësore, duhet të konsultohet me mjekun e tij, se a mund të punojë me një vegël motorike.
Për ata që kanë rregullues të të rrahurave të zemrës: Pajisja ndezëse e kësaj vegle krijon një fushë shumë të vogël elektromagnetike. Nuk mund të përjashtohet plotësisht ndikimi në ndonjë nga llojet e rregulluesve të të rrahurave të zemrës. Për evitimin e rreziqeve shëndetësore STIHL ju këshillon të konsultoheni me mjekun tuaj dhe me prodhuesin e rregulluesit të të rrahurave të zemrës.
Pas konsumimit të alkoolit, medikamenteve, të cilët ndikojnë në aftësinë e reagimeve ose të drogave nuk duhet të punoni me veglën motorike.
Mos punoni në kohë të papërshtatshme (shi, borë, ngrica, erë) – Rrezik i lartë nga aksidenti!
Sharroni vetëm dru dhe sende prej druri.
Vegla motorike nuk duhet të përdoret për qëllime tjera – Rrezik nga aksidenti!
Përdorni vetëm vegla, shina drejtuese, zinxhirë sharre, korona yllze ose pjesë të tjera plotësuese, të cilët janë të lejuara nga STIHL për këtë vegël motorike ose teknikisht janë pjesë të njëjta. Për sqarime drejtohuni një tregtari të specializuar. Përdorni vetëm vegla ose pjesë plotësuese me cilësi të lartë. Përndryshe ekziston rreziku nga aksidentet ose vegla motorike mund të dëmtohet.
STIHL ju këshillon të përdorni vegla, shina drejtuese, zinxhirë sharre, korona yllze dhe pjesë plotësuese origjinale nga STIHL. Cilësia e tyre përputhet në mënyrë optimale me veglën si dhe me kërkesat e përdoruesve.
Mos ndërmerrni ndryshime tek vegla ­sepse kjo mund të rrezikojë sigurinë. Për dëmet materiale dhe njerëzore, të cilët mund të shkaktohen si pasojë e përdorimit të veglave jo të lejuara plotësuese, STIHL përjashton çdo lloj përgjegjësie.
Për pastrimin e veglës mos përdorni kompresor trysnilartë. Fuqia e ujit të vrullshëm mund ti dëmtojë pjesët e veglës.
Veshmbathja dhe Pajisja
Përdorni veshmbathje dhe pajisje sipas rregullave.
MS 170, MS 170 C, MS 180, MS 180 C
3
Shqip
Veshmbathjet duhet ti përshtaten qëllimit të përdorimit dhe nuk duhet të pengojnë. Veshmbathjet që puthiten për trupi të pajisura me mbrojte nga prerja – kostum pune, jo mantel pune.
Mos mbani veshmbathje të cilat mund të ngatërrohen në dru, shkurre ose në pjesët lëvizëse të veglës. Gjithashtu as shall, as kollare dhe as stoli. Flokët e gjata lidhni bashkë dhe sigurojini (shami, kapelë, kaskë, etj.).
Mbani Çizme mbrojtëse – me mbrojtje nga prerja, tabanë jo rrëshqitës dhe kapelë çeliku
Mbani Kaskë mbrojtëse – pasi që mund të bien sende nga lartë.
Mbani Syze mbrojtëse ose Mbrojtëse fytyre dhe Mbrojtëse zhurme “Personale“ – p.sh. kapsula për mbrojtje të dëgjimit.
Mbani Doreza të forta.
STIHL ju ofron një program të gjerë të pajisjeve për mbrojtje personale.
Transportoni motosharrën
Çdo herë bllokoni frenin e zinxhirit dhe vendosni mbrojtësen e zinxhirit – edhe gjatë transportit në distanca të shkurtra. Për transport në distanca më të gjata (mbi afro 50 m) fikni edhe motorin.
Motosharrën mbajeni vetëm në dorezë – marmitën e nxehtë larg nga trupi, shina drejtuese prapa. Pjesët e nxehta të veglës, veçanërisht sipërfaqen e marmitës, mos i prekni – Rrezik nga djegia!
Në automjete: Siguroni veglën motorike nga rrëzimi, dëmtimet dhe rrjedhja e karburantit.
Furnizimi me karburant
Benzina ndizet jashtëzakonisht lehtë – mbani distancë nga zjarri i hapur – mos derdhni karburant – mos pini duhan.
Para furnizimit me karburant fikni motorin.
Mos u furnizoni me karburant, derisa motori është i nxehtë – Karburanti mund të derdhet sipër – Rrezik nga zjarri!
Hapeni me kujdes kapakun e rezervuarit, në mënyrë që presioni i krijuar të mund të lirohet ngadalë dhe që të mos stërpiket jashtë karburanti.
Furnizoni me karburant vetëm në vende të ajruara mirë. Nëse derdhet karburanti, menjëherë fikni veglën motorike ­kujdesuni që karburanti të mos derdhet në rroba, përndryshe ndërrojini menjëherë.
Veglat motorike sipas prodhimit në seri mund të jenë të pajisura me kapakë të ndryshëm rezervuari.
Pas furnizimit me karburant, shtrëngoni sa më shumë të jetë e mundur kapakun-vidhë të rezervuarit.
Vendoseni mirë kapakun e rezervuarit me dorezën palosëse (mbërthim tip bajonete), rrotulloni deri në fund dhe palosni dorezën.
Me këtë zvogëlohet rreziku, që nga vibrimi i motorit të lirohet kapaku i rezervuarit dhe të derdhet karburanti.
Para startimit
Kontrolloni motosharrën për gjendjen e sigurisë për përdorim - përmbahuni kapitullit përkatës në udhëzimin për përdorim:
funksionimi i mirë i frenit të zinxhirit,
doreza mbrojtëse e përparme
Shina drejtuese e montuar mirë.
Zinxhiri i sharës i tendosur mirë.
Leva e gazit dhe bllokuesi i levës së
gazit të lëvizë lehtë - leva e gazit duhet vetvetiu të kthehet në pozitën e punës pa ngarkesë.
Leva kombi / Ndërprerësi Stop
mund të vendoset lehtë në STOP përkatësisht 0
4
MS 170, MS 170 C, MS 180, MS 180 C
Shqip
001BA087 LÄ
Kontrolloni a është vendosur mirë
kapuçi kandelës – nëse spina nuk është e vendosur mirë mund të çlirohen shkëndija, të cilët mund të ndezin përzierjen dalëse karburant­ajër – Rrezik nga zjarri!
mos ndërmerrni ndryshime në
udhëzimet për përdorim dhe për sigurinë e pajisjes
Dorezat duhet të jenë të pastra dhe
të thata, pa vajra dhe pa rrëshirë – e rëndësishme për përdorim të sigurt të motosharrës
Motosharra mund të përdoret vetëm në gjendje të sigurt për punë – Rrezik nga aksidenti!
Startoni motorin
Të paktën 3 m prej vendit të furnizimit me karburant dhe jo në hapësira të mbyllura.
Kujdesuni që sipërfaqja të jetë e rrafshët, e fortë dhe e sigurt, mbani veglën motorike në mënyrë të sigurt – vegla prerëse nuk duhet të prekë asnjë send as edhe terrenin, pasi që gjatë startimit mund të rrotullohet.
Motosharra të përdoret vetëm nga një person – mos lejoni persona të tjerë në zonën e punës – as edhe gjatë startimit.
Para startimit bllokoni frenin e zinxhirit – nga rrotullimi i zinxhirit të sharrës Rrezik nga lëndimi!
Mos e ndizni motorin me hamendje – Startoni sipas përshkrimit në udhëzimin për përdorim.
Mos e startoni motosharrën, nëse zinxhiri i sharrës ndodhet në një çarje nga prerja.
Mbajtja dhe drejtimi i veglës
Motosharrën përherë mbajeni fort me të dy duart: Dorën e djathtë në dorezën e prapme - edhe tek mëngjarashët. Për kontroll të sigurt shtrëngoni fortë me gishtat e mëdhenj dorezën në formë gypi dhe dorezën kapëse.
Gjatë punës
Gjithnjë kujdesuni për vendqëndrimin e fortë dhe të sigurt.
Në rast rreziku, përkatësisht në rast urgjence, fikeni menjëherë motorin – Leva kombi / Ndërprerësin Stop vendosni në STOP përkatësisht në 0.
Vegla përdoret vetëm nga një person – mos lejoni persona të tjerë në zonën e punës.
Veglën motorike mos e leni asnjëherë të punojë pa e mbikëqyrur.
Kur motori punon: Zinxhiri i sharrës lëviz edhe për një kohë të shkurtër pas lëshimit të levës së gazit - efekti i lëvizjes pasuese.
Kujdes në ngrica, lagështi, borë, akull, në shpat, nëpër terrene jo të rrafshëta ose nëpër drunj sapo të qëruar (lëvore) – Rrezik nga rrëshqitja!
Kujdes nga cungjet e drunjve, rrënjët, hendeqet – Rrezik nga pengimi!
Mos punoni vetëm - gjithmonë mbani largësi dëgjimi ndaj personave të tjerë, të cilët në rast urgjence mund të japin ndihmë.
Gjatë punës me mbrojtëse në vesh nevojitet vëmendje dhe maturi më e lartë – pasi që dëgjimi zërave paralajmërues (Thirrjeve, toneve sinjalizuese etj.) është i kufizuar.
Bëni pushimet gjatë punës në kohën e duhur, që të parandaloni lodhjen dhe rraskapitjen – Rrezik nga aksidenti!
Mbani larg materialet që ndizen lehtë (si p.sh. ashkla druri, lëvore druri, bar i thatë, karburant) prej rrymës së nxehtë të gazrave të djegura dhe prej marmitës së nxehtë – Rrezik nga zjarri! Marmitat me katalizator mund të nxehen shumë.
Vegla motorike prodhon gazra të djegura helmuese, sapo të fillojë të punojë motori. Këto gazra mund të jenë pa erë dhe të padukshme dhe të përmbajnë Hidrokarbure të padjegura dhe Benzol. Asnjëherë mos punoni me veglën motorike në hapësira të mbyllura dhe të paajrosura – as edhe me Makina me katalizator.
Gjatë punës në hendeqe, ultësira ose nën kushte të ngushta gjithmonë kujdesuni për frymëmarrje të mjaftueshme. Rrezik jete nga helmimi!
MS 170, MS 170 C, MS 180, MS 180 C
5
Shqip
001BA036 KN
001BA093 LÄ
Në rast të përzierjeve, dhimbjeve të kokës, pengesave në shikim (si p.sh. fushëpamje e vogël në krijim), pengesave në dëgjim, marrjes së mendjes, humbjes së aftësisë për përqendrim, menjëherë ndalni punën – Këto simptoma përveç të tjerash mund të jenë si pasojë e përqendrimit të lartë të gazrave djegëse – Rrezik nga aksidenti!
Gjatë punës, pluhuri i krijuar (si p.sh. pluhuri i drurit), avulli dhe tymi mund të jenë të rrezikshëm për shëndetin. Gjatë krijimit të pluhurit mbani maskë mbrojtëse nga pluhuri.
Rregullisht, kohë pas kohe, hidhni një sy zinxhirit të sharrës dhe në rast të ndryshimit të dukshëm menjëherë kontrolloni:
Fikeni motorin, pritni deri sa zinxhiri
i sharrës të mos lëvizë
Kontrolloni gjendjen dhe
puthitshmërinë
Keni kujdes për mprehtësinë
Nëse punon motori, mos e prekni zinxhirin e sharrës. Nëse zinxhiri i sharrës bllokohet prej ndonjë sendi, menjëherë fikeni motorin – tek pastaj largoni gjësendin – Rrezik nga lëndimi!
Për ndërrimin e zinxhirit të sharrës, fikeni motorin – Rrezik nga lëndimi!
Mos pini duhan gjatë përdorimit dhe në afërsi të veglës motorike – Rrezik nga zjarri! Prej sistemit të karburantit mund të përhapet avull i benzinës i cili mund të ndizet.
Nëse vegla motorike është ndalur si pasojë e përdorimit të saj jashtë rregullave (si p.sh. ndikimi i forcës nga goditja ose rënia), para përdorimit të
mëtejshëm patjetër të kontrollohet gjendja e sigurisë për përdorim – shih edhe "para startimit". Veçanërisht kontrolloni mbylljen e mirë të sistemit të karburantit dhe funksionimin e pajisjeve të sigurisë. Në asnjë mënyrë mos e përdorni veglën motorike që nuk është e sigurt për punë. Në rast dyshimi kërkoni tregtarin e specializuar.
Kujdesuni që puna e motorit të jetë e përkryer, ashtu që zinxhiri i sharrës të mos lëvizë pas lëshimit të levës së gazit. Rregullisht kontrolloni përkatësisht korrigjoni punën pa ngarkesë. Nëse zinxhiri i sharrës megjithatë përsëri lëviz, atëherë duhet të riparohet tek tregtari i specializuar.
Forcat e reaksionit
Forcat më të shpeshta të reaksionit që paraqiten janë: Kundërgoditja, Zmbrapsja dhe Tërheqja.
Rreziku nga kundërgoditja
Kundërgoditja mund të shkaktojë prerje, lëndime vdekjeprurëse.
Në rast të një kundërgoditjeje (Kickback) sharra papritmas humbet drejtimin dhe bëhet e pakontrollueshme për përdoruesin.
Një kundërgoditje formohet, p.sh. atëherë kur
zinxhiri i sharrës në çerekun e
sipërm të majës së shinës prek pa dashje në dru ose në një send të fortë - p.sh. gjatë prerjes së degëve prek pa dashje një degë tjetër
zinxhiri i sharrës gjatë prerjes
bllokohet shkurt në majën e shinës
6
MS 170, MS 170 C, MS 180, MS 180 C
Shqip
001BA037 KN
A
001BA038 KN
B
QuickStop-Freni i zinxhirit:
Me këtë në situata të caktuara zvogëlohet rreziku nga lëndimi – ndërsa kundërgoditja nuk mund të pengohet. Gjatë lëshimit të frenit të zinxhirit brenda një sekonde zinxhiri i sharrës ndalet – shih kapitullin "Freni i zinxhirit" në këtë udhëzim për përdorim.
Rreziku nga kundërgoditja zvogëlohet
nëpërmjet punës së menduar dhe të
drejtë
Mbani sharrën fort me të dy duart
dhe me kapje të sigurt
sharroni vetëm me gaz të plotë
Vëzhgoni majën e shinës
mos sharroni me majën e shinës
Kujdes tek degët e vogla dhe të
forta, shkurre të vogla dhe filizat ­aty zinxhiri i sharrës mund të ngatërrohet
asnjëherë mos sharroni
njëkohësisht shumë degë
mos punoni duke u zgjatur shumë
mos sharroni mbi lartësinë e supeve
Vendosni shinën në një prerje të
filluar me një kujdes të veçantë
punoni "Me Shpim" vetëm, nëse e
njihni këtë teknikë pune
Kujdesuni për pozicionin e trungut
dhe forcat të cilat e mbyllin vijën e prerjes dhe mund të bllokojnë zinxhirin e sharrës
punoni vetëm me zinxhirë sharre të
mprehur mirë dhe të tendosur ­Distanca e kufirit të thellësisë të mos jetë shumë e madhe
Përdorni zinxhirë sharre me
reduktues të kundërgoditjes si dhe shina drejtuese me kokë të vogël
Tërheqja (A)
Nëse gjatë sharrimit me pjesën e poshtme të shinës drejtuese - Prerja fillestare - zinxhiri i sharës bllokohet ose prek një send të fortë në dru, motosharra mund të zmbrapset nga trungu – për të evituar këtë, çdo herë ngulitni dhëmbin mbështetës mirë.
Zmbrapsja (B)
Nëse gjatë sharrimit me pjesën e sipërme të shinës drejtuese - Prerja kthyese - zinxhiri i sharrës bllokohet ose prek një send të fortë në dru, atëherë motosharra mund të zmbrapset në drejtim të përdoruesit – për të evituar:
Mos e bllokoni pjesën e sipërme të
shinës drejtuese
Mos e përdridhni shinën drejtuese
gjatë prerjes
Nevojitet kujdes i madh
Në vende të pjerrëta
tek trungjet, të cilat nga rrëzimi jo i
përshtatshëm ndodhen të tendosur në mes të drunjve tjerë
kur jeni duke punuar në furtunë
Në këto raste mos punoni me motosharrën – por përdorni kllapë tërheqëse, litar me çikrik ose makinë tërheqëse.
Tërhiqni trungjet e shtrirë dhe të prerë. Punët e mbetura duhet ti bëni mundësisht në vende të lira.
Druri i vdekur (druri i thatë, i kalbur ose i tretur) paraqet një rrezik të lartë, që vështirë se mund të parashikohet. Një vlerësim i këtij rreziku është shumë
MS 170, MS 170 C, MS 180, MS 180 C
7
Shqip
001BA082 KN
001BA033 KN
vështirë ose nuk mundë të bëhet. Përdorni mjete ndihmëse si çikrik me litar ose makinë tërheqëse.
Tek Prerjet në afërsi të rrugëve, linjave hekurudhore, kabllove të rrjetit elektrik etj. punoni me kujdes të veçantë. Nëse është e nevojshme informoni policinë, ndërmarrjen për furnizim me energji ose autoritetet e hekurudhave.
Sharrimi
Mos punoni me gaz të rregulluar për startim. Numri i rrotullimeve të motorit tek ky pozicion i levës së gazit nuk mund të rregullohet.
Punoni qetë dhe me vëmendje – vetëm në kushte me dritë dhe pamje të mirë. Mos i rrezikoni të tjerët – punoni me kujdes.
Në bazë të mundësive përdorni shinë drejtuese të shkurtër: Zinxhiri i sharrës, shina drejtuese dhe korona yllzë duhet të përshtaten njëri me tjetrin si dhe me motosharrën.
Asnjë pjesë e trupit në fushën rrotulluese të zinxhirit të sharrës.
Motosharrën tërhiqeni nga druri vetëm gjatë lëvizjes së zinxhirit të sharrës.
Përdorni motosharrën vetëm për të sharruar – jo për të ngritur lartë ose për të larguar degë ose rrënjë.
Degët e varura nuk duhet të priten nga poshtë.
Kujdes gjatë prerjes së drurit të plasur – Rrezik nga lëndimi prej copave të këputura të drurit!
Mos lejoni të hyjnë trupa të huaj në motosharrën: Gurët, gozhdët etj. mund të shkaktojnë humbje të drejtimit dhe të dëmtojnë motosharrën – motosharra mund të përplaset lart.
Nëpër shpate përherë qëndroni mbi ose anash trungut ose drurit të shtrirë. Kujdesuni nga trungjet që rrotullohen.
Kur punoni në lartësi:
përdorni përherë platformën për
punë në lartësi
asnjëherë mos punoni në këmbë të
ngjitur në një shkallë ose në Dru
asnjëherë në vend-qëndrime
jostabile
asnjëherë mos punoni mbi lartësinë
e supeve
asnjëherë mos punoni me një dorë
Vendosni motosharrën me gaz të plotë në prerje dhe ngulitni mirë dhëmbin mbështetës – pastaj filloni të sharroni.
Mos punoni asnjëherë pa ngulitur dhëmbin mbështetës, pasi sharra mund të tërheqë përpara përdoruesin. Çdo herë ngulitni mirë dhëmbin mbështetës.
Në fund të prerjes, motosharra nuk do të mbështetet më në prerje me kompletin për prerje. Përdoruesi duhet ta kontrollojë forcën e peshës së veglës – Rrezik nga humbja e kontrollit!
Prerja e drunjve
Prerjen e drunjve mund ta bëjë, vetëm ai i cili është i kualifikuar dhe i shkolluar për atë punë. Kush nuk ka përvojë me motosharrën, nuk duhet as të presë e as të krasisë – Rrezik i lartë nga aksidenti!
Përmbahuni rregullave specifike të vendeve përkatëse lidhur me teknikën e prerjes së drunjve.
Në vendin e prerjes së drunjve kanë të drejtë të qëndrojnë vetëm personat, të cilët punojnë me prerjen e drunjve.
Kontrolloni që askush të mos rrezikohet nga drunjtë që rrëzohen – thirrjet mund të mos dëgjohen nga zhurma e motorit.
8
MS 170, MS 170 C, MS 180, MS 180 C
Distanca nga vendi tjetër i punës duhet
001BA088 LÄ
2
/
1
2
1 1
/
1
2
B
001BA040 KN
A
45°
45°
B
001BA146 KN
001BA153 KN
të jetë të paktën 2 1/2 e gjatësisë së drurit.
Caktoni saktë drejtimin e rënies dhe rrugët për të ikur
Zgjidhni hapësirat ekzistuese, në të cilat mund të rrëzohet druri.
Në këtë rast përmbahuni:
pjerrësisë natyrale të drurit
formimit të pazakontë të degëve,
rritjes asimetrike, dëmtimeve të drurit
drejtimit dhe shpejtësisë së erës –
mos pritni drunj kur fryn erë e fortë
Drejtimi i pjerrësisë
Pemët në afërsi
ngarkesat e borës
Merrni parasysh gjendjen
shëndetësore të drurit – kujdes të veçantë tek dëmtimet në trung ose dru i vdekur (dru i thatë, i kalbur ose i tretur)
A Drejtimi i rënies B Rrugët për të ikur
Caktoni rrugët për të ikur për çdo
punonjës – afro 45° në të kundërt të drejtimit të rënies
Pastroni rrugët për të ikur, largoni
pengesat
Vendosni veglat dhe aparatet në
distancë të sigurt – por jo në rrugët për të ikur
gjatë prerjes qëndroni vetëm anash
trungut të drurit dhe largohuni vetëm anësh dhe shkoni prapa kah rruga për të ikur
Caktoni rrugët për të ikur në terrenin
e pjerrët paralelisht me të
kur ecni prapa të keni kujdes nga
degët që bien dhe vëzhgoni madhësinë e kurorës
Shqip
Përgatitni zonën për punë te trungu
Pastroni zonën për punë tek trungu
nga degët që pengojnë, kaçubat dhe pengesat – qëndrim të sigurt për të gjithë punonjësit
Pastroni plotësisht fundin e trungut
(p.sh. me sëpatë) – rëra, gurët dhe trupat e huaj tjerë e topitin zinxhirin e sharrës
pritni rrënjët e mëdha: në fillim pritni
rrënjën më të madhe – së pari pritni vertikalisht, pastaj horizontalisht – vetëm tek druri i shëndoshë
Caktoni kllapën e prerjes
Me ndihmën e vijës së drejtimit të rrëzimit mbi kapakun e sipërm dhe kapakun e ventilatorit të motosharrës, gjatë prerjes së kllapës mund të kontrollohet drejtimi i rënies.
MS 170, MS 170 C, MS 180, MS 180 C
9
Shqip
001BA143 KN
C
C
001BA150 KN
001BA144 KN
D
D
Tek caktimi i kllapës për prerje, drejtoni motosharrën në mënyrë të tillë që vija për drejtimin e rrëzimit të tregojë saktësisht drejtimin në të cilin druri duhet të rrëzohet.
Për prerjet horizontale dhe të pjerrëta të kllapës ka disa mundësi - përmbahuni rregullave specifike të vendeve përkatëse lidhur me teknikën e prerjes.
Kllapa e prerjes (C) përcakton drejtimin e rënies.
STIHL ju këshillon këto forma të veprimit:
N caktoni prerjen horizontale –
njëkohësisht me anë të vijës për drejtimin e rënies, kontrolloni drejtimin e rënies.
N caktoni prerjen e pjerrët afro 45° N Kontrolloni kllapën e prerjes – nëse
ka nevojë korrigjojeni atë
E rëndësishme:
Kllapa e prerjes në këndin e djathtë
të drejtimit të rënies
mundësisht sa më afër tokës
të pritet afërsisht 1/5 deri 1/3 e
diametrit të trungut
Prerjet e jashtme
Prerjet e jashtme e pengojnë çarjen e trungut gjatë rrëzimit të drurit me fibra të gjatë - sharroni të dy anët e trungut në lartësi të njëjtë me kllapën e rënies afërsisht 1/10 të diametrit të trungut - tek trungjet e trashë pritni jo më shumë se gjerësia e shinës drejtuese.
Tek druri i sëmurë hiqni dorë nga prerjet e jashtme.
Prerja përfundimtare
Para fillimit të prerjes përfundimtare jepni thirrjen paralajmëruese "Kujdes!".
N Sharroni prerjen e rrëzimit (D) pak
më lart se prerja horizontale e kllapës së prerjes
në mënyrë të përpiktë horizontalisht
në mes prerjes së rrëzimit dhe
kllapës së prerjes duhet të mbetet afro 1/10 e diametrit të trungut = menteshë
Vendosni në kohë pykën në prerjen e rrëzimit – vetëm pyka prej druri, metali të lehtë ose plastikë – kurrsesi pyka prej çeliku. Pykat prej çeliku e dëmtojnë zinxhirin e sharrës dhe mundë të shkaktojnë një kundërgoditje.
10
MS 170, MS 170 C, MS 180, MS 180 C
Shqip
001BA145 KN
E
E
001BA147 KN
001BA148 KN
1
Mentesha e rënies (E) e rrëzon drurin në tokë si një menteshë.
në asnjë mënyrë mos sharroni gjatë
prerjes së rrëzimit – përndryshe mund të ndryshojë drejtimi i parashikuar i rënies – Rrezik nga aksidenti!
tek trungjet e kalbur lëreni
menteshën më të gjerë
Menjëherë para rënies së drurit jepni thirrjen e dytë paralajmëruese "Kujdes!".
Trungje të hollë: prerje e thjeshtë në formë gjysmëharku
N Ngulitni dhëmbin mbështetës pas
menteshës. Motosharrën rrotullojeni rreth kësaj pike - deri tek mentesha e thyerjes - dhëmbin mbështetës të ngulur rrotullojeni rreth trungut.
Trungje të trasha: prerje me metodën e seksionimit
Prerja me metodën e seksionimit (prerja në më shumë sektorë) bëhet kur diametri i trungut është më i madh se sa gjatësia prerëse e motosharrës.
1. Prerja e parë Maja e shinës drejtuese futet
brenda në dru pas menteshës së thyerjes – Motosharra duhet të mbahet absolutisht në mënyrë horizontale dhe sipas mundësive të kthehet sa më shumë – përdorni dhëmbin mbështetës si pikë rrotullimi – mos e ngarkoni shumë motosharrën.
MS 170, MS 170 C, MS 180, MS 180 C
11
Shqip
4
2
1
2
3
001BA179 KN
2. gjatë prerjes tjetër, shinën drejtuese lëreni plotësisht në prerje, që të evitoni prerjet jo të drejta – përdorni përsëri dhëmbin mbështetës etj.
3. Fusni (3) pykën
4. prerja e fundit: Përdorni motosharrën si në prerjet e thjeshta në f ormë gjy smë h arku – mo s e p ritni menteshën thyerëse!
Teknika të veçanta për prerje
Shpimi dhe prerja në zemër kërkon kualifikim dhe përvojë.
Shpimi
tek prerjet e degëve që varen
si prerje lehtësuese tek nivelimet
tek punët e dorës
N përdorni zinxhirin e sharrës me
kundërgoditje të ulët dhe punoni me kujdes të veçantë
1. Përdorni shinën drejtuese me pjesën e poshtme të majës – jo me pjesën e sipërme – Rrezik nga kundërgoditja! Sharroni, derisa shina të shtrihet në trung me dyfishin e gjerësisë së saj
2. ktheni ngadalë në pozitën e shpimit – Rrezik nga kundërgoditja- ose zmbrapsja!
3. shponi me kujdes - Rrezik nga zmbrapsja!
Prerjet në zemër
nëse diametri i trungut është më i
madh se dyfishi i gjatësisë së shinës
nëse mbetet e paprerë një pjesë e
brendisë së drurit tek trungjet shumë të trashë
tek drunjtë që rrëzohen me
vështirësi (lis, ah), me qëllim që të mbahet saktë drejtimi i rënies dhe që të mos këputet masa e brendshme e fortë
tek druri i butë i dushkut, me qëllim
që të hiqet tensioni i krijuar në trung dhe të pengohet çarja e ashklave të drurit nga trungu
N shponi me kujdes në kllapën e
prerjes – Rrezik nga zmbrapsja! – pastaj ktheni shinën në drejtim të shigjetës
Prerja e degëve
Prerjen e degëve mund ta bëjë, vetëm ai i cili është i kualifikuar dhe i shkolluar për atë punë. Kush nuk ka përvojë me motosharrën, nuk duhet të presë as dru dhe as degë – Rrezik nga aksidenti!
përdorni zinxhirin e sharrës me
kundërgoditje të ulët
Sipas mundësive mbështeteni
motosharrën
mos prit degët duke qëndruar në
këmbë mbi trungun
mos sharroni me majën e shinës
kujdes nga degët, të cilat janë të
tendosura
asnjëherë mos sharroni
njëkohësisht shumë degë
12
MS 170, MS 170 C, MS 180, MS 180 C
Shqip
1
001BA151 KN
2
1
001BA152 KN
2
001BA189 KN
Sharroni dru të hollë
përdorni pajisje stabile, të
qëndrueshme në tendosje – Këmbalec për të sharruar
Mos e mbani drurin me këmbë
personat e tjerë nuk duhet as të
mbajnë drurin as edhe të ndihmojnë
Dru të tendosur në gjendje të shtrirë ose të mbështetur
Duhet të mbani patjetër radhën e drejtë të prerjeve (së pari anën e cila peshon (1), pastaj anën që tërheq (2)), përndryshe motosharra mund të bllokohet ose të kundërgodet – Rrezik nga lëndimi!
N Sharroni prerjen lehtësuese në
anën e cila peshon (1)
N Sharroni prerjen ndarëse në anën e
cila tërheq (2)
Tek prerjet ndarëse prej poshtë lartë (Prerja kthyese) – Rrezik nga zmbrapsja!
Druri i shtrirë nuk duhet të prekë tokën në vendin ku është prerë – pasi dëmtohet zinxhiri i sharrës.
Prerjet e gjata
Teknika e sharrimit pa përdorim e dhëmbit mbështetës - Rrezik nga tërheqja - Shina drejtuese mundësisht të vendoset në kënd të drejtë - punoni me kujdes të veçantë - Rrezik nga kundërgoditja!
Vibrimet
Përdorimi i gjatë i veglës, mund të shkaktojë pengesa në qarkullimin e gjakut në duar si pasojë e vibrimit ("Sëmundja e gishtave bardhë").
Një kohëzgjatje e përgjithshme e cila do të vlente për përdorim nuk mund të përcaktohet saktë, pasi kjo varet nga shumë faktorë që ndikojnë.
Koha e përdorimit mund të zgjatet nëpërmjet:
Mbrojtjes së duarve (doreza të
ngrohta)
Pushimeve
Koha e përdorimit mund të shkurtohet nga:
veçorit e natyrës së njeriut për
shkak të qarkullimit të dobët të gjakut (veçori dalluese: shpeshherë gishta të ftohtë, kruarje)
temperaturat e ulëta jashtë
Përmasat e forcave kapëse
(shtrëngimi i fortë pengon qarkullimin e gjakut)
Nga përdorimi i rregullt, për një kohë të gjatë i veglës dhe tek ripërsëritja e paraqitjes së dukurive përkatëse (p.sh. kruarja e gishtërinjve) këshillohet një kontroll mjekësor.
Mirëmbajta dhe Riparimet
Vegla motorike duhet të mirëmbahet rregullisht. Ndërmerrni vetëm punët e mirëmbajtjes dhe riparimet, të cilët janë të përshkruara në udhëzimin për përdorim. Të gjitha punët e tjera duhet të bëhen nga një tregtar i specializuar.
MS 170, MS 170 C, MS 180, MS 180 C
13
Loading...
+ 33 hidden pages