Sony XR-65A95K Users guide [mk, al]

5-037-339-11(1)
Televizor Телевизор
Udhëzuesi i referencës
Водич со препораки
SQ
MK
XR-65A9xK / 55A9xK

Rreth manualeve

https://rd1.sony.net/help /tv/jaep1/h_aep/
Ky televizor vjen me manualet e mëposhtme. Ruajini manualet për referencë në të ardhmen.
Udhëzuesi i konfigurimit
• Instalimi dhe konfigurimi i televizorit.
Udhëzuesi i referencës (ky manual)/Dokumentacioni i sigurisë
• Informacionet e sigurisë, telekomanda, zgjidhja e problemeve, instalimi me montim në mur, specifikimi etj.
Udhëzuesi i ndihmës (manual në ekran)
• Cilësimet, funksionet, lidhja me internetin, zgjidhja e problemeve etj.
• Për ta hapur atë, shtypni (Zgjedhja e hyrjes) në telekomandë dhe zgjidhni [Help] (Ndihmë). Nëse [Help] (Ndihmë) nuk ekziston, zgjidhni [Edit] (Modifiko) dhe shtoni [Help] (Ndihmë).

Shënim
• Përpara se të përdorni televizorin, lexoni Informacionet e sigurisë.
• Lexoni dokumentacionin shoqërues të sigurisë për informacione shtesë rreth sigurisë.
• Imazhet dhe ilustrimet e përdorura në udhëzuesin e konfigurimit dhe në këtë manual janë vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga produkti aktual.
• Simboli "x"/"xx" që shfaqet në emrin e modelit përkon me një shifër numerike, që lidhet me dizajnin, ngjyrën ose sistemin e televizorit.


NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Njoftim për radiopajisjet
Nëpërmjet këtij dokumenti, "Sony Corporation" deklaron se radiopajisjet e llojeve XR-65A95K, XR-55A95K janë në përputhje me Direktivën 2014/53/BE. Teksti i plotë i deklaratës së pajtueshmërisë së BE-së disponohet në adresën e mëposhtme të internetit:
https://compliance.sony.eu Nëpërmjet kësaj, "Sony Corporation" deklaron se radiopajisjet e
llojeve XR-65A95K, XR-55A95K janë në përputhje me kërkesat përkatëse ligjore të MB-së. Teksti i plotë i deklaratës së pajtueshmërisë disponohet në adresën e mëposhtme të internetit:
https://compliance.sony.co.uk Në rastet e vënies në shërbim ose të kërkesave për autorizimin e
përdorimit, për këtë radiopajisje zbatohen kufizimet e mëposhtme në AT, BE, HR, CY, CZ, DK, EE, FI, FR, DE, EL, HU, IE, IT, LV, LT, LU, MT, NL, PL, PT, SK, SI, ES, SE, UK, UK (NI), IS, LI, NO, CH, BG, RO, TR, AL, BA, MK, MD, RS, ME, Kosovë: Brezi 5150 - 5350 MHz është i kufizuar vetëm për përdorim në ambiente të brendshme.
• Mund të shihni Udhëzuesin e ndihmës me telefonin tuaj inteligjent.


Informacionet e sigurisë

Tran spo rti mi
• Përpara se të transportoni televizorin, shkëputni të gjitha
kabllot.
• Para se të transportoni televizorin, hiqni kapakun mbajtës dhe
kapakët e terminalit.
• Për të transportuar televizorë të përmasave të mëdha nevojiten
dy apo më shumë persona.
• Kur e transportoni televizorin manualisht, mbajeni siç tregohet
më poshtë. Mos ushtroni forcë në panel dhe në kornizën rreth ekranit.
• Kur e ngrini apo e lëvizni televizorin, mbajeni atë fort nga pjesa
e poshtme.
• Kur të kapni ose të montoni
televizorin, mos e ulni poshtë atë.
• Kur e transportoni televizorin, mos e ekspozoni ndaj lëkundjeve
ose dridhjeve të tepruara.
• Kur e transportoni televizorin për riparime apo kur e lëvizni,
paketojeni duke përdorur kartonin origjinal dhe materialin e paketimit.
SQ
Parandalimi i përmbysjes
2
4
1
3
9 mm – 13 mm
Vidë M6 (nuk ofrohet)
Vidë (nuk ofrohet)
Kordon (nuk ofrohet)
1,5 N·m {15 kgf·cm}
30 cm
10 cm
2 cm*
Lini të paktën kaq h apësirë rreth televizorit.
10 cm
10 cm
30 cm
10 cm
1 cm
Lini të paktën kaq hapësirë rreth televizorit.
10 cm
Qarkullimi i ajrit është i bllokuar.
Mur Mur
Qarkullimi i ajrit
Mos e bllokoni zonën e qarkullimit të ajrit.
SQ
Ajrimi
• Mos i mbuloni asnjëherë vrimat e ajrimit apo mos futni asgjë në kabinet.
• Lini hapësirë midis televizorit, siç tregohet më poshtë.
• Rekomandohet shumë që të përdorni mbështetësen me montim në mur të "Sony" për të mundësuar qarkullimin e duhur të ajrit.
I instaluar në mur
I instaluar me mbajtëse
* 1 cm vetëm për SU-WL8xx.
• Për të siguruar ajrimin e duhur dhe për të parandaluar grumbullimin e papastërtive ose pluhurit: Mos e vendosni televizorin në pozicion të shtrirë. Mos e
instaloni atë me kokë poshtë, mbrapsht apo në anë.
Mos e vendosni televizorin në një raft, rrugicë, shtrat apo në
një dollap.
Mos e mbuloni televizorin me një copë, si p.sh. me perde apo
me objekte, si p.sh. gazeta etj.
Mos e instaloni televizorin siç shfaqet më poshtë.


Mbrojtja e ekranit të televizorit (Televizor OLED)

Masat paraprake për të mbrojtur ekranin nga dëmtimi
Mbetja e imazheve
Televizorët OLED janë të ndjeshëm ndaj mbetjes së imazheve (djegies) për shkak të karakteristikave të materialeve të përdorura. Mbetjet e imazheve mund të ndodhin nëse imazhet shfaqen në të njëjtin vend në ekran në mënyrë të përsëritur ose për periudha të zgjatura kohore. Ky nuk është një keqfunksionim i televizorit. Shmangni shfaqjen e imazheve që mund të shkaktojnë mbetjen e imazheve.
Më poshtë janë shembuj të imazheve që mund të shkaktojnë mbetje të imazheve:
• Përmbajtja me shirita të zinj në pjesën e sipërme dhe të poshtme dhe/ose ana e majtë dhe e djathtë e ekranit. (për shembull, "Letterboxd", ekran 4:3, përkufizimi standard)
• Imazhet statike si fotografitë.
• Menytë në ekran, udhëzuesit e programeve, logot e kanaleve etj.
• Përmbajtje statike nga aplikacionet.
• Shiritat në ekran, të tilla si ato që përdoren për lajmet dhe titujt e gazetave.
Për të zvogëluar rrezikun e mbetjes së imazheve:
• "Sony" rekomandon që ta fikni televizorin normalisht duke shtypur butonin e energjisë në telekomandë ose televizor.
• Mbushni ekranin duke ndryshuar [Wide mode] (Modaliteti i gjerë) për të eliminuar shiritat e zinj. Zgjidhni [Wide mode] (Modaliteti i gjerë) përveç [Normal] (Normal).
• Fikni OSD (Shfaqja në ekran) duke shtypur butonin (Menyja e kontrollit) dhe duke zgjedhur [Info] (Informacione) dhe fikni menytë nga pajisjet e lidhura.
• Shmangni shfaqjen e imazheve statike me ngjyra të ndritshme (përfshirë të bardhën), orët ose logot në çdo pjesë të ekranit.
• Caktoni cilësimet e figurës bazuar në kushtet e ambientit. Figura standarde rekomandohet për përdorim shtëpiak dhe kur shikoni përmbajtje që shpesh shfaqin logot e stacionit etj.
Televizori ka veçoritë e mëposhtme për të ndihmuar në zvogëlimin/parandalimin e mbetjeve të imazheve.
Rifreskimi i panelit
Rifreskimi i panelit do të rregullojë uniformitetin e tij. Rifreskimi i panelit mund të kryhet dhe duhet të përdoret vetëm kur mbetja e imazheve është shumë e dukshme.
Kujde s:
• Funksioni i rifreskimit të panelit mund të ndikojë në panel. Mos kryeni rifreskimin e panelit më shumë se një herë në vit pasi kjo mund të ndikojë në jetëgjatësinë e përdorimit të panelit.
• Përfundimi i rifreskimit të panelit kërkon rreth një orë.
SQ
• Gjatë rifreskimit të panelit, në ekran mund të shfaqet një vijë e
shumëkanalësh
Kablloja e altoparlantit
S-CENTER
OUT
Lidhja HDMI (eARC/ARC)
Kablloja e modalitetit të altoparlantit qendror të televizorit
ȩ
Ȫ
ȫ
Ȭ
Sensori i dritës*
2
MIC
Sinjalizuesi*
3
kuqe, e gjelbër ose blu. Ky nuk është një keqfunksionim i televizorit.
• Rifreskimi i panelit do të funksionojë vetëm kur temperatura e dhomës të jetë ndërmjet 10ºC dhe 40ºC.
• Efikasiteti i rifreskimit të panelit mund të ndryshojë në varësi të gjendjes së mbetjes së imazheve.
Zhvendosja e pikselëve
Lëviz automatikisht imazhin në ekran për të parandaluar mbetjen e imazheve.
Veçori të tjera
Ndriçimi i ekranit zvogëlohet automatikisht kur shfaqen imazhe të palëvizshme, ora, ngjyra të ndritshme ose logo etj.

Përdorimi i televizorit si altoparlant qendror

Shënim
• Para se të lidhni kabllot, shkëputni rrjetin elektrik të
marrësit TV dhe AV.

Përdorimi i televizorit si pjesë e një sistemi audio

Shënim
• Para se të lidhni kabllot, shkëputni rrjetin elektrik të
marrësit TV dhe AV.
• Referojuni manualit të udhëzimeve të sistemit audio
me terminalin S-CENTER OUT për detaje.

Telekomanda dhe televizori

Forma, paraqitja, disponueshmëria dhe funksioni i butonave të telekomandës mund të ndryshojnë në varësi të rajonit/shtetit/modelit të televizorit/cilësimeve të televizorit*1.
(Ndezja/fikja)
TV: Shfaq listën e kanaleve të televizorit ose
kalon te hyrja.
(Cilësimet e shpejta): Shfaq Cilësimet e
shpejta.
(Zgjedhja e hyrjes): Shfaq dhe zgjedh
burimin e hyrjes etj.
(Menyja e kontrollit): Shfaq menynë e
kontrollit.
/ / / / : Navigimi dhe zgjedhja
në menynë në ekran.
(Pas) (Faqja kryesore)
(Asistenti i Google) / (Mikrofoni):
Përdorni Asistentin e Google*4*5 ose kërkimin me zë*5.
+ / – (Volumi)
(Bllokoni zërin)*
CH + / – (Kanali)
/ (Udhëzuesi): Shfaq udhëzuesin e
programeve dixhitale të televizorit ose të dekoderit*7.
6
SQ
4
Butonat e aplikacionit
ȯȰ
SQ
(Ndezja/fikja)
(Mund të gjendet duke hequr kapakun anësor)
ÇELËSI I MIKROFONIT TË INTEGRUAR:
Ndez/fik mikrofonin e integruar. (Mund të gjendet duke hequr kapakun anësor)
Mikrofoni i integruar*
aktivizuar mikrofonin e integruar, shtypni butonin e Asistentit të Google/të mikrofonit në telekomandë dhe ndiqni udhëzimet në ekran.
4*5*8
: Për të
Sensori i telekomandës / sensori i
dritës së ambientit / LED
*1 Për modelet e tjera të telekomandave, shihni
Udhëzuesin e ndihmës në internet për detaje.
*2 Drita e sfondit të telekomandës do të ndizet kur
sensori i dritës dikton se drita e ambientit është e ulët. Ndriçimi automatik i dritës së sfondit mund të çaktivizohet.
*3 Sinjalizuesi do të lëshojë një tingull kur ju përdorni
funksionin e gjetësit të telekomandës. Për detaje, shihni Udhëzuesin e ndihmës në internet.
*4 Vetëm për rajone/shtete/modele/gjuhë të
kufizuara.
*5 Asistenti i Google ose kërkimi me zë kërkon lidhje
me internetin.
*6 Shkurtorja e aksesueshmërisë disponohet duke
shtypur dhe mbajtur shtypur
*7 Kërkohet cilësimi [Konfigurimi i dekoderit të
televizorit].
*8 Konsumi i energjisë rritet, kur mikrofoni i integruar
është i aktivizuar, pasi ai është gjithmonë duke dëgjuar.
Për më shumë informacion, shihni Udhëzuesin e ndihmës. Shtypni (Zgjedhja e hyrjes) në telekomandë dhe zgjidhni [Help] (Ndihmë). Nëse [Help] (Ndihmë) nuk ekziston, zgjidhni [Edit] (Modifiko) dhe shtoni [Help] (Ndihmë).
(Bllokoni zërin).

Përdorimi i njësisë së kamerës dhe mikrofonit (ofrohet)

Për të përdorur njësinë e kamerës dhe të telefonit mund të nevojitet përditësim i softuerit. Për informacionet më të fundit rreth përditësimeve të softuerit për televizorin tuaj, vizitoni: https://www.sony.eu/support

Zgjidhja e problemeve

Për zgjidhjen e problemeve të përgjithshme si: ekran i zi, nuk ka tinguj, figurë e ngrirë, televizori nuk reagon ose nuk ka rrjet, ndiqni hapat e mëposhtëm.
1 Rindizni televizorin duke mbajtur shtypur
butonin e ndezjes/fikjes në telekomandë për rreth pesë sekonda. Televizori do të rindizet. Nëse problemi vazhdon, provoni të hiqni nga priza kordonin elektrik dhe më pas shtypni butonin e ndezjes/fikjes në televizor dhe lëshojeni atë. Prisni dy minuta dhe vendosni në prizë kordonin elektrik. Përndryshe, shtypni butonin e ndezjes/fikjes në televizor për rreth 40 sekonda derisa televizori të fiket.
2 Shihni menynë "Ndihmë" që shfaqet më
poshtë.
3 Lidheni televizorin me internetin dhe kryeni
një përditësim të softuerit. "Sony" rekomandon që ta mbani të përditësuar softuerin e televizorit. Përditësimet e softuerit ofrojnë veçori të reja dhe përmirësime të rendimentit.
4 Vizitoni faqen e mbështetjes në internet të
"Sony" (informacioni ofrohet në fund të këtij manuali).
Kur e vendosni televizorin në prizë, ai mund të mos ndizet për pak kohë edhe nëse ju e keni shtypur butonin e ndezjes/fikjes në telekomandë ose në televizor.
Nisja e sistemit kërkon kohë. Prisni rreth një minutë, më pas përdoreni përsëri.
Telekomanda nuk funksionon.
• Ndërroni bateritë.
SQ
5
Keni harruar fjalëkalimin e kontrollit prindëror.
• Shkruani 9999 për kodin PIN dhe vendosni
kodin e ri PIN.
Ekrani bëhet më i errët ndërsa shikoni televizor.
• Nëse i gjithë imazhi ose një pjesë e tij mbetet
e palëvizur, drita e ekranit do të ulet gradualisht për të parandaluar mbetjen e imazheve. Ky nuk është një keqfunksionim i televizorit.
Jeni të shqetësuar për mbetjen e imazheve.
Nëse i njëjti imazh shfaqet në mënyrë të përsëritur ose për periudha të gjata kohore, mund të ndodhë mbetja e imazheve. Për të zvogëluar mbetjen e imazheve, ju rekomandojmë që të fikni televizorin normalisht duke shtypur butonin e energjisë në telekomandë ose në televizor.
Shënim
• Kryeni rifreskimin e panelit vetëm kur mbetja e
imazheve vërehet në mënyrë të veçantë. Shmangni kryerjen e rifreskimit të panelit më shumë se një herë në vit sepse mund të ndikojë në jetëgjatësinë e përdorimit të panelit.
• Imazhet që përfshijnë orët, logot dhe ngjyra të
ndritshme (përfshirë të bardhën) shkaktojnë lehtësisht mbetjen e imazheve. Shmangni shfaqjen e këtyre llojeve të imazheve për periudha të gjata kohore, përndryshe mund të ndodhë mbetja e imazheve.
Në ekran shfaqet një vijë e kuqe, e gjelbër ose blu.
• Rifreskimi i panelit është kryer. Gjatë
rifreskimit të panelit, në ekran mund të shfaqet një vijë e kuqe, e gjelbër ose blu. Ky nuk është një keqfunksionim i televizorit. Rifreskimi i panelit fillon pasi televizori është fikur dhe kërkon rreth një orë për të përfunduar.
Shfaqet mesazhi [Panel refresh did not finish…] (Rifreskimi i panelit nuk përfundoi...).
Kur i) televizori është i ndezur, ii) priza e rrymës elektrike është shkëputur ose iii) temperatura e dhomës bie jashtë intervalit ndërmjet 10ºC dhe 40ºC gjatë rifreskimit të panelit, rifreskimi i panelit nuk është përfunduar. Ju lutemi shmangni tre kushtet e mësipërme gjatë rifreskimit të panelit.
Për më shumë informacion për zgjidhjen e problemeve, shihni Udhëzuesin e ndihmës. Shtypni (Zgjedhja e hyrjes) në telekomandë dhe zgjidhni [Help] (Ndihmë). Nëse [Help] (Ndihmë) nuk ekziston, zgjidhni [Edit] (Modifiko) dhe shtoni [Help] (Ndihmë).

Specifikimet

System
Sistemi i panelit: Paneli OLED (Diodë organike e emetimit të dritës)
Sistemi i televizorit: Në varësi të shtetit/ zgjedhjes së zonës/modelit të televizorit
Analog: B/G, D/K, I Dixhital: DVB-T/DVB-C/DVB-T2 Satelitor: DVB-S/DVB-S2
Sistemi i ngjyrave: PAL/SECAM/NTSC3.58 (Vetëm video)/NTSC4.43 (Vetëm video)
Mbulimi i kanaleve: Në varësi të shtetit/ zgjedhjes së zonës/modelit të televizorit
Analog: UHF/VHF/Kabllo Dixhital: UHF/VHF/Kabllo
Satelitor: Frekuencë mesatare 950-2150 MHz Dalja e tingujve: 20 W + 20 W + 10 W + 10 W Teknologjia me valë
Protokolli IEEE 802.11a/b/g/n/ac
Bluetooth® Versioni 4.2
Diapazoni i frekuencës Energjia dalëse
LAN me valë (televizori)
2400-2483,5 MHz
5150-5250 MHz 5250-5350 MHz 5470-5725 MHz 5725-5850 MHz
Bluetooth® (televizori)
2400-2483,5 MHz < 10,0 dBm
Bluetooth® (RMF-TX900U)
2400-2483,5 MHz < 10,0 dBm
Fishat hyrëse/dalëse
Antenë (ajrore)/kabllo
Terminal i jashtëm 75 om për VHF/UHF Antenë satelitore
Bashkues femër i llojit F, 75 om.
DiSEqC 1.0, LNB 13 V/18 V dhe tingull 22 kHz,
shpërndarje me një kabllo EN50494.
< 20,0 dBm < 23,0 dBm < 20,0 dBm < 20,0 dBm
< 13,9 dBm
SQ
6
Loading...
+ 12 hidden pages