Ky televizor vjen me manualet e mëposhtme. Ruajini manualet për referencë në të ardhmen.
Udhëzuesi i konfigurimit
• Instalimi dhe konfigurimi i televizorit.
Udhëzuesi i referencës (ky manual)/Dokumentacioni i sigurisë
• Informacionet e sigurisë, telekomanda, zgjidhja e problemeve, instalimi me
montim në mur, specifikimi, etj.
"Help Guide" (Udhëzuesi i ndihmës)
(manual në ekran)
• Cilësimet, funksionet, lidhja me
internetin, zgjidhja e problemeve etj.
• Për ta hapur atë, shtypni butonin
HELP në telekomandë dhe zgjidhni
"Help Guide" (Udhëzuesi i ndihmës).
Menytë e cilësimeve janë objekt i ndryshimit pa njoftim paraprak.
E RËNDËSISHME- Lexoni marrëveshjen e licencës së softuerit
për përdoruesin fundor përpara përdorimit të produktit tuaj
"Sony". Përdorimi i produktit tregon se keni pranuar
marrëveshjen e licencës së softuerit për përdoruesin fundor.
Marrëveshja e licencës së softuerit midis jush dhe "Sony"
disponohet në faqen e internetit të "Sony"
(https://www.sony.net/tv-software-licenses/) ose në ekranin e
produktit tuaj. Shtypni (Cilësimet e shpejta) në telekomandë
dhe zgjidhni [Settings] (Cilësimet) t [System] (Sistemi) t [About]
(Rreth) t [Legal information] (Informacioni ligjor) t [Notices and
licences] (Njoftimet dhe licencat).
Shënim
• Përpara se të përdorni televizorin, lexoni “Informacioni i sigurisë”.
• Lexoni dokumentacionin shoqërues të sigurisë për informacione
shtesë rreth sigurisë.
• Imazhet dhe ilustrimet e përdorura në udhëzuesin e
konfigurimit dhe këtë manual janë vetëm për referencë dhe
mund të ndryshojnë nga produkti aktual.
• Simboli "x"/"xx" që shfaqet në emrin e modelit përkon me një
shifër numerike, që lidhet me dizajnin, ngjyrën ose sistemin e
televizorit.
Vendndodhja e etiketës së identifikimit
Etiketat për numrin e modelit të televizorit, datën e prodhimit
(viti/muaji)* dhe klasifikimin e furnizimit me energji gjenden në
pjesën e pasme të televizorit ose paketimit. Ato mund të gjenden
duke hequr kapakun e terminalit.
• Mund ta shihni "Help Guide" (Udhëzuesi i
ndihmës) me telefonin tuaj inteligjent.
Në rastet e vënies në shërbim ose të kërkesave për autorizimin e
përdorimit, për këtë radiopajisje zbatohen kufizimet e
mëposhtme në AT, BE, HR, CY, CZ, DK, EE, FI, FR, DE, EL, HU, IE, IT,
LV, LT, LU, MT, NL, PL, PT, SK, SI, ES, SE, UK, UK (NI), IS, LI, NO,
CH, BG, RO, TR, SQ, BA, MK, MD, RS, ME, Kosovë:
Brezi 5150 - 53
ambiente të brendshme.
50 MHz është i kufizuar vetëm për përdorim në
Informacioni i sigurisë
Instalimi/konfigurimi
Instalojeni dhe përdoreni televizorin në përputhje me udhëzimet
e mëposhtme për të shmangur rrezikun e zjarrit, goditjeve
elektrike ose dëmtimeve dhe/ose lëndimeve.
Instalimi
• Televizori duhet të instalohet në afërsi të një prize elektrike
lehtësisht të arritshme.
• Vendoseni televizorin në një sipërfaqe të qëndrueshme dhe të
niveluar për të parandaluar rënien e tij dhe lëndimin personal
apo dëmtimin e pronës.
• Instalojeni televizorin në një vend ku nuk mund të tërhiqet, të
shtyhet ose të bjerë.
• Instalojeni televizorin në mënyrë që mbështetëset të mos dalin
jashtë mbajtëses së televizorit (nuk ofrohet). Nëse mbështetëset
dalin jashtë mbajtëses së televizorit, televizori mund të
përmbyset e të bjerë dhe të shkaktojë lëndime personale ose të
dëmtohet.
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Njoftim për radiopajisjet
Nëpërmjet këtij dokumenti, "Sony Corporation" deklaron se
radiopajisjet të llojeve XR-65A90J, XR-55A90J janë në përputhje
me Direktivën 2014/53/BE. Teksti i plotë i deklaratës së
pajtueshmërisë së BE-së disponohet në adresën e mëposhtme të
internetit:
https://compliance.sony.eu
SQ
2
Tran spo rti mi
• Përpara se të transportoni televizorin, shkëputni të gjitha
kabllot.
• Para se të transportoni televizorin, hiqni kapakun mbajtës dhe
kapakët e terminalit.
• Për të transportuar televizorë të përmasave të mëdha nevojiten
dy apo më shumë persona.
• Kur e transportoni televizorin manualisht, mbajeni siç tregohet
12
3
4
9 mm – 13 mm
Vidë M6 (nuk ofrohet)
Vidë (nuk ofrohet)
Kordon (nuk
ofrohet)
1,5 N·m
{15 kgf·cm}
më poshtë. Mos ushtroni forcë në panelin dhe në kornizën rreth
ekranit.
• Kur të kapni ose të montoni
televizorin, mos e ulni poshtë atë.
• Kur e transportoni televizorin, mos e ekspozoni ndaj lëkundjeve
ose dridhjeve të tepruara.
• Kur e transportoni televizorin për riparime apo kur e lëvizni,
paketojeni duke përdorur kartonin origjinal dhe materialin e
paketimit.
Parandalimi i përmbysjes
Mbrojtja e ekranit të televizorit (Televizor
OLED)
Masat paraprake për të mbrojtur ekranin nga
dëmtimi
Mbetje e imazheve
Televizorët OLED janë të ndjeshëm ndaj mbetjes së imazheve
(djegies) për shkak të karakteristikave të materialeve të përdorura.
Mbetjet e imazheve mund të ndodhin nëse imazhet shfaqen në të
njëjtin vend në ekran në mënyrë të përsëritur ose për periudha të
zgjatura kohore. Ky nuk është një keqfunksionim i televizorit.
Shmangni shfaqjen e imazheve që mund të shkaktojnë mbetjen e
imazheve.
Më poshtë janë shembuj të imazheve që mund të
shkaktojnë mbetje të imazheve:
• Përmbajtja me shirita të zinj në pjesën e sipërme dhe të
poshtme dhe/ose ana e majtë dhe e djathtë e ekranit. (për
shembull, "Letterboxd", ekran 4:3, përkufizimi standard)
• Imazhet statike si fotografitë.
• Videolojërat që mund të kenë përmbajtje statike në disa pjesë
të ekranit.
• Menytë në ekran, udhëzuesit e programeve, logot e kanaleve
etj.
• Përmbajtje statike nga aplikacionet.
• Shiritat në ekran, të tilla si ato që përdoren për lajmet dhe titujt e
gazetave.
Për të zvogëluar rrezikun e mbetjes së imazheve:
• "Sony" rekomandon që ta fikni televizorin normalisht duke
shtypur butonin e energjisë në telekomandë ose televizor.
• Mbushni ekranin duke ndryshuar [Wide mode] (Modaliteti i
gjerë) për të eliminuar shiritat e zinj. Zgjidhni [Wide mode]
(Modaliteti i gjerë) përveç [Normal] (Normal).
• Fikni OSD (Shfaqja në ekran) duke shtypur butonin /
(Informacioni/shfaqja e tekstit) dhe fikni menytë nga pajisjet e
lidhura. Për detaje, referojuni manualëve të udhëzimeve të
pajisjeve të lidhura.
• Shmangni shfaqjen e imazheve statike me ngjyra të ndritshme
(përfshirë të bardhën), orët ose logot në çdo pjesë të ekranit.
• Caktoni cilësimet e figurës bazuar në kushtet e ambientit. Pamja
standarde rekomandohet për përdorim shtëpiak dhe kur shikoni
përmbajtje që shpesh shfaqin logot e stacionit, etj.
• Televizori ka veçoritë e mëposhtme për të ndihmuar në
zvogëlimin/parandalimin e mbetjeve të imazheve.
Rifreskimi i panelit
Rifreskimi i panelit do të rregullojë uniformitetin e tij. Rifreskimi i
panelit mund të kryhet dhe duhet të përdoret vetëm kur mbetja e
imazheve është shumë e dukshme.
Kujde s:
• Funksioni i rifreskimit të panelit mund të ndikojë në panel. Mos
kryeni rifreskimin e panelit më shumë se një herë në vit pasi kjo
mund të ndikojë në jetëgjatësinë e përdorimit të panelit.
• Përfundimi i rifreskimit të panelit kërkon rreth një orë.
• Gjatë rifreskimit të panelit, në ekran mund të shfaqet një vijë e
bardhë. Kjo nuk tregon një keqfunksionim të televizorit.
• Rifreskimi i panelit do të funksionojë vetëm kur temperatura e
dhomës të jetë ndërmjet 10ºC dhe 40ºC.
Zhvendosja e pikselëve
Lëviz automatikisht imazhin në ekran për të parandaluar mbetjen
e imazheve.
Veçori të tjera
Ndriçimi i ekranit zvogëlohet automatikisht kur shfaqen imazhe të
palëvizshme, ora, ngjyra të ndritshme ose logo etj.
SQ
SQ
3
Përdorimi i televizorit si
shumëkanalësh
Kablloja e altoparlantit
S-CENTER
OUT
Lidhja HDMI
(eARC/ARC)
Kabllo e
modalitetit të
altoparlantit
qendror të
televizorit
Ȫ
ȫ
Ȭ
ȭ
Ȯ
ȩ
MIC/Sensori
i dritës*
1
altoparlant qendror
Shënim
• Para se të lidhni kabllot, shkëputni rrjetin elektrik të
marrësit TV dhe AV.
Përdorimi i televizorit si pjesë e
një sistemi audio
Shënim
• Para se të lidhni kabllot, shkëputni rrjetin elektrik të
marrësit TV dhe AV.
• Referojuni manualit të udhëzimeve të sistemit audio
me terminalin S-CENTER OUT për detaje.
Telekomanda dhe televizori
Forma, paraqitja, disponueshmëria dhe
funksioni i butonave të telekomandës mund
të ndryshojnë në varësi të rajonit/shtetit/
modelit të televizorit/cilësimeve të
televizorit.
SQ
4
(Mikrofoni)/ (Google Assistant):
Përdorni Google Assistant*2*3 ose kërkimin
me zë*3. Për sugjerime lidhur me komandat
e televizorit, shtypni butonin e mikrofonit në
telekomandë dhe thoni "sugjerime
zanore".*
2
////: Navigimi dhe zgjedhja në
menynë në ekran.
Telev iz or i: Afishoni listën e kanaleve të
televizorit ose kaloni te hyrja.
(Ndezja/fikja)
Butonat numerikë
/ (Informacioni/shfaqja e tekstit):
Afishoni informacionin.
(Teksti): Afishoni informacionin e tekstit.
YouTube™/NETFLIX/Disney+/Prime
Video/Butonat me ngjyra
ȱȲ
GUIDE/: Shfaqni udhëzuesin e
programeve dixhitale të televizorit ose të
dekoderit*4.
REC LIST: Shfaqni listën e regjistrimeve të
USB HDD*5/DVR*4.
(Zgjedhja e hyrjes): Shfaqni dhe
zgjidhni burimin e hyrjes etj.
(Cilësimet e shpejta): Shfaqni
"Cilësimet e shpejta".
BACK/
HOME
+/– (Volumi)
(Kërce)
(Bllokoni zërin)*
6
CH +/–//: Zgjidhni kanalin ose faqen
tjetër ()/para ().
AUDIO: Zgjidhni tingullin e burimit
shumëgjuhësh ose tingullin e dyfishtë (në
varësi të burimit të programit).
(Cilësimi i titrave)
HELP:
Shfaq menynë "Ndihmë".
///
Regjistroni programin e shikuar së
REC:
fundi në USB HDD*5/DVR*4.
EXIT
(Ndezja/fikja)
BUILT-IN MIC SWITCH: Aktivizoni/
çaktivizoni mikrofonin e integruar. (Mund të
gjendet duke hequr kapakun anësor)
Built-in MIC*
mikrofonin e integruar, shtypni butonin e
mikrofonit në telekomandë dhe ndiqni
udhëzimet në ekran.
2*3*7
: Për të aktivizuar
Remote Control sensor / Ambient light
sensor / LED
*1 Drita e sfondit të telekomandës do të ndizet kur
sensori i dritës dikton se drita e ambientit është e
ulët. Ndriçimi automatik i dritës së sfondit mund të
çaktivizohet.
*2 Vetëm në disa rajone/shtete/modele televizorësh/
gjuhë.
*3 "Google Assistant" ose kërkimi me zë kërkon lidhje
me internetin.
*4 Kërkohet cilësimi [TV box setup] (Konfigurimi i
dekoderit të televizorit).
*5 Nuk disponohet për Italinë.
*6 Shkurtorja e aksesueshmërisë disponohet duke
mbajtur shtypur (Bllokoni zërin).
*7 Konsumi i energjisë rritet, kur mikrofoni i integruar
është i aktivizuar, pasi ai është gjithmonë duke
dëgjuar.
Për më shumë informacion,
shihni "Help Guide" (Udhëzuesi
i ndihmës).
Instalimi i televizorit në mur
Duke përdorur suportin opsional të montimit
në mur (SU-WL850 ose SU-WL450)* (nuk
ofrohet)
Për klientët:
Për arsye të mbrojtjes dhe sigurisë së produktit,
"Sony" rekomandon fuqimisht që instalimi i
televizorit të kryhet nga tregtarë ose kontraktorë
të licencuar të "Sony". Mos u përpiqni ta
instaloni vetë.
Për tregtarët dhe kontraktorët e "Sony":
Kushtojini vëmendje të plotë sigurisë gjatë
instalimit, mirëmbajtjes dhe ekzaminimit
periodik të këtij produkti.
Informacionet e instalimit të suportit të
montimit në mur
Për udhëzime rreth instalimit të mbajtëses me
montim në mur, shihni "Informacionet e
instalimit" (mbajtëse me montim në mur) në
faqen e produktit për modelin tuaj të televizorit.
https://www.sony.eu/support
• Ndiqni udhëzimet që ofrohen me mbajtësen
me montim në mur për modelin tuaj. Për
instalimin e këtij televizori kërkohet ekspertizë
e mjaftueshme, në veçanti për të përcaktuar
fortësinë e murit për të përballuar peshën e
televizorit.
• "Sony" nuk mban asnjë përgjegjësi për dëmet
apo lëndimet e shkaktuara si pasojë e
keqpërdorimit ose instalimit jo të duhur.
SQ
SQ
5
• Instalimet me montim në mur duhen të
9 mm – 13 mm
Vidë (M6)
Suport i montimit në mur
Kapaku i pjesës së pasme
të televizorit
kryhen vetëm nga personeli i kualifikuar i
shërbimit.
• Për arsye sigurie, rekomandohet fuqimisht që
të përdorni aksesorë "Sony", duke përfshirë:
Suportin e montimit në mur SU-WL850
Suportin e montimit në mur SU-WL450
• Sigurohuni që të përdorni vidat e ofruara me
televizorin kur vendosni suportin e montimit
në mur në televizor (vetëm SU-WL850).
Sigurohuni që të përdorni vidat e ofruara me
mbajtësen me montim në mur kur të vendosni
këtë të fundit në televizor (përveç SU-WL850).
Vidat e ofruara janë dizajnuar siç tregohet
nëpërmjet ilustrimit, kur maten nga sipërfaqja
bashkuese e suportit të montimit në mur.
Diametri dhe gjatësia e vidave ndryshojnë në
varësi të modelit të suportit të montimit në
mur. Përdorimi i vidave të ndryshme nga ato
të ofruara mund të çojë në dëmtim të
brendshëm të televizorit ose të shkaktojë
rënien e tij etj.
• Sigurohuni që t'i ruani vidat e papërdorura dhe
mbështetëset në një vend të sigurt deri në
momentin kur do t'i vidhosni këto të fundit.
Mbajini vidat larg fëmijëve të vegjël.
* Vetëm në disa rajone/shtete/modele televizorësh.
Zgjidhja e problemeve
Për zgjidhjen e problemeve të përgjithshme si:
ekran i zi, nuk ka tinguj, figurë e ngrirë, televizori
nuk reagon ose nuk ka rrjet, ndiqni hapat e
mëposhtëm.
1 Rindizni televizorin duke mbajtur shtypur
butonin e ndezjes/fikjes në telekomandë për
rreth pesë sekonda. Televizori do të rindizet.
Nëse problemi vazhdon, provoni të hiqni nga
priza kordonin elektrik dhe më pas shtypni
butonin e ndezjes/fikjes në televizor dhe
lëshojeni atë. Prisni dy minuta dhe vendosni
në prizë kordonin elektrik.
Ose, shtypni butonin e ndezjes/fikjes në
televizor për rreth 40 sekonda derisa
televizori të fiket.
SQ
6
2 Referojuni menysë së ndihmës duke shtypur
HELP në telekomandë.
3 Lidheni televizorin me internetin dhe kryeni
një përditësim të softuerit. "Sony"
rekomandon që ta mbani të përditësuar
softuerin e televizorit. Përditësimet e softuerit
ofrojnë veçori të reja dhe përmirësime të
rendimentit.
4 Vizitoni faqen e mbështetjes në internet të
"Sony" (informacioni ofrohet në fund të këtij
manuali).
Kur e vendosni televizorin në prizë, ai mund
të mos ndizet për pak kohë, edhe nëse ju e
keni shtypur butonin e ndezjes/fikjes në
telekomandë ose në televizor.
Nisja e sistemit kërkon kohë. Prisni rreth një
minutë, më pas përdoreni përsëri.
Telekomanda nuk funksionon.
• Ndërroni bateritë.
Keni harruar fjalëkalimin e kontrollit
prindëror.
• Shkruani 9999 për kodin PIN dhe vendosni
kodin e ri PIN.
Ekrani bëhet më i errët ndërsa shikoni
televizor.
• Nëse i gjithë imazhi ose një pjesë e tij mbetet
e palëvizur, drita e ekranit do të ulet
gradualisht për të parandaluar mbetjen e
imazheve. Ky nuk është një keqfunksionim i
televizorit.
Jeni të shqetësuar për mbetjen e imazheve.
Nëse i njëjti imazh shfaqet në mënyrë të
përsëritur ose për periudha të gjata kohore,
mund të ndodhë mbetja e imazheve. Për të
zvogëluar mbetjen e imazheve, ju
rekomandojmë që të fikni televizorin normalisht
duke shtypur butonin e energjisë në
telekomandë ose në televizor.
Shënim
• Kryeni rifreskimin e panelit vetëm kur mbetja e
imazheve vërehet në mënyrë të veçantë. Shmangni
kryerjen e rifreskimit të panelit më shumë se një herë
në vit sepse mund të ndikojë në jetëgjatësinë e
përdorimit të panelit.
• Imazhet që përfshijnë orët, logot dhe ngjyra të
ndritshme (përfshirë të bardhën) shkaktojnë
lehtësisht mbetjen e imazheve. Shmangni shfaqjen e
këtyre llojeve të imazheve për periudha të gjata
kohore, përndryshe mund të ndodhë mbetja e
imazheve.
Loading...
+ 12 hidden pages
You need points to download manuals.
1 point = 1 manual.
You can buy points or you can get point for every manual you upload.