Ky televizor vjen me manualet e mëposhtme. Ruajini manualet për referencë në të ardhmen.
Udhëzuesi i konfigurimit
• Instalimi dhe konfigurimi i televizorit.
Udhëzuesi i referencës (ky manual)/Dokumentacioni i sigurisë
• Informacionet e sigurisë, telekomanda, zgjidhja e problemeve,
instalimi me montim në mur, specifikimi etj.
Udhëzuesi i ndihmës (manual në ekran)
• Cilësimet, funksionet, lidhja me internetin,
zgjidhja e problemeve etj.
• Për ta hapur atë, shtypni (Zgjedhja e hyrjes)
në telekomandë dhe zgjidhni [Ndihmë]. Nëse
[Help] (Ndihmë) nuk ekziston, zgjidhni [Edit]
(Modifiko) dhe shtoni [Help] (Ndihmë).
Shënim
• Përpara se të përdorni televizorin, lexoni Informacionet e sigurisë.
• Lexoni dokumentacionin shoqërues të sigurisë për informacione
shtesë rreth sigurisë.
• Imazhet dhe ilustrimet e përdorura në udhëzuesin e
konfigurimit dhe në këtë manual janë vetëm për referencë dhe
mund të ndryshojnë nga produkti aktual.
• Simboli "x"/"xx" që shfaqet në emrin e modelit përkon me një
shifër numerike, që lidhet me dizajnin, ngjyrën ose sistemin e
televizorit.
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Njoftim për radiopajisjet
Nëpërmjet kësaj, "Sony Corporation" deklaron se llojet e
radiopajisjeve XR-50X94S, XR-50X92K, XR-50X90S janë në
përputhje me Direktivën 2014/53/BE. Teksti i plotë i deklaratës së
pajtueshmërisë së BE-së disponohet në adresën e mëposhtme të
internetit:
https://compliance.sony.eu
Nëpërmjet kësaj, "Sony Corporation" deklaron se llojet e
radiopajisjeve XR-50X94S, XR-50X90S janë në përputhje me
kërkesat përkatëse ligjore të MB-së.
Teksti i plotë i deklaratës së pajtueshmërisë disponohet në adresën
e mëposhtme të internetit: https://compliance.sony.co.uk
Në rastet e vënies në shërbim ose të kërkesave për autorizimin e
përdorimit, për këtë radiopajisje zbatohen kufizimet e mëposhtme në
AT, BE, HR, CY, CZ, DK, EE, FI, FR, DE, EL, HU, IE, IT, LV, LT, LU, MT, NL,
PL, PT, SK, SI, ES, SE, UK, UK (NI), IS, LI, NO, CH, BG, RO, TR, AL, BA, MK,
MD, RS, ME, Kosovë:
Brezi 5150 - 5350 MHz është i kufizuar vetëm për përdorim në
ambiente të brendshme.
Informacionet e sigurisë
• Mund të shihni Udhëzuesin e ndihmës me
telefonin tuaj inteligjent.
https://rd1.sony.net/help/
tv/jaep1/h_aep/
• Kur e transportoni televizorin manualisht, mbajeni siç tregohet
më poshtë. Mos ushtroni forcë në panel dhe në kornizën rreth
ekranit.
• Kur e ngrini apo e lëvizni televizorin, mbajeni atë fort nga pjesa
e poshtme.
• Kur e transportoni televizorin, mos e ekspozoni ndaj lëkundjeve
ose dridhjeve të tepruara.
• Kur e transportoni televizorin për riparime apo kur e lëvizni,
paketojeni duke përdorur kartonin origjinal dhe materialin e
paketimit.
Parandalimi i përmbysjes
Tran spor timi
• Përpara se të transportoni televizorin, shkëputni të gjitha kabllot.
• Për të transportuar televizorë të përmasave të mëdha nevojiten
dy apo më shumë persona.
SQ
2
Telekomanda dhe televizori
ȩ
Ȫ
ȫ
Ȭ
MIC
Sensori i dritës*
2*3
Sinjalizuesi*2*
4
Forma, paraqitja, disponueshmëria dhe
funksioni i butonave të telekomandës mund të
ndryshojnë në varësi të rajonit/shtetit/modelit
të televizorit/cilësimeve*1 të televizorit.
Butonat e aplikacionit
(Ndezja/fikja)
TV:
Shfaq listën e kanaleve të televizorit ose
kalon te hyrja.
(Cilësimet e shpejta): Shfaqin Cilësimet
e shpejta.
(Zgjedhja e hyrjes): Shfaq dhe zgjedh
burimin e hyrjes etj.
123 (Menyja e kontrollit): Shfaq menynë e
kontrollit.
/ / / / : Navigimi dhe zgjedhja
në menynë në ekran.
(Pas)
(Faqja kryesore)
(Asistenti i Google) / (Mikrofoni):
Përdorni Asistentin e Google*5*6 ose
kërkimin me zë*6.
+ / – (Volumi)
(Bllokoni zërin)*
7
CH + / – (Kanali)
/
(Udhëzuesi):
Shfaq udhëzuesin e
programeve dixhitale të televizorit ose të
dekoderit*8.
NDEZJA/FIKJA E MIKROFONIT TË
INTEGRUAR*
5
: Ndez/fik mikrofonin e
SQ
integruar.
(Ndezja/fikja)
Sensori i telekomandës / Sensori i
dritës / Drita LED
Mikrofoni i integruar*
5*6*9
: Për të
aktivizuar mikrofonin e integruar, shtypni
butonin e Asistentit të Google/të mikrofonit
në telekomandë dhe ndiqni udhëzimet në
ekran.
*1 Për modelet e tjera të telekomandave, shihni
Udhëzuesin e ndihmës në internet për detaje.
*2 Vetëm RMF-TX900U. Për të parë emrin e modelit në
telekomandë, hapni kapakun e telekomandës dhe
shikoni etiketën në telekomandë.
*3 Drita e sfondit të telekomandës do të ndizet kur
sensori i dritës dikton se drita e ambientit është e
ulët. Ndriçimi automatik i dritës së sfondit mund të
çaktivizohet.
*4 Sinjalizuesi do të lëshojë një tingull kur ju përdorni
funksionin e gjetësit të telekomandës. Për detaje,
shihni Udhëzuesin e ndihmës në internet.
*5 Vetëm për rajone/shtete/modele/gjuhë të
kufizuara.
*6 Asistenti i Google ose kërkimi me zë kërkon lidhje
me internetin.
*7 Shkurtorja e aksesueshmërisë disponohet duke
shtypur dhe mbajtur shtypur (Bllokoni zërin).
*8 Kërkohet cilësimi [Konfigurimi i dekoderit të
televizorit].
*9 Konsumi i energjisë rritet, kur mikrofoni i integruar
është i aktivizuar, pasi ai është gjithmonë duke
dëgjuar.
Për më shumë informacion,
shihni Udhëzuesin e ndihmës.
Shtypni
në telekomandë dhe zgjidhni
[Ndihmë]. Nëse [Help] (Ndihmë)
nuk ekziston, zgjidhni [Edit]
(Modifiko) dhe shtoni [Help]
(Ndihmë).
(Zgjedhja e hyrjes)
SQ
3
Menaxhimi i kabllos së njësisë
opsionale të kamerës dhe të
mikrofonit (nuk ofrohet)
Përdorimi i altoparlantit shufër
(nuk ofrohet)
(XR-50X92K)
Rekomandohet (përpara televizorit)
Vendosni altoparlantin shufër (nuk ofrohet)
përpara mbështetëseve të televizorit.
Shënim
• Sigurohuni që lartësia e altoparlantit shufër nuk e
bllokon rrugën midis telekomandës dhe sensorit infra
kuq në televizorin tuaj.
• Duke përdorur këmbëzat prej gome, gjendja e
tingullit mund të variojë në varësi të modelit të
altoparlantit shufër.
• Mos e mbuloni vrimën e ajrosjes dhe etiketën e
identifikimit me këmbëzën prej gome.
• Sigurohuni që t'i ruani këmbëzat e hequra prej gome
në një vend të sigurt, duke i mbajtur ato larg nga
fëmijët. (p.sh. kur e dërgoni altoparlantin shufër për
riparim)
Alternoni (në mbështetëset)
Nëse nuk ka mjaftueshëm hapësirë për ta
vendosur altoparlantin shufër përpara
televizorit, vendosni këmbëzën prej gome
(ofrohet me televizorin) në pjesën e poshtme të
altoparlantit shufër (nuk ofrohet) dhe vendoseni
altoparlantin shufër në pjesën e sipërme të
mbështetëses.
SQ
4
Zgjidhja e problemeve
Për zgjidhjen e problemeve të përgjithshme si:
ekran i zi, nuk ka tinguj, figurë e ngrirë, televizori
nuk reagon ose nuk ka rrjet, ndiqni hapat e
mëposhtëm.
1 Rindizni televizorin duke mbajtur shtypur
butonin e ndezjes/fikjes në telekomandë për
rreth pesë sekonda. Televizori do të rindizet.
Nëse problemi vazhdon, provoni të hiqni nga
priza kordonin elektrik dhe më pas shtypni
butonin e ndezjes/fikjes në televizor dhe
lëshojeni atë. Prisni dy minuta dhe vendosni
në prizë kordonin elektrik.
Përndryshe, shtypni butonin e ndezjes/fikjes
në televizor për rreth 40 sekonda derisa
televizori të fiket.
2
Shihni menynë "Ndihmë" që shfaqet më
poshtë.
3 Lidheni televizorin me internetin dhe kryeni
një përditësim të softuerit. "Sony"
rekomandon që ta mbani të përditësuar
softuerin e televizorit. Përditësimet e softuerit
ofrojnë veçori të reja dhe përmirësime të
rendimentit.
4 Vizitoni faqen e mbështetjes në internet të
"Sony" (informacioni ofrohet në fund të këtij
manuali).
Kur e vendosni televizorin në prizë, ai mund
të mos ndizet për pak kohë, edhe nëse ju e
keni shtypur butonin e ndezjes/fikjes në
telekomandë ose në televizor.
Nisja e sistemit kërkon kohë. Prisni rreth një minutë,
më pas përdoreni përsëri.
Telekomanda nuk funksionon.
• Ndërroni bateritë.
Keni harruar fjalëkalimin e kontrollit
prindëror.
• Shkruani 9999 për kodin PIN dhe vendosni kodin
e ri PIN.
Për më shumë informacion për
zgjidhjen e problemeve, shihni
Udhëzuesin e ndihmës.
Shtypni
në telekomandë dhe zgjidhni
[Ndihmë]. Nëse [Help] (Ndihmë)
nuk ekziston, zgjidhni [Edit]
(Modifiko) dhe shtoni [Help]
(Ndihmë).
(Zgjedhja e hyrjes)
Specifikimet
Sistemi
Sistemi i panelit: Panel LCD (ekran me kristale të
lëngshme), dritë sfondi LED
Sistemi i televizorit: Në varësi të shtetit/
zgjedhjes së zonës/modelit të televizorit
Analog: B/G, D/K, I
Dixhital: DVB-T/DVB-C/DVB-T2
Satelitor: DVB-S/DVB-S2
Sistemi i ngjyrave: PAL/SECAM/NTSC3.58
(Vetëm video)/NTSC4.43 (Vetëm video)
Mbulimi i kanaleve: Në varësi të shtetit/
zgjedhjes së zonës/modelit të televizorit