Jini të kujdesshëm të mos e ngrini mbulesën e pasme të pajisjes aksidentalisht kur hiqni
mbulesën për foletë e kartës SIM mikro dhe të kartës së kujtesës. Mbulesa e pasme nuk duhet
të hiqet në asnjë rrethanë.
Mos ngatërroni folenë e kartës SIM mikro me folenë e kartës së kujtesës. Futja e një karte në
folenë e gabuar mund të dëmtojë si kartën, ashtu edhe pajisjen.
Hiqni mbulesën për foletë e kartës SIM mikro dhe kartës së kujtesës.
2
Me kontakte me ngjyrë ari të drejtuara poshtë, futni kartën SIM mikro në folenë e
kartës SIM mikro.
3
Rivendoseni mbulesën.
Për të futur kartën e kujtesës
1
Hiqeni mbulesën për foletë e kartës SIM mikro dhe kartës së kujtesës.
2
Me kontaktet me ngjyrë ari të drejtuara poshtë, futni kartën e kujtesës në folenë e
kartës së kujtesës, pastaj ri-bashkoni mbulesën.
Për të hequr një kartë SIM mikro
1
Hiqni mbulesën për foletë e kartës SIM mikro dhe kartës së kujtesës.
2
Shtypni kartën SIM përkatëse mikro në brendësi dhe më pas lëshojeni shpejt.
3
Rivendoseni mbulesën.
Për të hequr kartën e kujtesës
1
Fikeni pajisjen dhe hiqeni mbulesën për foletë e kartës së kujtesës dhe të kartës
SIM mikro .
2
Shtypeni brenda kartën e kujtesës dhe më pas lëshojeni me shpejtësi.
3
Rivendoseni mbulesën.
Mund ta hiqni po ashtu kartën e kujtesës pa e
metodë, në fillim duhet të çmontoni kartën e kujtesës nën Cilësimet > Arkivi > Çmonto kartënSD dhe më pas të ndiqni pjesën tjetër të udhëzimeve më sipër.
Përpara përdorimit të pajisjes tuaj, hiqni mbulesën transparente mbrojtëse duke tërhequr cepin
e dalë.
Rekomandohet të mbroni pajisjen tuaj me një mbulesë ose mbrojtës të ekranit të markës
Sony të synuar për modelin tuaj Xperia™. Përdorimi i pajisjeve shtesë mbrojtëse të
ekranit të palëve të treta mund të pengojë pajisjen tuaj prej funksionimit duke mbuluar
sensorët, lentet, altoparlantët ose mikrofonat dhe mund të bëjë të pavlefshme garancinë.
Nisja e pajisjes tuaj për herë të parë
Herën e parë që nisni pajisjen tuaj, hapet një udhëzues i konfigurimit për t'ju ndihmuar të
konfiguroni cilësimet themelore, të hyni në llogaritë në linjë dhe të personalizoni pajisjen
tuaj. Për shembull, nëse keni një llogari të Sony Entertainment Network, mund të hyni tek
ajo këtu dhe të realizoni menjëherë konfigurimin.
Në udhëzuesin e konfigurimit mund të qaseni edhe më vonë nga menyja e Cilësimeve.
Për të ndezur pajisjen
1
Shtypni dhe mbani të ulur tastin e energjisë derisa pajisja të dridhet.
2
Futni kodin PIN të kartës tuaj SIM kur kërkohet, pastaj trokitni lehtë mbi
3
Prisni pak çaste që të niset pajisja.
Për ta fikur pajisjen
1
Shtypni dhe mbani tastin e energjisë
2
Në menynë e opsioneve, takoni Fikja.
3
Takoni OK.
Pajisjes mund t'i duhet pak kohë për t'u
derisa të hapet menyja e opsioneve.
fikur.
.
Për çfarë më duhet një llogari Google™?
Pajisja juaj Xperia™ nga Sony funksionion në platformën Android™ të zhvilluar nga
Google™. Kur e bleni pajisjen tuaj, në të janë të disponueshme një gamë aplikacionesh
dhe shërbimesh të Google™, për shembull, aplikacioni Gmail™, Google Maps™,
YouTube™ dhe Play Store™, që ju jep mundësinë e hyrjes në dyqanin në Internet të
Google Play™ për shkarkimin e aplikacioneve Android™. Për të përfituar sa më shumë
nga këto shërbime, ju duhet një llogari Google™. Për shembull, një llogari Google™
është e domosdoshme nëse dëshironi:
•
Të shkarkoni dhe të instaloni aplikacione nga Google Play™.
•
Të sinkronizoni postën elektronike, kontaktet dhe kalendarin duke përdorur Gmail™.
•
Të bisedoni me miq duke përdorur aplikacionin Hangouts™.
Sinkronizoni historinë e shfletimit dhe faqeshënuesit tuaj duke përdorur shfletuesin e
Internetit Google Chrome™.
•
Identifikoni vetveten si përdorues i autorizuar pas një riparimi të softuerit duke përdorur
Xperia™ Companion.
•
Gjeni, kyçni ose pastroni nga larg një pajisje të humbur ose të vjedhur duke përdorur
shërbimet my Xperia™ ose Menaxheri i Pajisjes Android™.
Për më shumë informacion rreth Android™ dhe Google™, shkoni te
http://support.google.com
Eshtë vendimtare që të mbani mend emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj të llogarisë
Google™. Në disa raste, mund të duhet të identifikoni vetveten për arsye të sigurisë duke
përdorur llogarinë tuaj Google™. Nëse nuk arrini të jepni emrin e përdoruesit dhe fjalëkaliin tuaj
Google™ në raste të tilla, pajisja juaj është kyçur. Gjithashtu, nëse keni më shumë se një llogari
Google™, sigurohuni të futni hollësitë për llogarinë përkatëse.
.
Për të konfiguruar një llogari në Google™ në pajisjen tuaj
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Llogaritë > Shto llogarinë > Google.
3
Ndiqni udhëzorin e regjistrimit për të krijuar një llogari në Google™ ose futuni nëse
.
tashmë keni një llogari.
Gjithashtu mund të futeni ose të krijoni një llogari Google™ nga udhëzori i konfigurimit herën e
parë që ndizni pajisjen tuaj. Ose mund të shkoni në linjë dhe të krijoni një llogari në
www.google.com/accounts
.
Ngarkimi i pajisjes tuaj
Pajisja juaj ka një bateri të integruar të ringarkueshme që duhet të zëvendësohet vetëm
nga Sony ose nga një qendër riparimi e autorizuar nga Sony. Nuk duhet të përpiqeni
asnjëherë që ta hapni ose ta zbërtheni vetë këtë pajisje. Hapja e pajisjes mund të
shkaktojë dëmtime që do të shkelin garancinë tuaj.
Bateria është pjesërisht e ngarkuar kur pajisja dërgohet nga fabrika. Në varësi të kohës
që ka qenë në kuti para se ta blinit, niveli i baterisë mund të jetë shumë i ulët. Për këtë
arsye rekomandohet që ta ngarkoni baterinë për të paktën 30 minuta para se ta ndizni
pajisjen për herë të parë. Mund të vazhdoni përdorimin e pajisjes gjatë ngarkimit. Lexoni
më shumë se si të përmirësoni rendimentin e baterisë në
Lëvizni shpejt, për shembull, në një listë ose në një faqe uebi. Mund të ndaloni lëvizjen
duke trokitur lehtë në ekran.
Kyçja dhe shkyçja e ekranit
Kur pajisja juaj është e ndezur dhe nuk është përdorur për një periudhë të caktuar kohe,
ekrani errësohet për të ruajtur energjinë e baterisë dhe kyçet automatikisht. Kjo kyçje
parandalon veprimet e padëshiruara në ekranin me prekje kur nuk jeni duke e përdorur.
Kur e blini pajisjen, është vendosur tashmë një kyçje e thjeshtë e ekranit me anën e
rrëshqitjes së shpejtë. Kjo do të thotë se duhet të rrëshqisni shpejt lart në ekran për ta
shkyçur. Mund t'i ndryshoni më vonë cilësimet e sigurisë dhe të shtoni lloje të tjera
kyçjesh. Shikoni
Kyçja e ekranit
në faqen 44.
Për të aktivizuar ekranin
•
Shtypni për pak tastin e energjisë .
Për të kyçur ekranin
•
Kur ekrani është aktiv, shtypni për pak kohë tastin e energjisë .
Ekrani fillestar
Ekrani fillestar është pika fillestare për përdorimin e pajisjes tuaj. Është e ngjashme me
desktopin në një ekran kompjuteri. Ekrani juaj bazë mund të ketë deri në shtatë panele,
të cilët shtrihen përtej gjërësisë së zakonshme të shfaqjes së ekranit. Numri i paneleve të
ekranit bazë përfaqësohet nga një sërë pikash në pjesën e poshte të ekranit bazë. Pika e
theksuar afishon panelin në të cilin ndodheni aktualisht.
Mund të shtoni panele të reja në ekranin tuaj bazë (maksimumi deri në shtatë panele) dhe
të fshini panele. Mund të cilësoni gjithashtu panelin që dëshironi të përdorni si panel
kryesor të ekranit bazë.
Për të cilësuar një panel si panelin kryesor të ekranit bazë
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh tek Ekrani bazë derisa të dridhet pajisja.
2
Goditni lehtë majtas ose djathtas te paneli që dëshironi të cilësoni si panelin
kryesor të ekranit bazë dhe pastaj trokitni lehtë mbi .
Për të shtuar një panel ne ekranin bazë
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh tek Ekrani fillestar derisa të dridhet pajisja.
2
Për të shfletuar panelet, goditni lehtë deri në fund në të djathtë ose në të majtë
dhe më pas trokitni lehtë .
Prekni dhe mbani një pjesë bosh në Ekrani fillestar tuaj derisa pajisja vibron.
2
Goditni lehtë majtas ose djathtas për të kaluar tek paneli që dëshironi të fshini,
pastaj takoni .
Cilësimet e ekranit bazë
Përdorni shkurtoren Cilësimet e ekranit bazë për të rregulluar disa cilësime thelbësore të
ekranit tuaj bazë. Për shembull, mund të cilësoni që ekrani juaj bazë të vetërrotullohet.
Për ta cilësuar Ekranin bazë që të rrotullohet automatikisht
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh në Ekranin bazë deri sa pajisja të dridhet, më pas
trokitni lehtë Cilësimet e ekranit bazë.
2
Zvarriteni rrëshqitësin pranë Vetërrotullimi në të djathtë.
Për të rregulluar madhësinë e ikonave në Ekranin bazë
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh në Ekranin bazë deri sa pajisja të dridhet, më pas
trokitni lehtë Cilësimet e ekranit bazë.
2
Trokitni lehtë mbi Madhësia e ikonave dhe pastaj përzgjidhni një opsion.
Ekrani i aplikacioneve
Ekrani i aplikacioneve, të cilin e hapni nga Ekrani bazë, përmban aplikacionet që vijnë të
parainstaluara në pajisjen tuaj, si dhe aplikacionet që shkarkoni.
Për të parë të gjitha aplikacionet në ekranin e aplikacioneve
1
Nga ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Goditni lehtë majtas ose djathtas në ekranin e aplikacioneve.
Për të hapur një aplikacion nga ekrani i aplikacioneve
•
Goditni lehtë majtas ose djathtas për të gjetur aplikacionin dhe pastaj trokitni lehtë
mbi aplikacionin.
Për të kërkuar një aplikacion nga ekrani i aplikacioneve
1
Kur ekrani i aplikacionit është i hapur, trokitni lehtë .
2
Futni emrin e aplikacionit që dëshironi të kërkoni.
Për të hapur menynë e ekranit të aplikacioneve
•
Kur të hapet ekrani i aplikacionneve, zvarriteni djathtas skajin e majtë të ekranit.
Për të zhvendosur një aplikacion në ekranin e aplikacioneve
1
Për të hapur menynë e ekranit të aplikacioneve, zvarriteni skajin e majtë të ekranit
të aplikacioneve në të djathtë.
2
Sigurohuni që Renditja e përshtatur është përzgjedhur nën AFISHO
APLIKACIONET.
3
Në ekranin e aplikacioneve, prekni dhe mbani aplikacionin deri sa të zgjidhet dhe
më pas zvarriteni te vendndodhja e re.
Për të shtuar një shkurtore aplikacioni në ekranin bazë
1
Për të hapur menynë e ekranit të aplikacioneve, zvarriteni skajin e majtë të ekranit
të aplikacioneve në të djathtë.
2
Sigurohuni që Renditja e përshtatur është përzgjedhur nën AFISHO
APLIKACIONET.
3
Në ekranin e aplikacioneve, prekni dhe mbani një ikonë të aplikacionit dhe më pas
zvarriteni ikonën në pjesën e sipërme të ekranit. Ekrani bazë hapet.
4
Zvarriteni ikonën në vendndodhjen e dëshiruar në ekranin bazë dhe pastaj largoni
gishtin tuaj.
Nëse zgjidhet Sipas alfabetit ose Më të përdorurat nën AFISHO APLIKACIONET në vend të
Renditja e përshtatur, mund të shtoni akoma një shkurtore të aplikacionit tek Ekrani bazë.
Thjesht prekni dhe mbani ikonën e aplikacionit përkatës deri sa të hapet Ekrani bazë, më pas
zvarriteni ikonën në vendndodhjen e dëshiruar dhe lëshojeni gishtin.
Për të rregulluar aplikacionet në ekranin e aplikacioneve
1
Për të hapur menynë e ekranit të aplikacioneve, zvarriteni skajin e majtë të ekranit
të aplikacioneve në të djathtë.
2
Përzgjidhni opsionin e dëshiruar nën AFISHO APLIKACIONET.
Për të çinstaluar një aplikacion nga ekrani i aplikacioneve
1
Për të hapur menynë e ekranit të aplikacioneve, zvarriteni skajin e majtë të ekranit
të aplikacioneve në të djathtë.
2
Trokitni lehtë mbi ÇINSTALO. Të gjitha aplikacionet që nuk mund të çinstalohen
tregohen nga .
3
Trokitni lehtë mbi aplikacionin që dëshironi të çinstaloni dhe pastaj trokitni lehtë
mbi OK.
Navigimi nëpër aplikacione
Mund të navigoni midis aplikacioneve duke përdorur tastet e navigimit, shiritin e të
preferuarave dhe dritaren e aplikacioneve të përdorura së fundi, që ju lejon të kaloni me
lehtësi midis të gjitha aplikacioneve të përdorura së fundi. Tastet e navigimit janë tasti i
Ekranit bazë, tasti i Aplikacioneve të fundit dhe tasti Prapa. Disa aplikacione mbyllen kur
shtypni tastin e Ekranit bazë
ekzekutohen në sfond. Nëse aplikacioni ndërpritet ose ekzekutohet në sfond, mund të
vazhdoni atje ku e latë herën tjetër që do të hapni aplikacionin.
për të dalë, ndërsa të tjerat ndërpriten ose vazhdojnë të
1Dritarja e aplikacioneve të përdorura së fundi - Hapni një aplikacion të përdorur së fundi
2Shiriti i të preferuarave – Hapni një shkurtore për t'u qasur tek aplikacionet ose widget-et
3Tasti i aplikacioneve të fundit - Hapni aplikacionet e përdorura së fundi dhe shiritin e të preferuarave
4Tasti i ekranit bazë - Dilni nga një aplikacion dhe kthehuni në ekranin bazë
5Tasti prapa - Kthehuni tek ekrani i mëparshëm brenda një aplikacioni ose mbyllni aplikacionin
Për të hapur dritaren e aplikacioneve të përdorura së fundmi
•
Shtypni .
Për të mbyllur të gjitha aplikacionet e përdorura së fundmi
•
Trokitni lehtë mbi
dhe pastaj trokitni lehtë mbi .
Për të hapur një meny në një aplikacion
•
Kur po përdorni aplikacionin, shtypni .
Jo të gjitha aplikacionet kanë meny.
Aplikacionet e vogla
Aplikacionet e vogla janë aplikacione në miniaturë që ekzekutohen në krye të
aplikacioneve të tjera në të njëjtin ekran, për të aktivizuar kryerjen e shumë detyrave
njëherësh. Për shembull, mund të keni të hapur një faqe uebi për afishimin e hollësive të
kursit të këmbimit të valutave dhe më pas të hapni aplikacionin e vogël Llogaritësja në
krye të saj dhe të kryeni llogaritje. Mund të qaseni tek aplikacionet tuaja të vogla
nëpërmjet shiritit të të preferuarave. Për të shkarkuar më shumë aplikacione të vogla,
shkoni te Google Play™.
Për të hapur një aplikacion të vogël
1
Për të shfaqur shiritin e të preferuarave, shtypni .
2
Trokitni lehtë mbi aplikacionin e vogël që dëshironi të hapni.
Mund të hapni njëkohësisht disa aplikacione të vogla.
Nga shiriti i të preferuarave, trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi dhe
pastaj trokitni lehtë mbi .
2
Kërkoni për një aplikacion të vogël që dëshironi të shkarkoni dhe pastaj ndiqni
udhëzimet për ta shkarkuar dhe për të përfunduar instalimin.
Për të zhvendosur një aplikacion të vogël
•
Kur aplikacion i vogël është i hapur, prekni dhe mbani cepin e sipërm majtas të
aplikacionit të vogël, pastaj zhvendoseni atë në vendndodhjen e dëshiruar.
Për të minimizuar një aplikacion të vogël
•
Kur është hapur aplikacioni i vogël, prekni dhe mbani cepin e sipërm majtas të
aplikacionit të vogël, pastaj tërhiqeni atë në cepin e djathtë ose në buzën e
poshtme të ekranit.
Për të rregulluar përsëri aplikacionet e vogla në shiritin e të preferuarave
•
Trokitni dhe mbani një aplikacion të vogël dhe zvarriteni në pozicionin e dëshiruar.
Për të hequr një aplikacion të vogël nga shiriti i të preferuarave
1
Prekni dhe mbani një aplikacion të vogël, pastaj zvarriteni te
2
Trokitni lehtë mbi OK.
Për të rikthyer një aplikacion të vogël të hequr më parë
1
Hapni shiritin e të preferuarave, pastaj trokitni lehtë mbi .
2
Prekni dhe mbani aplikacionin e vogël që dëshironi të riktheni dhe pastaj zvarriteni
në shiritin e të preferuarave.
.
Për të shtuar një widget si një aplikacion të vogël
1
Për të shfaqur shiritin e të preferuarave, shtypni .
2
Trokitni lehtë mbi
3
Përzgjidhni një widget.
4
Futni një emër për widget-in, nëse dëshironi, pastaj trokitni lehtë OK.
> > .
Widget-et
Widget-et janë aplikacione të vogla që mund t'i përdorni drejt e nga ekrani bazë. Ato
funksionojnë edhe si shkurtore. Për shembull, widget-i Moti ju mundëson shikimin e
informacionit bazë për motin drejt e nga ekrani bazë. Por kur trokitni lehtë mbi widget,
hapet versioni i plotë i aplikacionit Moti. Mund të shkarkoni widget-e të tjera nga Google
Play™.
Prekni dhe mbani një pjesë bosh në Ekrani fillestar derisa pajisja të vibrojë, pastaj
takoni Widget-et dhe aplikacionet.
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi widget-in që dëshironi të shtoni.
Për të ndryshuar madhësinë e një widget-i
1
Prekni dhe mbani një widget derisa të përzgjidhet dhe më pas lëshojeni widget-in.
Nëse madhësia e një widget-i mund të ndryshohet, për shembull e widget-it
Kalendari, më pas shfaqet një kornizë e theksuar dhe pikat e ndryshimit të
madhësisë.
2
Zvarritni përjashta ose përbrenda pikat, për të tkurrur ose zgjeruar widget-in.
3
Për të konfirmuar madhësinë e re të widget-it, trokitni lehtë kudo në Ekrani fillestar.
Për të zhvendosur një widget
•
Prekeni dhe mbajeni widget-in derisa të përzgjidhet dhe pastaj zvarriteni në
vendndodhjen e re.
Për të hequr një widget
•
Prekeni dhe mbajeni widget-in derisa të përzgjidhet dhe më pas zvarriteni atë te
.
Shkurtoret dhe dosjet
Përdorni shkurtoret dhe dosjet për të menaxhuar aplikacionet tuaja dhe për të mbajtur të
rregullt ekranin tuaj bazë.
1Qasuni te një aplikacion duke përdorur një shkurtore
2Qasuni te një dosje që përmban aplikacione
Për të shtuar një shkurtore aplikacioni në ekranin tuaj Fillestar
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh te Ekrani fillestar derisa të dridhet pajisja dhe të
shfaqet menyja e përshtatjes.
2
Në menynë e përshtatjes, trokitni lehtë mbi Widget-et dhe aplikacionet >
Aplikacionet.
3
Lëvizni nëpër listën e aplikacioneve dhe përzgjidhni një aplikacion. Aplikacioni i
përzgjedhur do të shtohet te Ekrani fillestar.
Përndryshe, në hapin 3, mund të trokitni lehtë mbi
pastaj të përzgjidhni një aplikacion nga lista e disponueshme. Nëse e përdorni këtë metodë
për të shtuar shkurtore, disa nga aplikacionet e disponueshme ju lejojnë të shtoni një
funksionalitet të caktuar te shkurtorja.
Prekni dhe mbani objektin derisa të përzgjidhet dhe pastaj zvarriteni objektin në
vendndodhjen e re.
Për të fshirë një objekt nga Ekrani bazë
•
Prekni dhe mbani një objekt derisa të përzgjidhet dhe më pas zvarriteni objektin te
.
Për të krijuar një dosje në Ekranin bazë
•
Prekni dhe mbani një ikonë të aplikacioneve ose një shkurtore derisa ajo të
përzgjidhet, pastaj tërhiqeni dhe vendoseni mbi një aplikacion ose shkurtore tjetër.
Për të shtuar elementë në një dosje në Ekranin bazë
•
Prekni dhe mbani një objekt derisa të përzgjidhet dhe më pas zvarriteni objektin te
dosja.
Për të riemërtuar një dosje në ekranin bazë
1
Trokitni lehtë mbi dosje për ta hapur.
2
Takoni shiritin e titullit të dosjes, për të afishuar fushën Emri i dosjes.
3
Futni emrin e ri të dosjes dhe trokitni lehtë mbi U krye.
Sfondi dhe temat
Mund ta përshtatni ekranin bazë sipas stilit tuaj, duke përdorur sfonde dhe tema të
ndryshme.
Për të ndryshuar sfondin e ekranit bazë
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh te Ekrani fillestar derisa të dridhet pajisja.
2
Trokitni lehtë mbi Sfondet dhe përzgjidhni një opsion.
Për të cilësuar një temë
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh tek Ekrani fillestar derisa të dridhet pajisja.
2
Trokitni lehtë mbi Temat.
3
Zgjidhni një opsion dhe ndiqni udhëzimet në pajisjen tuaj.
Kur ndryshoni një temë, ndryshon edhe sfondi në disa aplikacione.
Bateria dhe menaxhimi i energjisë
Pajisja juaj ka një bateri të integruar. Mund të rregjistroni konsumin e baterisë tuaj dhe të
shihni se cilat aplikacione janë duke përdorur pjesën më të madhe të energjisë. Mund të
hiqni ose të kufizoni aplikacionet dhe të aktivizoni një numër të regjimeve të kursimit të
energjisë për të përdorur më gjatë baterinë tuaj. Gjithashtu mund të shihni një vlerësim
sesa kohë ka mbetur tek bateria dhe të rregulloni cilësimet e baterisë tuaj për të
përmirësuar rendimentin dhe për të bërë që bateria juaj të zgjasë më shumë.
Për të menaxhuar konsumin e baterisë
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Menaxhimi i energjisë > Konsumi i energjisë nga
aplikac.. Një pamje e përgjithshme shfaqet duke treguar aplikacionet që kanë
nivele të larta të trafikut ose që nuk i keni përdorur për një kohë të gjatë.
3
Rishikoni informacionin, pastaj veproni si kërkohet, për shembull, për të çinstaluar
një aplikacion ose për të kufizuar përdorimin e tij.
Për të parë se cilat aplikacione përdorin pjesën më të madhe të baterisë
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Menaxhimi i energjisë > Përdorimi i baterisë.
Për të parë kohën e përafërt baterisë
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.
.
Regjimet e kursimit të energjisë
Ka disa regjime të kursimit të energjisë të disponueshme për t'u përdorur nga ju, nëse
dëshironi që bateria juaj të zgjasë më shumë:
Regjimi STAMINA
Mod. bateria e
rënë
Radhit të dhënat e
sfondit
Çaktivizon Wi-Fi®dhe të dhënat celulare kur ekrani është i çaktivizuar, dhe kufizon
funksionimin e harduerit. shfaqet në shiritin e gjendjes kur është duke u zbatuar ky
regjim.
Modifikon sjelljen e pajisjes tuaj, për shembull, për të rregulluar cilësimin e ndriçimit dhe
të kohës së çaktivizimit të ekranit, kur niveli i baterisë bie nën një përqindje të caktuar.
shfaqet në shiritin e gjendjes kur është duke u zbatuar ky regjim.
Optimizon trafikun në dalje kur ekrani është joaktiv duke dërguar të dhëna në intervale të
paracaktuara.
Për të aktivizuar një regjim të kursimit të energjisë
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.
3
Për të aktivizuar regjimin tuaj të preferuar, zgjidhni emrin e regjimit dhe trokitni lehtë
çelësin aktiv-joaktiv për të aktivizuar regjimin e zgjedhur, nëse duhet.
Pamja e përgjithshme e tiparit të regjimit STAMINA
Regjimi STAMINA ka disa tipare që ju lejojnë të optimizoni funksionimin e baterisë:
Në gatishmëri të
zgjatur
Ora e regjimit
STAMINA
Përdorimin e zgjeruar
I parandalon aplikacionet të përdorin trafikun e të dhënave duke çaktivizuar WiFi®dhe të dhënat celulare kur ekrani është joaktiv. Mund të përjashtoni disa
aplikacione dhe shërbime që të mos ndërpriten kur ky tipar është aktiv.
I mban të ndërprera lidhjet e rrjetit në situata kur shtypni shpesh tastin e energjisë
për të kontrolluar kohën.
Kufizon funksionimin e harduerit kur jeni duke përdorur pajisjen tuaj.
Për të aktivizuar tiparet e regjimit STAMINA
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Menaxhimi i energjisë, pastaj trokitni lehtë
mbi Regjimi STAMINA.
3
Aktivizoni regjimin STAMINA nëse është i çaktivizuar.
4
Zvarritni rrëshqitësit pranë tipareve që dëshironi të aktivizoni dhe më pas trokitni
lehtë Aktivizo, nëse ju kërkohet.
Për të përzgjedhur se cilat aplikacione të ekzekutohen në regjimin STAMINA
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Menaxhimi i energjisë, pastaj trokitni lehtë
mbi Regjimi STAMINA.
3
Aktivizoni regjimin STAMINA nëse është i çaktivizuar.
4
Sigurohuni që veçoria Në gatishmëri të zgjatur është e aktivizuar dhe më pas
trokitni lehtë Apl. aktive në gjendje gatishmërie > Shto aplikacione.
5
Lëvizni majtas ose djathtas për të parë të gjitha aplikacionet dhe shërbimet, pastaj
shënoni kutitë përkatëse të shënimit për aplikacionet që dëshironi të përdorni.
6
Kur të mbaroni, trokitni lehtë mbi U krye.
Bërja e një foto të ekranit
Mund të rregjistroni imazhet e palëvizshme në çdo ekran në pajisjen tuaj si një foto të
ekranit. Fotot e ekranit që bëni ruhen automatikisht në Album.
Për të nxjerrë një pamje të çastit
1
Shtypni pak çaste tastin e energjisë derisa të shfaqet një dritare konfirmimi.
2
Trokitni lehtë
Mund të nxirrni po ashtu një pamje të çastit duke shtypur për pak çaste tastin e energjisë dhe
tastin e volumit poshtë në të njëjtën kohë. Pas nxjerrjes së pamjes së çastit, mund t'i lëshoni
tastet.
Për të parë foton e ekranit tuaj
•
Zvarrisni shiritin e gjendjes plotësisht poshtë, pastaj trokitni lehtë mbi foton e
ekranit që dëshironi të shihni.
.
Gjithashtu mund të shihni fotot e ekranit tuaj duke hapur aplikacionin Album.
Njoftimet
Njoftimet ju njoftojnë për ngjarjet si mesazhet e reja dhe njoftimet e kalendarit, si dhe për
aktivitetet në progres si p.sh. shkarkimet e skedarëve. Njoftimet shfaqen në vendet e
mëposhtme:
•
Shiriti i statusit
•
Paneli i njoftimeve
•
Ekrani i kyçjes
Për të hapur ose për të mbyllur panelin e njoftimeve
1
Për të hapur panelin e njoftimeve, zvarritni poshtë shiritin e gjendjes.
2
Për të mbyllur panelin e njoftimeve, zvarriteni panelin lart.
Për të bërë një veprim për një njoftim në panelin e njoftimeve
•
Trokitni lehtë mbi njoftimin.
Për të zbrazur një njoftim nga paneli i njoftimeve
•
Vendoseni gishtin mbi një njoftim dhe goditeni lehtë majtas ose djathtas.
Për të zgjeruar një njoftim në panelin e njoftimeve
•
Zvarriteni poshtë njoftimin.
Jo të gjitha njoftimet mund të zgjerohen.
Për të pastruar të gjitha njoftimet nga paneli i njoftimeve
•
Trokitni lehtë mbi .
Për të bërë një veprim për një njoftim nga ekrani i kyçjes
•
Trokitni lehtë dy herë te njoftimi.
Për të hequr një njoftim nga ekrani i kyçjes
•
Vendoseni gishtin mbi njoftimin dhe goditeni lehtë majtas ose djathtas.
Për të zgjeruar një njoftim në ekranin e kyçjes
•
Zvarriteni poshtë njoftimin.
Jo të gjitha njoftimet mund të zgjerohen.
Menaxhimi i njoftimeve në ekranin e kyçjes
Mund ta konfiguroni pajisjen tuaj në mënyrë që në ekranin e kyçjes të shfaqen vetëm
njoftimet e zgjedhura. Mund t'i bëni të qasshme të gjitha njoftimet dhe përmbajtjet e tyre,
të fshihni përmbajtjet e ndjeshme për të gjitha njoftimet ose për aplikacione specifike, ose
të zgjidhni që të mos shfaqni asnjë njoftim.
Për të përzgjedhur njoftimet për t'i shfaqur në ekranin e kyçjes
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Tingulli dhe njoftimi > Kur pajisja është e
.
kyçur
3
Përzgjidhni një opsion.
Opsionet e shfaqjes së njoftimeve në ekranin e kyçjes
Afisho të gjithë
përmbajtjen e
njoftimeve
Fshih përmbajtjen e
ndjeshme të
njoftimeve
Mos i afisho aspak
njoftimet
Merrni të gjitha njoftimet në ekranin e kyçjes. Kur ta keni të aktivizuar këtë parametër,
kini parasysh se të gjitha përmbajtjet (duke përfshirë përmbajtjen e postave elektronike
në hyrje dhe të bisedave) do të jenë të dukshme në ekranin e kyçjes, përveçse nëse i
përcaktoni aplikacionet përkatëse si E ndjeshme në menynë e cilësimeve të Njoftimete aplikacionit.
Duhet të keni një kod PIN, një fjalëkalim ose një motiv të konfiguruar si kyçja e ekranit
që ky cilësim të jetë i disponueshëm. Përmbajtjet e fshehura shfaqet në ekranin e
kyçjes kur vijnë njoftime delikate. Për shembull, do të merrni një njoftim për një postë
elektronike në hyrje ose një bisedë, por përmbajtja nuk do të jetë e dukshme në
ekranin e kyçjes.
Nuk do të merrni asnjë njoftim në ekranin e kyçjes.
Cilësimi i nivelit të njoftimit për një aplikacion
Mund të cilësoni sjellje të ndryshme të njoftimeve për aplikacione individuale. për
shembull, mund t'i bllokoni të gjitha njoftimet e postës elektronike, t'u jepni përparësi
njoftimeve të Facebook™ dhe t'i bëni të padukshme përmbajtjet e njoftimeve të
mesazhimit në ekranin e kyçjes.
Për të cilësuar nivelin e njoftimit për një aplikacion
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Tingulli dhe njoftimi > Njoftimet e
aplikacionit.
3
Përzgjidhni aplikacionin për të cilin dëshironi të ndryshoni cilësimet e njoftimeve.
4
Zvarriteni rrëshqitësin përkatës në të djathtë.
Nivelet dhe opsionet e njoftimeve për aplikacionet specifike
Blloko
Përparësia
E ndjeshme
Mos shfaqni kurrë njoftimet për aplikacionin e zgjedhur.
Njoftimi i nivelit me përparësi shfaqet në ekranin e kyçjes mbi të gjitha njoftimet e tjera.
Ky opsion është i disponueshëm vetëm nëse konfiguroni një kod PIN, një fjalëkalim ose një
motiv si kyçjen e ekranit tuaj dhe zgjidhni Afisho të gjithë përmbajtjen e njoftimeve nën
cilësimin Kur pajisja është e kyçur. Njoftimet për aplikacionin shfaqen në ekranin tuaj të kyçjes,
por përmbajtjet e tyre nuk janë të dukshme.
Drita e njoftimeve
Drita e njoftimeve ju informon për gjendjen e baterisë dhe disa ngjarje të tjera. Për
shembull, drita e bardhë vezulluese do të thotë se ka një mesazh të ri ose një telefonatë
të humbur. Drita e njoftimeve është e aktivizuar në mënyrë të paracaktuar, por mund të
çaktivizohet manualisht.
Kur drita e njoftimeve është e çaktivizuar, ajo ndizet vetëm kur ka një paralajmërim për statusin
e baterisë, për shembull, kur niveli i baterisë bie nën 15 përqind.
Për të aktivizuar dritën e njoftimeve
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Tingulli dhe njoftimi.
3
Zvarriteni rrëshqitësin pranë
Drita e njoftimeve
në të djathtë.
Ikonat në shiritin e gjendjes
Ikonat e gjendjes
Nuk ka asnjë kartë SIM
Fuqia e sinjalit
Nuk ka sinjal
Roaming
Dërgimi dhe shkarkimi i të dhënave LTE
Dërgimi dhe shkarkimi i të dhënave GPRS
Dërgimi dhe shkarkimi i të dhënave EDGE
Dërgimi dhe shkarkimi i të dhënave 3G
Dërgimi dhe shkarkimi i të dhënave celulare
Një lidhje Wi-Fi® u aktivizua dhe të dhënat po transmetohen
Pajisja juaj është gati të lidhet me pajisje të tjera të mbështetura me ANT+™
Funksioni i Pajisjes së dëgjimit është i aktivizuar
Në varësi të ofruesit tuaj të shërbimit, rrjetit dhe/ose rajonit, funksionet ose shërbimet e
përfaqësuara nga disa ikona në këtë listë mund të mos jenë të disponueshme.
Për të menaxhuar ikonat e shiritit të gjendjes
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
3
Shenjoni kutitë e zgjedhjes për ikonat e sistemit që dëshironi të shfaqen në shiritin
Cilësimet
>
Personalizimi
>
Ikonat e sistemit
e gjendjes.
Ikonat e njoftimeve
Mesazh i ri me tekst ose multimedial
Telefonatë e humbur
Telefonatë në pritje
Transferimi i telefonatave është aktivizuar
Mesazh i ri i postës zanore
Mesazh i ri postës elektronike
Shkarkimi i të dhënave
Ngarkimi i të dhënave
.
Të dhënat celulare janë çaktivizuar
Kryeni një konfigurim bazë të pajisjes suaj
Një përditësim i softuerit është i disponueshëm
Përditësimet e sistemit janë të disponueshme
Shkarkimi i përditësimeve të sistemit
Trokitni lehtë për të instaluar përditësimet e shkarkuara të sistemit
Bisedoni me video me shokët nëpërmjet aplikacionit Hangouts™
Ngjarje e ardhshme në kalendar
Një aplikacion i vogël po ekzekutohet
Smart Connect është aktivizuar
Një këngë po riprodhohet
Radioja po funksionon
Pajisja është e lidhur me një kompjuter nëpërmjet një kablloje USB
Hapësira ruajtëse e brendshme është 75% e mbushur. Trokitni lehtë për të
transferuar të dhënat në kartën e kujtesës
Paralajmërim
Njoftime të tjera (të pashfaqura)
Jo të gjitha ikonat që mund të shfaqen në pajisjen tuaj janë të listuara këtu. Këto ikona janë
vetëm për qëllime referimi dhe mund të bëhen ndryshime pa njoftim.
Për të bllokuar një aplikacion që të mos dërgojë njoftime
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet
>
Tingulli dhe njoftimi
>
Njoftimet e
aplikacionit.
3
Përzgjidhni një aplikacion.
4
Zvarriteni rrëshqitësin pranë Blloko në të djathtë.
Pamja e përgjithshme e aplikacioneve
Përdorni aplikacionin Alarmi dhe ora për të cilësuar lloje të ndryshme alarmesh.
Përdorni shfletuesin tuaj të uebit për të naviguar dhe për të parë faqet e uebit,
për të menaxhuar faqeshënuesit, tekstin dhe imazhet.
Përdorni aplikacionin Llogaritësja për të kryer llogaritjet bazë.
Përdorni aplikacionin Kalendari për t'u informuar për ngjarjet dhe për të
menaxhuar takimet tuaja.
Përdorni kamerën për të nxjerrë foto dhe për të regjistruar videoklipe.
Përdorni aplikacionin e Kontakteve për të menaxhuar numrat e telefonit, adresat
e postës elektronike dhe informacionin tjetër që ka lidhje me kontaktet tuaja.
Qasuni tek aplikacionet, dokumentet dhe figurat që keni shkarkuar.
Përdorni aplikacionin Posta elektronike për të dërguar dhe për të marrë mesazhe
të postës elektronike si nëpërmjet llogarive private, ashtu edhe atyre të
korporatës.
Përdorni aplikacionin Facebook™ për t'u përfshirë në rrjetin social me shokët,
anëtarët e familjes dhe kolegët nga e gjithë bota.
Shfletoni dhe dëgjoni stacione të Radios FM.
Përdorni aplikacionin Albumi për të parë dhe për të punuar me fotot dhe videot
tuaja.
Përdorni aplikacionin Gmail™ për të lexuar, për të shkruar dhe për të organizuar
mesazhet e postës elektronike.
Kërkoni informacione në pajisjen tuaj dhe në ueb.
Shihni vendndodhjen tuaj aktuale, gjeni vendndodhje të tjera dhe llogaritni rrugët
duke përdorur Google Maps™.
Përdorni aplikacionin Play Store™ për të shkarkuar aplikacione falas dhe me
pagesë për pajisjen tuaj.
Përdorni aplikacionin Mesazhimi për të dërguar dhe për të marrë mesazhe me
tekst dhe multimediale.
Përdorni aplikacionin Videot për të riprodhuar video në pajisjen tuaj dhe për të
bashkëndarë përmbajtje me shokët tuaj.
Përdorni aplikacionin Muzika për të organizuar dhe riprodhuar muzikë, audiolibra
dhe podkaste.
Shihni historitë e lajmeve dhe parashikimet e motit.
Bëni telefonata duke formuar manualisht numrin ose duke përdorur funksionin e
telefonimit inteligjent.
Optimizoni cilësimet për t'iu përshtatur kërkesave tuaja.
Përdorni aplikacionin Hangouts™ për të biseduar me shokët në linjë.
Identifikoni pjesët muzikore që dëgjoni të riprodhohen rreth jush dhe merrni
informacione për artistin, albumin dhe informacione të tjera.
Përdorni YouTube™ për të bashkëndarë dhe për të parë video nga e gjithë bota.
Përdorni aplikacionin Kopja rezervë dhe rikthimi për të krijuar kopje rezervë ose
rikthyer përmbajtjet në pajisjen tuaj, si kontaktet, mesazhet me tekst, shenjat e
referimit, të dhënat e kalendarit, etj.
Përdorni aplikacionin Smart Connect™ për të cilësuar se çfarë ndodh në pajisjen
tuaj kur lidhni ose shkëpusni një pajisje shtesë.
Përdorni aplikacionin Mbështetja për t'u qasur te mbështetja për përdoruesin në
pajisjen tuaj. Për shembull, mund të qaseni në një Udhëzues përdorimi, në
informacionin për zgjidhjen e problemeve, si dhe në këshillat dhe të fshehtat.
Disa aplikacione nuk mbështeten apo renditen nga të gjitha rrjetet dhe/ose operatorët e
shërbimeve në të gjitha zonat.
Google Play™ është një dyqan zyrtar në linjë i Google për shkarkimin e aplikacioneve,
lojërave, muzikës, filmave dhe librave. Ky dyqan përfshin aplikacionet falas dhe me
pagesë. Para se të nisni shkarkimin nga Google Play™, për të kufizuar tarifat e trafikut të
të dhënave, sigurohuni që keni një lidhje funksionuese me internetin, mundësisht
nëpërmjet Wi-Fi®.
Për të përdorur Google Play™, duhet të keni një llogari në Google™. Google Play™ mund të
mos jetë i disponueshëm në të gjitha shtetet ose rajonet.
Për të shkarkuar një aplikacion nga Google Play™
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Play Store.
3
Gjeni një objekt që dëshironi të shkarkoni, duke shfletuar kategoritë ose duke
përdorur funksionin e kërkimit.
4
Trokitni lehtë mbi objekt për të parë hollësitë e tij dhe ndiqni udhëzimet për të
përfunduar instalimin.
Që të funksionojnë siç duhet, disa aplikacioneve i duhet të qasen tek të dhënat, cilësimet dhe
funksione të ndryshme në pajisjen tuaj. Instaloni dhe jepini leje vetëm aplikacioneve që besoni.
Mund t'i shikoni lejet e dhëna për një aplikacion të shkarkuar duke trokitur lehtë mbi
aplikacionin nën Cilësimet > Aplikacionet.
Shkarkimi i aplikacioneve nga burime të tjera
Kur pajisja juaj është cilësuar të lejojë shkarkime nga burime që nuk janë të Google
Play™, mund t'i shkarkoni aplikacionet drejtpërdrejt nga sajtet e tjera të uebit duke
ndjekur udhëzimet përkatëse të shkarkimit.
Instalimi i aplikacioneve me origjinë të panjohur ose të pasigurt mund të dëmtojë pajisjen.
Shkarkoni vetëm aplikacione nga burime të besuara. Kontaktoni me ofruesin e aplikacionit
nëse keni pyetje ose shqetësime.
Për të lejuar shkarkimin e aplikacioneve nga burime të tjera
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
3
Zvarriteni rrëshqitësin pranë Burime të panjohura në të djathtë.
4
Trokitni lehtë mbi OK.
Që të funksionojnë siç duhet, disa aplikacioneve i duhet të qasen tek të dhënat, cilësimet dhe
funksione të ndryshme në pajisjen tuaj. Instaloni dhe jepini leje vetëm aplikacioneve që besoni.
Mund t'i shikoni lejet e dhëna për një aplikacion të shkarkuar duke trokitur lehtë mbi
aplikacionin nën Cilësimet > Aplikacionet.
Shfletuesi i uebit i Google Chrome™ për pajisjet Android™ vjen i parainstaluar në
shumicën e tregjeve. Shkoni te http://support.google.com/chrome dhe klikoni lidhjen
"Chrome për celular" për të marrë më shumë informacione të hollësishme për mënyrën e
përdorimit të këtij shfletuesi të uebit.
Për të shfletuar me Google Chrome™
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi .
3
Nëse po e përdorni Google Chrome™ për herë të parë, përzgjidhni ose të hyni në
një llogari të Google™, ose të shfletoni me Google Chrome™ në mënyrë anonime.
4
Futni një term kërkimi ose një adresë uebi në fushën e kërkimit dhe të adresës dhe
pastaj trokitni lehtë mbi Shko në tastierë.
Cilësimet e internetit dhe MMS
Për të dërguar mesazhe multimediale ose për t'u qasur në internet kur nuk ka rrjet WiFi® të disponueshëm, duhet të keni një lidhje të dhënash celulare funksionuese me
cilësimet e sakta të internetit dhe të MMS (Shërbimit të Mesazhimit Multimedial). Ja disa
këshilla:
•
Për shumicën e rrjeteve dhe operatorëve celularë, cilësimet e internetit dhe MMS vijnë të
parainstaluara në pajisje. Atëherë, mund të filloni përdorimin e internetit dhe të dërgoni
mesazhe multimediale menjëherë.
•
Në disa raste, keni opsionin për shkarkimin e cilësimeve të internetit dhe MMS kur e
ndizni pajisjen për herë të parë, kur është futur një kartë SIM. Gjithashtu, është e mundur
t'i shkarkoni këto cilësime më vonë nga menyja Cilësimet.
•
Mund t'i shtoni, ndryshoni ose fshini me dorë cilësimet e internetit dhe MMS në pajisjen
tuaj në çdo kohë. Nëse ndryshoni ose fshini një cilësim të Internetit ose MMS gabimisht,
shkarkoni përsëri cilësimet e Internetit dhe MMS.
•
Nëse nuk mund të përddorni Internetin në një rrjet celular ose nëse mesazhimi
multimedial nuk funksionon, edhe pse cilësimet e Internetit dhe MMS janë shkarkuar me
sukses në pajisjen tuaj, referojuni këshillave të zgjidhjes së problemeve në pajisjen tuaj në
www.sonymobile.com/support/
MMS-së.
Nëse regjimi STAMINA është aktivizuar për të kursyer energjinë, i gjithë
celulare ndërpritet kur ekrani është i fikur. Nëse kjo shkakton probleme të lidhjes, provoni të
përjashtoni disa aplikacione dhe shërbime nga ndërprerja ose çaktivizoni regjimin STAMINA
përkohësisht. Për më shumë informacion, shihni
STAMINA
në faqen 22.
për mbulimin e rrjetit, të dhënat celulare dhe çështje të
.
trafiku i të dhënave
Pamja e përgjithshme e tiparit të regjimit
Për të shkarkuar cilësimet e mesazheve MMS dhe të internetit
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Më shumë > Cilësimet e internetit.
3
Trokitni lehtë mbi Pranoj. Pasi cilësimet të jenë shkarkuar me sukses,
shfaqet në shiritin e statusit dhe të dhënat celulare do të aktivizohen automatikisht.
Nëse cilësimet nuk mund të shkarkohen në pajisjen tuaj, kontrolloni fuqinë e sinjalit në rrjetin
tuaj celular. Lëvizni në një vendndodhje të hapur pa pengesa ose shkoni afër një dritareje dhe
pastaj provojeni përsëri.