Sony HT-S400 Users guide [al, mk]

Altoparlanti horizontal
Udhëzimet e përdorimit
HT-S400
Nëpërmjet këtij dokumenti, "Sony Corporation"
PARALAJMËRIM
Mos e instaloni sistemin e altoparlantëve në një hapësirë të ngushtë, si p.sh. në një raft librash apo kabinet inkaso.
Për të reduktuar rrezikun e zjarrit ose të goditjeve elektrike, mos e ekspozoni sistemin e altoparlantëve ndaj pikimeve ose spërkatjeve dhe mos vendosni sende të mbushura me lëngje, si p.sh. vazo, në sistemin e altoparlantëve.
Sistemi i altoparlantëve nuk është i shkëputur nga rrjeti elektrik për sa kohë që ai është i lidhur me një prizë me rrymë të alternuar, edhe pse vetë sistemi i altoparlantëve është i fikur.
Duke qenë se spina e rrjetit përdoret për ta shkëputur sistemin e altoparlantëve nga rrjeti elektrik, futeni sistemin e altoparlantëve në një prizë me rrymë të alternuar që mund të arrihet me lehtësi. Nëse vini re diçka jonormale në sistemin e altoparlantëve, hiqeni spinën e rrjetit menjëherë nga priza me rrymë të alternuar.
KUJDES
Rrezik shpërthimi nëse bateria zëvendësohet me një lloj të gabuar. Mos ekspozoni bateritë apo pajisjet me bateri të instaluara ndaj nxehtësisë së lartë, si p.sh. ndaj dritës së diellit dhe zjarrit.
Mos e vendosni këtë produkt në afërsi të pajisjeve mjekësore.
Ky produkt (duke përfshirë aksesorët) përmban magnete, të cilat mund të interferojnë me stimuluesit kardiakë, valvulat devijuese të programueshme për trajtimin e hidrocefalusit apo me pajisje të tjera mjekësore. Mos e vendosni këtë produkt në afërsi të personave që përdorin pajisje të tilla mjekësore. Nëse përdorni pajisje të tilla mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij produkti.
Vetëm për përdorim në ambiente të brendshme.
Kabllot e rekomanduara
Për lidhjen e kompjuterëve pritës dhe/ose pajisjeve periferike duhet të përdoren kabllo dhe bashkues të mbrojtur dhe të tokëzuar si duhet.
Për altoparlantin horizontal
Pllakëza metalike ndodhet në pjesën e poshtme të altoparlantit horizontal.
Kjo pajisje është testuar dhe ka rezultuar në përputhje me kufijtë e përcaktuar në rregulloren EMC, duke përdorur një kabllo lidhjeje më të shkurtër se 3metra.
Për klientët në Evropë
Njoftim për klientët: informacionet e mëposhtme janë të vlefshme vetëm për pajisjet e shitura në shtetet ku zbatohen direktivat e BE-së dhe/ose kërkesat përkatëse të parashikuara nga ligji në MB
Ky produkt është prodhuar nga "Sony Corporation" ose për llogari të saj.
Importuesi për BE-në dhe MB-në: Sony Europe B.V.
Kërkesat ndaj importuesit për BE-në ose në lidhje me pajtueshmërinë e produktit në Evropë duhet t'i dërgohen përfaqësuesit të autorizuar të prodhuesit, Sony Belgium, bijkantoor van Sony Europe B.V., Da Vincilaan 7-D1, 1930 Zaventem, Belgium. Kërkesat ndaj importuesit për MB-në ose në lidhje me pajtueshmërinë e produktit në MB duhet t'i dërgohen përfaqësuesit të autorizuar të prodhuesit, Sony Europe B.V., The Heights, Brooklands, Weybridge, Surrey KT13 0XW, United Kingdom.
Nëpërmjet këtij dokumenti, "Sony Corporation" deklaron se kjo pajisje është në përputhje me direktivën 2014/53/BE. Teksti i plotë i deklaratës së pajtueshmërisë së BE-së disponohet në adresën e mëposhtme të internetit: https://compliance.sony.eu
deklaron se kjo pajisje është në përputhje me kërkesat përkatëse të parashikuara nga ligji në MB. Teksti i plotë i deklaratës së pajtueshmërisë disponohet në adresën e mëposhtme të internetit: https://compliance.sony.co.uk
Kjo radiopajisje synohet të përdoret me versionet e miratuara të softuerëve që tregohen në Deklaratën e konformitetit. Softueri i ngarkuar në këtë radiopajisje është certifikuar si i përputhshëm me kërkesat thelbësore të Rregulloreve për radiopajisjet. Versioni i softuerit mund të gjendet duke ndjekur procedurën e mëposhtme.
1 Shtypni dhe mbani shtypur SOUND FIELD
2 Shtypni (volumi) +/– në telekomandë për
në shtete të tjera me sisteme të diferencuara grumbullimi)
Ky simbol mbi produkt ose mbi paketim tregon se produkti dhe bateria nuk duhet të trajtohet si mbetje shtëpiake. Në disa bateri, ky simbol mund të përdoret i kombinuar me një simbol kimik. Simboli kimik i plumbit (Pb) shtohet nëse bateria përmban më shumë se 0,004% plumb. Duke u siguruar që këto produkte dhe bateri të hidhen siç duhet, ju do të ndihmoni në parandalimin e pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut që mund të shkaktohen nga trajtimi jo i duhur i mbetjeve. Riciklimi i materialeve do të ndihmojë në ruajtjen e burimeve natyrore. Në rast produktesh të cilat për arsye sigurie, rendimenti apo integriteti të dhënash kërkojnë lidhje të qëndrueshme me një bateri të inkorporuar, kjo bateri duhet të zëvendësohet vetëm nga personel i kualifikuar shërbimi. Për t'u siguruar që bateria dhe pajisjet elektrike dhe elektronike do të trajtohen siç duhet, dorëzojini këto produkte në fund të ciklit të tyre të përdorimit në pikat përkatëse të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Për të gjitha bateritë e tjera, ju lutemi shihni pjesën që flet mbi heqjen e sigurt të baterisë nga produkti. Dorëzojeni baterinë në pikën e duhur të grumbullimit për riciklimin e baterive të përdorura. Për më shumë informacion të detajuar mbi riciklimin e këtij produkti ose baterie, ju lutemi kontaktoni me bashkinë tuaj, shërbimin e grumbullimit të mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë produktin ose baterinë.
Kjo pajise duhet të instalohet dhe të përdoret duke e mbajtur radiatorin mbi 20 cm larg trupit të personit.
Masat paraprake
Mbi sigurinë
• Nëse brenda në sistemin e altoparlantëve bie një send i ngurtë ose lëng, sistemi i altoparlantëve duhet të hiqet nga priza dhe duhet të kontrollohet nga një personel i kualifikuar përpara se të vihet sërish në punë.
• Mos hipni mbi sistemin e altoparlantëve, pasi mund të rrëzoheni dhe të lëndoheni ose mund të dëmtoni sistemin e altoparlantëve.
Mbi burimet e rrymës
• Përpara se të përdorni sistemin e altoparlantëve, kontrolloni që tensioni i përdorimit të jetë identik me furnizimin vendas me energji. Tensioni i përdorimit tregohet në pllakëzën metalike në pjesën e poshtme të altoparlantit horizontal.
• Nëse nuk do ta përdorni sistemin e altoparlantëve për një kohë të gjatë, sigurohuni që ta hiqni atë nga priza (rrjeti elektrik). Për të shkëputur kordonin elektrik (nga rrjeti elektrik) kapeni te spina; mos tërhiqni asnjëherë kordonin.
• Një kunj i spinës është më i gjerë se tjetri për qëllim sigurie dhe do të futet në prizën e murit (rrjetin elektrik) vetëm në një mënyrë. Nëse nuk arrini ta fusni spinën plotësisht në prizë, kontaktoni me shitësin.
• Kordoni i rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) duhet të zëvendësohet vetëm nga një dyqan shërbimi i kualifikuar.
Mbi akumulimin e nxehtësisë
Megjithëse sistemi i altoparlantëve nxehet gjatë përdorimit, ky nuk është keqfunksionim. Nëse e përdorni këtë sistem altoparlantësh vazhdimisht me volum të lartë, temperatura e sistemit të altoparlantëve në pjesën e pasme dhe të poshtme do të rritet në mënyrë të konsiderueshme. Për të shmangur djegien, mos e prekni sistemin e altoparlantëve.
5-034-775-11 (2)
(FUSHA E TINGUJVE) në telekomandë për më shumë se 5 sekonda.
Informacioni i transmetimit shfaqet në ekranin e panelit të përparmë.
të shfaqur versionin e softuerit në ekranin e panelit të përparmë.
Hedhja e baterive të përdorura dhe pajisjeve të vjetra elektrike dhe elektronike (e zbatueshme në Bashkimin Evropian dhe
Mbi vendosjen
• Vendoseni sistemin e altoparlantëve në një vend me ajrosje të mjaftueshme për të parandaluar akumulimin e nxehtësisë dhe për të rritur jetëgjatësinë e sistemit të altoparlantëve.
• Mos e vendosni sistemin në afërsi të burimeve të nxehtësisë ose në një vend të ekspozuar ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit, ku ka pluhur të tepërt ose tronditje mekanike.
• Mos vendosni asgjë sipër altoparlantit horizontal.
• Nëse sistemi i altoparlantëve përdoret në kombinim me një televizor, VCR ose magnetofon, mund të krijohen zhurma dhe mund të prishet cilësia e figurës. Në këtë rast, vendoseni sistemin e altoparlantëve larg nga televizori, VCR-ja ose magnetofoni.
• Tregoni kujdes kur e vendosni sistemin e altoparlantëve mbi sipërfaqet me trajtim të veçantë (me dyllë, vaj, lustër etj.), pasi kjo mund të shkaktojë njolla ose çngjyrosje mbi sipërfaqe.
• Tregohuni të kujdesshëm që të shmangni çdo lëndim të mundshëm nga cepat e altoparlantit horizontal.
Mbi përdorimin
Përpara se të lidhni pajisje të tjera, sigurohuni që të fikni dhe të hiqni nga priza sistemin e altoparlantëve.
Nëse ka parregullsi ngjyrash në ekranin e një televizori aty pranë
Në disa lloje të caktuara televizorësh mund të vihen re parregullsi ngjyrash.
• Nëse vërehet parregullsi ngjyrash... Fikni televizorin, më pas ndizeni atë sërish pas 15 deri 30 minutash.
• Nëse vazhdojnë të vërehen parregullsi të ngjyrave... Vendoseni sistemin e altoparlantëve më larg televizorit.
Mbi pastrimin
• Pastroni sistemin e altoparlantëve me një leckë të butë dhe të thatë. Mos përdorni asnjë lloj pastruesi abraziv, pluhur fërkimi ose solucione si alkooli ose benzina.
Nëse keni pyetje ose probleme në lidhje me sistemin e altoparlantëve, konsultohuni me tregtarin tuaj më të afërt të "Sony".
Rreth këtyre Udhëzimeve të përdorimit
• Udhëzimet në këto Udhëzime përdorimi përshkruajnë komandat në telekomandë.
• Disa ilustrime paraqiten si vizatime konceptuale dhe mund të jenë të ndryshme nga produktet reale.
• Karakteret në kllapa [ ] shfaqen në ekranin e panelit të përparmë.
Instalimi dhe lidhja
Lidhja e televizorit me një kabllo HDMI dhe/ose kabllo optike
Shihni Udhëzuesin e nisjes së shpejtë (dokument i veçantë).
Montimi i altoparlantit horizontal në mur
Altoparlantin horizontal mund ta montoni në mur.
Shënime
• Përgatitni vidat (nuk ofrohen) që janë të përshtatshme për
materialin e murit dhe forcën e tij. Duke qenë se muret prej gipsi janë veçanërisht të brishtë, vendosini vidat mirë në traun e murit. Instalojeni altoparlantin horizontalisht, të varur me vida në kokë në një pjesë të vazhdueshme të sheshtë të murit.
• Instalimi duhet të kryhet nga një tregtar ose kontraktor i
licencuar i "Sony" dhe duhet t'i kushtohet vëmendje e veçantë sigurisë gjatë instalimit.
• Nëse përdorni një kabllo me një spinë të madhe, montimi i
altoparlantit horizontal në mur mund të mos jetë i mundur.
• "Sony" nuk mban përgjegjësi për aksidentet ose dëmet e
shkaktuara nga instalimi i gabuar, forca e pamjaftueshme e murit, instalimi jo i duhur i vidave, katastrofat natyrore etj.
1 Përgatisni dy vida (nuk ofrohen) që janë të
përshtatshme për vrimat e montimit në mur në pjesën e pasme të altoparlantit horizontal.
4 mm
30 mm ose më shumë
5,1 mm
10 mm
Vrima në pjesën e pasme të altoparlantit horizontal
2 Drejtvendosni vijën vertikale mbi " VIJËN
QENDRORE TË TELEVIZORIT" të printuar në SHABLLONIN E MONTIMIT NË MUR (ofrohet) me qendrën e gjerësisë së televizorit.
Qendra e televizorit
SHABLLONI I MONTIMIT NË MUR
3 Drejtvendosni " VIJËN E POSHTME TË
TELEVIZORIT" të printuar në SHABLLONIN E MONTIMIT NË MUR me pjesën e poshtme të televizorit, më pas ngjisni SHABLLONIN E MONTIMIT NË MUR me një ngjitës të disponueshëm në treg etj.
Ngjitës etj.
SHABLLONI I MONTIMIT NË MUR
4 Shtrëngoni mirë vidat e përgatitura në hapin 1
në shenjat e vidave () te " VIDAVE" e printuar në SHABLLONIN E MONTIMIT NË MUR.
737 mm
368,5 mm 368,5 mm
Vidat
10,5 mm në 11,5 mm
Shenjat ()
VIJA E
5 Hiqni SHABLLONIN E MONTIMIT NË MUR. 6 Vareni altoparlantin horizontal te vidat.
Drejtvendosni vrimat në pjesën e pasme të altoparlantit horizontal me vidat, më pas varni altoparlantin horizontal te të dyja vidat.
Shënim
Kur ngjisni SHABLLONIN E MONTIMIT NË MUR, sheshojeni atë plotësisht.
Lidhja manuale e basit
Nëse nuk mund ta lidhni basin me sistemin e altoparlantëve ose nëse përdorni disa produkte me valë dhe dëshironi të specifikoni lidhjen me valë për të lidhur sistemin e altoparlantëve me basin, kryeni lidhjen manuale.
LINK
Treguesi i energjisë
Butoni (BLUETOOTH)
Butoni + (volumi)
1 Shtypni dhe mbani shtypur (BLUETOOTH)
dhe + (volumi) në altoparlantin horizontal për më shumë se 5 sekonda.
Shfaqet [SECURE LINK] (SIGURO LIDHJEN), më pas [LINK] (LIDH) pulson në ekranin e panelit të përparmë.
Për të anuluar lidhjen manuale, shtypni dhe mbani shtypur sërish (volumi) në altoparlantin horizontal për më shumë se 5 sekonda.
(BLUETOOTH) dhe +
2 Shtypni LINK (LIDH) te basi.
Fillon lidhja manuale. Treguesi i energjisë së basit pulson në ngjyrë
qelibari.
3 Sigurohuni që në ekranin e panelit të
përparmë të shfaqet [DONE] (U KRYE).
Lidhja manuale është krijuar dhe treguesi i energjisë i dritave të basit ndizet në ngjyrë qelibari.
Shënim
Nëse në ekranin e panelit të përparmë shfaqet [ERROR] (GABIM), lidhja e basit nuk është kryer. Kryeni sërish lidhjen manuale.
Pjesët dhe komandat
Altoparlanti horizontal
Pjesa e përparme
Butoni  (energjia)
Ndez sistemin e altoparlantëve ose e cakton atë në modalitet gatishmërie.
Butoni  (TV) Butoni Butonat +/– (volumi) Treguesi i BLUETOOTH
Ekrani i panelit të përparmë Sensori i telekomandës
Drejtoni telekomandën në sensorin e telekomandës për të përdorur sistemin e altoparlantëve.
(BLUETOOTH)
— Pulson dy herë në ngjyrë blu: Gjatë statusit
në gatishmëri për çiftim
— Pulson në ngjyrë blu: Po tentohet lidhja me
BLUETOOTH.
— Ndizet në ngjyrë blu: Lidhja me BLUETOOTH
nuk është krijuar.
Pjesa e pasme
Hyrja e rrymës së alternuar Foleja dalëse HDMI (TV (ARC))
Lidhni një televizor që ka një fole hyrëse HDMI me një kabllo HDMI. Sistemi i altoparlantëve është i përputhshëm me Audio Return Channel (ARC). ARC është funksioni që dërgon tingujt e televizorit në një pajisje AV, si p.sh. sistemi i altoparlantëve, nga foleja HDMI e televizorit.
Foleja hyrëse e televizorit (OPTIKE) Përforcuesi IR
Transmeton sinjalin në distancë të telekomandës së televizorit në televizor.
Porta UPDATE (PËRDITËSIM)
Lidhni njësinë e memories USB kur përditësoni sistemin e altoparlantëve.
Basi
Treguesi i energjisë
— Ndizet në ngjyrë të gjelbër: Basi është lidhur
me sistemin e altoparlantëve.
— Ndizet në ngjyrë të kuqe: Basi është në
modalitetin e gatishmërisë.
— Ndizet në ngjyrë qelibari: Basi është lidhur
me sistemin e altoparlantëve nëpërmjet lidhjes manuale.
— Pulson ngadalë në ngjyrë të gjelbër: Basi po
përpiqet të lidhet me sistemin e altoparlantëve.
— Pulson ngadalë në ngjyrë qelibari: Basi po
përpiqet të lidhet me sistemin e altoparlantëve nëpërmjet lidhjes manuale.
— Pulson dy herë në ngjyrë qelibari: Basi
është në statusin e gatishmërisë për çiftim me lidhjen manuale.
— Pulson shpejt në ngjyrë qelibari: Softueri po
përditësohet.
— Fiket: Basi është fikur.
Butoni  (energjia)
Ndez ose fik basin.
Butoni LINK (LIDH) Hyrja e rrymës së alternuar
Telekomanda
Disa butona kanë funksione të ndryshme në varësi të kohës që butoni mbahet shtypur. Ky seksion shpjegon funksionet kur butoni shtypet shkurtimisht. Për detaje rreth funksioneve të tjera, shihni "Ndryshimi i cilësimeve" në faqen e pasme.
INPUT (HYRJA)
Zgjedh hyrjen për luajtje në sistemin e altoparlantëve. Sa herë që shtypni INPUT (HYRJA), burimi i hyrjes kalon midis hyrjes nga televizori dhe hyrjes me BLUETOOTH.
SOUND FIELD (FUSHA E TINGUJVE)
Aktivizon/çaktivizon efektin e tingujve rrethues.
  (volumi) +*/–
Rregullon volumin.
BASS (BASI) +/–
Rregullon volumin e basit.
  (energjia)
Ndez sistemin e altoparlantëve ose e cakton atë në modalitet gatishmërie.
VOICE (ZËRI)
Aktivizon/çaktivizon modalitetin e zërit.
NIGHT (NATË)
Aktivizon/çaktivizon modalitetin e natës.
  (heshtja)
Vendos tingujt përkohësisht në heshtje.
* Butoni (volumi) + ka një pikë prekjeje. Përdoreni si
udhëzues gjatë përdorimit.
Mbi zëvendësimin e baterive për telekomandën
Kur sistemi i altoparlantëve nuk reagon duke përdorur telekomandën, zëvendësoni të dyja bateritë me bateri të reja. Për zëvendësimin, përdorni bateri manganezi R03 (madhësia AAA).
Dëgjimi i muzikës/tingujve
Dëgjimi i një televizori të lidhur me një kabllo HDMI (ARC) ose kabllo optike dixhitale
Mund të dëgjoni tingujt e televizorit në sistemin e altoparlantëve.
INPUT
(volumi) +/–
BASS +/–
1 Shtypni INPUT (HYRJA) vazhdimisht për të
zgjedhur [TV] në ekranin e panelit të përparmë.
2 Rregulloni volumin.
• Rregulloni volumin duke shtypur (volumi)
+/– në telekomandë.
• Rregulloni volumin e basit duke shtypur BASS +/– në telekomandë.
Shënim
Kur lidhni televizorin me folenë dalëse HDMI (TV (ARC)) dhe atë hyrëse të televizorit (OPTIKE), foleja për hyrjen e audios zgjidhet në varësi të sinjalit të audios që hyn i pari.
Këshillë
Mund ta zgjidhni gjithashtu hyrjen duke shtypur (TV) në altoparlantin horizontal.
Dëgjimi i muzikës nga një pajisje celulare me funksionin BLUETOOTH®
Mund të dëgjoni muzikën e ruajtur në një pajisje celulare, si p.sh. nga një telefon inteligjent ose tablet, nëpërmjet lidhjes me valë duke lidhur sistemin e altoparlantëve dhe pajisjen celulare me funksionin BLUETOOTH. Kur lidhni pajisen celulare me funksionin BLUETOOTH, mund të kryeni veprime thjesht nëpërmjet sistemit të altoparlantëve pa e ndezur televizorin.
Dëgjimi i muzikës nëpërmjet çiftimit me një pajisje celulare
Duhet të kryeni çiftimin e sistemit të altoparlantëve dhe pajise celulare duke përdorur funksionin BLUETOOTH. Çiftimi është procesi që kërkohet për të regjistruar në mënyrë reciproke informacionet që pajisjet BLUETOOTH të lidhen paraprakisht me valë.
(volumi) +/–
BASS +/–
1 Shtypni dhe mbani shtypur (BLUETOOTH) në
altoparlantin horizontal për 2 sekonda.
Butoni (BLUETOOTH)
2 Sigurohuni që treguesi i BLUETOOTH në
altoparlantin horizontal të pulsojë dy herë vazhdimisht në ngjyrë blu dhe që [PAIRING] (DUKE U ÇIFTUAR) të shfaqet në ekranin e panelit të përparmë.
Sistemi i altoparlantëve hyn në modalitetin e çiftimit.
3 Në pajisjen celulare, kërkoni sistemin e
altoparlantëve duke kryer veprimin e çiftimit.
Lista e pajisjeve BLUETOOTH që zbulohen shfaqet në ekranin e pajisjes celulare. Për metodën e veprimit për të çiftuar pajisjen BLUETOOTH me pajisjen celulare, shihni udhëzimet e përdorimit të pajisjes celulare.
4 Çiftoni sistemin e altoparlantëve dhe pajisjen
celulare duke zgjedhur "HT-S400" nga lista në ekranin e pajisjes celulare.
Nëse kërkohet një kod kalimi, vendosni "0000".
5 Siguroni që treguesi i BLUETOOTH në
altoparlantin horizontal të ndizet në ngjyrë blu dhe që [BT] të shfaqet në ekranin e panelit të përparmë.
Midis sistemit të altoparlantëve dhe pajisjes celulare është krijuar një lidhje.
6 Filloni luajtjen e audios me aplikacionin
muzikor në pajisjen celulare të lidhur.
Tingulli del nga sistemi i altoparlantëve.
7 Rregulloni volumin.
• Rregulloni volumin duke shtypur (volumi) +/– në telekomandë.
• Rregulloni volumin e basit duke shtypur BASS +/– në telekomandë.
Shënime
• Mund të çiftoni deri në 9 pajisje BLUETOOTH. Nëse lidhet një pajisje e 10-të BLUETOOTH, pajisja e lidhur më herët do të zëvendësohet me të renë.
• Kryeni çiftimin për pajisjen celulare të dytë dhe për ato vijuese.
Këshilla
• Mund ta kontrolloni statusin e lidhjes së funksionit BLUETOOTH duke kontrolluar statusin e treguesit të BLUETOOTH.
• Ndërsa zgjidhet hyrja me BLUETOOTH, sistemi i altoparlantëve hyn në modalitetin e çiftimit duke shtypur shkurtimisht
(BLUETOOTH) në altoparlantin horizontal.
Dëgjimi i muzikës nga pajisja celulare e çiftuar
INPUT
(volumi) +/–
BASS +/–
1 Aktivizoni funksionin BLUETOOTH të pajisjes
celulare.
2 Shtypni INPUT (HYRJA) vazhdimisht për të
zgjedhur [BT] ose shtypni shkurtimisht (BLUETOOTH) në altoparlantin horizontal.
Treguesi i BLUETOOTH pulson dhe sistemi i altoparlantëve rilidhet automatikisht me pajisjen BLUETOOTH me të cilën ishte lidhur më së fundi.
3 Siguroni që treguesi i BLUETOOTH në
altoparlantin horizontal të ndizet në ngjyrë blu dhe që [BT] të shfaqet në ekranin e panelit të përparmë.
Midis sistemit të altoparlantëve dhe pajisjes celulare është krijuar një lidhje.
4 Filloni luajtjen e audios me aplikacionin
muzikor në pajisjen celulare të lidhur.
Tingulli del nga sistemi i altoparlantëve.
5 Rregulloni volumin.
• Rregulloni volumin duke shtypur (volumi)
+/– në telekomandë.
• Rregulloni volumin e basit duke shtypur BASS +/– në telekomandë.
Dëgjimi i tingujve të televizorit "Sony" me funksionin BLUETOOTH
Çfarë mund të bëni duke lidhur një televizor me funksionin BLUETOOTH
Kur përdorni një televizor "Sony"* me funksionin BLUETOOTH, mund të dëgjoni tingujt e televizorit ose të pajisjes që është lidhur me televizorin duke lidhur me valë sistemin e altoparlantëve dhe televizorin.
* Televizori duhet të jetë i përputhëm me A2DP (profili i
përparuar të shpërndarjes së audios) të profilit BLUETOOTH.
Televizor "Sony"
Dëgjimi i tingujve të televizorit duke lidhur me valë sistemin e altoparlantëve dhe televizorin
Duhet të kryeni çiftimin e sistemit të altoparlantëve me televizorin duke përdorur funksionin BLUETOOTH.
1 Ndizni televizorin. 2 Shtypni (energjia) për të ndezur sistemin e
altoparlantëve.
3 Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht
(BLUETOOTH) në altoparlantin horizontal dhe INPUT (HYRJA) në telekomandë për 5 sekonda.
Sistemi i altoparlantëve hyn në modalitetin e çiftimit me BLUETOOTH.
[TV-BT] dhe [ON] (AKTIVE) shfaqen sipas radhës në ekranin e panelit të përparmë.
4 Sigurohuni që treguesi i BLUETOOTH në
altoparlantin horizontal të pulsojë dy herë vazhdimisht në ngjyrë blu dhe që [PAIRING] (DUKE U ÇIFTUAR) të shfaqet në ekranin e panelit të përparmë.
5 Në televizor, kërkoni sistemin e altoparlantëve
duke kryer veprimin e çiftimit.
Lista e pajisjeve BLUETOOTH që zbulohen shfaqet në ekranin e televizorit.
Për metodën e përdorimit për të çiftuar pajisjen BLUETOOTH me televizorin, shihni udhëzimet e përdorimit të televizorit.
6 Çiftoni sistemin e altoparlantëve dhe
televizorin duke zgjedhur "HT-S400" nga lista në ekranin e televizorit.
7 Siguroni që treguesi i BLUETOOTH në
altoparlantin horizontal të ndizet në ngjyrë blu dhe që [TV- BT] të shfaqet në ekranin e panelit të përparmë.
Midis sistemit të altoparlantëve dhe televizorit është krijuar një lidhje.
8 Zgjidhni programin ose hyrjen e pajisjes duke
përdorur telekomandën e televizorit.
Tingulli i imazhit të shfaqur në ekranin e televizorit del nga sistemi i altoparlantëve.
9 Rregulloni volumin e sistemit të
altoparlantëve duke përdorur telekomandën e televizorit.
Kur shtypni butonin e heshtjes në telekomandë, tingujt vendosen përkohësisht në heshtje.
Shënime
• Nëse tingujt e televizorit nuk dalin nga sistemi i altoparlantëve, shtypni INPUT (HYRJA) për të zgjedhur hyrjen e televizorit dhe kontrolloni ekranin e panelit të përparmë dhe treguesit në altoparlantin horizontal.
— [TV-BT] shfaqet në ekranin e panelit të përparmë: Sistemi
i altoparlantëve dhe televizori janë të lidhur dhe tingujt e televizorit dalin nga sistemi i altoparlantëve.
— Treguesi i BLUETOOTH pulson dy herë vazhdimisht dhe
[PAIRING] (DUKE U ÇIFTUAR) shfaqet në ekranin e panelit të përparmë: Kryeni çiftimin në televizor.
— [TV] shfaqet në ekranin e panelit të përparmë: Kryeni
hapat nga fillimi.
• Kur lidhni sistemin e altoparlantëve dhe televizorin me një kabllo HDMI, lidhja me BLUETOOTH anulohet. Për të lidhur sërish sistemin e altoparlantëve dhe televizorin me funksionin BLUETOOTH, shkëputni kabllon HDMI, më pas kryeni veprimin e lidhjes nga fillimi.
Luajtës Blu-ray Disc, dekoder, konsolë lojërash etj.
(energjia)
INPUT
Butoni (BLUETOOTH)
Dëgjimi i tingujve të televizorit të çiftuar
1 Ndizni televizorin me telekomandën e
televizorit.
Sistemi i altoparlantëve ndizet duke u ndërlidhur me energjinë e televizorit dhe tingujt e këtij të fundit dalin nga sistemi i altoparlantëve.
2 Zgjidhni programin ose hyrjen e pajisjes duke
përdorur telekomandën e televizorit.
Tingulli i imazhit të shfaqur në ekranin e televizorit del nga sistemi i altoparlantëve.
3 Rregulloni volumin e sistemit të
altoparlantëve duke përdorur telekomandën e televizorit.
Kur shtypni butonin e heshtjes në telekomandë, tingujt vendosen përkohësisht në heshtje.
Këshillë
Kur televizori është i fikur, sistemi i altoparlantëve fiket gjithashtu nëpërmjet ndërlidhjes me energjinë e televizorit.
Mbi veprimet me telekomandën që ofrohet me sistemin e altoparlantëve
Mund të përdorni butonat e mëposhtëm.
INPUT
SOUND FIELD
VOICE
(volumi) +/–
NIGHT
BASS +/–
(heshtja)
Shënim
Nëse zgjidhni hyrjen me BLUETOOTH në telekomandën që ofrohet me sistemin e altoparlantëve, tingujt e televizorit nuk do të dalin nga sistemi i altoparlantëve. Për të nxjerrë tingujt e televizorit, shtypni INPUT (HYRJA) në telekomandë për të kaluar te hyrja e televizorit.
Vazhdon në faqen e pasme
Rregullimi i tingullit
Shijoni efektet e tingujve rrethues (SOUND FIELD) (FUSHA E TINGUJVE)
Mund të aktivizoni ose të çaktivizoni efektet e tingujve rrethues për t'iu përshtatur burimeve të tingujve.
SOUND FIELD
1 Shtypni SOUND FIELD (FUSHA E TINGUJVE) për
të zgjedhur cilësimin.
Cilësimi shfaqet në ekranin e panelit të përparmë.
Cilësimi Shpjegimi [SF.ON] (SF.
AKTIVE)
[SF.OFF] (SF. JOAKTIVE)
Tingulli del me efektin rrethues. Ky cilësim është i përshtatshëm për të përjetuar tingujt rrethues të pranishëm.
Tingulli del pa efektin rrethues. Ky cilësim është i përshtatshëm për të dëgjuar muzikë ose lajme.
Qartësimi i dialogëve (VOICE) (ZËRI)
VOICE
1 Shtypni VOICE (ZËRI) për të zgjedhur cilësimin.
Cilësimi shfaqet në ekranin e panelit të përparmë.
Cilësimi Shpjegimi [Vo.ON] (Vo.
AKTIV)
[Vo.OFF] (Vo. JOAKTIV)
Dialogu dëgjohet me lehtësi duke përmirësuar diapazonin e dialogut.
Çaktivizon funksionin e modalitetit të zërit.
Shijimi i tingujve të qartë me volum të ulët në mesnatë (NIGHT) (NATË)
NIGHT
1 Shtypni NIGHT (NATË) për të zgjedhur
cilësimin.
Cilësimi shfaqet në ekranin e panelit të përparmë.
Cilësimi Shpjegimi [N.ON]
(N.AKTIV)
[N.OFF] (N.JOAKTIV)
Shënim
Kur e fikni sistemin e altoparlantëve, ky cilësim caktohet automatikisht në [N.OFF] (N.JOAKTIV).
Tingulli del me volum të ulët me humbje minimale të besnikërisë dhe qartësisë së dialogut.
Çaktivizon funksionin e modalitetit të natës.
Përdorimi i sistemit të altoparlantëve nëpërmjet ndërlidhjes me një televizor
Përdorimi i sistemit të altoparlantëve nëpërmjet ndërlidhjes me një televizor (funksioni i komandës për HDMI)
Lidhja e një televizori të pajtueshëm me funksionin e komandës për HDMI duke përdorur një kabllo HDMI ju mundëson të ndërlidhni përdorimin e sistemit të altoparlantëve, si p.sh. ndezjen/fikjes ose rregullimin e volumit me një televizor.
Mbi funksionin e komandës për HDMI
Funksioni i komandës për HDMI është një funksion që mundëson përdorimin e pajisjeve të lidhura me një kabllo HDMI (High-Definition Multimedia Interface) duke i ndërlidhur ato. Megjithëse ky funksion funksionon për pajisjet e përputhshme me funksionin e komandës për HDMI, ai mund të mos funksionojë nëse lidhni pajisje të tjera të ndryshme nga ato të prodhuara nga "Sony".
Përgatitja për përdorim nëpërmjet ndërlidhjes me një televizor
Aktivizoni cilësimet për funksionin e komandës për HDMI të televizorit të lidhur me sistemin e altoparlantëve me një kabllo HDMI. Cilësimi i parazgjedhur i funksionit të komandës për HDMI të sistemit të altoparlantëve është [ON] (AKTIV).
Këshilla
• Kur lidhni një pajisje, si p.sh. një luajtës Blu-ray Disc me një televizor me një kabllo HDMI, aktivizoni funksionin e saj të komandës për HDMI.
• Për të aktivizuar funksionin e komandës për HDMI të një televizori ose luajtësi Blu-ray Disc, shihni udhëzimet e përdorimit.
• Nëse aktivizoni funksionin e komandës për HDMI (sinkronizimi "BRAVIA") kur përdorni një televizor të prodhuar nga "Sony", funksioni i komandës për HDMI i sistemit të altoparlantëve aktivizohet gjithashtu automatikisht. Kur cilësimi të ketë përfunduar, në ekranin e panelit të përparmë shfaqet [DONE] (U KRYE).
Kryerja e veprimit të ndezjes/fikjes ose rregullimi i volumit nëpërmjet telekomandës së televizorit
Kur ndizni/fikni televizorin ose rregulloni volumin duke përdor telekomandën e televizorit, veprimi i ndezjes/fikjes ose i rregullimit të volumit të sistemit të altoparlantëve është i ndërlidhur.
Ndërlidhja e ndezjes/fikjes
Kur ndizni ose fikni televizorin, sistemi i altoparlantëve do të ndizet ose do të fiket automatikisht.
Shënim
Nëse e fikni sistemin e altoparlantëve përpara se të fikni televizorin, sistemi i altoparlantëve mund të mos ndizet automatikisht edhe nëse ndizni televizorin herën tjetër. Në këtë rast, kryeni veprimet e mëposhtme.
— Zgjidhni sistemin e altoparlantëve për pajisjen e daljes së
tingujve në menynë e televizorit.
— Kur përdorni një televizor "Sony", ndizni sistemin e
altoparlantëve ndërsa televizori është i ndezur.
Rregullimi i volumit
Tingujt e televizorit që jeni duke parë dalin automatikisht nga sistemi i altoparlantëve. Mund ta rregulloni volumin e sistemit të altoparlantëve nëpërmjet telekomandës së televizorit.
Këshillë
Mund t'i ndryshoni cilësimet e komandës për HDMI duke ndjekur procedurën e mëposhtme.
1 Shtypni dhe mbani shtypur VOICE (ZËRI) në telekomandë
për më shumë se 5 sekonda.
Në ekranin e panelit të përparmë shfaqet [CONTROL FOR HDMI] (KOMANDA PËR HDMI).
2 Shtypni (volumi) +/– në telekomandë për të shfaqur
cilësimin e dëshiruar në ekranin e panelit të përparmë.
3 Prisni derisa cilësimi i shfaqur të zhduket nga ekrani i
panelit të përparmë.
Cilësimi është vendosur.
Përdorimi i sistemit të altoparlantëve duke ndërlidhur një televizor të përputhshëm me funksionin e sinkronizimit "BRAVIA"
Sinkronizimi "BRAVIA" është një funksion i zgjeruar i zhvilluar nga "Sony", i bazuar në funksionin e komandës për HDMI. Duke lidhur pajisjet e përputhshme me sinkronizimin "BRAVIA", si p.sh. një televizor duke përdorur një kabllo HDMI, ju mund t'i kontrolloni pajisjet duke i ndërlidhur ato me njëra-tjetrën.
Për të përdorur sinkronizimin "BRAVIA"
Sinkronizimi "BRAVIA" aktivizohet duket aktivizuar funksionin e komandës për HDMI të pajisjes "Sony". Për veprimin për të aktivizuar funksionin e komandës për HDMI, shihni "Përgatitja për përdorim nëpërmjet ndërlidhjes me një televizor".
Çfarë mund të bëni me sinkronizimin "BRAVIA"
Funksioni i komandës për HDMI
• Ndërlidhja e ndezjes/fikjes
• Rregullimi i volumit
Kursimi i konsumit të energjisë
Për të përdorur sistemin e altoparlantëve me kursimin e konsumit të energjisë, ndryshoni cilësimet e mëposhtme.
Fikja e sistemit të altoparlantëve duke zbuluar gjendjen e përdorimit
Kur e caktoni funksionin e gatishmërisë automatike në aktive, sistemi i altoparlantëve hyn automatikisht në modalitetin e gatishmërisë kur ju nuk e përdorni atë për rreth 20 minuta dhe kur sistemi i altoparlantëve nuk merr sinjal hyrës.
1 Shtypni dhe mbani shtypur (energjia) dhe
(TV) në altoparlantin horizontal për më
shumë se 5 sekonda.
[AUTO STANDBY] (GATISHMËRIA AUTOMATIKE) dhe cilësimi aktual shfaqen në ekranin e panelit të përparmë.
2 Shtypni (volumi) +/– në telekomandë për
të shfaqur cilësimin e dëshiruar në ekranin e panelit të përparmë.
3 Prisni derisa cilësimi i shfaqur të zhduket nga
ekrani i panelit të përparmë.
Cilësimi është vendosur.
Kursimi i energjisë në modalitetin e gatishmërisë
Për të kursyer energji gjatë modalitetit të gatishmërisë, çaktivizoni modalitetin e gatishmërisë të BLUETOOTH dhe funksionin e komandës për HDMI. Për të ndryshuar cilësimin e modalitetit të gatishmërisë të BLUETOOTH, shtypni dhe mbani shtypur (energjia), –(volumi) në altoparlantin horizontal për më shumë se 5 sekonda (cilësimi i ndryshuar shfaqet në ekranin e panelit të përparmë). Për të ndryshuar cilësimin për funksionin e komandës për HDMI, shtypni dhe mbani shtypur VOICE (ZËRI) në telekomandë për më shumë se 5 sekonda për të shfaqur cilësimin në ekranin e panelit të përparmë, më pas shtypni (volumi) +/– në telekomandë për të zgjedhur cilësimin e dëshiruar.
(BLUETOOTH) dhe
Ndryshimi i cilësimeve
Cilësimet e zërit
Dëgjimi me lehtësi i tingujve me volum të ulët.
Rregullimi në mënyrë automatike i volumit të pajisjes së lidhur
Zgjedhja e tingullit për transmetimin e shumëfishtë
Cilësimet e BLUETOOTH
Aktivizimi ose çaktivizimi i modalitetit të gatishmërisë të BLUETOOTH
Aktivizimi ose çaktivizimi i funksionit BLUETOOTH
Ekrani i panelit të përparmë/cilësimet e treguesve
Rregullimi i ndriçimit të ekranit të panelit të përparmë dhe të treguesve
Cilësime/funksione të tjera
Kontrollimi i cilësimeve të tingujve dhe i versionit të softuerit
Përdorimi i funksionit të përforcuesit IR
Përditësimin e softuerit Nisni përditësimin e softuerit
Mund të dëgjoni me lehtësi tinguj me volum të ulët duke e kompresuar diapazonin dinamik (diapazoni midis volumit maksimal dhe minimal) të sinjalit të tingujve duke e caktuar atë në [ON] (AKTIV). Ky funksion funksionon vetëm kur luani sinjalin Dolby Digital.
Mund ta rregulloni volumin automatikisht në varësi të sinjalit hyrës ose të përmbajtjeve të një pajisjeje të lidhur duke e caktuar atë në [ON] (AKTIV).
Mund të zgjidhni tingullin për transmetimin e shumëfishtë.
Ndërkohë që sistemi i altoparlantëve është në modalitetin e gatishmërisë, mund ta ndizni sistemin e altoparlantëve dhe të filloni lidhjen me BLUETOOTH automatikisht me përdorimin e pajisjes BLUETOOTH duke e caktuar atë në [ON] (AKTIV).
Mund ta aktivizoni ose çaktivizoni funksionin BLUETOOTH.
Mund të ndryshoni ndriçimin për sa më poshtë.
• Ekrani i panelit të përparmë në altoparlantin horizontal
• Treguesi i BLUETOOTH në altoparlantin horizontal
• Treguesi i energjisë në bas
Mund të kontrolloni informacionin e transmetimit, cilësimet aktuale të fushës së tingujve dhe modaliteteve të zërit/ natës, si dhe versionin e softuerit.
Kur altoparlanti horizontal pengon sensorin e telekomandës së televizorit, kjo e fundit mund të mos funksionojë. Në këtë rast, aktivizoni funksionin e përforcuesit IR të sistemit të altoparlantëve. Mund ta komandoni televizorin me telekomandën e tij duke e dërguar në televizor sinjalin e telekomandës që mori altoparlanti horizontal.
pasi të keni lidhur njësinë e memories USB ku është ruajtur skedari i përditësimit të softuerit me portën UPDATE (PËRDITËSIM) në altoparlantin horizontal. Për informacione rreth përditësimeve të softuerit, vizitoni faqen e mëposhtme të internetit:
• Për klientët në Amerikë https://www.sony.com/ am/support
• Për klientët në Evropë https://www.sony.eu/ support
• Për klientët në Azi-Paqësor, Oqeani, Lindje të Mesme dhe Afrikë https://www.sony-asia. com/support
1 Shtypni dhe mbani shtypur (energjia),
(TV) dhe –(volumi) në altoparlantin
horizontal për më shumë se 5 sekonda.
[DRC] dhe cilësimi aktual shfaqen në ekranin e panelit të përparmë.
2 Për të ndryshuar cilësimin, kryeni të njëjtin
veprim si në hapin 1.
Cilësimi vendoset pasi cilësimi i ndryshuar të shfaqet në ekranin e panelit të përparmë.
1 Shtypni dhe mbani shtypur NIGHT (NATË)
në telekomandë për më shumë se 5 sekonda.
[A.VOL] shfaqet në ekranin e panelit të përparmë.
2 Shtypni (volumi) +/– në telekomandë
për të shfaqur cilësimin e dëshiruar në ekranin e panelit të përparmë.
3 Prisni derisa cilësimi i shfaqur të zhduket
nga ekrani i panelit të përparmë.
Cilësimi është vendosur.
1 Shtypni dhe mbani shtypur (heshtja) në
telekomandë për më shumë se 5 sekonda.
[DUAL] (E DYFISHTË) shfaqet në ekranin e panelit të përparmë.
2 Shtypni (volumi) +/– në telekomandë
për të shfaqur cilësimin e dëshiruar në ekranin e panelit të përparmë.
3 Prisni derisa cilësimi i shfaqur të zhduket
nga ekrani i panelit të përparmë.
Cilësimi është vendosur.
1 Shtypni dhe mbani shtypur (energjia),
(BLUETOOTH) dhe –(volumi) në altoparlantin horizontal për më shumë se 5 sekonda.
[BT STANDBY] (BT NË PRITJE) dhe cilësimi aktual shfaqen në ekranin e panelit të përparmë.
2 Për të ndryshuar cilësimin, kryeni të njëjtin
veprim si në hapin 1.
Cilësimi vendoset pasi cilësimi i ndryshuar të shfaqet në ekranin e panelit të përparmë.
Shënime
• Ndërsa modaliteti i gatishmërisë i BLUETOOTH është aktiv, konsumi i energjisë në gjendje gatishmërie rritet.
• Modaliteti i gatishmërisë i BLUETOOTH nuk mund të caktohet ndërsa funksioni BLUETOOTH është i çaktivizuar.
1 Shtypni dhe mbani shtypur (energjia)
dhe horizontal për më shumë se 5 sekonda.
[BT POWER] (ENERGJIA E BT) dhe cilësimi aktual shfaqen në ekranin e panelit të përparmë.
2 Për të ndryshuar cilësimin, kryeni të njëjtin
veprim si në hapin 1.
Cilësimi vendoset pasi cilësimi i ndryshuar të shfaqet në ekranin e panelit të përparmë.
1 Shtypni dhe mbani shtypur (TV) dhe
(BLUETOOTH) në altoparlantin horizontal
për më shumë se 5 sekonda.
[DIMMER] (MË I ERRËT) shfaqet në ekranin e panelit të përparmë.
2 Shtypni (volumi) +/– në telekomandë
për të shfaqur cilësimin e dëshiruar në ekranin e panelit të përparmë.
3 Prisni derisa cilësimi i shfaqur të zhduket
nga ekrani i panelit të përparmë.
Cilësimi është vendosur.
Shënim
Ekrani i panelit të përparmë fiket kur zgjidhet [OFF] (JOAKTIV). Ai ndizet automatikisht kur shtypni një buton çfarëdo, më pas fiket sërish nëse nuk e përdorni sistemin e altoparlantëve për rreth 10 sekonda. Në rast se sistemi i altoparlantëve nuk mund të përdoret pa shfaqur një mesazh në ekranin e panelit të përparmë, ky i fundit ndizet me ndriçimin e cilësimit [DARK] (E ERRËT).
1 Shtypni dhe mbani shtypur SOUND FIELD
(FUSHA E TINGUJVE) në telekomandë për më shumë se 5 sekonda.
Informacioni i transmetimit shfaqet në ekranin e panelit të përparmë.
2 Shtypni (volumi) +/– në telekomandë
për të shfaqur artikullin që dëshironi të kontrolloni.
Sa herë që shtypni (volumi) – në telekomandë, artikulli i shfaqur ndryshohet rrjedhimisht si më poshtë.
Informacioni i transmetimit Fusha e tingujve Modaliteti i zërit Modaliteti i natës Versioni i softuerit
Artikulli i kontrollit shfaqet në rend të kundërt duke shtypur (volumi) +.
1 Shtypni dhe mbani shtypur (BLUETOOTH)
dhe –(volumi) në altoparlantin horizontal për më shumë se 5 sekonda.
[IR REPEATER] (PËRFORCUESI IR) shfaqet në ekranin e panelit të përparmë.
2 Shtypni (volumi) +/– në telekomandë
për të shfaqur cilësimin e dëshiruar në ekranin e panelit të përparmë.
3 Prisni derisa cilësimi i shfaqur të zhduket
nga ekrani i panelit të përparmë.
Cilësimi është vendosur.
Shënim
Kur përdorni funksionin e përforcuesit IR, instaloni altoparlantin horizontal 9 cm larg ekranit të televizorit ose më shumë.
1 Lidhni njësinë e memories USB ku është
ruajtur skedari i përditësimit të softuerit me portën UPDATE (PËRDITËSIM) në altoparlantin horizontal.
2 Shtypni dhe mbani shtypur (energjia),
(BLUETOOTH) dhe +(volumi) në altoparlantin horizontal për më shumë se 5 sekonda.
[UPDATE] (PËRDITËSIM) shfaqet në ekranin e panelit të përparmë dhe fillon përditësimi i softuerit.
Shënim
Përpara se ta përditësoni, sigurohuni për sa më poshtë.
— Funksioni BLUETOOTH është aktiv. — Basi është i aktivizuar dhe i lidhur me sistemin e
altoparlantëve.
(BLUETOOTH) në altoparlantin
Zgjidhja e problemeve
Zgjidhja e problemeve
Nëse sistemi i altoparlantëve nuk funksionon siç duhet, menaxhojeni atë sipas rendit të mëposhtëm.
1 Kërkoni shkakun dhe zgjidhjen e problemit
duke përdorur këtë zgjidhje problemesh.
2 Rivendosni sistemin e altoparlantëve.
Të gjitha cilësimet e sistemit të altoparlantëve kthehen në gjendjen e tyre fillestar. Për detaje, shihni "Rivendosja e sistemit të altoparlantëve".
Nëse problemet vazhdojnë, kontaktoni shitësin më të afërt të "Sony".
Energjia
Sistemi i altoparlantëve nuk ndizet.
• Kontrolloni që kordoni i rrymës së drejtpërdrejtë (rrjetit elektrik) të jetë lidhur mirë.
• Hiqni kordonin e rrymës së alternuar (rrjeti elektrik) nga priza (rrjeti elektrik) dhe më pas lidheni sërish pas disa minutash.
Sistemi i altoparlantëve fiket automatikisht.
• Funksioni i gatishmërisë automatike po funksionon. Shtypni dhe mbani shtypur (energjia) dhe (TV) në altoparlantin horizontal për më shumë se 5 sekonda për të shfaqur [AUTO STANDBY] (GATISHMËRIA AUTOMATIKE) në ekranin e panelit të përparmë, më pas shtypni (volumi) +/– në telekomandë për të shfaqur [OFF] (JOAKTIV) në ekranin e panelit të përparmë.
Sistemi i altoparlantëve nuk ndizet edhe kur televizori është i ndezur.
• Aktivizoni funksionin e komandës për HDMI. Shtypni dhe mbani shtypur VOICE (ZËRI) në telekomandë për më shumë se 5 sekonda për të shfaqur [CONTROL FOR HDMI] (KOMANDA PËR HDMI) në ekranin e panelit të përparmë, më pas shtypni (volumi) +/– në telekomandë për të shfaqur [ON] (AKTIV) në ekranin e panelit të përparmë. Televizori duhet të mbështesë funksionin e komandës për HDMI. Për detaje, referojuni udhëzimeve të përdorimit të televizorit tuaj.
• Kontrolloni cilësimet e altoparlantit të televizorit. Energjia e sistemit të altoparlantëve sinkronizohet me cilësimet e altoparlantit të televizorit. Për detaje, referojuni udhëzimeve të përdorimit të televizorit tuaj.
• Në varësi të televizorit, nëse tingujt dilnin nga altoparlantët e televizorit herën e mëparshme, sistemi i altoparlantëve mund të mos ndizet nëpërmjet ndërlidhjes me energjinë e televizorit edhe kur televizori është i ndezur.
Sistemi i altoparlantëve fiket kur fiket televizori.
• Kontrolloni cilësimin e funksionit të komandës për HDMI duke shtypur dhe mbajtur shtypur VOICE (ZËRI) në telekomandë për më shumë se 5 sekonda për të shfaqur [CONTROL FOR HDMI] (KOMANDA PËR HDMI) në ekranin e panelit të përparmë. Për të ndryshuar cilësimin, shtypni (volumi) +/– në telekomandë. Kur funksioni i komandës për HDMI është caktuar si aktiv dhe hyrja e sistemit të altoparlantëve është hyrja e televizorit, sistemi i altoparlantëve fiket automatikisht kur fikni televizorin.
Sistemi i altoparlantëve nuk fiket edhe kur televizori është i fikur.
• Kontrolloni cilësimin e funksionit të komandës për HDMI duke shtypur dhe mbajtur shtypur VOICE (ZËRI) në telekomandë për më shumë se 5 sekonda për të shfaqur [CONTROL FOR HDMI] (KOMANDA PËR HDMI) në ekranin e panelit të përparmë. Për të ndryshuar cilësimin, shtypni (volumi) +/– në telekomandë. Kur e fikni televizorin, sistemi i altoparlantëve fiket automatikisht vetëm nëse hyrja e sistemit të altoparlantëve është hyrja e televizorit. Televizori duhet të mbështesë funksionin e komandës për HDMI. Për detaje, referojuni udhëzimeve të përdorimit të televizorit tuaj.
Figurë
Nuk ka asnjë figurë ose figura nuk del siç duhet.
• Kur nuk ka figurë ndërkohë që është zgjedhur hyrja e televizorit, zgjidhni kanalin e televizorit që dëshironi duke përdorur telekomandën.
Zëri
Sistemi i altoparlantëve nuk mund të lidhet me një televizor me funksionin BLUETOOTH.
• Kur lidhni një sistem altoparlantësh dhe televizorin me një kabllo HDMI (nuk ofrohet), lidhja me BLUETOOTH anulohet. Shkëputni kabllon HDMI, më pas kryeni veprimin e lidhjes nga fillimi.
Nga sistemi i altoparlantëve nuk del asnjë tingull televizori.
• Kontrolloni llojin dhe lidhjen e kabllos HDMI ose të kabllos optike dixhitale që është lidhur me sistemin e altoparlantëve dhe televizorin (shihni Udhëzuesin shoqërues të nisjes së shpejtë).
• Shkëputni kabllot që janë të lidhura me televizorin dhe sistemin e altoparlantëve, më pas lidhini ato mirë sërish. Shkëputni kordonët e rrymës së alternuar të televizorit dhe të sistemit të altoparlantëve nga prizat me rrymë të alternuar (rrjeti elektrik), më pas lidhini ato sërish.
• Kur sistemi i altoparlantëve dhe televizori janë të lidhur vetëm me një kabllo HDMI, kontrolloni sa më poshtë.
— Foleja HDMI e televizorit të lidhur ka
emërtimin "ARC".
— Funksioni i komandës për HDMI i televizorit
është caktuar si aktiv.
— Në sistemin e altoparlantëve, funksioni i
komandës për HDMI është caktuar si aktiv. Shtypni dhe mbani shtypur VOICE (ZËRI) në telekomandë për më shumë se 5 sekonda për të shfaqur [CONTROL FOR HDMI] (KOMANDA PËR HDMI) në ekranin e panelit të përparmë, më pas shtypni (volumi) +/– në telekomandë për të shfaqur [ON] (AKTIV) në ekranin e panelit të përparmë.
• Nëse televizori nuk është i përputhshëm me ARC, lidhni kabllon optike dixhitale (ofrohet) (shihni Udhëzuesin shoqërues të nisjes së shpejtë). Nëse televizori nuk është i përputhshëm me ARC, tingujt e televizorit nuk do të dalin nga sistemi i altoparlantëve edhe nëse ky i fundit është i lidhur me folenë hyrëse HDMI të televizorit.
• Zgjidhni hyrjen e televizorit duke shtypur INPUT (HYRJA).
• Rrisni volumin në televizor ose anuloni funksionin e heshtjes.
• Në varësi të rendit që ndizni televizorin dhe sistemin e altoparlantëve, ky i fundit mund të jetë në heshtje. Nëse ndodh kjo gjë, ndizni fillimisht televizorin, më pas sistemin e altoparlantëve.
• Caktoni cilësimin e altoparlantëve të televizorit (BRAVIA) në sistemin audio. Shihni udhëzimet e përdorimit të televizorit tuaj në lidhje me mënyrën e konfigurimit të tij.
• Kontrolloni daljen e zërit të televizorit. Referojuni udhëzimeve të përdorimit të televizorit për cilësimet e televizorit.
• Sistemi i altoparlantëve mbështet formatet audio Dolby Digital dhe PCM. Kur luani një format që nuk mbështetet, caktoni cilësimin e daljes së audios dixhitale të televizorit (BRAVIA) në "PCM". Për detaje, referojuni udhëzimeve të përdorimit të televizorit tuaj.
Zëri del nga sistemi i altoparlantëve dhe nga televizori.
• Ndryshoni cilësimin e daljes së audios të televizorit, në mënyrë që tingujt e televizorit të dalin nga altoparlanti i jashtëm.
• Caktoni volumin e televizorit në minimum.
Tingujt dalës të sistemit të altoparlantëve nuk janë në të njëjtin nivel me ato të televizorit edhe pse vlerat e nivelit të volumit në sistemin e altoparlantëve dhe në televizor janë caktuar si të njëjta.
• Nëse funksioni i komandës për HDMI është caktuar si aktiv, vlera e nivelit të volumit në sistemin e altoparlantëve mund të shfaqet në televizorin tuaj si volumi i televizorit. Nivelet e tingujve dalës të sistemit të altoparlantëve dhe të televizorit ndryshojnë edhe pse vlerat e nivelit të volumit në sistemin e altoparlantëve dhe në televizor janë caktuar si të njëjta. Nivelet e tingujve dalës të sistemit të altoparlantëve dhe të televizorit ndryshojnë në varësi të karakteristikave të përpunimit të tingujve të secilit dhe ky nuk është një keqfunksionim.
Nuk arrihet efekti i zërit rrethues.
• Në varësi të sinjalit hyrës dhe cilësimeve të fushës së zërit, përpunimi i tingullit rrethues mund të mos funksionojë me efikasitet. Efekti rrethues mund të jetë i lehtë në varësi të programit ose diskut.
• Për të luajtur audio nga disa kanale, kontrolloni cilësimin e daljes së audios dixhitale në pajisjen e lidhur me sistemin e altoparlantëve. Për hollësi, drejtojuni udhëzimeve të përdorimit të pajisjes së lidhur.
Basi
Nga basi nuk dëgjohet asnjë tingull ose dëgjohet vetëm një tingull në nivel shumë të ulët.
• Shtypni BASS + në telekomandë për të rritur volumin e basit.
• Sigurohuni që treguesi i energjisë në bas të jetë i ndezur në ngjyrë të gjelbër ose në ngjyrë qelibari.
• Nëse treguesi i energjisë në bas nuk ndizet, provoni sa më poshtë.
— Sigurohuni që kordoni i rrymës së alternuar
(rrjeti elektrik) i basit të jetë lidhur siç duhet.
— Shtypni (energjia) në bas për ta ndezur atë.
• Nëse treguesi i energjisë në bas ndizet në ngjyrë të kuqe, provoni sa më poshtë.
— Zhvendoseni basin në një vend në afërsi të
altoparlantit horizontal, në mënyrë që treguesi i energjisë në bas të ndizet në ngjyrë të gjelbër ose në ngjyrë qelibari.
— Ndiqni hapat te "Lidhja manuale e basit".
• Nëse treguesi i energjisë në bas pulson në ngjyrë të kuqe, shtypni (energjia) në bas për ta fikur atë dhe kontrolloni nëse vrimat e ajrimit të basit janë të bllokuara apo jo.
• Nëse burimet e hyrjes përmbajnë shumë pak komponentë të tingullit bas (p.sh. një transmetim televiziv), tingulli nga basi mund të dëgjohet me vështirësi. Luani muzikën e integruar për demonstrim duke ndjekur hapat e mëposhtëm dhe kontrolloni që tingulli të jetë duke dalë nga basi. Shtypni dhe mbani shtypur (TV) në
altoparlantin horizontal për 5 sekonda. Luhet muzika e integruar për demonstrim.
Shtypni sërish (TV).
Muzika e integruar për demonstrim anulohet dhe sistemi i altoparlantëve kthehet te hyrja e televizorit.
• Caktoni modalitetin e natës në joaktiv duke shtypur NIGHT (NATË).
BASS +/– nuk funksionon dhe [NOT USE] (MOS PËRDOR) shfaqet në ekranin e panelit të përparmë.
• BASS +/– nuk funksionon kur basi nuk është i lidhur. Kontrolloni statusin e energjisë dhe të lidhjes së basit.
Lidhja e pajisjes celulare
Lidhja BLUETOOTH nuk mund të kryhet.
• Sigurohuni që treguesi i BLUETOOTH në altoparlantin horizontal të jetë i ndezur.
• Sigurohuni që pajisja BLUETOOTH që do të lidhet të jetë e ndezur dhe funksioni BLUETOOTH të jetë i aktivizuar.
• Afroni pajisjen BLUETOOTH me altoparlantin horizontal.
• Lidhni sërish sistemin e altoparlantëve dhe pajisjen BLUETOOTH. Duhet të anuloni çiftimin me sistemin e altoparlantëve duke përdorur fillimisht pajisjen tuaj BLUETOOTH.
• Nëse funksioni BLUETOOTH është caktuar në joaktiv, aktivizojeni atë. Për të ndryshuar cilësimin e funksionit BLUETOOTH, shtypni dhe mbani shtypur (energjia) dhe në altoparlantin horizontal për më shumë se 5 sekonda (cilësimi i ndryshuar shfaqet në ekranin e panelit të përparmë).
(BLUETOOTH)
Çiftimi nuk mund të arrihet.
• Afroni pajisjen BLUETOOTH me altoparlantin horizontal.
• Sigurohuni që sistemi i altoparlantëve nuk po merr interferencë nga një pajisje LAN me valë e ndryshme nga pajiset me valë 2,4 GHz ose nga një furrë me mikrovalë. Nëse në afërsi ndodhet një pajisje që gjeneron rrezatim elektromagnetik, zhvendoseni pajisjen larg sistemit të altoparlantëve.
• Çiftimi mund të mos jetë i mundur nëse rreth sistemit të altoparlantëve gjenden pajisje të tjera BLUETOOTH. Në këtë rast, fikni pajisjet e tjera BLUETOOTH.
Tingulli i pajisjes celulare të lidhur me BLUETOOTH nuk del nga sistemi i altoparlantëve.
• Sigurohuni që treguesi i BLUETOOTH në altoparlantin horizontal të jetë i ndezur.
• Afroni pajisjen BLUETOOTH me altoparlantin horizontal.
• Nëse në afërsi ndodhet një pajisje që gjeneron rrezatim elektromagnetik, si p.sh. një pajisje LAN me valë, pajisje të tjera BLUETOOTH ose një furrë me mikrovalë, zhvendoseni pajisjen larg sistemit të altoparlantëve.
• Hiqni çdo pengesë mes altoparlantit horizontal dhe pajisjes BLUETOOTH ose largoni altoparlantin horizontal nga pengesa.
• Nëse altoparlanti horizontal është instaluar nën televizor, zhvendoseni altoparlantin horizontal larg televizorit.
• Ripoziciononi pajisjen e lidhur BLUETOOTH.
• Ndërroni frekuencën LAN me valë të çfarëdo rrugëzuesi LAN me valë ose kompjuteri në afërsi në diapazonin 5 GHz.
• Rritni volumin e pajisjes së lidhur BLUETOOTH.
Tingulli nuk është i sinkronizuar me imazhin.
• Kur jeni duke parë filma, mund të dëgjoni tingullin me një vonesë të vogël nga figura.
Telekomanda
Telekomanda e sistemit të altoparlantëve nuk funksionon.
• Drejtoheni telekomandën në sensorin e telekomandës në altoparlantin horizontal.
• Largoni çdo pengesë që qëndron mes telekomandës dhe sistemit të altoparlantëve.
• Zëvendësoni të dyja bateritë në telekomandë me të reja, nëse ato janë të shkarkuara.
• Sigurohuni që të shtypni butonin e duhur në telekomandë.
Telekomanda e televizorit nuk funksionon.
• Instaloni altoparlantin horizontal në mënyrë që ai të mos pengojë sensorin e telekomandës së televizorit.
• Ky problem mund të zgjidhet duke aktivizuar funksionin e përforcuesit IR. Shtypni dhe mbani shtypur altoparlantin horizontal për më shumë se 5 sekonda për të shfaqur [IR REPEATER] (PËRFORCUESI IR) në ekranin e panelit të përparmë, më pas shtypni (volumi) +/– në telekomandë për të shfaqur [ON] (AKTIV) në ekranin e panelit të përparmë.
(BLUETOOTH) dhe –(volumi) në
Të tjera
Funksioni i komandës për HDMI nuk funksionon siç duhet.
• Kontrolloni lidhjen me sistemin e altoparlantëve (shihni Udhëzuesin shoqërues të nisjes së shpejtë).
• Aktivizoni funksionin e komandës për HDMI në televizor. Për detaje, referojuni udhëzimeve të përdorimit të televizorit tuaj.
• Pritni pak dhe më pas provoni sërish. Nëse e hiqni nga priza sistemin e altoparlantëve, do të duhet pak kohë para se të mund të kryhen veprime. Pritni për 15 sekonda ose më gjatë dhe më pas provoni sërish.
• Sigurohuni që televizori i lidhur me sistemin e altoparlantëve mbështet funksionin e komandës për HDMI.
• Lloji dhe numri i pajisjeve që mund të kontrollohen nga funksioni i komandës për HDMI është i kufizuar nga standardi HDMI CEC si më poshtë:
— Pajisjet e regjistrimit (regjistrues Blu-ray Disc,
regjistrues DVD etj.): deri në 3 pajisje
— Pajisjet e luajtjes (luajtës Blu-ray Disc, luajtës
DVD etj.): deri në 3 pajisje
— Pajisjet e lidhura me sintonizimin: deri në 4
pajisje
— Sistemi audio (marrës/kufje): deri në 1 pajisje
(përdorur nga sistemi i altoparlantëve)
[PROTECT] (MBRO) shfaqet në ekranin e panelit të përparmë, më pas sistemi i altoparlantëve fiket pas 5 sekondash.
• Veçoria e mbrojtjes është e aktivizuar. Shkëputni kordonin e rrymës së alternuar (rrjeti elektrik), sigurohuni që vrimat e ajrimit të altoparlantit horizontal të mos jenë të mbuluara dhe pas pak ndizni sistemin e altoparlantëve.
Sensorët e televizorit nuk punojnë si duhet.
• Altoparlanti horizontal mund të bllokojë disa sensorë (si p.sh. sensorin e ndriçimit), sensorin e telekomandës së televizorit ose emetuesin për syzet 3D (transmetuesi infra i kuq) i një televizori 3D që mbështet sistemin e syzeve 3D infra të kuqe ose komunikimin me valë. Largoni altoparlantin horizontal nga televizori brenda një rrezeje që lejon që këto pjesë të funksionojnë siç duhet. Për vendndodhjet e sensorëve dhe të marrësit e telekomandës, shihni udhëzimet e përdorimit të televizorit.
Sistemi i altoparlantëve nuk funksionon siç duhet.
• Sistemi i altoparlantëve mund të jetë në modalitet demonstrimi. Për të anuluar modalitetin e demonstrimit, rivendosni sistemin e altoparlantëve. Shtypni dhe mbani shtypur (energjia) dhe – (volumi) në altoparlantin horizontal për më shumë se 5 sekonda.
Shfaqet mesazhi i mëposhtëm.
Please select the desired TV channels with the TV’s remote control.
HT-S400
* Ky ekran është një shembull për gjuhën angleze.
• Zgjidhni programin televiziv duke përdorur telekomandën e televizorit.
Rivendosja e sistemit të altoparlantëve
Nëse sistemi i altoparlantëve nuk funksionon siç duhet, rivendosni sistemin e altoparlantëve si më poshtë.
1 Shtypni dhe mbani shtypur (energjia) dhe
– (volumi) në altoparlantin horizontal për më shumë se 5 sekonda.
[RESET] (RIVENDOS) shfaqet në ekranin e panelit të përparmë dhe cilësimet kthehen në gjendjen e tyre fillestare.
2 Shkëputni kordonin e rrymës së drejtpërdrejtë
(rrjetit elektrik).
3 Lidhni kordonin e rrymës së alternuar (rrjeti
elektrik), më pas shtypni (energjia) për të ndezur sistemin e altoparlantëve.
Specifikimet
Altoparlant horizontal (SA-S400)
Seksioni i amplifikatorit
DALJA E FUQISË (nominale)
I përparmë majtas + I përparmë djathtas: 60 W + 60 W (në 4om, 1kHz, 1% THD)
DALJA E FUQISË (referencë)
Altoparlanti i përparmë majtas/ i përparmë djathtas: 100W (për kanal në 4om, 1kHz)
Hyrja
HYRJE NË TELEVIZOR (OPTIKE)
Dalje
HDMI OUT (TV (ARC))
Seksioni për HDMI
Bashkuesi
Lloji A (19 kunja)
Seksioni për USB-në
Porta UPDATE (PËRDITËSIM):
Lloji A (vetëm për përditësim softueri)
Seksioni BLUETOOTH
Sistemi i komunikimit
Specifikimi i BLUETOOTH, versioni 5.0
Dalje
Specifikimi i BLUETOOTH, energji e kategorisë 1
Rrezja maksimale e komunikimit
Rrezja e shikimit rreth 25 m
Numri maksimal i pajisjeve që mund të regjistrohen
Pajisje celulare: 9 pajisje Televizor "Sony": 1 pajisje
Banda e frekuencës
Brezi 2,4 GHz (2,4000 GHz - 2,4835 GHz)
Energjia maksimale dalëse
< 14 dBm
Metoda e modulimit
FHSS (Freq Hopping Spread Spectrum - Spektri i spredit të kapërcimit të frekuencës)
Profilet e përputhshme të BLUETOOTH
A2DP (Advanced Audio Distribution Profile) AVRCP (Audio Video Remote Control Profile)
Kodeku i mbështetur
4)
SBC
Gama e transmetimit (A2DP)
20 Hz - 20 000 Hz (frekuenca e kampionimit 32 kHz, 44,1 kHz, 48 kHz)
1)
Diapazoni real do të ndryshojnë në varësi të faktorëve, si p.sh.
pengesat midis pajisjeve, fushat magnetike rreth një furre me mikrovalë, elektriciteti statik, përdorimi i telefonave pa kabllo, ndjeshmëria e sinjalit, sistemi operativ, aplikacionet e softuerit etj.
2)
Profilet standarde të BLUETOOTH tregojnë qëllimin e komunikimit
BLUETOOTH midis pajisjeve.
3)
Kodeku: Kompresimi i sinjalit të zërit dhe formati i konvertimit
4)
Shkurtim për Kodekun e nënbrezit
Seksioni i altoparlantit të përparmë majtas / të përparmë djathtas
Sistemi i altoparlantëve
Sistem me 2 altoparlantë
Speaker
Lloji në formë koni 52 mm × 100 mm, 4 om
Të përgjithshme
Furnizimi me energji
220 V - 240 V AC, 50 Hz/60 Hz
Konsumi i energjisë
Ndezur: 35 W Modaliteti i gatishmërisë: 0,5 W ose më pak (modaliteti i kursimit të energjisë) (Kur funksioni i komandës për HDMI dhe modaliteti i gatishmërisë i BLUETOOTH janë caktuar në joaktivë) Modaliteti i gatishmërisë: 2 W ose më pak* (Kur funksioni i komandës për HDMI dhe modaliteti i gatishmërisë i BLUETOOTH janë caktuar në aktivë)
Sistemi i altoparlantëve do të hyjë automatikisht në modalitetin
*
e kursimit të energjisë kur nuk ka asnjë lidhje HDMI dhe as historik çiftimi me BLUETOOTH.
Përmasat* (afërsisht) (gjer./lart./thell.)
900 mm × 64 mm × 88 mm
Pa përfshirë pjesën e projektimit
*
Masa (afërsisht)
2,4 kg
Basi (SA-WS400)
DALJA E FUQISË (referencë)
130 W (në 4 om, 100 Hz)
Sistemi i altoparlantëve
Refleksi i basit
Speaker
Lloji në formë koni 160 mm, 4 om
Furnizimi me energji
220 V - 240 V AC, 50 Hz/60 Hz
Konsumi i energjisë
Ndezur: 20 W Modaliteti i gatishmërisë: 0,5 W ose më pak
Përmasat* (afërsisht) (gjer./lart./thell.)
192 mm × 387 mm × 400 mm
Pa përfshirë pjesën e projektimit
*
Masa (afërsisht)
7,3 kg
Seksioni i transmetuesit/marrësit me valë
Banda e frekuencës
2,4 GHz (2,404 GHz - 2,476 GHz)
Energjia maksimale dalëse
< 10 dBm
Metoda e modulimit
GFSK
Aksesorët shoqërues
• Telekomanda (1)
• Bateri R03 (madhësia AAA) (2)
• SHABLLONI I MONTIMIT NË MUR (1)
• Kabllo optike dixhitale (1)
• Kordoni i rrymës së alternuar (rrjeti elektrik) (2)
• Udhëzuesi i nisjes
• Udhëzimet e përdorimit (ky dokument)
Dizajni dhe specifikimet i nënshtrohen ndryshimit pa njoftim.
1)
2)
3)
Formatet e mbështetura të hyrjes së audios (DALJE HDMI (TV (ARC)) ose hyrje në televizor (OPTIKE))
Formatet audio të mbështetura nga ky sistem altoparlantësh janë si më poshtë.
• Dolby Digital
• PCM lineare me 2 kanale
Mbi komunikimin BLUETOOTH
• Pajisjet BLUETOOTH duhet të përdoren brenda afërsisht 10 metra (33 këmbë) (distancë pa pengesa) nga njëra-tjetra. Rrezja efikase e komunikimit mund të shkurtohet në kushtet e mëposhtme.
— Kur mes pajisjeve me lidhje BLUETOOTH
ndodhet një person, objekt metalik, mur apo pengesë tjetër
— Vendndodhjet ku është instaluar një LAN me
valë
— Rreth furrave me mikrovalë që janë në
përdorim
— Vendndodhjet ku ka valë të tjera
elektromagnetike
• Pajisjet BLUETOOTH dhe LAN me valë (IEEE
802.11b/g) përdorin të njëjtin brez frekuence (2,4 GHz). Kur e përdorni pajisjen BLUETOOTH pranë një pajisjeje me kapacitet LAN me valë, mund të ndodhin interferenca elektromagnetike. Kjo mund të sjellë shpejtësi më të ulëta të transferimit të të dhënave, zhurmë apo pamundësi për t'u lidhur. Nëse ndodh kjo, provoni zgjidhjet e mëposhtme:
— Përdoreni sistemin e altoparlantëve të paktën
10 metra (33 këmbë) larg pajisjes LAN me valë.
— Fikni pajisjen LAN me valë kur e përdorni
pajisjen BLUETOOTH në largësi brenda 10 metrave (33 këmbë).
— Instaloni sistemin e altoparlantëve dhe
pajisjen BLUETOOTH sa më pranë njëra-tjetrës që të jetë e mundur.
• Valët radio të transmetuara nga ky sistem altoparlantësh mund të interferojnë në funksionimin e disa pajisjeve mjekësore. Duke qenë se kjo interferencë mund të sjellë keqfunksionim, fikni gjithmonë sistemin e altoparlantëve dhe pajisjen BLUETOOTH në vendet e mëposhtme:
— Në spitale, trena, aeroplanë, pika karburanti
dhe vende ku mund të ketë gaze të djegshme
— Pranë dyerve automatike ose alarmeve të
zjarrit
• Ky sistem altoparlantësh mbështet funksionet e sigurisë që përputhen me specifikimin BLUETOOTH për të garantuar lidhje të sigurt gjatë komunikimit duke përdorur teknologjinë BLUETOOTH. Megjithatë, kjo siguri mund të jetë e pamjaftueshme në varësi të përmbajtjeve të cilësimit dhe faktorëve të tjerë, prandaj kini gjithmonë kujdes kur kryeni komunikim duke përdorur teknologjinë BLUETOOTH.
• "Sony" nuk mban përgjegjësi për asnjë dëmtim apo humbje tjetër që rezulton nga nxjerrja e paautorizuar e informacionit gjatë komunikimit duke përdorur teknologjinë BLUETOOTH.
• Komunikimi BLUETOOTH nuk është domosdoshmërish i garantuar me të gjitha pajisjet BLUETOOTH që kanë të njëjtin profil si ky sistem altoparlantësh.
• Pajisjet BLUETOOTH të lidhura me këtë sistem altoparlantësh duhet të përputhen me specifikimin BLUETOOTH të përshkruar nga BLUETOOTH SIG, Inc. dhe duhet të jenë të certifikuara si të përputhshme. Megjithatë, edhe kur një pajisje përputhet me specifikimin BLUETOOTH, mund të ketë raste kur karakteristikat apo specifikimet e pajisjes BLUETOOTH mund ta bëjnë të pamundur lidhjen ose mund të rezultojnë në shfaqje, funksionim ose metoda të ndryshme kontrolli.
• Mund të shkaktohet zhurmë ose audioja mund të ndërpritet në varësi të pajisjes BLUETOOTH që është lidhur me këtë sistem altoparlantësh, të mjedisit të komunikimeve ose të kushteve rrethuese.
Nëse keni pyetje ose probleme në lidhje me sistemin e altoparlantëve, konsultohuni me tregtarin tuaj më të afërt të "Sony".
Të drejtat e autorit dhe markat tregtare
Ky sistem altoparlantësh përfshin Dolby* Digital.
* Prodhuar me licencë nga Dolby Laboratories. Dolby, Dolby
Audio dhe simboli double-D janë marka tregtare të Dolby Laboratories Licensing Corporation.
Marka e fjalës dhe logot BLUETOOTH® janë marka të regjistruara tregtare në pronësi të Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i këtyre markave nga "Sony Group Corporation" është me licencë. Markat tregtare dhe emrat tregtarë të tjerë janë të zotëruesve të tyre përkatës.
Termat HDMI™, HDMI High-Definition Multimedia Interface dhe logoja HDMI janë marka tregtare ose marka tregtare të regjistruara të HDMI Licensing Administrator, Inc.
Logoja "BRAVIA" është markë tregtare e Sony Corporation.
Të gjitha markat e tjera tregtare janë marka tregtare të pronarëve të tyre përkatës.
©2022 Sony Corporation
Loading...
+ 2 hidden pages