Mbajini veçan dhe ruajini, ju lutemi
sq
IInstruksionet për
instaluesin
Të gjithë punët e instalimit, rregullimi dhe
përshtatja në një tjetër tip gazi duhet të
realizohen nga një teknik i autorizuar, duke
respektuar normativën dhe legjislacionin e
zbatueshëm, dhe të drejtat e kompanive
lokale elektrike dhe të gazit.
Përpara çdo veprimi, ndërprisni ushqimin
elektrik dhe me gaz të pajisjes.
Rekomandohet të lajmëroni Shërbimin
teknik për përshtatjen e një tipi tjetër gazi.
Kjo pajisje është projektuar vetëm për
përdorim shtëpiak dhe nuk lejohet përdorimi i saj
komercial ose profesional. Kjo pajisje nuk mund
të instalohet në jahte ose në karavane. Garancia
mbetet e vlefshme vetëm në rast se respektohet
përdorimi i saj vetëm për qëllimin për të cilin
është projektuar.
Përpara aktivizimit të pajisjes dhe instalimit
duhet të kontrolloni që të jetë e përgatitur për
tipin e gazit që do të furnizohet. (Tabela I).
Pllakat tona të gatimit dalin nga fabrika të
përgatitura për të funksionuar me tipin e gazit që
tregon pllaka e karakteristikave.
Është e domosdoshme që vendi ku do të
instalohet pajisja të ketë ajrosje sipas
rregullores. Është e nevojshme për të, që
gazrat e djegies të nxirren jashtë.
Kontrolloni dimensionet e pllakës së gatimit
dhe dimensionet e hapjes për t'u realizuar në
mobilie.
Panelet që ndodhen mbi sipërfaqen e
punës, në afërsinë e menjëhershme të pllakës
së gatimit, duhet të jenë të një materiali të
padjegshëm. Si veshjet e shtruara, ashtu edhe
kolla që i fikson ato, duhet të jenë rezistente ndaj
nxehtësisë për të shmangur dëmtimet.
Kabllot elektrike nuk duhet të jenë në
kontakt me zonat e nxehjes.
Kablloja elektrike duhet të futet në mobilie
për të evituar prekjen e pjesëve të nxehta të
furrës ose të pllakës së gatimit.
Pajisjet me ndonjë përbërës elektrik duhet
të jenë të lidhur detyrimisht me tokën.
Gjatë tërë procesit të instalimit përdoreni
pajisjen me kujdes. Mos e godisni pajisjen.
Kjo pajisje duhet të jetë e instaluar sipas
rregullave në fuqi dhe vetëm në një vend me
shumë ajër. Lexoni instruksionet e pajisjes
përpara se të veproni për instalimin dhe
përdorimin e saj.
NË RASTIN E MOSPËRMBUSHJES SË
DISPOZITAVE, PËRGJEGJËSITË DO TË
JENË TË INSTALUESIT, DHE FABRIKANTI
NUK MBAN PËRGJEGJËSI.
Instalimi i pllakës së gatimit
në mobilie
Mundësia e instalimit të pllakës së gatimit në
mobilie, sipas normës për pajisjet e gazit
EN 30-1-1, është Klasi 3.
Masat paraprake të
instalimit inkaso
1 - Distancat Minimale (mm). Bëni një prerje të
dimensioneve të nevojshme në tavolinën e
punës. Fig. 1.
Nëse nuk gjendet një furrë e instaluar nën
sipërfaqen e punës elektrike ose e përzier (gaz
dhe korrent), vendosni një ndarëse prej materiali
të padjegshëm, p.sh. kompensatë ose metal, në
një distancë 10 mm duke filluara nga baza e
sipërfaqes së punës për të evituar përçimin në
pjesën e poshtme të saj.
Nëse nuk gjendet një furrë e instaluar nën
sipërfaqen e punës me gaz, këshillohet
vendosja e një ndarëseje prej materiali të
padjegshëm, si p.sh. kompensatë ose metal, në
një distancë 10 mm duke filluara nga baza e
sipërfaqes së punës për të evituar përçimin në
pjesën e poshtme të saj.
Në rast se gjendet një sirtar nën pajisje,
sigurohuni që të mos përmbajë objekte të
ndjeshme ndaj temperaturës ose lehtësisht të
djegshëm, si p.sh. aerosolet ose shkëlqyesit për
këpucët. Përdorni vetëm sirtarë termorezistentë.
Për instalimin mbi një furrë duhet verifikuar
nëse ka ventilim të bollshëm dhe të kontrollohen
dimensionet sipas manualit të montimit.
Vendoseni pllakën e gatimit në zgavrën e
mbyllur për t'u vendosur në mobilie.
2 - Fibrat e drurit të përdorura për prodhimin
e mobilieve të sipërfaqes së punës kur bien në
kontakt me lagështirën, fryhen shumë shpejt.
Për këtë është e leverdishme të vendosni një
kollë speciale për sipërfaqet e prerjes, për t'i
ruajtur nga avulli ose uji i kondensuar që mund
të depozitohej në tavolinën e punës të mobilies
së kuzhinës.
Sipas modelit, kapëset dhe lidhja e
qëndrueshmërisë (pjesa e pasme e pllakës së
gatimit) mund të dalin të vendosura nga fabrika,
nëse është kështu mos e hiqni për asnjë arsye.
Lidhja garanton papërshkueshmërinë e të gjithë
sipërfaqes së punës dhe eviton çdo lloj
depërtimi.
Nëse nuk është vendosur nga fabrika, hiqni
skarat metalike, kapakët dhe difuzorët e pllakës
suaj të gatimit dhe vendoseni në një pozicion të
përmbysur, vendosni guarnicionin vetëngjitës që
furnizohet me pajisjen, Fig. 2, në pjesën e
brendshme të pllakës së gatimit.
Nxirrni kapëset nga çanta e aksesorëve që janë
bashkangjitur dhe vidhosini deri në fund. Fig. 3.
Pasi të fusni inkaso pjesën e sipërme,
rrotullojeni kapësen dhe vidhoseni me forcë, siç
tregohet në Fig. 3a.
Nëse çmontimi është i saktë, zhvidhosni
mbërthyesen dhe veproni në mënyrën e kundërt.
3 - Fundi i lidhjes së hyrjes së pllakës së
gatimit me gaz është i pajisur me një bërryl me
fileto ½" (20,955 mm), Fig. 4. Ky bërryl lejon:
lidhjen e fortë.
lidhjen me një tub fleksibël metalik
(L min. 1 m - max. 3 m). Në këtë rast duhet të
evitoni kontaktin me këtë tub me pjesët e
lëvizshme të njësisë së montimit inkaso (p.sh.
një sirtar) dhe hapi mes hapësirave që mund të
ishin të lehta për t'u bllokuar.
Në çfarëdo lloj lidhjeje mos i lëvizni dhe as
mos e rrotulloni bërrylin nga pozicioni që del
nga fabrika.
Për përdorimin e kësaj pajisje në Francë
duhet të hiqet bërryli që montohet në fabrikë dhe
të vendoset ai që gjendet në çantën e
aksesorëve, Fig. 4a, pa harruar të ndërvihet
lidhja.
Nëse në çdolloj rrethane bërryli është i
hequr, duhet të siguroheni për qëndrueshmërinë
e kësaj zone. Sigurohuni për
qëndrueshmërinë e të gjitha lidhjeve të
realizuara.
Fabrikuesi largon çdo përgjegjësi, nëse
lëvizet ose rrotullohet bërryli; si lidhjet e
realizuara me instalues.
4 - Duhen verifikuar në pllakën e
karakteristikave: tensioni dhe fuqia totale.
Pajisja duhet të jetë e tokëzuar.
Duhet të siguroheni që lidhja të jetë e
vendosur sipas të drejtave legale të vendit.
Respektoni plotësisht dispozitat e ndërmarrjes
lokale të furnizimit me elektricitet.
Për t'i përmbushur dispozitat e rregullave
duhet të parashikoni, nga pjesa e instalimit, një
çelës automat me shumë pole me largësi nga
kontakti minimumi 3 mm. Kjo nuk është e
nevojshme në rastin e aktivizimit me një prize,
nëse kjo është e arritshme për përdoruesin.
Pajisjet e parashikuara me spinë duhet të
jenë të lidhura me kutitë e prizave me tokëzim, të
instaluara siç duhet.
Pajisja është e tipit “Y” që do të thotë se
kablloja e hyrjes NUK MUND TË NDËRROHET
NGA PËRDORUESI, por vetëm nga shërbimi
teknik i markës. Duhet të respektohen seksioni
dhe tipi i kabllos.
Mos bëni ndërhyrje në pjesën e brendshme
të pajisjes. Në rast nevoje, merrni në telefon
shërbimin tonë të asistencës teknike.
Pllakat e gatimit pajisen me një kabllo
elektrike me ose pa spinë.
TIPET E KABLLOVE:
Pllaka e gatimit: Kablloja e ushqimit:
I gjithë gaz 3 x 0,5 mm²
5 - Për të përfunduar instalimin, është e
nevojshme që të vendosni difuzorët dhe
kapakun e vatrave në flakët e tyre përkatëse.
Për më tepër, vendosni bashkë zgarën në
elementet e bashkimit. Fig. 5.
Ndryshimi i tipit të gazit
Të gjithë punët e instalimit, rregullimi dhe
përshtatja në një tjetër tip gazi duhet të
realizohen nga një teknik i autorizuar, duke
respektuar normativën dhe legjislacionin e
zbatueshëm, dhe të drejtat e kompanive
lokale elektrike dhe të gazit.
Përpara çdo veprimi, ndërprisni ushqimin
elektrik dhe me gaz të pajisjes.
Rekomandohet të lajmëroni Shërbimin
teknik për përshtatjen e një tipi tjetër gazi.
Përpara aktivizimit të pajisjes dhe instalimit
duhet të kontrolloni që të jetë e përgatitur për
tipin e gazit që do të furnizohet.
Pllakat tona të gatimit dalin nga fabrika të
përgatitura për të funksionuar me tipin e gazit që
tregon pllaka e karakteristikave.
Brenda rregullave të ligjit të vendit tuaj
(shikoni pllakën e karakteristikave), kjo pllakë
gatimi mund të përshtatet që të funksionojë me
gazra të tjerë. Për këtë duhet të realizohen
veprimet e mëposhtme:
A) Ndryshimi i injektorëve të vatrave të
pllakës së gatimit. (Tabela II).
1 - Hiqni skarat, kapakët dhe skeletin e
vatrës.
2 - Nryshoni injektorët duke përdorur një
çelës tub 7 mm dhe sigurohuni për t'i shtrënguar
deri në fund për të garantuar qëndrueshmërinë.
Fig. 6. Në këto vatra nuk ka pse të realizohet
rregullimi i ajrit primar.
B) Rregullimi i konsumit të reduktuar të
rubineteve të vatrave të pllakës së gatimit.
1 - Vendosini rubinetet në pozicionin
minimal.
2 - Tërhiqini komandat e rubineteve. Fig. 7.
3 - Do të ndesheni me një bllokues prej
gome elastike. Mjafton të shtypet me majën e
kaçavidës që të çlirohet kalimi deri në vidhën e
rregullimit të rubinetit. Fig. 8.
Asnjëherë mos e çmontoni bllokuesin.
4 - Rregullimi i vidhës anësore
Për gaz propan dhe butan, vidha duhet të
shtrëngohet deri në fund.
Për gaz natyral, veproni mbi vidhë
(rrotullojeni në të majtë) deri në daljen e duhur të
gazit të vatrës, në mënyrë të tillë që në
momentin e kalimit të vatrës në pozicion
maksimal ose minimal, të mos fiket ose të mos
krijohet tërheqje e flakës.
5 – Është e rëndësishme që të jenë të
vendosur të gjithë bllokuesit për të siguruar
qëndrueshmërinë elektrike, kundër derdhjes së
lëngjeve të pllakës së gatimit.
6 – Rivendosni komandimet e rubineteve.
Asnjëherë mos e çmontoni aksin e
rubinetit (Fig. 9): Në rast avarie, ndërrojeni
komplet rubinetin.
C) Vendosni etiketën që tregon gazin në
të cilin është transformuar pajisja, afër me
pllakën e karakteristikave.