Mbajini veçan dhe ruajini, ju lutemi
Instruksionet për instaluesin
Të gjithë punët e instalimit, rregullimi dhe përshtatja në
një tjetër tip gazi duhet të realizohen nga një teknik i
autorizuar, duke respektuar normativën dhe
legjislacionin e zbatueshëm, dhe të drejtat e kompanive
lokale elektrike dhe të gazit.
Përpara çdo veprimi, ndërprisni ushqimin elektrik dhe
me gaz të pajisjes.
Rekomandohet të lajmëroni Shërbimin teknik për
përshtatjen e një tipi tjetër gazi.
Kjo pajisje është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak
dhe nuk lejohet përdorimi i saj komercial ose
profesional. Kjo pajisje nuk mund të instalohet në jahte
ose në karavane. Garancia mbetet e vlefshme vetëm në
rast se respektohet përdorimi i saj vetëm për qëllimin për
të cilin është projektuar.
Përpara aktivizimit të pajisjes dhe instalimit duhet të
kontrolloni që të jetë e përgatitur për tipin e gazit që do
të furnizohet. (Tabela I).
Pllakat tona të gatimit dalin nga fabrika të përgatitura për
të funksionuar me tipin e gazit që tregon pllaka e
karakteristikave.
Është e domosdoshme që vendi ku do të instalohet
pajisja të ketë ajrosje sipas rregullores. Është e
nevojshme për të, që gazrat e djegies të nxirren jashtë.
Kontrolloni dimensionet e pllakës së gatimit dhe
dimensionet e hapjes për t'u realizuar në mobilie.
Pllaka e punës duhet të jetë e rrafshët dhe horizontale.
Qëndrueshmëria e mobilieve gjithashtu duhet të
garantohet pasi të jetë kryer prerja.
Pllaka e punës duhet të izolohet hermetikisht larg murit
për të parandaluar lagështirën.
Për instalimin mbi një furrë duhet verifikuar nëse ka
ventilim të bollshëm dhe të kontrollohen dimensionet
sipas manualit të montimit.
Panelet që ndodhen mbi sipërfaqen e punës, në
afërsinë e menjëhershme të pllakës së gatimit, duhet të
jenë të një materiali të padjegshëm. Si veshjet e
shtruara, ashtu edhe kolla që i fikson ato, duhet të jenë
rezistente ndaj nxehtësisë për të shmangur dëmtimet.
Kabllot elektrike nuk duhet të jenë në kontakt me zonat e
nxehjes.
Kablloja elektrike duhet të futet në mobilie për të evituar
prekjen e pjesëve të nxehta të furrës ose të pllakës së
gatimit. Pajisjet me ndonjë përbërës elektrik duhet të
jenë të lidhura detyrimisht me tokën.
Gjatë tërë procesit të instalimit përdoreni pajisjen me
kujdes. Mos e godisni pajisjen.
Kjo pajisje duhet të jetë e instaluar sipas rregullave në
fuqi dhe vetëm në një vend me shumë ajër. Lexoni
udhëzimet përpara se të veproni për instalimin dhe
përdorimin e saj.
NË RASTIN E MOSPËRMBUSHJES SË
DISPOZITAVE, PËRGJEGJËSITË DO TË JENË TË
INSTALUESIT, DHE FABRIKANTI NUK MBAN
PËRGJEGJËSI.
sq
Instalimi i pllakës së gatimit në mobilie
Mundësia e instalimit të pllakës së gatimit në mobilie,
sipas normës për pajisjet e gazit EN 30 - 1- 1 është e
Klasit 3.
Fibrat e drurit të përdorura për prodhimin e mobilieve të
sipërfaqes së punës kur bien në kontakt me lagështirën,
fryhen shumë shpejt. Për këtë është e leverdishme të
vendosni një kollë speciale për sipërfaqet e prerjes, për
t'i ruajtur nga avulli ose uji i kondensuar që mund të
depozitohet poshtë tavolinës së punës së mobilies së
kuzhinës.
Sipas modelit, kapëset dhe guarnicioni izolues (pjesa e
brendshme e pllakës së gatimit) mund të dalin të
vendosura nga fabrika, nëse është kështu mos i hiqni
për asnjë arsye.
Lidhja garanton papërshkueshmërinë e të gjithë
sipërfaqes së punës dhe eviton çdo lloj depërtimi.
Nëse nuk është vendosur nga fabrika, hiqni skarat
metalike, kapakët dhe difuzorët e pllakës suaj të gatimit
dhe vendoseni në një pozicion të përmbysur, vendosni
guarnicionin vetëngjitës që furnizohet me pajisjen,
Fig. 2, në pjesën e brendshme të pllakës së gatimit.
Nxirrni kapëset nga çanta e aksesorëve që janë
bashkangjitur dhe vidhosini deri në fund. Fig. 2a.
Pasi të keni futur sipërfaqen e punës, rrotulloni
mbërthyesen dhe vidhoseni me forcë sipas Fig. 2b.
Nëse çmontimi është i saktë, zhvidhosni mbërthyesen
dhe veproni në mënyrën e kundërt.
A. Mënyra normale e instalimit
1- Distancat minimale (mm). Bëni një prerje të
dimensioneve të nevojshme në tavolinën e punës.
Fig. 1a.
Në rast se nuk e montoni furrën nën sipërfaqen e punës,
vendosni një ndarëse që nuk e lejon hyrjen në pjesën e
poshtme të sipërfaqes së punës.
Vendoseni pllakën e gatimit në zgavrën e mbyllur për t'u
vendosur në mobilie.
B. Mënyra e avancuar e instalimit
Paralajmërim i rëndësishëm:
Të gjitha punët e shkurtimit në pllakën e punës duhet të
realizohen në një dyqan të specializuar.
Prerjet duhet të jenë të pastra dhe të sakta, meqë pjesa
e prerjes duket në sipërfaqe. Qëndrueshmëria e
mobilieve duhet të garantohet pas punës së prerjes.
Përdorni vetëm pllaka të veçanta pune, rezistente ndaj
temperaturës dhe ujit (p.sh. prej guri natyral ose pllakë
pune me pllakëza).
Përmasat e prerjes, shikoni Fig. 1b.
Mobiliet e integruara duhet të jenë rezistente ndaj
temperaturave deri në 90ºC.
Në sipërfaqen e punës me pllaka:
në rast se është e nevojshme ngrijini sipërfaqet e
mbështetjes me dërrasa rezistente ndaj temperaturës
dhe ujit, Fig. 3.
Vendoseni pllakën e gatimit horizontalisht në kuadër
dhe kontrolloni që përreth pajisjes të ketë të çarë
sq
uniforme, Fig. 3a. Pllaka e gatimit duhet të qëndrojë
lirisht nën sipërfaqen e punës.
1- Kontrolloni funksionimin dhe pozicionin e pajisjeve.
2- Mbushni të çarën midis sipërfaqes së punës dhe
pllakës qeramike me ngjitëse silikoni të zakonshme të
përshtatshme me ngjyrën që dëshironi. Fig. 3b.
Kujdes: nëse përdoret ngjitëse silikoni e
papërshtatshme në sipërfaqen e punës prej guri
natyral, mund të shkaktohen ngjyrime që nuk mund të
eliminohen. Mund të kërkoni ngjitëse të përshtatshme
në shërbimin tonë të ndihmës teknike, kodi 310818.
Kini parasysh udhëzimet e përdorimit nga prodhuesi.
Futni ngjitësen e silikonit tek të çarat. Sheshojeni
ngjitësen e silikonit përpara se të formohet një shtresë,
me një rasketë ose me gisht të lagur dhe me shkumë.
Përdoreni pajisjen pasi të jetë tharë ngjitësja e silikonit.
Lidhja e pllakave të gatimit
3- Fundi i lidhjes së hyrjes së pllakës së gatimit me gaz
është i pajisur me një bërryl me fileto 1/2” (20,955 mm),
Fig. 4. Ky bërryl lejon:
- lidhjen e fortë.
- lidhjen me një tub fleksibël metalik (L min. 1 m - max. 3 m).
Në këtë rast duhet të evitoni kontaktin e këtij tubi me pjesët e
lëvizshme të njësisë së montimit inkaso (p.sh. një sirtar) dhe
hapi mes hapësirave që mund të jenë bllokuar.
Në çfarëdo lloj lidhjeje mos i lëvizni dhe as mos e
rrotulloni bërrylin nga pozicioni që del nga fabrika.
Për përdorimin e kësaj pajisje në Francë duhet të hiqet
bërryli që montohet në fabrikë dhe të vendoset ai që
gjendet në çantën e aksesorëve, Fig. 4a, pa harruar të
ndërvihet lidhja.
Nëse në çdolloj rrethane bërryli është i hequr, duhet të
siguroheni për qëndrueshmërinë e kësaj zone.
Sigurohuni për qëndrueshmërinë e të gjitha lidhjeve të
realizuara.
Fabrikuesi largon çdo përgjegjësi, nëse lëvizet ose
rrotullohet bërryli; si lidhjet e realizuara me instalues.
4- Duhen verifikuar në pllakën e karakteristikave:
tensioni dhe fuqia totale. Pajisja duhet të jetë e tokëzuar.
Duhet të siguroheni që lidhja të jetë e vendosur sipas të
drejtave legale të vendit.
Respektoni plotësisht dispozitat e ndërmarrjes lokale të
furnizimit me elektricitet.
Për t'i përmbushur dispozitat e rregullave duhet të
parashikoni, nga pjesa e instalimit, një çelës automat me
shumë pole me largësi nga kontakti minimumi 3 mm. Kjo
nuk është e nevojshme në rastin e aktivizimit me një
prize, nëse kjo është e arritshme për përdoruesin.
Pajisjet e parashikuara me spinë duhet të jenë të lidhura
me kutitë e prizave me tokëzim, të instaluara siç duhet.
Pajisja është e tipit “Y” që do të thotë se kablloja e hyrjes
NUK MUND TË NDËRROHET NGA PËRDORUESI, por
vetëm nga shërbimi teknik i markës. Duhet të
respektohen seksioni dhe tipi i kabllos.
Mos bëni ndërhyrje në pjesën e brendshme të pajisjes.
Në rast nevoje, merrni në telefon shërbimin tonë të
asistencës teknike.
Pllakat e gatimit pajisen me një kabllo elektrike me ose
pa spinë.
5- Për ta përfunduar instalimin, është e nevojshme që të
vendosni difuzorët dhe kapakun e vatrave në flakët e
tyre përkatëse.
Për më tepër, vendosni bashkë zgarën në elementet e
bashkimit. Fig. 5.
Ndryshimi i tipit të gazit
Të gjithë punët e instalimit, rregullimi dhe përshtatja në
një tjetër tip gazi duhet të realizohen nga një teknik i
autorizuar, duke respektuar normativën dhe
legjislacionin e zbatueshëm, dhe të drejtat e kompanive
lokale elektrike dhe të gazit.
Përpara çdo veprimi, ndërprisni ushqimin elektrik dhe
me gaz të pajisjes.
Rekomandohet të lajmëroni Shërbimin teknik për
përshtatjen e një tipi tjetër gazi.
Përpara aktivizimit të pajisjes dhe instalimit duhet të
kontrolloni që të jetë e përgatitur për tipin e gazit që do
të furnizohet.
Pllakat tona të gatimit dalin nga fabrika të përgatitura për
të funksionuar me tipin e gazit që tregon pllaka e
karakteristikave.
Brenda rregullave të ligjit të vendit tuaj (shikoni pllakën e
karakteristikave), kjo pllakë gatimi mund të përshtatet që
të funksionojë me gazra të tjerë. Për këtë duhet të
realizohen veprimet e mëposhtme:
A) Ndryshimi i injektorëve të vatrave të pllakës së
gatimit.
1 - Hiqni skarat, kapakët dhe skeletin e vatrës.
2 - Nryshoni injektorët duke përdorur një çelës tub
7 mm (Tabela II) dhe sigurohuni për t'i shtrënguar deri
në fund për të garantuar qëndrueshmërinë. Fig. 6.
Në këto vatra nuk ka pse të realizohet rregullimi i ajrit
primar.
B) Rregullimi i konsumit të reduktuar të rubineteve të
vatrave të pllakës së gatimit.
1- Vendosni rubinetet në pozicionin minimal.
2 - Tërhiqini komandat e rubineteve. Fig. 7.
3 - Do të ndesheni me një bllokues prej gome elastike.
Mjafton të shtypet me majën e kaçavidës që të çlirohet
kalimi deri në vidhën e rregullimit të rubinetit. Fig. 8.
Asnjëherë mos e çmontoni bllokuesin.
4 - Rregullimi i vidhës anësore
Për gaz propan dhe butan, vidha duhet të shtrëngohet
deri në fund.
Për gaz natyral, veproni mbi vidhë (rrotullojeni në të
majtë) deri në daljen e duhur të gazit të vatrës, në
mënyrë të tillë që në momentin e kalimit të vatrës në
pozicion maksimal ose minimal, të mos fiket ose të mos
krijohet tërheqje e flakës.
5- Është e rëndësishme që të jenë të vendosur të gjithë
bllokuesit, për të siguruar qëndrueshmërinë elektrike
kundër derdhjes së lëngjeve të pllakës së gatimit.
6- Vendosni sërish komandat tek rubinetet.
Asnjëherë mos e çmontoni aksin e rubinetit (Fig. 9): Në
rast avarie, ndërrojeni komplet rubinetin.
C) Vendosni etiketën që tregon gazin në të cilin është
transformuar pajisja, afër me pllakën e karakteristikave.