Philips TAM3505/12 instructions for use [al]

Page 1
Sistemi Micro Music
Manuali i
3000 Seria
TAM3505
përdoruesit
Regjistroni produktin dhe merrni mbështetje në
www.philips.com/support
Page 2
1 Të rëndësishme 2
Siguria 2 Njoftim 2 Deklarata e pajtueshmërisë 3
2 Sistemi juaj Micro Music 4
Hyrje 4 Çfarë ka në kuti 4 Përmbledhje e njësisë kryesore 5 Përmbledhje për telekomandën 6
3 Fillimi 8
Lidhja e bokseve 8 Lidhja e antenës së radios 8 Lidhja e energjisë 8 Përgatitja e telekomandës 9 Ndezja 9 Vendosja e orës 9
4 Luajtja 10
Luajtja nga disku 10 Luajtja nga USB 10 Kontrolli i luajtjes 10 Kalimi i këngëve 11 Programimi i këngëve 11 Luajtja nga pajisjet me Bluetooth 11
7 Veçori të tjera 15
Vendosja e kohës së alarmit 15 Vendosja e kohëmatësit të gjumit 15 Dëgjimi i një pajisjeje të jashtme 15 Karikimi i pajisjeve 16
8 Informacione për produktin 17
Informacion për luajtjen nga USB 17 Formatet e disqeve MP3 që mbështeten 18
9 Zgjidhja e problemeve 18
5 Dëgjimi i radios 12
Dëgjimi i radios DAB+ 12 Dëgjimi i radios FM 13
6 Rregullimi i zërit 14
Rregullimi i nivelit të volumit 14 Heshtja e zërit 14
SQ
Page 3
1 E rëndësishme
Siguria
Kjo shenjë rrufeje tregon se brenda pajisjes ka material të paizoluar, i cili mund të shkaktojë goditje elektrike. Për sigurinë e të gjithëve në familjen tuaj, ju lutemi mos e hiqni kapakun. “Pikëçuditja” tërheq vëmendjen ndaj veçorive për të cilat duhet të lexoni me kujdes literaturën e dhënë me qëllim që të parandalohen problemet e përdorimit dhe mirëmbajtjes. PARALAJMËRIM: Për të pakësuar rrezikun e zjarrit ose goditjeve elektrike, pajisja nuk duhet të ekspozohet ndaj shiut ose lagështisë, dhe objektet me lëngje, siç mund të jenë vazot nuk duhen vendosur mbi këtë pajisje. KUJDES: Për të parandaluar goditjet elektrike, futeni spinën plotësisht. (Për zonat me spina të polarizuara: Për të parandaluar goditjet elektrike, futeni kunjën e gjerë në vrimën e gjerë.)
Paralajmërim
• Asnjëherë mos e hiqni kasën e këtij aparati.
• Asnjëherë mos lubrikoni asnjë pjesë të këtij aparati.
• Asnjëherë mos shikoni rrezen e laserit që ndodhet brenda këtij aparati.
• Asnjëherë mos e vendosni këtë aparat mbi pajisje të tjera elektrike.
• Mbajeni aparatin larg nga drita direkte e diellit, akët e ndezura ose nxehtësia.
• Sigurohuni që ta arrini gjithnjë me lehtësi kordonin e energjisë, spinën ose adaptorin për ta shkëputur aparatin nga energjia.
• Pajisja nuk duhet të ekspozohet ndaj pikave ose spërkatjeve.
• Mos vini asnjë burim rreziku në pajisje (p.sh. objekte të mbushura me lëng, qirinj të ndezur).
• Aty ku spina e energjisë ose një bashkues i pajisjes përdoret për si mjet shkëputjeje, pajisja e shkëputjes duhet të jetë në një vend që arrihet me lehtësi.
• Sigurohuni që të ketë hapësirë të lirë të mjaftueshme anembanë produktit për ajrim.
• KUJDES lidhur me përdorimin e baterisë - Për të mos lejuar rrjedhjet e baterive të cilat mund të shkaktojnë lëndime, dëmtime të pronës, ose dëmtime të aparatit:
• Montojini të gjitha bateritë si
duhet, + dhe - siç janë shënuar në aparat.
• Bateritë (të paketuara ose të
instaluara) nuk duhet të ekspozohen në nxehtësi ekstreme si drita e diellit, zjarri ose të ngjashme.
• Hiqini bateritë kur aparati nuk
përdoret për kohë të gjatë.
• Përdorni vetëm pjesë/aksesorë që janë specikuar nga prodhuesi.
Njoftim
Çdo ndryshim ose modikim në pajisje, që nuk është miratuar shprehimisht nga MMD Hong Kong Holding Limited mund ta bëjë të pavlefshëm autoritetin e përdoruesve për ta përdorur pajisjen
Deklarata e përputhshmërisë
Këtu, TP Vision Europe B.V. deklaron se ky produkt është në përputhje me kërkesat themelore dhe masat e tjera përkatëse të Direktivës 2014/53/EU. Deklaratën e konformitetit mund ta gjeni në www.philips.com/support.
SQ
Page 4
Asgjësimi i produktit dhe baterisë së vjetër
Produkti juaj është projektuar dhe prodhuar me materiale dhe komponentë të cilësisë së lartë, të cilët mund të riciklohen dhe ripërdoren.
Ky simbol mbi produktin do të thotë se produkti mbulohet nga Direktiva Evropiane 2012/19/BE.
Ky simbol do të thotë se produkti përmban bateri që mbulohen nga Direktiva Evropiane 2013/56/EU të cilat nuk mund të hidhen së bashku me mbetjet e zakonshme shtëpiake. Informohuni lidhur me sistemet vendëse për grumbullimin e produkteve elektrike dhe elektronike dhe të baterive. Ndiqni rregullat vendëse dhe asnjëherë mos e hidhni produktin dhe bateritë së bashku me mbetjet e zakonshme shtëpiake. Hedhja e duhur e produkteve të vjetra ndihmon në parandalimin e pasojave negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
Heqja e baterive njëpërdorimëshe
Për t’i hequr bateritë njëpërdorimëshe, shikoni pjesën për montimin e baterive.
Informacione mjedisore
Të gjitha paketimet e panevojshme janë hequr. Jemi përpjekur ta bëjmë paketimin të lehtë për t'u ndarë në tre materiale: karton (kutia), shkumë polisteroli (amortizatori) dhe polietilen (qeset, eta e shkumës mbrojtëse.)
Sistemi juaj përbëhet nga materiale që mund të riciklohen dhe ripërdoren nëse çmontohen nga një kompani e specializuar. Lutemi, respektoni rregulloret lokale në lidhje me asgjësimin e materialeve të paketimit, baterive të harxhuara dhe pajisjeve të vjetra.
Fjala e markës dhe logot e Bluetooth® janë marka të regjistruara tregtare të zotëruara nga Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i këtyre markave nga MMD Hong Kong Holding Limited bëhet me licencë. Markat e tjera tregtare dhe emrat e tjerë tregtar janë të pronarëve të tyre përkatës.
Ky aparat ka këtë etiketë:
CLASS 1
LASER PRODUCT
Shënim
• Etiketa e të dhënave ndodhet mbrapa pajisjes.
SQ
Page 5
2 Sistemi juaj
Micro Music
Urime për blerjen tuaj dhe mirësevini te Philips! Për të përtuar plotësisht nga mbështetja që jep Philips, regjistroni produktin në www.philips.com/support.
Hyrje
Me këtë pajisje ju:
• mund të dëgjoni audio nga disqet, pajisjet USB, pajisjet me Bluetooth dhe pajisjet e tjera të jashtme;
• mund të dëgjoni radio me transmetim FM dhe Digital Audio Broadcasting +(DAB+)
Pajisja mbështet këto formate audioje:
Çfarë ka në kuti
Kontrolloni dhe dalloni gjërat që ka në kuti:
• Njësia kryesore
• 2 x bokse
• 1 x antenë radioje
• Telekomandë (me një bateri AAA)
• Materialet e shtypura
SQ
Page 6
Përmbledhje e njësisë kryesore
Treguesi LED
• Treguesi standby: bëhet i kuq kur
produkti kalon në standby.
• Treguesi i Bluetooth: ndizet
ngjyrë blu për të treguar gjendjen e lidhjes së Bluetooth.
• E ndez produktin ose e kalon në standby.
Ekrani
• Shfaqni statusin aktual.
Vendi i diskut
• Hapni ose mbyllni vendin e diskut.
• Fillo ose ndalo luajtjen.
• Ndaloni luajtjen.
• Fshini një program.
• Kaloni te kënga e mëparshme/tjetër.
• Kërkoni brenda një kënge/disku.
• Shkoni te një stacion radioje.
• Rregulloni orën.
SQ
Page 7
SOURCE/PAIRING
• Shtypeni për të zgjedhur një burim: DISC, USB, TUNER, DAB, AUDIO IN, BT.
• Në modalitetin Bluetooth, mbajeni shtypur për më shumë se 2 sekonda për ta shkëputur pajisjen e lidhur aktualisht dhe për të hyrë në modalitetin e çiftimit.
AUDIO IN
• Lidhni pajisjet e jashtme audio.
• Lidhni pajisje memorieje USB.
Çelësi i volumit
• Rregulloni volumin.
Priza SPEAKER OUT
• Bëni lidhjen me bokset.
Antena FM
• Përmirësoni sinjalin e radios FM.
AC MAINS ~
Përmbledhje për telekomandën
SQ
• E ndez produktin ose e kalon në standby.
CD
• Zgjidhni burimin CD.
DAB/FM
• Zgjidhni burimin FM ose DAB+.
• Kaloni te kënga e mëparshme/kënga tjetër.
• Kërkoni brenda një kënge/disku/ USB-je.
Page 8
• Shkoni në një stacion FM.
• Rregulloni orën.
• Zgjidhni një stacion DAB+.
MODE
• Zgjidhni modalitetin e përzierjes për t’i luajtur këngët në mënyrë të përzier.
• Zgjidhni modalitetin e përsëritjes për të luajtur një këngë ose për t’i luajtur të gjitha këngët në mënyrë të përsëritur.
ALBUM/PRESET
• Zgjidhni një stacion radioje të ruajtur paraprakisht.
• Kaloni tek albumi i mëparshëm/tjetër.
INFO
• Shfaqni informacionet e luajtjes ose informacionet e shërbimit të radios.
SLEEP/TIMER
• Vendosni kohëmatësin e gjumit.
• Vendosni kohëmatësin e alarmit.
CLOCK
• Vendosni orën.
• Shikoni informacionet e orës.
• Në gjendje standby, mbani shtypur për të aktivizuar ose çaktivizuar shfaqjen e orës.
DIM
• Rregulloni ndriçimin e ekranit.
/MENU
• Ndaloni luajtjen ose fshini një program.
• Hyni ose dilni nga një menu DAB+.
/OK
• Shtypeni për të ndaluar ose vazhduar luajtjen.
• Konrmoni ose zgjidhni një artikull DAB+.
USB/AUDIO IN
• Zgjidhni burimin USB.
• Zgjidhni burimin AUDIO IN.
/PAIRING
• Zgjidhni një burim Bluetooth
• Në modalitetin Bluetooth, mbajeni shtypur për më shumë se 2 sekonda për të hyrë në modalitetin e çiftimit
PROG/SCAN
• Programoni këngët.
• Programoni stacionet e radios.
• Ruani automatikisht stacionet e radios.
• Heshtni ose riktheni volumin.
SOUND
• Zgjidhni një efekt zëri të ruajtur paraprakisht.
+/- (volumi)
• Rregulloni volumin.
SQ
Page 9
3 Fillimi
Kujdes
• Përdorimi i kontrolleve ose bërja e rregullimeve, apo kryerja e procedurave të tjera që nuk janë përmendur këtu mund të shkaktojë ekspozim të rrezikshëm ndaj rrezatimit dhe funksionime të tjera të pasigurta.
Ndiqni gjithnjë me radhë udhëzimet në këtë kapitull.
Lidhja e bokseve
Shënim
• Futeni plotësisht në prizë pjesën e zhveshur të secilit tel boksi.
• Për cilësi më të mirë të zërit, përdorni vetëm bokset e dhëna.
Për boksin e djathtë, gjeni prizat mbrapa njësisë kryesore të shënuara me “R”.
Futeni telin e bakrit në prizën e shënuar “+”, dhe telin e argjendtë në prizën e shënuar “-”.
Për boksin e majtë, gjeni prizat në njësi të shënuara me “L”.
Përsëritni hapin 2 për të futur telin e boksit të majtë.
Për të futur secilin tel të boksit:
Mbajeni kapësen e prizës. Futeni plotësisht telin e boksit. Lëshojeni kapësen e prizës.
Lidhja e antenës së radios
Lidheni antenën e radios me këtë produkt para se të dëgjoni radion.
Lidhja me energjinë
Kujdes
• Rrezik i dëmtimit të produktit! Sigurohuni që tensioni i energjisë përputhet me tensionin që është printuar mbrapa ose poshtë aparatit.
• Rrezik goditjeje elektrike! Para se të lidhni kordonin e energjisë AC, sigurohuni që spina të jetë ksuar mirë. Kur e shkëputni kordonin e energjisë AC, tërhiqni gjithnjë spinën, jo kordonin.
• Para se të lidhni kordonin e energjisë AC, sigurohuni që të keni bërë të gjitha lidhjet e tjera.
SQ
Page 10
Lidhni kordonin e energjisë me prizën në mur.
Përgatitja e telekomandës
Kujdes
• Rrezik i dëmtimit të produktit! Kur telekomanda nuk do të përdoret për periudha të gjata, hiqni bateritë.
• Bateritë përmbajnë substanca kimike, ndaj duhet të hidhen si duhet.
Për të futur baterinë e telekomandës:
Hapni kapakun e pjesës së baterive.
Vendosni baterinë AAA me polaritetin e duhur (+/-) siç është shënuar.
Mbylleni kapakun e pjesës së baterive.
Ndezja
Shtypni .
Produkti kalon në burimin e zgjedhur për herë të fundit.
Kalimi në modalitet në pritje
Shtypni përsëri për ta kaluar produktin në gjendje standby pa shfaqur orën, ose në gjendje standby duke e shfaqur orën.
Treguesi standby i kuq ndizet.
• Kur aparati është në gjendje standby,
mbani shtypur CLOCK për të aktivizuar ose çaktivizuar shfaqjen e orës.
Shënim
• Produkti kalon në modalitetin standby pas 15 minutash gjendje joaktive.
• Për të arritur performancë të efektshme në kursimin e energjisë, shkëputni çdo pajisje elektronike të jashtme nga porta USB kur pajisja nuk është duke u përdorur.
Vendosni orën
Kur aparati është i ndezur, mbani shtypur CLOCK për më shumë se 2 sekonda për të hyrë te modaliteti i vendosjes së orës.
[24H] ose [12H] shfaqet.
Shtypni për të zgjedhur 24H ose 12H formatin e orës, dhe pastaj shtypni CLOCK.
Shifrat e orës llojnë të pulsojnë.
Shtypni për të vendosur orën, dhe më pas shtypni CLOCK.
Shifrat e minutave llojnë të pulsojnë.
Shtypni për të vendosur minutat, dhe më pas shtypni CLOCK.
Ora është vendosur.
Këshillë
• Për të parë orën kur aparati është i ndezur,
shtypni CLOCK për pak.
• Në modalitetin në pritje, mund të mbani
shtypur CLOCK për ta aktivizuar ose çaktivizuar shfaqjen e orës.
• Nëse shfaqja e orës është e aktivizuar në standby, konsumi i energjisë rritet.
SQ
Page 11
4 Luajtja
Luajtja nga disku
Shtypni CD për të zgjedhur burimin DISC.
Shtypni për ta hapur vendin e diskut.
Futni një disk me anën e etiketës lart.
Shtypni për ta mbyllur vendin e diskut.
Luajtja llon automatikisht. Nëse jo, shtypni .
Kontrolli i luajtjes
Filloni, ndaloni ose vazhdoni luajtjen.
Ndaloni luajtjen.
Zgjidhni një album ose një dosje.
Shtypni për të kaluar te kënga e mëparshme ose te kënga tjetër. Mbajeni shtypur për të kërkuar mbrapa/përpara brenda një kënge.
Luani një këngë ose të gjitha
MODE
këngët në mënyrë të përsëritur. Luani këngët në mënyrë të përzier.
Luajtja nga USB
Shënim
• Sigurohuni që në pajisjen USB ka materiale audio që mund të luhen.
Futni një pajisje USB në prizën .
Shtypni AUDIO IN/USB vazhdimisht për të zgjedhur burimin USB.
Luajtja llon automatikisht. Nëse jo, shtypni .
SQ
Ngrijeni ose uleni volumin.
Mbylleni ose hapeni zërin.
SOUND
DIM Rregulloni ndriçimin e ekranit. INFO
Zgjidhni një ekualizues zëri të ruajtur paraprakisht.
Shfaqni informacionet e luajtjes.
Page 12
Kalimi i këngëve
Luajtja nga pajisjet me
Për CD:
Shtypni për të zgjedhur këngët.
Për disk MP3 dhe USB:
Shtypni për të zgjedhur një album ose dosje.
Shtypni për të zgjedhur një këngë ose skedar.
Programoni këngët.
Ky funksion ju jep mundësi të programoni 20 këngë sipas radhës që doni.
Në gjendje të ndaluar, shtypni PROG/SCAN për të aktivizuar modalitetin e programit.
[P01] shfaqet.
Për këngët MP3, shtypni për të zgjedhur një album.
Shtypni për të zgjedhur një këngë, dhe pastaj shtypni PROG/SCAN për të konrmuar.
Përsëritni hapat 2 deri në 3 për të programuar më shumë këngë.
Shtypni për të luajtur këngët e programuara.
Për ta fshirë programin
Shtypni dy herë.
Bluetooth
Shënim
• Nuk garantohet pajtueshmëria me të gjitha pajisjet me Bluetooth.
• Çdo pengesë mes njësisë dhe pajisjes mund të reduktojë rrezen funksionale.
• Rrezja funksionale e efektshme mes këtij aparati dhe pajisjes me Bluetooth është rreth 10 metra.
• Pajisja mund të ruajë deri në 8 pajisje me Bluetooth, të cilat janë lidhur më parë.
Shtypni për të zgjedhur burimin Bluetooth.
[BT] (Bluetooth) shfaqet.
Treguesi i Bluetooth pulson në ngjyrë blu.
Në pajisjen tuaj që mbështet Advanced Audio Distribution Prole (A2DP), aktivizoni Bluetooth dhe kërkoni që pajisjet me Bluetooth që mund të çiftohen (shikoni manualin e përdorimit të pajisjes suaj).
SQ
Page 13
Zgjidhni 'Philips M3505' në pajisjen tuaj me Bluetooth, dhe nëse është e nevojshme vendosni ‘0000’ si fjalëkalim çiftimi.
Pasi të jetë bërë lidhja dhe bashkimi me sukses, treguesi Bluetooth qëndron ndezur në ngjyrë blu, dhe aparati pulson dy herë.
• Nëse nuk gjeni dot 'Philips M3505' ose nuk bëni dot bashkimin me këtë produkt, mbani shtypur PAIRING për 2 sekonda për të hyrë në modalitetin e çiftimit.
Luani audio në pajisjen e lidhur.
Audio kalon në këtë produkt nga pajisja me Bluetooth.
Për ta shkëputur pajisjen me Bluetooth:
• Çaktivizoni Bluetooth në pajisje.
• Mbani shtypur PAIRING për 2
sekonda për të hyrë në modalitetin e çiftimit.
5 Dëgjimi i radios
Me këtë produkt mund të dëgjoni radio DAB+ dhe radio FM.
Shënim
• Pozicionojeni antenën sa më larg të jetë e mundur nga televizori ose nga burimi i rrezatimit.
• Për marrje optimale të sinjalit, shtrijeni plotësisht dhe rregulloni pozicionin e antenës.
Dëgjimi i radios DAB+
Digital Audio Broadcasting+ (DAB+) është një mënyrë për të transmetuar radio në mënyrë dixhitale nëpërmjet një rrjeti transmetuesish. Ju jep më shumë mundësi zgjedhjeje, cilësi më të mirë zëri dhe më shumë informacion.
SQ
Ruajtja automatikisht e stacioneve të radios DAB+
Shënim
• Në transmetimet DAB+ shtohen herë pas here stacione dhe shërbime të reja. Për t’i bërë të disponueshme stacionet dhe shërbimet e reja DAB+, bëjeni skanimin rregullisht.
Shtypni DAB/FM vazhdimisht për të zgjedhur burimin DAB+.
• Nëse hyni në burimin DAB+ për herë të parë ose nëse nuk është ruajtur asnjë shërbim DAB+, [Press OK to SCAN] shfaqet, atëherë shtypni /OK për të bërë skanimin, dhe kapërceni hapin 2 më poshtë.
Page 14
Mbajeni shtypur PROG/SCAN për më shumë se 2 sekonda.
Produkti skanon dhe ruan automatikisht të gjitha stacionet e radios DAB+.
Pas skanimit, stacioni i parë i disponueshëm transmetohet.
Zgjedhja e një stacioni radioje DAB+
Pasi të jenë skanuar dhe ruajtur stacionet DAB+, shtypni për të zgjedhur një stacion DAB+.
Ruajtja manualisht e stacioneve të radios DAB+
Shtypni për të zgjedhur një stacion radioje DAB+.
Shtypni PROG/SCAN për të aktivizuar modalitetin e programit.
[P01] shfaqet.
Shtypni për të caktuar një numër nga 1-10 në këtë stacion radioje, dhe më pas shtypni PROG/SCAN për të konrmuar.
Përsëritni hapat 1-3 për të programuar më shumë stacione.
Për të zgjedhur një stacion radioje DAB+:
Në modalitetin DAB+, shtypni .
Përdorimi i menusë së DAB+
Në modalitetin DAB+, shtypni /MENU për të hapur menunë DAB+.
Shtypni për të aktivizuar opsionet e menusë.
[SCAN]: Skanoni dhe ruani të
gjitha stacionet e radios DAB+ të disponueshme.
[MANUAL]: Shkoni manualisht
në një stacion DAB+.
[PRUNE]: Fshini stacionet e
pavlefshme nga lista e stacioneve.
[SYSTEM]: Rregulloni parametrat
e sistemit.
Për të zgjedhur një opsion, shtypni /OK.
Nëse është i disponueshëm një nën-opsion, përsëritni hapat 2-3.
Shfaq informacionet e DAB+
Ndërsa dëgjoni radion DAB+, shtypni INFO vazhdimisht për të shfaqur informacione të ndryshme (nëse ka), si frekuencën, fuqinë e sinjalit, orën, etj.
Dëgjimi i radios FM
Shkoni në një stacion radioje FM
Shtypni DAB/FM vazhdimisht për të zgjedhur burimin FM.
Mbani shtypur për më shumë se dy sekonda.
Radioja shkon automatikisht në një stacion radio me sinjal të fortë.
Përsëritni hapin 2 për të shkuar në stacione të tjera radioje.
Për të shkuar te një stacion i dobët:
Shtypni vazhdimisht derisa të gjeni sinjal optimal.
Ruajtja automatikisht e stacioneve të radios FM
Shënim
• Mund të ruani deri në 10 stacione radioje FM.
Shtypni DAB/FM vazhdimisht për të zgjedhur burimin FM.
Mbajeni shtypur PROG/SCAN për më shumë se dy sekonda.
Të gjitha stacionet e disponueshme janë programuar sipas valës së bandës dhe forcës së sinjalit.
SQ
Page 15
Stacioni i radios që është programuar i pari transmetohet automatikisht.
Ruajtja manualisht e stacioneve të radios FM
Shkoni në një stacion radioje FM. Shtypni PROG/SCAN për të
aktivizuar modalitetin e programit.
Shfaqet [P01].
Shtypni për të caktuar një numër nga 1-10 në këtë stacion radioje, dhe më pas shtypni PROG/SCAN për të konrmuar.
Përsëritni hapat 1-3 për të programuar më shumë stacione.
6 Rregullimi i zërit
Veprimet e mëposhtme zbatohen për të gjitha mediat që mbështeten.
Rregullimi i nivelit të volumit
• Në telekomandë shtypni VOLUME +/- vazhdimisht.
• Në njësinë kryesore, rrotulloni çelësin e volumit.
Heshtja e zërit
Shënim
• Për ta mbishkruar një stacion të programuar, ruani një stacion tjetër në vend të tij.
Zgjedhja e një stacioni radioje FM të caktuar paraprakisht
Në modalitetin FM, shtypni për të zgjedhur një numër të ruajtur.
• Ndërkohë që dëgjoni radion FM,
mund të shtypni OK për të aktivizuar zërin stereo dhe mono.
Shfaqja e informacioneve RDS
RDS (Radio Data System) është një shërbim që u jep mundësi stacioneve FM të shfaqin informacione shtesë.
Shkoni në një stacion radioje FM.
Shtypni INFO vazhdimisht për të shfaqur informacionet e ndryshme RDS (nëse ka), si emrin e stacionit, llojin e programit, orën, etj.
• Shtypni për të heshtur ose rikthyer zërin.
SQ
Page 16
7 Veçori të tjera
Vendosja e kohës së alarmit
Ky produkt mund të përdoret si orë alarmi. Mund të zgjidhni diskun, radion ose skedarët .mp3 në një pajisje memorieje USB si burim alarmi.
Aktivizimi/çaktivizimi i alarmit
Në modalitetin në pritje, shtypni SLEEP/TIMER vazhdimisht për të aktivizuar ose çaktivizuar kohëmatësin.
Nëse kohëmatësi aktivizohet, TIMER shfaqet.
• Në modalitetin në pritje, mund të
mbani shtypur CLOCK për ta aktivizuar ose çaktivizuar shfaqjen e orës.
Shënim
• Kohëmatësi i alarmit nuk është i disponueshëm në modalitetin AUDIO IN.
• Nëse zgjidhet burimi CD/USB, por nuk është vendosur asnjë disk ose nuk është lidhur asnjë pajisje USB, zgjidhet automatikisht burimi i radios.
Sigurohuni që ta keni vendosur orën si duhet.
Në modalitetin në pritje, mbani shtypur SLEEP/TIMER për 2 sekonda.
Shifrat e orës pulsojnë.
Shtypni për të vendosur orën, dhe më pas shtypni SLEEP/TIMER për të konrmuar.
Shifrat e minutave pulsojnë.
Shtypni për të vendosur minutat, dhe më pas shtypni SLEEP/TIMER për të konrmuar.
Burimi i alarmit i zgjedhur për herë të fundit pulson.
Shtypni për të zgjedhur një burim alarmi (disk, USB, FM ose radio DAB+), dhe më pas shtypni
SLEEP/TIMER për të konrmuar.
XX pulson (XX tregon nivelin e
volumit të alarmit).
Shtypni për të vendosur volumin e alarmit, dhe pastaj shtypni SLEEP/TIMER për të konrmuar.
Vendosja e kohëmatësit të gjumit
Sistemi i muzikës mund të kalojë automatikisht në standby pas një periudhe të caktuar.
• Kur sistemi i muzikës aktivizohet,
shtypni SLEEP/TIMER vazhdimisht për të vendosur një periudhë kohe (në minuta).
Kur kohëmatësi i gjumit aktivizohet, SLEEP shfaqet.
Për ta çaktivizuar kohëmatësin
• Shtypni SLEEP/TIMER vazhdimisht derisa të shfaqet [OFF] (gjumi kur).
Kur kohëmatësi i gjumit çaktivizohet, SLEEP zhduket.
Dëgjimi i një pajisjeje të jashtme
Mund të dëgjoni një pajisje të jashtme nëpërmjet kësaj njësie me një kabllo MP3 link.
Lidhni një kabllo MP3 link (nuk është dhënë) me:
xhekun AUDIO IN (3.5 mm) në
produkt,
• dhe xhekun e kufjeve në një pajisje të jashtme.
Shtypni AUDIO IN/USB vazhdimisht për të zgjedhur AUDIO IN si burim.
SQ
Page 17
Filloni të luani në pajisje (shikoni manualin e përdorimit të pajisjes).
Karikimi i pajisjeve
Me këtë sistem Micro Music, mund të karikoni pajisjet e jashtme, si telefonin celular, aparatin MP3 ose pajisjet e tjera celulare.
Përdorni një kabëll USB për ta lidhur prizën USB të këtij aparati me prizën USB të pajisjeve tuaja.
Shënim
• Nuk garantohet pajtueshmëria e këtij produkti me të gjitha pajisjet.
Lidheni aparatin me energjinë.
Karikimi llon pasi të njihet pajisja.
SQ
Page 18
8 Informacione
për produktin
Shënim
• Informacionet për produktin mund të ndryshohen pa u njoftuar paraprakisht.
• Fuqia nominale në dalje (Amplikatori):
Total 18W (max.)
• Përgjigja e frekuencës akustike:
66Hz-20KHz
• Drajveri i boksit: 2 x 3" full range
• Përforcimi i basit: 2 x porta basi
• Lloji i diskut: CD-DA, CD-R, CDRW,
MP3-CD (8/12 cm)
• Versioni i Bluetooth: V4.2
• Prolet Bluetooth të mbështetura:
A2DP V1.3, AVRCP V1.6
• Banda e frekuencës Bluetooth / Fuqia në dalje: 2,402GHz ~ 2,480GHz
ISM Band /4dBm (Class 2)
• Luajtja e USB:
Type A, USB Direct 2.0, 5V / 1A,
MSC le format, FAT 16/32
• Mbështeten USB deri në 32G
• Karikimi me USB: 1A max (Standby); 500mA max (USB source); 1A max (BT/Radio/CD/ Audio in source)
* Shpejtësia e vërtetë e karikimit
varet nga pajisjet portative.
• Rrezja e frekuencave: FM 87,5-108MHz
• Stacionet e ruajtura: 10 (FM) + 10 (DAB+)
• Niveli i hyrjes AUDIO IN: 500mV ±100mV RMS
• Energjia: 100 - 240V~, 50/60 Hz (AC Input)
Konsumi i energjisë gjatë punës: 45 W
• Konsumi i energjisë në gjendje pritjeje:
< 0,5W (ora e kur)
• Përmasat (Gje x La x The):
180 x 121 x 247 mm (Njësia kryesore); 150 x 238 x 125 mm (Kutia e boksit)
• Pesha: 1,6 kg (Njësia kryesore);
2 x 0,96 kg (Kutia e boksit)
Informacione për luajtjen me USB
Pajisjet USB të pajtueshme:
Memoria esh USB (USB2.0 ose
USB1.1)
• Aparatet esh USB (USB2.0 ose USB1.1)
• kartat e memories (duhet një lexues shtesë karte për të punuar me këtë pajisje)
Formatet USB që mbështeten:
Formati i skedarëve të USB ose
memories: FAT12, FAT16, FAT32 (sector size: 512 bajt)
• Bit-rate e MP3 (shpejtësia e të dhënave): 32-320 Kbps and variable bit rate
• Direktori që mban deri në 8 nivele
• Numri i albumeve/ dosjeve: deri në 99
• Numri i këngëve/titujve: deri në 999
• Emri i skedarit në Unicode UTF8 (gjatësia maksimale: 32 bajt)
Formatet USB që nuk mbështeten:
Albumet bosh: album bosh
është një album që nuk përmban skedarë MP3, ndaj nuk do të shfaqet në ekran.
SQ
Page 19
Formatet e disqeve
9 Zgjidhja e
MP3 që mbështeten
• ISO9660, JoLiet
• Numri maksimal i titujve: 128 (në varësi të gjatësisë së emrit të skedarit)
• Numri maksimal i albumeve: 99
• Frekuencat që mbështeten të modelimit: 32 kHz, 44,1 kHz, 48 kHz
• Bit-rate që mbështeten: 32-256 (kbps), bit-rate të ndryshueshme
SQ
problemeve
Paralajmërim
• Asnjëherë mos e hiqni kasën e kësaj pajisjeje.
Për ta mbajtur garancinë të vlefshme, asnjëherë mos u mundoni ta riparoni sistemin vetë. Nëse hasni probleme ndërsa përdorni pajisjen, kontrolloni pikat e mëposhtme para se të kërkoni shërbime. Nëse problemi mbetet i pazgjidhur, shkoni në faqen e internetit të Philips (www.philips.com/support). Kur kontaktoni Philips, sigurohuni që pajisja është pranë dhe të keni gati numrin e modelit dhe numrin e serisë.
Nuk ndizet
• Sigurohuni që kordoni i energjisë AC i pajisjes të jetë lidhur si duhet.
• Sigurohuni që ka energji në prizën AC.
• Si veçori për kursimin e energjisë, sistemi ket vetë 15 minuta pas luajtja arrin në fund dhe nuk bëhet asnjë veprim.
Nuk ka zë ose zëri është i dobët
• Rregulloni volumin.
• Kontrolloni nëse bokset janë lidhur si duhet.
• Kontrolloni nëse pjesët e zhveshura të telave të bokseve janë kapur si duhet.
Pajisja nuk përgjigjet
• Shkëputeni dhe lidheni përsëri spinën e energjisë AC, pastaj ndizeni pajisjen përsëri.
• Si veçori për kursimin e energjisë, sistemi ket vetë 15 minuta pas luajtja arrin në fund dhe nuk bëhet asnjë veprim.
• Pajisje është në modalitetin e demonstrimit. Për të dalë nga ky modalitet: çojeni nivelin e volumit në 03, pastaj mbani shtypur në njësinë kryesore për 10 sekonda.
Page 20
Telekomanda nuk punon
• Para se të shtypni çfarëdo butoni funksioni, në llim zgjidhni burimin e duhur me telekomandë në vend se njësinë kryesore.
• Afrojeni më shumë telekomandën me pajisjen.
• Vendosini bateritë me polaritetet (shenjat +/-) të pozicionuara siç tregohet.
• Ndërroni baterinë.
• Drejtojeni telekomandën direkt në sensorin përpara pajisjes.
Nuk është gjetur disk
• Vendosni një disk.
• Kontrolloni nëse disku është vendosur drejt.
• Prisni derisa të jetë pastruar kondensimi i lagështisë në lente.
• Ndërrojeni ose pastrojeni lenten.
• Përdorni një CD të nalizuar ose një disk me formatin e duhur.
Disa skedarë në pajisjen USB nuk shfaqen
• Numri i dosjeve ose skedarëve në pajisjen USB ka kaluar një limit të caktuar. Ky fenomen nuk është defekt.
• Formatet e këtyre skedarëve nuk mbështeten.
Pajisja USB nuk mbështetet
• Pajisja USB nuk është e pajtueshme me pajisjen. Provoni një tjetër.
Marrje e dobët e sinjalit
• Rritni distancën midis aparatit dhe televizorit ose burimeve të tjera të rrezatimit.
• Zgjateni plotësisht antenën e radios.
• Lidhni një antenë të jashtme radioje. Mund ta blini një kabllo tjetër antene me spinë me formë L në njërën anë, siç tregohet më poshtë.
Lidheni spinën me formën L në
këtë produkt, dhe montojeni anën tjetër në prizën në mur.
Nuk luhet muzikë në këtë aparat edhe pasi lidhja me Bluetooth është bërë me sukses.
• Pajisja nuk mund të përdoret për të luajtur muzikë nëpërmjet këtij aparati me anë të valëve.
Cilësia e audios është e dobët pas lidhjes me një pajisje me Bluetooth.
• Sinjali i Bluetooth është i dobët. Afrojeni më shumë aparatin ose hiqni çdo pengesë mes tyre.
Nuk lidh dot Bluetooth me këtë aparat.
• Pajisja nuk mbështet prolet e nevojshme për këtë aparat.
• Funksioni Bluetooth i pajisjes nuk është aktivizuar. Shikoni manualin e përdorimit të pajisjes për të mësuar se si ta aktivizoni funksionin.
• Ky aparat nuk është në modalitetin e çiftimit.
• Ky aparat është lidhur tashmë me një pajisje tjetër me Bluetooth. Shkëputeni pajisjen dhe provoni përsëri.
Pajisja celulare e çiftuar lidhet dhe shkëputet vazhdimisht.
• Sinjali i Bluetooth është i dobët. Afrojeni më shumë aparatin ose hiqni çdo pengesë mes tyre.
• Disa telefona celularë mund të lidhen dhe shkëputen vazhdimisht kur bëni ose mbyllni telefonata. Kjo nuk do të thotë se ka ndonjë defekt në këtë aparat.
SQ
Page 21
• Për disa pajisje, lidhja e Bluetooth mund të çaktivizohet automatikisht si veçori për kursimin e energjisë. Kjo nuk do të thotë se ka ndonjë defekt në këtë aparat.
Kohëmatësi nuk punon
• Vendoseni orën si duhet.
• Ndizeni kohëmatësin.
Ora/kohëmatësi është fshirë
• Është ndërprerë energjia ose kordoni i energjisë është shkëputur.
• Vendoseni përsëri orën/ kohëmatësin.
Si ta aktivizoni ose çaktivizoni shfaqjen e orës në standby?
• Në gjendje standby, mbani shtypur CLOCK për të aktivizuar ose çaktivizuar shfaqjen e orës.
SQ
Page 22
Specikimet janë objekt ndryshimi pa njoftim 2020 © Philips dhe Philips Shield Emblem janë marka të regjistruara tregtare të Koninklijke Philips N.V. dhe përdoren me licencë. Ky produkt është prodhuar dhe shitet me përgjegjësinë e MMD Hong Kong Holding Limited ose një prej lialeve të tij, dhe MMD Hong Kong Holding Limited është garantuesi në lidhje me këtë produkt.
Loading...