Philips TAH5205BK/00, TAH5205WT/00 user manual [al]

Kufjet
Seria 5000
TAH5205
Manuali i përdorimit
Regjistroni produktin dhe merrni ndihmë në
www.philips.com/support
Përmbajtja
1 Udhëzime të rëndësishme
Siguria e dëgjimit 2 Informacione të përgjithshme 2
2 Kufjet tuaja Bluetooth
Çfarë ka në kuti 3 Pajisje të tjera 3 Përmbledhje për kufjet tuaja me
Bluetooth 4
3 Fillimi 5
Karikimi i baterisë 5 Çiftoni kufjet me telefonin tuaj
celular 5
4 Përdorimi i kufjeve 6
Lidhini kufjet me pajisjen tuaj me
Bluetooth 6
Menaxhoni telefonatat dhe
muzikën 6
5 Të dhëna teknike 8
6 Njoftim 9
Deklarata e pajtueshmërisë 9 Hedhja e produktit dhe e baterisë
së vjetër 9 Hiqni baterinë e brendshme 9 Pajtueshmëria me EMF 9 Informacione mjedisore 10 Njoftimi për pajtueshmërinë 10
7 Markat tregtare 11
8 Pyetje të bëra shpesh 12
SQ
1 Udhëzime të
rëndësishme
Informacione të përgjithshme
sigurie
Siguria e dëgjimit
Rrezik
Për të shmangur dëmtimin e të dëgjuarit,
kuzoni kohën që përdorni kufjet në volume të larta dhe vendoseni volumin në një nivel të sigurt. Sa më i lartë të jetë volumi, aq më e shkurtër është koha e dëgjimit të sigurt.
Sigurohuni të ndiqni udhëzimet e mëposhtme kur përdorni kufjet.
• Dëgjoni me volum të arsyeshëm dhe për periudha kohe të arsyeshme.
• Bëni kujdes të mos e ngrini vazhdimisht volumin ndërsa mësoheni me dëgjimin.
• Mos e ngrini volumin aq shumë sa të mos dëgjoni çfarë ndodh rreth jush.
• Duhet të tregoni kujdes ose duhet të mos i përdorni përkohësisht kufjet në situata që mund të jenë të rrezikshme.
• Presioni i tepërt i zërit nga kufjet mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
• Nuk rekomandohet përdorimi i kufjeve me të dy veshët e mbuluar ndërsa drejtoni automjetin, dhe kjo mund të jetë e paligjshme në disa zona kur drejtoni automjetin.
• Për sigurinë tuaj, shmangni shpërqendrimet nga muzika ose telefonatat ndërsa jeni në trak apo në vende që mund të jenë të rrezikshme.
Për të shmangur dëmtimin ose defektet:
Kujdes
Mos i ekspozoni kufjet dhe kasën e karikimit në
nxehetësi të lartë.
• Mos i rrëzoni kufjet dhe kasën e karikimit.
• Kufjet dhe kasa e karikimit nuk duhet të ekspozohen ndaj pikave dhe spërkatjeve të ujit.
• Mos lejoni që kufjet dhe kasa e karikimit të futen në ujë.
• Mos përdorni agjentë pastrimi që përmbajnë alkool, amoniak, benzinë, ose gërryes.
• Nëse nevojitet pastrim përdorni një leckë të butë, nëse është e nevojshme me një sasi të ulët uji ose sapun të butë të shkrirë, për të pastruar produktin.
• Bateria e brendshme nuk duhet të ekspozohet ndaj nxehtësisë së tepërt, si drita e diellit, zjarri ose të ngjashme.
• Rrezik shpërthimi nëse bateria nuk ndërrohet si
duhet. Ndërrojeni vetëm me të njëjtin tip ose me tip ekuivalent.
Lidhur me temperaturat dhe lagështinë gjatë përdorimit dhe ruajtjes
Përdorini ose ruajini në një vend ku
temperatura është midis -10°C (14°F) dhe 60°C (140 °F) (lagështia relative deri në 90%).
• Jeta e baterisë mund të jetë më e shkurtër në temperatura të larta ose të ulëta.
SQ
2 Kufjet tuaja
Bluetooth over-ear
Urime për blerjen tuaj dhe mirësevini në Philips! Për të përtuar plotësisht nga mbështetja që jep Philips, regjistroni produktin në www.philips.com/support. Me këto kufje Philips over-ear, ju mund:
• të bëni telefonata të rehatshme pa lidhje me tel dhe me duar të lira;
• të dëgjoni dhe kontrolloni muzikë pa lidhje me tel;
• të kaloni mes telefonatave dhe muzikës.
Çfarë ka në kuti
Udhëzues i shkurtër
Garancia botërore
Fletëpalosje sigurie
Pajisje të tjera
Një telefon celular ose pajisje (p.sh. notebook, PDA, adaptorë Bluetooth, MP3, etj.) që mbështet Bluetooth dhe që ëhtë e pajtueshme me kufjet (shiko "Të dhëna teknike").
Kufje Philips Bluetooth over-ear Philips TAH5205
Kabllo karikimi USB (vetëm për karikim)
Kablloja audio
SQ
Përmbledhje për kufjet tuaja me Bluetooth
(Ndezja / Fikja / Çiftimi)
Treguesi LED
Volumi +
Butoni i kontrollit të muzikës/telefonatës
Volumi -
Përforcimi i Bass
Vendi i karikimit USB Type C
Xheku 3.5mm
Mikrofoni
SQ
Loading...
+ 9 hidden pages