
Kufjet
Fidelio L3
Manuali i përdorimit
Regjistroni produktin tuaj dhe merrni ndihmë në
www.philips.com/support

Përmbajtja
1 Udhëzime të rëndësishme
sigurie 2
Siguria e dëgjimit 2
Informacione të përgjithshme 2
2 Kufjet tuaja me Bluetooth 3
Çfarë ka në kuti 3
Pajisje të tjera 3
Përmbledhje për kufjet me
Bluetooth 4
3 Fillimi 5
Karikimi i baterisë 5
Çiftimi i kufjeve me telefonin
celular 5
4 Përdorimi i kufjeve 6
Lidhja e kufjeve me një pajisje
Bluetooth 6
Menaxhoni telefonatat dhe
muzikën 7
5 Të dhëna teknike 8
6 Njoftim 9
Deklarata e konformitetit 9
Hedhja e produktit dhe e baterisë
së vjetër 9
Heqja e baterisë së brendshme 9
Pajtueshmëria me EMF 9
Informacione mjedisore 10
Njoftimi për pajtueshmërinë 10
7 Markat tregtare 11
8 Pyetje të bëra shpesh 12
SQ

1 Udhëzime të
Informacione të përgjithshme
rëndësishme
sigurie
Siguria e dëgjimit
Rrezik
Për të shmangur dëmtimin e të dëgjuarit,
kuzoni kohën që përdorni kufjet në volume
të larta dhe vendoseni volumin në një nivel të
sigurt. Sa më i lartë të jetë volumi, aq më e
shkurtër është koha e dëgjimit të sigurt.
Sigurohuni të ndiqni udhëzimet e
mëposhtme kur përdorni kufjet.
• Dëgjoni me volum të arsyeshëm dhe
për periudha kohe të arsyeshme.
• Bëni kujdes të mos e ngrini
vazhdimisht volumin ndërsa mësoheni
me dëgjimin.
• Mos e ngrini volumin aq shumë sa të
mos dëgjoni çfarë ndodh rreth jush.
• Duhet të tregoni kujdes ose duhet të
mos i përdorni përkohësisht kufjet në
situata që mund të jenë të rrezikshme.
• Presioni i tepërt i zërit nga kufjet mund
të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
• Nuk rekomandohet përdorimi i kufjeve
me të dy veshët e mbuluar ndërsa
drejtoni automjetin, dhe kjo mund të
jetë e paligjshme në disa zona kur
drejtoni automjetin.
• Për sigurinë tuaj, shmangni
shpërqendrimet nga muzika ose
telefonatat ndërsa jeni në trak apo
në vende që mund të jenë të
rrezikshme.
Për të shmangur dëmtimin ose defektet:
Kujdes
Mos i ekspozoni kufjet ndaj nxehtësisë së
tepërt
Mos i hidhni në tokë kufjet.
Kufjet nuk duhet të ekspozohen ndaj pikave
ose stërkalave.
Mos i lejoni kufjet të zhyten në ujë.
Mos përdorni agjentë pastrimi që përmbajnë
alkool, amoniak, benzinë, ose gërryes.
Nëse nevojitet pastrim, përdorni një leckë të
butë, nëse është e nevojshme, me një sasi të
ulët uji ose sapun të butë të shkrirë, për të
pastruar produktin.
Bateria e integruar nuk duhet të ekspozohet
ndaj nxehtësisë së tepërt siç është drita e
diellit, zjarri ose të ngjashme.
Ndërrimi i baterisë me një tip të gabuar mund
të jetë i rrezikshëm;
Hedhja e baterisë në zjarr ose në furrë të nxehtë,
ose shtypja mekanike apo prerja e baterisë, të
cilat mund të shkaktojnë shpërthim;
Lënia e baterisë në një ambient me
temperaturë tepër të lartë mund të shkaktojë
shpërthim ose rrjedhje të lëngjeve ose gazrave
të djegshëm;
Nëse bateria është nën presion atmosferik
tepër të ulët, kjo mund të shkaktojë shpërthim
ose rrjedhje të lëngjeve ose gazrave të
djegshëm.
Asnjëherë mos i përdorni kufjet kur përdorni një
mjet motorik, kur ngisni biçikletën, kur vraponi
ose kur ecni në zona me qarkullim. Është e
rrezikshme dhe e ndaluar në shumë vende.
Lidhur me temperaturat dhe lagështinë
gjatë përdorimit dhe ruajtjes
• Temperatura e operimit: 0°C (32°F)
deri në 40°C (104°F)
• Temperatura e ruajtjes: -10°C (14°F)
deri në 45°C (113°F)
• Lagështia e operimit: 8% - 90% RH
(Pa kondensim)
• Lagështia e ruajtjes: 5% - 90% RH
(Pa kondensim)
• Lartësia maksimale e operimit: 3000m
• Jeta e baterisë mund të jetë më e
shkurtër në temperatura të larta ose
të ulëta.
SQ

2 Kufjet tuaja
me Bluetooth
Urime për blerjen tuaj dhe mirësevini
në Philips! Për të përtuar plotësisht
nga ndihma që ofron Philips,
regjistrojeni produktin në
www.philips.com/welcome.
Me kufjet over-ear të Philips ju mund:
• të bëni telefonata të rehatshme pa
lidhje me tel dhe me duar të lira;
• të dëgjoni dhe kontrolloni muzikë
pa lidhje me tel;
• të kaloni mes telefonatave dhe
muzikës;
• të gëzoni anulimin e zhurmës.
Çfarë ka në kuti
Adaptori për aeroplan
Çanta mbajtëse
Udhëzues i shkurtër
Kufje Philips Bluetooth over-ear
Philips Fidelio L3
Kabllo karikimi USB (vetëm për karikim)
Kablloja audio
Garancia botërore
Fletëpalosje sigurie
Pajisje të tjera
Një telefon celular ose pajisje (p.sh.
notebook, PAD, adaptorë Bluetooth,
MP3, etj.) që mbështet Bluetooth dhe
është i pajtueshëm me kufjet (shiko
"Të dhënat teknike" në faqen 8).
SQ

Përmbledhje për kufjet
me Bluetooth
1
2
1
(Butoni i energjisë)
2
Vendi i karikuesit USB Type-C
3
Butoni i modalitetit ANC/zhurmave të ambientit
4
Asistenti me zë
5
Paneli i kontrollit me prekje
6
Treguesi LED
7
Xheku audio
8
Mikrofoni
3
4
5
6
7
8
SQ