
2 SHQIP
TABELA E PËRMBAJTJES
E rëndësishme 3
Hyrje 7
Përshkrim i përgjithshëm 7
Përpara përdorimit të parë 7
Përgatitja për përdorim 8
Përdorimi i pajisjes 8
Tryeza e ushqimit 8
Skuqja me ajër 10
Skuqja e patateve të shtëpisë 13
Pastrimi 13
Tryeza e pastrimit 15
Vendruajtja 15
Riciklimi 15
Garancia dhe mbështetja 15
Zgjidhja e problemeve 16

E rëndësishme
Lexoni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara se ta
vini në punë pajisjen dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Rrezik
- Gjithmonë futini përbërësit për skuqje brenda koshit, për të
parandaluar kontaktin e tyre me rezistencat e nxehjes.
- Mos i mbuloni vrimat e hyrjes dhe të daljes së ajrit ndërkohë që
pajisja është duke punuar.
- Mos e mbushni tiganin me vaj pasi ky veprim mund të përbëjë
rrezik për zjarr.
- Mos e zhytni kurrë pajisjen në ujë apo në ndonjë lëng tjetër, as
mos e shpëlani në rubinet.
- Mos lejoni futjen e ujit ose të ndonjë lëngu tjetër brenda në
pajisje, për të shmangur goditjen elektrike.
- Mos futni kurrë sasi më të madhe ushqimi sesa niveli maksimal
që tregohet te koshi.
- Mos e prekni kurrë pjesën e brendshme të pajisjes ndërkohë që
është duke punuar.
- Gjithmonë sigurohuni që rezistenca të jetë e lirë dhe brenda
saj nuk ka ngecur asnjë ushqim.
- Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni elektrik ose vetë
pajisja është e dëmtuar.
Paralajmërim
- Përpara se ta vini në punë pajisjen kontrolloni nëse tensioni i
treguar në pajisje përkon me tensionin e rrjetit elektrik lokal.
- Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga
"Philips", nga një pikë servisi e autorizuar nga "Philips" ose nga
persona me kualikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangni
rreziqet.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
lart dhe nga persona me aftësi të kuzuara zike, ndijuese ose
mendore, apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm
nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e sigurt
të pajisjeve dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët
nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi nuk duhen kryer nga fëmijët, përveçse kur janë mbi
8 vjeç dhe nën mbikëqyrje.
- Mbajeni pajisjen dhe kordonin larg vendeve ku mund të
arrihet nga fëmijët më të vegjël se 8 vjeç.
- Mbajeni kordonin elektrik larg sipërfaqeve të nxehta.
- Pajisjen lidheni vetëm me priza të tokëzuara. Sigurohuni
gjithnjë që spina të futet siç duhet në prizë.
- Kjo pajisje nuk është menduar të vihet në përdorim me anë
të një kohëmatësi të jashtëm apo një sistemi të veçantë për
komandimin nga distanca.
- Mos e mbështetni pajisjen në mur ose në pajisje të tjera. Lini të
paktën 10cm hapësirë të lirë në pjesën e pasme dhe anësore
3SHQIP

4 SHQIP
dhe 10cm hapësirë të lirë mbi pajisje. Mos vendosni asgjë mbi
pajisje.
- Mos e përdorni pajisjen për asnjë qëllim tjetër që nuk
përshkruhet në manualin e përdoruesit.
- Gjatë skuqjes me ajër të nxehtë del avull i nxehtë nga vrimat
e daljes së ajrit. Mbani duart dhe fytyrën në distancë të sigurt
larg avullit dhe vrimave të daljes së ajrit. Gjithashtu, bëni
kujdes nga avulli dhe ajri i nxehtë kur hiqni tiganin nga pajisja.
- Sipërfaqet e arritshme mund të nxehen gjatë përdorimit.
- Tigani, koshi dhe aksesorët brenda fritezës me ajër nxehen
gjatë përdorimit. Bëni kujdes kur t'i prekni.
- Mos e vendosni pajisjen mbi apo pranë një stufe të nxehtë me
gaz apo mbi të të gjitha llojet e stufave elektrike dhe pianurave
elektrike ose në një furrë të nxehtë.
- Mos përdorni kurrë përbërës me peshë të lehtë ose letër
pjekjeje në pajisje.
- Mos e vendosni pajisjen mbi apo pranë materialeve që marrin
akë, si për shembull mbulesë tavoline ose perde.
- Mos e lini pajisjen në punë pa mbikëqyrje.
- Hiqni menjëherë pajisjen nga priza nëse shihni të dalë prej saj
tym i zi. Prisni që të ketë mbaruar lëshimi i tymit përpara se të
hiqni tiganin nga pajisja.
- Ruajtja e patateve: Temperatura duhet të jetë e përshtatshme
për varietetin e patates që ruhet dhe ajo duhet të jetë mbi
6°C për të minimizuar rrezikun e ekspozimit të akrilamidit në
ushqimet e përgatitura.
- Mos e vendosni spinën e pajisjes në prizë dhe mos e prekni
panelin e kontrollit me duar të lagura.
- Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur në temperaturë
ambienti midis 5°C dhe 40°C.
Kujdes
- Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim të
zakonshëm në shtëpi. Ajo nuk është menduar për përdorim
në ambiente si kuzhinat profesionale apo dyqane, zyra, ferma
ose ambiente të tjera pune. Ajo as nuk është menduar për
përdorim nga klientët në hotele, motele, ambiente për fjetje
dhe mëngjes dhe mjedise të tjera banimi.
- Gjithmonë dërgojeni pajisjen te qendër shërbimi e autorizuar
nga "Philips" për kontroll ose riparim. Mos tentoni ta riparoni
vetë pajisjen, përndryshe garancia bëhet e pavlefshme.
- Nëse pajisja përdoret në mënyrë të papërshtatshme apo
për qëllime profesionale ose gjysmë-profesionale apo nuk
përdoret sipas udhëzimeve në këtë manual përdorimi,
garancia bëhet e pavlefshme dhe "Philips" refuzon çdo lloj
përgjegjësie për dëmin e shkaktuar.
- Gjithmonë vendoseni dhe përdoreni pajisjen mbi një sipërfaqe
të thatë, të qëndrueshme, të niveluar dhe horizontale.
- Hiqeni gjithnjë pajisjen nga priza pas përdorimit.

- Lëreni pajisjen të ftohet për rreth 30 minuta përpara se ta
përdorni apo ta pastroni atë.
- Sigurohuni që përbërësit e përgatitur në këtë pajisje të dalin në
ngjyrë të verdhë të artë në vend të një ngjyre të verdhë të errët
apo ngjyrë kafe. Largoni mbetjet e djegura. Mos skuqni patate
të freskëta në temperaturë mbi 180°C (për të minimizuar
krijimin e akrilamidit).
- Bëni kujdes kur pastroni pjesën e sipërme të dhomës së
gatimit: rezistenca e nxehtë, skajet e pjesëve metalike.
- Sigurohuni gjithmonë që ushqimi në fritezën me ajër është
skuqur plotësisht.
- Sigurohuni gjithmonë që keni nën kontroll fritezën me ajër.
- Kur gatuani ushqime me yndyrë, nga friteza me ajër mund të
dalë tym.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Kjo pajisje "Philips" është në përputhje me të gjitha standardet
dhe rregulloret e zbatueshme lidhur me fushat elektromagnetike.
5SHQIP