Tastet dhe pjesët përbërëse5
Futja e kartës SIM dhe e baterisë6
Futja ose heqja e kartës së kujtesës7
Ngarkimi i baterisë8
Ngarkimi i baterisë me USB8
Antena GSM9
Lidhja e rripit9
Ndezja9
Shërbimet e rrjetit dhe kostot9
Kodet e hyrjes10
Ndezja ose fikja e pajisjes10
Bllokimi i tasteve dhe i ekranit 11
Veprimet me prekje ekrani11
Cilësimet e ekranit me prekje12
Elementet ndëraktiv të ekranit
kryesor13
Ndryshimi i volumit të një thirrjeje,
kënge ose videoje13
Treguesit13
Kopjimi i kontakteve ose fotografive
nga pajisja juaj e vjetër14
Funksionet pa kartën SIM 15
Përdoreni pajisjen jashtë linje15
Ndizni ose fikni elektrikun e dorës15
Menaxhimi i pajisjes15
Mbështetja15
My Nokia16
Përditësimi i softuerit të pajisjes duke
përdorur pajisjen tuaj16
Përditësimi i softuerit të pajisjes me
kompjuterin tuaj17
Rivendosja e cilësimeve origjinale18
Organizimi i skedarëve18
Sinkronizimi i kalendarit dhe
kontakteve tuaja me Ovi by Nokia18
Krijimi i kopjeve rezervë të fotografive
dhe përmbajtjes tjetër në një kartë
kujtese19
Telefoni19
Kryerja e një thirrjeje19
Shikimi i thirrjeve të humbura19
Thirrja e numrit të thirrur së fundmi 20
Devijimi i thirrjeve në kutinë postare
zanore ose në një numër tjetër
telefoni20
Ruajtja e një numri nga një thirrje ose
mesazh i ardhur20
Rreth thirrjeve me internet20
Kryerja e thirrjeje me internet21
Kryerja e një thirrjeje konferencë21
Lejimi i thirrjeve vetëm te disa numra 22
Parandalimi i kryerjes ose pritjes së
thirrjeve22
Kontaktet23
Ruajtja e një emri dhe numri telefoni 23
Përdorimi i butonave të shpejtë23
Dërgimi i informacionit të kontaktit23
Krijimi i një grupi kontaktesh24
Zhvendosja ose kopjimi i kontakteve
në kartën tuaj SIM24
Shkrimi i tekstit24
Ndërrimi ndërmjet regjimeve të futjes
së tekstit24
Shkrimi duke përdorur futjen
tradicionale të tekstit25
Futja parashikuese e tekstit25
Mesazheria26
Dërgimi i një mesazhi26
Dërgimi i një mesazhi te një grup
njerëzish27
Ruajtja e një bashkëlidhjeje27
Përmbajtja3
Shikimi i një bashkëbisedimi27
Dëgjimi i mesazheve zanore28
Dërgo një mesazh audio 28
Posta dhe mesazheria e çastit28
E-mail28
Biseda30
Personalizimi31
Rreth ekranit kryesor31
Shtimi i një shkurtoreje në ekranin
kryesor31
Shtimi i kontakteve tuaja të
rëndësishme në ekranin kryesor31
Personalizimi i menysë Shko te32
Personalizimi i ekranit kryesor32
Ndryshimi i pamjes së pajisjes tuaj33
Krijimi i profilit tuaj33
Personalizimi i toneve tuaja33
Lidhja 33
Bluetooth33
Kablloja e të dhënave USB36
Lidhja te një WLAN37
Shërbimet Ovi të Nokia-s39
Ovi by Nokia39
Hyrja te shërbimet Ovi të Nokia-s40
Rreth Nokia Ovi Suite40
Nokia Ovi Player40
Menaxhimi i kohës40
Ndryshimi i orës dhe i datës40
Vendosja e alarmit41
Shtytja e alarmit41
Matja e stërvitjes tuaj41
Vendosja e kohëmatësit42
Kalendari42
Bërja e një liste blerjesh43
Regjistrimi i një videoje44
Dërgimi i një fotografie ose videoje44
Fotot44
Printimi i një fotografie45
Muzika dhe audio45
Luajtësi i media45
Radioja FM48
Përdorimi i regjistruesit të zërit49
Web 50
Rreth shfletuesit të web-it50
Shfletimi i uebit50
Pastrimi i historikut të shfletimit50
Lojërat dhe aplikimet51
Rreth lojërave dhe aplikimeve51
Përmirësimi i aventurës së lojërave51
Shkarkimi i një loje ose aplikimi51
Rreth Komunitetet51
Përdorimi i makinës llogaritëse52
Konvertimi i monedhave dhe masave 52
Mbrojtja e pajisjes tuaj53
Bllokimi i pajisjes tuaj53
Mbrojtja me fjalëkalim e kartës suaj të
kujtesës54
Formatimi i një karte kujtese54
Përgatitja e pajisjes suaj për riciklim 54
Mbroni ambientin55
Kurseni energji55
Ricikloni55
Informacioni për produktin dhe
sigurinë56
Treguesi62
Fotografitë dhe videot43
Bërja e një fotografie43
4Siguria
Siguria
Lexoni këto udhëzime të thjeshta. Mosndjekja e tyre mund të jetë e rrezikshme ose e
paligjshme. Për informacion të mëtejshëm lexoni me hollësi udhëzuesin e përdorimit.
MBYLLENI NË ZONAT E KUFIZUARA
Fikeni pajisjen kur përdorimi i telefonit celular është i ndaluar ose kur ai mund
të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik, për shembull, në avionë, në spitale ose
pranë pajisjeve mjekësore, karburanteve, kimikateve ose zonave të
shpërthimeve. Zbatoni të gjitha udhëzimet në zonat e kufizuara.
PARËSI KA SIGURIA NË RRUGË
Zbatoni të gjitha ligjet lokale. Kur jeni duke ngarë automjetin, mbajini duart
gjithmonë të lira për ta komanduar atë. Gjatë ngarjes së automjetit, rëndësi
parësore duhet të ketë siguria në rrugë.
NDËRHYRJA
Të gjitha pajisjet celulare mund të jenë të ndjeshme ndaj ndërhyrjes, e cila
mund të ndikojë në funksionimin e tyre.
SHËRBIMI I KUALIFIKUAR
Këtë produkt mund ta instalojë ose riparojë vetëm një personel i kualifikuar.
BATERITË, NGARKUESIT DHE PAJISJE TË TJERA NDIHMËSE
Përdorni vetëm bateri, ngarkues dhe pajisje të tjera ndihmëse të miratuara
nga Nokia për përdorim me këtë pajisje. Mos lidhni produkte që nuk
përputhen.
MBAJENI TË THATË PAJISJEN
Pajisja juaj nuk i reziston ujit. Mbajeni të thatë.
MBRONI DËGJIMIN TUAJ
Dëgjoni me kufje në një nivel mesatar dhe mos e mbani pajisjen pranë veshit
kur përdorni altoparlantin.
Fillimi
Tastet dhe pjesët përbërëse
1 Receptori
2 Ekrani
3 Tasti i thirrjes
4 Mikrofoni
5 Tasti i mbylljes/ndezjes
6 Tastiera
Fillimi5
7 Lidhësi AV Nokia (3,5 mm)
8 Lidhësi mikro USB
9 Tasti i ngritjes së volumit
10 Tasti i uljes së volumit
11 Butoni i bllokimit
12 Tasti i kamerës
13 Altoparlanti
6Fillimi
14 Blici i kamerës
15 Lentet e kamerës
16 Lidhësi i ngarkuesit
Për të siguruar performancë optimale, hiqni fletën mbrojtëse që mbulon, për shembull,
ekranin dhe lentet e kamerës.
Futja e kartës SIM dhe e baterisë
I rëndësishëm: Mos përdorni një kartë SIM mini-UICC, të njohur po ashtu si kartë
mikro-SIM, apo një kartë mikro-SIM me një përshtatës, ose një kartë SIM që ka një çelës
mini-UICC (shikoni figurën) në këtë pajisje. Një kartë mikr o-SIM është më e vogël se karta
standarde SIM. Kjo pajisje nuk mbështet përdorimin e kartave mikro-SIM dhe përdorimi
i kartave SIM të papërputhshme mund të dëmtojë kartën ose pajisjen, dhe mund të
dëmtojë të dhënat e ruajtura në kartë.
Kjo pajisje është parashikuar të përdoret me bateri BL-5CT. Përdorni gjithmonë bateri
origjinale Nokia.
Karta SIM dhe kontaktet e saj mund të dëmtohen lehtësisht nga gërvishtjet ose
përkuljet, pra jini të kujdesshëm kur mbani, fusni ose hiqni kartën.
1 Rrëshqitni kapakun dhe hiqeni. Nëse bateria është e futur, ngrijeni baterinë jashtë.
2 Futni kartë SIM. Sigurohuni që zona e kontaktit të kartës të jetë e kthyer poshtë.
Fillimi7
3 Vini drejt kontaktet e baterisë dhe të dhomëzës së baterisë dhe futni baterinë. Për
të zëvendësuar kapakun e pasmë, drejtoni kapëset bllokuese të sipërme në drejtim
të vendeve të tyre dhe rrëshqisni kapakun derisa të bllokohet në vend.
Futja ose heqja e kartës së kujtesës
Përdorni vetëm karta kujtese të përputhshme, të miratuara nga Nokia për përdorim me
këtë pajisje. Kartat që nuk përputhen mund të dëmtojnë kartën dhe pajisjen dhe mund
të prishin të dhënat që ruhen në kartë.
Pajisja juaj mbështet karta kujtese me kapacitet deri në 32 GB.
Futja e një karte kujtese
1 Hiqni kapakun e pasmë.
2 Sigurohuni që zona e kontaktit të kartës të jetë e kthyer poshtë. Shtyjeni kartën,
derisa të dëgjoni një kërcitje.
3 Rivendosni kapakun e pasmë.
Heqja e kartës së kujtesës
I rëndësishëm: Mos e hiqni kartën e kujtesës kur ajo përdoret nga një aplikim.
Heqja mund të dëmtojë kartën e kujtesës dhe pajisjen dhe mund të prishë të dhënat e
ruajtura në kartë.
Ju mund ta hiqni ose ta zëvendësoni kartën e kujtesës pa e fikur pajisjen.
1 Hiqni kapakun e pasmë.
2 Shtyjeni kartën, derisa të dëgjoni një kërcitje dhe tërhiqeni kartën jashtë.
3 Rivendosni kapakun e pasmë.
8Fillimi
Ngarkimi i baterisë
Bateria është ngarkuar pjesërisht në fabrikë, por ju mund t'ju duhet ta ringarkoni atë
para se ta ndizni pajisjen për herë të parë.
Nëse pajisja tregon se bateria është e ngarkuar pak, bëni si më poshtë:
1 Lidheni ngarkuesin me një prizë në mur.
2 Lidheni ngarkuesin me pajisjen.
3 Kur pajisja tregon se bateria është e ngarkuar plotësisht, shkëputeni ngarkuesin
nga pajisja, pastaj nga priza në mur.
Nuk është e nevojshme ta ngarkoni baterinë për një kohë të përcaktuar dhe mund ta
përdorni pajisjen kur është duke u ngarkuar. Gjatë ngarkimit, pajisja mund të ngrohet.
Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të duhen disa minuta para se të shfaqet
treguesi i ngarkimit ose para se të bëhet ndonjë thirrje.
Nëse një bateri nuk është përdorur për një kohë të gjatë, për të filluar ngarkimin mund
të nevojitet ta lidhni me ngarkuesin, më pas ta shkëpusni dhe pastaj ta lidhni përsëri.
Ngarkimi i pajisjes ndërkohë që dëgjoni radion, mund të ndikojë në cilësinë e marrjes.
Ngarkimi i baterisë me USB
Bateria e rënë, por skeni një ngarkues me vete? Ju mund të përdorni një kabllo të
pajtueshme USB për ta lidhur te një pajisje e pajtueshme, si kompjuter.
Për të shmangur thyerjen e lidhësit të ngarkuesit, kini kujdes kur lidhni ose shkëpusni
kabllon e ngarkuesit.
Ndezja9
Ngarkimi me USB mund të kërkojë më shumë kohë për të filluar dhe mund të mos
funksionojë nëse lidhni përmes një hubi USB pa ushqim. Pajisja juaj ngarkohet më shpejt
kur lidhet me një prizë në mur.
Nëse lidhet me një kompjuter, ju mund ta sinkronizoni pajisjen tuaj gjatë ngarkimit.
Antena GSM
Figura tregon zonën e antenës GSM të shënuar me gri.
Shmangni prekjen e antenës kur antena është në përdorim. Kontakti me antenat ndikon
në cilësinë e komunikimit dhe mund të shkurtojë jetëgjatësinë e baterisë për shkak të
nivelit të lartë të energjisë gjatë funksionimit.
Lidhja e rripit
Ndezja
Shërbimet e rrjetit dhe kostot
Pajisja juaj është miratuar për përdorim në rrjetet GSM 850/900/1800/1900 MHz dhe
rrjetet WCDMA 850/900/1900/2100 MHz . Për të përdorur pajisjen duhet të keni një
abonim me një ofrues të shërbimit.
Përdorimi i shërbimeve të rrjetit dhe shkarkimi i përmbajtjeve në pajisjen tuaj kërkon
një lidhje rrjeti dhe mund të shkaktojë kosto të trafikut të të dhënave. Disa funksione
10Ndezja
të produktit kërkojnë mbështetjen e rrjetit, dhe mund të jetë e nevojshme të
regjistroheni për to.
Kodet e hyrjes
kodi PIN ose PIN2
(4-8 shifra)
kodi PUK ose PUK2
(8 shifra)
numri IMEI
(15 shifra)
Kodi i kyçjes (kodi i
sigurisë)
(min. 5 shifra)
Këto mbrojnë kartën SIM nga përdorimi i paautorizuar ose
nevojiten për të përdorur disa veçori.
Mund të caktoni që aparati juaj të kërkojë kodin PIN pasi ta
ndizni.
Nëse karta SIM nuk është dhënë ose harroni kodet, kontaktoni
me ofruesin tuaj të shërbimit.
Nëse e futni gabim tre herë me radhë kodin, ju kërkohet ta
zhbllokoni kodin me kodin PUK ose PUK2.
Këto kërkohen për të zhbllokuar kodin PIN pse PIN2.
Nëse nuk janë dhënë bashkë me kartën SIM, kontaktoni me
ofruesin tuaj të shërbimit.
Kjo përdoret për të identifikuar pajisje të vlefshme në rrjet.
Gjithashtu, numri mund të përdoret për të bllokuar, për
shembull, pajisjet e humbura.
Për të parë numrin tuaj IMEI, formo *#06#.
Kjo ju ndihmon të mbroni pajisjen tuaj nga përdorimi i
paautorizuar.
Mund të caktoni që aparati juaj të kërkojë kodin e kyçjes që
përcaktoni ju. Kodi i paracaktuar është 12345.
Mbajeni kodin të fshehtë dhe në vend të sigurt, veç nga telefoni
juaj.
Nëse e harroni kodin dhe pajisja juaj është e bllokuar, pajisja
juaj ka nevojë për shërbim. Mund të aplikohen pagesa shtesë
dhe mund të fshihen të gjitha të dhënat tuaja personale në
pajisje.
Për më tepër informacion, kontaktoni me një pikë Nokia Care
ose me shitësin e pajisjes suaj.
Ndezja ose fikja e pajisjes
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e ushqimit
.
Ndezja11
Mund t'ju kërkohet të merrni cilësimet e konfigurimit nga ofruesi juaj i shërbimit
(shërbim i rrjetit). Për më shumë informacion, kontaktoni ofruesin e shërbimit.
Bllokimi i tasteve dhe i ekranit
Për të shmangur kryerjen e thirrjeve aksidentale kur pajisja ndodhet në xhepin ose në
çantën tuaj, bllokoni tastet dhe ekranin e pajisjes.
Shtypni tastin e bllokimit të tastierës
.
Zhbllokimi i tasteve dhe i ekranit
Shtypni tastin e bllokimit të tastierës
dhe zgjidhni Zhblloko.
Këshillë: Nëse tasti i bllokimit të tastierës nuk arrihet dot, për ta zhbllokuar pajisjen,
shtypni tastin e përfundimit dhe zgjidhni Zhblloko.
Veprimet me prekje ekrani
Për të ndërvepruar me ndërfaqen e përdoruesit me ekran me prekje, trokitni ose trokitni
dhe mbani ekranin me prekje.
Hapja e një aplikimi ose elementi tjetër në ekran
Trokitni aplikimin ose elementin.
Hyrja te opsionet specifike të elementeve
Trokitni dhe mbani elementin. Një meny kërcyese me opsionet e disponueshme shfaqet.
12Ndezja
Lëvizja në një listë ose meny
Vendosni gishtin tuaj në ekran, rrëshqiteni shpejt lart ose poshtë ekranit dhe pastaj
ngrini gishtin. Përmbajtja e ekranit lëviz me shpejtësinë dhe drejtimin që ajo kishte në
momentin e lëshimit. Për të zgjedhur një element nga një listë lëvizëse dhe për të
ndaluar lëvizjen, trokitni elementin.
Goditja fort
Vendosni një gisht në ekran dhe rrëshqisni në mënyrë të njëtrajtshme gishtin tuaj në
drejtimin e dëshiruar.
Për shembull, kur jeni duke parë një fotografi, për të parë fotografinë tjetër, goditni fort
majtas. Për të shfletuar shpejt nëpër fotografi, goditni fort ekranin shpejt dhe pastaj
lëvizni majtas ose djathtas përmes miniaturave.
Cilësimet e ekranit me prekje
Kalibroni ekranin me prekje dhe aktivizoni reagimin e dridhjes.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Telefon > Cilësimet e prekjes.
Kalibrimi i ekranit me prekje
Zgjidhni Kalibrimi dhe ndiqni udhëzimet.
Aktivizimi i reagimit të dridhjes
Zgjidhni Reag. i dridhjes > Aktive.
Kur trokisni një ikonë, pajisja jep një regim dridhjeje të shkurtër.
Ndezja13
Elementet ndëraktiv të ekranit kryesor
Elementet e ekranit kryesor janë ndëraktiv. Për shembull, ju mund të ndryshoni datën
dhe orën, vendosni alarmet ose shkruani shënime në kalendar në ekranin kryesor.
Vendosja e alarmit
Zgjidhni orën (1).
Shihni ose modifikoni planin tuaj
Zgjidhni datën (2).
Ndryshimi i volumit të një thirrjeje, kënge ose videoje
Përdorni butonat e volumit.
Altoparlanti i integruar ju lejon të flisni dhe dëgjoni nga një distancë e shkurtër pa ju
dashur ta mbani pajisjen në vesh.
Aktivizimi i altoparlantit gjatë një thirrjeje
Zgjidhni Altoparl..
Treguesit
Keni mesazhe të palexuara.
Keni mesazhe të padërguara, të anuluara ose të dështuara.
Tastiera është e bllokuar.
Zilja e pajisjes nuk bie për thirrjet e ardhura ose mesazhet me tekst.
ose Pajisja është e regjistruar në rrjetin GPRS ose EGPRS.
ose
ose Lidhja GPRS ose EGPRS është pezulluar (në pritje).
ose
Është caktuar një alarm.
Një lidhje GPRS ose EGPRS është e hapur.
Pajisja është e regjistruar në një rrjet 3G (UMTS).
Pajisja është e regjistruar në një rrjet 3.5G (HSDPA).
Bluetooth-i është i aktivizuar.
WLAN-i është i aktivizuar.
14Ndezja
Nëse keni dy linja telefoni, linja e dytë është në përdorim.
Të gjitha thirrjet hyrëse janë devijuar te një numër tjetër.
Thirrjet janë të kufizuara në një grup të mbyllur përdoruesish.
Profili aktualisht aktiv është me kohë.
Kufjet janë të lidhura me pajisjen.
Pajisja është e lidhur me një pajisje tjetër me anë të një kablloje të dhënash
USB.
Kopjimi i kontakteve ose fotografive nga pajisja juaj e vjetër
A doni të kopjoni informacionin e rëndësishëm nga pajisja juaj e mëparshme e
pajtueshme Nokia dhe të filloni të përdorni pajisjen e re shpejt? Përdorni aplikimin
Çelësi i telefonit për të kopjuar, për shembull, kontaktet, shënimet në kalendar dhe
fotografitë te pajisja juaj e re, falas.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Sinkr. e k. rez..
Të dyja pajisjet duhet ta kenë Bluetooth të aktivizuar.
1Zgjidhni Çelësi i telefonit > Kopjo te kjo.
2 Zgjidhni përmbajtjen që do kopjoni dhe U krye.
3 Zgjidhni pajisjen e mëparshme nga lista. Nëse pajisja nuk është listuar, sigurohuni
që Bluetooth të jetë i aktivizuar në pajisje.
4 Nëse pajisja tjetër kërkon një kod hyrjeje, futni kodin e hyrjes. Kodi i hyrjes, të cilin
mund ta përcaktoni vetë, duhet futur te të dyja pajisjet. Kodi i hyrjes në disa pajisje
është i fiksuar. Për detaje, shikoni udhëzuesin e përdoruesit të pajisjes.
Kodi i hyrjes është i vlefshëm vetëm për lidhjen aktuale.
5 Nëse ju kërkohet, lejoni kërkesat e lidhjes dhe të kopjimit.
Menaxhimi i pajisjes 15
Funksionet pa kartën SIM
Disa funksione të pajisjes suaj mund të përdoren pa futur një kartë SIM, si funksionet e
Organizuesit dhe lojërat. Disa funksione shfaqen të errësuara në meny dhe nuk mund
të përdoren.
Përdoreni pajisjen jashtë linje
Në vende ku nuk ju lejohet të kryeni apo të merrni thirrje, mund të aktivizoni profilin e
fluturimit dhe të luani lojëra ose të dëgjoni muzikë.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Profilet.
Zgjidhni Fluturim > Aktivizo.
tregon se profili i fluturimit është aktiv.
Këshillë: Mund të shtoni një shkurtesë të profileve në miniaplikimin e shkurtesave në
ekranin kryesor.
Paralajmërim:
Kur profili i fluturimit është i aktivizuar, nuk mund të kryeni ose të merrni çfarëdolloj
thirrjesh, përfshirë thirrje të urgjencës, ose të përdorni funksione të tjera që kërkojnë
mbulim nga rrjeti. Për të kryer një thirrje, aktivizoni një profil tjetër.
Ndizni ose fikni elektrikun e dorës
Mund të përdorni blicin e kamerës si elektrik dore.
Në ekranin kryesor, mbani shtypur
Mos ia drejtoni askujt elektrikun e dorës në sy.
.
Menaxhimi i pajisjes
Mbështetja
Nëse dëshironi të mësoni më shumë për mënyrën si të përdorni produktin tuaj ose jeni
të pasigurt se si duhet të funksionojë pajisja juaj, shkoni te www.nokia.com/support,
ose duke përdorur pajisjen tuaj celulare, nokia.mobi/support.
Nëse kjo nuk e zgjidh problemin tuaj, kryeni një nga veprimet e mëposhtme:
•Rifilloni pajisjen tuaj. Fikni pajisjen dhe hiqni baterinë. Pas rreth një minute,
rivendoseni baterinë dhe ndizeni pajisjen.
•Përditësoni softuerin e pajisjes suaj.
•Riktheni cilësimet fillestare të fabrikës.
16Menaxhimi i pajisjes
Nëse problemi juaj nuk zgjidhet, kontaktoni me Nokia-n për opsionet e riparimit. Shkoni
te www.nokia.com/repair. Gjithmonë bëni kopje rezervë të të dhënave të pajisjes suaj,
para se ta dërgoni pajisjen për riparim.
My Nokia
Për t'ju ndihmuar të përfitoni sa më shumë nga pajisja juaj dhe shërbimet, ju do të
merrni mesazhe tekst të përshtatura pa pagesë nga My Nokia. Mesazhet përmbajnë
këshilla dhe sugjerime, si dhe ndihmë.
Për të ndaluar marrjen e mesazheve, zgjidhni Meny > Aplikimet > Shtesat >
Koleksioni > My Nokia dhe Çregjistrohu
Për të siguruar shërbimin e përshkruar më sipër, numri juaj i celularit, numri serial i
pajisjes suaj dhe disa identifikues të abonimit celular i dërgohen Nokia-s kur ju përdorni
pajisjen për herë të parë. Disa ose të gjitha informacionet mund t'i dërgohen gjithashtu
Nokia-s kur përditësoni softuerin. Ky informacion mund të përdoret siç përcaktohet në
politikën e privatësisë, e disponueshme në www.ovi.com.
Përditësimi i softuerit të pajisjes duke përdorur pajisjen tuaj
Doni të përmirësoni performancën e pajisjes tuaj dhe të merrni përditësimet e
aplikimeve dhe veçoritë e tjera të shkëlqyera? Përditësojeni softuerin rregullisht për të
përfituar sa më shumë nga pajisja juaj. Ju mund ta konfiguroni pajisjen tuaj që të
kontrollojë automatikisht për përditësimet.
Paralajmërim:
Nëse instaloni një përditësim programi, nuk mund ta përdorni pajisjen qoftë dhe për të
kryer thirrje urgjence, derisa instalimi të përfundojë dhe pajisja të rifunksionojë.
Përdorimi i shërbimeve ose shkarkimi i përmbajtjes mund të shkaktojë transferimin e
sasive të mëdha të të dhënave, që mund të sjellë kosto të trafikut të të dhënave.
Para se të filloni përditësimin, lidhni një ngarkues ose sigurohuni që bateria e pajisjes
të ketë energji të mjaftueshme.
Zgjidhni Meny > Cilësimet.
Menaxhimi i pajisjes 17
1 Zgjidhni Telefon > Përditës. e telef..
2 Për të shfaqur versionin e softuerit aktual dhe kontrolluar nëse një përditësim është
i disponueshëm, zgjidhni Det. akt. të softit.
3 Për të shkarkuar dhe instaluar një përditësim të softuerit, zgjidhni Shkark. soft.
tel.. Ndiqni udhëzimet e afishuara.
4 Nëse instalimi u anulua pas shkarkimit, zgjidhni Inst. prd. e softit.
Përditësimi i softuerit mund të kërkojë disa minuta. Nëse ka probleme me instalimin,
kontaktoni me ofruesin e shërbimit.
Kontrolli për përditësime softueri automatikisht
Zgjidhni Prd. auto i softit dhe përcaktoni sa shpesh të kontrolloni për përditësime të
reja softueri.
Ofruesi juaj i shërbimit mund të dërgojë përditësime të softuerit të pajisjes nëpërmjet
valëve direkt në pajisjen tuaj. Për më shumë informacion mbi këtë shërbim të rrjetit,
kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit të rrjetit.
Përditësimi i softuerit të pajisjes me kompjuterin tuaj
Ju mund të përdorni aplikimin e kompjuterit Nokia Ovi Suite për të përditësuar softuerin
e pajisjes suaj. Juve ju nevojitet një PC i përputhshëm, një lidhje interneti me shpejtësi
të lartë dhe një kabllo USB e përshtatshme të dhënash, për të lidhur pajisjen tuaj me
PC-në.
18Menaxhimi i pajisjes
Për të marrë më shumë informacion dhe për të shkarkuar aplikimin Nokia Ovi Suite,
shkoni te www.ovi.com/suite.
Rivendosja e cilësimeve origjinale
Nëse pajisja juaj nuk po punon si duhet, ju mund të rivendosni disa cilësime te vlerat e
tyre origjinale.
1 Mbyllni të gjitha thirrjet dhe lidhjet.
2Zgjidhni Meny > Cilësimet dhe Kthe cil. e fabr. > Vetëm cilësimet.
3 Futni kodin e sigurisë.
Kjo nuk ndikon dokumentet ose skedarët e ruajtur në pajisjen tuaj.
Pas rikthimit të vlerave origjinale, pajisja juaj fiket dhe pastaj ndizet përsëri. Kjo mund
të kërkojë më shumë kohë se zakonisht.
Organizimi i skedarëve
Ju mund të zhvendosni, kopjoni, fshini ose krijoni skedarë dhe dosje të reja në kujtesën
e pajisjes suaj ose në kartën e kujtesës. Nëse i organizoni skedarët tuaj në dsjet e tyre,
kjo mund t'ju ndihmojë t'i gjeni skedarët më vonë.
Zgjidhni Meny > Aplikimet > Galeria.
Krijimi i një dosjeje të re
Në dosjen ku doni të krijoni një nën-dosje, zgjidhni Opsionet > Shto direktori.
Kopjimi ose zhvendosja e një skedari te një dosje
Zgjidhni dhe mbani skedarin dhe nga menyja që shfaqet, zgjidhni opsionin e duhur.
Këshillë: Ju gjithashtu mund të luani muzikë ose video ose të shihni fotografitë te
Galeria.
Sinkronizimi i kalendarit dhe kontakteve tuaja me Ovi by Nokia
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Sinkr. e k. rez..
1Zgjidhni Sinkr. me Ovi > Sinkr. tani.
2 Futuni me detajet e llogarisë tuaj Nokia. Nëse nuk keni një llogari, regjistrohuni për
një të tillë.
3 Ndiqni udhëzimet.
Telefoni19
Krijimi i kopjeve rezervë të fotografive dhe përmbajtjes tjetër në një kartë
kujtese
A doni të siguroheni që nuk do humbisni asnjë skedar të rëndësishëm? Ju mund t'i bëni
kopje rezervë kujtesës së pajisjes te një kartë kujtese e pajtueshme.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Sinkr. e k. rez..
Zgjidhni Krijo kopje rez..
Rikthimi nga kopja rezervë
Zgjidhni Rikthe kopj. rez..
Telefoni
Kryerja e një thirrjeje
1 Futni numrin e telefonit, duke përfshirë kodin e shtetit dhe të zonës nëse është e
nevojshme.
2 Shtypni butonin e thirrjes.
Përgjigjja e një thirrjeje hyrëse
Shtypni butonin e thirrjes.
Mbyllja e një thirrjeje
Shtypni butonin e mbylljes.
Refuzimi i një thirrjeje
Shtypni butonin e mbylljes.
Shikimi i thirrjeve të humbura
Dëshironi të shikoni se kush e bëri thirrjen që keni humbur?
Në ekranin kryesor, zgjidhni Shiko. Emri i thirrësit do të shfaqet nëse është i ruajtur në
listën e kontakteve.
Thirrjet e humbura dhe të ardhura regjistrohen vetëm nëse mbështetet nga rrjeti dhe
pajisja është e ndezur dhe brenda zonës së shërbimit të rrjetit.
Thirrja mbrapsht e kontaktit ose numrit
Zgjidhni kontaktin ose numrin dhe shtypni butonin e thirrjes.
Shikimi i thirrjeve të humbura më vonë
Zgjidhni Meny > Kontaktet > Ditari dhe Thirr. humbura.
20Telefoni
Thirrja e numrit të thirrur së fundmi
Po provoni të thirrni dikë, por ata nuk po përgjigjen? Është e thjeshtë t'i thërrisni përsëri.
Në ekranin kryeosr, shtypni butonin e thirrjes, zgjidhni numrin nga lista dhe shtypni
përsëri butonin e thirrjes.
Devijimi i thirrjeve në kutinë postare zanore ose në një numër tjetër telefoni
1Zgjidhni Meny > Cilësimet dhe Thirrje > Dev. i thirrjeve.
2 Zgjidhni një opsion, si p.sh. Nëse është i zënë ose Kur s'përgjigjet.
3Zgjidhni Aktivizo dhe Te kut. post. zan. ose Te numri tjetër.
Ruajtja e një numri nga një thirrje ose mesazh i ardhur
A keni marrë një thirrje ose mesazh nga një person, numri i telefonit i të cilit nuk është
ruajtur akoma te lista e kontakteve? Ju mund ta ruani me lehtësi numrin te kontaktet
tuaja.
Ruajtja e një numri nga një thirrje e ardhur
1Zgjidhni Meny > Kontaktet > Ditari dhe Thirrjet e marra.
2 Zgjidhni numrin dhe Opsionet > Ruaj.
3 Futni një emër për kontaktin dhe zgjidhni Ruaj.
Ruajtja e një numri nga një mesazh i ardhur
1Zgjidhni Meny > Mesazheri.
2Zgjidhni Bisedat ose K. mszh. ardh. dhe një mesazh.
3 Shtypni butonin e thirrjes.
4 Zgjidhni numrin dhe Ruaj.
5 Futni një emër për kontaktin dhe zgjidhni Ruaj.
Këshillë: Për të shtuar një numër të ri te një kontakt ekzistues, zgjidhni numrin dhe
Shto te kontakti.
Rreth thirrjeve me internet
Mund të kryeni dhe të merrni thirrje me anë të internetit (shërbim nga rrjeti). Shërbimet
e thirrjeve me internet mund të mbështesin thirrje midis kompjuterave, midis pajisjeve
celulare dhe midis një pajisjeje VoIP dhe një telefoni tradicional.
Disa ofrues të shërbimit të thirrjeve me internet lejojnë thirrje me internet falas. Për
disponueshmërinë dhe kostot e lidhjes, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit të
thirrjeve me internet.
Telefoni21
Përdorimi i VoIP-së ose i shërbimeve të tjera mund të jetë i kufizuar në disa vende. Për
më shumë informacione, kontaktoni shitësin e pajisjes suaj, ofruesin e shërbimit ose
autoritetet lokale.
Për të kryer ose për të marrë një thirrje me internet, duhet të jeni në zonën e shërbimit
të një WLAN-i dhe të jeni futur në një shërbim thirrjesh me internet.
Kryerja e thirrjeje me internet
Kur futeni në një shërbim thirrjesh interneti, ju mund të bëni thirrje me internet.
Për disponueshmërinë dhe kostot e thirrjeve me internet, kontaktoni me ofruesin tuaj
të shërbimit të thirrjeve me internet.
Asist. i tel. në rrj. ju ndihmon të konfiguroni llogarinë tuaj. Mbajeni informacionin e
llogarisë suaj nga ofruesi i shërbimit të thirrjeve me internet të disponueshëm para se
të nisni asistentin.
Konfigurimi i llogarisë telefonike me internet
1 Sigurohuni që të keni futur një kartë SIM të vlefshme dhe që pajisja të jetë e lidhur
te një WLAN.
2 Zgjidhni Meny > Cilësimet dhe Lidhje > Tel. i internetit > Llogaritë.
3 Zgjidhni Rrjet i ri.
4 Zgjidhni një llogari dhe Lidhu dhe ndiqni udhëzimet.
Kur asistenti të ketë mbaruar, llogaria juaj shfaqet te lista e logarive.
Nëse cilësimet e telefonit me internet nuk funksionojnë, kontaktoni ofruesin e
shërbimit.
Thirrja e një kontakti
1 Zgjidhni Meny > Kontaktet dhe Emrat dhe një kontakt.
2 Zgjidhni Thrr. me internet.
Thirrja e një numri telefoni
Futni numrin e telefonit dhe zgjidhni Opsionet > Thrr. me internet.
Për thirrjet e urgjencës, përdoret vetëm rrjeti celular.
Kryerja e një thirrjeje konferencë
Nëse ju duhet të bëni një thirrje konferencë (shërbim i rrjetit), ju mund të shtoni me
lehtësi disa pjesëmarrës në thirrjen aktive.
22Telefoni
Për disponueshmërinë, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
1 Kur jeni në një thirrje, zgjidhni Opsionet > Më shumë > Thirrje e re.
2 Futni një numër telefoni ose kërkoni për një kontakt.
3 Shtypni tastin e thirrjes.
4 Kur të dyja thirrjet të jenë aktive, zgjidhni Opsionet > Konferencë.
5 Për ta mbyllur thirrjen konferencë, zgjidhni Opsionet > Mbyll thirrjen.
Lejimi i thirrjeve vetëm te disa numra
Zgjidhni Meny > Cilësimet dhe Siguria.
1Zgjidhni Thirrje fikse > Aktive.
2 Fut kodin PIN2.
3 Shtoni numrat e dëshiruar te lista e numrave të lejuar.
Këshillë: Nëse doni të dërgoni një mesazh me tekst ndërsa shërbimi i thirrjeve të
numrave fiks është aktiv, ju duhet të shtoni numrin e qendrës së mesazheve te lista e
numrave të lejuar.
Parandalimi i kryerjes ose pritjes së thirrjeve
Zgjidhni Meny > Cilësimet dhe Siguria. Për të parandaluar thirrjet, keni nevojë për
fjalëkalimin e bllokimit nga ofruesi juaj i shërbimit.
Parandalimi i disa llojeve të thirrjeve
1Zgjidhni Shërb. bll. thirr. dhe opsionin e dëshiruar.
2Zgjidhni Aktivizo dhe fusni fjalëkalimin e bllokimit.
Kontaktet23
Kontaktet
Ruajtja e një emri dhe numri telefoni
Zgjidhni Meny > Kontaktet.
Zgjidhni Shto të re.
Shtimi dhe modifikimi i detajeve të një kontakti
1 Zgjidhni Emrat dhe një kontakt.
2 Zgjidhni Detajet > Opsionet > Shto detaj.
Këshillë: Për të shtuar një ton zileje, fotografi ose video për një kontakt, zgjidhni
kontaktin dhe Opsionet > Shto detaj > Multimedia.
Përdorimi i butonave të shpejtë
Ju mund të thërrisni shokët dhe familjen tuaj shpejt kur caktoni numrat më të
përdorshëm të telefonit te butonat e numrave të pajisjes tuaj.
Zgjidhni Meny > Kontaktet > Thirr. e shpejta.
Caktimi i një numri telefoni te një buton numër
1 Zgjidhni një buton numri. 1 është i rezervuar për kutinë postare zanore.
2 Futni një numër ose kërkoni për një kontakt.
Heqja ose ndryshimi i një numri telefoni që i është caktuar një butoni numër
Zgjidhni dhe mbani butonin e numrit dhe nga menyja që shfaqet, zgjidhni Fshi ose
Ndrysho.
Kryerja e një thirrjeje
Në ekranin kryesor, shtypni dhe mbani të shtypur butonin e numrit.
Çaktivizimi i thirrjes së shpejtë
Zgjidhni Meny > Cilësimet dhe Thirrje > Form. nr. shpejt.
Dërgimi i informacionit të kontaktit
A doni të dërgoni numrin tuaj të telefonit ose adresën e emailit te një person që sapo
keni takuar? Shtoni informacionin e kontaktit tuaj te lista juaj e kontakteve dhe dërgoni
një kartëvizitë te personi.
Zgjidhni Meny > Kontaktet dhe Emrat.
1 Zgjidhni hyrjen te lista e kontakteve që ka informacionin tuaj.
2 Zgjidhni Kartëvizita dhe llojin e dërgimit.
24Shkrimi i tekstit
Ruajtja e një kartëvizite të ardhur
Zgjidhni Shfaq > Ruaj.
Krijimi i një grupi kontaktesh
Nëse i shtoni anëtarët e familjes tuaj ose shokët te një grup kontaktesh, ju mund të
dërgoni me lehtësi një mesazh te të gjithë ata në të njëjtën kohë.
Zgjidhni Meny > Kontaktet.
1Zgjidhni Grupet > Shto.
2 Futni emrin për grupin, në mënyrë opsionale mund të zgjidhni një imazh dhe një
ton zileje dhe zgjidhni Ruaj.
3 Për të shtuar kontakte në grup, zgjidhni grupin dhe Shto.
Zhvendosja ose kopjimi i kontakteve në kartën tuaj SIM
A doni të pvrdorni kartën tuaj SIM në një pajisje tjetër, por akoma të keni kontaktet
tuaja? Normalisht, kontaktet ruhen te kujtesa e pajisjes, por mund t'i kopjoni kontaktet
në një kartë SIM.
Zgjidhni Meny > Kontaktet.
Më shumë kontakte mund të ruhen në kujtesën e pajisjes dhe kontaktet e ruajtura në
kartën SIM mund të kenë vetëm një numër telefoni.
kartën SIM.
Kopjimi i të gjitha kontakteve
Zgjidhni Kopjo kontaktet > Nga tel. në SIM.
Zhvendosja e të gjitha kontakteve
Zgjidhni Zhv. kontaktet > Nga tel. në SIM.
tregon një kontakt të ruajtur në
Këshillë: Nëse kontaktet janë ruajtur edhe në kujtesën e pajisjes edhe në kartën SIM,
kontakte dublikate mund të shfaqen te lista e kontakteve. Për të shfaqur vetëm
kontaktet e ruajtura në pajisje, zgjidhni Cilësimet > Kujt. në përdor. > Telefon.
Shkrimi i tekstit
Ndërrimi ndërmjet regjimeve të futjes së tekstit
Kur shkruani tekst, ju mund të përdorni futjen tradicionale
të tekstit.
, dhe tregojnë madhësitë e karaktereve. tregon që regjimi i numrave
është i aktivizuar.
ose të parashikuar
Shkrimi i tekstit25
Ndërrimi ndërmjet metodave të futjes së tekstit
Zgjidhni dhe mbani të shtypur Opsionet. Jo të gjitha gjuhët mbështeten nga futja e
parashikuar e tekstit.
Ndërrimi ndërmjet trajtave të karaktereve
Shtypni #.
Ndërrimi ndërmjet regjimeve të shkronjave dhe numrave
Shtypni dhe mbani të shtypur #.
Vendosja e gjuhës së shkrimit
Zgjidhni Opsionet > Gjuha e shkrimit.
Shkrimi duke përdorur futjen tradicionale të tekstit
1 Shtypni një buton numerik (2-9) vazhdimisht, deri sa të shfaqet karakteri i
dëshiruar.
2 Futni karakterin tjetër. Nëse ai ndodhet në të njëjtin tast, prisni derisa kursori të
shfaqet ose zhvendoseni kursorin para.
Karakteret e disponueshëm varen nga gjuha e zgjedhur e shkrimit.
Zhvendosja e kursorit
Zgjidhni
Futja e një shenje të zakonshme të pikësimit
Shtypni vazhdimisht 1.
Futja e një karakteri të veçantë
Zgjidhni
Futja e një hapësire
Shtypni 0.
ose , ose trokitni aty ku doni të vendosni kursorin.
dhe karakterin që dëshironi.
Futja parashikuese e tekstit
Fjalori i integruar sugjeron fjalë ndërsa shtypni tastet e numrave. Mundet gjithashtu të
shtoni fjalët tuaja në fjalor.
Shkrimi i një fjale
Shtypni tastet e numrave (2-9). Shtypni çdo tast një herë për çdo shkronjë.
26Mesazheria
Konfirmimi i një fjale
Zhvendoseni kursorin përpara ose për të futur një hapësirë, shtypni 0.
Zgjedhja e fjalës së saktë
Nëse fjala e propozuar nuk është e saktë, shtypni vazhdimisht * dhe zgjidhni fjalën e
dëshiruar nga lista.
Shtimi i një fjale në fjalor
Nëse ? shfaqet pas fjalës, fjala që kërkonit të shkruanit nuk është në fjalor. Për ta shtuar
fjalën në fjalor, zgjidhni Korrigjo. Fusni fjalën duke përdorur futjen tradicionale të
tekstit dhe zgjidhni Ruaj.
Shkrimi i një fjale të përbërë
Shkruani pjesën e parë të fjalës dhe zhvendoseni kursorin përpara për ta konfirmuar
fjalën. Shkruani pjesën tjetër të fjalës dhe konfirmoni përsëri.
Mesazheria
Dërgimi i një mesazhi
Mbani lidhje me familjen dhe shokët tuaj me mesazhe me tekst dhe multimedia. Ju
mund të bashkëlidhni fotografitë, videoklipet dhe kartëvizitat tuaja te mesazhi juaj.
Zgjidhni Meny > Mesazheri.
1Zgjidhni Krijo mszh..
2 Për të shtuar një bashkëlidhje, zgjidhni Opsionet > Fut objekt.
3 Shkruani mesazhin tuaj dhe zgjidhni Vazhdo.
4 Për të futur me dorë një numër telefoni ose adresë poste zgjidhni Nr. ose e-maili.
Futni një numër telefoni ose zgjidhni E-mail dhe futni një adresë e-mail-i.
5Zgjidhni Dërgo.
Këshillë: Për futjen e një karakteri të veçantë ose të një buzëqeshjeje, zgjidhni
Opsionet > Fut simbolin.
Dërgimi i një mesazhi me një bashkëlidhje mund të jetë më i shtrenjtë sesa dërgimi i
një mesazhi normal me tekst. Për më shumë informacion, kontaktoni ofruesin e
shërbimit.
Ju mund të dërgoni mesazhe me tekst që e kalojnë kufirin e karaktereve për një mesazh
të vetëm. Mesazhet që e kalojnë kufirin dërgohen si dy ose më shumë mesazhe. Tarifa
e ofruesit tuaj të shërbimit mund të jetë në përputhje me numrin e mesazheve.
Mesazheria 27
Shkronjat me thekse, shenjat e tjera ose disa opsione të gjuhës, zënë më shumë hapësirë
duke e kufizuar numrin e karaktereve që mund të dërgohen në një mesazh të vetëm.
Nëse elementi që futni në një mesazh multimedia është shumë i madh për rrjetin, pajisja
mund ta zvogëlojë automatikisht madhësinë.
Vetëm pajisjet e përputhshme mund të marrin dhe të shfaqin mesazhe multimedia.
Mesazhet mund të shfaqen ndryshe në pajisje të ndryshme.
Dërgimi i një mesazhi te një grup njerëzish
A doni të dërgoni një mesazh te të gjithë anëtarët e familjes suaj? Nëse ata i keni caktuar
në një grup, ju mund të dërgoni një mesazh te të gjithë ata në të njëjtën kohë.
Zgjidhni Meny > Mesazheri.
1 Zgjidhni Krijo mszh..
2Shkruani mesazhin tuaj dhe zgjidhni Vazhdo.
3 Për të zgjedhur një grup, zgjidhni Grup. e kontaktit.
4 Zgjidhni Dërgo.
Ruajtja e një bashkëlidhjeje
Ju mund t'i ruani bashkëlidhjet nga mesazhet multimedia dhe të emailit në pajisjen
tuaj.
Zgjidhni Meny > Mesazheri.
Ruajtja e një bashkëlidhjeje
1Hapni mesazhin.
2 Zgjidhni Opsionet > Ruaj përmbajtjen.
3 Zgjidhni skedarin e dëshiruar dhe Opsionet > Ruaj.
Ju mund të shihni mesazhet që keni dërguar dhe marrë nga një kontakt i veçantë nga
një pamje e vetme dhe të vazhdoni bashkëbisedimin nga ajo pamje.
Zgjidhni Meny > Mesazheri.
28Posta dhe mesazheria e çastit
Leximi i një mesazhi në një bashkëbisedim
Zgjidhni Bisedat, një bashkëbisedim dhe një mesazh.
Kalimi te Pam. k. mszhe. tradicionale
Zgjidhni Opsionet > Pam. k. mszhe..
Dëgjimi i mesazheve zanore
Kur ju s'mund të përgjigjeni, ju mund t'i devijoni thirrjet te kutia juaj postare zanore
dhe t'i dëgjoni mesazhet tuaja më vonë.
Kutia postare zanore është një shërbim i rrjetit, tek i cili mund t'ju duhet të abonoheni.
Për më shumë informacion, kontaktoni ofruesin e shërbimit.
Thirrja e kutisë suaj postare zanore
Në ekranin kryesor, mbani të shtypur 1.
Ruajtja e numrit të kutisë suaj postare zanore
1Zgjidhni Meny > Mesazheri > Mszhe. zanore dhe Nr. kut. post. zan..
2 Futni numrin e kutisë postare zanore dhe zgjidhni OK.
Dërgo një mesazh audio
Nuk keni kohë të shkruani një mesazh me tekst? Regjistroni dhe dërgoni një mesazh
audio në vend të tij!
Zgjidhni Meny > Mesazheri.
1Zgjidhni Mszhe. e tjera > Mesazh audio.
2 Për të regjistruar mesazhin tuaj, zgjidhni
3 Për të ndaluar regjistrimin, zgjidhni
4Zgjidhni Vazhdo dhe një kontakt.
.
.
Posta dhe mesazheria e çastit
Konfiguroni pajisjen tuaj për të dërguar dhe marrë mesazhet nga llogaria juaj postare.
Ose regjistrohuni me një shërbim të mesazherisë së çastit (IM) për të folur në
komunitetin tuaj të mesazherisë së çastit.
E-mail
Rreth E-mail
Zgjidhni Meny > Mesazheri > E-mail.
Posta dhe mesazheria e çastit29
Ju mund të përdorni pajisjen tuaj celulare për të lexuar dhe dërguar postën nga llogaritë
tuaja postare nga ofrues të ndryshëm të shërbimit postar.
Nëse nuk keni tashmë një llogari postare, mund të krijoni një llogari Nokia e cila përfshin
shërbimin Ovi Mail të Nokia-s. Për më shumë informacion, shkoni te www.ovi.com. Me
llogarinë tuaj Nokia, ju mund të futeni te të gjitha shërbimet Ovi të Nokia-s.
Hyrja në një llogari të postës
Ju mund të hyni në disa llogari të postës.
Zgjidhni Meny > Mesazheri > E-mail.
1 Zgjidhni ofruesin tuaj të shërbimit të postës.
2 Futni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e llogarisë suaj.
3 Nëse zgjidhni Ruaj fjalëkalimin:, nuk duhet të futni fjalëkalimin tuaj sa herë që
doni të hapni llogarinë tuaj të postës.
4 Zgjidhni Futu.
Për të hyrë në një llogari postë shtesë, zgjidhni Shto llogarinë.
Nëse nuk keni një llogari poste, mund të krijoni një llogari për Ovi Mail të Nokia-s.
Konfigurimi i Ovi Mail
Zgjidhni Ovi Mail > Krijo adresë të re dhe ndiqni udhëzimet.
Dërgimi i një emaili
Zgjidhni Meny > Mesazheri > E-mail dhe një llogari emaili.
1 Zgjidhni Opsionet > Krijo të re.
2 Futni adresën e emailit të marrësit dhe temën dhe shkruani mesazhin tuaj.
3 Për të bashkëlidhur një skedar, për shembull, një fotografi, zgjidhni Opsionet >
Bashkëngjit > Nga Galeria.
4 Për të bërë një fotografi për ta bashkëlidhur me email, zgjidhni Opsionet >
Bashkëngjit > Nga Kamera.
5 Zgjidhni Dërgo.
Leximi dhe përgjigjja e emailit
Zgjidhni Meny > Mesazheri > E-mail dhe një llogari emaili.
1 Zgjidhni një email.
2 Për t'u përgjigjur ose pasuar një email, zgjidhni Opsionet.
30Posta dhe mesazheria e çastit
Biseda
Rreth Bisedimi
Zgjidhni Meny > Mesazheri > Biseda.
Ju mund të shkëmbeni mesazhe të çastit me shokët tuaj. Biseda është një shërbim i
rrjetit.
Ju mund ta lini aplikimin Biseda në ekzekuti në sfond ndërsa përdorni veçoritë e tjera
të pajisjes tuaj dhe ende të njoftoheni për mesazhet e reja të çastit.
Përdorimi i shërbimeve ose shkarkimi i përmbajtjes mund të shkaktojë transferimin e
sasive të mëdha të të dhënave, që mund të sjellë kosto të trafikut të të dhënave.
Hyrja në shërbimin e bisedimit
Zgjidhni Meny > Mesazheri > Biseda.
Hyni në një llogari ekzistuese IM
1 Nëse disponohen disa shërbime bisedash, zgjidhni shërbimin që dëshironi.
2 Hyni dhe futni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e llogarisë suaj.
3 Ndiqni udhëzimet.
Përdorimi i disa shërbimeve të bisedimit në të njëjtën kohë
1 Zgjidhni një shërbim bisedimi dhe hyni.
2 Për të ndërruar midis shërbimeve të bisedimit, hapni skedën përkatëse.
Biseda me shokët tuaj
Zgjidhni Meny > Mesazheri > Biseda.
Ju mund të futeni dhe të bisedoni në disa shërbime në të njëjtën kohë. Ju duhet të futeni
veç e veç në secilin shërbim.
Ju mund të keni biseda të vazhdueshme me disa kontakte në të njëjtën kohë.
1 Nëse disponohen disa shërbime bisedash, zgjidhni shërbimin që dëshironi.
2 Hyrja te shërbimi.
3 Te lista juaj e kontakteve, zgjidhni kontaktin me të cilin doni të bisedoni.
4 Shkruani mesazhin tuaj në kutinë e tekstit në fund të ekranit.
5Zgjidhni Dërgo.
Fshehja e aplikimit Biseda
Zgjidhni Meny > Mesazheri > Biseda.
Zgjidhni Fshih.
Personalizimi31
Sesionet tuaja mbeten aktive për një periudhë kohore, sipas abonimit të shërbimit tuaj.
Kur aplikimi Biseda punon në sfond, ju mund të hapni aplikime të tjera dhe më vonë të
ktheheni sërish te Biseda pa hyrë përsëri.
Marrja e njoftimeve për mesazhe të reja kur aplikimi është i fshehur
1 Në pamjen kryesore Biseda, zgjidhni Opsionet > Më tepër > Cilësimet.
2 Zgjidhni llojet e dëshiruar të njoftimit dhe Ruaj.
Dalja nga IM
Hapni aplikimin Biseda dhe zgjidhni Opsionet > Dil > Dil për ta mbyllur shërbimin.
Zgjidhni Opsionet > Dil > Mbyll për ta mbyllur aplikimin Biseda.
Personalizimi
Rreth ekranit kryesor
Në ekranin kryesor, ju mund të:
•Shihni njoftimet e thirrjeve të humbura dhe mesazhet e ardhura
•Hapni aplikimet tuaja të preferuara
•Kontrolloni aplikimet si radioja
•Shtoni shkurtore për veçori të ndryshme, si shkrimi i një mesazhi
•Shihni kontaktet tuaja të preferuara dhe me shpejtësi t'i thërrisni, bisedoni ose
dërgoni mesazh atyre.
Shtimi i një shkurtoreje në ekranin kryesor
A doni të hapni aplikimet tuaja të preferuara direkt nga ekrani kryesor? Ju mund të
shtoni shkurtore te veçoritë tuaja më të përdorura.
1 Zgjidhni dhe mbani shtypur mini-aplikacionin e shkurtores dhe nga menyja që
shfaqet, zgjidhni Zgjidh shkurt..
2 Zgjidhni shkurtoren që doni të përcaktoni dhe zgjidhni elementin e dëshiruar.
Këshillë: Për ta hequr një shkurtore, zëvendësojeni atë me një tjetër.
Këshillë: Ju mund të shtoni gjithashtu shkurtore te menyja Shko te. Zgjidhni Shko te >
Personal. pamjen.
Shtimi i kontakteve tuaja të rëndësishme në ekranin kryesor
A doni të bëni thirrje ose dërgoni mesazhe shpejt te kontaktet tuaja të preferuara? Ju
mund të shtoni shkurtore te kontaktet e zgjedhur në ekranin kryesor.
1 Zgjidhni dhe mbani të shtypur shiritin Kontaktet e preferuar.
32Personalizimi
2Zgjidhni Mod. preferencat.
3 Zgjidhni ikonën e një kontakti
Kontakti duhet të jetë i ruajtur në kujtesën e pajisjes.
Këshillë: Nëse një fotografi i është shtuar një kontakti, ajo shfaqet në shiritin Kontaktet
e preferuar.
Thirrja ose dërgimi i një mesazhi te një kontakt
Zgjidhni kontaktin te shiriti Kontaktet e preferuar dhe nga menyja që shfaqet, zgjidhni
opsionin e duhur.
Heqja e një kontakti nga ekrani kryesor
1 Zgjidhni dhe mbani të shtypur shiritin Kontaktet e preferuar.
2Zgjidhni Mod. preferencat dhe kontaktin që doni të hiqni.
Kontakti hiqet nga shiriti Kontaktet e preferuar por mbetet në listën tuaj të kontakteve.
Personalizimi i menysë Shko te
Ju mund të shtoni shkurtore te veçoritë tuaja më të përdorura.
1Zgjidhni Shko te > Personal. pamjen.
2 Zgjidhni një element menyje dhe veçorinë e dëshiruar nga lista.
Për të shkuar te një veçori, zgjidhni Shko te dhe veçorinë e dëshiruar.
Personalizimi i ekranit kryesor
Doni të shihni peizazhin ose fotografitë tuaja të preferuara të familjes suaj në sfondin
e ekranit kryesor? Ju mund ta ndryshoni këtë foto sfondi dhe t'i rregulloni elementet në
ekranin kryesor për ta personalizuar atë sipas pëlqimit tuaj.
Zgjidhni Meny > Cilësimet dhe Ekrani.
Ndryshimi i fotos së sfondit
Zgjidhni Foto sfondi dhe një fotografi.
dhe një kontakt nga lista.
Këshillë: Shkarkoni më shumë foto sfondi nga Dyqani Ovi i Nokia-s. Për të mësuar më
shumë rreth Dyqanit Ovi, shkoni te www.ovi.com.
Shtimi i përmbajtjes në ekranin kryesor
Zgjidhni Ekrani kryesor > Personal. pamjen.
Lidhja33
Këshillë: Për të rritur madhësinë e shkrimit te aplikimet Mesazheri dhe Kontaktet, kur
shfletoni uebin ose te menyja kryesore, zgjidhni Madh. e shkrimit.
Ndryshimi i pamjes së pajisjes tuaj
Me motivet, ju mund të ndryshoni ngjyrat dhe pamjen e ekranit kryesor.
Zgjidhni Meny > Cilësimet dhe Temat.
Zgjidhni Zgjidh temën > Temat dhe një motiv nga lista.
Këshillë: Shkarkoni më shumë motive nga Dyqani Ovi i Nokia-s. Për të mësuar më shumë
rreth Dyqani Ovi, shkoni te www.ovi.com.
Krijimi i profilit tuaj
Si mund ta bëni pajisjen tuaj që të përmbushë nevojat tuaja në punë ose kolegj ose në
shtëpi? Ju mund të krijoni profile të reja për situata të ndryshme dhe t'u jepni atyre
emra përkatës.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Profilet.
1 Zgjidhni Stili im 1 ose Stili im 2.
2 Zgjidhni Personalizo dhe përcaktoni cilësimet e profilit.
3 Futni një emër për profilin dhe zgjidhni OK > Ruaj.
Personalizimi i toneve tuaja
Ju mund të personalizoni tonet e zileve, butonave dhe njoftimeve për secilin profil.
Zgjidhni Meny > Cilësimet dhe Tonet.
Ndryshimi i tonit të ziles
Zgjidhni Toni telefonik: dhe një ton zileje.
Këshillë: Shkarkojini më shumë tone zilesh nga Dyqani Ovi i Nokia-s. Për të mësuar më
shumë rreth Dyqani Ovi, shkoni te www.ovi.com.
Ndryshimi i volumit të tonit të tastierës
Zgjidhni Tonet e tastierës: dhe tërhiqni shiritin e volumit.
Lidhja
Bluetooth
Mbi lidhshmërinë Bluetooth
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhje > Bluetooth.
34Lidhja
Përdorni Bluetooth pë t'u lidhur me valë te pajisjet e pajtueshme, si pajisjet e tjera
celulare, kompjuterat, kufjet dhe kompletet e makinës.
Ju mund të dërgoni artikuj nga pajisja juaj, të kopjoni skedarë nga kompjuteri juaj i
përputhshëm dhe të printoni me anë të një printeri të përputhshëm.
Bluetooth përdor radiovalë për t'u lidhur dhe pajisjet duhet të jenë brenda 10 metrash
(33 këmbë) nga njëra-tjetra. Pengesat, si muret ose pajisjet e tjera elektronike mund të
shkaktojnë interferencë.
Lidhja me një kufje me valë
A doni të vazhdoni të punoni në kompjuterin tuaj gjatë një thirrje? Përdorni një kufje
me valë Ju gjithashtu mund t'i përgjigjeni një thirrje, madje edhe nëse pajisja juaj nuk
është direkt në dorën tuaj.
1Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhje > Bluetooth dhe Bluetooth > Aktiv.
2 Ndizni kufjen.
3 Për të çiftuar pajisjen dhe kufjen tuaj, zgjidhni Lidh paj. shtesë aud..
4 Zgjidhni kufjen.
5 Mund t'ju nevojitet të futni një kod hyrjeje. Për detaje, shikoni udhëzuesin e
përdoruesit të kufjes.
Këshillë: Ju mund ta vendosni pajisjen tuaj të lidhet automatikisht me kufjen tuaj të
Bluetooth, sapo ta keni çiftuar për herë të parë.
Lidhja35
Dërgimi i një fotografie ose përmbajtje tjetër te një pajisje tjetër
Përdorni Bluetooth për të dërguar kartëvizita, shënime në kalendar, fotografi, video dhe
përmbajtje tjetër të krijuar nga ju në kompjuterin tuaj si dhe te pajisjet e pajtueshme
të shokëve tuaj.
1 Zgjidhni elementin që do dërgoni.
2 Zgjidhni Opsionet > Dërgo > Me Bluetooth.
3 Zgjidhni pajisjen me të cilën doni të lidheni. Nëse nuk shfaqet pajisja e dëshiruar,
zgjidhni Kërkim i ri, për ta kërkuar atë. Pajisjet Bluetooth afër shfaqen.
4 Nëse pajisja tjetër kërkon një kod hyrjeje, futni kodin e hyrjes. Kodi i hyrjes, të cilin
mund ta përcaktoni vetë, duhet futur te të dyja pajisjet. Kodi i hyrjes në disa pajisje
është i fiksuar. Për detaje, shikoni udhëzuesin e përdoruesit të pajisjes.
Kodi i hyrjes është i vlefshëm vetëm për lidhjen aktuale.
Lidhja te një komplet makine duke përdorur regjimin SIM në largësi
Me regjimin SIM në largësi, një komplet makine i pajtueshëm mund të përdorë kartën
SIM të pajisjes suaj.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhje > Bluetooth.
Para se të aktivizoni regjimin SIM në largësi, si fillim duhet të çiftoni pajisjen tuaj dhe
kompletin e makinës.
1 Për të aktivizuar Bluetooth në pajisjen tuaj, zgjidhni Bluetooth > Aktiv.
2 Aktivizoni Bluetooth në kompletin e makinës.
3 Ndiqni udhëzimet në ekranin e pajisjes suaj.
Në regjimin SIM në largësi, vetëm kompleti i makinës lidhet me rrjetin celular.
Për të kryer ose marrë thirrje në modalitetin SIM në largësi, duhet të keni një pajisje
ndihmëse të përshtatshme, si një komplet makine, të lidhur me pajisjen tuaj.
Pajisja juaj do të lejojë vetëm thirrje të urgjencës në këtë modalitet.
Regjimi SIM në largësi çaktivizohet automatikisht kur fiket kompeti i makinës, për
shembull, kur fikni motorin e makinës.
Çaktivizimi manualisht i regjimit SIM në largësi
1 Zgjidhni Paj. e çiftuara.
2 Zgjidhni kompletin e makinës, dhe nga menyja e shfaqur, zgjidhni Fshi çiftin.
36Lidhja
Lidhuni automatikisht te një pajisje e çiftuar
A doni ta lidhni rregullisht pajisjen tuaj te një pajisje tjetër Bluetooth, si komplet makine,
kufje apo kompjuterin tuaj? Ju mund ta konfiguroni pajisjen tuaj që të lidhet
automatikisht.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhje > Bluetooth dhe Paj. e çiftuara.
1 Zgjihni pajisjen me të cilën doni të lidheni automatikisht.
2 Nga menyja e shfaqur, zgjidhni Cilësimet > Lidhje auto > Po.
Përdorimi i Bluetooth në mënyrë të sigurt
A doni të siguroni se kush mund ta shohë pajisjen tuaj kur përdorni Bluetooth? Ju mund
të kontrolloni se kush mund ta gjejë dhe të lidhet me pajisjen tuaj.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhje > Bluetooth.
Parandalimi i të tjerëve që të zbulojnë pajisjen tuaj
Zgjidhni Dukshm. e tel. > I fshehur.
Kur pajisja juaj është e fshehur, të tjerët s'mund ta zbulojnë atë. Megjithatë, pajisjet e
çiftuara akoma mund të lidhet me pajisjen tuaj.
Çaktivizimi i Bluetooth
Zgjidhni Bluetooth > Joaktiv.
Mos u çiftoni ose pranoni kërkesa lidhjeje nga një pajisje të panjohur. Kjo ndihmon në
parandalimin e pajisjes suaj nga përmbajtjet e dëmshme.
Kablloja e të dhënave USB
Kopjimi i një fotografie ose përmbajtje tjetër ndërmjet pajisjes tuaj dhe një
kompjuteri
Ju mund të përdorni një kabllo të dhënash USB për të kopjuar fotografitë tuaja dhe
përmbajtje të tjera ndërmjet pajisjes suaj dhe një kompjuteri të pajtueshëm.
1 Përdorni një kabllo USB të pajtueshme për të lidhur pajisjen tuaj me një kompjuter.
2 Zgjidhni nga të mëposhtmet:
Nokia Ovi Suite — Përd orni këtë regjim nëse kompju teri juaj ka të instaluar Nok ia
Ovi Suite.
Transf. media — Përdorni këtë regjim nëse kompjuteri juaj nuk e ka Nokia Ovi
Suite të instaluar. Nëse doni ta lidhni pajisjen tuaj me një sistem argëtimi në shtëpi
ose me një printer, përdorni këtë regjim.
Ruajt. të dhënash — Përdorni këtë regjim nëse kompjuteri juaj nuk e ka Nokia
Ovi Suite të instaluar. Pajisja shfaqet si pajisje e lëvizshme në kompjuterin tuaj. Nëse
Lidhja37
doni të lidhni pajisjen tuaj te pajisje të tjera, si stereo shtëpiak ose makine, përdorni
këtë regjim.
3 Përdorni menaxherin e skedarëve të kompjuterit për të kopjuar përmbajtjen.
Kopjimi i një fotografie ose përmbajtje tjetër ndërmjet pajisjes tuaj dhe një disku
kujtese USB
Ju mund t'i kopjoni fotografitë nga pajisja juaj te një disk kujtese USB i pajtueshëm.
Përdoreni këtë për të krijuar kopje rezervë të fotografive që merrni me vete kur
udhëtoni.
1 Lidhni një kabllo përshtatës USB OTG të pajtueshëm te porta USB e pajisjes suaj.
2 Lidhni një disk kujtese te kablloja përshtatës USB OTG.
3 Zgjidhni Meny > Aplikimet > Galeria dhe zgjidhni dhe mbani një skedar ose dosje.
4 Zgjidhni nëse doni të kopjoni ose zhvendosni skedarin ose dosjen.
5 Zgjidhni dosjen destinacion.
Lidhja te një WLAN
Rreth lidhjeve të WLAN
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhje > WLAN.
Lidhuni te një rrjet lokal zonal me valë (WLAN) dhe menaxhoni lidhjet tuaja WLAN.
I rëndësishëm: Përdorni shifrimin për të rritur sigurinë e lidhjes suaj me WLAN.
Përdorimi i shifrimit zvogëlon rrezikun e hyrjes nga të tjerët te të dhënat tuaja.
Shënim: Në disa vende përdorimi i WLAN-it mund të jetë i kufizuar. Për shembull,
në Francë, nuk lejoheni të përdorni WLAN në mjedise të brendshme. Për më shumë
informacione, kontaktoni me autoritetet lokale.
38Lidhja
Lidhja te një WLAN në shtëpi
Për t'ju ndihmuar që të kurseni kostot e të dhënave, lidhuni te WLAN-i juaj në shtëpi kur
jeni në shtëpi dhe doni të shfletoni uebin në pajisjen tuaj.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhje > WLAN.
Lidhja për herë të parë
1 Për të kërkuar për WLAN në shtëpi, zgjidhni WLAN-et e disp..
2 Për t'u lidhur, zgjidhni WLAN tuaj në shtëpi.
3 Nëse WLAN është i sigurt
4 Nëse e ruani WLAN tuaj në shtëpi, jo gjithmonë ju duhet ta kërkoni atë më vonë.
Zgjidhni dhe mbani WLAN dhe nga menyja që shfaqet, zgjidhni Ruaj.
tregon një WLAN të ruajtur.
Lidhja te WLAN-i juaj në shtëpi i ruajtur
1Zgjidhni WLAN-et e ruajt..
2 Zgjidhni dhe mbani WLAN-in tuaj në shtëpi dhe nga menyja që shfaqet, zgjidhni
Lidhu.
Shkëputja nga një WLAN
Zgjidhni dhe mbani WLAN-in e lidhur
Shkëputu.
Lidhja te një WLAN në lëvizje
Lidhja te një WLAN është një mënyrë praktike për t'u futur në internet kur nuk jeni në
shtëpi. Lidhuni te WLANs publik në vendet publike, si bibliotekë ose kafe interneti.
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhje > WLAN.
Ju u nevojitet një fjalëkalim për t'u lidhur te WLAN-et e sigurt
1 Për të kërkuar për WLAN-e të disponueshëm, zgjidhni WLAN-et e disp..
2 Zgjidhni një WLAN.
3 Nëse WLAN është i sigurt, futni fjalëkalimin.
Shkëputja nga një WLAN
Zgjidhni WLAN e lidhur
, futni fjalëkalimin.
dhe nga menyja që shfaqet, zgjidhni
.
.
Lidhja te një WLAN i fshehur
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhje > WLAN.
Shërbimet Ovi të Nokia-s 39
Ju mund të lidheni te një WLAN i fshehur, nëse dini emrin (SSID) dhe fjalëkalimin.
1 Për të kërkuar për WLAN-e të disponueshëm, zgjidhni WLAN-et e disp..
2 Zgjidhni (Rrjeti i fshehur).
3 Futni emrin (SSID) dhe fjalëkalimin.
Shkëputja nga një WLAN
Zgjidhni WLAN e lidhur
.
Shërbimet Ovi të Nokia-s
Ovi by Nokia
Disponueshmëria dhe kostot e shërbimeve Ovi të Nokia-s
Disponueshmëria e shërbimeve Ovi të Nokia-s mund të ndryshojë sipas rajonit.
Përdorimi i shërbimeve ose shkarkimi i përmbajtjes mund të shkaktojë transferimin e
sasive të mëdha të të dhënave, që mund të rezultojnë në kosto të trafikut të të dhënave.
Kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit të rrjetit për informacione rreth tarifave të
transmetimit të të dhënave.
Për të mësuar më shumë rreth Ovi-t, shkoni në adresën www.ovi.com.
Rreth Dyqani Ovi
Me Dyqani Ovi, ju mund të shkarkoni lojëra për celular, aplikime, video, fotografi,
motive dhe tone zileje në pajisjen tuaj. Disa artikuj janë falas; për të tjerët ju duhet të
paguani me kartën tuaj të kreditit ose me faturën tuaj të telefonit. Disponueshmëria e
metodave të pagesës varet nga shteti juaj i banimit dhe ofruesi juaj i shërbimit të rrjetit.
Dyqani Ovi ofron përmbajtje që është e pajtueshme me pajisjen tuaj celulare dhe e
përshtatshme për shijet dhe vendndodhjen tuaj.
Zgjidhni Meny > Dyqani ose shkoni te www.ovi.com.
Rreth Kontakteve Ovi
Me Kontaktet Ovi, ju mund të rrini në kontakt me shokët dhe familjen tuaj, ndiqni se
çfarë po bëjnë ata dhe gjeni shokë të rinj në komunitetin Ovi. Ju gjithashtu mund t'u
bëni kopje rezervë kontakteve nga pajisja juaj në Ovi.
Për të përdorur Kontaktet Ovi, shkoni te www.ovi.com.
Rreth Postës Ovi të mundësuar nga Yahoo!
Me Postën Ovi të mundësuar nga Yahoo!, ju mund të përdorni me lehtësi postën tuaj
duke përdorur pajisjen celulare ose kompjuterin tuaj.
40Menaxhimi i kohës
Ju mund të krijoni Postën Ovi tuaj të mundësuar nga Yahoo! kutia postare në
kompjuterin ose pajisjen tuaj celulare. Vizitoni www.ovi.com për të krijuar kutinë tuaj
postare në kompjuterin tuaj.
Ju mund të hyni në kutinë tuaj postare duke përdorur detajet e hyrjes së llogarisë suaj
Nokia. Për të mësuar më shumë si të krijoni ose menaxhoni llogarinë tuaj Nokia, shkoni
në sektorin e mbështetjes te www.ovi.com.
Këshillë: Ju mund të mbani me lehtësi kontakte me shokët tuaj me aplikimin Biseda
në pajisjen tuaj celulare për të përdorur Bisedën Ovi të mundësuar nga Yahoo!
Hyrja te shërbimet Ovi të Nokia-s
Zgjidhni Meny > Aplikimet > Shtesat > Koleksioni dhe shërbimin e dëshiruar Ovi.
Rreth Nokia Ovi Suite
Me aplikimin e kompjuterit Nokia Ovi Suite, ju mund të menaxhoni përmbajtjen në
pajisjes tuaj dhe ta sinkronizoni me kompjuterin tuaj.
Për më shumë informacion dhe për të shkarkuar Nokia Ovi Suite, shkoni te
www.ovi.com.
Nokia Ovi Player
Me Nokia Ovi Player, ju mund të luani dhe organizoni muzikën tuaj, të shkarkoni muzikë
nga Ovi by Nokia-s, të kopjoni këngë dhe lista këngësh ndërmjet kompjuterit tuaj të
pajtueshëm dhe pajisjeve celulare të pajtueshme Nokia dhe të krijoni dhe shkruani CD
audio.
Për të menaxhuar koleksionin e muzikës suaj, hapni skedën Muzika ime. Ju mund të
lidhni disa pajisje të pajtueshme te Nokia Ovi Player dhe të shihni dhe luani muzikën e
ruajtur te pajisjet.
Për të provuar dhe shkarkuar miliona këngë nga Ovi by Nokia, hapni skedën Muzika Ovi.
Për të shkarkuar muzikë, ju duhet të krijoni një llogari Nokia.
Disponueshmëria e shërbimeve të Muzikës Ovi të Nokia-s mund të ndryshojë sipas
rajonit.
Menaxhimi i kohës
Ndryshimi i orës dhe i datës
Zgjidhni Meny > Cilësimet dhe Data dhe ora.
Ndryshimi i orës zonale kur udhëtoni
1Zgjidhni Cilës. dt. e orës > Ora zonale:.
2 Zgjidhni orën zonale të vendndodhjes suaj.
Menaxhimi i kohës 41
3 Zgjidhni Ruaj.
Ora dhe data vendosen në përputhje me orën zonale. Kjo siguron që pajisja juaj të shfaqë
orën e saktë të dërgimit të mesazheve të marra me tekst ose multimedia.
Për shembull, GMT -5 tregon orën zonale për Nju Jorkun (SHBA), 5 orë në perëndim të
Grinuiçit, Londër (MB).
Vendosja e alarmit
Mund ta përdorni pajisjen si orë me zile.
Zgjidhni Meny > Aplikimet > Ora me zile.
1 Vendosni orën e alarmit.
2 Zgjidhni
3 Për ta vendosur alarmin që të bjerë, për shembull, në të njëjtën orë çdo ditë, zgjidhni
Cilësimet > Përs. e alarmit > Aktive dhe ditët.
Shtytja e alarmit
Kur bie alarmi, mund ta shtyni alarmin. Kjo e bën pauzë alarmin për një periudhë të
caktuar kohe.
Kur bie alarmi, zgjidhni Shtyje.
Vendosja e kohës së shtyrjes
Zgjidhni Meny > Aplikimet > Ora me zile dhe Cilësimet > Koha e shtyrjes dhe
zgjidhni kohën.
Matja e stërvitjes tuaj
Sfidoni veten kur vraponi në rrugën tuaj të përditshme! Përdorni kronometrin për t'i
matur kohën vetes.
Zgjidhni Meny > Aplikimet > Kronometri.
Matja e kohës së xhirove tuaja
1 Zgjidhni Koha e xhiros > Fillo.
2 Zgjidhni Xhiro kur kaloni te xhiroja tjetër. Koha e xhiros shtohet në listë dhe
kohëmatësi rivendoset.
3 Zgjidhni Ndalo.
Matja e kohëve të ndërmjetme
1 Zgjidhni Ndaj kohën > Fillo.
për të vendosur alarmin.
42Menaxhimi i kohës
2Zgjidhni Ndaj. Koha e ndërmjetme shtohet në listë dhe kohëmatësi vazhdon të
punojë.
3Zgjidhni Ndalo.
Këshillë: A doni t'i ruani kohët tuaja për t'i krahasuar rezultatet më vonë? Zgjidhni Ruaj
dhe futni një emër.
Fshehja e kronometrit
Shtypni butonin e mbylljes. Për t'u kthyer te kohëmatësi, zgjidhni Meny > Aplikimet >
Kronometri dhe Vazhdo.
Vendosja e kohëmatësit
A doni të vendosni një alarm për një periudhë të caktuar kohe, për shembull, kur zieni
vezë? Përdorni kohëmatësin për të vendosur alarmin.
Zgjidhni Meny > Aplikimet > Kohëmatësi.
1Zgjidhni Matësi normal.
2 Futni një kohë dhe shkruani një shënim, i cili shfaqet kur koha skadon.
3Zgjidhni Fillo.
Kalendari
Shtimi i një takimi
Ruajini takimet tuaja të rëndësishme në kalendarin tuaj si shënime takimi.
Zgjidhni Meny > Kalendari.
1 Shkoni te data e dëshiruar dhe zgjidhni Opsionet > Bëj një shënim.
2 Zgjidhni fushën e llojit të shënimit Mbledhje dhe plotësoni fushat.
Mbajtja mend e një ditëlindjeje
Shtoni një kujtesë për ditëlindjet dhe datat e tjera të veçanta. Kujtuesit përsëriten çdo
vit.
Zgjidhni Meny > Kalendari.
1 Shkoni te data e dëshiruar dhe zgjidhni Opsionet > Bëj një shënim.
2 Zgjidhni fushën e llojit të shënimit Ditëlindja dhe plotësoni fushat.
Shtimi i një detyre te lista juaj e detyrave
Ju mund të ruani një shënim detyre që duhet të bëni dhe të shtoni një kujtesë te
kalendari juaj.
Fotografitë dhe videot 43
Zgjidhni Meny > Aplikimet > Lista e detyrave.
1 Zgjidhni Shto dhe plotësoni fushat.
2 Për të shtuar një kujtesë, shkoni te shënimi i dëshiruar i detyrës, zgjidhni
Opsionet > Ruaj në Kalendar > Kujtesë dhe plotësoni fushat.
Bërja e një liste blerjesh
Listat e blerjeve në letër mund të humbasin lehtë. Nëse i shkruani në pajisjen tuaj, ju
gjithmonë e keni listën tuaj me vete! Ju gjithashtu mund ta dërgoni listën, për shembull,
te një anëtar i familjes.
Zgjidhni Meny > Aplikimet > Shënimet.
1 Zgjidhni Shto.
2 Futni tekstin te fusha e shënimeve.
Dërgimi i listës
Hapni shënimin dhe zgjidhni Opsionet > Dërgo shënim dhe metodën e dërgimit.
Fotografitë dhe videot
Bërja e një fotografie
1 Në ekranin kryesor, shtypni tastin e kamerës.
2 Për ta zmadhuar ose zvogëluar, zgjidhni
3 Shtypni tastin e kamerës.
Fotografitë ruhen te Galeria.
Aktivizimi i blicit të kamerës
Për ta bërë pajisjen ta përdorë automatikisht blicin nëse nuk ka dritë të mjaftueshme,
zgjidhni
zgjidhni Blici i ndezur.
Mbyllja e kamerës
Shtypni tastin e mbylljes.
> Flashi > Automatike. Për ta bërë pajisjen që ta përdorë gjithmonë blicin,
ose .
Mbani një distancë të sigurt kur përdorni blicin. Mos e përdorni blicin më afër nga ç’duhet
për njerëzit apo kafshët. Mos e mbuloni blicin kur nxirrni fotografi.
Pajisja juaj mbështet një rezolucion të kapjes së imazhit prej 1944x2592 piksele.
44Fotografitë dhe videot
Regjistrimi i një videoje
Përveç bërjes së fotografive me pajisjen tuaj, ju gjithashtu mund të kapni momentet
tuaja të veçanta si video.
Në ekranin kryesor, shtypni butonin e kamerës.
1 Për të kaluar nga regjimi i imazhit në regjimin e videos, nëse është e nevojshme,
zgjidhni
2 Për të filluar regjistrimin, shtypni butonin e kamerës.
Për të zmadhuar ose zvogëluar, zgjidhni
3Zgjidhni
Videot ruhen në Galeria.
Mbyllja e kamerës
Shtypni butonin e mbylljes.
Dërgimi i një fotografie ose videoje
Ndani fotografitë dhe videot tuaja me miqtë dhe familjen në një mesazh multimedia
ose duke përdorur Bluetooth.
Zgjidhni Meny > Fotografitë.
Dërgimi i një fotografie
1 Zgjidhni dosjen që ka fotografinë.
2 Zgjidhni fotografinë që do të dërgoni.
Për të dërguar më shumë se një fotografi, zgjidhni
fotografitë e dëshiruara.
3Zgjidhni
Dërgimi i një videoje
1 Zgjidhni dosjen që ka videon.
2Zgjidhni Opsionet > Shëno dhe shënoni videon. Ju mund të shënoni disa video për
t'u dërguar.
3Zgjidhni Opsionet > Drg. të shënuar. dhe metodën e dëshiruar të dërgimit.
> Videokamera.
ose ose përdorni butonat e volumit.
për të bërë pauzë dhe për të ndaluar regjistrimin.
> Shëno dhe shënoni
> Dërgo ose Drg. të shënuar..
Fotot
Rreth Fotografitë
Zgjidhni Meny > Fotografitë.
Muzika dhe audio 45
Aplikimi Fotografitë është vendi nga ku ju mund të shihni të gjitha fotografitë dhe videot
në pajisjen tuaj. Ju mund të luani videot ose shfletoni fotografitë dhe printoni pozat më
të mira.
Organizimi i fotografive tuaja
Ju mund të organizoni fotografitë tuaja në dosje.
Zgjidhni Meny > Fotografitë.
1 Zgjidhni Albumet e mia.
2 Zgjidhni
3 Zgjidhni fotografitë për të shtuar te albumi.
Modifikimi i një fotografie
A është fotografia që bëtë tepër e errët ose jo e kuadruar në mënyrë ideale? Te
Fotografitë, ju mund të rrotulloni, prisni dhe rregulloni ndriçimin, kontrastin dhe ngjyrat
e fotografive që keni bërë.
1 Zgjidhni një fotografi te Fotot e mia, Me datë ose Albumet e mia.
2 Zgjidhni
Printimi i një fotografie
Ju mund t'i printoni pikturat tuaja direkt duke përdorur një printer të pajtueshëm.
1 Përdorni një kabllo të dhënash USB ose Bluetooth nëse mbështetet nga printeri, për
ta lidhur pajisjen tuaj me një printer të pajtueshëm PictBridge.
2 Zgjidhni Transf. media si regjimin e lidhjes USB.
3 Zgjidhni pikturën që do printoni.
4 Zgjidhni
> Krijo album dhe futni një emër për albumin.
dhe efektin e dëshiruar.
> Printo.
Muzika dhe audio
Luajtësi i media
Luajtja e një kënge
Luani muzikën e ruajtur në kujtesën e pajisjes ose në kartën e kujtesës.
Zgjidhni Meny > Muzika > Muzika ime.
Luajtja e një kënge
Zgjidhni një këngë nga një dosje.
Për të bërë pauzë luajtjen, zgjidhni
; për të rifilluar, zgjidhni .
46Muzika dhe audio
Kalimi i shpejtë para ose rikthimi
Zgjidhni dhe mbani
Mbyllja e luajtësit të media
Shtypni dhe mbani butonin e mbylljes.
Këshillë: Për t'u kthyer në ekranin kryesor dhe ta lini luajtësin të punojë në sfond,
shtypni butonin e mbylljes.
Luajtja e një videoje
Luani videot e ruajtura në kujtesën e pajisjes ose në kartën e kujtesës.
Zgjidhni Meny > Muzika > Muzika ime.
1 Zgjidhni një video nga dosja.
2 Për të bërë pauzë rishikimin, zgjidhni
Kalimi i shpejtë para ose rikthimi
Zgjidhni dhe mbani
Mbyllja e luajtësit të media
Shtypni dhe mbani butonin e mbylljes.
Kopjimi i muzikës nga kompjuteri juaj
Keni muzikë në kompjuterin tuaj që doni ta dëgjoni në pajisjen tuaj? Përdorni Nokia Ovi
Player dhe një kabllo të dhënash USB për të menaxhuar dhe sinkronizuar koleksionin
tuaj të muzikës.
ose .
; për të rifilluar, zgjidhni .
ose .
1 Përdorni një kabllo të dhënash USB të përputhshëm për të lidhur pajisjen tuaj me
kompjuterin tuaj. Sigurohuni që në pajisje të jetë futur një kartë e përputhshme
kujtese.
2Zgjidhni Transf. media si regjimin e lidhjes.
Muzika dhe audio 47
3 Në kompjuterin tuaj, hapni Nokia Ovi Player. Për më shumë informacion, shihni
ndihmën e Nokia Ovi Player.
Disa skedarë muzike mund të mbrohen me anë të menaxhimit të të drejtave dixhitale
(DRM) dhe s'mund të luhen në më shumë se një pajisje.
Ndryshimi i zërit ose tonit të muzikës suaj
A e dinit se mund të ndryshonit zërin ose tonin e muzikës, për t'iu përshtatur më mirë
zhanrit? Ju mund të personalizoni profilet për stile të ndryshme muzike në barazuesin
e frekuencave.
Zgjidhni Meny > Muzika > Muzika ime > Te Media player > Opsionet > Më
shumë > Baraz. i frekuenc..
Akivizimi i një profili zëri ekzistues
Zgjidhni një komplet dhe Aktivizo.
Krijimi i një profili të ri zëri
1 Zgjidhni një nga dy kompletet e fundit në listë.
2 Zgjidhni rrëshqitësit dhe përshtatini ata.
3 Zgjidhni Ruaj.
Lidhja e altoparlantëve te pajisja juaj
Dëgjoni muzikë në pajisjen tuaj përmes altoparlantëve të përshtatshëm (disponohet
veçmas).
Bëjeni bibliotekën e muzikës tuaj portative dhe dëgjoni këngët tuaja të preferuara pa
kabllo. Me teknologjinë me valë Bluetooth mund të transmetorni muzikë nga pajisja
kur ruhet deri në pajisjen ku luhet.
Mos lidhni produkte që krijojnë një sinjal të jashtëm, sepse kjo mund të dëmtojë
pajisjen. Mos lidhni asnjë burim tensioni me lidhësin AV Nokia. Nëse në lidhësin AV
Nokia, lidhni pajisje të jashtme ose kufje, përveç atyre të miratuara nga Nokia për
përdorim me këtë pajisje, kini kujdes të veçantë për nivelet e zërit.
Lidhja e altoparlantëve me tela
Lidhni altoparlantët te lidhësi AV 3,5 mm në pajisjen tuaj.
Lidhja e altoparlantëve me Bluetooth
1 Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhje > Bluetooth dhe Aktiv.
2 Ndizni altoparlantët.
48Muzika dhe audio
3 Për të çiftuar pajisjen dhe altoparlantët, zgjidhni Lidh paj. shtesë aud..
4 Zgjidhni altoparlantët.
5 Mund t'ju nevojitet të futni një kod hyrjeje. Për detaje, shikoni udhëzuesin e
përdoruesit të altoparlantëve.
Radioja FM
Rreth radios FM
Zgjidhni Meny > Muzika > Radio.
Ju mund të dëgjoni stacionet radiofonike në FM me anë të pajisjes suaj - thjesht futni
kufjet dhe zgjidhni një stacion!
Për të dëgjuar radion, nevojitet që të lidhni një kufje e pajtueshme me pajisjen. Kufjet
veprojnë si antenë.
Nuk është e mundur të dëgjoni radion nëpërmjet kufjeve me Bluetooth.
Dëgjimi i radios
Zgjidhni Meny > Muzika > Radio.
Ndërprerja ose rifillimi i riluajtjes
Zgjidhni
ose .
Vendosja që radioja të punojë në sfond
Shtypni pak butonin e mbylljes.
Mbyllja e radios
Shtypni dhe mbani butonin e mbylljes.
Muzika dhe audio 49
Këshillë: Për të dëgjuar radion duke përdorur kufjen ose altoparlantin, zgjidhni
Opsionet > Cilësimet > Luaj nëpërmjet dhe opsionin e dëshiruar.
Gjetja dhe ruajtja e stacioneve të radios
Kërkoni stacionet e preferuara të radios dhe ruajini ato, me qëllim që t'i dëgjoni ato me
lehtësi më vonë.
Zgjidhni Meny > Muzika > Radio.
Kërkimi i stacionit tjetër të disponueshëm
Zgjidhni dhe mbani shtypur
Ruajtja e një stacioni
Zgjidhni Opsionet > Ruaj kanalin.
Kërkimi automatik për stacionet e radios
Zgjidhni Opsionet > Kërko kanalet.
Kalimi te një stacion i ruajtur
Zgjidhni
Riemërtimi i një stacioni
Zgjidhni Opsionet > Kanalet
Zgjidhni dhe mbani stacionin dhe nga menyja që shfaqet, zgjidhni Riemërto.
Këshillë: Për të hyrë në një stacion direkt nga lista e ruajtur e stacioneve, shtypni tastin
numerik që korrespondon me numrin e stacionit.
Përmirësimi i marrjes së radios
Nëse aktivizoni RDS, radioja automatikisht kalon në një frekuencë që ka marrje më të
mirë.
Ju mund të regjistroni tinguj nga natyra, si këndimet e zogjve, si dhe shënimet zanore
ose bisedat telefonike.
Zgjidhni Meny > Aplikimet > Regjistr. zërit.
50Web
Regjistrimi i një audioklipi
Zgjidhni
Ndalimi i regjistrimit
Zgjidhni
Regjistrimi i një bisede telefonike
Gjatë një thirrje, zgjidhni Opsionet > Më shumë > Regjistro.
Të dyja palët dëgjojnë një ton në intervale të rregullta gjatë regjistrimit.
.
. Regjistrimi ruhet në dosjen Regjistrimet te Galeria.
Web
Rreth shfletuesit të web-it
Zgjidhni Meny > Internet.
Mund të shihni faqe në internet me anë të shfletuesit të web-it të pajisjes suaj.
Për të shfletuar web-in, duhet të keni një pikë hyrjeje të internetit të konfiguruar në
pajisjen tuaj dhe të jeni të lidhur në një rrjet.
Për disponueshmërinë e këtyre shërbimeve, çmimin dhe udhëzimet kontaktoni ofruesin
tuaj të shërbimeve.
Mund t'i merrni cilësimet e konfigurimit të kërkuara për shfletimin si një mesazh
konfigurimi nga ofruesi juaj i shërbimit.
Shfletimi i uebit
Zgjidhni Meny > Internet.
Këshillë: Nëse nuk keni një plan të dhënash me një tarifë të fiksuar nga ofruesi i
shërbimit tuaj, për të kursyer kostot e të dhënave në faturën e telefonit tuaj, ju mund
të përdorni WLAN për t'u lidhur në internet.
Vizita te një faqe uebi
Zgjidhni Shko te adresa dhe futni adresën.
Pastrimi i historikut të shfletimit
Zgjidhni Meny > Internet.
Një ‘cashe’ (kujtesa e fshehtë) është një zonë në kujtesë e cila përdoret për të ruajtur
përkohësisht të dhënat. Në qoftë se jeni përpjekur të përdorni ose keni përdorur
informacione konfidenciale ose një shërbim të sigurt, që kërkojnë fjalëkalime,
boshatisni kujtesën e fshehtë pas çdo përdorimi.
Lojërat dhe aplikimet51
Boshatisja e kujtesës së fshehtë
Gjatë shfletimit të një faqeje uebi, zgjidhni Opsionet > Mjetet > Pastro kujt. përk..
Pastrimi i skedarëve spiun
Gjatë shfletimit të një faqeje uebi, zgjidhni Opsionet > Mjetet > Pastro cookies.
Parandalimi i ruajtjes së skedarëve spiun që të ruhen
Zgjidhni Cilësimet e Web > Siguria > Cookies.
Lojërat dhe aplikimet
Rreth lojërave dhe aplikimeve
Zgjidhni Meny > Aplikimet dhe Shtesat.
Pajisja juaj mund të mbajë lojëra ose aplikime. Ato mund të ruhen në kujtesën e pajisjes
ose në kartën e kujtesës dhe mund të rregullohen në dosje.
Për të parë një listë me lojërat, zgjidhni Lojrat. Për të parë një listë me aplikimet,
zgjidhni Koleksioni.
Përmirësimi i aventurës së lojërave
Aktivizoni ose çiaktivizoni tingujt, dritat, dridhjet dhe përmirësoni aventurën tuaj të
lojërave.
Zgjidhni Meny > Aplikimet dhe Shtesat > Opsionet > Cilës. e aplikimit.
Shkarkimi i një loje ose aplikimi
Ju mund të shkarkoni lojëra dhe aplikime direkt në pajisjen tuaj.
Zgjidhni Meny > Aplikimet dhe Shtesat > Opsionet > Shkarkimet.
Pajisja juaj mbështet aplikimet me Java™ ME, që kanë prapashtesën e skedarit .jad
ose .jar. Sigurohuni që aplikimi përputhet me pajisjen tuaj, para se ta shkarkoni atë.
1 Zgjidhni Shkark. aplikim. ose Shkark. lojrash. Një listë me shërbimet e
disponueshme shfaqet.
2 Zgjidhni një shërbim dhe ndiqni udhëzimet.
Këshillë: Shkarkojini lojërat dhe aplikimet nga Dyqani Ovi i Nokia. Për të mësuar më
shumë rreth Dyqani Ovi, shkoni te www.ovi.com.
Rreth Komunitetet
Zgjidhni Meny > Aplikimet > Shtesat > Koleksioni > Komunitetet dhe futuni te
shërbimet përkatëse të rrjeteve shoqërore.
52Lojërat dhe aplikimet
Me aplikimin Komunitetet, ju mund të zgjeroni aventurën tuaj të rrjeteve shoqërore.
Aplikimi mund të mos jetë i disponueshëm në të gjitha rajonet. Kur jeni futur te
shërbimet e rrjeteve shoqërore, si Facebook ose Twitter, ju mund të bëni të
mëposhtmet:
•Shihni përditësimet e statusit të shokëve
•Postoni përditësimin e statusit tuaj
•Shkëmbeni menjëherë fotografitë që bëni me aparatin tuaj fotografik
Vetëm ato veçori që mbështeten nga shërbimi i rrjetit shoqëror janë të disponueshme.
Përdorimi i shërbimeve të rrjeteve shoqërore kërkon mbështetje rrjeti. Kjo mund të
kërkojë transmetimin e sasive të mëdha të të dhënave dhe kosto përkatëse të trafikut
të të dhënave. Për informacion rreth tarifave të transmetimit të të dhënave, kontaktoni
me ofruesin tuaj të shërbimit.
Shërbimet e rrjeteve shoqërore janë shërbime të palëve të treta dhe nuk sigurohen nga
Nokia. Kontrolloni cilësimet e privacisë të shërbimit të rrjetit shoqëror që jeni duke
përdorur, pasi ju mund ta ndani informacionin me një grup të madh njerëzish. Kushtet
e përdorimit të shërbimit të rrjetit shoqëror zbatohen për ndarjen e informacionit në
atë shërbim. Familjarizohuni me kushtet e përdorimit dhe praktikat e privacisë të atij
shërbimi.
Përdorimi i makinës llogaritëse
Zgjidhni Meny > Aplikimet > Kalkulatriçja.
1Zgjidhni Opsionet dhe makinën llogaritëse shkencore ose standarde.
2 Futni llogaritjen dhe zgjidhni =.
Këshillë: Përdorni makinën llogaritëse të huave për të llogaritur normat e interesit,
periudhat e huave ose këstet e një huaje. Për të kaluar te makina llogaritëse e huave,
zgjidhni Opsionet.
Konvertimi i monedhave dhe masave
Rreth konvertuesit
1 Zgjidhni një kategori konvertimi.
2 Zgjidhni njësitë e konvertimit.
3 Futni një vlerë në një nga fushat e njësisë. Vlera e konvertuar shfaqet automatikisht
në fushën e njësisë tjetër.
Konvertimi i monedhave
Me konvertuesin, ju mund të konvertoni shpejt monedhat tuaja.
1 Zgjidhni Opsionet > Konvrt. i ri monedhe.
2 Futni emrat e dy monedhave dhe zgjidhni OK.
3 Futni kursin e shkëmbimit për një nga monedhat.
Mbrojtja e pajisjes tuaj
Bllokimi i pajisjes tuaj
A doni të mbroni pajisjen tuaj kundër përdorimit të paautorizuar? Përcaktoni një kod
siurie dhe vendoseni pajisjen që të bllokohet automatikisht vetë kur nuk e përdorni.
Vendosja e një kodi sigurie të personalizuar
1 Zgjidhni Meny > Cilësimet dhe Siguria > Kodet e hyrjes > Ndr. kod. e sig..
2 Futni kodin e paracaktuar të sigurisë, 12345.
3 Futni një kod të ri. Nevojiten minimalisht 5 numra. Mund të përdoren vetëm numra.
54Mbrojtja e pajisjes tuaj
Mbajeni kodin e sigurisë sekret dhe në vend të sigurt, veç nga pajisja juaj. Nëse e
harroni kodin e sigurisë dhe pajisja juaj është e bllokuar, pajisja juaj do të ketë
nevojë për shërbim. Mund të aplikohen pagesa shtesë dhe mund të fshihen të gjitha
të dhënat tuaja personale në pajisje. Për më tepër informacion, kontaktoni me një
pikë Nokia Care ose me shitësin e pajisjes suaj.
Aktivizimi i bllokimit të sigurisë
Zgjidhni Meny > Cilësimet dhe Telefon > Bllokimi i tastierës > Aktive.
Pajisja është e bllokuar kur butonat dhe ekrani janë të bllokuar. Ju nevojitet kodi i
sigurisë për të zhbllokuar pajisjen.
Mbrojtja me fjalëkalim e kartës suaj të kujtesës
A doni të mbroni kartën e kujtesës kundër përdorimit të paautorizuar? Ju mund të
vendosni një fjalëkalim për të mbrojtur të dhënat.
1Zgjidhni Meny > Aplikimet > Galeria.
2 Zgjidhni dhe mbani kartën e kujtesës dhe nga menyja që shfaqet, zgjidhni Ops.
kartës kujt..
3Zgjidhni Vend. fjalëkal. dhe futni një fjalëkalim.
Mbajeni fjalëkalimin sekret dhe në vend të sigurt, veç nga karta e kujtesës.
Formatimi i një karte kujtese
A doni të fshini të gjithë përmbajtjen nga karta juaj e kujtesës? Kur formatoni një kartë
kujtese, të gjitha të dhënat në të fshihen.
1Zgjidhni Meny > Aplikimet > Galeria.
2 Zgjidhni dhe mbani kartën e kujtesës dhe nga menyja që shfaqet, zgjidhni Ops.
kartës kujt..
3Zgjidhni Form. kart. kujt. > Po.
Përgatitja e pajisjes suaj për riciklim
Nëse blini një pajisje të re ose përndryshe doni të flakni pajisjen tuaj, Nokia ju
rekomandon që ju ta ricikloni pajisjen tuaj. Para kësaj, ju mund të dëshironi të hiqni të
gjithë informacionin personal dhe përmbajtjen nga pajisja juaj.
Heqja e të gjithë përmbajtjes dhe rikthimi i cilësimeve në vlerat fillestare
1 Bëjini kopje rezervë të dhënave që doni të mbani te një kartë kujtese e pajtueshme
(nëse është e disponueshme) ose te një kompjuter i pajtueshëm.
2 Mbyllni të gjitha thirrjet dhe lidhjet.
3Zgjidhni Meny > Cilësimet dhe Kthe cil. e fabr. > Të gjitha.
Mbroni ambientin 55
4 Pajisja juaj fiket dhe pastaj ndizet përsëri. Kontrolloni me kujdes që e gjithë
pvrmbajtja juaj personale, si kontakte, fotografi, muzikë, video, shënime, mesazhe,
emaile, prezantime, lojëra dhe aplikime të tjera të instaluara janë hequr.
Përmbajtja dhe informacioni i ruajtur në kartën e kujtesës ose kartën SIM nuk është
hequr.
Mbroni ambientin
Kurseni energji
Nuk do të jetë e nevojshme ta ngarkoni baterinë dhe aq shpesh, nëse veproni si më
poshtë:
•Mbyllni aplikimet dhe lidhjet e të dhënave, si lidhja juaj WLAN ose Bluetooth, kur
nuk janë në përdorim.
•Çaktivizoni tingujt e panevojshëm, si tonet e ekranit me prekje dhe të butonave.
Ricikloni
Kur ky telefon të arrijë fundin e jetëgjatësisë funksionale, të gjithë materialet e tij mund
të rikuperohen si materiale dhe energji. Për të garantuar hedhjen dhe ripërdorimin e
saktë, Nokia bashkëpunon me partnerët e saj nëpërmjet një programi të quajtur
We:recycle. Për informacione se si të ricikloni produktet tuaja të vjetra Nokia dhe se ku
të gjeni vende të grumbullimit, shkoni te www.nokia.com/werecycle, ose telefononi
Qendrën e kontaktit të Nokia-s.
Ricikloni ambalazhin dhe udhëzuesit e përdorimit në programin lokal të riciklimit.
Simboli i koshit me rrota, i shënuar me kryq në produktin tuaj, në bateri, në udhëzues
ose në paketim, ju kujton se të gjitha produktet elektrike dhe elektronike, bateritë dhe
akumulatorët, duhet të dërgohen në një pikë të veçantë grumbullimi kur dalin jashtë
përdorimit. Kjo kërkesë vlen për Bashkimin Evropian. Mos i hidhni këto produkte ashtu
si mbeturinat e përbashkëta të paseleksionuara. Për më shumë informacione rreth
cilësive mjedisore të telefonit tuaj, shkoni te www.nokia.com/ecoprofile.
56Informacioni për produktin dhe sigurinë
Informacioni për produktin dhe sigurinë
Bateria
Informacion për baterinë dhe ngarkuesin
Pajisja juaj është parashikuar të përdoret me një bateri të ngarkueshme BL-5CT. Nokia mund të vërë në dispozicion modele të
tjera baterie për këtë pajisje. Përdorni gjithmonë bateri origjinale Nokia.
Kjo pajisje është parashikuar të përdoret kur furnizohet me energji nga ngarkuesit e mëposhtëm: AC-3, AC-8, AC-10, AC-11,
AC-15 . Numri i saktë i modelit të ngarkuesit Nokia mund të ndryshojë në varësi të llojit të spinës, identifikuar nga E, X, AR, U,
A, C, K, ose B.
Bateria mund të ngarkohet dhe shkarkohet qindra herë, por përfundimisht ajo do të konsumohet. Kur kohët e pritjes dhe të
bisedave janë në mënyrë të dukshme më të shkurtra se zakonisht, zëvendësoni baterinë.
Siguria e baterisë
Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin përpara se të hiqni baterinë. Kur hiqni nga priza një ngarkues ose një
pajisje ndihmëse, kapni dhe tërhiqni spinën, jo kordonin.
Kur ngarkuesi nuk është në përdorim, hiqeni nga priza elektrike dhe nga pajisja. Mos e mbani të lidhur me ngarkuesin një bateri
plotësisht të ngarkuar, pasi ngarkimi i tepërt mund të shkurtojë jetëgjatësinë e baterisë. Nëse një bateri plotësisht e ngarkuar
lihet e papërdorur, ajo do të shkarkohet pas një farë kohe.
Mbajeni baterinë gjithmonë midis 15°C dhe 25°C (59°F dhe 77°F). Temperaturat e skajshme zvogëlojnë kapacitetin dhe
jetëgjatësinë e baterisë. Një pajisje me bateri të nxehtë ose të ftohtë mund të mos punojë përkohësisht.
Një qark i shkurtër aksidental mund të ndodhë kur një objekt prek shiritat metalikë në bateri, për shembull, nëse mbani një
bateri rezervë në xhep. Krijimi i një qarku të shkurtër mund ta dëmtojë baterinë ose objektin që shërbeu si lidhës.
Mos i hidhni bateritë në zjarr sepse mund të shpërthejnë. Asgjësojini bateritë sipas rregullave lokale. Kur është e mundur, i
ricikloni. Mos i asgjësoni ashtu si mbeturinat e përditshme.
Mos i zbërtheni, pritni, hapni, thërrmoni, përthyeni, shponi ose mos i coptoni telefonat celularë ose bateritë. Në rast se bateria
rrjedh, mos e lejoni lëngun e baterisë të prekë lëkurën ose sytë. Nëse ndodh kjo gjë, shpëlani menjëherë me ujë zonat e prekura
ose kërkoni ndihmë mjek ësore.
Mos u përpiqni të futni objekte të huaja në bateri, mos e modifikoni, riprodhoni apo mos e zhytni ose ekspozoni ndaj ujit ose
lëngjeve të tjera. Bateritë mund të shpërthejnë nëse dëmtohen.
Përdoreni baterinë dhe ngarkuesin vetëm për qëllimin që janë krijuar. Përdorimi i papërshtatshëm ose përdorimi i baterive
dhe ngarkuesve të papërputhshëm mund të paraqesë rrezik zjarri, shpërthimi ose rreziqe të tjera dhe mund të zhvlerësojë çdo
miratim ose garanci. Nëse besoni se bateria ose ngarkuesi është i dëmtuar, dërgojeni në një qendër shërbimi për ta kontrolluar,
para se të vazhdoni ta përdorni. Mos përdorni asnjëherë një ngarkues ose bateri të dëmtuar. Ngarkuesin përdoreni vetëm n ë
ambiente të mbyllura.
Kujdesuni për pajisjen tuaj
Administrojini me kujdes pajisjen, baterinë, ngarkuesin dhe pajisjet ndihmëse. Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të
mbroni të drejtën e garancisë.
•Mbajeni të thatë pajisjen. Reshjet, lagështia dhe të gjitha llojet e lëngjeve ose avujve mund të përmbajnë minerale që
gërryejnë qarqet elektronike. Në qoftë se pajisja juaj laget, hiqni baterinë dhe lëreni pajisjen të thahet.
•Mos e ruani ose përdorni pajisjen në vende të ndotura ose me pluhur. Pjesët e lëvizshme dhe komponentët elektronikë
mund të dëmtohen.
•Mos e mbani pajisjen në temperatura të larta. Temperaturat e larta mund të shkurtojnë jetëgjatësinë e pajisjes, të
dëmtojnë baterinë si dhe të shtrembërojnë ose shkrijnë pjesët plastike.
Informacioni për produktin dhe sigurinë57
•Mos e mbani pajisjen në temperatura të ftohta. Kur pajisja kthehet në temperaturën e saj normale, brenda saj mund të
krijohet lagështi që dëmton qarqet elektronik e.
•Mos u përpiqni të hapni pajisjen ndryshe nga ç’udhëzohet në udhëzuesin e përdoruesit.
•Modifikimet e paautorizuara mund të dëmtojnë pajisjen dhe mund të shkelin rregullat për rregullimin e radioaparateve.
•Mos e shkundni, hidhni, ose goditni pajisjen. Mungesa e kujdesit mund të dëmtojë bordet dhe pjesët mekanike të qarkut
të brendshëm.
•Për pastrimin e sipërfaqes së pajisjes, përdorni vetëm një leckë të butë, të thatë dhe të pastër.
•Mos e lyeni me bojë pajisjen. Boja mund të bllokojë pjesët e lëvizshme dhe të pengojë funksionimin e duhur.
•Fikni pajisjen dhe hiqni baterinë herë pas here për një funksionim optimal.
•Mos e vendosni pajisjen tuaj pranë magneteve ose fushave magnetike.
•Për të mbajtur të sigurta të dhënat tuaja të rëndësishme, vendoseni në të paktën dy vende të veçanta, si pajisjen, kartën
e kujtesës ose kompjuterin, ose shkruani informacione të rëndësishme.
Gjatë funksionimit të zgjatur, pajisja mund të nxehet. Në shumicën e rasteve kjo gjendje është normale. Nëse dyshoni se pajisja
nuk punon siç duhet, dërgojeni te pika më e afërt e autorizuar e shërbimit.
Riciklimi
Gjithmonë kthejini produktet tuaja elektronike të përdorura, bateritë dhe materialet e paketimit në pika grumbullimi të
posaçme. Në këtë mënyrë ju ndihmoni në parandalimin e hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave dhe nxitni riciklimin e
materialeve. Kontrolloni për informacionin mjedisor për produktin dhe për mënyrën e riciklimit të produkteve tuaja Nokia në
www.nokia.com/werecycle, ose me një pajisje celulare, nokia.mobi/werecycle.
Mbi Menaxhimin dixhital të të drejtave
Kur përdorni këtë pajisje, zbatoni të gjitha ligjet dhe respektoni zakonet vendore, fshehtësinë dhe të drejtat e ligjshme të të
tjerëve, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Mbrojtja e të drejtave të autorit mund t'ju parandalojë të kopjoni, modifikoni
ose transferoni imazhe, muzikë dhe përmbajtje të tjera.
Pronarët e përmbajtjes mund të përdorin lloje të ndryshme teknologjish të menaxhimit dixhital të të drejtave (DRM) për të
mbrojtur pronësinë e tyre intelektuale, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Kjo pajisje shfrytëzon lloje të ndryshme
programesh DRM, për të hyrë te përmbajtjet e mbrojtura me DRM. Me këtë pajisje ju mund të hyni në përmbajtjen e mbrojtur
me WMDRM 10, OMA DRM 1.0, OMA DRM 1.0 bllokim i parakohshëm dhe OMA DRM 2.0. Nëse disa programe DRM nuk arrijnë ta
mbrojnë përmbajtjen, pronarët e përmbajtjes mund të kërkojnë që të shfuqizohet një aftësi e tillë e programit DRM, për të hyrë
në një përmbajtje të re të mbrojtur me DRM. Shfuqizimi mund të parandalojë përtëritjen e përmbajtjes së mbrojtur me DRM që
është tashmë në pajisjen tuaj. Shfuqizimi i programeve të tilla DRM, nuk ndikon në përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur me
lloje të tjera DRM-je ose në përdorimin e përmbajtjes që nuk mbrohet me DRM.
Përmbajtja e mbrojtur me menaxhimin dixhital të të drejtave (DRM) shitet e shoqëruar me një licensë, e cila përcakton të drejtat
tuaja për përdorimin e përmbajtjes.
Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të mbro jtur me OMA DRM, për të bërë kopje rezervë të licencave dhe të përmbajtjes, përdorni
funksionin për kopjet rezervë të Nokia Ovi Suite.
Metodat e tjera të transferimit mund të mos transferojnë licencat që duhet të rikthehen me përmbajtjen, në mënyrë që të mund
të vazhdoni përdorimin e përmba jtjes së mbrojtur me OMA DRM pas formatimit të kujtesës së pajisjes. Juve mund t'ju duhet
gjithashtu ta riktheni licencën, në rast se dëmtohen skedarët në pajisjen tuaj.
Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të mbrojtur me WMDRM, licenca së bashku me përmbajtjen do të humbasin nëse formatohet
kujtesa e pajisjes. Ju mund të humbni gjithashtu licencat dhe përmbajtjen nëse dëmtohen skedarët në pajisjen tuaj. Humbja e
licencave ose e përmbajtjes mund ta kufizojë aftësinë tuaj për ripërdorimin e të njëjtës përmbajtje në pajisjen tuaj. Për më
tepër informacion, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Disa licenca mund të jenë të lidhura me një kartë të veçantë SIM dhe në përmbajtjen e mbrojtur mund të hyhet vetëm nëse
karta SIM është futur në pajisje.
58Informacioni për produktin dhe sigurinë
Informacion shtesë për sigurinë
Nikeli
Shënim: Sipërfaqja e kësaj pajisjeje nuk përmban nikel në veshjen e saj. Sipërfaqja e kësaj pajisjeje përmban çelik të
paoksidueshëm.
Fëmijët e vegjël
Pajisja juaj dhe pajisjet ndihmëse të saj nuk janë lodra. Ato mund të përmbajnë pjesë të vogla. Mbajini larg nga fëmijët e vegjël.
Ambienti i përdorimit
Kjo pajisje i përmbush orientimet për ekspozimin ndaj RF-së në pozicionin normal të përdorimit pranë veshit ose të paktën 1,5
centimetra (5/8 inç) larg nga trupi. Çdo këllëf, kapse për rripin ose mbajtëse për përdorim në kontakt me trupin, nuk duhet të
përmbajë pjesë metalike dhe duhet ta vendosë pajisjen në largësinë e lartpërmendur nga trupi juaj.
Dërgimi i skedave me të dhëna ose i mesazheve kërkon një lidhje me cilësi me rrjetin. Skedat me të dhëna ose mesazhet mund
të pezullohen, derisa të disponohet një lidhje e tillë. Ndiqni udhëzimet për largësinë nga trupi derisa të përfundojë transmetimi.
Pajisjet mjekësore
Funksionimi i pajisjes radiotransmetuese, duke përfshirë edhe telefonat celularë, mund të ndërhyjë në funksionimin e pajisjeve
mjekësore të pambrojtura mirë. Konsultohuni me një mjek ose me prodhuesin e pajisjes mjekësore, për të përcaktuar nëse ato
janë blinduar mirë për t’u mbrojtur nga energjia e jashtme e RF-së. Fikni telefonin kur rregullat e afishuar ju udhëzojnë që të
veproni kështu, për shembull, në spitale.
Pajisjet mjekësore të transplantuara
Prodhuesit e pajisjeve mjekësore rekomandojnë një largësi minimale prej 15,3 centimetrash (6 inç) midis një pajisjeje celulare
dhe një pajisjeje mjekësore të implantuar, siç është një stimulues kardiak ose defibrilator kardioverter i implantuar, në mënyrë
që të shmanget ndërhyrja e mundshme me pajisjen mjekësore. Personat që kanë pajisje të tilla duhet:
•Ta mbajnë pajisjen gjithmonë në një largësi më të madhe se 15,3 centimetra (6 inç) nga pajisja mjekësore.
•Të mos e mbajnë pajisjen në xhepa afër gjoksit.
•Ta mbajnë pajisjen celulare në veshin në anën e kundërt të pajisjes mjekësore.
•Mbylleni pajisjen celulare, nëse keni ndonjë arsye të dyshoni se po shkaktohet ndërhyrje.
•Të ndjekin udhëzimet e prodhuesit të pajisjes mjekësore të implantuar.
Nëse keni pyetje rreth përdorimit të pajisjes suaj celulare bashkë me një pajisje mjekësore të transplantuar, këshillohuni me
mjekun tuaj.
Dëgjimi
Paralajmërim:
Gjatë përdorimit të kufjeve, mund të mos dëgjoni tingujt e ambientit që ju rrethon. Mos i përdorni kufjet atëherë kur ato mund
të rrezikojnë sigurinë tuaj.
Disa pajisje celulare mund të shkaktojnë ndërhyrje në disa aparate dëgjimi.
Automjetet
Sinjalet radiofonike mund të ndikojnë në sistemet elektronike të pablinduara ose të painstaluara mirë të automjeteve siç janë:
sistemi elektronik i injeksionit të karburantit, sistemi elektronik kundër bllokimit të rrotave gjatë frenimit, sistemi elektronik
i kontrollit të shpejtësisë dhe sistemi i jastëkëve të ajrit. Për informacion të mëtejshëm, pyesni prodhuesin e automjetit tuaj
ose të aparaturave të tij.
Informacioni për produktin dhe sigurinë59
Vetëm personeli i kualifikuar duhet të instalojë pajisjen në automjet. Shërbimi ose instalimi i gabuar mund të jetë i rrezikshëm
dhe mund ta zhvlerësojë garancinë tuaj. Kontrolloni rregullisht nëse të gjitha aparaturat e pajisjes celulare të instaluara në
automjetin tuaj, janë të vendosura dhe punojnë si duhet. Mos ruani ose transportoni lëngje djegëse, gaze ose materiale
eksplozive në të njëjtën kabinë me pajisjen, pjesët ose pajisjet e saj ndihmëse. Mos harroni që jastëkët e ajrit fryhen me shumë
forcë. Mos e vendosni pajisjen tuaj ose pajisjet ndihmëse në zonën e hapjes së jastëkëve të ajërit.
Mbylleni pajisjen para se të hipni në aeroplan. Përdorimi në aeroplan i pajisjeve celulare mund të jetë i rrezikshëm për
funksionimin e aeroplanit dhe mund të jetë i paligjshëm.
Ambientet e mundshme shpërthyese
Fikeni pajisjen tuaj në çdo zonë me një atmosferë të mundshme shpërthyese. Zbatoni të gjitha udhëzimet e afishuara. Shkëndijat
në zonat e tilla mund të shkaktojnë shpërthim ose zjarr, duke pasur si pasojë plagosjen trupore ose vdekjen. Fikeni pajisjen në
pikat e rimbushjes me karburant si p.sh. pranë pompave të karburantit në stacionet e shërbimit. Vëzhgoni kufizimet në depot,
magazinat dhe zonat e shpërndarjes së lëndëve djegëse; uzinat kimike; ose aty ku janë duke u zhvilluar shpërthime. Zonat me
një atmosferë të mundshme shpërthyese janë shpesh, por jo gjithmonë, të piketuara qartë. Ato përfshijnë zonat ku këshilloheni
ta fikni motorin e automjetit tuaj, poshtë kuvertës në anije, në impiantet e transferimit ose të ruajtjes së kimikateve dhe aty
ku ajri përmban lëndë kimike ose grimca të tilla si kokërriza pluhuri ose metalesh. Ju duhet të këshilloheni me prodhuesit e
automjeteve që përdorin gaz natyror të lëngëzuar (të tillë si propani ose butani), për të përcaktuar nëse kjo pajisje mund të
përdoret pa rrezik në afërsi të tyre.
Kryeni një thirrje urgjence
1Sigurohuni që pajisja është e ndezur.
2Kontrolloni për një forcë të mjaftueshme të sinjalit. Mund të duhet gjithashtu që të kryeni të mëposhtmet:
•Futni një kartë SIM.
•Çaktivizoni kufizimet e thirrjeve që keni aktivizuar për pajisjen tuaj, si bllokimi i thirrjeve, formimi i fiksuar i numrit
ose grupi i mbyllur i përdoruesit.
•Sigurohuni që profili jashtë linje ose i fluturimit nuk është aktivizuar.
•Nëse ekrani dhe butonat e pajisjes janë të bllokuar, zhbllokojini.
3Shtypni vazhdimisht tastin e mbylljes, deri sa të shfaqet ekrani bazë.
4Futni numrin zyrtar të urgjencës për vendndodhjen tuaj aktuale. Numrat telefonikë të urgjencës ndryshojnë sipas vendit.
5Shtypni butonin e thirrjes.
6Jepni të gjithë informacionet e nevojshme sa më saktë të jetë e mundur. Mos e përfundoni thirrjen derisa t’ju japin lejen
për ta përfunduar.
I rëndësishëm: Aktivizoni thirrjet në internet dhe në telefonin celular, nëse pajisja juaj mbështet thirrjet në internet.
Pajisja mund të përpiqet të kryejë thirrje urgjence si nëpërmjet rrjeteve celulare ashtu dhe nëpërmjet ofruesit tuaj të thirrjeve
në internet. Nuk mund të garantohet lidhja në të gjitha kushtet. Kurrë mos u mbështetni vetëm në pajisjet celulare për
komunikimet thelbësore siç janë urgjencat mjekësore.
Mbroni pajisjen tuaj nga përmbajtje të dëmshme
Pajisja juaj mund të jetë e ekspozuar ndaj viruseve dhe përmbajtjeve të tjera të dëmshme. Merni masat e mëposhtme
parandaluese:
•Kini kujdes kur të hapni mesazhet. Ato mund të përmbajnë programe keqdashëse ose mund të dëmtojnë pajisjen ose
kompjuterin tuaj.
•Kini kujdes kur pranoni kërkesa për lidhje, shfle toni internetin ose shkarkoni përmbajtje. Mos pranon i lidhje me Bluetooth
nga burime që nuk i besoni.
•Instaloni dhe përdorni vetëm shërbime dhe softuerë nga burime që i besoni dhe që ofrojnë mbrojtje dhe siguri të
përshtatshme.
60E drejta e autorit dhe njoftime të tjera
•Instaloni programe antiviruse dhe programeve të tjera mbrojtëse në pajisjen tuaj dhe në çdo kompjuter të lidhur. Përdorni
vetëm një aplikim antivirus në një kohë të caktuar. Përdorimi i më shumë mund të ndikojë në rendimentin dhe
funksionimin e pajisjes dhe/ose kompjuterit.
•Nëse hyni në preferenca dhe lidhje të parainstaluara të faqeve të internetit të palëve të treta, merrni masat e duhura.
Nokia nuk i miraton dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për faqe të tilla.
Informacioni për vërtetimin (SAR)
Kjo pajisje celulare i përmbush orientimet për ekspozimin ndaj valëve të radios.
Pajisja juaj celulare është një radiotransmetuese dhe radiomarrëse. Ajo është projektuar që të mos e kalojë kufirin e ekspozimit
ndaj radiovalëve që është rekomanduar nga orientimet ndërkombëtare. Këto orientime janë zhvilluar nga organizata e pavarur
shkencore ICNIRP dhe përfshijnë kufijtë e sigurisë të projektuara për të siguruar mbrojtjen e të gjithë personave, pavarësisht
nga mosha dhe gjendja shëndetësore.
Orientimet e ekspozimit për pa jisjet celulare përdorin një njësi matëse të njohur si Koeficienti Specifik i Absorbimit, ose SAR.
Kufiri i SAR-it i deklaruar në orientimet e ICNIRP-së është 2,0 vat/kilogram (W/kg) për mesatarisht dhjetë gram ind. Testet për
SAR-in janë kryer duke përdorur pozicione standarde të përdorimit, me pajisjen që transmeton në nivelin më të lartë (të
vërtetuar) të fuqisë së saj, në të gjitha zonat e testuara të frekuencave. Niveli aktual i SAR-it të një pajisjeje në funksionim mund
të jetë më poshtë se vlera maksimale, sepse pajisja është projektuar për të shfrytëzuar vetëm fuqinë e kërkuar për të kapur
rrjetin. Kjo sasi ndryshon në varësi të një numri faktorësh si p.sh. nga distanca midis jush dhe stacionit bazë të rrjetit.
Vlera më e lartë e SAR-it, sipas udhëzimeve të ICNIRP-së për përdorimin e pajisjes në vesh është 1,25 W/kg .
Përdorimi i pajisjeve ndihmëse të pajisjes, mund të ketë si rezultat ndryshimin e vlerave të SAR-it. Vlerat e SAR-it mund të
ndryshojnë në varësi të kërkesave kombëtare të raportimit dhe testimit, si dhe bandës së rrjetit. Informacion shtesë për SARin mund të jepet në informacionin e produktit në adresën www.nokia.com.
E drejta e autorit dhe njoftime të tjera
DEKLARATA E KONFORMITETIT
Me këtë deklaratë, NOKIA CORPORATION deklaron se ky produkt RM-640/RM-776 është në përputhje me kërkesat themelore dhe
dispozitat e tjera përkatëse të direktivës 1999/5/EC. Një kopje të Deklaratës së Konformitetit mund ta gjeni në adresën http://
www.nokia.com/phones/declaration_of_conformity/.
Nokia, Nokia Con necting People, Ovi, Nokia Xpre ss print, mesazheria audio Noki a Xpress dhe Navi janë marka t ë depozituara
malli ose marka të regjistruara malli të Korporatës Nokia. Nokia tune është shenjë zanore e Korporatës Nokia. Emrat e tjerë të
produkteve dhe të shoqërive të përmendura këtu, mund të jenë marka të pronarëve të tyre përkatës.
Ndalohet riprodhimi, transferimi, shpërndarja ose ruajtja e një pjese ose e të gjithë përmbajtjes së këtij dokumenti në çfarëdolloj
forme, pa lejen paraprake me shkrim të Nokia-s. Nokia zbaton një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. Nokia ka të drejtën
për të bërë ndryshime dhe përmirësime të produkteve që përshkruhen në këtë dokument, pa njoftim paraprak.
Includes RSA BSAFE cryptographic or security protocol software from RSA Security.
E drejta e autorit dhe njoftime të tjera61
Java and all Java-based marks are trademarks or registered trademarks of Sun Microsystems, Inc.
Ky produkt është i licencuar nën Licencën e Por tof oli t të Pat ent ës M PEG -4 V isu al ( i) p ër p ërd ori m pe rso nal dhe jot reg tar në l idhje
me informacionet që janë koduar në përputhje me Standardin MPEG-4 Visual nga një klient i përfshirë në aktivitet personal dhe
jotregtar dhe (ii) për përdorim në lidhje me videon MPEG-4 të siguruar nga një ofrues i licencuar i videos. Asnjë licencë nuk jepet
apo të nënkuptojë për përdorim tjetër. Informacione të tjera, përfshirë informa cione në lidhje me përdorimet reklamuese, të
brendshme dhe tregtare, mund të merren nga MPEG LA, LLC. Shikoni http://www.mpegla.com.
Në shkallën maksimale të lejuar nga ligji në fuqi, Nokia ose licensuesit e saj nuk do të jenë në asnjë rast përgjegjës për humbjen
e të dhënave ose të të ardhurave ose për çfarëdolloj dëmtimi të veçantë, të rastësishëm, rrjedhimor ose të tërthortë, sido që
të jetë shkaktuar.
Përmbajtja e këtij dokumenti ofrohet "pa ndryshim". Me përjashtim të rasteve kur kërkohet nga ligji në fuqi, nuk jepet asnjë
lloj garancie, e shprehur apo e nënkuptuar, duke përfshirë, por pa u kufizuar në garancitë e nënkuptuara të tregtueshmërisë
dhe të volitshmërisë për një qëllim të caktuar, në lidhje me saktësinë, rregullshmërinë ose përmbajtjen e këtij dokumenti. Nokia
rezervon të drejtën ta rishikojë këtë dokument ose ta tërheqë atë në çdo kohë, pa njoftim paraprak.
Disponueshmëria e produkteve, funksioneve, aplikimeve dhe shërbimeve mund të ndryshojë sipas rajonit. Për më shumë
informacione, kontaktoni me shitësin e Nokia-s ose ofruesin tuaj të shërbimit. Kjo pajisje mund të përmbajë artikuj, teknologji
ose programe që i nënshtrohen ligjeve dhe rregullave të eksportit nga SHBA-ja dhe vendet e tje ra. Ndalohet shmangia nga këto
rregulla në kundërshtim me ligjin.
Nokia nuk jep garanci ose mban ndonjë përgjegjësi për funksionalitetin, përmbajtjen ose ndihmën për përdoruesin për aplikime
të palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj. Duke përdorur një aplikim, ju pranoni që aplikimi ofrohet siç është. Nokia nuk
kryen ndonjë përfaqësim, nuk jep garanci ose mban përgjegjësi për funksionalitetin, përmbajtjen ose ndihmën për përdoruesin
për aplikime të palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj.
NJOFTIM I FCC/INDUSTRY CANADA
Pajisja juaj mund të shkaktojë ndërhyrje në TV ose në radio (për shembull, kur përdorni një telefon në afërsi të pajisjes marrëse).
FCC-ja ose Industry Canada mund t’ju kërkojnë ta ndaloni përdorimin e telefonit tuaj nëse nuk mund të eliminohet një ndërhyrje
e tillë. Nëse keni nevojë për ndihmë, kontaktoni me pikën tuaj lokale të shërbimit. Kjo pajisje është në përputhje me pjesën 15
të rregullave FCC dhe standardit(eve) RSS përjashtuar nga licenca e Industry Canada. Funksionimi i nënshtrohet dy kushteve të
mëposhtme: (1) Kjo pajisje nuk mund të shkaktojë ndërhyrje të dëmshme dhe (2) kjo pajisje duhet të pranojë çdo ndërhyrje
që merr, duke përfshirë ndërhyrje që mund të shkaktojnë funksionim të padëshiruar. Çdo ndryshim ose modifikim i pamiratuar
posaçërisht nga Nokia, mund të shfuqizojë autoritetin e përdoruesit për të përdorur këtë pajisje.
Ndërrim telefoni14
ndezja/fikja e pajisjes10
ngarkimi i baterisë8, 56
ngarkimi me USB8
Nokia Messaging
— shërbimet e bisedimit (IM)30
Nokia Ovi Player40
Nokia Ovi Suite40
numri IMEI10
O
ora40, 41
ora dhe data40
ora me zile41
Ovi by Nokia39
Ovi Player
Shikoni Nokia Ovi Player
Ovi Suite
Shikoni Nokia Ovi Suite
P
pajisja
— ndezja/fikja10
64Treguesi
përditësimet
— softueri i pajisjes16, 17
përditësimet e softuerit16, 17
personalizimi i pajisjes suaj31, 32, 33
pikturat
riciklimi55
rikthimi i cilësimeve18
rikthimi i të dhënave19
Rr
rripi9
rrjetet sociale51
S
sinkronizim18
SMS (shërbim mesazhi i shkurtër)26
Sh
Shënimet43
shënimet e ditëlindjeve42
shënimet e përvjetorëve42
shënimet e takimeve42
shërbimet e bisedës (IM)30
shërbimet e bisedimit (IM)30
Shërbimet Ovi të Nokia-s39
shfletues50
Shikoni shfletuesi i uebit
shfletues uebi
— kujtesë e përkohshme50
— shfletimi i faqeve50
— skedarë spiun50
shfletuesi50
shfletuesi i web-it50
shkarkimet
— aplikimet51
— lojërat51
shkurtoret13, 31, 32
T
tastet dhe pjesët përbërëse5
tonet33
tonet e ziles33
transferim përmbajtje37
transferim përmbajtjeje14
transferimi i përmbajtjes36, 46
treguesit13
Th
thirrja e shpejtë23
thirrje
— urgjencë59
thirrje urgjence59
thirrjet