DEKLARATA E KONFORMITETIT
Me këtë, KORPORATA E NOKIA-s deklaron se ky produkt RH-99/RH-105
është në përputhje me kërkesat themelore dhe dispozitat e tjera përkatëse
të direktivës 1999/5/EC. Një kopje të Deklaratës së Konformitetit mund ta
gjeni në adresën http://www.nokia.com/phones/
declaration_of_conformity/.
Nokia, Nokia Connecting People dhe Navi janë marka të depozituara malli
ose marka të regjistruara të Korporatës Nokia. Melodia e Nokia-s është
shenjë zanore e Korporatës Nokia. Emrat e tjerë të produkteve dhe të
shoqërive të përmendura këtu, mund të jenë marka të pronarëve të tyre
përkatës.
Ndalohet riprodhimi, transferimi, shpërndarja ose ruajtja e një pjese ose
e të gjitha përmbajtjeve në këtë dokument në çfarëdolloj forme, pa lejen
paraprake me shkrim të Nokia-s.
Nokia zbaton një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. Nokia ka të drejtën
për të bërë ndryshime dhe përmirësime të produkteve që përshkruhen në
këtë dokument pa njoftim paraprak.
NË SHKALLËN MAKSIMALE TË LEJUAR NGA LIGJI NË FUQI, NOKIA OSE
LICENSUESIT E SAJ NUK DO TË JENË NË ASNJË RAST PËRGJEGJËS PËR
HUMBJEN E TË DHËNAVE OSE TË TË ARDHURAVE OSE PËR ÇFARËDOLLOJ
DËMTIMI TË VEÇANTË, TË RASTËSISHËM, RRJEDHIMOR OSE TË TËRTHORTË
SIDO QË TË JETË SHKAKTUAR.
PËRMBAJTJA E KËTIJ DOKUMENTI OFROHET “PA NDRYSHIM”. ME
PËRJASHTIM TË RASTEVE KUR KËRKOHET NGA LIGJI NË FUQI, NUK JEPET
ASNJË LLOJ GARANCIE, E SHPREHUR APO E NËNKUPTUAR, DUKE
PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NGA GARANCITË E NËNKUPTUARA TË
TREGTUESHMËRISË DHE TË VOLISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR, NË
LIDHJE ME SAKTËSINË, RREGULLSHMËRINË OSE PËRMBAJTJEN E KËTIJ
DOKUMENTI. NOKIA REZERVON TË DREJTËN TA RISHIKOJË KËTË
DOKUMENT OSE TA TËRHEQË ATË NË ÇDO KOHË, PA NJOFTIM PARAPRAK.
Disponueshmëria e prodhimeve të caktuara dhe aplikacioneve si dhe
shërbimeve për këta prodhime mund të dallojë mvarësishtë nga regjioni.
Kontaktoni me shitësin tuaj të Nokia-s për hollësitë dhe disponueshmërinë
e mundësive të gjuhës.
Kontrollet e eksportit
Kjo pajisje mund të përmbajë artikuj, teknologji ose programe që i
nënshtrohen ligjeve dhe rregullave të eksportit nga SHB-ja dhe vendet
e tjera. Ndalohet përvetësimi i paligjshëm.
9202554/Botimi 3 SQ
Përmbajtja
Për sigurinë tuaj ...................................................................... 5
Multi libri i telefonave......................................................................................... 20
3. Informacioni për baterinë................................................ 21
Ngarkimi dhe shkarkimi ...................................................................................... 21
Orientimet e origjinalitetit të baterive Nokia............................................... 23
Kujdesi dhe mirëmbajtja....................................................... 27
Informacioni shtesë mbi sigurinë......................................... 30
4
Për sigurinë tuaj
Lexoni këto orientime të thjeshta. Mosndjekja e tyre mund të jetë
e rrezikshme ose ilegale. Për informacion të mëtejshëm lexoni me
hollësi udhëzuesin e përdoruesit.
HAPENI ME KUJDES
Mos e hapni pajisjen kur përdorimi i telefonit celular
është i ndaluar ose kur ai mund të shkaktojë
ndërhyrje ose rrezik.
SIGURIA NË RRUGË ËSHTË PARËSORE
Zbatoni të gjitha ligjet lokale. Kur jeni duke ngarë
automjetin, mbajini duart gjithmonë të lira për ta
komanduar atë. Gjatë ngarjes së automjetit rëndësi
parësore duhet të ketë siguria në rrugë.
NDËRHYRJA
Të gjitha pajisjet celulare mund të jenë të ndjeshme
ndaj ndërhyrjes e cila mund të ndikojë në
funksionimin e tyre.
MBYLLENI NË SPITALE
Ndiqni të gjitha masat kufizuese. Mbylleni pajisjen
kur jeni pranë aparaturave mjekësore.
5
MBYLLENI NË AEROPLAN
Ndiqni të gjitha masat kufizuese. Pajisjet celulare
mund të shkaktojnë ndërhyrje në aeroplan.
MBYLLENI KUR JENI DUKE MBUSHUR AUTOMJETIN ME
KARBURANT
Mos e përdorni pajisjen në një pikë karburanti.
Mos e përdorni afër lëndëve djegëse ose kimike.
MBYLLENI AFËR SHPËRTHIMEVE
Ndiqni të gjitha masat kufizuese. Mos e përdorni
pajisjen gjatë një shpërthimi.
PËRDORENI ME ARSYE
Përdoreni vetëm në pozicion normal ashtu si
shpjegohet në dokumentacionin e produktit.
Mos e prekni pa arsye rajonin e antenës.
SHËRBIMI I KUALIFIKUAR
Këtë produkt mund ta instalojë ose riparojë vetëm
një personel i kualifikuar.
PAJISJET NDIHMËSE DHE BATERITË
Përdorni vetëm pajisje ndihmëse dhe bateri të
aprovuara. Mos lidhni produkte që nuk përputhen.
REZISTENCA NDAJ UJIT
Pajisja juaj nuk i reziston ujit. Mbajeni të thatë.
6
KOPJET REZERVË
Kini parasysh që të bëni kopje rezervë ose të mbani
një shënim me shkrim për të gjithë informacionin
e rëndësishëm të ruajtur në pajisjen tuaj.
LIDHJA ME PAJISJE TË TJERA
Kur ta lidhni me ndonjë pajisje tjetër, lexoni
udhëzuesin e përdoruesit të asaj pajisjeje për
udhëzime të detajuara të sigurisë. Mos lidhni
produkte që nuk përputhen.
THIRRJET E URGJENCËS
Sigurohuni që funksioni i telefonit të pajisjes është
i hapur dhe në shërbim. Shtypni butonin e
përfundimit aq here sa të jetë e nevojshme për të
pastruar hapësirën e shfaqjes dhe për t’u kthyer në
ekranin fillestar. Fusni numrin e urgjencës dhe më
pas shtypni butonin e thirrjes. Jepni vendndodhjen
tuaj. Mos e përfundoni thirrjen derisa t’ju japin lejen
për ta përfunduar.
■
Rreth pajisjes suaj
Pajisja celulare e përshkruar në këtë udhëzues, është aprovuar për
përdorim në rrjetet GSM 900 dhe GSM 1800. Për më tepër
informacion rreth rrjeteve, kontaktoni me furnizuesin tuaj të
shërbimit.
7
Kur të përdorni funksionet e kësaj pajisjeje, zbatoni të gjitha ligjet
dhe respektoni zakonet lokale të drejtat private dhe të ligjshme të
të tjerëve, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit.
Paralajmërim: Për të përdorur çfarëdolloj veçorie të
kësaj pajisjeje, përveç ziles së orës, pajisja duhet të jetë
e hapur. Mos e hapni pajisjen kur përdorimi i pajisjeve
celulare mund të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik.
■
Shërbimet e rrjetit
Për të përdorur telefonin ju duhet të keni shërbim nga një
furnizues i shërbimit celular. Disa nga funksionet kërkojnë
funksione të veçanta të rrjetit. Këto funksione nuk disponohen në
të gjitha rrjetet; rrjetet e tjera mund të kërkojnë që të bëni
marrëveshje të posaçme me furnizuesin tuaj të shërbimit përpara
se të mund të përdorni shërbimet e rrjetit. Furnizuesi juaj i
shërbimit mund t’ju japë udhëzime dhe t’ju shpjegojë se çfarë
tarifash do të përdorë. Disa rrjete mund të kenë kufizime gjë e cila
ndikon në mënyrën që mund të përdorni shërbimet e rrjetit. Për
shembull, disa rrjete mund të mos mbështesin të gjitha shërbimet
si dhe shkronjat që varen nga gjuhët.
Furnizuesi juaj i shërbimit mund të ketë bërë kërkesë që në
pajisjen tuaj të nxjerrë jashtë përdorimit ose të mos aktivizojë,
disa funksione të caktuara. Në këtë rast, këto funksione nuk do
të shfaqen në menynë e pajisjes suaj. Pajisja juaj mund të ketë
8
gjithashtu një konfigurim të veçantë si p.sh. ndryshime në emrat
e menysë, në renditjen e menysë dhe të ikonave. Për informacion
të mëtejshëm, kontaktoni me furnizuesin tuaj të shërbimit.
■
Ndihmë nga Nokia në Web
Kontrolloni www.nokia.com/support ose sajtin vendor të Nokia-s
në ueb për versionin më të fundit të këtij udhëzuesi, për
informacion shtesë, për shkarkime dhe për shërbime që kanë të
bëjnë me produktin tuaj Nokia.
1.Fillimi
■ Vendosja e kartës SIM dhe e baterisë
Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin përpara
se të hiqni baterinë.
Mbajini të gjitha kartat SIM larg nga fëmijët e vegjël.
Për disponueshmërinë dhe informacion rreth përdorimit të
shërbimeve të kartës SIM, kontaktoni me shitësin e kartës suaj
SIM. Ai mund të jetë ofruesi i shërbimit, operatori i rrjetit, ose
ndonjë shitës tjetër.
Ky telefon është krijuar për t'u përdorur me BL-5CA
baterinë.
9
1. Shtyjeni kapakun e prapëm për ta zhvendosur atë (1).
Ngrijeni dhe hiqeni baterinë (2).
2. Me kujdes ngrini mbajtësin e kartës SIM nga pjesëza
me gisht e telefonit (3). Vendosni kartën SIM në
mbajtës, në mënyrë të tillë që cepi i prerë të jetë në
qoshen e sipërme djathtas dhe sipërfaqja e kontaktit
ngjyrë ari të jetë duke parë nga poshtë (4). Mbylleni
mbajtësin e kartës SIM (5) dhe shtypeni atë për ta
kyçur në vendin e tij.
3. Vendosni përsëri në vend baterinë dhe mbulesën
e pasme (6, 7).
10
Shënim: Gjithmonë, para se të hiqni mbulesën, mbyllni
fuqinë dhe shkëpusni ngarkuesin si dhe çfarëdo lloj
pajisje tjetër. Gjatë ndërrimit të kapakëve, përpiquni që
të mos prekni elementet elektronike. Pajisjen mbajeni
dhe përdoreni gjithmonë me kapakët të bashkëngjitur.
■
Ngarkimi i baterisë
Paralajmërim: Me këtë model të veçantë
përdorni vetëm bateri, ngarkues dhe pajisje
ndihmëse të aprovuara nga Nokia. Përdorimi i çdo
lloji tjetër mund të zhvlerësojë çdo aprovim ose
garanci dhe mund të jetë i rrezikshëm.
Kontrolloni numrin e modelit të çdo ngarkuesi para se ta
përdorni me këtë pajisje. Kjo pajisje është planifikuar të
përdoret kur furnizohet me fuqi nga një ngarkues AC-3.
Për disponueshmërinë e pajisjeve ndihmëse të aprovuara,
luteni të kontaktoni me shitësin tuaj. Kur shkëpusni
kordonin e energjisë të çdo pajisjeje ndihmëse, kapni dhe
tërhiqni spinën dhe jo kordonin.
11
1. Lidheni ngarkuesin me një prizë
korrenti në mur.
2. Lidheni ngarkuesin me telefonin.
Shiriti i treguesit të baterisë fillon të
lëvizë. Kur bateria është plotësisht e ngarkuar, shiriti
nuk lëviz më.
Këshilla: Të kurseni energji, çkyqeni mbushësin kur
bateria është plotësisht e mbushur.
Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të kalojnë
pak minuta para se të shfaqet në ekran treguesi i
ngarkimit ose para se të bëhet ndonjë thirrje.
■ Hapja dhe mbyllja
Shtypni dhe mbani të shtypur
butonin e përfundimit.
Përdoreni telefonin vetëm
në pozicionin e tij normal
të funksionimit.
Pajisja juaj ka një antenë të
brendshme.
12
Loading...
+ 25 hidden pages
You need points to download manuals.
1 point = 1 manual.
You can buy points or you can get point for every manual you upload.