Nokia 1110 User's Guide [sq]

Manuali i përdoruesit për Nokia 1110
9240194
Vëllimi3
DEKLARATA E PËRPUTHJES Ne, KORPORATA E NOKIAS deklarojmë, nën përgjegjësinë tonë, se produkti RH-70 është në përputhje me dispozitat e Direktivës së Këshillit që vijon: 1999/5/EC.
Një kopje të Deklaratës së Përputhjes mund ta gjeni në http://www.nokia.com/phones/declaration_of_conformity/.
Të drejtat e autorit © 2006 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të autorit.
Ndalohet riprodhimi, transferimi, shpërndarja ose ruajtja e një pjese ose e të gjitha përmbajtjeve në këtë dokument në çfarëdolloj forme, pa lejen paraprake me shkrim të Nokias.
US Patent No 5818437 and other pending patents. T9 text input software Copyright (C) 1997-2005. Tegic Communications, Inc. All rights reserved.
Nokia, Nokia Connecting People, Xpress-on janë markat ose markat e regjistruara të Korporatës së Nokias. Emrat e tjerë të produkteve dhe të shoqërive të përmendura këtu mund të jenë marka të pronarëve përkatës të tyre.
Tingulli Nokia është një shenjë zanore e Korporatës Nokia.
Nokia përdor një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. Nokia ka të drejtën t’i bëjë ndryshime dhe përmirësime çdo produkti nga ata të përshkruar në këtë dokument, pa njoftim paraprak.
Nokia nuk do të jetë përgjegjëse në asnjë rast për çdolloj humbjeje të të dhënave ose të të ardhurave ose të çdolloj dëmtimi të tërthortë, të veçantë, të rastësishëm ose shkakësor sido që të jetë shkaktuar.
Përmbajtja e këtij dokumenti jepet “pa ndryshime”. Me përjashtim të rasteve kur kërkohet nga ligji në fuqi, nuk jepet asnjë lloj garancie, e shprehur apo e nënkuptuar, duke përfshirë, por pa kufizuar, garancitë e nënkuptuara të tregtueshmërisë dhe të volisë për një qëllim të caktuar, në lidhje me saktësinë, besueshmërinë ose përmbajtjet e këtij dokumenti. Nokia rezervon të drejtën ta rishikojë këtë dokument ose ta tërheqë atë në çdo kohë, pa njoftim paraprak.
Disponueshmëria e produkteve të veçanta mund të ndryshojë sipas rajoneve. Jeni të lutur të kontaktoni shitësin më të afërt të Nokia-s.
KJO PAJISJE MUND TE PËRMBAJË PRODUKTE, TEKNOLOGJI OSE PROGRAME KOMPJUTERIKE QE U NËNSHTROHEN LIGJEVE DHE RREGULLOREVE TE EKSPORTIT NGA SH.B.A. DHE VENDET E TJERA. NDRYSHIME NE KUNDËRSHTIM ME LIGJIN JANË TE NDALUARA.
9240194/Vëllimi 3

Përmbajtja

Për sigurinë tuaj................................................................................................................................... 6
Informacioni i përgjithshëm................................................................................................................ 9
Kodet e përdorimit ................................................................................................................................................................................. 9
Kujtesa e përbashkët ............................................................................................................................................................................. 9
1. Fillimi............................................................................................................................................... 10
Si të fillojmë.......................................................................................................................................................................................... 10
Vendosja e kartës SIM dhe baterisë ............................................................................................................................................... 10
Zëvendësimi i baterisë ....................................................................................................................................................................... 11
Ndezja dhe fikja ................................................................................................................................................................................... 12
Gjendja demo........................................................................................................................................................................................ 12
Shkurtoret në gjendjen e gatishmërisë ......................................................................................................................................... 12
Bllokimi i tastierës............................................................................................................................................................................... 13
2. Funksionet e thirrjes ...................................................................................................................... 14
Kryerja dhe përgjigja e një thirrjeje................................................................................................................................................ 14
Altoparlanti ........................................................................................................................................................................................... 14
3. Shkrimi i tekstit ............................................................................................................................. 15
4. Funksionet e menysë...................................................................................................................... 16
Mesazhet ............................................................................................................................................................................................... 16
Kontaktet ............................................................................................................................................................................................... 18
Regjist. thirrje....................................................................................................................................................................................... 19
Cilësimet ................................................................................................................................................................................................ 19
Ora ........................................................................................................................................................................................................... 22
Kujtesat .................................................................................................................................................................................................. 23
Shtesat.................................................................................................................................................................................................... 23
Shërbimet SIM...................................................................................................................................................................................... 24
4Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
5. Informacioni i baterisë .................................................................................................................. 25
Ngarkimi dhe shkarkimi..................................................................................................................................................................... 25
Orientimet e origjinalitetit të baterive Nokia ............................................................................................................................. 26
6. Pajisjet ndihmëse............................................................................................................................ 28
Kujdesi dhe mirëmbajtja.................................................................................................................... 29
Informacion shtesë për sigurinë ....................................................................................................... 30
5Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.

Për sigurinë tuaj

Lexoni këto orientime të thjeshta. Mosndjekja e tyre mund të jetë e rrezikshme ose ilegale. Për informacion të mëtejshëm lexoni me hollësi udhëzuesin e përdoruesit.
HAPENI ME KUJDES
Mos e hapni telefonin kur përdorimi i telefonit celular është i ndaluar ose kur ai mund të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik.
SIGURIA NË RRUGË ËSHTË PARËSORE
Zbatoni të gjitha ligjet lokale. Kur jeni duke ngarë automjetin, mbajini duart gjithmonë të lira për ta komanduar atë. Gjatë ngarjes së automjetit rëndësi parësore duhet të ketë siguria në rrugë.
NDËRHYRJA
Të gjithë telefonat celularë mund të jenë të ndjeshëm ndaj ndërhyrjes e cila mund të ndikojë në funksionimin e tyre.
MBYLLENI NË SPITALE
Ndiqni të gjitha masat kufizuese. Mbylleni telefonin kur jeni pranë aparaturave mjekësore.
MBYLLENI NË AEROPLAN
Ndiqni të gjitha masat kufizuese. Pajisjet celulare mund të shkaktojnë ndërhyrje në aeroplan.
MBYLLENI KUR JENI DUKE MBUSHUR AUTOMJETIN ME KARBURANT
Mos e përdorni telefonin në një pikë karburanti. Mos e përdorni afër zjarrit ose lëndëve kimike.
MBYLLENI AFËR SHPËRTHIMEVE
Ndiqni të gjitha masat kufizuese. Mos e përdorni telefonin gjatë një shpërthimi.
PËRDORENI ME ARSYE
Përdoreni vetëm në pozicion normal ashtu si shpjegohet në dokumentacionin e produktit. Mos e prekni pa arsye antenën.
6Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
SHËRBIMI I KUALIFIKUAR
Këtë produkt mund ta instalojë ose riparojë vetëm një personel i kualifikuar.
PAJISJET NDIHMËSE DHE BATERITË
Përdorni vetëm pajisje ndihmëse dhe bateri të aprovuara. Mos lidhni produkte që nuk përputhen.
REZISTENCA NDAJ UJIT
Telefoni juaj nuk i reziston ujit. Mbajeni të thatë.
KOPJET REZERVË
Kini parasysh që të bëni kopje rezervë ose të mbani një shënim me shkrim për të gjithë informacionin e rëndësishëm të ruajtur në telefonin tuaj.
LIDHJA ME PAJISJE TË TJERA
Kur e lidhni me ndonjë pajisje tjetër, lexoni udhëzuesin e përdoruesit të asaj pajisjeje për udhëzime të detajuara të sigurisë. Mos lidhni produkte që nuk përputhen.
THIRRJET E URGJENCËS
Sigurohuni që telefoni është i hapur dhe në shërbim. Shtypni butonin e mbylljes aq herë sa të jetë e nevojshme për të pastruar hapësirën e shfaqjes dhe për t’u kthyer në ekranin fillestar. Fusni numrin e urgjencës dhe më pas shtypni butonin e thirrjes. Jepni vendndodhjen tuaj. Mos e përfundoni thirrjen derisa t’ju japin lejen për ta përfunduar.
Rreth pajisjes tuaj
Pajisja celulare e përshkruar në këtë udhëzues është aprovuar për përdorim në rrjetet EGSM 900 dhe GSM 1800. Për më tepër informacion rreth rrjeteve, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Kur të përdorni mundësitë e kësaj pajisjeje, zbatoni të gjitha ligjet dhe respektoni të drejtat private dhe legjitime të të tjerëve.
Paralajmërim: Për të përdorur çfarëdolloj mundësie të kësaj pajisjeje, përveç ziles së orës, pajisja duhet të jetë e hapur. Mos e hapni pajisjen kur përdorimi i pajisjeve celulare mund të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik.
7Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Shërbimet e rrjetit
Për të përdorur telefonin ju duhet të keni shërbim nga një ofrues i shërbimit celular. Funksionimi i shumë prej funksioneve të kësaj pajisjeje, varet nga funksionet e rrjetit celular. Këto shërbime të rrjetit mund të mos disponohen në të gjitha rrjetet ose do t’ju duhet të bëni marrëveshje specifike me ofruesin tuaj të shërbimit përpara se të shfrytëzoni shërbimet e rrjetit. Ofruesit tuaj të shërbimit mund t’i duhet t’ju japë udhëzime shtesë për përdorimin e tyre dhe t’ju shpjegojë çmimet që do të përdorë. Disa rrjete mund të k enë kufizime që ndikojnë mënyrën që mund të përdorni shërbimet e rrjetit. Për shembull, disa rrjete mund të mos mbështesin të gjitha shërbimet dhe shkronjat që varen nga gjuhët.
Ofruesi juaj i shërbimit mund të ketë bërë kërkesë që në pajisjen tuaj të nxjerrë jashtë përdorimit ose të mos aktivizojë, disa mundësi të caktuara. Në këtë rast, ato nuk do të shfaqen në menynë e pajisjes suaj. Pajisja juaj mund të ketë qenë e konfiguruar posaçërisht. Ky konfigurim mund të përfshijë ndryshime në emrat e menysë, në renditjen e menysë dhe të ikonave. Për informacion të mëtejshëm, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Ngarkuesit dhe pajisjet ndihmëse
Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin përpara se të hiqni baterinë. Kontrolloni numrin e modelit të çdo ngarkuesi para se ta përdorni me këtë pajisje. Kjo pajisje duhet të përdoret kur furnizohet
me fuqi nga ngarkues ACP-7 dhe ACP-12.
Paralajmërim: Me këtë model të veçantë përdorni vetëm bateri, ngarkues dhe pajisje ndihmëse të aprovuara për përdorim nga Nokia. Përdorimi i çdo lloji tjetër mund të zhvlerësojë çdo aprovim ose garanci dhe mund të jetë i rrezikshëm.
Për disponueshmërinë e pajisjeve ndihmëse të aprovuara, luteni të kontaktoni me shitësin tuaj.
8Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.

Informacioni i përgjithshëm

Kodet e përdorimit

• Kodi i sigurisë që jepet bashkë me telefonin, ndihmon për të mbrojtur telefonin tuaj ndaj përdorimit të paautorizuar. Kodi i paracaktuar është 12345.
• Kodi PIN që jepet bashkë me kartën SIM, ndihmon për të mbrojtur kartën ndaj përdorimit të paautorizuar.
• Kodi PIN2 që jepet me disa karta SIM, kërkohet për të përdorur disa shërbime.
• Kodet PUK dhe PUK 2 mund të jepen me kartën SIM. Nëse fusni gabim kodet PIN ose PIN 2 tre here me radhë, do t'ju kërkohet kodi PUK ose PUK 2. Nëse nuk i keni, kontaktoni ofruesin tuaj vendor të shërbimit.
Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Cilësimet e sigurimit për të caktuar mënyrën si telefoni juaj përdor kodet e përdorimit dhe përcaktimet e sigurisë.

Kujtesa e përbashkët

Funksionet e mëposhtme të kësaj pajisjeje mund të kenë kujtesë të përbashkët: Mesazhet, Kontaktet, dhe
Kompozimi. Përdorimi i një ose i disa prej këtyre funksioneve mund të reduktojë kujtesën që disponohet për
kujtesën e përbashkët të funksioneve që mbeten. Për shembull, ruajtja e shumë mesazheve teksti mund të përdorë të gjithë kujtesën e disponueshme. Pajisja juaj mund të shfaqë një mesazh që kujtesa është plot, kur ju përpiqeni të përdorni një funksion të kujtesës së përbashkët. Në këtë rast, përpara se të vazhdoni, fshini disa nga informacionet ose futjet e ruajtura në funksionet e kujtesës së përbashkët. Disa prej funksioneve, të tilla si
Kontaktet mund të kenë një sasi kujtese të përcaktuar posaçërisht për to, përveç kujtesës së përbashkët me
funksionet e tjera.
9Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.

1. Fillimi

Si të fillojmë

Kur telefoni është gati për përdorim dhe asnjë germë nuk është shkruar në të, telefoni gjendet në gjendjen e gatishmërisë.
• Intensiteti i rrjetit (1)
• Niveli i ngarkimit të baterisë (2)
• Funksionet e butonave të zgjedhjes (3)
• Butonat e zgjedhjes (4)
• Butonat e lëvizjes (5)
• Butoni i thirrjes (6)
• Butoni i mbylljes dhe i ndezjes (7)
•Tastiera(8)

Vendosja e kartës SIM dhe baterisë

Mbajini të gjitha kartat SIM në vende ku nuk mund t’i prekin fëmijët e vegjël. Për disponueshmërinë dhe informacion rreth përdorimit të shërbimeve të kartës SIM, kontaktoni me shitësin e kartës suaj
SIM. Ai mund të jetë ofruesi i shërbimit, operatori i rrjetit, ose ndonjë shitës tjetër.
Ky telefon është krijuar për t'u përdorur me baterinë BL-5C ose BL-5CA.
10Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
1. Shtypni butonin e lirimit të mbulesës së prapme (1), hapni mbulesën e prapme dhe hiqeni atë (2, 3). Ngrijeni baterinë nga pjesëza me gisht dhe hiqeni atë (4).
2. Me kujdes ngrini mbajtësin e kartës SIM nga pjesëza me gisht e telefonit (5). Vendosni kartën SIM, duke u siguruar se cepi i mbuluar është në cepin e sipërm djathtas dhe se kontakti ngjyrë ari është duke parë nga poshtë (6). Mbylleni mbajtësin e kartës SIM (7), dhe shtypeni atë për ta kyçur në vendin e tij. Vendosni baterinë (8, 9).

Zëvendësimi i baterisë

1. Lidheni ngarkuesin me një prizë të korrentit alternativ në mur.
2. Lidheni spinën e ngarkuesit me prizën në pjesën e poshtme të telefonit. Treguesi i baterisë fillon të lëvizë.
Nëse shfaqet Nuk ngarkon, prisni për njëfarë kohe, shkëputeni ngarkuesin, lidheni përsëri dhe provojeni prapë. Nëse përsëri nuk fillon ngarkimi, kontaktoni shitësin tuaj.
3. Kur bateria është plotësisht e ngarkuar, shiriti nuk lëviz më. Shkëputeni ngarkuesin nga telefoni dhe priza e korrentit alternativ.
11Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.

Ndezja dhe fikja

Shtypeni dhe mbajeni të shtypur butonin e mbylljes për disa sekonda. Përdoreni telefonin vetëm në pozicionin e tij normal të funksionimit.
Pajisja juaj ka një antenë të brendshme.
Shënim: Ashtu si dhe me çdo pajisje tjetër radiotransmetuese, mos e prekni antenën pa qenë nevoja, kur pajisja është e hapur. Kontakti me antenën ndikon në cilësinë e thirrjes dhe mund të bëjë që pajisja të funksionojë me një fuqi me nivel më të lartë se sa ai i nevojshëm. Gjatë përdorimit të pajisjes, shmangia e kontaktit me zonën e antenës bën që funksionimi i antenës si dhe jetëgjatësia e baterisë të jenë optimale.
Shënim: Shmangni prekjen e kësaj lidhje pasi është mjaft e ndjeshme ndaj shkarkimeve elektrostatike.

Gjendja demo

Mund të shihni sesi të përdorni disa funksione të telefonit tuaj. Nëse karta SIM nuk është e instaluar, zgjidhni
Demo > Themelorë, Më tepër ose Lojrat.
Nëse karta SIM është e instaluar, zgjidhni Menyja > Shtesat > Demonstrimi > Themelorë or Më tepër.

Shkurtoret në gjendjen e gatishmërisë

Shkoni lart për të përdorur Regjist. thirrje.. Shkoni poshtë për të shkuar tek emrat dhe numrat e ruajtur në Kontaktet. Shkoni majtas për të shkruar një mesazh. Shkoni djathtas për të parë gjendjen demo. Shtypni dhe mbajeni të shtypur * për të aktivizuar orën folëse.
12Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Shtypni butonin e thirrjes një herë për të parë listën e numrave që keni telefonuar. Shkoni tek emri ose numri që dëshironi dhe për të thirrur këtë numër shtypni butonin e thirrjes.

Bllokimi i tastierës

Për të bllokuar tastierën për të parandaluar shtypjen aksidentale të butonave, në gjendjen e gatishmërisë, zgjidhni Menyja, dhe shtypni * shpejt; për ta zhbllokuar, zgjidhni Shkyç, dhe shtypni * shpejt.
Kur bllokimi i tastierës është aktiv, mund të jetë akoma e mundur thirrja e numrave zyrtarë të urgjencës që janë programuar në pajisjen tuaj.
Vendosni numrin e urgjencës dhe shtypni butonin e thirrjes. Numri i urgjencës që keni vendosur mund të mos shfaqet në ekran.
13Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.

2. Funksionet e thirrjes

Kryerja dhe përgjigja e një thirrjeje

Për të kryer një thirrje, kryeni veprimet e mëposhtme:
1. Shkruani numrin e telefonit duke përfshirë edhe kodin e zonës nëse nevojitet. Kodi i vendit duhet të përfshihet nëse nevojitet.
2. Shtypni butonin e thirrjes për të thirrur numrin. Shkoni djathtas për të ngritur ose majtas për të ulur volumin e kufjes ose pajisjes gjatë thirrjes.
Për t’iu përgjigjur një thirrjeje ardhëse, shtypni butonin e thirrjes. Për të refuzuar thirrjen pa u përgjigjur, shtypni butonin e mbylljes.

Altoparlanti

Nëse është i disponueshëm, mund të zgjidhni Altopar. ose Telefo. që të përdorni altoparlantin ose kufjen e telefonit gjatë një thirrjeje.
Paralajmërim: Mos e mbani pajisjen afër veshit kur altoparlanti është në përdorim sepse volumi mund të jetë tepër i lartë.
14Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.

3. Shkrimi i tekstit

Mund të fusni tekst në dy mënyra të ndryshme: Futjen tradicionale të tekstit që tregohet nga , ose futjen parashikuese të tekstit (fjalorin e integruar) që tregohet nga .
Për të përdorur futjen tradicionale të tekstit, shtypni vazhdimisht butonin që ka shenjën e shkronjës që dëshironi derisa të shfaqet shkronja.
Për të aktivizuar futjen parashikuese të tekstit, zgjidhni Mundës. > Fjalorë dhe gjuhën e dëshiruar; për ta çaktivizuar, zgjidhni Mundës. > Pa fjalor.
Për të përdorur futjen parashikuese të tekstit, kryeni veprimet e mëposhtme:
1. Për të futur fjalën që dëshironi shtypni çdo buton njëherë për një shkronjë të vetme.
2. Nëse fjala e shfaqur është ajo që dëshironi, shtypni 0, dhe filloni të shkruani fjalën tjetër. Për të ndryshuar fjalën, shtypni vazhdimisht * derisa të shfaqet fjala që dëshironi. Nëse shfaqet “?” pas fjalës, fjala nuk është në fjalor. Për të shtuar fjalën në fjalor, zgjidhni Fjalori, fusni
fjalën (duke përdorur futjen tradicionale të tekstit) dhe zgjidhni OK.
Këshilla për të shkruar tekstin me futjen tradicionale dhe të parashikuar të tekstit:
• Për të shtuar një hapësirë, shtypni 0.
• Për të ndryshuar shpejt metodën e futjes së tekstit, shtypni vazhdimisht # dhe kontrolloni treguesin në anën e sipërme të ekranit.
• Për të shtuar një numër, shtypni dhe mbani të shtypur butonin e numrit të dëshiruar.
• Për të marrë një listë të shkronjave të veçanta kur përdoret futja tradicionale e tekstit, shtypni *; kur përdoret futja e tekstit të parashikuar, shtypni dhe mbani të shtypur *.
15Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.

4. Funksionet e menysë

Në gjendjen e gatishmërisë, zgjidhni Menyja dhe menynë dhe nën-menynë e dëshiruar. Zgjidhni Dil ose
Mbrapa për t'u larguar nga niveli i tanishëm i menysë. Shtypni butonin e mbylljes për t'u kthyer drejtpërdrejt në
gjendjen e gatishmërisë. Jo të gjitha funksionet e menysë ose artikujt e mundësive shpjegohen këtu.

Mesazhet

Cilësimet e mesazheve
Për të ndryshuar përcaktimet tuaja të mesazheve, zgjidhni Menyja > Mesazhet > Cilësimet e mesazheve.
Profili i dërgimit > Numri i qendrës së mesazheve për të ruajtur numrin e telefonit të nevojshëm për dërgimin e
mesazheve të tekstit dhe të fotografive. Këtë numër e merrni prej ofruesit tuaj të shërbimit. Zgjidhni Mbështetja e shenjave (shërbim rrjeti) për të caktuar nëse kodi E plotë ose I reduktuar përdoret gjatë
dërgimit të një mesazhi teksti. Zgjidhni Nr. e padëshiruar për të parë ose ndryshuar listën e numrave të filtruar.
Shkrim i mesazhit
Pajisja juaj mbështet dërgimin e mesazheve me tekst, pa kufizuar numrin e shkronjave për një mesazh të vetëm. Mesazhet që e kalojnë kufirin do të dërgohen si një seri e përbërë prej dy ose më shumë mesazhesh. Tarifa e ofruesit tuaj të shërbimit mund të jetë në përputhje me numrin e mesazheve. Shkronjat që përdorin thekse ose shenja të tjera si dhe shkronjat që vijnë nga gjuhë si kinezishtja, kërkojnë më shumë hapësirë duke kufizuar kështu numrin e shkronjave që mund të dërgohen në një mesazh të vetëm.
Numri i shkronjave në dispozicion dhe numri aktual i shkronjave të një mesazhi shumëpjesësh tregohet në pjesën e sipërme djathtas të ekranit, për shembull, 917/1.
16Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
1. Në gjendjen e pritjes, zgjidhni Menyja > Mesazhet > Shkrim i mesazhit.
2. Shkruani mesazhin.
3. Për të dërguar mesazhin, zgjidhni Mundës. > Dërgo, fusni numrin e telefonit të marrësit dhe zgjidhni OK.
Shënim: Kur dërgoni mesazhe, pajisja juaj mund të shfaqë “Mesazhi u dërgua”. Ky është një tregues që mesazhi është dërguar nga pajisja juaj te numri i qendrës së mesazheve që është programuar në pajisjen tuaj. Ky nuk është një tregues që mesazhi është marrë nga destinacioni i synuar. Për detaje të mëtejshme për shërbimet e mesazhimit, pyesni ofruesin tuaj të shërbimit.
Lexoni një mesazh teksti
Kur merrni mesazhe teksti, numri i mesazheve të reja si dhe një shenjë shfaqen në ekran në gjendjen e gatishmërisë.
Zgjidhni Shfaq për të parë menjëherë mesazhet, ose Dil për ta parë më vonë Menyja > Mesazhet > Të ardhura.
Skicat dhe Të dërguara
Në menynë Skicat, mund të shihni mesazhet që keni ruajtur me menynë Ruaj mesazhin. Në menynë
dërguara, mund të shihni kopje të mesazheve që keni dërguar.
Mesazhet me figura (shërbimi i rrjetit)
Mund të merrni dhe të dërgoni mesazhe që përmbajnë fotografi. Mesazhet e marrë me fotografi ruhen në
ardhura. Vini re se çdo mesazh me fotografi përbën disa mesazhe teksti. Kështu që dërgimi i një mesazhi me
fotografi mund të kushtojë më shumë sesa një mesazh teksti.
Shënim: Funksioni i mesazheve me fotografi mund të përdoret vetëm nëse mbështetet nga operatori juaj i rrjetit ose nga ofruesi juaj i shërbimit. Vetëm pajisjet të përputhshme të cilat ofrojnë mundësi të mesazheve me fotografi mund të marrin dhe të shfaqin mesazhe me fotografi. Shfaqja e një mesazhi mund të ndryshojë në varësi të pajisjes marrëse.
17Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Fshirje e mesazheve
Për të fshirë të gjithë mesazhet e lexuar ose të gjitha mesazhet në një dosje, zgjidhni Menyja > Mesazhet >
Fshirje e mesazheve > Të gjitha të lex. ose dosjen e dëshiruar.

Kontaktet

Mund të ruani emrat dhe numrat e telefonit në kujtesën e telefonit dhe në kujtesën e kartës SIM. Numëratori telefonik i brendshëm mund të mbajë deri në 200 emra.
Kërkoni për një emër dhe numër telefoni
Lëvizni poshtë në gjendjen e gatishmërisë dhe vendosni shkronjat e para të emrit. Lëvizni për tek emri që dëshironi.
Ju gjithashtu mund të përdorni mundësitë e mëposhtme në menynë Kontaktet:
Shto kontaktin - Për të ruajtur emrat dhe numrat e telefonit në numëratorin telefonik. Fshij - Për të fshirë emrat dhe numrat e telefonit nga numëratori telefonik individualisht ose të gjitha bashkë
menjëherë.
Kopjo - Për të kopjuar emrat dhe numrat e telefonit të gjithë bashkë menjëherë ose një nga një prej
numëratorit telefonik të brendshëm tek karta SIM ose anasjelltas.
Përcaktimet për kontaktet
Zgjidhni Menyja > Kontaktet > Cilësimet dhe nga mundësitë e disponueshme:
Kujtesa në përdorim - Për të zgjedhur nëse emrat dhe numrat e telefonit janë ruajtur në E telefonit ose E kartës SIM. Kur ndryshoni kartën SIM, kujtesa E kartës SIM zgjidhet automatikisht.
Shfaqja e kontakteve - Për të zgjedhur si shfaqen emrat dhe numrat e telefonit. Kur shihni Detajet të një
kontakti me Shfaqja e kontakteve të vendosur Lista e emrave ose Vetëm emrin, emri ose numrin i telefonit i ruajtur në kujtesën e kartës SIM tregohet me dhe emri ose numri i telefonit i ruajtur në kujtesën e telefonit tregohet me .
18Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Gjendja e kujtesës - Për të kontrolluar sa emra dhe numra telefoni janë ruajtur dhe sa mund të ruhen ende në
secilin numërator telefonik.

Regjist. thirrje.

Telefoni regjistron numrat e telefonit të thirrjeve të humbura, të marra dhe të formuara; gjatësinë e përafërt të thirrjeve tuaja dhe numrin e mesazheve të dërguar dhe të marrë.
Telefoni regjistron thirrjet e humbura dhe të marra nëse është i ndezur, brenda zonës së shërbimit të rrjetit dhe nëse rrjeti i mbështet këto funksione.
Matësit e thirrjes
Zgjidhni Menyja > Regjist. thirrje. > Zgjatja e thirrjeve për të parë kohëzgjatjen e përafërt të thirrjes së fundit, të të gjitha thirrjeve të marra, të të gjitha thirrjeve të dërguara, ose kohëzgjatjen e përafërt të të gjitha thirrjeve.
Për të rivendosur matësit, zgjidhni Fshirja e matësve, vendosni kodin e sigurisë dhe zgjidhni OK.
Shënim: Fatura aktuale për thirrjet dhe shërbimet nga ofruesi juaj i shërbimit mund të ndryshojë në varësi të funksioneve të rrjetit, rrumbullakosjeve të faturimit, taksave e kështu me radhë.

Cilësimet

Në këtë meny, gjithashtu mund të ndryshoni përcaktimet e ndryshme të telefonit. Për të rivendosur disa përcaktime te vlerat e tyre të parazgjedhura, zgjidhni Rivend. cilës. të fabrikës.
Cilësimet e tingujve
Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Cilësimet e tingujve dhe nga mundësitë e disponueshme:
Tingulli i thirrjes - Për të caktuar tonin për thirrjet ardhëse. Lartësia e tingullit të thirrjes - Për të caktuar nivelin e volumit për tonet e njoftimit të ziles dhe mesazheve.
Nëse keni caktuar Lartësia e tingullit të thirrjes në nivelin 2 ose më sipër, telefoni juaj do të tingëllojë me volumin e ziles në zbritje nga niveli 1 në nivelin që e keni përcaktuar kur keni një thirrje.
19Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Lajmërimi me dridhje - Për të caktuar telefonin të dridhet kur merrni një thirrje ose një mesazh teksti. Ting. lajmërim. të mesazhit - Për të caktuar tonin që do të tingëllojë kur merrni një mesazh teksti. Tingujt paralajmërues - Për të caktuar që telefoni të tingëllojë tone, për shembull, kur bateria është duke
mbaruar.
Cilësimet e shfaqjes
Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Cilësimet e shfaqjes. Zgjidhni Ora e ruajtësit të fuqisë - për të vendosur që telefoni të tregojë orën me shifra ose klasike dhe të gjitha
shenjat e ekranit kryesor si dhe një ruajtës ekrani.
Profilet
Mund të bëni ndryshime në profilet për të përdorur disa funksione, p.sh. tonet e ziles dhe ruajtësin e ekranit. Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Profilet, profilin që dëshironi të ndryshoni dhe Përshtat.
Cilësimet e orës
Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Cilësimet e orës. Zgjidhni Ora për të fshehur ose për të treguar orën, për të caktuar orën ose për të ndryshuar formatin e orës. Nëse bateria hiqet nga telefoni, mund të duhet të caktoni përsëri orën dhe datën.
Cilësimet e thirrjeve
Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Cilësimet e thirrjeve, dhe mundësitë e mëposhtme: Zgjidhni Devijimi i thirrjeve (shërbimi i rrjetit) për të devijuar thirrjet tuaja ardhëse në kutinë tuaj të mesazheve
me zë ose në një numër tjetër telefoni. Lëvizni tek mundësia e devijimit që dëshironi dhe zgjidhni Aktivizo për të aktivizuar mundësinë e zgjedhur të devijimit dhe Anulo për ta çaktivizuar; për të kontrolluar nëse mundësia e zgjedhur është aktive, zgjidhni Kontrollo gjend.; për të përcaktuar një vonesë për disa devijime, zgjidhni Cilëso
20Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
vonesën (nuk disponohet për të gjitha mundësitë e devijimit). Disa mundësi devijimi mund të jenë aktive në të
njëjtën kohë. Kur Devijo të gjitha thirrjet zanore është aktivizuar, tregohet në ekran në gjendjen e gatishmërisë. Për të çaktivizuar të gjitha devijimet e thirrjeve, zgjidhni Anulimi i të gjitha devijimeve.
Zgjidhni Dërgo të dhënat e mia (shërbim i rrjetit) për të vendosur nëse numri i telefonit tuaj shfaqet ose fshihet tek personi që telefononi.
Zgjidhni Përsëritja automatike për të caktuar telefonin tuaj të bëjë deri në 10 përpjekje për të bërë një thirrje pas një përpjekje të pasuksesshme për të bërë një thirrje.
Shërbimi pritjes së thirrjeve (shërbim i rrjetit) për të lejuar rrjetin t'ju njoftojë për një thirrje të re ardhëse kur një
thirrje është në progres.
Cilësimet e telefonit
Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Cilësimet e telefonit. Zgjidhni Gjuha për të zgjedhur gjuhën për tekstet në ekran.
Cilësimet e shpenzimit
Shënim: Fatura aktuale për thirrjet dhe shërbimet nga ofruesi juaj i shërbimeve mund të ndryshojë në varësi të
funksioneve të rrjetit, rrumbullakosjeve të faturimit, taksave e kështu me radhë.
Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Cilësimet e shpenzimit, dhe Kredia e parapaguar (shërbim i rrjetit) për të parë informacion të kreditit të parapaguar; Kronometri i thirrjes për të aktivizuar ose çaktivizuar shfaqjen e kohës së thirrjes; Përmbledhja e thirrjes për të aktivizuar ose çaktivizuar raportin e kohës së përafërt të thirrjes;
Shpenzimet e thirrjeve (shërbim i rrjetit) për të parë koston e përafërt të thirrjes tuaj të fundit ose të të gjitha
thirrjeve në lidhje me njësinë e përcaktuar brenda funksionit Shfaq shpenzimet në.
Shënim: Kur nuk kanë mbetur më monedha apo impulse, atëherë janë të mundshme vetëm thirrjet e numrave zyrtarë të urgjencës të programuar në pajisje.
21Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Cilësimet pajis. ndihmëse
Zgjidhni Menyja > Cilësimet > Cilësimet pajis. ndihmëse > Kufje ose Kufje të shurdh.. Zgjidhni Përgjigje automatike për të caktuar telefonin që t'i përgjigjet automatikisht një thirrjeje pas 5
sekondash. Artikulli i menysë së përcaktimeve të aksesorit bëhet i dukshëm vetëm pasi një prej aksesorëve është lidhur me
telefonin.
Përcaktimi i butonit të djathtë të zgjedhjes
Në gjendjen e gatishmërisë, mund të zgjidhni Shko te për të hyrë në një listë shkurtoresh. Për të përcaktuar ose organizuar shkurtoret, zgjidhni Menyja > Cilësimet > Cilës. but. zgjedhjes djathtas. Lëvizni te Zgjidh mundësi. për të zgjedhur funksionet që dëshironi si shkurtore; lëvizni te Organizo për të organizuar renditjen e funksioneve në listën e shkurtoreve.
Ora
Në gjendjen e gatishmërisë, zgjidhni Menyja > Ora > Ora e alarmit për të caktuar orën për alarmin. Lëvizni te Tingulli i ziles për të zgjedhur tonin për alarmin, Përsërit alarm. për të caktuar alarmin të bjerë vetëm një herë ose vazhdimisht në disa ditë të javës dhe Ora që flet për të lënë telefonin të thotë orën. Kur tingëllon zilja, zgjidhni Ndalo për ta ndaluar zilen ose Shtyj për të ndaluat zilen dhe për ta vendosur atë që të tingëllojë përsëri pas 10 minutash.
Në qoftë se koha e tingëllimit të ziles arrihet kur pajisja është e mbyllur, pajisja hapet vetë dhe fillon tingëllimin e tonit të ziles. Në qoftë se zgjidhni Ndalo, pajisja ju pyet nëse doni ta aktivizoni pajisjen për thirrjet. Zgjidhni Jo për ta mbyllur pajisjen ose Po për të kryer dhe për të marrë thirrje. Mos zgjidhni Po kur përdorimi i telefonit celular mund të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik.
22Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.

Kujtesat

Për të ruajtur një shënim të vogël teksti me një alarm, zgjidhni Menyja > Kujtesat > Krijo një të re. Kur arrihet koha e kujtuesit, zgjidhni Dil për të ndaluar zilen ose Shtyrje që zilja e telefonit të bjerë përsëri për 10 minuta.

Shtesat

Llogaritësi
Shënim: Ky llogaritës ka saktësi të kufizuar dhe është projektuar për llogaritje të thjeshta.
Zgjidhni Menyja > Shtesat > Llogaritësi.
1. Shtypni butonat 0 deri në 9 për të vendosur shifra dhe # për të vendosur një pikë dhjetore. Për të ndryshuar shenjën e numrit të vendosur, shtypni *.
2. Lëvizni lart ose poshtë për të nënvizuar +, -, ×, ose /.
3. Përsërisni hapat 1 dhe 2 nëse është e nevojshme.
4. Për të marrë rezultatet, zgjidhni Rezult..
Konvertuesi
Mund të konvertoni njësi të ndryshme të matjes. Në gjendjen e gatishmërisë, zgjidhni Menyja > Shtesat > Konvertuesi. Për të parë pesë konvertimet tuaja të
fundit, zgjidhni 5 konver. fundit. Gjithashtu mund të zgjidhni të përdorni gjashtë kategori të njësive të paracaktuara: Temperatura, Pesha , Gjatësia, Sipërfaqja, Vëllimi, dhe Monedha.
Mund të shtoni konvertimet tuaja me Konvert. e mia. Kur bëni një konvertim, mund të lëvizni lart ose poshtë për të ndryshuar pozicionet e njësive në konvertim.
23Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Kompozimi
Zgjidhni Menyja > Shtesat > Kompozimi dhe një ton. Mund të krijoni tonet tuaja të ziles duke vendosur notat. Për shembull, shtypni 4 për notën f. Shtypni 8 për të zvogëluar (-) dhe 9 për të zmadhuar (+) kohëzgjatjen e notës ose të pushimit. Shtypni 0 për të futur një pushim, * për të caktuar oktavën, dhe # për të mprehur notën (nuk disponohet për notat e dhe b).
Kur toni është i plotë, zgjidhni Mundës. > Luaj, Ruaj, Ritmi, Dërgo, Spastro ekranin ose Dil. Lënia e aplikimeve që të funksionojnë në sfond, rrit kërkesën për fuqinë e baterisë dhe redukton jetëgjatësinë
esaj.

Shërbimet SIM

Karta juaj SIM mund të ofrojë shërbime shtesë që mund të përdorni. Kjo meny tregohet vetëm nëse mbështetet nga karta juaj SIM. Emri dhe përmbajtja e menysë varet nga karta SIM.
Për informacion, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit.
24Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.

5. Informacioni i baterisë

Ngarkimi dhe shkarkimi

Pajisja juaj furnizohet nga një bateri që mund të ringarkohet. Funksionimi i plotë i një baterie të re arrihet vetëm pas dy ose tre cikleve me ngarkime dhe shkarkime të plota. Bateria mund të ngarkohet dhe shkarkohet shumë herë por pas një farë kohe ajo do të dalë jashtë përdorimit. Kur koha e gatishmërisë dhe bisedat janë më të shkurtra se zakonisht, zëvendësoni baterinë. Përdorni vetëm bateri të aprovuara nga Nokia, dhe ngarkojeni përsëri baterinë vetëm me ngarkues që janë përcaktuar për këtë pajisje dhe aprovuar nga Nokia.
Në qoftë se bateria që do të përdoret për zëvendësimin përdoret për herë të parë ose nuk është përdorur për një kohë të gjatë, mund të jetë e nevojshme që ta lidhni me ngarkuesin dhe më pas ta shkëpusni dhe pastaj ta lidhni përsëri që të fillojë ngarkimin.
Hiqeni ngarkuesin nga priza elektrike dhe nga pajisja kur nuk është në përdorim. Mos e mbani të lidhur me ngarkuesin baterinë që është plotësisht e ngarkuar, sepse ngarkimi i tepërt mund të shkurtojë jetëgjatësinë e saj. Nëse një bateri plotësisht e ngarkuar lihet e papërdorur, ajo do të shkarkohet pas një farë kohe.
Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të duhet pak kohë para se të shfaqet në ekran treguesi i ngarkimit ose para se të bëhet ndonjë thirrje.
Përdoreni baterinë vetëm për qëllimin që është krijuar. Mos përdorni asnjëherë ngarkues ose bateri të dëmtuar. Mos krijoni qark të shkurtër në bateri. Një qark i shkurtër aksidental mund të ndodhë kur një objekt metalik siç është një
monedhë, një kapëse, ose stilolaps shkakton një lidhje direkte të dy terminalëve pozitiv (+) dhe negativ (-) të baterisë. (Ata duken si shirita metalikë mbi bateri.) Kjo gjë mund të ndodhë, për shembull, kur mbani një bateri (si pjesë këmbimi) në xhep apo në çantë. Krijimi i një qarku të shkurtër me terminalët mund ta dëmtojë baterinë ose objektin që shërbeu si lidhës.
Lënia e baterisë në vende tepër të nxehta ose të ftohta, si për shembull në një automjet të mbyllur në stinën e verës apo të dimrit, do të reduktojë kapacitetin dhe jetëgjatësinë e baterisë. Përpiquni që ta mbani baterinë gjithmonë midis 15°C dhe 25°C (59°F dhe 77°F). Një pajisje me bateri të nxehtë apo të ftohtë, mund të mos punojë përkohësisht, edhe atëherë kur bateria është plotësisht e ngarkuar. Funksionimi i baterisë është veçanërisht i kufizuar në temperatura që janë shumë gradë nën zero
25Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Mos i hidhni bateritë në zjarr sepse mund të shpërthejnë. Bateritë mund të shpërthejnë edhe kur janë të dëmtuara. Eliminojini bateritë sipas rregullave lokale. Kur është e mundur luteni ti riqarkulloni. Mos i eliminoni ashtu si mbeturinat e përditshme.

Orientimet e origjinalitetit të baterive Nokia

Për sigurinë tuaj, përdorni gjithmonë bateri origjinale Nokia. Që të siguroheni që jeni duke marrë një bateri origjinale Nokia, blijeni atë nga një shitës i autorizuar nga Nokia, kërkoni që të gjeni mbi ambalazh logon e Nokia-s për pajisjet ndihmëse origjinale, dhe kontrolloni etiketën e hologramit duke përdorur këto hapa:
Përfundimi me sukses i të katërta hapave nuk ju jep një siguri të plotë për origjinalitetin e baterisë. Nëse keni një arsye që të besoni që bateria juaj nuk është një bateri origjinale Nokia, ju nuk duhet ta përdorni atë dhe duhet ta dërgoni te një pikë shërbimi të autorizuar nga Nokia, ose te një shitës që t’ju ndihmojë. Shitësi ose punonjësit e pikës së shërbimit të autorizuar nga Nokia do ta kontrollojnë baterinë nëse është origjinale. Nëse origjinaliteti nuk mund të vërtetohet, kthejeni pas baterinë atje ku e bletë.
Vërtetoni hologramin
1. Kur jeni duke parë hologramin në etiketë, nga njëri cep ju duhet të shikoni simbolin e Nokia-s të dy duarve të bashkuara dhe nga cepi tjetër logon e Nokia-s për Pajisjet Ndihmëse Origjinale.
2. Kur të ktheni cepat e hologramit majtas, djathtas, poshtë dhe lart, ju duhet të shihni 1, 2, 3, dhe 4 pika përkatësisht në çdo anë.
26Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
3. Gërvishtni anën e etiketës për të zbuluar një kod me 20 shifra, për shembull
12345678919876543210. Kthejeni baterinë në mënyrë të tillë që numrat të jenë të drejtuar lart. Kodi prej 20 shifrash lexohet duke filluar nga numri që ndodhet në rreshtin e sipërm dhe vazhdon në rreshtin e poshtëm.
4. Konfirmoni që kodi prej 20 shifrash është i vlefshëm duke ndjekur udhëzimet që janë në www.nokia.com/batterycheck.
Për të krijuar një mesazh teksti, shkruani kodin prej 20 shifrash, për shembull 12345678919876543210, dhe dërgojeni te +44 7786 200276.
Do të zbatohen kostot e operatorëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Ju duhet të merrni një mesazh i cili tregon nëse kodi mund të vërtetohet.
Po në qoftë se bateria juaj nuk është origjinale?
Në qoftë se ju nuk mund ta konfirmoni që bateria juaj Nokia, me hologramin në etiketë nuk është një bateri origjinale Nokia, luteni të mos e përdorni baterinë. Çojeni atë për ndihmë te pika më e afërt e shërbimit e autorizuar nga Nokia ose te një shitës. Përdorimi i baterisë që nuk është e aprovuar nga fabrikuesi mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të rezultojë në një funksionim të dobët dhe të dëmtojë pajisjen tuaj dhe pajisjet ndihmëse të saj. Ai mund të zhvlerësojë gjithashtu, çdo aprovim apo garanci që zbatohet për pajisjen.
Për të gjetur më shumë informacion rreth baterive origjinale të Nokia-s, vizitoni www.nokia.com/battery.
27Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.

6. Pajisjet ndihmëse

Disa rregulla praktike rreth aksesorëve dhe pajisjeve ndihmëse:
• Mbajini të gjithë aksesorët dhe pajisjet ndihmëse në vende ku nuk mund t’i prekin fëmijët e vegjël.
• Kur shkëpusni kordonin e fuqisë së çdo pajisjeje ndihmëse ose aksesori, kapni dhe tërhiqni spinën dhe jo kordonin.
• Kontrolloni rregullisht nëse pajisjet ndihmëse të instaluara në një automjet janë vendosur mirë dhe funksionojnë ashtu si duhet.
• Instalimi i të gjitha pajisjeve ndihmëse të ndërlikuara për automjetin, duhet të kryhet vetëm nga një personel i kualifikuar.
28Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.

Kujdesi dhe mirëmbajtja

Pajisja juaj është një produkt me projektim superior dhe me mjeshtëri të lartë dhe duhet të trajtohet me kujdes. Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të mbroni të drejtën e garancisë.
• Mbajeni të thatë pajisjen. Reshjet, lagështia dhe të gjitha llojet e lëngjeve ose avujve mund të mbajnë minerale që gërryejnë qarqet elektronike. Në qoftë se pajisja juaj laget, hiqeni baterinë dhe mos e vini në vendin e vet derisa pajisja të thahet plotësisht.
• Mos e ruani ose përdorni pajisjen në zona të ndotura dhe me pluhur. Pjesët e saj të lëvizshme dhe komponentët elektronikë mund të dëmtohen.
• Mos e mbani pajisjen në zona të nxehta. Temperaturat e larta mund të shkurtojnë jetëgjatësinë e pajisjeve elektronike, të dëmtojnë bateritë si dhe të shtrembërojnë ose të shkrijnë disa pjesë plastike.
• Mos e mbani pajisjen në zona të ftohta. Kur pajisja kthehet në temperaturën e saj normale, brenda saj mund të krijohet lagështi e cila dëmton panelin e qarqeve elektronike.
• Mos u përpiqni ta hapni pajisjen në një mënyrë tjetër nga ajo që udhëzohet në këtë udhëzues.
• Mos e hidhni, goditni ose shkundni pajisjen. Përdorimi me forcë mund të thyejë panelet e qarqeve të brendshme dhe mekanizmat e imët.
• Mos përdorni tretësira pastruese, lëndë kimike të përqendruara ose detergjentë të fortë për të pastruar pajisjen.
• Mos e lyeni me bojë pajisjen. Boja mund të bllokojë pjesët e lëvizshme dhe të pengojë funksionimin e duhur.
• Përdorni vetëm antenën që keni blerë ose ndonjë tjetër që është e aprovuar si pjesë këmbimi. Antenat e paautorizuara, modifikimet ose bashkëngjitjet, mund ta dëmtojnë pajisjen dhe mund të shkelin rregullat për rregullimin e radioaparateve.
• Ngarkuesit përdorini në ambiente të mbyllura.
• Gjithmonë krijoni kopje rezervë të të dhënave që doni të ruani (si p.sh. kontaktet dhe shënimet kalendarike) përpara se ta dërgoni pajisjen tuaj për shërbim teknik.
Të gjitha këshillat e mësipërme vlejnë njëlloj si për pajisjen tuaj ashtu dhe për baterinë, ngarkuesin ose çdo pajisje tjetër ndihmëse. Në qoftë se ndonjë pajisje nuk punon si duhet, dërgojeni atë për shërbim te pika më e afërt e autorizuar.
29Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.

Informacion shtesë për sigurinë

Pajisja juaj dhe pajisjet ndihmëse të saj mund të përmbajnë pjesëza të vogla. Mbajini ato në një vend ku nuk mund t’i prekin fëmijët e vegjël.
Ambienti i përdorimit
Kujtohuni që gjithmonë të ndiqni të gjitha rregullat specifike që janë në fuqi në çdo zonë dhe gjithmonë mbylleni pajisjen tuaj kur përdorimi i saj është i ndaluar ose kur mund të shkaktojë ndërhyrje ose rrezik. Përdoreni pajisjen vetëm në pozicionin e saj normal të përdorimit. Kjo pajisje përmbush udhëzimet për ekspozimin RF kur përdoret në një pozicion normal ndaj veshit si dhe kur është pozicionuar të paktën 1,5 centimetra (3/5 inç) larg nga trupi. Kur përdoret një këllëf, kapëse rripi ose mbajtës për ta përdorur pajisjen kur është e “veshur” në trup, ai/ajo nuk duhet të përmbajë pjesë metalike dhe pajisjen duhet ta vendosin në distancën që u përmend më lart, nga trupi juaj.
Disa pjesë të pajisjes janë magnetike. Pajisja mund të tërheqë materiale metalike. Mos vendosni karta krediti ose mjete që mbajnë të dhëna në formë magnetike afër pajisjes, sepse informacioni i ruajtur në to mund të fshihet.
Pajisjet mjekësore
Veprimi i çdo aparature radiotransmetuese, duke përfshirë këtu dhe telefonat celularë, mund të ndërhyjnë në funksionimin e pajisjeve mjekësore të pambrojtura mirë. Konsultohuni me një mjek ose me fabrikuesin e pajisjes mjekësore për të përcaktuar nëse ato janë blinduar siç duhet nga energjia e jashtme RF ose në qoftë se keni ndonjë pyetje. Mbylleni telefonin në ambientet e qendrave shëndetësore kur çfarëdolloj rregulli i vendosur në këto ambiente ju udhëzon që të veproni në këtë mënyrë. Spitalet ose qendrat shëndetësore mund të përdorin aparatura që mund të jenë të ndjeshme ndaj energjisë së jashtme RF.
Stimuluesit kardiakë
Fabrikuesit e stimuluesve kardiakë rekomandojnë që të mbahet të paktën një largësi minimale prej 15,3 centimetra (6 inç) midis një telefoni celular dhe një stimuluesi kardiak, në mënyrë që të shmanget një ndërhyrje e mundshme me stimuluesin. Këto rekomandime bazohen në një kërkim shkencor të pavarur të rekomanduar nga Kërkimet Shkencore për Teknologjinë Celulare. Personat me stimulues kardiakë duhet të:
• Ta mbajnë gjithmonë pajisjen në një distancë më të madhe se 15,3 centimetra (6 inç) nga stimuluesi
30Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
• Të mos e mbajnë pajisjen në xhepa afër gjoksit
• Ta mbajnë pajisjen në veshin në anën e kundërt të stimuluesit kardiak që të pakësojnë mundësinë për ndërhyrje.
Në qoftë se dyshoni për ndërhyrje, mbylleni pajisjen dhe largojeni nga vetja.
Aparatet ndihmëse të dëgjimit
Disa pajisje dixhitale celulare mund të shkaktojnë ndërhyrje në disa aparate ndihmëse të dëgjimit. Në qoftë se shkaktohet ndërhyrje, konsultohuni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Automjetet
Sinjalet RF mund të ndikojnë në sistemet elektronike të pablinduara ose të painstaluara mirë në automjete siç janë sistemi elektronik i injeksionit të karburantit, sistemet elektronike të kundërbllokimit të frenimit, sistemet elektronike të kontrollit të shpejtësisë, sistemet e jastëkëve të ajrit. Për informacion të mëtejshëm, pyesni fabrikuesin e automjetit tuaj ose përfaqësuesit e tij ose për ndonjë aparaturë që është shtuar.
Vetëm një personel i kualifikuar duhet t’i bëjë shërbim ose ta instalojë pajisjen në automjetin tuaj. Shërbimi ose instalimi i gabuar mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të zhvlerësojë çdo garanci që ka pajisja. Kontrolloni rregullisht nëse të gjitha aparaturat e pajisjes celulare të instaluara në automjetin tuaj janë të vendosura dhe punojnë si duhet. Mos ruani lëngje djegëse, gaze ose materiale eksplozive në të njëjtën kabinë me pajisjen, pjesët ose pajisjet e saj ndihmëse. Për automjetet me jastëkë me ajër, duhet të kini parasysh që ato hapen me forcë të madhe. Mos vendosni objekte, duke përfshirë këtu dhe aparaturat e instaluara ose portative celulare në zonën mbi jastëkun e ajrit apo në atë ku ai hapet. Në qoftë se pajisjet celulare të automjetit nuk janë instaluar si duhet dhe në qoftë se jastëku i ajrit hapet, mund të ndodhin plagosje të rënda.
Ndalohet përdorimi i pajisjes suaj gjatë fluturimit me aeroplan. Mbylleni pajisjen para se të hipni në aeroplan. Përdorimi në aeroplan i telepajisjeve celulare mund të jetë i rrezikshëm për funksionimin e aeroplanit, ndërpret rrjetin e telefonit celular si dhe mund të jetë ilegal.
Ambientet e mundshme shpërthyese
Mbylleni pajisjen tuaj kur jeni në zona me atmosferë të mundshme shpërthyese dhe zbatoni të gjitha shenjat dhe udhëzimet. Atmosferat e mundshme shpërthyese përfshijnë zonat në të cilat ju normalisht mund të këshilloheni ta shuani motorin e automjetit tuaj. Shkëndijat në zona të tilla mund të shkaktojnë një shpërthim ose zjarr që çon në plagosje ose dhe në vdekje. Mbylleni pajisjen tuaj në pikat e karburantit si p.sh. afër pompave të karburantit në stacionet e shërbimit. Vëzhgoni kufizimet rreth përdorimit të radioaparaturave në depot e karburantit, pikat e shpërndarjes, uzinat kimike ose në vende ku janë duke u
31Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
zhvilluar shpërthime. Zonat me një atmosferë të mundshme shpërthyese janë zakonisht por jo gjithmonë të piketuara qartë. Ato përfshijnë hambarët e anijeve, mjetet e ruajtjes ose të transportimit të lëndëve kimike, automjetet që përdorin karburante me prejardhje nga gaze të lëngëzuara (siç janë propani apo butani), dhe zonat ku ajri përmban lëndë kimike ose pjesëza siç janë pluhuri, ose pluhurat metalikë.
Thirrjet e urgjencës
I rëndësishëm: Telefonat celularë, duke përfshirë dhe këtë pajisje, funksionojnë duke përdorur radiosinjale, rrjete
celulare, rrjete me kabllo nëntokësore dhe funksione të programuara nga përdoruesit. Për këtë arsye nuk mund të garantohet lidhja në të gjitha rrethanat. Ju nuk duhet të mbështeteni vetëm në pajisjet celulare për komunikimet thelbësore siç janë urgjencat mjekësore.
Për të bërë një thirrje urgjence:
1. Nëse pajisja nuk është e hapur, hapeni. Kontrolloni për një forcë të përshtatshme të sinjalit. Disa rrjete mund të k ërkojnë që karta e vl efshme SIM të jetë e futur ashtu si duhet në pajisje.
2. Shtypni butonin e mbarimit aq here sa të jetë e nevojshme për të pastruar hapësirën e shfaqjes dhe për të përgatitur pajisjen për thirrjet.
3. Fusni numrin zyrtar të urgjencës për vendndodhjen ku ndodheni aktualisht. Numrat e urgjencës ndryshojnë sipas vendndodhjes.
4. Shtypni butonin e thirrjes.
Në qoftë se disa funksione janë duke u përdorur, juve do t’ju duhet që t’i mbyllni ato përpara se të bëni një thirrje të urgjencës. Në qoftë se pajisja është në profilin jashtë linje ose atë të fluturimit, përpara se të mund të bëni një thirrje të urgjencës, duhet ta ndryshoni profilin që të aktivizoni funksionimin e telefonit. Për informacion të mëtejshëm, konsultohuni me këtë udhëzues ose me ofruesin tuaj të shërbimit.
Në qoftë se disa funksione janë duke u përdorur, do t’ju duhet që t’i mbyllni ato përpara se të bëni një thirrje të urgjencës. Për informacion të mëtejshëm, konsultohuni me këtë udhëzues ose me ofruesin tuaj të shërbimit.
Kur jeni duke kryer një thirrje të urgjencës, jepni të gjithë informacionin e nevojshëm sa më saktë që të jetë e mundur. Pajisja juaj celulare mund të jetë ndoshta mjeti i vetëm i komunikimit në vendin e aksidentit. Mos e përfundoni thirrjen derisa t’ju japin lejen për ta përfunduar.
32Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Informacioni për vërtetimin (SAR)
KJO PAJISJE CELULARE I PËRMBUSH ORIENTIMET PËR EKSPOZIMIN NDAJ RREZEVE TË RADIOVALËVE. Pajisja juaj celulare është një radiotransmetuese dhe radiomarrëse. Ajo është projektuar në mënyrë të tillë që të mos i kalojë
kufinjtë e ekspozimit ndaj radiovalëve të rekomanduar nga orientimet ndërkombëtare. Këto orientime u zhvilluan nga organizata shkencore e pavarur ICNIRP dhe përfshijnë kufinjtë e lejuar të sigurisë të projektuar për të siguruar mbrojtjen e të gjithë personave, pa përjashtim të moshës apo gjendjes shëndetësore.
Orientimet e ekspozimit për pajisjet celulare përdorin një njësi matëse të njohur si Koefiçenti Specifik i Absorbimit, ose SAR. Kufiri i SAR-it i deklaruar në orientimet e ICNIRP është 2,0 vat/kilogram (W/kg) për mesatarisht 10 gram ind. Testet për SAR-in janë kryer duke përdorur pozicione standarde të përdorimit, me pajisjen që transmeton në nivelin më të lartë (të vërtetuar) të fuqisë së saj në të gjitha bandat e testuara të frekuencave. Niveli aktual i SAR-it të një pajisjeje në funksionim, mund të jetë më poshtë sesa vlera maksimale sepse pajisja është projektuar për të shfrytëzuar vetëm fuqinë e kërkuar për të kapur rrjetin. Kjo sasi ndryshon në varësi të një numri faktorësh si p.sh. nga distanca midis jush dhe stacionit bazë të rrjetit. Vlera më e lartë e SAR-it sipas orientimeve të ICNIRP për përdorimin e pajisjes në vesh është 0,78 W/kg.
Përdorimi i pajisjeve ndihmëse dhe aksesorëve të pajisjes mund të rezultojë në vlera të ndryshme të SAR-it. Vlerat e SAR-it mund të ndryshojnë në varësi të kërkesave kombëtare të raportimit dhe testimit, si dhe bandës së rrjetit. Informacion shtesë për SAR-in mund të ofrohet nën informacionin e produktit te www.nokia.com.
33Copyright © 2006 Nokia. All rights reserved.
Loading...