Daikin EKHH2E200AAV3, EKHH2E260AAV3, EKHH2E260PAAV3, EKHH2E200BAV33 Operation manuals [sq]

Service
Manual
Doracak për instalim dhe për
përdoruesin
Shqip
Doracak për instalim dhe për përdoruesin
Pompë shtëpiake për ngrohje të ujit të nxehtë – Lloji monobllok
EKHH2E200AAV3 EKHH2E260AAV3 EKHH2E260PAAV3 EKHH2E200BAV33
Faqja 2
Doracak instalimi dhe për përdoruesin
PËRMBAJTJA
1 Masa të përgjithshme të sigurisë.................................. 3
1.1 Rreth dokumentacionit ...................................................... 3
1.1.1 Kuptimi i simboleve dhe shenjave të
paralajmërimit ............................................ 3
1.2 Për përdoruesin................................................................ .. 3
1.3 Për instaluesin .................................................................... 4
1.3.1 Informacione të përgjithshme ..................... 4
1.3.2 Vendi i instalimit ......................................... 4
1.3.3 Antipiretiku ................................................. 4
1.3.4 Uji ............................................................... 5
1.3.5 Elektrik ....................................................... 5
1.4 Fjalorthi ............................................................................... 7
2 Hyrje ................................................................................ 8
2.1 Prodhimet ................................................................ ........... 8
2.2 Mohimi i përgjegjësisë ....................................................... 8
2.3 Të drejtat e autorit .............................................................. 8
2.4 Parimi i funksionimit ........................................................... 8
2.5 Versionet dhe konfigurimet e qasshme ........................... 9
3 Manovrimi dhe transporti .............................................. 9
4 Karakteristikat e ndërtimit ........................................... 11
4.1 Karakteristikat teknike ...................................................... 12
5 Informacione të rëndësishme ..................................... 14
5.1 Pajtueshmëria me rregullativën evropiane .................... 14
5.2 Nivelet e mbrojtjes që i sigurojnë mbështjellësit ............ 14
5.3 Kufizimet e përdorimit ...................................................... 14
5.4 Kufijtë operativ .................................................................. 14
5.5 Rregullat themelore të sigurisë ....................................... 14
5.6 Informacione për ftohësin që përdoret ........................... 14
6 Instalimi dhe lidhjet ...................................................... 14
6.1 Përgatitja e vendit të instalimit ......................................... 15
6.1.1 Sigurimi i dyshemesë ............................... 15
6.2 Lidhja e ventilimit .............................................................. 15
6.2.1 Kushtet e veçanta të instalimit ................. 17
6.3 Montimi dhe lidhja e pajisjes ........................................... 17
6.4 Lidhjet e furnizimit me ujë ............................................... 18
6.4.1 Lidhjet e kullimit të kondensimit ............... 20
6.5 Integrimi i sistemit të energjisë solare ............................. 20
6.6 Lidhjet elektrike ................................................................. 21
6.6.1 Lidhjet nga distanca ................................. 21
6.7 Diagrami i telave elektrik.................................................. 22
7 Lëshimi në punë ........................................................... 23
8 Funksionimi dhe përdorimi ......................................... 24
8.1 Ndërfaqja e përdoruesit ................................................... 24
8.1.1 Çelësat e ndërfaqes dhe ekrani ............... 24
8.1.2 Logjika e funksionimit ............................... 25
8.1.3 Menaxhimi themelor ................................. 25
8.2 Funksionet e veçanta ...................................................... 31
8.2.1 Lista e parametrave të pajisjes ................ 32
9 Mirëmbajtja dhe pastrimi ............................................. 36
9.1 Resetimi i sigurisë së pajisjes ......................................... 36
9.2 Kontrolle tremujorësh....................................................... 37
9.3 Kontrollet vjetore .............................................................. 37
9.4 Pastrimi i filtrit të ajrosjes ................................................. 37
9.5 Anodat e magnezit ........................................................... 37
9.6 Zbrazja e bojlerit .............................................................. 37
9.7 Kontrolli i dhomës së rezistencës elektrike ................... 38
10 Zgjidhja e problemeve ................................................. 39
11 Deponimi ....................................................................... 39
12 Fishe e Prodhimit ......................................................... 40
Doracak instalimi dhe për përdoruesin
Faqja 3
1 Masa të përgjithshme
sigurisë
1.1 Rreth dokumentacionit
Dokumentacioni origjinal është shkruar në gjuhën angleze. Të gjitha gjuhët tjera janë përkthime.
Masat e përshkruara në këtë dokument trajtojnë
tema shumë të rëndësishme, ndiqini ato me kujdes.
Instalimi i sistemit dhe të gjitha veprimet e përshkruara në doracakun e instalimit duhet të kryhen nga një instalues i autorizuar.
1.1.1 Kuptimi i simboleve dhe
shenjave të paralajmërimit
RREZIK
Tregon një situatë që mund të rezultojë në vdekje ose lëndime serioze.
RREZIK: RREZIK NGA NJË ELEKTROSHOK
Tregon një situatë që mund të rezultojë në elektroshok.
RREZIK: RREZIK NGA DJEGIA
Tregon një situatë që mund të rezultojë në djegie për shkak të temperaturave tejet të larta ose ulëta.
RREZIK: RREZIK NGA SHPËRTHIMI
Tregon një situatë që mund të rezultojë në shpërthim.
PARALAJMËRIM
Tregon një situatë që mund të rezultojë në vdekje ose lëndime serioze.
PARALAJMËRIM: MATERIAL I NDEZSHËM
KUJDES
Tregon një situatë që mund të rezultojë në lëndime të vogla ose mesatare.
VINI RE
Tregon një situatë që mund të rezultojë në dëmtim të pajisjes ose pasurisë.
INFORMACION
Tregon këshilla të dobishme ose informacione plotësuese.
Simboli
Shpjegimi
Para instalimit, lexoni doracakun e instalimi dhe të përdoruesit, si dhe udhëzimin me diagramin elektrik.
Para se të kryeni servisimin ose aktivitete të mirëmbajtjes, lexoni doracakun e servisimit.
Për më shumë informacione, lexoni udhëzuesin për instaluesin dhe përdoruesin.
1.2 Për përdoruesin
Nëse nuk jeni të sigurt se si ta përdorni njësinë, kontaktoni instaluesin.
Kjo njësi mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeçe e më të madhe, si dhe nga personat me aftësi të kufizuar fizike dhe psikike ose nga persona pa përvojë ose njohuri të mjaftueshme, në qoftë se iu jepen udhëzime lidhur me këtë njësi në mënyrë të sigurt dhe të kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me këtë njësi. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
PARALAJMËRIM
Për të parandaluar shok elektrik ose zjarr:
MOS e shpëlani njësinë.
MOS e manovroni njësinë me duar të
lagura.
MOS vini objekte që përmbajnë ujë mbi njësinë.
VINI RE
MOS vini objekte ose pajisje mbi njësinë.
MOS u ulni, ngjitni ose shkelni mbi njësinë.
Njësitë e përmbajnë simbolin në vijim:
Kjo nënkupton se prodhimet elektrike dhe elektronike nuk duhet të përzihen me mbeturinat shtëpiake të pa diferencuara. MOS tentoni ta çmontoni vetë sistemin; manovrimi me antipiretikun, vajin dhe pjesët tjera duhet të bëhet nga instaluesi i autorizuar dhe duhet të jetë në pajtim me legjislacionin e zbatueshëm.
Njësitë duhet të trajtohen në një objekt të specializuar trajtimi për ripërdorim, riciklim ose rikuperim. Duke siguruar që ky prodhim të deponohet siç duhet, do të ndihmoni të parandaloni pasoja negative të mundshme për
Faqja 4
Doracak instalimi dhe për përdoruesin
mjedisin dhe shëndetin e njeriut. Për më shumë informacione kontaktoni instaluesin tuaj ose autoritetin lokal.
1.3 Për instaluesin
1.3.1 Informacione të përgjithshme
Nëse nuk jeni të sigurt se si të instaloni ose ta përdorni njësinë, kontaktoni dilerin tuaj.
VINI RE
Instalimi ose lidhja jo e drejtë e pajisjeve ose aksesorëve mund të rezultojë në elektroshok, qark të shkurtër, rrjedhje, zjarr ose dëmtim të pajisjes. Përdorni aksesorë, pajisje dhe pjesë rezervë të prodhuara ose miratuara nga Daikin.
PARALAJMËRIM
Sigurohuni që instalimi, testimi dhe materiali i përdorur të jetë në pajtim me legjislacionin e zbatueshëm (në majë të udhëzimeve të përshkruara të dokumentacionit të Daikin).
KUJDES
Vishni pajisje adekuate mbrojtëse (dorëza
mbrojtëse, syze....) gjatë instalimit,
mirëmbajtjes dhe servisimit të sistemit.
RREZIK: RREZIK NGA DJEGIA
MOS e prekni tubacionin e antipiretikut,
tubacionin e ujit ose pjesët e brendshme gjatë instalimit ose menjëherë pas përdorimit. Mund të jetë shumë i nxehtë ose shumë i ftohtë. Jepini kohë të kthehet në temperaturë normale. Nëse e keni patjetër ta prekni, atëherë mbani dorëza mbrojtëse.
MOS prekni asnjë antipiretik që mund të
ketë rrjedhje të rastësishme.
PARALAJMËRIM
Siguroni masa adekuate për të parandaluar që njësia të përdoret si strehë për kafshët e vogla. Kafshët e vogla që vijnë në kontakt me pjesët elektrike mund të shkaktojnë defekte, tym ose zjarr.
KUJDES
MOS e prekni hyrjen e ajrit ose pendën e aluminit të njësisë.
VINI RE
MOS vendosni asnjë objekt ose pajisje mbi
njësinë.
MOS u ulni, ngjitni ose qëndroni mbi njësinë.
VINI RE
Servisi që i bëhet një njësie në terren të hapur më së miri bëhet nën kushte të thata të motit për të shmangur hyrjen e ujit.
Në pajtim me legjislacionin e zbatueshëm, mund të jetë e nevojshme të ofroni një ditar evidencash i cili do të përmbante së paku: informacione për mirëmbajtjen, punën e servisit, rezultatet e testeve, periudhën stand­by
Gjithashtu, së paku, duhet të ofrohen informacionet në vijim në një vend të qasshëm tek prodhimi:
Udhëzime për fikjen e sistemit në raste urgjente
Emri dhe adresa e zjarrfikësve, policisë dhe spitalit
Emri, adresa dhe numri i telefonit të servisit gjatë
ditë dhe natës
Në Evropë, EN378 siguron udhëzimet e nevojshme për këtë ditar evidencash.
1.3.2 Vendi i instalimit
Siguroni hapësirë të mjaftueshme rreth njësisë për servisim dhe qarkullim të ajrit.
Sigurohuni që vendi i instalimit të mund të mbaj peshën dhe dridhjet e njësisë.
Sigurohuni që hapësira të jetë mirë e ajrosur. MOS mbyllni hapjet e ajrosjes.
Sigurohuni që njësia të jetë e nivelizuar.
MOS e instaloni njësinë në vendet vijuese:
Në hapësira që kanë mundësi shpërthimi.
Në hapësira ku ekzistojnë aparate që emetojnë
valë elektromagnetike. Valët elektromagnetike mund të prishin sistemin e kontrollit dhe të shkaktojnë defekt të pajisjes.
Në hapësira ku ekziston rrezik nga zjarri për shkak të rrjedhjes së gazrave të ndezshëm (për shembull: hollues ose benzinë), fibër karboni, pluhur i ndezshëm.
Në hapësira ku prodhohet gazi korroziv (shembull: gazi i acidit sulfurik. Korrozioni i gypave të bakrit të pjesëve të ngjitura mund të shkaktojnë rrjedhje të antipiretikut.
1.3.3 Antipiretiku
Nëse është i zbatueshëm. Shih doracakun e instalimit për aparatin tuaj për më shumë informacione.
PARALAJMËRIM
Gjatë testimit, KURRË mos e vini në presion të lartë prodhimin më shumë se maksimumi i lejuar i presionit (siç është paraqitur në pllakën metalike të markës së prodhimit).
Doracak instalimi dhe për përdoruesin
Faqja 5
PARALAJMËRIM
Duhet të keni kujdes të madh në rast të rrjedhjes së antipiretikut. Nëse rrjedh gazi i antipiretikut, menjëherë ajroseni hapësirën. Rreziqet e mundshme:
Koncentrimi i tepërt i antipiretikut në hapësira të mbyllura mund të shpie në mungesë të oksigjenit.
Gazra helmuese mund të prodhohen nëse antipiretiku vjen në kontakt me zjarrin.
RREZIK: RREZIK NGA SHPËRTHIMI Pompimi – rrjedhja e antipiretikut. Nëse
dëshironi që të pomponi sistemin, ndërsa ekziston një rrjedhje në antipiretikun:
MOS e përdorni funksionin e pompimit automatik të njësisë me të cilin mund të grumbulloni të gjithë antipiretikun e sistemit në njësinë dalëse. Pasojat e mundshme: Vetë-djegie dhe shpërthim i kompresorit për shkak të futjes së ajrit në kompresorin operues.
Përdorni një sistem të veçantë rikuperimi në mënyrë që kompresori i njësisë NUK do të duhet të jetë në funksion.
PARALAJMËRIM
Gjithnjë rikuperoni antipiretikun. MOS i depononi drejtpërdrejtë në mjedisin jetësor. Përdorni një pompë thithëse për të zbrazur instalimin.
VINI RE
Për të shmangur prishjen e kompresorit, MOS e mbushni më shumë se sa sasia e mjaftueshme e antipiretikut.
Kur të hapet sistemi i antipiretikut, ai duhet të trajtohet sipas legjislacionit të zbatueshëm.
PARALAJMËRIM
Sigurohuni që të mos ketë oksigjen në sistem. Antipiretiku mund të mbushet vetëm pasi që të kryhet testi i rrjedhjes dhe pas tharjes me pompë thithëse.
Nëse duhet të bëhet rimbushje, referohuni pllakës metalike të markës së prodhimit. Aty e shkruan llojin e antipiretikut dhe sasinë e nevojshme.
Njësia është e mbushur që nga fabrika dhe varësisht nga madhësia e gypave dhe gjatësia e gypave disa sisteme kërkojnë mbushje plotësuese të antipiretikut.
Përdorni vetëm veglat për llojin e antipiretikut që përdoren në sistem. Kjo e siguron përballimin e presionit dhe parandalon që materialet e huaja të hyjnë në sistem.
Lëngun e antipiretikut ndërroheni me sa vijon:
Nëse
Atëherë
Një gyp sifon është i pranishëm (p.sh. cilindri është i shënuar me "Liquid filling siphon attached")
Mbusheni duke e mbajtur cilindrin në pozitë të mbarë.
Një gyp sifon NUK është i pranishëm
Mbusheni duke e kthyer mbrapsht cilindrin.
Cilindrat e antipiretikut hapini ngadalë.
Mbusheni antipiretikun me lëng të duhur. Nëse i
shtojmë gas kjo mund të parandalojë funksionimin normal.
KUJDES
Pasi që të mbarojë procedura e mbushjes ose gjatë pauzave, mbylleni valvulën e antipiretikut menjëherë. Nëse valvula nuk mbyllet menjëherë, atëherë presioni i mbetur mund të mbush me antipiretik plotësues. Pasojat e mundshme: Sasi e gabuar e lëngut.
1.3.4 Uji
Nëse është i zbatueshëm. Shih doracakun e instalimit të njësisë suaj për më shumë informacione.
VINI RE
Sigurohuni që cilësia e ujit të jetë në pajtim me Direktivën e BE 98/83 EC.
1.3.5 Elektrik
RREZIK: RREZIK NGA ELEKTROSHOKU
FIKENI rrymën para se të nxirrni kutinë e siguresave, lidhjen e telave elektrik ose prekjen e pjesëve elektrike.
Fikeni rrymën për më shumë se 1 minutë dhe mateni voltazhin tek terminalet e qarkut elektrik ose komponentët elektrik para servisimit. Voltazhi DUHET të jetë më pak se 50 V DC para se të filloni të prekni telat elektrik. Për lokacionin e terminaleve, shih diagramin e telave elektrik.
MOS i prekni komponentët elektrik me duar të lagura.
Faqja 6
Doracak instalimi dhe për përdoruesin
MOS e lini njësinë pa mbikëqyrje përderisa kutia e servisit është e hapur.
PARALAJMËRIM
Nëse NUK është instaluar në fabrikë, siguresa kryesore ose mjetet e tjera të fikjes do të instalohen në telat fikse, duke pasur një ndarje kontakti në të gjitha polet që do të ofronin fikje të plotë sipas kategorisë III të mbivoltazhit.
PARALAJMËRIM
Përdorni VETËM tela bakri.
Sigurohuni që lidhja e telave të jetë në
pajtim me legjislacionin e zbatueshëm.
I tërë instalimi elektrik duhet të kryhet në pajtim me diagramin e telave elektrik që është në shtojcë të këtij prodhimi.
KURRË mos i shtypni dhe lidhni telat në një grumbull dhe sigurohuni që të mos vijnë në kontakt me tubacionin dhe tehet e mprehta. Sigurohuni që të mos ketë presion të jashtëm në lidhjet e terminaleve.
Sigurohuni të instaloni edhe tokëzim. Mos e lidhni atë tokëzim me gypin e ujësjellësit, amortizuesin ose të telefonit. Tokëzimi i pakompletuar mund të shkaktojë elektroshok.
Sigurohuni të përdorni qark elektrik të duhur. KURRË mos përdorni burim energjie që e përdoret nga një njësi tjetër.
Sigurohuni të instaloni siguresat e duhura ose ndarjet e duhura të qarqeve;
Sigurohuni të instaloni një mbrojtës kundër rrjedhjes në tokë. Mos bërja e këtij veprimi mund të shkaktojë elektroshok ose zjarr.
Kur e instaloni mbrojtësin kundër rrjedhjes në tokë, sigurohuni të jetë në pajtim me inverterin (rezistues ndaj zhurmës elektrike me frekuencë të lartë) për të shmangur hapjen e panevojshme të mbrojtësit kundër rrjedhjes në tokë.
VINI RE
Masat e kujdesit gjatë shtrirjes së telave të rrymës:
Mos i lidhni telat e madhësisë së ndryshme me bllokun terminal të energjisë (kjo mund të shkaktojë nxehje anormale).
Kur i lidhni telat e madhësisë së njëjtë, këtë bëjeni sikur është paraqitur në figurën më poshtë.
Për lidhjen e telave, përdoreni telin e energjisë dhe lidhni fort, pastaj siguroheni që të parandaloni presion të jashtëm.
Përdorni një kaçavidë të duhur për shtrëngimin e vidhave të terminalit. Kaçavida me kokë të vogël do ta dëmtojë kokën dhe do ta pamundësojë vidhosjen e duhur.
Vidhosja e tepërt mund të shkaktojë pëlcitjen e tyre.
Instaloni kabllot e energjisë së paku 1 metër larg televizorëve ose radiove që të parandaloni ndërhyrjet. Varësisht nga valët e radios, distanca prej 1 metër mund të mos mjaftojë.
PARALAJMËRIM
Pas mbarimit të punës me elektriken, vërtetojuni që çdo komponentë elektrike dhe terminal brenda kutisë elektrike është lidhur në mënyrë të sigurt.
Sigurohuni që të gjithë kapakët të jenë të mbyllur para se ta vini në punë njësinë.
Doracak instalimi dhe për përdoruesin
Faqja 7
1.4 Fjalorthi
Diler
Distributori i shitjes së prodhimit.
Instalues i autorizuar
Personi teknik profesional i kualifikuar për të instaluar prodhimin.
Përdorues
Personi i cili është pronar i prodhimit dhe/ose e përdor prodhimin.
Legjislacion i zbatueshëm
Të gjitha ligjet, direktivat , rregulloret dhe/ose kodet ndërkombëtare, evropiane, kombëtare dhe lokale që janë relevante dhe të zbatueshme për një prodhim ose fushë të caktuar.
Kompani e servisimit
Kompania e kualifikuar e cila mund të kryej ose koordinojë shërbimin e nevojshëm për prodhimin.
Doracak instalimi
Doracaku i udhëzimeve dedikuar një prodhimi ose aksesori të caktuar që shpjegon se si të instalohet, konfigurohet dhe mirëmbahet ai prodhim.
Doracak përdorimi
Doracaku i udhëzimeve dedikuar një prodhimi ose aksesori të caktuar që shpjegon përdorimin e tij.
Aksesorë
Etiketa, doracakë, fletë informacionesh dhe pajisje që gjenden në shtojcë të prodhimit dhe të cilat duhet të instalohen sipas udhëzimeve të dokumentacionit shoqërues.
Pajisje opsionale
Pajisje të prodhuara ose miratuara nga Daikin që mund të kombinohen me prodhimin sipas udhëzimeve të dokumentacionit shoqërues.
Pajisje të tjera
Pajisje që nuk janë prodhuar nga Daikin, por mund të kombinohen me prodhimin në pajtim me udhëzimet e dokumentacionit shoqërues.
Faqja 8
Doracak instalimi dhe për përdoruesin
2 Hyrje
Doracaku i instalimit dhe mirëmbajtjes duhet të konsiderohet si pjesë përbërëse e kësaj pompe për ngrohje (në tekstin e mëposhtëm i referohemi si Pajisja).
Doracaku duhet të ruhet për referim të ardhshëm derisa të çmontohet pompa e ngrohjes. Ky doracak i dedikohet edhe instaluesve të specializuar ( instalues – teknikë të mirëmbajtjes) si dhe përdoruesit fundor. Moduset e
instalimit që duhet t’i përmbahen me qëllim të arritjes së
drejtë dhe të sigurt të funksionimit të pajisjes, si dhe metodat e përdorimit dhe mirëmbajtjes janë përshkruar në këtë doracak.
Në rast të shitjes së pajisjes ose ndërrimit të pronarit, doracaku duhet të bashkëngjitet me prodhimin tek destinacioni i ardhshëm.
Para instalimit dhe/ose përdorimit të pajisjes, lexojeni këtë doracak me kujdes sidomos kapitullin 5 lidhur me sigurinë.
Doracaku duhet të ruhet së bashku me pajisjen, dhe në çdo rast, gjithnjë duhet të jetë në dispozicion të personelit të kualifikuar për instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes.
Simbolet vijuese përdoren brenda doracakut me qëllim që sa më shpejtë të gjejmë informacionet e rëndësishme:
Informacione për sigurinë
Procedurat që duhet ndjekur
Informacione/Sugjerime
2.1 Prodhimet
I nderuar konsumator, Ju falënderojmë për blerjen e këtij prodhimi. Kompania jonë gjithnjë ka pasur kujdes të veçantë për
problemet mjedisore, prandaj, ka përdorur teknologji dhe materiale që kanë ndikim të ulët mbi mjedisin jetësor dhe i ka prodhuar prodhimet e saja në pajtueshmëri me standardet evropiane RAEE 2012/19/UE dhe RoHS 2011/65/UE.
2.2 Mohimi i përgjegjësisë
Pajtueshmëria e përmbajtjes së këtyre udhëzimeve për përdoruesin lidhur me harduerin dhe softuerin i janë nënshtruar verifikimit të hollësishëm. Pa dallim kësaj, prapë se prapë mund të ndodhin mospajtime; prandaj, nuk do të pranohet përgjegjësi për pajtueshmëri të plotë.
Në interes të arritjes së përsosmërisë teknike, e rezervojmë të drejtën për të bërë modifikime ndaj pajisjes në çfarë do kohë. Prandaj, nuk pranojmë pretendime për përgjegjësinë që kanë të bëjnë me udhëzimet, figurat, vizatimet ose përshkrimet, ose gabimet e çfarë do lloji.
Furnizuesi nuk do të mbaj përgjegjësi për dëmet që kanë të bëjnë me keqpërdorimin, përdorimin e gabuar ose si rrjedhojë e modifikimeve dhe riparimeve të pa autorizuara.
PARALAJMËRIM!
Kjo njësi mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeçe e më të madhe, si dhe nga personat me aftësi të kufizuar fizike dhe psikike ose nga persona pa përvojë ose njohuri të mjaftueshme, në qoftë se iu jepen udhëzime lidhur me këtë njësi në mënyrë të sigurt dhe të kuptojnë rreziqet e përfshira.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me këtë njësi. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje
2.3 Të drejtat e autorit
Këto udhëzime për përdoruesin përmbajnë informacione të mbrojtura sipas të drejtave të autorit. Është e ndaluar çfarëdo kopjimi, fotokopjimi, përkthimi ose regjistrimi i këtyre udhëzimeve për përdoruesin në pajisje të ndryshme elektronike, qoftë në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa autorizimin paraprak të Daikin. Çdo shkelje do t’i nënshtrohet dëmshpërblimit lidhur me dëmin e shkaktuar. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara, përfshi dhe ato që dalin nga lëshimi i licencave ose regjistrimi i modeleve të shërbimeve komunale.
2.4 Parimi i funksionimit
Pajisja që i përket serisë 1.9 kW dhe 2.9 kW është në gjendje të prodhojë ujë të nxehtë shtëpiak duke përdorur kryesisht teknologjinë e pompës për nxehje. Pompa për nxehje është në gjendje të transferojë energji termale nga një burim i temperaturës së ulët në një burim tjetër të temperaturës së lartë dhe anasjelltas (shkëmbyesit e nxehtësisë).
Pajisja përdor një qark uji që përbëhet nga një kompresor, avullues, kondensator dhe një valvule petëzimi; një gaz ftohës qarkullon brenda qarkut (shih paragrafin 4.6).
Kompresori krijon një diferencë të presionit brenda qarkut që mundëson krijimin e një cikli termodinamik: kjo e thith lëngun ftohës nëpërmjet avulluesit në të cilin vetë lëngu avullohet në temperaturë të ulët duke e thithur nxehtësinë, kryhet kompresimi dhe qarkullon drejt kondensatorit ku lëngu kondensohet në presion të lartë dhe e lëshon nxehtësinë e absorbuar. Pas kompresorit, lëngu kalon nëpër të ashtuq. valvule të petëzimit dhe me humbjen e presionit dhe temperaturës fillon të avullohet, pastaj ri-hyn në avulluesin dhe kështu cikli fillon sërish nga e para.
Doracak instalimi dhe për përdoruesin
Faqja 9
Fig. 1 – Parimi i funksionimit
Parimi i funksionimit të pajisjes është me sa vijon (Fig.
1): I-II: Lëngu ftohës që thithet brenda nga kompresori
qarkullon brenda avulluesit dhe përderisa avullohet ai e thith nxehtësinë ‘ekologjike’ që ia mundëson ajri.
Njëkohësisht, thithet ajri i mjedisit nga një ventilator; ajri e humb nxehtësinë e tij duke kaluar nëpërmjet baterisë në formë të brinjëve të avulluesit;
II-III: Gazi ftohës kalon brenda kompresorit dhe i nënshtrohet një rritje të presionit që shkakton rritjen e temperaturës; kështu duke e transformuar këtë në avull super të nxehur;
III-IV: Brenda kondensatorit, gazi ftohës lëshon nxehtësinë e tij në ujin brenda rezervuarit (bojleri). Ky proces shkëmbimi e bën të mundur që ftohësi të shndërrohet nga avulli i super nxehur në gjendje të lëngshme duke u kondensuar në presion konstant dhe duke iu nënshtruar rënies së temperaturës;
IV-I: Ftohësi i lëngshëm kalon përmes valvulës së petëzuar, pastaj kalon në rënie të menjëhershme të presionit dhe temperaturës dhe pjesërisht avullohet duke e rikthyer presionin dhe temperaturën në gjendjen fillestare. Tani mund të fillojë cikli termodinamik.
2.5 Versionet dhe konfigurimet e qasshme
Pompa e nxehtësisë është në dispozicion (energjia termale versioni 1.9 kW ), i cili mund të instalohet sipas konfigurimeve të ndryshme, varësisht nga integrimet e mundshme me burimet e tjera të nxehtësisë ( p.sh., burime solare, energji nga biomasa, etj.).
Versioni
Përshkrimi i konfigurimit
EKHH2E200AAV3 EKHH2E200BAV33 EKHH2E260AAV3
Pompë nxehtësie me burim të ajrit për prodhimin e ujit të nxehtë shtëpiak
EKHH2E260PAAV3
Pompë nxehtësie me burim të ajrit për prodhimin e ujit të nxehtë shtëpiak i përshtatshëm për të përdorur edhe me sistemin e energjisë solare.
3 Manovrimi dhe
transporti
Pajisja është paketuar në një kuti kartoni. Ajo është shtrënguar me një paletë me tri vidha.
Përdorni një kamion me pirun për të shkarkuar pajisjen: Është mirë që këto të kenë kapacitet të ngarkesës prej 250 kg.
Me qëllim që të jetë më lehtë për të liruar vidhat, pajisja e paketuar mund të vihet në pozitë horizontale nga pjesa e prapme .
Shpaketimi patjetër të bëhet me kujdes që të mos dëmtohet pajisja në rast se hapja bëhet me thika ose dara për të hapur kutinë e kartonit.
Pas hapjes së kutisë , sigurohuni që njësia të jetë e paprekur. Nëse dyshoni diçka, mos e përdorni pajisjen dhe kërkoni ndihmë nga personi teknik i autorizuar.
Në pajtueshmëri me rregullat për mbrojtjen e mjedisit jetësor, sigurohuni që të gjitha aksesorët të jenë nxjerrë nga kutia para se të hidhet kutia.
PARALAJMËRIM!
Pajisjet në kuti (kapëset, kutitë e kartonit, etj.) nuk guxojnë të jenë në afërsi të fëmijëve sepse janë shumë të rrezikshme.
(*) Shënim: me diskrecion të Daikin, lloji i paketimit mund të ndryshohet.
Për gjatë periudhës kohore që pajisja rri e pa hapur, me dëshirë për ta përdorur, është e udhës që ta mbroni nga kushtet atmosferike.
Nxehtësi ekologjike
Kondensatori
Rezervuari
Uji i ftohtë
Uji i nxehtë
Ajri
Avulluesi
Kompresori
Valvula e petëzimit
Nxehtësi elektrike
Faqja 10
Doracak instalimi dhe për përdoruesin
Pozitat e lejuara për transportin dhe manovrimin:
PARALAJMËRIM!
Gjatë manovrimit me prodhimin dhe fazave të instalimit është e ndaluar që të vendosni pjesën e sipërme të pajisjes nën asnjë lloji të tronditjeve për shkak se nuk është e natyrës.
PARALAJMËRIM!
Pajisja mund të transportohet horizontalisht vetëm gjatë km të fundit sipas asaj që është paraqitur më lart (shih pozitat e lejuara për transport dhe manovrim) dhe të vendosen disa mbështetës nën pjesën e poshtme të bojlerit që të mos mbështetet në pjesën e sipërme, e cila nuk është e natyrës strukturore. Kur pajisja transportohet horizontalisht, ekrani duhet të orientohet drejt pjesës së sipërme.
Pozitat e pa lejuara për transportin dhe manovrimin e prodhimit:
Doracak instalimi dhe për përdoruesin
Faqja 11
4 Karakteristikat e ndërtimit
1
Pompë nxehtësie
2
Paneli i kontrollit.
3
Mbështjellës i stampuar ABS.
4
Rezervua çeliku (bojler) i emaluar sipas standardeve UNI (kapaciteti: 200; 260 litra).
5
Sonda e sipërme e bojlerit
6
Sonda e poshtme e bojlerit.
7
Rimbushje të ftohësit.
8
Ventilator për qarkullimin e ajrit.
9
Valvula petëzuese
10
Avullues në formë brinjësh me efikasitet të lartë. Sasia e lëngut që futet në të rregullohet nga një valvule e përshtatshme termostatike.
11
Hyrja e ajrit ( 160 mm).
12
Dalja e ajrit ( 160 mm).
13
Kompresor rrotullues i mbyllur hermetikisht.
14
Anodë magnezi e zëvendësueshme.
15
(1.5 kW – 230 W) Element për nxehje elektrike
16
Linja e kullimit të pompës kondensuese.
17
Kthimi i kondensatorit .
18
Anodë magnezi e zëvendësueshme.
19
Nyjë lidhëse për daljen e ujit të nxehtë (G 1”).
20
Armaturë për ri-qarkullim (G ¾”).
21
Hyrja, pajisje spirale për sistemin e energjisë termale (G 1”
1/4
; 1 m2 sipërfaqja e shkëmbimit).
22
Kullimi i kondensimit (G 1/2”).
23
Dalja, pajisje spirale për sistemin e energjisë solare (G 1”
1/4
; 1 m2 sipërfaqja).
24
Nyjë lidhëse për daljen e ujit të ftohtë (G 1”).
25
Izolim poliuretani 50 mm.
26
Çelës automatik për re-setimin e presionit të sigurisë.
29
Filtër ajri.
30
½”G armaturë për mëngën zhytëse të sondës.
1 4 6
11
10
9 2 8
18
25
24
16
14
5
4
15
12
22
19
23
20
21
17
3
29 7 13
26
30
Faqja 12
Doracak instalimi dhe për përdoruesin
4.1 Karakteristikat teknike
1.9 kW
Përshkrimi
u.m.
EKHH2E200AAV3
EKHH2E260AAV3
EKHH2E260PAAV3
EKHH2E200BAV33
Prodhimi energjik termal i Pompës
kW
1.82
Totali i energjisë termike
kW
3.4
Koha e nxehjes (1)
h:min
8:17
10:14
10:14
7:05
Koha e nxehjes në modusin BOOST (1)
h:min
3:58
5:06
5:06
3:02
Humbjet termale (2)
W
60
70
71
53
Të dhëna elektrike
Furnizimi i energjisë elektrike V 1/N/230
Frekuenca
Hz
50
Shkalla e mbrojtjes
IPX4
Absorbimi maksimal i pompës
kW
0.53
Absorbimi mesatar
kW
0.43
Elementi i nxehjes + absorbimi maksimal i pompës
kW
2.03
Energjia e elementit elektrik për nxehje
kW
1.5
Energjia maksimale e Pompës A 2.4
Mbrojtjet e nevojshme të mbingarkesës
A
16A T siguresë/ 16A çelës automatik, karakteristika C (të pritet gjatë
instalimit në sisteme të furnizimit me energji elektrike)
Mbrojtja e brendshme
Termostat sigurie me re-setim manual ndaj elementit rezistues
Kushtet e funksionimit
Min.÷ max temperaturë të ajrit në pompën e nxehtësisë (90% R.H.)
°C
-7÷38
Min. ÷ max temperaturë të vendit të instalimit
°C
5÷38
Temperatura e punës
Temperatura maksimale e Pompës – cikli ECO
°C
56
Temperatura maksimale në një cikël AUTOMATIK
°C
70
Kompresori
Rrotullues
Mbrojtja e kompresorit
Ndarës i qarkut termal me re-setim automatik
Lloji i mbrojtjes së qarkut termodinamik
Çelës të presionit të sigurisë me re-setim automatik
Ventilatori
Centrifugal
Doracak instalimi dhe për përdoruesin
Faqja 13
Diametri i prizës së shpëlarjes
mm
160
Revolucione për një minutë
rpm
1650÷2100
Kapaciteti nominal i ajrit
m3/h
350÷500
Presioni maksimal në dispozicion
Pa
120
Mbrojtja e motorit
Ndarës të brendshëm të qarkut termal me re-setim automatik
Kondensatori
I mbështjellë nga jashtë, nuk bie në kontakt me ujin
Ftohësi
R134a
Ngarkesa g 900
900
900
1300
Depozita e ujit
Kapaciteti nominal i depozitës së ujit
l
199
255
248
196
Sasia maksimale e ujit të nxehtë që mund të përdoret Vmax (3)
l
276
342
342
266
Spirale për lidhjen me sistemin e energjisë termale solare
m2 N/A
N/A
1.0 m2 N/A
Mbrojtja e katodave
Mg Anodë
Ø26x400 mm
1 x Mg anodë Ø26x250 mm
+
1 x Mg anodë Ø26x250 mm
Mg anodë
Ø26x400 mm
Izolimi
50 mm shkumë poliuretane të dendësisë së lartë
Shkrirja
Aktiv me valvulën e Gazit të Nxehtë
Dimensionet
mm
H1714xD600x
D
max
650
H2000xD600x
D
max
650
H2000xD600x
D
max
650
H1744xD600x
D
max
650
Pesha e transportit
kg
95
98.6
115.2
105
Fuqia e zërit në hapësirë të brendshme Lw(A) (4)
dB(A)
53
Cikël dezinfektimi anti-legionela (5)
PO
Presioni maksimal i punës
Bar
7
(1) temperatura e furnizimit hyrës të ajrit 7°C (6°C), temperatura e hapësirës së depozitimit të bojlerit 20°C, uji nxehet prej 10°C deri
55°C, (sipas UNI EN 16147-2011 dhe 2017)
(2) matjet e kryera sipas UNI EN 12897-2006 (3) matjet e kryera sipas UNI EN 16147-2011 dhe 2017 (4) matjet e kryera sipas EN 12102-2013 (5) aktivizim automatik çdo 30 ditë të funksionimit
Faqja 14
Doracak instalimi dhe për përdoruesin
5 Informacione të
rëndësishme
5.1 Pajtueshmëria me rregullativën evropiane
Pompa aktuale e nxehtësisë është një aparat që i dedikohet përdorimit shtëpiak në pajtueshmëri me direktivat evropiane në vijim:
Direktiva 2011/65/UE mbi kufizimin e përdorimit të
substancave të rrezikshme të caktuara në pajisjet elektrike dhe elektronike (RoHS);
Direktiva 2014/30/UE kompatibiliteti
elektromagnetik (EMC);
Direktiva 2014/35/UE Direktiva e Volzathit të Ulët
(LVD)
Direktiva 2009/125/CE Kërkesat për ekodizajnin.
5.2 Nivelet e mbrojtjes që i sigurojnë mbështjellësit
Shkalla e mbrojtjes së pajisjes është e barabartë me: IPX4.
5.3 Kufizimet e përdorimit
PARALAJMËRIM!
Ky aparat nuk është dizajnuar, as është dedikuar për përdorim brenda mjediseve të rrezikshme (për shkak të pranisë së ambienteve mundësisht shpërthyese – sipas standardeve të ATEX ose me një nivel të kërkuar IP që e tejkalon atë të pajisjes) ose për aksesorë që kërkojnë (fault-tolerant, fail-safe) karakteristika të sigurisë në sistemet e frenimit të qarkut dhe/ose teknologjitë ose çfarëdo konteksti tjetër në të cilin defekti i pajisjes mund të vdekje ose lëndim të njerëzve ose kafshëve ose dëme serioze ndaj objekteve ose mjedisit.
N.B.
Në rast të prishjes ose defektit të prodhimit, kjo mund të shkaktojë dëme (ndaj njerëzve, kafshëve dhe mallrave).Është e nevojshme të siguroni një sistem të veçantë funksional monitorimi me funksione alarmi me qëllim të shmangies së dëmeve të tilla. Për më tepër, është e nevojshme të siguroni servis rezervë në rast të defektit!
5.4 Kufijtë operativ
Aparati i sipërpërmendur dedikohet për përdorim ekskluziv të prodhimit të nxehjes së ujit të nxehtë shtëpiak brenda kufijve të parashikuara të përdorimit.
Pajisja mund të instalohet vetëm për përdorimin e destinuar brenda sistemeve të mbyllura të nxehjes në pajtueshmëri me standardin EN 12828.
N.B.
Daikin nuk do të mbaj përgjegjësi në asnjë rrethanë në rast se pajisja përdoret për qëllime tjera përveç atyre qëllimeve të parashikuara, as për gabimet gjatë instalimit ose keqpërdorimit të pajisjes.
PARALAJMËRIM!
Është e ndaluar përdorimi i pajisjes për qëllime tjera përveç atyre për të cilat është parashikuar. Çdo përdorim tjetër do të konsiderohet i papranueshëm dhe prandaj nuk do të lejohet.
N.B.
Gjatë fazës së dizajnit dhe ndërtimit të sistemeve janë respektuar rregullat dhe dispozitat aktuale lokale.
5.5 Rregullat themelore të sigurisë
Pajisja duhet të përdoret nga të rriturit;
Mos e hapni ose çmontoni pajisjen kur është e
lidhur në një burim energjie;
Mos e prekni pajisjen me pjesë të lagura të trupit
kur jeni këmbëzbathur;
Mos e spërkatni ose derdhni ujë mbi pajisjen;
Mos rrini, qëndroni ulur ose vendosni diçka të
mbështetet në pajisjen.
5.6 Informacione për ftohësin që përdoret
Kjo pajisje përmban gaz të fluorizuar sipas Protokollit të Kjotos. Mos e hidhni gazin e tillë në mjedis.
Lloji i ftohësit: HFC-R134a.
N.B.
Aktivitetet e mirëmbajtjes dhe deponimit duhet të kryhen vetëm nga personeli i kualifikuar.
6 Instalimi dhe lidhjet
PARALAJMËRIM!
Instalimi, vënia në funksion dhe mirëmbajtja e pajisjes duhet të kryhet nga personi i autorizuar dhe i kualifikuar. Mos tentoni ta instaloni pajisjen vetë.
Loading...
+ 30 hidden pages