Manuali i instalimit
Përshtatësi i lidhjes së rrjetit LAN me valë
BRP069C51
Manuali i instalimit
Përshtatësi i lidhjes së rrjetit LAN me valë
Shqip
Tabela e përmbajtjes
Tabela e përmbajtjes
1 Rreth këtij dokumenti 2
2 Udhëzimet specifike për sigurinë e
instaluesit 2
3 Rreth përshtatësit 3
3.1 Komponentët ............................................................................. 3
3.2 Parametrat bazë........................................................................ 3
3.3 Përputhshmëria ......................................................................... 3
4 Rreth kutisë 3
4.1 Për ta shpaketuar përshtatësin ................................................. 3
5 Instalimi 4
5.1 Masat e kujdesit gjatë instalimit të përshtatësit ......................... 4
5.2 Përgatitja e vendit të instalimit................................................... 4
5.2.1 Kërkesat për vendin e montimit .................................. 4
5.3 Lidhja e instalimeve elektrike .................................................... 4
5.3.1 Përmbledhje e lidhjeve elektrike ................................. 4
5.3.2 Për të lidhur përshtatësin me njësinë.......................... 4
5.4 Mbyllja e përshtatësit................................................................. 4
5.4.1 Për ta mbyllur përshtatësin ......................................... 4
5.5 Montimi i përshtatësit ................................................................ 5
5.5.1 Për të montuar përshtatësin........................................ 5
6 Nisja e sistemit 5
7 Konfigurimi 5
7.1 Instalimi i aplikacionit Daikin Residential Controller .................. 5
7.2 Për të konfiguruar përshtatësin ................................................. 6
8 Dorëzimi te përdoruesi 6
1 Rreth këtij dokumenti
Audienca e synuar
Seti i dokumentacionit
Ky dokument është pjesë e setit të dokumentacionit. Seti i plotë
përbëhet nga:
▪ Masa sigurie të përgjithshme:
▪ Instruksionet e sigurisë që duhet të lexoni përpara instalimit
▪ Formati: printuar në letër (në kutinë e njësisë së brendshme)
▪ Manuali i instalimit:
▪ Instruksionet e instalimit
▪ Formati: printuar në letër (ofruar në pako)
▪ Manuali referencë për instaluesin:
▪ Instruksionet e instalimit, konfigurimi, udhëzimet për
aplikacionin,…
▪ Formati: skedarë digjitalë në faqen http://
www.daikineurope.com/support-and-manuals/productinformation/
▪ Deklarata e konformitetit:
INFORMACION
Për detaje mbi specifikimet, mënyrat e cilësimeve, FAQ,
këshillat për zgjidhjen e problemeve dhe për versionin më
të fundit të këtij manuali vizitoni http://
www.onlinecontroller.daikineurope.com/
Rishikimet më të fundit të dokumentacionit së dhënë mund të jenë të
disponueshme në faqen rajonale Daikin të internetit ose përmes
shitësit tënd.
Dokumentacioni origjinal është i shkruar në anglisht. Të gjitha gjuhët
e tjera janë përkthime.
2 Udhëzimet specifike për
sigurinë e instaluesit
Zbatoni gjithmonë udhëzimet për sigurinë dhe rregullat vijuese.
Instalimi (shihni "5Instalimi"[44])
RREZIK: RREZIK VRASJEJE NGA GODITJA
ELEKTRIKE
▪ Fikni furnizimin me energji përpara instalimit të
përshtatësit.
▪ MOS e përdorni përshtatësin me duar të lagura.
▪ MOS lejoni lagien e përshtatësit.
▪ MOS e çmontoni, mos e modifikoni ose mos e riparoni
përshtatësin.
▪ Kapeni nga bashkuesi kur shkëputni kabllon
bashkuese.
▪ Fikni furnizimin me energji në rast se përshtatësi
dëmtohet.
RREZIK: RREZIK VRASJEJE NGA GODITJA
ELEKTRIKE
MOS e ndizni furnizimin me energji elektrike përpara se të
lidhni instalimet elektrike, të mbyllni përshtatësin dhe
përpara se ta montoni atë në njësinë e brendshme.
Dorëzimi te përdoruesi (shihni "8Dorëzimi te përdoruesi"[46])
INFORMACION: Deklarata e konformitetit
Nëpërmjet këtij dokumenti, Daikin Industries Czech
Republic s.r.o. deklaron se pajisja radio e tipit BRP069C41
është në përputhje me Direktivën 2014/53/BE. Deklarata
origjinale e konformitetit disponohet te http://
www.daikineurope.com/support-and-manuals/productinformation/.
Manuali i instalimit
2
Përshtatësi i lidhjes së rrjetit LAN me valë
BRP069C51
4P567679-2C – 2020.05
3 Rreth përshtatësit
RREZIK
▪ Mos e çmontoni, mos e modifikoni ose mos e riparoni
përshtatësin. Kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje
elektrike ose lëndim.
▪ Mos lejoni që përshtatësi të laget ose mos e përdorni
atë kur bëni banjë apo kur kryeni veprime të ngjashme
me ujë. Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose
zjarr.
▪ Mos e përdorni përshtatësin pranë pajisjeve mjekësore
apo pranë personave që përdorin stimulues kardiak
ose defibrilator. Kjo mund të shkaktojë interferencë
elektromagnetike kërcënuese për jetën.
▪ Mos e përdorni përshtatësin pranë pajisjeve
vetëkontrolluese, të tilla si dyert automatike apo pajisjet
e alarmit të zjarrit. Kjo mund të shkaktojë aksidente për
shkak të sjelljes së gabuar të pajisjes.
▪ Në rast arome ose zhurme jonormale, mbinxehjeje apo
tymi që del nga përshtatësi, shkëputni menjëherë
njësinë e brendshme nga furnizimi me energji elektrike.
Në të kundërt, kjo mund të çojë në zjarr ose
keqfunksionim. Nëse ndodh kështu, konsultohuni me
shitësin.
▪ Nëse e rrëzoni ose e dëmtoni përshtatësin, shkëputni
njësinë e brendshme nga furnizimi me energji elektrike.
Në të kundërt, kjo mund të çojë në zjarr ose
keqfunksionim. Nëse ndodh kështu, konsultohuni me
shitësin.
Parametrat Vlera
Fuqia efektive e rrezatuar 15dBm (11b) / 14dBm (11g) /
14dBm (11n)
Ushqimi elektrik DC 14 V / 100 mA
3.3 Përputhshmëria
Sigurohuni që njësia e brendshme përputhet për përdorim me
përshtatësin. Për detajet më të fundit mbi instalimin e përshtatësit
dhe njësitë e përdorshme, vizitoni faqen http://
www.onlinecontroller.daikineurope.com/.
4 Rreth kutisë
4.1 Për ta shpaketuar përshtatësin
1 Hapni kutinë.
2 Nxirrni jashtë përshtatësin.
3 Ndani më vete aksesorët.
3 Rreth përshtatësit
Përshtatës i rrjetit LAN me valë për të lidhur sistemin e pompës së
nxehtësisë me Daikin Cloud nëpërmjet internetit, duke mundësuar
komandimin e sistemit të pompës së nxehtësisë me aplikacionin
Daikin Residential Controller.
3.1 Komponentët
a Llamba RUN (portokalli). Ndizet kur lidhet me një
rrugëzues (pika e hyrjes në rrjetin LAN me valë).
b Llamba AP
c Butoni SETUP. Përdoret kur lidhet me një rrugëzues
(pika e hyrjes në rrjetin LAN me valë).
d Butoni MODE
e Butoni POWER. Ndez/fik përshtatësin e WLAN kur
mbahet shtypur.
a Përshtatësi
b Vidat (M3×8) për përshtatësin
c Mbajtësja e përshtatësit me shirit ngjitës në të dy anët
d Vidat e montimit për mbajtësen (M3×16)
e Mbajtësja e lidhëses së kabllove
f Lidhësja e kabllove
g Kablloja bashkuese
h Etiketa e numrit të serisë (SSID, KEY, MAC)
i Manuali i instalimit
3.2 Parametrat bazë
Parametrat Vlera
Diapazoni i frekuencës 2400MHz~2483,5MHz
Protokolli i radio valëve IEEE 802.11b/g/n
Kanali i frekuencës radio Kanali13
Fuqia në dalje 13dBm
BRP069C51
Përshtatësi i lidhjes së rrjetit LAN me valë
4P567679-2C – 2020.05
Manuali i instalimit
3