Beko RCSA365K20DP User manual [SQ,MK,SR,BS]

RCSA365K20DP
Frigorifer / Ngrirës
Ju lutem lexoni këtë manual më parë.
I nderuar klient,
Shpresojmë që produkti juaj, i cili është prodhuar në fabrika moderne dhe është kontrolluar nën procedurat më të rrepta të kontrollit të cilësisë, do t'ju ofrojë një shërbim të efektshëm.
Prandaj, lexoni të gjithë këtë manual me kujdes para se ta përdorni këtë produkt dhe ruajeni si referencë. Nëse ia dorëzoni produktin dikujt tjetër, jepini gjithashtu edhe këtë manual.
Manuali i përdoruesit do t'ju ndihmojë ta përdorni produktin shpejt dhe në mënyrë të sigurt.
Lexoni manualin para se të instaloni dhe përdorni produktin.
Sigurohuni që t'i lexoni udhëzimet e sigurisë.
Mbajeni manualin në një vend që ta arrini merrni me lehtësi pasi mund t'ju duhet më
vonë.
Lexoni dokumentet e tjera të dhëna me produktin.
Mos harroni që ky manual përdoruesi vlen gjithashtu edhe për disa modele të tjera.
Ndryshimet midis modeleve do të tregohen në manual.
Shpjegim i simboleve Gjatë këtij manuali përdoruesi janë përdorur simbolet e mëposhtme:
Informacione të rëndësishme ose këshilla të dobishme.
Paralajmërim kundrejt situatave të rrezikshme për jetën dhe pronën. Paralajmërim kundrejt tensionit elektrik.
PËRMBAJTJA
2 SQ
1 Frigoriferi juaj 3
2 Paralajmërime të Rëndësishme Sigurie 4
Përdorimi i synuar……. ...... …………… 4
Siguria e përgjithshme ....... …………… 4
Për produktet me dispenser uji …........ 6
Siguria për fëmijët ............... ………….. .6
Pajtueshmëria me Rregulloren WEEE dhe Hedhja e
Produkteve Mbeturina ……………….... 6
Informacione për paketimin …………… 7
Paralajmërim HCA .............. …………… 7
Gjërat që mund të bëhen për kursimin e energjisë ……………………………… 7
3 Instalimi 8
Pikat të cilave u duhen kushtuar
vëmendje kur
zhvendosni frigoriferin ........ ………….. .8
Para se ta vini frigoriferin në punë…… 8
Lidhja elektrike…………………………. 9
Hedhja e paketimit .............. …………. ..9
Hedhja e frigoriferit të vjetër …………..9
Vendosja dhe Instalimi ....... …………....9
Ndërrimi i llambës ............ …………….10
Rregullimi i këmbëve ........ …………….10
4 Përgatitja 11 5 Përdorimi i frigoriferit Tuaj 12
Butoni i konfigurimit të termostatit…….12
Këshilla praktike dhe shënime……….. 13
Përdorimi i dispenserit të ujit…………. 14
Ngrirja e ushqimeve të freskëta……….16
Rekomandime për ruajtjen e
ushqimeve të ngrira .......... …………….17
Përmbysur dyert ………………………..18 6 Mirëmbajtja dhe pastrimi 19
Mbrojtja e sipërfaqeve plastike ………..17
7 Zgjidhja e problemeve 18
Frigoriferi juaj
1
Figurat që ndodhen në këtë manual janë skematike dhe mund të mos korrespondojnë saktësisht me produktin tuaj. Nëse pjesët e subjektit nuk janë përfshirë në produktin që keni blerë, atëherë është vlejnë për modele të tjera.
3 SQ
1. Termostati dhe kutia e llambës
2. Raftet e regullueshme të pjesës kryesore
3. Kapaku i krisperit
4. Krisperi
5. Tabakaja e akullit
6. Pjesa për ngrirjen e shpejtë
7. Ndarja për ngrirjen e shpejtë
8. Këmbët e para të rregullueshme
9. Ndarja e baxhos
10. Përdorimi i dispenserit të ujit
11. Raft
Paralajmërime të Rëndësishme Sigurie
2
Ju lutem shikoni informacionet e mëposhtme. Nëse nuk i përmbaheni këtyre informacioneve mund të shkaktohen lëndime ose dëmtime materiale. Përndryshe, të gjitha angazhimet e garancisë dhe besueshmërisë do të bëhen të pavlefshme. Pjesët origjinale të ndërrimit do të ofrohen për 10 vite, pas datës së blerjes së produktit
Përdorimi i synuar
Ky produkt është synuar që të përdoret
brenda dhe në ambiente të mbyllura si për shembull në shtëpi;
në ambiente pune të mbyllura si për shembull dyqane dhe zyra;
në vende akomodimi të mbyllura si për shembull në shtëpi fermash, hotele, shtëpi me qera.
Nuk duhet të përdoret jashtë.
Siguria e përgjithshme
Kur doni ta hidhni/çoni produktin për skrap, rekomandojmë që të konsultoheni me shërbimin e autorizuar me qëllim që të mësoni informacionet që duhen dhe organet e autorizuara.
Konsultohuni me shërbimin e autorizuar për të gjitha pyetjet dhe problemet që lidhen me frigoriferin tuaj. Mos ndërhyni ose mos lejoni asnjë që të ndërhyjë në frigorifer pa njoftuar shërbimet e autorizuara.
Për produktet me një ndarje ngrirësi; Mos hani kone akulloresh dhe kuba akulli menjëherë pasi i keni nxjerrë nga ndarja e ngrirësit! (Kjo mund të shkaktojë kafshim ngrice në gojë.)
Për produktet me ndarje ngrirësi; Mos vendosni pije në shishe dhe kanaçe në ndarjen e ngrirësit. Përndryshe ato mund të çahen.
Mos i prekni ushqimet e ngrira me dorë; ato mund t'ju ngjiten në dorë.
Hiqeni frigoriferin nga priza para se ta pastroni ose shkrini.
Avulli dhe materialet e pastrimit që avullojnë nuk duhet të përdoren asnjëherë në pastrim dhe proceset e shkrirjes të frigoriferit. Në këto raste, avulli mund të bjerë në kontakt me pjesët elektrike dhe të shkaktojë qark të shkurtër ose goditje elektrike.
Mos e përdorni asnjëherë si mjet për t'u mbështetur ose si shkallë derën ose pjesët e frigoriferit.
Mos përdorni pajisje elektrike brenda frigoriferit.
Mos i dëmtoni pjesët, ku qarkullon lëngu ftohës, me mjete shpimi ose prerjeje. Lëngu ftohës që mund të dalë kur shpohen kanalet e evaporatorit, zgjatimeve të tubit ose shtresave të sipërfaqes shkakton irritime në lëkurë dhe dëmtime në sy.
Mos i mbuloni ose bllokoni vrimat e ventilimit në frigorifer me asnjë lloj materiali.
Pajisjet elektrike duhet të riparohen vetëm nga persona të autorizuar. Riparimet e bëra nga persona jo kompetentë krijojnë rreziqe për përdoruesin.
4 SQ
Në rast të ndonjë defekti ose gjatë një pune mirëmbajtjeje ose riparimi, shkëputeni frigoriferin nga korrenti qoftë duke fikur siguresën përkatëse ose duke e hequr pajisjen nga priza.
Mos e tërhiqni kabllin kur tërhiqni spinën.
Vendosini pijet e larta të mbyllura fort dhe në pozicion vertikal.
Mos vendosni i asnjëherë kanaçe me spërkatje që përmbajnë substanca të djegshme dhe shpërthyese në frigorifer.
Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
Ky produkt nuk është synuar të përdoret nga persona me çrregullime fizike, ndjesore ose mendore apo nga njerëz që nuk janë mësuar ose pa përvojë (përfshirë fëmijët) përveç nëse mbikëqyren nga një person i cili do të jetë përgjegjës për sigurinë e tyre ose që do t'i udhëzojë mirë për përdorimin e produktit.
Mos e vini në punë një frigorifer të dëmtuar. Konsultohuni me agjentin e shërbimit nëse keni ndonjë merak.
Siguria elektrike e frigoriferit tuaj do të garantohet vetëm nëse sistemi i tokëzimit në shtëpinë tuaj përputhet me standardet.
Ekspozimi ndaj shiut, borës, diellit dhe erës është i rrezikshëm në lidhje me sigurinë elektrike.
Kontaktoni shërbimin e autorizuar kur ka një dëmtim të kabllit të energjisë për të shmangur rrezikun.
Asnjëherë mos e vini frigoriferin në prizë gjatë instalimit. Përndryshe, mund të shkaktohet vdekje ose lëndime serioze.
Ky frigorifer është synuar vetëm për të mbajtur ushqime. Nuk duhet të përdoret për asnjë qëllim tjetër.
Etiketa e të dhënave teknike ndodhet në murin e majtë brenda frigoriferit.
Asnjëherë mos e lidhni frigoriferin me sistemet e kursimit të energjisë; ato mund ta dëmtojnë frigoriferin.
Nëse ka një dritë blu mbi frigorifer, mos e shikoni dritën blu me mjete optike.
Për frigoriferët me kontroll manual, prisni të paktën 5 minuta para se ta vini frigoriferin në punë pas një ndërperje energjie.
Ky manual përdorimi duhet t'i jepet pronarit të ri të produktit kur i jepet të tjerëve.
Bëni kujdes të mos e dëmtoni kabllin e energjisë kur transportoni frigoriferin. Përkulja e kabllit mund të shkaktojë zjarr. Mos vendosni objekte të rënda mbi kabllin e energjisë.
Mos e preni spinën me duar të lagura kur e hiqni produktin nga priza.
Mos e vendosni frigoriferin nëse priza në mur është e lirë.
Nuk duhet të spërkatet ujë në pjesët e brendshme ose të jashtme të produktit për arsye sigurie.
5 SQ
6 SQ
Mos spërkatni substanca që
përmbajnë gazra të djegshme si për shembull gaz propan pranë frigoriferit për të shmangur rrezikun e zjarrit dhe shpërthimit.
Mos vendosni asnjëherë enë të
mbushura me ujë mbi frigorifer; në rast spërkatjesh kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mos e mbingarkoni frigoriferin me
ushqime. Nëse ngarkohet tepër, ushqimet mund të bien dhe t'ju lëndojnë dhe të dëmtojnë frigoriferin kur hapni derën.
Mos vendosni asnjëherë objekte mbi
frigorifer; përndryshe, këto objekte mund të bien kur hapni ose mbyllni derën e frigoriferit.
Meqenëse kërkojnë një temperaturë
shumë të saktë, vaksinat, ilaçet të ndjeshme ndaj nxehtësisë dhe materialet shkencore, etj. nuk duhet të mbahen në frigorifer.
Nëse nuk do të përdoret për një kohë
të gjatë, frigoriferi duhet të hiqet nga priza. Një problem i mundshëm në kabllin e energjisë mund të shkaktojë zjarr.
Koka e spinës duhet të pastrohen
rregullisht me një leckë të thatë; përndryshe mund të shkaktojë zjarr.
Frigoriferi mund të lëvizë nëse këmbët
e rregullueshme nuk janë siguruar mirë mbi dysheme. Sigurimi mirë i këmbëve të rregullueshme mbi dysheme mund të mos lejojë që frigoriferi të lëvizë.
Kur lëvizni frigoriferin, mos e kapni nga
doreza e derës. Përndryshe, mund të thyhet.
Kur duhet ta lëvizni produktin pas një
frigoriferi ose ngrirësi tjetër, distanca midis pajisjeve duhet të jetë të paktën 8 cm. Përndryshe, muret anësore pranë mund të krijojnë lagështi.
Për produktet me dispenser uji;
Presioni i linjës të ujit duhet të jetë minimumi 1 bar. Presioni i linjës të ujit duhet të jetë maksimumi 8 bar.
Përdorni vetëm ujë të pijshëm.
Siguria për fëmijët
Nëse dera ka një kyç, çelësi duhet të
mbahet larg fëmijëve.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për të
mos lejuar që të ngacmojnë produktin. Pajtueshmëria me Rregulloren
WEEE dhe Hedhja e Produkteve Mbeturina
Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe materiale të cilësisë të lartë të cilat mund të ripërdoren dhe janë të
përshtatshme për riciklim. Prandaj, mos e hidhni produktin së bashku me mbeturinat e zakonshme të shtëpisë në fund të jetëgjatësisë së tij. Çojeni në një pikë grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ju lutem konsultohuni me autoritetet lokale për të mësuar pikën më të afërt të grumbullimit. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve natyrore duke i ricikluar produktet e përdorura. Për sigurinë e fëmijëve, priteni kabllin e energjisë dhe thyejeni mekanizmin e kyçjes të derës, nëse ka, kështu do të jetë jo-funksional para se ta hidhni produktin.
7 SQ
Informacione të paketimit
Materialet e paketimit të produktit janë prodhuar nga materiale të riciklueshme në përputhje me Rregullat Kombëtare për Mjedisin. Mos i hidhni materialet e paketimit së bashku me mbeturinat e tjera ose ato shtëpiake. Çojini në pikat e grumbullimit të materialeve të paketimit të caktuara nga autoritetet lokale. Mos harroni... Çdo substancë e ricikluar është një çështje e domosdoshme për natyrën dhe pasuritë tona kombëtare. Nëse doni të kontribuoni në ri-vlerësimin e materialeve të paketimit, mund të konsultoheni me organizatat ambientaliste ose komunat ku ndodheni.
Paralajmërim HCA
Nëse sistemi i ftohjes të produktit tuaj përmban R600a: Ky gaz është i djegshëm. Prandaj, bëni kujdes të mos dëmtoni sistemin e ftohjes dhe tubacionet gjatë përdorimit dhe transportit. Në rast dëmtimi, mbajeni produktin larg nga substancat e dëmshme të zjarrit të cilat mund të bëjnë që këto produkte të marrin zjarr dhe ajroseni dhomën në të cilën është vendosur njësia. Injoroni këtë paralajmërim nëse sistemi i ftohjes të produktit tuaj përmban R134a. Lloji i gazit i përdorur në produkt është treguar në etiketën e tipit e cila ndodhet në murin e majtë brenda frigoriferit. Asnjëherë mos e hidhni produktin në zjarr për ta hedhur.
Gjërat që mund të bëhen për kursimin e energjisë
Mos i lini dyert e frigoriferit të hapura për një kohë të gjatë.
Mos vendosni ushqime ose pije të nxehta brenda frigoriferit.
Mos e mbingarkoni frigoriferin në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi i ajrit brenda frigoriferit.
Mos e instaloni frigoriferin nën dritën direkte të diellit ose pranë pajisjeve që çlirojnë nxehtësi si për shembull furrat, lavastoviljet ose radiatorët. Mbajeni frigoriferin të paktën 30cm larg burimeve që lëshojnë nxehtësi dhe të paktën 5cm nga furrat elektrike.
Bëni kujdes që ta mbani ushqimin në enë të mbyllura.
Për produktet me një ndarje ngrirësi; Mund të mbani më shumë ushqime në ngrirës kur e hiqni raftin ose sirtarin e ngrirësit. Vlera e konsumit të energjisë e treguar për frigoriferin tuaj është përcaktuar duke hequr raftin ose sirtarin e ngrirësit dhe nën ngarkesë maksimale. Nuk ka asnjë problem të përdorni një raft ose sirtar sipas formave dhe madhësisë që ushqimeve që do të ngrihen.
Shkrirja e ushqimeve në ndarjen e frigoriferit do të sigurojë kursim energjie dhe do të ruajë cilësinë e ushqimit.
8 SQ
Instalimi
3
Në rastin se nuk merren parasysh
informacionet që janë dhënë në këtë manual përdoruesi, prodhuesi nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi për këtë.
Pikat të cilave u duhen kushtuar vëmendje kur zhvendosni frigoriferin
1. Frigoriferi juaj duhet të hiqet nga priza. Para se të transportoni frigoriferin, duhet të zbrazet dhe të pastrohet.
2. Para se të ripaketohet, raftet, aksesorët, krisperi, etj. brenda frigoriferit duhet të fiksohen me ngjitës dhe të sigurohen nga goditjet. Paketimi duhet të lidhet me një ngjitës të trashë ose litarë të shtrënguar dhe duhet të zbatohen me përpikëri rregullat e transportit mbi paketim.
3. Paketimi dhe materialet e shkumës origjinale duhet të ruhen për transport ose lëvizje në të ardhmen.
Para se ta vini frigoriferin në punë, Kontrolloni të mëposhtmet para se ta vini në punë se përdorni frigoriferin tuaj:
1. Ngjitni 2 pyka plastike siç tregohet në
figurë më poshtë. Pykat plastike janë synuar për të mbajtur distancën që do të garantojë qarkullimin e ajrit midis frigoriferit dhe murit. (Figura është vizatuar vetëm si prezantim dhe nuk është identike me produktin tuaj.)
2. Pastrojeni pjesën e brendshme të
frigoriferit siç rekomandohet në pjesën "Mirëmbajtja dhe pastrimi".
3. Futeni spinën e frigoriferit në prizën në
mur. Kur hapet dera e frigoriferit, llamba e brendshme do të ndizet.
4. Kur fillon të punojë kompresori, do të
dëgjohet një tingull. Lëngu dhe gazrat e izoluar brenda sistemit të ftohjes mund të krijojnë zhurma, edhe nëse kompresori nuk është në punë dhe kjo është normale.
5. Anët e para të frigoriferit mund të
ndihen të ngrohta. Kjo është normale. Këto zona janë bërë posaçërisht që të jenë të ngrohta për të shmangur kondensimin.
9 SQ
Lidhja elektrike
Lidheni produktin tuaj me një prizë të tokëzuar e cila mbrohet nga një siguresë me kapacitetin e duhur. E rëndësishme: Lidhja duhet të jetë në përputhje me rregullat kombëtare.
Spina e korrentit duhet të jetë e
arritshme me lehtësi pas instalimit.
Siguria elektrike e frigoriferit tuaj do të
garantohet vetëm nëse sistemi i tokëzimit në shtëpinë tuaj përputhet me standardet.
Tensioni që tregohet në etiketën që
ndodhet në anën e brendshme të produktit tuaj duhet të jetë i njëjtë me tensionin e rrjetit.
Nuk duhet të përdoren kabllo
zgjatimi dhe multi priza për lidhjen.
Një dëmtim në kabllin e energjisë
duhet të ndërrohet nga një elektricist i kualifikuar.
Produkti nuk duhet të vihet në punë
para se të riparohet! Ekziston rreziku i goditjes elektrike!
Hedhja e paketimit
Materialet e paketimit mund të jenë të rrezikshme për fëmijët. Mbajini materialet e paketimit larg fëmijëve ose hidhini duke i klasifikuar sipas udhëzimeve për mbeturinat të treguara nga autoritetet vendase. Mos i hidhni së bashku me mbeturinat e zakonshme shtëpiake, hidhini në pikat e caktuara nga autoritetet vendase. Paketimi i frigoriferit tuaj është prodhuar prej materialesh të riciklueshme.
Hedhja e frigoriferit të vjetër
Hidheni frigoriferin tuaj të vjetër pa
dëmtuar mjedisin.
Mund të konsultoheni me shitësin e autorizuar ose qendrën e grumbullimit të mbeturinave të bashkisë tuaj për hedhjen e frigoriferit. Para se ta hidhni frigoriferin, priteni spinën elektrike dhe, nëse ka ndonjë kyç në derë, bëjini të papërdorshme me qëllim që të mbroni fëmijët nga ndonjë rrezik.
Vendosja dhe Instalimi
Nëse dera e hyrjes të dhomës ku do
të instalohet frigoriferi nuk është e gjerë mjaftueshëm që të kalojë frigoriferi, atëherë thërrisni shërbimin e autorizuar që ata të heqin dyert e frigoriferit dhe kalojeni anash përmes derës.
1. Montojeni frigoriferin në një vend që
përdoret me lehtësi.
2. Mbajeni frigoriferin larg burimeve të
nxehtësisë, vendeve të lagështa dhe dritës direkte të diellit.
3. Duhet të ketë ventilim të mjaftueshëm
me qëllim që frigoriferi të punojë me efektshmëri. Nëse frigoriferi do të vendoset në një pjesë të futur në mur, duhet të ketë një distancë të paktën 5 cm nga tavani dhe të paktën 5 cm nga muri. Mos e vendosni produktin tuaj mbi materiale si për shembull tapet ose qilim.
4. Vendoseni frigoriferin mbi një sipërfaqe
të sheshtë për të parandaluar lëkundjet.
10 SQ
Ndërrimi i llambës
Për të ndërruar një Llambë/LED që përdoret për ndriçimin e frigoriferit tuaj, telefononi Shërbimin e Autorizuar.
Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje nuk është e përshtatshme për ndriçimin e dhomave të shtëpisë. Qëllimi i kësaj llambe është të ndihmojë përdoruesin të vendosë ushqime në frigorifer/ngrirës në një mënyrë të sigurt dhe të lehtë. Llambat e përdorura në këtë pajisje duhet
t’i rezistojnë kushteve fizike ekstreme si
temperaturat nën -20°C.
Rregullimi i këmbëve
Nëse frigoriferi juaj nuk është në nivel; Mund ta vendosni frigoriferin në nivel duke rrotulluar këmbët e para siç tregohet në figurë. Cepi ku ndodhet këmba ulet kur e rrotulloni në drejtim të shigjetës të zezë dhe ngrihet kur e rrotulloni në drejtim të kundërt. Marrja e ndihmës nga dikush për ta ngritur pak frigoriferin do ta bëjë më të lehtë këtë proces.
11 SQ
Përgatitja
4
Frigoriferi juaj duhet të montohet të paktën 30 cm larg burimeve të nxehtësisë si sobat, furrat, ngrohjet qendrore dhe stofat dhe të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike dhe nuk duhet të vendoset nën dritën direkte të diellit.
Ju lutem sigurohuni që pjesa e brendshme e frigorifeirt të pastrohet plotësisht.
Nëse do të montohen dy pajisje ftohjeje njëri pas tjetrit, duhet të ketë një distancë të paktën 2 cm midis tyre.
Kur e vini frigoriferin në punë për herë të parë, ju lutem përmbajuni udhëzimeve të mëposhtme gjatë gjashtë orëve të para.
Dera e tij nuk duhet të hapet shpesh.
Duhet të vihet në punë bosh pa
vendosur ushqime në të.
Mos e hiqni frigoriferin nga priza. Nëse ndodh një ndërprerje energjie që nuk e keni ju në dorë, ju lutem shikoni paralajmërimet në pjesën “Zgjidhjet e
rekomanduara për problemet”.
Ky produkt është ndërtuar që të
funksionojë në temperatura ambienti deri në 43°C (110°F).
Përdorimi i frigoriferit tuaj
5
12 SQ
Butoni i konfigurimit të termostatit
Temperatura e brendshme e frigoriferit tuaj ndryshon për arsyet e mëposhtme;
Temperaturat sezonale,
Hapja e shpeshtë e derës dhe lënia e
derës hapur për periudha të gjata,
Ushqimet që vendosen në frigorifer pa u ftohur në temperaturë ambienti,
Vendndodhja e frigoriferit në dhomë (p.sh. ekspozimi në dritën e diellit).
Mund ta rregulloni temperaturën e brendshme që ndryshon për shkak të këtyre arsyeve duke përdorur termostatin. Numrat rrotull butonit të termostatit tregojnë shkallët e ftohjes.
Nëse temperatura e ambientit është më e lartë se 32°C, rrotulloni butonin e termostatit në pozicionin maksimal.
Nëse temperatura e ambientit është më e ulët se 25°C, rrotulloni butonin e termostatit në pozicionin minimal.
13 SQ
Këshilla praktike dhe shënime
Ftohja
• Pastrojini ushqimet e freskëta dhe
perimet para se t'i vendosni në koshin e krisperit.
• Gjithmonë paketojini ose mbështillini ushqimet, ose vendosini në një enë të përshtatshme, para se t'i vendosni në pajisje.
• Mbështillini ushqimet që nuk janë të
përshtatshme për t'u mbajtur në temperatura të ulëta në qese polietilieni (ananas, pjepër, kastravec, domate, etj.).
• Ushqimet me erë të fortë ose që tërheqin
erë duhet të mbështillen në enë të mbyllura ose materiale paketimi kundër erës.
• Mbajini ushqimet e freskëta veç nga
ushqimet e gatuara, për të shmangur ndotjen me baktere.
• Asnjëherë mos mbani mish të freskët në frigorifer për më shumë se 2 ose 3 ditë.
• Hiqni çdo mbetje të ushqimeve në
kanaçe dhe mbajini në enë të përshtatshme.
• Shikoni jetëgjatësinë në raft të treguar në
paketimin e ushqimit.
• Mos e pengoni qarkullimin e ajrit brenda
pajisjes duke i mbuluar raftet.
• Asnjëherë mos mbani substanca të
rrezikshme ose helmuese brenda pajisjes tuaj.
• Gjithmonë kontrolloni ushqimet që janë
mbajtur për periudhë të gjatë nëse janë të përshtatshme për t'u ngrënë.
• Mos mbani ushqimet e freskëta dhe ato
të gatuara së bashku në të njëjtën enë.
• Mbylleni derën menjëherë pasi ta keni
hapur për të shmangur konsumin e panevojshëm të energjisë.
• Mos përdorni objekte të forta ose të
mprehta për të hequr grumbullimin e akullit.
• Mos vendosni ushqime të nxehta në
pajisje.
Ngrirja
• Gjithmonë lërini ushqimet të shkrijnë në një enë që lejon të derdhet uji i shkrirjes.
• Mos e kaloni kapacitetin maksimal të
ngrirjes kur ngrini ushqime të freskëta (shiko pjesën "Ngrirja").
• Mos i jepni fëmijëve akullore dhe kuba
akulli direkt nga ngrirësi. Temperatura e ulët mund të shkaktojë djegie në buzë.
• Asnjëherë mos ngrini përsëri ushqime të
shkrira; ushqimet e shkrira duhet të konsumohen brenda 24 orësh. Vetëm ushqimet që janë gatuar mund të ngrihen përsëri.
• Mos i nxirrni ushqimet e ngrira me duar
të lagura.
• Mbani vetëm ushqime të freskëta dhe të patëmeta.
• Gjithmonë përdorni materiale paketimi të
përshtatshme për të shmangur depërtimin e erës ose prishjen e ushqimit.
• Mbani ushqimet e ngrira nga dyqani
sipas udhëzimeve të dhëna në paketim.
• Ngrini ushqimet e gatuara në sasi të vogla. Kjo garanton ngrirje të shpejtë dhe ruan cilësinë e ushqimit.
• Mos i ngrini lëngjet në shishe ose enë të
mbyllura fort. Shishet/enët mund të pëlcasin në temperatura të ulëta.
• Çoni ushqimet tashmë të ngrira në qese
të përshtatshme në ngrirës sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithmonë shkrijini ushqimet në pjesën e frigoriferit.
Përdorimi i dispenserit të ujit *opsional
Është normale që disa gotat e para me
ujë të marra nga dispenseri të jenë të ngrohta.
Nëse dispenseri i ujit nuk përdoret për një kohë të gjatë, hidhni pak gotat e para me ujë për të marrë ujë të freskët.
1. Shtyjeni levën e dispenserit të ujit me gotë. Nëse po përdorni një gotë plastike të butë, do të jetë më e lehtë ta shtyni levën me dorë.
2. Pas mbushjes të gotës në nivelin që dëshironi, lëshoni levën.
Ju lutem vini re se sasia e ujit që rrjedh nga dispenseri varet nga sa shumë e keni shtypur levën. Ndërsa niveli i ujit në gotën tuaj rritet, lirojeni pak sasinë e presionit në levë për të mos lejuar të derdhet. Nëse e lëshoni pak krahun, uji do të pikojë; kjo është normale dhe nuk është defekt.
Mbushja e depozitës të dispenserit të ujit
Depozita e mbushjes me ujë ndodhet brenda raftit të derës.
1. Hapni kapakun e depozitës.
2. Mbusheni depozitën me ujë të freskët të pijshëm.
3. Mbylleni kapakun.
Mos e mbushni depozitën e ujit me diçka tjetër përveç ujit si për shembull lëngje frutash, pije karbohidratesh ose pije alkoolike të cilat nuk janë të përshtatshme për t'u përdorur në dispenserin e ujit. Dispenseri i ujit do të dëmtohet në mënyrë të pariparueshme nëse përdoren këto lloje lëngjesh. Garancia nuk i mbulon këto përdorime të tilla. Disa substanca dhe shtesa kimike që ndodhen në këto lloje pijesh/lëngjesh mund të dëmtojnë depozitën e ujit.
Përdorni vetëm ujë të pijshëm.
14 SQ
15 SQ
Kapaciteti i depozitës të ujit është 3
litra; mos e mbushni më tepër.
Pastrimi i depozitës të ujit
1. Hiqeni depozitën e ujit brenda raftit të derës.
2. Hiqeni raftin e derës duke e mbajtur nga të dyja anët.
3. Kapeni depozitën e ujit nga të dyja anët dhe hiqeni me një kënd prej 45°.
4. Hiqeni kapakun e depozitës të ujit dhe pastrojeni depozitën.
Komponentët e depozitës të ujit dhe dispenserit të ujit nuk duhet të lahen në lavastovilje.
Tabakaja e pikave
Uji që derdhet kur përdorni dispenserin e ujit grumbullohet në tabakanë e spërkatjeve. Hiqeni filtrin plastik siç tregohet në figurë. Me një leckë të pastër e të thatë hiqeni ujin që është grumbulluar.
16 SQ
3. Bëni kujdes të veçantë që të mos
përzieni ushqimet tashmë të ngrira me ushqimet e freskëta.
Ngrirja e ushqimeve të freskëta
Preferohet që t'i mbështillni ose mbuloni ushqimet para se t'i vendosni në frigorifer.
Ushqimet e nxehta duhet të ftohen në temperaturë ambienti para se të vendosen në frigorifer.
Ushqimet që doni të ngrini duhet të jenë të freskëta dhe me cilësi të mirë.
Ushqimet duhet të ndahen në racione sipas nevojave ditore të familjes ose në bazë të konsumit për vakt.
Ushqimet duhet të jenë të paketuara dhe në mënyrë të izoluar për të mos lejuar tharjen e tyre edhe nëse do të mbahen për kohë të shkurtër.
Materialet që do të përdoren për ngrirjen e ushqimeve duhet të mos grisen lehtë dhe rezistente ndaj të ftohtit, lagështisë, erës, vajrave dhe acideve dhe duhet të jenë gjithashtu izoluese. Për më tepër, ato duhet të jenë të mbyllura mirë dhe të jenë bërë prej materialesh të përdorshme lehtë të cilat janë të përshtatshme për përdorim në ngrirje të thellë.
Ushqimet e ngrira duhet të përdoren menjëherë pasi të jenë shkrirë dhe nuk duhet të ngrihen përsëri asnjëherë.
Ju lutem ndiqni udhëzimet e mëposhtme për të arritur rezultatet më të mira.
1. Mos ngrini sasi shumë të mëdha ushqimi njëherësh. Cilësia e ushqimit ruhet më mirë kur ngrihet deri në qendër të tij sa më shpejt të jetë e mundur.
2. Vendosja e ushqimeve të ngrohta në pjesën e ngrirësit bën që sistemi i ftohjes të punojë vazhdimisht derisa ushqimi të ngrijë plotësisht.
17 SQ
Rekomandime për ruajtjen e ushqimeve të ngrira
Ushqimet e ngrira në dyqan duhet të mbahen në përputhje me udhëzimet e prodhuesit të ushqimeve të ngrira për një
(4 yje) ndarjen e mbajtjes të
ushqimeve të ngrira.
Për të garantuar që të ruhet cilësia e lartë e arritur nga prodhuesi i ushqimeve të ngrira dhe shitësi i ushqimeve duhet të mbahen mend të mëposhtmet:
1. Vendosni pakot në ngrirës sa më
shpejt të jetë e mundur pas blerjes.
2. Sigurohuni që enët të jenë me etiketë
dhe datë.
3. Mos i kaloni datat «Të përdoret deri»,
«Më mirë para» në ambalazh.
Rekomandimet për ndarje ushqime të freskëta
* fakultativ
A nuk e lejojnë ushqimi të prekë sensor
temperatura në ushqime të freskëta ndarje. Për të lejuar ushqimin të freskët Ndarje të mbajtur ruajtjen e saj ideale temperatura, sensor nuk duhet të jetë penguar nga ushqimi.
Mos e vendosni ushqime të nxehtë në
produkt.
Përmbysur dyert
Të vazhdojë në mënyrë numerike
18 SQ
19 SQ
Mirëmbajtja dhe pastrimi
6
Mbrojtja e sipërfaqeve plastike
Mos vendosni vajra të lëngshme ose
ushqime të gatuara me vaj në frigorifer në enë të pambyllura pasi ato mund të dëmtojnë sipërfaqet plastike të frigoriferit tuaj. Në rast të spërkatjes ose derdhjes të vajti mbi sipërfaqet plastike, pastrojeni dhe shpëlajeni pjesën përkatëse të sipërfaqes menjëherë me ujë të ngrohtë.
Asnjëherë mos përdorni asnjëherë
benzinë, benzen ose substanca të ngjashme për të pastruar.
Rekomandojmë që ta hiqni pajisjen
nga priza para se ta pastroni.
Asnjëherë mos përdorni asnjëherë
mjete të mprehta, sapun, pastrues shtëpiak, detergjent dhe dyll lustrues për pastrim.
Përdorni ujë të ngrohtë për të
pastruar kabinën e frigoriferit dhe thajeni me leckë.
Përdorni një leckë të njomë të
shtrydhur në një solucion me një lugë çaji bikarbonat sode në një pintë uji për të pastruar pjesën e brendshme dhe thajeni me leckë.
Sigurohuni që të mos hyjë ujë në
kasën e llambës dhe në pjesët e tjera elektrike.
Nëse frigoriferi juaj nuk do të
përdoret për një kohë të gjatë, hiqeni kabllin e korrentit, hiqni të gjitha ushqimet, pastrojueni dhe lëreni derën pak të hapur.
Kontrolloni gominat e dyerve për t'u
siguruar që të jenë të pastra dhe pa grimva ushqimesh.
Për të hequr raftet e derës, hiqni të
gjitha gjërat në to dhe thjesht shtyjeni raftin e derës lart nga baza.
Asnjëherë mos përdorni asnjëherë agjentë pastrimi ose ujë që përmban klor për të pastruar sipërfaqet e jashtme dhe pjesët e lyer me krom të produktit. Klori shkakton gërryerje mbi sipërfaqet metalike.
20 SQ
Zgjidhja e problemeve
7
Frigoriferi nuk punon.
• Spina nuk është futur mirë në prizë. >>>Vendoseni spinën mirë në prizë.
• Siguresa e prizës në të cilën është lidhur frigoriferi juaj ose siguresa kryesore mund
të kenë rënë. >>>Kontrolloni siguresën.
Kondensim në muret anësore të ndarjes të frigoriferit (MULTIZONE, COOL CONTROL dhe FLEXI ZONE).
• Ambienti është shumë i ftohtë. >>>Mos e montoni frigoriferin në vende ku
temperatura bie nën 10 °C.
• Dera është hapur shpesh. >>>Mos e hapni dhe mbyllni derën e frigoriferit shpesh.
• Ambienti është shumë i lagësht. >>>Mos e instaloni frigoriferin në vende me shumë
lagështi.
• Ushqime që kanë lëngje janë vendosur në enë të hapura. >>>Mos e vendosni
ushqimin me përmbajtje të lëngshme në enë të hapura.
• Dera e frigoriferit është lënë pak hapur. >>>Mbylleni derën e frigoriferit.
• Termostati është vendosur në një nivel shumë të ftohtë. >>>Vendoseni termostatin
në një nivel të përshtatshëm.
Kompresori nuk punon.
• Mbrojtja termike e kompresorit do të fryhet gjatë ndërprerjeve të papritura të energjisë ose heqjes dhe vënies në prizë pasi presioni i lëngut ftohës në sistemin e ftohjes të frigoriferit nuk është balancuar akoma. Frigoriferi do të fillojë të punojë për rreth 6 minuta. Ju lutem thërrisni shërbimin nëse frigoriferi nuk ndizet në fund të kësaj periudhe.
• Frigoriferi është në ciklin e shkrirjes. >>>Kjo është normale për një shkrirje të plotë
automatike të frigoriferit. Cikli i shkrirjes ndodh rregullisht.
• Frigoriferi nuk është futur në prizë. >>>Sigurohuni që spina është futur në prizë.
Parametrat e temperaturës nuk janë bërë mirë. >>>Zgjidhni vlerën e duhur të
temperaturës.
Ka një ndërprerje energjie. >>>Frigoriferi kthehet në punimin normal kur kthehet energjia.
Zhurma e punimit rritet kur frigoriferi është në punë.
• Performanca e punimit të frigoriferit mund të ndryshojë për shkak të ndryshimeve
në temperaturën e ambientit. Kjo është normale dhe nuk është
Ju lutem shikoni këtë listë para se të thërrisni shërbimin. Do t'ju kursejë kohë dhe para. Kjo listë përmban ankesat e shpeshta që nuk lindin nga defektet e prodhimit ose përdorimi i materialeve. Disa nga karakteristikat të përshkruar këtu mundësish nuk ekzistojnë në prodhimin juaj.
21 SQ
Frigoriferi punon shpesh për një kohë të gjatë.
• Produkti i ri mund të jetë më i gjerë se ai i mëparshmi. Frigoriferët më të mëdhenj
punojnë për një kohë më të gjatë.
• Temperatura e dhomës mund të jetë e lartë. >>>Është normale që produkti të punojë për periudha më të gjata në ambient të ngrohtë.
• Frigoriferi mund të jetë vënë në prizë së fundi ose mund të jetë i mbushur me
ushqime. >>>Kur frigoriferi vihet në prizë ose është mbushur së fundi me ushqime, do të kërkojë më shumë kohë që të arrijë temperaturën e caktuar. Kjo është normale.
• Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në frigorifer së fundi.
>>>Mos vendosni ushqime të nxehta në frigorifer.
• Dyert mund të hapen shpesh ose të lihen pak hapur për një kohë të gjatë. >>>Ajri i ngrohtë që ka hyrë në frigorifer bën që frigoriferi të punojë për periudha më të gjata. Mos i hapni dyert shpesh.
• Dera e ndarjes të frigoriferit ose ngrirësit mund të jetë lënë pak hapur.
>>>Kontrolloni nëse dyert janë mbyllur plotësisht.
• Frigoriferi është rregulluar në një temperaturë shumë të ulët. >>>Rregulloni
temperaturën e frigoriferit në një gradë më të ngrohtë dhe prisni derisa të arrihet temperatura.
• Gomina e derës të frigoriferit ose ngrirësit mund të jetë ndotur, konsumuar, çarë ose të mos jetë izoluar mirë. >>>Pastroni ose ndërroni gominën. Gominat e dëmtuara/çara bëjnë që frigoriferi të punojë më gjatë për të ruajtur temperaturën aktuale.
Temperatura e ngrirësit është shumë e ulët ndërsa temperatura e frigoriferit është e mjaftueshme.
• Temperatura e ngrirësit është rregulluar në një vlerë shumë të ulët. >>>Rregulloni
temperaturën e ngrirësit në një gradë më të ngrohtë dhe kontrolloni.
Temperatura e frigoriferit është shumë e ulët ndërsa temperatura e ngrirësit është e mjaftueshme.
• Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të lartë.
>>>Rregulloni temperaturën e frigoriferit në një vlerë më të ulët dhe kontrolloni.
Ushqimet që mbahen në sirtarët e ndarjes të frigoriferit kanë ngrirë.
• Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të lartë.
>>>Rregulloni temperaturën e frigoriferit në një vlerë më të ulët dhe kontrolloni.
Temperatura në frigorifer ose ngrirës është shumë e lartë.
• Temperatura e frigoriferit është rregulluar në një vlerë shumë të lartë. >>>Konfigurimi i temperaturës të ndarjes të frigoriferit ka një efekt në temperaturën e ngrirësit. Ndryshoni temperaturat e frigoriferit ose ngrirësit dhe prisni derisa ndarjet përkatëse të arrijnë temperaturën e mjaftueshme.
• Dyert hapen shpesh ose janë lënë hapur për një kohë të gjatë. >>>Mos i hapni
dyert shpesh.
• Dera është pak hapur. >>>Mbylleni derën plotësisht.
• Frigoriferi është vënë në prizë ose është mbushur me ushqime së fundi. >>>Kjo
është normale. Kur frigoriferi vihet në prizë ose është mbushur së fundi me ushqime, do të kërkojë më shumë kohë që të arrijë temperaturën e caktuar.
• Sasi të mëdha ushqimesh të nxehta mund të jenë vendosur në frigorifer së fundi.
>>>Mos vendosni ushqime të nxehta në frigorifer.
22 SQ
Dridhje ose zhurmë.
• Dyshemeja nuk është në nivel ose është e paqëndrueshme. >>> Nëse frigoriferi tundet kur lëvizet ngadalë, balancojeni duke i rregulluar këmbët. Gjithashtu sigurohuni që dyshemeja të jetë e fortë mjaft për të mbajtur frigoriferin, dhe të jetë në nivel.
• Sendet që vendosni në frigorifer mund të shkaktojnë zhurmë. >>>Hiqni sendet që janë sipër frigoriferit.
Ka zhurma që vijnë nga frigoriferi si për shembull rrjedhje lëngjesh,
• Rrjedha e lëngut dhe gazit është sipas parimeve të punimit të frigoriferit tuaj. Kjo
është normale dhe nuk është defekt.
Bilbil vjen nga frigorifer
• Përdoren ventilatorë për të ftohur frigoriferin. Kjo është normale dhe nuk është
defekt.
Kondensim në muret e brendshme të frigoriferit.
• Moti i ngrohtë dhe i lagësht rrit akullin dhe kondensimin. Kjo është normale dhe
nuk është defekt.
• Dyert hapen shpesh ose janë lënë hapur për një kohë të gjatë. >>>Mos i hapni
dyert shpesh. Mbyllini nëse janë hapur.
• Dera është pak hapur. >>>Mbylleni derën plotësisht.
Ndodh lagështi nga jashtë frigoriferit ose midis dyerve.
• Mund të ketë lagështi në ajër; kjo është normale në mot me lagështi. Kur lagështia
është më e ulët, do të shfaqet kondensimi.
Erë e keqe brenda frigoriferit.
• Nuk është bërë pastrimi rregullisht. >>>Pastroni pjesën e brendshme të frigoriferit
rregullisht me një sfungjer, ujë të ngrohtë ose karbonat të tretur në ujë.
• Disa enë ose materiale paketimi mund të shkaktojnë erë. >>>Përdorni enë të tjera
ose materiale paketimi të një marke tjetër.
• Ushqimi vendoset në frigorifer në enë të pambuluara. >>>Mbajeni ushqimin në enë
të mbyllura. Mikroorganizmat që përhapen nga enët e pambuluara mund të shkaktojnë erëra të pakëndshme.
• Hiqni ushqimet që u ka kaluar data e skadencës dhe që janë prishur nga frigoriferi.
Dera nuk mbyllet.
• Paketimet e ushqimeve nuk lejojnë derën të mbyllet. >>>Lëvizni paketimet që
pengojnë derën.
• Frigoriferi nuk është plotësisht shesh mbi dysheme. >>>Rregulloni këmbët për të balancuar frigoriferin.
• Dyshemeja nuk është në nivel ose nuk është e fortë. >>>Sigurohuni që
dyshemeja është në nivel dhe është në gjendje të mbajë frigoriferin.
Krisperët kanë ngecur.
• Ushqimi prek tavanin e sirtarit. >>>Rivendosni ushqimet në sirtar.
Прочитајте го ова упатство за корисникот прво!
Почитуван кориснику,
Се надеваме дека овој производ којшто е произведен во модерна фабрика и проверен
според многу прецизни процедури за проверка на квалитетот, ќе ви овозможи ефективна
услуга.
Според тоа, внимателно прочитајте го овој прирачник пред да го употребувате
производот и чувајте го за во иднина. Ако го дадете производот на друг, дајте го и
упатството за употреба.
Упатството ќе ви помогне да го користите производот на брз и безбеден начин.
Прочитајте го упатството пред да го поставите и вклучите производот.Прочитајте ги безбедносните упатства. Чувајте го упатството на лесно достапно место зашто може да ви притреба подоцна. Прочитајте ја и другата документација што се доставува со производот.
Имајте предвид дека ова упатство се однесува на неколку други модели. Разликите меѓу
моделите се посочени во упатството.
Објаснување на симболите Следните симболи се користат низ упатството:
Важни информации или корисни совети.
Предупредувања за опасни состојби по животот и имотот.
Предупредување за електричниот напон.
1 Вашиот ладилник ........................ 34
2 Важни безбедносни
предупредувања ............................. 4
Наменета употреба ........................... 4
Општа безбедност ............................ 4
Производи со диспензер за вода ..... 6
Безбедност за деца ........................... 6
Усогласување со Директивата за фрлање на електронска и електрична
опрема и за одлагање на отпадот ... 6
Информации за пакувањето ............ 7
Предупредување за HCA .................. 7
Работи што треба да ги направите
да заштедите енергија ...................... 7
3 Поставување ................................ 8
Точки на кои треба да обрнете внимание кога го преместувате
ладилникот......................................... 8
Пред да го вклучите ладилникот, .... 8
Електрично поврзување ................... 9
Фрлање на пакувањето .................... 9
Фрлање на стариот ладилник .......... 9
Поставување и поврзување ............. 9
Менување на светилката за
осветлување ...................................... 9
Прилагодување на ногарките ........... 9
СОДРЖИНА
4 Подготовка ............................... 1112
5 Употреба на ладилникот ........ 1213
Копче за поставување на
термостатот .................................... 12
Одмрзнување ................................. 13
Употреба на диспенсерот за вода14
Замрзнување свежа храна ............ 16
Препораки за зачувување на
смрзната храна ............................... 17
Препораки за одделот за свежа
храна ............................................... 17
Преместување на вратите ............ 18
6 Одржување и чистење ............. 191
Избегнување на смрдеа ................ 19
Заштита на пластичните површини
......................................................... 19
7 Решавање проблеми ................. 2020
2 МК
Вашиот ладилник
1
Сликите што се прикажани во ова упатство за употреба се шематски и
може да не соодветствуваат точно со производот. Ако деловите од
поглавјето не се вклучени во производот што сте го купиле, тогаш тие важат
за други модели.
3 МК
1. Поставување на регулаторот и на
внатрешното осветлување
2. Прилагодливи полици во внатрешноста
3. Стаклени полици
4. Фиока за салата
5. Потпора за садот за мраз и сад за мраз
6. Оддел за брзо замрзнување
7. Оддели за чување на замрзната храна
8. Прилагодливи предни ногарки
9. Млечни производи Преграда
10. Диспенсерот за вода
11. Полица
Важни безбедносни предупредувања
2
Прочитајте ги следните информации.
Непочитувањето на овие информации може да предизвика повреди или
материјална штета.
И гаранцијата и заложбите за
доверливост нема да бидат важечки.
Оригиналните резервни делови ќе ги
добивате 10 години по датумот кога е
набавен производот.
Наменета употреба
Овој производ е наменет да се користи
во затворени простории како што се
домови,
во затворени работни средини како што
се продавници и канцеларии,
во затворени простории за сместување
како што се објекти на селскиот туризам,
хотели, пансиони.
Не треба да се користи на отворено.
Општа безбедност
Ви препорачуваме да се консултирате
со локалниот авторизиран сервис и со овластените институции за да ги добиете неопходните информации кога ќе сакате
да го фрлите / одложите производот.
Консултирајте се со овластен сервис за
сите прашања и проблеми поврзани со ладилникот. Не интервенирајте ниту не пуштајте друг да интервенира на ладилникот без да го известите
овластениот сервисер.
За производите од одделот на
замрзнувачот - не јадете сладолед во
корнет или коцки мраз веднаш по вадење од одделот за замрзнување! (Може да
предизвикате смрзнатини на устата.)
За производите во одделот на
замрзнувачот; не ставајте пијалаци во шише или конзерва во одделот на
замрзнувачот. Инаку, тие може да пукнат.
Не допирајте ја замрзната храна со
рака, може да ви се залепи за раката.
Исклучете го ладилникот од струја пред
чистење или одмрзнување.
Испарувачи и материјали за чистење
што испаруваат не смее никогаш да се користат за чистење и за процесот на одмрзнување на ладилникот. Во тие случаи, испарувањето може да дојде во контакт со електричните делови и да предизвика краток спој или електричен
удар.
Никогаш не користете делови од
ладилникот како што е вратата за потпора
или расчекор.
Не користете електрични уреди во
внатрешноста на ладилникот.
Не оштетувајте ги деловите каде што
циркулира фреонот со дупчалки или алатки за сечење. Фреонот може да прсне и може да предизвика иритација на кожата и повреда на очите кога ќе се дупнат каналите за испарувањата, продолжетоците на цевките или
површинските премази.
Не покривајте ги или не блокирајте ги
отворите за вентилација на ладилникот со
каков било материјал.
Електричните делови мора да ги
поправи само овластено лице. Поправките што ги извршиле некомпетентни лица може да
предизвикаат ризик за корисникот.
4 МК
Loading...
+ 64 hidden pages