Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë
produkt e kemi prodhuar që të ketë performancë të
plotë për shumë vite, duke u bazuar në teknologji
inovative që e bëjnë jetën më të thjeshtë –
karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në pajisjet e
zakonshme. Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të
marrë maksimumin prej këtij produkti.
AKSESORË DHE PJESË KONSUMI
Në dyqanin e AEG në internet mund të gjeni gjithçka që
ju nevojitet që pajisjet AEG të kenë një pamje të pastër e
një funksionim të përkryer. Bashkë me një gamë të gjerë
aksesorësh të modeluar dhe prodhuar sipas standardeve
të larta që ju kërkoni, nga enët speciale të gatimit e deri
te mbajtëset e lugëve, thikave e pirunëve, nga mbajtëset
e shisheve e deri te koshat për rrobat e palara…
Vizitoni dyqanin në internet në adresën
www.aeg-electrolux.com/shop
PËRMBAJTJA
Përmbajtja
4 Të dhëna për sigurinë
7 Funksionimi
7Përdorimi i parë
8 Përdorimi I përditshëm
9 Udhëzime dhe këshilla të
nevojshme
11 Kujdesi dhe pastrimi
13 Si të veprojmë nëse…
15 Të dhëna teknike
15 Instalimi
3
Në këtë manual përdorimi janë
përdorur simbolet e mëposhtme:
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë
tuaj personale si dhe udhëzime se si të
parandaloni dëmet në pajisje.
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për ambientin
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
4
TË DHËNA PËR SIGURINË
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe të
përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke
përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të shmangur gabime dhe aksidente të
panevojshme, është e rëndësishme që të gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje, të
njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe
sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në
mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për
përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj.
Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini masat paraprake të udhëzimeve të përdorimit,
pasi prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga pakujdesia.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
• Kjo pajisje nuk është përshtatur për përdorim nga personat (përfshirë fëmijët) me
aftësi të kufizuara fizike, ndjesore apo mendore, ose me mungesë përvoje dhe
njohurish, për sa kohë nuk janë të mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të përdorin
pajisjen nga një njeri përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
• Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më
pranë pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni derën për të parandaluar fëmijët që luajnë të
pësojnë ndonjë goditje elektrike apo të mbyllen vetë brenda.
• Nëse kjo pajisje që përmban brava magnetike të derës do të vendoset në vend të një
pajisjeje të vjetër me bravë në trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi kapak, sigurohuni
që ta shkatërroni atë bravë përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo do të parandalojë
që pajisja të kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët.
Siguria e përgjithshme
KUJDES
Mos i bllokoni zgavrat e ventilimit.
• Pajisja është ndërtuar për të mbajtur ushqimet dhe/ose pijet në shtëpi, siç shpjegohet
në këtë broshurë udhëzuese.
• Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të përshpejtuar shkrirjen
e akullit.
• Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si makinë akulloresh) brenda pajisjeve ftohëse,
për sa kohë që nuk janë përshtatur për këtë nga prodhuesi.
• Mos e dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse.
• Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz
natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie me ambientin, por që është gjithsesi i
ndezshëm.
Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e qarkut
ftohtës të mos dëmtohet.
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
Të dhëna për sigurinë
5
– shmangni flakët e hapura dhe burimet ndezëse
– ajrosni tërësisht dhomën në të cilën ndodhet pajisja
• Është e rrezikshme të ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni këtë
produkt në çdo mënyrë të mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar në kabllo mund të
shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.
PARALAJMËRIM
Çdo komponent elektrik (kabllo i ushqimit, spina, kompresori) duhet të zëvendësohet nga
një agjent i certifikuar shërbimi ose nga një personeli i kualifikuar i shërbimit.
1. Kablloja e ushqimit nuk duhet të zgjatet.
2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur apo dëmtuar nga pjesa e pasme e pajisjes.
Një prizë e shtypur apo e dëmtuar mund të mbinxehet e mund të shkaktojë zjarr.
3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë lehtësisht e arritshme.
4. Mos e tërhiqni prizën nga kablloja.
5. Nëse priza e ushqimit është e liruar, mos futni në të spinën e ushqimit. Ka rrezik
goditjeje elektrike ose zjarri.
6.
Nuk duhet të vini në punë pajisjen pa kapakun e llambushkës
1)
për ndriçimin e
brendshëm.
• Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e lëvizni atë.
• Mos hiqni e mos prekni sende nga dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të njoma, pasi
kjo mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga bryma/ngrirësi.
• Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
•
Llambushkat
2)
në këtë pajisje përdoren llamba të posaçme të përzgjedhura vetëm për
përdorim në pajisje elektro-shtëpiake. Ato nuk janë të përshtatshme për t'u përdorur
për ndriçim dhome.
Përdorimi i përditshëm
• Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët plastike të pajisjes.
• Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng të ndezshëm, pasi këto mund të shpërthejnë.
• Mos vendosni produkte ushqimore drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit që
ndodhet në murin e pasmë.
• Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen nëse janë shkrirë njëherë.
• Ushqimet e ngrira të paketuara paraprakisht, ruajini në pajisje sipas udhëzimeve të
prodhuesit të ushqimit.
• Këshillat e prodhuesit të pajisjes për ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me
përpikmëri. Këshillohuni me udhëzimet përkatëse.
• Mos vendosni pije të gazuara ose shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes, pasi këto
krijojnë presion brenda shishes dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të dëmtojë pajisjen.
• Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie nëse konsumohen direkt nga pajisja.
1) Nëse parashikohet kapak për llambushkën.
2) Nëse parashikohet përdorimi i llambave.
3) Nëse pajisja është Pa formim bryme.
3)
Të dhëna për sigurinë
6
Kujdesi dhe pastrimi
• Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga
priza. Nëse nuk e arrini dot spinën kryesore, shkëpusni energjinë elektrike.
• Mos e pastroni pajisjen me objekte metalike.
• Mos përdorni objekte me majë për të hequr brymën nga pajisja. Përdorni një kruajtëse
plastike.
• Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i ngrirë.
Nëse është e nevojshme, pastroni filtrin e kullimit. Nëse tubi kullues është i bllokuar,
uji do të mblidhet në fundin e pajisjes.
Instalimi
Për lidhjet elektrike ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e veçantë.
• Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo
është e dëmtuar. Raportoni menjëherë dëmtimet e mundshme në vendin ku keni blerë
pajisjen. Në këtë rast, ruajeni paketimin.
• Është e këshillueshme të prisni të paktën katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për t'i
lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
• Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij
do të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet
përkatëse për instalimin.
• Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e produktit duhet të vendoset pas murit për të
shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve të nxehta (kompresorit, kondensatorit), e për të
shmangur djegie të mundshme.
• Pajisja nuk duhet vendosur pranë radiatorëve apo sobave.
• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
•
Lidheni vetëm me ujë të pijshëm.
4)
Shërbimi
• Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga
një elektriçist i kualifikuar ose nga një person i aftë.
• Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet nga një Qendër e autorizuar Shërbimi, si dhe
duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Mbrojtja e Mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun e
ftohësit apo në materialet izoluese. Pajisja nuk duhet të hidhet së bashku me plehrat e
tjera të qytetit. Shkuma izoluese përmban gazra të ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në
përputhje me rregullat e zbatueshme të vendosura nga autoritetet tuaja lokale.
Shmangni dëmtime në njësinë ftohëse, veçanërisht në pjesën e pasme pranë shkëmbyesit
të nxehtësisë. Materialet e përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin
riciklueshme.
4) Nëse parashikohet një lidhje me ujin.
janë të
Funksionimi
FUNKSIONIMI
Ndezja
Futni spinën në prizën e murit.
Rrotullojeni Rregullatorin e temperaturës në drejtim orar në një përzgjedhje mesatare.
Fikja
Për të fikur pajisjen, rrotulloni rregullatorin e Temperaturës në pozicionin "O".
Rregullimi i temperaturës
Temperatura rregullohet automatikisht.
Për të venë pajisjen në funksionim, veproni si vijon:
• rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të ulët, për të
përftuar minimumin e ftohtësisë.
• rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të lartë, për të
përftuar maksimumin e ftohtësisë.
Një përzgjedhje mesatare është përgjithësisht përzgjedhja më e përshtatshme.
Gjithsesi, përzgjedhja e saktë duhet të zgjidhet duke mbajtur parasysh se temperatura
brenda në pajisje varet nga:
• temperatura e dhomës
• shpeshtësia e hapjes së derës
• sasia e ushqimit të depozituar
• vendndodhja e pajisjes.
Nëse temperatura e ambientit është e lartë ose nëse pajisja është mbushur plot, dhe
pajisja është vendosur në temperaturën më të ulët, ajo mund të punojë pa pushim duke
shkaktuar formimin e ngricës në murin e pasmë. Në këtë rast, rregullatori i temperaturës
duhet vendosur në një përzgjedhje më të lartë për të lejuar shkrirjen automatike dhe si
rrjedhojë reduktimin e konsumit të energjisë.
7
PËRDORIMI I PARË
Pastrimi i brendësisë së pajisjes
Përpara së te përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni pjesën e tij të brendshme dhe
gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak sapun natyral për të hequr erën
tipike të një produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht.
Mos përdorni detergjent apo pluhura gërryese, pasi këto mund të dëmtojnë pjesët e
lëmuara.
Përdorimi I përditshëm
8
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Ngrirja e ushqimeve të freskëta
Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme për ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për
depozitimin e ushqimeve të ngrira për një kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta nuk është e nevojshme të ndryshoni përzgjedhjen
mesatare.
Gjithsesi, për një proces më të shpejtë ngrirjeje, rrotulloni çelësin e temperaturës në një
përzgjedhje më të lartë për të përftuar maksimumin e ftohtësisë.
Në këto kushte, temperatura e dhomëzës së frigoriferit mund të bjerë nën 0°C. Nëse
ndodh kjo, rivendoseni çelësin e temperaturës në një përzgjedhje më të ngrohtë.
Depozitimi i ushqimeve të ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një periudhe jashtë përdorimit, përpara se të futni
produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen më të
lartë.
Në rast të një shkrirjeje aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes së korrentit dhe nëse
kjo ka zgjatur në kohë më shumë se vlera e shfaqur në tabelën e të dhënave teknike në
pikën "koha në rritje", ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt ose të gatuhet
menjëherë e më pas të mund të rivendoset në ngrirje (jo të nxehtë, por pasi të jetë ftohur).
Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren, mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose
në temperaturën e dhomës, në varësi të kohës në dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira, direkt
nga ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të zgjasë më shumë.
Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një sërë
shinash, në mënyrë që raftet të mund të
vendosen sipas dëshirës.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen e pakove të ushqimit me
madhësi të ndryshme, raftet e derës mund të
vendosen në lartësi të ndryshme.
Për të bërë këto rregullime, veproni si vijon:
tërhiqni gradualisht raftin në drejtim të
shigjetave derisa të lirohet, dhe më pas
rivendoseni sipas dëshirës.
UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
Tingujt e Funksionimit Normal
• Mund të dëgjoni një gurgullimë të lehtë kur frigoriferi pompohet nëpërmjet bobinave
ose tubave. Është normale.
• Kur kompresori është i ndezur, frigoriferi pompon ujin dhe do të dëgjoni një tingull
uturimë dhe një zhurmë dridhëse nga kompresori. Është normale.
• Zgjerimi termik mund të shkaktojë një zhurmë të papritur kërcitëse. Është një fenomen
i natyrshëm dhe jo një fenomen fizik i rrezikshëm. Është normale.
• Kur kompresori ndizet ose fiket, do të dëgjoni një "klik" të zbehtë të çelësit të
temperaturës. Është normale.
9
Këshilla për kursimin e energjisë
• Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose mos e lini atë absolutisht të hapur më
shumë se ç'duhet.
• Nëse temperatura e ambientit është e lartë, Rregullatori i Temperaturës është
vendosur në përzgjedhjen më të lartë dhe pajisja është e mbushur plot, kompresori
mund të punojë pa pushim duke shkaktuar formimin e ngricës ose akullit në aparatin
e avullimit. Nëse kjo gjë ndodh, rrotulloni Rregullatorin e Temperaturës drejt një
përzgjedhjeje më të ulët për të lejuar shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë kursimin e
konsumit të energjisë.
Këshilla për ftohjen e ushqimeve të freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
• mos depozitoni ushqime të ngrohta apo lëngje që avullojnë në ftohës;
• mbuloni me kapak ose mbështillni ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të fortë;
• vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë që ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
10
Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme:
Mish (të gjitha llojet) : mbështillini në qeska polietileni dhe vendosini mbi raftin e xhamit
që ndodhet mbi sirtarin e perimeve.
Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më shumë se një ose dy ditë.
Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj..: këto duhet të mbulohen dhe mund të
vendosen në çdo raft.
Frutat dhe perimet: këto duhet të pastrohen mirë dhe të vendosen në sirtarin e posaçëm.
Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen në mbajtëset e posaçme hermetike ose të
mbështjella në letër alumini ose qeska prej polietileni, për të lejuar brenda sa më pak ajër
të jetë e mundur.
Shishet e qumështit: këto duhet të kenë një kapak dhe duhet të vendosen në mbajtësen e
shisheve tek dera.
Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat, nëse nuk janë të paketuara, nuk duhet të mbahet
në ftohës.
Këshilla për ngrirjen
Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni disa
këshilla të rëndësishme:
• sasia maksimale e ushqimit që mund të ngrihet në 24 orë. është shfaqur në tabelën e
vlerave;
• procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk duhet shtuar ushqim tjetër për t'u ngrirë gjatë kësaj
periudhe;
• ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë;
• përgatitni ushqimin në racione të vogla për të mundësuar ngrirjen e tij të shpejtë dhe
të plotë si dhe për të bërë të mundur si rrjedhojë shkrirjen e tij në sasinë e dëshiruar;
• mbështilleni ushqimin me letër alumini ose polietileni dhe sigurohuni që paketimi të
jetë hermetik;
• mos lejoni ushqimet e freskëta, të pangrira, të prekin ushqimet që janë tashmë të
ngrira, në mënyrë që të shmangni një rritje temperature të këtyre të fundit;
• ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe më gjatë se ushqimet e yndyrshme; kripa
redukton jetëgjatësinë e ruajtjes së ushqimit;
• akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë pas nxjerrjes nga dhomëza e ngrirjes, mund
të shkaktojnë djegie të lëkurës nga ngrirja;
• është e këshillueshme të shënoni në çdo pako ushqimi të ngrirë datën e ngrirjes, për të
pasur parasysh kohën e ruajtjes.
Këshilla për depozitimin e ushqimeve të ngrira
Për të arritur një rendiment sa më të lartë nga kjo pajisje, duhet:
• të siguroheni se ushqimet e ngrira që keni blerë janë ruajtur siç duhet nga shitësi;
• të siguroheni se ushqimet e ngrira të transportohen nga dyqani në ngrirës, në një
kohë sa më të shkurtër;
• të mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose mos e lini atë absolutisht të hapur më
shumë se ç'duhet;
• pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet shpejt dhe nuk mund të ngrihet sërish;
Kujdesi dhe pastrimi
• mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
KUJDESI DHE PASTRIMI
KUJDES
Shkëputeni nga korrenti pajisjen përpara se të kryeni çdo veprim mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye, mirëmbajtja dhe
ringarkimi duhet të kryhen vetëm nga teknikë të autorizuar.
Pastrimi periodik
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
• Pastroni brendësinë dhe aksesorët me ujë të vakët dhe me pak sapun.
• Kontrolloni rregullisht bravat e derës dhe pastrojini ato për t'u siguruar që janë të
pastra dhe nuk kanë papastërti.
• Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
Mos tërhiqni, lëvizni apo dëmtoni asnjë tub dhe/ose kabllot brenda kabinetit.
Mos përdorni kurrë detergjent, pluhura gërryese, produkte pastruese me shumë erë të
mirë ose pastrues me dyll për të pastruar brendësinë e pajisjes, pasi këto mund të
dëmtojnë sipërfaqet dhe mund të lënë një erë të fortë.
Pastroni kondensatorin (skarën e zezë) dhe kompresorin në pjesën e pasme të pajisjes, me
një furçë ose me një fshesë korrenti. Ky veprim do të përmirësojë rendimentin e pajisjes
dhe do të kursejë konsumin e energjisë.
Kujdesuni që të mos dëmtoni sistemin ftohës.
11
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/
dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që veshja
e jashtme e kësaj pajisjeje të pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me pak lëng larës.
Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me ushqimin kryesor.
Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi i dhomëzës së ftohësit sa herë që
kompresori ndalon, gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes kullon nëpërmjet një zgavre në
një mbajtëse të posaçme që ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes, mbi kompresorin e
motorit, ku dhe avullon.
Kujdesi dhe pastrimi
12
Është e rëndësishme të pastroni periodikisht
vrimën kulluese të ujit të shkrirjes, që ndodhet
në mes të kanalit të dhomëzës së ftohjes, për të
parandaluar që uji të rrjedhë jashtë e të pikojë
mbi ujë. Përdorni pastruesin e posaçëm që ju
është dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në
vrimën e kullimit.
Shkrirja e ngrirësit
Një sasi e caktuar ngrice do të formohet gjithmonë në raftet e ngrirësit dhe rreth e
përqark dhomëzës së sipërme.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës arrin një trashësi prej 3-5 mm.
Për të hequr brymën e formuar, ndiqni udhëzimet e mëposhtme:
1. Fikni pajisjen.
2. Hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini me disa shtresa gazete dhe vendosini në një
vend të freskët.
3. Lëreni derën hapur.
4. Kur procesi i shkrirjes ka përfunduar, thani pjesët e brendshme të pajisjes tërësisht
dhe rivendoseni tapën.
5. Ndizni pajisjen.
6. Vendoseni çelësin e temperaturës në pozicion të tillë që të përftoni ftohtësinë
maksimale dhe lëreni pajisjen të punojë për dy ose tre orë me këtë përzgjedhje.
7. Rivendosni në pajisje ushqimet që hoqët më parë.
Mos përdorni kurrë vegla metalike me majë për të kruar brymën nga avulluesi pasi mund
ta dëmtoni atë. Mos përdorni asnjë aparat mekanik apo mjete artificiale për të
përshpejtuar procesin e shkrirje, veç atyre të rekomanduara nga prodhuesi. Ngritja e
temperaturës së pakove të ushqimit të ngrirë, gjatë shkrirjes, mund t'i shkurtojë jetën
ruajtjes së ushqimit.
Kohë të gjata mos-përdorimi
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata, merrni masat paraprake të mëposhtme:
1. shkëputeni pajisjen nga energjia elektrike
2. nxirrini gjithë ushqimet jashtë
3. shkrini dhe pastroni pajisjen dhe gjithë aksesorët e saj
Si të veprojmë nëse…
4. lëreni derën/dyert hapur për të parandaluar erërat e pakëndshme.
Nëse pajisjen do ta mbani të ndezur, kërkojini dikujt të kontrollojë herë pas herë për të
shmangur prishjen e ushqimit brenda, në rast të luhatjeve elektrike.
SI TË VEPROJMË NËSE…
PARALAJMËRIM
Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë nga priza.
Vetëm elektricistët e kualifikuar ose personat kompetentë duhet të merren me
rregullimet apo defektet që nuk janë në këtë manual.
Gjatë përdorimin normal dëgjohen disa tinguj (nga kompresori, qarkullimi i lëndës ftohëse).
ProblemiShkaku i mundshëmZgjidhja
Pajisja bën zhurmë
Pajisja nuk punon.
Llambushka nuk
funksionon.
Spina nuk është futur mirë në
Pajisja nuk ka korrent. Në
Llambushka nuk punon.
Llambushka është me defekt.Shihni kapitullin "Zëvendësimi i
Kompresori funksionon
vazhdimisht.
Dera nuk është mbyllur mirë.Shihni kapitullin "Mbyllja e derës".
Dera është hapur shumë shpesh. Mos e mbani derën hapur më
Temperatura e produktit është
Temperatura e ambientit është
Në pllakën e pasme të
frigoriferit rrjedh ujë.
Pajisja nuk është mbështetur
mirë në dysheme
Pajisja është e fikur.Ndizni pajisjen.
prizë.
prizën kryesore nuk kalon
tension.
Llambushka është në gatishmëri . Mbyllni dhe hapni derën.
Temperatura nuk është
vendosur si duhet.
shumë e lartë.
shumë e lartë.
Gjatë procesit automatik të
shkrirjes, bryma shkrin në
pllakën e pasme.
Kontrolloni nëse pajisja qëndron
pa lëvizur (të katër këmbët e saj
duhet të kenë prekur tokën)
Futeni spinën mirë në prizë.
Lidhni një pajisje të ndryshme
elektrike në prizë.
Kontaktoni një elektricist të
kualifikuar.
llambushkës".
Vendosni një temperaturë më të
lartë.
shumë se ç'duhet.
Lëreni temperaturën e produktit
të bjerë në temperaturën e
ambientit, përpara se ta lini në
ruajtje.
Ulni temperaturën e dhomës.
Kjo është normale.
13
Si të veprojmë nëse…
14
ProblemiShkaku i mundshëmZgjidhja
Brenda në frigorifer
rrjedh ujë.
Produktet e pengojnë ujin të
Uji rrjedh në dysheme.
Temperatura në pajisje
është shumë e ulët.
Temperatura në pajisje
është shumë e lartë.
Dera nuk është mbyllur mirë.Shihni kapitullin "Mbyllja e derës".
Temperatura e produktit është
Keni futur shumë produkte
Temperatura në frigorifer
është shumë e lartë.
Temperatura në ngrirës
është shumë e lartë.
Ka shumë brymë.
Dera nuk është mbyllur mirë.Shihni kapitullin "Mbyllja e derës".
Rregullatori i temperaturës nuk
Tubi i daljes së ujit është
bllokuar.
rrjedhë në kolektorin e ujit.
Uji i shkrirë që del jashtë nuk
shkon në tabakanë avulluese që
ndodhet mbi kompresor.
Rregullatori i temperaturës nuk
është vendosur si duhet.
Rregullatori i temperaturës nuk
është vendosur si duhet.
shumë e lartë.
njëkohësisht në pajisje.
Në pajisje nuk qarkullon ajër i
ftohtë.
Produktet janë shumë afër me
njëri-tjetrin.
Ushqimi nuk është paketuar siç
duhet.
është vendosur si duhet.
Pastroni tubin.
Sigurohuni që produktet të mos
prekin pllakën e pasme.
Bashkoni tubin e daljes së ujit të
shkrirë me tabakanë avulluese.
Vendosni një temperaturë më të
lartë.
Vendosni një temperaturë më të
ulët.
Lëreni temperaturën e produktit
të bjerë në temperaturën e
ambientit, përpara se ta lini në
ruajtje.
Futni më pak produkte
njëkohësisht në pajisje.
Sigurohuni që në pajisje të
qarkullojë ajër i ftohtë.
Vendosini produktet në mënyrë
të tillë që ajri i ftohtë të mund të
qarkullojë.
Paketojeni ushqimin në mënyrë
të saktë.
Vendosni një temperaturë më të
lartë.
Zëvendësimi i llambushkës
1. Shkëputeni pajisjen nga priza.
2. Hiqni vidhën nga kapaku i llambës.
3. Hiqni kapakun e llambës (shihni figurën).
4. Zëvendësojeni llambushkën e përdorur
me një llambushkë të re të së njëjtës fuqi
dhe të projektuar enkas për pajisjet
elektro-shtëpiake. (fuqia maksimale
tregohet në kapakun e llambushkës).
5. Montoni kapakun e llambës.
6. Shtrëngoni vidhën te kapaku i llambës.
7. Futeni në prizë pajisjen.
8. Hapni derën. Sigurohuni që llambushka të ndizet.
Të dhëna teknike
Mbyllja e derës
1. Pastroni guarnicionin e derës.
2. Nëse është e nevojshme, rregulloni derën. Shihni paragrafin "Instalimi".
3. Nëse është e nevojshme, zëvendësoni guarnicionet me defekt të derës. Kontaktoni
Qendrën lokale të Shërbimit.
TË DHËNA TEKNIKE
PërmasatLartësia1404 mm
Gjerësia545 mm
Thellësia604 mm
Koha në rritje19 h
Të dhënat teknike ndodhe në tabelën e vlerave që gjendet në anë të majtë brenda pajisjes
dhe në etiketën e energjisë.
INSTALIMI
PARALAJMËRIM
Lexoni me kujdes kapitullin "Të dhëna për sigurinë" për sigurinë tuaj si dhe për një
përdorim të saktë të pajisjes, përpara se të instaloni atë.
15
Pozicionimi
Kjo pajisje mund të instalohet në një ambient të mbyllur, të thatë e të ajrosur mirë
(garazh ose qilar), por për rendiment optimal instalojeni këtë pajisje në një vend ku
temperatura e ambientit i korrespondon klasit të klimës të shënuar në etiketën e
parametrave të pajisjes:
Klasi i klimësTemperatura e ambientit
SN+10°C deri + 32°C
N+16°C deri + 32°C
ST+16°C deri + 38°C
T+16°C deri + 43°C
Ndarësit e pasmë
Në çantën e dokumenteve, do të gjeni dy ndarës që duhet të montohen siç tregohet në
figurë.
Instalimi
16
1. Vendosini ndarësit në vrimat përkatëse.
Sigurohuni që shigjeta (A) është
vendosur siç tregohet në figurë.
2. Rrotullojini ndarësit në drejtim
kundërorar me 45° derisa të mbërthehen
në vend.
Nivelimi
Kur vendosni pajisjen, sigurohuni që të qëndrojë
e niveluar. Kjo mund të arrihet nëpërmjet dy
këmbëzave të rregullueshme në pjesën e
poshtme ballore.
A
45˚
Vendosja
Pajisja duhet të vendoset në një distancë të
konsiderueshme nga burimet e nxehtësisë, si
p.sh. radiatorët, boilerët, drita e drejtpërdrejtë e
diellit etj. Sigurohuni që ajri të mund të
qarkullojë lirisht pas kasës së pajisjes. Për të
siguruar performancën më të mirë, nëse pajisja
është vendosur poshtë një pajisjeje të varur në
mur, distanca minimale mes pjesës së sipërme të
kasës dhe njësisë në mur duhet të jetë të paktën
100 mm. Në një rast ideal, do të ishte mirë që
pajisja të mos vendosej poshtë njësive që varen
në mur. Nivelimi i kujdesshëm arrihet përmes një
15mm100mm
15mm
ose më shumë këmbëzave të rregullueshme që ndodhen nën dollap. Nëse dollapi është
vendosur në një qoshe dhe pjesët anësore me menteshat janë përballë murit, distanca
midis murit dhe dollapit duhet të jetë të paktën 10 mm për të lejuar hapjen e
mjaftueshme të derës, në mënyrë që raftet të nxirren jashtë.
PARALAJMËRIM
Pajisja duhet të mund të shkëputet lirisht nga korrenti; si rrjedhojë, spina duhet të jetë
lehtësisht e arritshme pas montimit.
Ndryshimi i kahut të derës
Ju sugjerojmë që veprimet e mëposhtme t'i kryeni së bashku me një person tjetër i cili do
t'i mbajë të palëvizshme dyert e pajisjes gjatë procesit.
Për të ndryshuar kahun e hapjes së derës, veproni si vijon:
1.Hiqni spinën e pajisjes nga priza.
2.Hapni derën e ngrirësit. Lironi
menteshën.
Instalimi
17
Instalimi
18
3.Hiqni dyert duke i tërhequr ngadalë
dhe hiqni menteshën.
4.Në anën e kundërt, hiqni mbulesat e
vrimave.
2
3
1
Loading...
+ 42 hidden pages
You need points to download manuals.
1 point = 1 manual.
You can buy points or you can get point for every manual you upload.