Faleminderit që keni zgjedhur një nga produktet tona me cilësi të lartë.
Për të siguruar efektshmëri optimale dhe të vazhdueshme me pajisjen tuaj shtëpiake
ju lutemi lexoni me kujdes këtë manual udhëzimi. Ai do t'ju mundësojë që të
kontrolloni të gjitha proceset në mënyrë të përkryer dhe të efektshme. Për t’iu
referuar këtij manuali sa herë që keni nevojë, ne ju rekomandojmë ta mbani atë në
një vend të sigurt. Dhe ju lutemi kalojeni atë te çdo pronar i ardhshëm i pajisjes
shtëpiake.
Ne ju urojmë shumë kënaqësi me pajisjen tuaj të re shtëpiake.
Përmbajtja
Udhëzimet e funksionimit 3
Të dhëna për sigurinë 3
Përdorimi i saktë 3
Siguria e përgjithshme 3
Siguria e fëmijëve 4
Instalimi 4
Përshkrim i produktit 5
Paneli i kontrollit 6
Modaliteti i përzgjedhjes 7
Sinjalet akustike 7
Përdorimi i parë 7
Vendosja e zbutësit të ujit 8
Vendosja manuale 8
Regjistrimi elektronik 9
Përdorimi I kripës në enëlarëse 9
Përdorimi I lëndës shpëlarëse 10
Rregullimi i dozimit të shpëlarësit 11
Përdorimi I përditshëm 11
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
12
Koshi i poshtëm 13
Koshi i takëmeve 13
Koshi i sipërm 14
Rregullimi i lartësisë së koshit të sipërm
15
Përdorimi I detergjentit 15
Mbushja me detergjent. 16
Funksioni I shumëfishtë 17
Aktivizimi/çaktivizimi i funksionit Multitab
Programet e larjes 18
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
Zbrazja e enëlarëses 20
Kujdesi dhe pastrimi 20
Pastrimi i filtrave 20
Pastrimi i krahëve spërkatës 21
Pastrimi i jashtëm 21
Pastrimi i brendshëm 21
Kohë të gjata mos-përdorimi 22
Parandalim i formimit të brymës 22
Lëvizja e pajisjes 22
Si të veprojmë nëse… 22
Të dhëna teknike 24
Udhëzime për instalimin 25
Instalimi 25
Mbështetja e sigurt në njësitë ngjitur 25
Nivelimi 25
Lidhja e ujit 25
Lidhjet e furnizimit me ujë 25
Tubi i hyrjes së ujit me valvulën e sigurisë
Lidhja e tubit të daljes së ujit 26
Lidhja elektrike 28
Probleme që lidhen me mjedisin 28
Materialet paketuese 28
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
17
19
26
Të dhëna për sigurinë
Udhëzimet e funksionimit
Të dhëna për sigurinë
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe të
përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke
përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të shmangur gabime dhe aksidente të
panevojshme, është e rëndësishme që të gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje, të
njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe
sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në mënyrë
që kushdo që do ta përdorë gjatë jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për përdorimin
e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj.
Përdorimi i saktë
• Enëlarësja është ndërtuar vetëm për larjen e takëmeve shtëpiake të përshtatshme për
larjen në enëlarëse.
• Mos fusni tretës në enëlarëse. Kjo mund të shkaktojë shpërthim.
• Thikat dhe takëmet e tjera me majë të mprehtë duhet të vendosen në koshin e takëmeve
me majat e drejtuara poshtë ose të vendosen të shtrira horizontalisht në koshin e sipërm.
• Përdorni vetëm produkte (detergjent, kripë dhe shpëlarës) të përshtatshme për
enëlarëset.
• Mos hapni derën, ndërsa pajisja është në punë e sipër, pasi mund të dalë që andej avull
i nxehtë.
• Mos nxirrni nga enëlarësja asnjë enë, përpara se të mbarojë cikli i larjes.
• Pas përdorimit, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik dhe mbyllni çelësin e furnizimit me
ujë.
• Ky produkt duhet të rishikohet vetëm nga një inxhinier i autorizuar shërbimi, si dhe duhen
përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale.
• Në asnjë rast mos u përpiqni të riparoni pajisjen vetë. Riparimet e kryera nga persona pa
përvojë, do të shkaktojnë plagosje ose keqfunksionim serioz. Kontaktoni Qendrën lokale
të Shërbimit. Këmbëngulni gjithmonë në përdorimin e pjesëve të këmbimit origjinale.
3
Siguria e përgjithshme
• Personat (duke përfshirë fëmijët) me aftësi fizike dhe mendore të kufizuara pse me
mungesë përvoje dhe njohurish nuk duhet ta përdorin pajisjen. Këta njerëz duhet të jenë
nën mbikëqyrje ose të udhëzohen për përdorimin e pajisjes, nga një person përgjegjës
për sigurinë e tyre.
• Detergjentët e enëlarëses mund të shkaktojnë djegie kimike të syve, gojës apo fytit tuaj.
Ato mund të rrezikojnë jetën tuaj! Respektoni udhëzimet e sigurisë së prodhuesit të
detergjentit të enëlarëses.
• Uji brenda pajisjes tuaj nuk është i pijshëm. Mbetjet e detergjentit mund të kenë mbetur
ende brenda pajisjes tuaj.
• Sigurohuni që dera e enëlarëses të jetë gjithmonë e mbyllur, gjatë kohës që nuk është
duke u mbushur apo zbrazur me enë. Në këtë mënyrë, do të shmangni rrezikun që dikush
të pengohet apo lëndohet tek dera.
• Mos u ulni e mos peshoni mbi derën e hapur.
Të dhëna për sigurinë
4
Siguria e fëmijëve
• Kjo pajisje është ndërtuar për t'u përdorur nga të rriturit. Mos i lejoni fëmijët të përdorin
enëlarësen pa mbikqyrje.
• Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
• Mbajini të gjithë detergjentët në një vend të sigurt e të paarritshëm për fëmijët.
• Mbajini fëmijët larg enëlarëses, gjatë kohës që dera e saj është e hapur.
Instalimi
• Kontrollojeni enëlarësen tuaj për ndonjë dëmtim gjatë transportit. Mos vini kurrë në punë
një pajisje të dëmtuar. Nëse enëlarësja juaj është e dëmtuar, kontaktoni shitësin tuaj.
• Përpara përdorimit, pajisja duhet shpaketuar tërësisht.
• Çdo ndërhyrje elektrike apo hidraulike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet
kryer nga një person i kualifikuar dhe i aftë.
• Për arsye sigurie, është e rrezikshme të ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta
modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë të mundshme.
• Mos e vini kurrsesi enëlarësen në punë, nëse kabllo i ushqimit dhe tubat e ujit janë të
dëmtuar. apo nëse paneli i kontrollit, pjesa e sipërme ose bazamenti janë të dëmtuara
në atë mënyrë që brendësia e pajisjes është lehtësisht e arritshme. Kontaktoni qendrën
lokale të Shërbimit, në mënyrë që të shmangni rrezikun.
• Asnjë nga anët e pajisjes nuk duhet shpuar, në mënyrë që të parandalohen dëmtime të
pjesëve hidraulike dhe elektrike.
PARALAJMËRIM
Për lidhjet elektrike dhe ato me ujin, ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e
veçantë.
Përshkrim i produktit
1 Koshi i sipërm
2 Rregulluesi i fortësisë së ujit
3 Mbajtësja e kripës
4 Foleja e detergjentit
5 Foleja e shpëlarësit
6 Pllakëza e parametrave
7 Filtrat
8 Krahu i poshtëm spërkatës
9 Krahu i sipërm spërkatës
Përshkrim i produktit
5
Paneli i kontrollit
6
Paneli i kontrollit
1 Butoni i përzgjedhjes së programit
2 Butoni MULTITAB
3 Butoni i shtyrjes së programit
4 Dritat treguese
5 Butoni On/off (ndez/fik)
6 Butonat e funksionit
Kripa
Dritat treguese
Ndizet kur është mbaruar kripa e posaçme.
1)
Lënda shpëlarëse
Përfundimi i programitNdizet kur programi larës ka përfunduar. Ka
1) Dritat treguese të kripës dhe shpëlarësit nuk ndizen asnjëherë gjatë kohës që një program larës është në proces,
edhe nëse është e nevojshme të shtoni kripë dhe/ose shpëlarës.
Ndizet kur shpëlarësi është mbaruar.
gjithashtu edhe funksione të sinjalizimit viziv,
gjatë:
- Vendosja e zbutësit të ujit
- aktivizimi/çaktivizimi i sinjaleve akutsike
- ndërhyrja e një alarmi për shkak të
keqfunksionimit të pajisjes
1)
Butonat e funksionit
Krahas përzgjedhjes së programit,
• përzgjedhja e zbutësit të ujit
• aktivizimi/çaktivizimi i folesë së shpëlarësit
• aktivizimin/çaktivizimin e sinjaleve akustike
mund të vendosen me ndihmën e këtyre butonave.
Përdorimi i parë
Modaliteti i përzgjedhjes
Pajisja është në modalitetin e përzgjedhjes kur dritat e butonit të programit all janë të
ndezura.
Mbani gjithmonë parasysh kur kryeni procese të tilla si:
• të përzgjidhni një program larjeje
• përzgjedhjen e zbutësit të ujit
• aktivizimin/çaktivizimin e mbajtëses së shpëlarësit
• aktivizimin/çaktivizimin e sinjaleve akustike
pajisja DUHET të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
Nëse drita e një programit është e ndezur, programi i fundit i kryer ose i përzgjedhur do të
vazhdojë të jetë i ruajtur.
Në këtë rast, për t'u kthyer në modalitetin e përzgjedhjes, duhet të anuloni programin.
Për të anuluar një program të regjistruar ose një program në proçes e sipër : shtypni
njëkohësisht dhe mbani shtypur butonat e programit që ndodhen mbi fjalën RESET, derisa
të ndizen të gjitha dritat e programit. Programi është anuluar dhe pajisja tani është në
modalitetin e përzgjedhjes.
Sinjalet akustike
Sinjalet akustike kanë për qëllim t'ju tregojnë se cilat procese është duke kryer pajisja:
• përzgjedhjen e zbutësit të ujit
• fundi i programit të larjes
• ndërhyrjen e një alarmi si shkak i keqfunksionimit.
Përzgjedhja e vendosur nga fabrika: sinjalet akustike të aktivizuara.
Është e mundur të çaktivizoni sinjalet akustike, duke përdorur butonat e funksionit.
7
Çaktivizimi/aktivizimi i sinjaleve akutsike
1.
Shtypni butonin On/Off . Pajisja duhet të jetë në modalitetin e përzgjedhjes .
2.
Shtypni njëkohësisht butonat B dhe C , derisa dritat e butonave A , B , dhe C të fillojnë
të pulsojnë.
3.
Shtypni butonin C , dritat e butonave A dhe B fiken, ndërsa drita e butonit C vazhdon
të pulsojë. Drita treguese e Përfundimit të programit ndizet në të njëjtën kohë, duke
treguar që sinjalet akustike janë aktive.
4.
Për të çaktivizuar sinjalet akustike, shtypni sërish butonin C : drita e Përfundimit tëprogramit fiket duke treguar që sinjalet akustike janë çaktivizuar.
5. Për të regjistruar procesin, fikni enëlarësen.
6. Për të aktivizuar sërish sinjalet akustike, mjafton të ndiqni hapat e mësipërm derisa
drita treguese e Përfundimit të programit të ndizet.
Përdorimi i parë
Përpara se të përdorni enëlarësen për herë të parë:
• Sigurohuni që lidhjet elektrike dhe ato hidraulike të jenë në përputhje me udhëzimet e
instalimit
• Hiqni gjithë paketimet nga brendësia e pajisjes
• Vendosni zbutësin e ujit.
Vendosja e zbutësit të ujit
8
• Hidhni 1 litër ujë brenda mbajtëses së kripës dhe më pas mbusheni atë me kripë të
përshtatshme për enëlarësen
• Mbushni folenë e shpëlarësit
Nëse dëshironi të përdorni tableta detergjente të kombinuara, si: "3 në 1", "4 në 1", "5 në
1" etj... zgjidhni funksionin e Multi-tab (shihni "funksioni Multi-tab ").
Vendosja e zbutësit të ujit
Enëlarësja është e pajisur me një impiant për zbutjen e ujit, i ndërtuar për të hequr mineralet
dhe kripërat që hyjnë bashkë me ujin, çka do të kishte një ndikim të dëmshëm dhe të
pafavorshëm për funksionimin e rregullt të pajisjes.
Sa më e lartë të jetë përmbajtja e këtyre mineraleve dhe kripërave, aq më i fortë është uji.
Fortësia e ujit matet në shkallët përkatëse të çdo vendi, gradë Gjermane (°dH), gradë
Franceze (°TH) dhe mmol/l (milimol për litër - njësi ndërkombëtare për fortësinë e ujit).
Funksioni i zbutjes së ujit duhet të rregullohet sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj.
Autoritetet përkatëse të Ujësjellësit, mund t'ju informojnë mbi fortësinë e ujit në zonën
tuaj.
Funksioni i zbutjes së ujit mund të vendoset në të dyja mënyrat: manualisht, duke përdorur
rregulluesin e fortësisë së ujit, si dhe elektronikisht
3. Kthejeni rregulluesin e fortësisë së ujit në
pozicionin 1 ose 2 (shihni tabelën).
4. Rivendosni koshin e poshtëm.
Regjistrimi elektronik
Enëlarësja është paravendosur në përzgjedhjen 5.
1. Shtypni butonin On/Off. Enëlarësja duhet të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
2.
Shtypni njëkohësisht dhe mbajini shtyur butonat B dhe C , derisa dritat e butonave A ,B , dhe C të fillojnë të pulsojnë.
3.
Shtypni butonin A , dritat e butonave B dhe C fiken, ndërsa drita e butonit A vazhdon
të pulsojë. Drita treguese e Përfundimit të programit fillon të pulsojë njëkohësisht së
bashku me sinjalet akustike me ndërprerje. Niveli aktual tregohet nga numri i pulsimeve
të dritës treguese të Përfundimit të programit , (shihni tabelën) së bashku me një sërë
sinjalesh akustike me ndërprerje dhe me një pauzë prej pak sekondash.
Për të ndryshuar nivelin, shtypni butonin A . Niveli ndryshon me çdo shtypje të këtij
butoni. (Për zgjedhjen e nivelit të ri, shihni tabelën).
Shembuj: nëse niveli aktual është 5, duke shtypur butonin A një herë, zgjidhni nivelin
6. nëse niveli aktual është 10, duke shtypur butonin A një herë, zgjidhni nivelin 1.
5. Për të regjistruar procesin, fikni enëlarësen duke shtypur butonin On/Off.
9
Përdorimi I kripës në enëlarëse
PARALAJMËRIM
Përdorni vetëm kripën e prodhuar posaçërisht për përdorim në enëlarëse. Të gjitha llojet e
tjera të kripës që nuk janë të përshtatshme për përdorimin në enëlarëse, veçanërisht tabletat
e kripës, do të dëmtojnë impiantin e zbutjes së ujit. Hidheni kripën brenda , vetëm përpara
se të filloni një nga programet e plota të larjes. Kjo do të pengojë çdo grimcë të kripës apo
ujë të kripur, që mund të jetë shpërndarë, të depozitohen në fund të pajisjes për çdo periudhë
kohore, gjë që mund të sjellë gërryerje.
Për mbushjen:
1. Hapni derën, nxirrni jashtë koshin e poshtëm dhe zhvidhosni kapakun e mbajtëses së
kripës duke e rrotulluar atë në drejtim kundërorar.
2.
Hidhni 1 litër ujë brenda në mbajtëse (kjo është e nevojshme vetëm përpara se tëhidhni kripën për herë të parë) .
Përdorimi I lëndës shpëlarëse
10
3. Me anën e hinkës që keni marrë bashkë me
pajisjen, hidhni kripën derisa mbajtësja të
jetë mbushur plot.
4. Rivendoseni kapakun duke u siguruar se
nuk ka mbetur asnjë gjurmë kripe në vidën
e filetuar ose në guarnicion.
5. Rivendoseni kapakun sërish duke e
rrotulluar në drejtim orar, derisa të
ndalojë me një kërcitje.
Mos u shqetësoni nëse uji derdhet nga njësia
kur jeni duke hedhur kripën, kjo është më se
normale.
Drita treguese e kripës në panelin e kontrollit mund të mbetet e ndezur për 2-6 orë pasi
keni rimbushur mbajtësen me kripë, nëse enëlarësja do të qëndrojë e ndezur. Nëse përdorni
kripëra, të cilave u duhet më shumë kohë që të shkrijnë, atëherë kjo mund të kërkojë më
shumë kohë. Funksionimi normal i pajisjes nuk ndikohet.
Përdorimi I lëndës shpëlarëse
PARALAJMËRIM
Përdorni vetëm shpëlarës origjinalë të përshtatshëm për enëlarëse.
Mos e mbushni kurrë folenë e shpëlarësit me substanca të tjera (p.sh. agjentë pastrues për
enëlarësen, detergjent të lëngshëm). Kjo do ta dëmtonte pajisjen.
Shpëlarësi siguron një shpëlarje të plotë si dhe shmang tharjen e stërkalave dhe rrëkeve
nëpër enë.
Shpëlarësi shtohet automatikisht gjatë procesit të fundit të shpëlarjes.
1. Hapni mbajtësen duke shtypur dhe lëshuar
butonin (A).
Përdorimi I përditshëm
2. Hidhni shpëlarësin në folenë përkatëse.
Niveli maksimal i mbushjes tregohet nga
shenja "max".
Mbajtësja mban afro 110 ml shpëlarës, që
është i mjaftueshëm për ciklet e larjes
midis 16 dhe 40, në varësi të përzgjedhjes
së sasisë.
3. Sigurohuni që kapaku të jetë mbyllur pas
çdo rimbushjeje.
Pastroni me një leckë thithëse çdo rrjedhje
shpëlarësi gjatë mbushjes, për të shmangur
shkumëzimin e tepërt gjatë larjes së ardhshme.
Rregullimi i dozimit të shpëlarësit
Në varësi të rezultateve të arritura të shkëlqimit dhe tharjes, rregulloni dozimin e shpëlarësit
me anën e përzgjedhësit me 6 pozicione (ku pozicioni 1= dozimi minimal, pozicioni 6=
dozimi maksimal).
Dozimi është paravendosur në përzgjedhjen 4.
Rriteni dozimin nëse nëpër enë kanë mbetur pika
uji apo njolla rrëkeje.
Pakësojeni atë nëse nëpër enë kanë mbetur të
ngjitura rrëke të bardha apo një shtresë e turbullt
nëpër qelqurina apo tehet e thikave.
11
Përdorimi I përditshëm
• Kontrolloni nëse është e nevojshme të rimbushni enëlarësen me kripë apo shpëlarës.
• Vendosni takëmet dhe enët në enëlarëse.
• Hidhni detergjentin e enëlarëses.
• Zgjidhni një program larjeje të përshtatshëm për takëmet dhe enët.
• Filloni programin e larjes.
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
12
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
Sfungjerët, leckat shtëpiake dhe çdo objekt që mund të thithë ujë, nuk duhet të lahen në
enëlarëse.
• Përpara se të fusni brenda enët, duhet:
– Të hiqni prej tyre gjithë ushqimet apo copëzat e mbetura të ushqimit.
– Zbutni mbetjet e djegura të ushqimeve në tiganë
• Kur vendosni brenda enët dhe takëmet, lutemi vini re:
– Enët dhe takëmet nuk duhet të pengojnë rrotullimin e krahëvee spërkatës.
– Sendet e zgavruara, si filxhanët, gotat, tiganët, etj. vendosini me zgavrën nga poshtë,
në mënyrë që të mos mblidhet ujë në mbajtëse apo në bazamentin e tyre.
– Enët dhe takëmet nuk duhet të vendosen brenda njëra-tjetrës apo njëra mbi tjetrën.
– Për të shmangur dëmtime të mundshme në qelqurina, vendosni në mënyrë të tillë që
të mos takojnë njëra-tjetrën.
– Vendosni objektet e vogla në koshin e takëmeve.
• Sendet plastike dhe tiganët me veshje të posaçme për mos-ngjitje, janë të prirur të
mbajnë pikat e ujit; këto sende nuk do të thahen aq mirë sa sendet prej porcelani apo
çeliku.
• Sendet e lehta (tasat plastikë, etj.) duhet të vendosen në koshin e sipërm në mënyrë të
tillë që të mos lëvizin.
Për larjen në enëlarëse, takëmet dhe enët e mëposhtme
nuk janë të përshtatshme:kanë kufizimet e tyre në përshtatjen me
• Takëmet me bisht të drunjtë, të brinjtë, kinez
apo prej sedefi.
• Sendet plastike që nuk janë rezistente ndaj në
nxehtit.
• Takëme të vjetra me pjesë të ngjitura që nuk
i rezistojnë temperaturës.
• Takëme apo enë të shtresëzuara.
• Sende kallaji apo bronzi.
• Qelqurina prej kristali plumbi.
• Sende prej çeliku të prirur për t'u ndryshkur.
•Pjatanca prej druri.
• Sende të përbëra nga fibra sintetike.
• Prodhimet e gresit lajini në enëlarëse vetëm
nëse është shënuar mbi to nga prodhuesi, se
janë të përshtatshme për larjen në enëlarëse.
• Motivet me glazurë mund të çngjyrosen nëse
i lani shpesh në enëlarëse.
• Pjesët prej argjendi dhe alumini janë të prirura
të çngjyrosen gjatë larjes: Mbetjet, si p.sh. prej
të bardhave të vezës, të verdhave të vezës dhe
mustardës shkaktojnë shpesh çngjyrosje dhe
njollosje mbi sendet prej argjendi. Për këtë
arsye, gjithmonë pastrojeni argjendin
menjëherë nga këto mbetje, nëse nuk do t'i
lani menjëherë pas përdorimit të tyre.
Hapni derën dhe rrëshqisni jashtë koshat për të vendosur në to enët.
enëlarësen:
Koshi i poshtëm
Vendosni pjatat dhe tiganët më të ndotur në
koshin e poshtëm.
Për të lehtësuar vendosjen e enëve më të mëdha,
2 mbajtëset e pjatave në të djathtë në koshin e
poshtëm mund të palosen poshtë.
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
13
Koshi i takëmeve
PARALAJMËRIM
Pozicioni i vendosjes së thikave me teh të gjatë me tehun nga sipër është shumë i rrezikshëm.
Takëmet e gjata dhe/ose të mprehta, si thikat e mëdha të mishit duhet të vendosen
horizontalisht në koshin e sipërm. Bëni kujdes kur futni ose nxirrni nga pajisja sende të
mprehta, si thikat.
Për t'u siguruar se gjithë takëmet e vendosur në koshin e takëmeve janë të arritshme nga
uji, ju duhet:
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
14
1. Vendosni skarën mbi koshin e takëmeve.
2. Vendosni pirunjtë dhe lugët në koshin e
takëmeve me dorezat nga poshtë.
Për takëmet më të mëdha, si rrahëset e
vezëve, vendosni vetëm deri në gjysmë
skarën e takëmeve.
Koshi i sipërm
Vendosni enët e vogla dhe delikate prej argjile dhe
takëmet e gjata dhe të mprehta në koshin e sipërm.
• Vendosini enët prej argjile mbi dhe nën varëset
e palosshme të filxhanëve, në mënyrë që të jenë
të shkëputura nga njëra-tjetra e uji të mund t'i
arrijë të gjitha enët.
Përdorimi I detergjentit
• Varëset e filxhanëve mund të palosen duke
liruar hapësirën për enët e larta të argjilës.
• Vendosni shtrirë ose varni gotat e verës dhe
të pijes në zgavrat që ndodhen në varëset e
filxhanëve.
Rregullimi i lartësisë së koshit të sipërm
Lartësia maksimale e enëve në:
koshin e sipërmkoshin e poshtëm.
Me koshin e sipërm të ngritur22 cm30 cm
Me koshin e sipërm të ulur24 cm29 cm
Lartësia e koshit të sipërm gjithashtu mund të rregullohet kur është i mbushur me enë.
Ngritja / ulja e lartësisë së koshit të sipërm:
1. Tërhiqni tërësisht jashtë koshin e sipërm.
2. Duke e mbajtur koshin e sipërm nga
doreza, ngrijeni atë deri ku të shkojë dhe
më pas uleni atë vertikalisht.
Koshi i sipërm do të fiksohet në pozicionin
më të ulët apo më të sipërm të zgjedhur.
PARALAJMËRIM
Menjëherë pasi ngarkoni pajisjen, mbylleni
gjithmonë derën, pasi dera e hapur mund të
jetë e rrezikshme.
15
Përpara se të mbyllni derën, sigurohuni se
krahët spërkatës mund të rrotullohen lirisht.
Përdorimi I detergjentit
Përdorni vetëm detergjent të prodhuar posaçërisht për përdorimin në enëlarëse.
Lutemi lexoni me kujdes këshillat e prodhuesit për dozimin dhe ruajtjen, siç shkruhet në
paketimin e detergjentit.
Mospërdorimi i një sasie më të madhe se ç'duhet detergjenti, ndihmon në pakësimin e
papastërtive.
Përdorimi I detergjentit
16
Mbushja me detergjent.
1. Hapni kapakun.
2. Mbusheni folenë e detergjentit (1) me
detergjent. Shenjat brenda saj tregojnë
nivelet e dozimit:
20 = përafërsisht 20 g detergjent
30 = përafërsisht 30 g detergjent
3. Gjithë programet me paralarje kanë nevojë
për një sasi shtesë detergjenti (5/10 g), e
cila duhet të vendoset në folenë e posaçme
të detergjentit për paralarje (2).
Ky detergjent do të veprojë gjatë fazës së
paralarjes.
4. Kur përdorni tableta detergjente,
vendosini ato në folenë (1)
5. Mbyllni kapakun dhe shtypeni derisa të
mbërthehet mirë.
Tabletat detergjente
Tabletat detergjente të prodhuesve të
ndryshëm shkrijnë në nivele të ndryshme. Si
rrjedhojë, disa tableta detergjente nuk e arrijnë
fuqinë e tyre maksimale larëse gjatë
programeve të shkurtra të larjes. Për këtë arsye,
ju lutemi përdorni programe të gjata të larjes
kur përdorni tableta detergjente, për të
siguruar heqjen e plotë të mbetjeve të
detergjentit.
Funksioni I shumëfishtë
Funksioni I shumëfishtë
Kjo pajisje është e pajisur me "funksionin Multi-Tab", i cili mundëson përdorimin e tabletave
detergjente të kombinuara "Multi-Tab".
Këta produkte janë detergjentë me një funksion të kombinuar të larjes, shpëlarjes dhe kripës.
Ata gjithashtu përmbajnë agjentë të tjerë të ndryshëm, në varësi të llojit të tabletës që
zgjidhni ("3 në 1", "4 në 1", "5 në 1" etj...).
Kontrolloni nëse detergjentet janë të përshtatshëm për fortësinë e ujit tuaj. Shihni
udhëzimet e prodhuesit.
Ky funksion mund të përzgjidhet për gjithë programet e larjes. Me zgjedhjen e këtij
funksioni, derdhja në pajisje e shpëlarësit dhe kripës nga çdo fole përkatëse çaktivizohet
automatikisht si dhe dritat treguese për kripën dhe shpëlarësin janë çaktivizuar.
Zgjidhni "funksionin Multitab" përpara fillimit të një programi larës.
Pasi është zgjedhur ky funksion (drita treguese është ndezur), ai do të mbetet i aktivizuar
gjithashtu edhe për programet e tjera të larjes.
Me përdorimin e "funksionit Multitab", kohëzgjatjet e cikleve mund të ndryshojnë.
Në momentin që programi ka filluar proçesin, "funksioni Multitab" NUK mund të ndryshohet
më. Nëse dëshironi të çaktivizoni "funksionin Multitab" duhet të anuloni përzgjedhjen e
programit e më pas të çaktivizoni "funksionin Multitab".
Në këtë rast duhet të rizgjidhni një program larës (si dhe përzgjedhjet e dëshiruara).
Aktivizimi/çaktivizimi i funksionit Multitab
Shtypni butonin Multitab: drita treguese përkatëse do të ndizet. Kjo do të thotë se funksioni
është aktiv.
Për të çaktivizuar funksionin, shtypni sërish butonin Multitab: drita treguese përkatëse do
të fiket.
Nëse nuk jeni të kënaqur nga rezultatet e tharjes, ju këshillojmë:
1. Të mbushni mbajtësen e shpëlarësit me shpëlarës.
2. Të aktivizoni mbajtësen e shpëlarësit.
3. Të vendosni dozimin e shpëlarësit në pozicionin 2.
• Aktivizimi/çaktivizimi i folesë së shpëlarësit mund të jetë i mundur vetëm me "funksionin
Multitab" të aktivizuar.
17
Aktivizimi/çaktivizimi i mbajtëses së shpëlarësit
1. Shtypni butonin On/Off. Enëlarësja duhet të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
2.
Shtypni njëkohësisht butonat B dhe C , derisa dritat e butonave A , B , dhe C të fillojnë
të pulsojnë.
3.
Shtypni butonin B , dritat e butonave A , dhe C fiken, ndërsa drita e butonit B vazhdon
të pulsojë: drita treguese e përfundimit të programit ndizet, duke treguar se mbajtësja
e shpëlarësit është aktivizuar.
4.
Për të ndryshuar përzgjedhjen, shtypni butonin B sërish, derisa drita treguese e
përfundimit të programit fiket.
5. Për të regjistruar procesin, fikni enëlarësen duke shtypur butonin On/Off.
Programet e larjes
18
Nëse vendosni të ktheheni mbrapsht në përdorimin e sistemit standard të detergjentit, ju
këshillojmë:
1. Të çaktivizoni "funksionin Multi-Tab.
2. Të mbushni sërish mbajtëset përkatëse të kripës dhe shpëlarësit.
3. Të rregulloni përzgjedhjen e fortësisë së ujit në nivelin më të lartë dhe të kryeni 1
program larës normal pa futur asnjë enë brenda në pajisje.
4. Të rregulloni përzgjedhjen e zbutjes së ujit sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj.
5. Të rregulloni dozimin e shpëlarësit.
Programet e larjes
ProgramiNiveli i
ndotjes
INTENSIV
CARE 70°
2)
AUTO
Ndotje e
madhe
Ndotje e
përzier,
normale
ose e
Lloji i
ngarkesës
Enë argjile,
takëme,
tenxhere
dhe tiganë
Enë argjile,
takëme,
tenxhere
dhe tiganë
Përshkrimi i programit
Larja kryesore
Paralarja
Shpëlarja e ndërmjetme
1/2x
Shpëlarja përfundimtare
Vlerat e konsumit
Tharja
Kohëzgjatja (minuta)
140 - 150
90 - 115
1)
Energjia (kWh)
Uji (litra)
16 - 18
1,5 -1,7
12 - 23
1,1 - 1,5
madhe
30 MIN
3)
Ndotje e
lehtë
Enë argjile
dhe
30
0,9
9
takëme
4)
ECO 50°
Ndotje
normale
1) Vlerat e konsumit janë si udhëzues për ju dhe varen nga presioni dhe temperatura e ujit si dhe nga ndryshimet
e ushqimit me energji elektrike dhe sasia e enëve të ngarkuara.
2) Gjatë programit Automatik të larjes, niveli i ndotjes në enë përcaktohet se sa i turbullt është uji. Kohëzgjatja e
programit, nivelet e konsumit të ujit dhe energjisë mund të ndryshojnë; kjo varet nga fakti nëse pajisja është
e ngarkuar plotësisht apo pjesërisht si dhe nëse enët janë pak ose shumë të ndotura. Temperatura e ujit
rregullohet automatikisht midis 45° C dhe 70° C.
3) Ideale për larjen në një pajisje të mbushur pjesërisht. Ky është programi ditor i përkryer, për të mbuluar nevojat
e një familjeje me 4 persona që duan të lajnë në enëlarëse vetëm enët e mëngjesit dhe drekës, si enë argjile
dhe takëme.
4) Program testimi për institutet e testimit.
Enë argjile
dhe
takëme
12 - 14
1,0 - 1,2
150 - 160
Loading...
+ 42 hidden pages
You need points to download manuals.
1 point = 1 manual.
You can buy points or you can get point for every manual you upload.