Aeg FAVORIT 44010 VI User Manual [ru]

0 (0)

FAVORIT 44010 VI

Udhëzimet për përdorim

Enëlarëse

Инструкция по

Посудомоечная

эксплуатации

машина

2 Përmbajtja

Faleminderit që keni zgjedhur një nga produktet tona me cilësi të lartë.

Për të siguruar efektshmëri optimale dhe të vazhdueshme me pajisjen tuaj shtëpiake ju lutemi lexoni me kujdes këtë manual udhëzimi. Ai do t'ju mundësojë që të kontrolloni të gjitha proceset në mënyrë të përkryer dhe të efektshme. Për t’iu referuar këtij manuali sa herë që keni nevojë, ne ju rekomandojmë ta mbani atë në një vend të sigurt. Dhe ju lutemi kalojeni atë te çdo pronar i ardhshëm i pajisjes shtëpiake.

Ne ju urojmë shumë kënaqësi me pajisjen tuaj të re shtëpiake.

Përmbajtja

Udhëzimet e funksionimit

3

 

Aktivizimi/çaktivizimi i funksionit Multitab

Të dhëna për sigurinë

3

 

Programet e larjes

17

 

 

18

 

Përdorimi i saktë

3

 

 

Siguria e përgjithshme

3

 

Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës

Siguria e fëmijëve

4

 

 

19

 

Instalimi

4

 

 

 

 

 

Zbrazja e enëlarëses

20

 

Përshkrim i produktit

5

 

 

 

Kujdesi dhe pastrimi

20

 

Paneli i kontrollit

6

 

 

 

Pastrimi i filtrave

20

 

Modaliteti i përzgjedhjes

7

 

 

 

Pastrimi i krahëve spërkatës

21

Sinjalet akustike

7

Pastrimi i jashtëm

21

Përdorimi i parë

7

 

Pastrimi i brendshëm

21

 

Vendosja e zbutësit të ujit

8

 

Kohë të gjata mos-përdorimi

22

 

 

Parandalim i formimit të brymës

22

Vendosja manuale

8

 

 

Lëvizja e pajisjes

22

 

Regjistrimi elektronik

9

 

 

 

Si të veprojmë nëse…

22

 

Përdorimi I kripës në enëlarëse

9

 

 

 

Të dhëna teknike

24

 

Përdorimi I lëndës shpëlarëse

10

 

 

 

Udhëzime për instalimin

25

 

Rregullimi i dozimit të shpëlarësit

11

 

 

Përdorimi I përditshëm

11

 

Instalimi

25

 

 

 

 

Mbështetja e sigurt në njësitë ngjitur

25

 

Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë

 

 

12

 

Nivelimi

25

 

 

 

 

 

 

Lidhja e ujit

25

 

Koshi i poshtëm

13

 

 

Koshi i takëmeve

13

 

Lidhjet e furnizimit me ujë

25

 

Koshi i sipërm

14

 

Tubi i hyrjes së ujit me valvulën e sigurisë

26

 

Rregullimi i lartësisë së koshit të sipërm

 

 

 

 

 

15

 

Lidhja e tubit të daljes së ujit

26

 

Përdorimi I detergjentit

15

 

Lidhja elektrike

28

 

 

 

 

 

 

 

Mbushja me detergjent.

16

 

Probleme që lidhen me mjedisin

28

 

Funksioni I shumëfishtë

17

 

Materialet paketuese

28

 

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

Të dhëna për sigurinë

3

 

 

Udhëzimet e funksionimit

Të dhëna për sigurinë

Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe të përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të shmangur gabime dhe aksidente të panevojshme, është e rëndësishme që të gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje, të njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj.

Përdorimi i saktë

Enëlarësja është ndërtuar vetëm për larjen e takëmeve shtëpiake të përshtatshme për larjen në enëlarëse.

Mos fusni tretës në enëlarëse. Kjo mund të shkaktojë shpërthim.

Thikat dhe takëmet e tjera me majë të mprehtë duhet të vendosen në koshin e takëmeve me majat e drejtuara poshtë ose të vendosen të shtrira horizontalisht në koshin e sipërm.

Përdorni vetëm produkte (detergjent, kripë dhe shpëlarës) të përshtatshme për enëlarëset.

Mos hapni derën, ndërsa pajisja është në punë e sipër, pasi mund të dalë që andej avull i nxehtë.

Mos nxirrni nga enëlarësja asnjë enë, përpara se të mbarojë cikli i larjes.

Pas përdorimit, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik dhe mbyllni çelësin e furnizimit me ujë.

Ky produkt duhet të rishikohet vetëm nga një inxhinier i autorizuar shërbimi, si dhe duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale.

Në asnjë rast mos u përpiqni të riparoni pajisjen vetë. Riparimet e kryera nga persona pa përvojë, do të shkaktojnë plagosje ose keqfunksionim serioz. Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit. Këmbëngulni gjithmonë në përdorimin e pjesëve të këmbimit origjinale.

Siguria e përgjithshme

Personat (duke përfshirë fëmijët) me aftësi fizike dhe mendore të kufizuara pse me mungesë përvoje dhe njohurish nuk duhet ta përdorin pajisjen. Këta njerëz duhet të jenë nën mbikëqyrje ose të udhëzohen për përdorimin e pajisjes, nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.

Detergjentët e enëlarëses mund të shkaktojnë djegie kimike të syve, gojës apo fytit tuaj. Ato mund të rrezikojnë jetën tuaj! Respektoni udhëzimet e sigurisë së prodhuesit të detergjentit të enëlarëses.

Uji brenda pajisjes tuaj nuk është i pijshëm. Mbetjet e detergjentit mund të kenë mbetur ende brenda pajisjes tuaj.

Sigurohuni që dera e enëlarëses të jetë gjithmonë e mbyllur, gjatë kohës që nuk është duke u mbushur apo zbrazur me enë. Në këtë mënyrë, do të shmangni rrezikun që dikush të pengohet apo lëndohet tek dera.

Mos u ulni e mos peshoni mbi derën e hapur.

4 Të dhëna për sigurinë

Siguria e fëmijëve

Kjo pajisje është ndërtuar për t'u përdorur nga të rriturit. Mos i lejoni fëmijët të përdorin enëlarësen pa mbikqyrje.

Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.

Mbajini të gjithë detergjentët në një vend të sigurt e të paarritshëm për fëmijët.

Mbajini fëmijët larg enëlarëses, gjatë kohës që dera e saj është e hapur.

Instalimi

Kontrollojeni enëlarësen tuaj për ndonjë dëmtim gjatë transportit. Mos vini kurrë në punë një pajisje të dëmtuar. Nëse enëlarësja juaj është e dëmtuar, kontaktoni shitësin tuaj.

Përpara përdorimit, pajisja duhet shpaketuar tërësisht.

Çdo ndërhyrje elektrike apo hidraulike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga një person i kualifikuar dhe i aftë.

Për arsye sigurie, është e rrezikshme të ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë të mundshme.

Mos e vini kurrsesi enëlarësen në punë, nëse kabllo i ushqimit dhe tubat e ujit janë të dëmtuar. apo nëse paneli i kontrollit, pjesa e sipërme ose bazamenti janë të dëmtuara në atë mënyrë që brendësia e pajisjes është lehtësisht e arritshme. Kontaktoni qendrën lokale të Shërbimit, në mënyrë që të shmangni rrezikun.

Asnjë nga anët e pajisjes nuk duhet shpuar, në mënyrë që të parandalohen dëmtime të pjesëve hidraulike dhe elektrike.

PARALAJMËRIM

Për lidhjet elektrike dhe ato me ujin, ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e veçantë.

Përshkrim i produktit

5

 

 

Përshkrim i produktit

1Koshi i sipërm

2Rregulluesi i fortësisë së ujit

3Mbajtësja e kripës

4Foleja e detergjentit

5Foleja e shpëlarësit

6Pllakëza e parametrave

7Filtrat

8Krahu i poshtëm spërkatës

9Krahu i sipërm spërkatës

6 Paneli i kontrollit

Paneli i kontrollit

1Butoni i përzgjedhjes së programit

2Butoni MULTITAB

3Butoni i shtyrjes së programit

4Dritat treguese

5Butoni On/off (ndez/fik)

6Butonat e funksionit

 

Dritat treguese

 

 

 

Kripa

 

Ndizet kur është mbaruar kripa e posaçme. 1)

 

 

 

 

 

 

Lënda shpëlarëse

 

Ndizet kur shpëlarësi është mbaruar. 1)

 

 

 

 

 

 

Përfundimi i programit

 

Ndizet kur programi larës ka përfunduar. Ka

 

 

gjithashtu edhe funksione të sinjalizimit viziv,

 

 

gjatë:

 

 

- Vendosja e zbutësit të ujit

 

 

- aktivizimi/çaktivizimi i sinjaleve akutsike

 

 

- ndërhyrja e një alarmi për shkak të

 

 

keqfunksionimit të pajisjes

 

 

 

1)Dritat treguese të kripës dhe shpëlarësit nuk ndizen asnjëherë gjatë kohës që një program larës është në proces, edhe nëse është e nevojshme të shtoni kripë dhe/ose shpëlarës.

Butonat e funksionit

Krahas përzgjedhjes së programit,

përzgjedhja e zbutësit të ujit

aktivizimi/çaktivizimi i folesë së shpëlarësit

aktivizimin/çaktivizimin e sinjaleve akustike mund të vendosen me ndihmën e këtyre butonave.

Përdorimi i parë

7

 

 

Modaliteti i përzgjedhjes

Pajisja është në modalitetin e përzgjedhjes kur dritat e butonit të programit all janë të ndezura.

Mbani gjithmonë parasysh kur kryeni procese të tilla si:

të përzgjidhni një program larjeje

përzgjedhjen e zbutësit të ujit

aktivizimin/çaktivizimin e mbajtëses së shpëlarësit

aktivizimin/çaktivizimin e sinjaleve akustike pajisja DUHET të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.

Nëse drita e një programit është e ndezur, programi i fundit i kryer ose i përzgjedhur do të vazhdojë të jetë i ruajtur.

Në këtë rast, për t'u kthyer në modalitetin e përzgjedhjes, duhet të anuloni programin.

Për të anuluar një program të regjistruar ose një program në proçes e sipër : shtypni njëkohësisht dhe mbani shtypur butonat e programit që ndodhen mbi fjalën RESET, derisa të ndizen të gjitha dritat e programit. Programi është anuluar dhe pajisja tani është në modalitetin e përzgjedhjes.

Sinjalet akustike

Sinjalet akustike kanë për qëllim t'ju tregojnë se cilat procese është duke kryer pajisja:

përzgjedhjen e zbutësit të ujit

fundi i programit të larjes

ndërhyrjen e një alarmi si shkak i keqfunksionimit.

Përzgjedhja e vendosur nga fabrika: sinjalet akustike të aktivizuara.

Është e mundur të çaktivizoni sinjalet akustike, duke përdorur butonat e funksionit.

Çaktivizimi/aktivizimi i sinjaleve akutsike

1.Shtypni butonin On/Off . Pajisja duhet të jetë në modalitetin e përzgjedhjes .

2.Shtypni njëkohësisht butonat B dhe C , derisa dritat e butonave A , B , dhe C të fillojnë të pulsojnë.

3.Shtypni butonin C , dritat e butonave A dhe B fiken, ndërsa drita e butonit C vazhdon të pulsojë. Drita treguese e Përfundimit të programit ndizet në të njëjtën kohë, duke treguar që sinjalet akustike janë aktive.

4.Për të çaktivizuar sinjalet akustike, shtypni sërish butonin C : drita e Përfundimit të programit fiket duke treguar që sinjalet akustike janë çaktivizuar.

5.Për të regjistruar procesin, fikni enëlarësen.

6.Për të aktivizuar sërish sinjalet akustike, mjafton të ndiqni hapat e mësipërm derisa drita treguese e Përfundimit të programit të ndizet.

Përdorimi i parë

Përpara se të përdorni enëlarësen për herë të parë:

Sigurohuni që lidhjet elektrike dhe ato hidraulike të jenë në përputhje me udhëzimet e instalimit

Hiqni gjithë paketimet nga brendësia e pajisjes

Vendosni zbutësin e ujit.

8Vendosja e zbutësit të ujit

Hidhni 1 litër ujë brenda mbajtëses së kripës dhe më pas mbusheni atë me kripë të përshtatshme për enëlarësen

Mbushni folenë e shpëlarësit

Nëse dëshironi të përdorni tableta detergjente të kombinuara, si: "3 në 1", "4 në 1", "5 në 1" etj... zgjidhni funksionin e Multi-tab (shihni "funksioni Multi-tab ").

Vendosja e zbutësit të ujit

Enëlarësja është e pajisur me një impiant për zbutjen e ujit, i ndërtuar për të hequr mineralet dhe kripërat që hyjnë bashkë me ujin, çka do të kishte një ndikim të dëmshëm dhe të pafavorshëm për funksionimin e rregullt të pajisjes.

Sa më e lartë të jetë përmbajtja e këtyre mineraleve dhe kripërave, aq më i fortë është uji. Fortësia e ujit matet në shkallët përkatëse të çdo vendi, gradë Gjermane (°dH), gradë Franceze (°TH) dhe mmol/l (milimol për litër - njësi ndërkombëtare për fortësinë e ujit). Funksioni i zbutjes së ujit duhet të rregullohet sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj. Autoritetet përkatëse të Ujësjellësit, mund t'ju informojnë mbi fortësinë e ujit në zonën tuaj.

Funksioni i zbutjes së ujit mund të vendoset në të dyja mënyrat: manualisht, duke përdorur rregulluesin e fortësisë së ujit, si dhe elektronikisht

 

 

Fortësia e ujit

 

Rregullimi i përzgjedhjes së

Përdorimi i

 

 

 

 

fortësisë së ujit

kripës

 

 

 

 

 

 

 

 

 

°dH

 

°TH

mmol/l

manualisht

 

elektronikisht

 

 

 

 

 

 

 

 

 

51 - 70

 

91 - 125

9,1 - 12,5

2

 

niveli 10

 

po

 

 

 

 

 

 

 

43 - 50

 

76 - 90

7,6 - 8,9

2

 

niveli 9

 

po

 

 

 

 

 

 

 

37 - 42

 

65 - 75

6,5 - 7,5

2

 

niveli 8

 

po

 

 

 

 

 

 

 

29 - 36

 

51 - 64

5,1 - 6,4

2

 

niveli 7

 

po

23 - 28

 

40 - 50

4,0 - 5,0

2

 

niveli 6

 

po

 

 

 

 

 

 

 

19 - 22

 

33 - 39

3,3 - 3,9

2

 

niveli 5

 

po

 

 

 

 

 

 

 

15 - 18

 

26 - 32

2,6 - 3,2

1

 

niveli 4

 

po

 

 

 

 

 

 

 

11 - 14

 

19 - 25

1,9 - 2,5

1

 

niveli 3

 

po

 

 

 

 

 

 

 

4 - 10

 

7 - 18

0,7 - 1,8

1

 

niveli 2

 

po

 

 

 

 

 

 

 

<4

 

<7

< 0,7

1

 

niveli 1

 

jo

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vendosja manuale

Enëlarësja ështe paravendosur në përzgjedhjen 2.

Përdorimi I kripës në enëlarëse

9

 

 

1. Hapni derën e enëlarëses.

2. Nxirreni koshin e poshtëm nga enëlarësja.

3. Kthejeni rregulluesin e fortësisë së ujit në pozicionin 1 ose 2 (shihni tabelën).

4. Rivendosni koshin e poshtëm.

Regjistrimi elektronik

Enëlarësja është paravendosur në përzgjedhjen 5.

1.Shtypni butonin On/Off. Enëlarësja duhet të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.

2.Shtypni njëkohësisht dhe mbajini shtyur butonat B dhe C , derisa dritat e butonave A , B , dhe C të fillojnë të pulsojnë.

3.Shtypni butonin A , dritat e butonave B dhe C fiken, ndërsa drita e butonit A vazhdon të pulsojë. Drita treguese e Përfundimit të programit fillon të pulsojë njëkohësisht së bashku me sinjalet akustike me ndërprerje. Niveli aktual tregohet nga numri i pulsimeve të dritës treguese të Përfundimit të programit , (shihni tabelën) së bashku me një sërë sinjalesh akustike me ndërprerje dhe me një pauzë prej pak sekondash.

Shembuj:

5pulsime / 5 sinjale akustike me ndërprerje, pauzë, 5 pulsime / 5 sinjale akustike me ndërprerje, pauzë = niveli 5

4.Për të ndryshuar nivelin, shtypni butonin A . Niveli ndryshon me çdo shtypje të këtij butoni. (Për zgjedhjen e nivelit të ri, shihni tabelën).

Shembuj: nëse niveli aktual është 5, duke shtypur butonin A një herë, zgjidhni nivelin

6.nëse niveli aktual është 10, duke shtypur butonin A një herë, zgjidhni nivelin 1.

5.Për të regjistruar procesin, fikni enëlarësen duke shtypur butonin On/Off.

Përdorimi I kripës në enëlarëse

PARALAJMËRIM

Përdorni vetëm kripën e prodhuar posaçërisht për përdorim në enëlarëse. Të gjitha llojet e tjera të kripës që nuk janë të përshtatshme për përdorimin në enëlarëse, veçanërisht tabletat e kripës, do të dëmtojnë impiantin e zbutjes së ujit. Hidheni kripën brenda , vetëm përpara se të filloni një nga programet e plota të larjes. Kjo do të pengojë çdo grimcë të kripës apo ujë të kripur, që mund të jetë shpërndarë, të depozitohen në fund të pajisjes për çdo periudhë kohore, gjë që mund të sjellë gërryerje.

Për mbushjen:

1.Hapni derën, nxirrni jashtë koshin e poshtëm dhe zhvidhosni kapakun e mbajtëses së kripës duke e rrotulluar atë në drejtim kundërorar.

2.Hidhni 1 litër ujë brenda në mbajtëse (kjo është e nevojshme vetëm përpara se të hidhni kripën për herë të parë) .

10 Përdorimi I lëndës shpëlarëse

3. Me anën e hinkës që keni marrë bashkë me pajisjen, hidhni kripën derisa mbajtësja të jetë mbushur plot.

4. Rivendoseni kapakun duke u siguruar se nuk ka mbetur asnjë gjurmë kripe në vidën e filetuar ose në guarnicion.

5. Rivendoseni kapakun sërish duke e rrotulluar në drejtim orar, derisa të ndalojë me një kërcitje.

Mos u shqetësoni nëse uji derdhet nga njësia kur jeni duke hedhur kripën, kjo është më se normale.

Drita treguese e kripës në panelin e kontrollit mund të mbetet e ndezur për 2-6 orë pasi keni rimbushur mbajtësen me kripë, nëse enëlarësja do të qëndrojë e ndezur. Nëse përdorni kripëra, të cilave u duhet më shumë kohë që të shkrijnë, atëherë kjo mund të kërkojë më shumë kohë. Funksionimi normal i pajisjes nuk ndikohet.

Përdorimi I lëndës shpëlarëse

PARALAJMËRIM

Përdorni vetëm shpëlarës origjinalë të përshtatshëm për enëlarëse.

Mos e mbushni kurrë folenë e shpëlarësit me substanca të tjera (p.sh. agjentë pastrues për enëlarësen, detergjent të lëngshëm). Kjo do ta dëmtonte pajisjen.

Shpëlarësi siguron një shpëlarje të plotë si dhe shmang tharjen e stërkalave dhe rrëkeve nëpër enë.

Shpëlarësi shtohet automatikisht gjatë procesit të fundit të shpëlarjes.

1. Hapni mbajtësen duke shtypur dhe lëshuar butonin (A).

Përdorimi I përditshëm

11

2. Hidhni shpëlarësin në folenë përkatëse.

 

Niveli maksimal i mbushjes tregohet nga

 

shenja "max".

 

Mbajtësja mban afro 110 ml shpëlarës, që

 

është i mjaftueshëm për ciklet e larjes

 

midis 16 dhe 40, në varësi të përzgjedhjes

 

së sasisë.

 

3. Sigurohuni që kapaku të jetë mbyllur pas

 

çdo rimbushjeje.

 

Pastroni me një leckë thithëse çdo rrjedhje

 

shpëlarësi gjatë mbushjes, për të shmangur

 

shkumëzimin e tepërt gjatë larjes së ardhshme.

 

Rregullimi i dozimit të shpëlarësit

Në varësi të rezultateve të arritura të shkëlqimit dhe tharjes, rregulloni dozimin e shpëlarësit me anën e përzgjedhësit me 6 pozicione (ku pozicioni 1= dozimi minimal, pozicioni 6= dozimi maksimal).

Dozimi është paravendosur në përzgjedhjen 4.

Rriteni dozimin nëse nëpër enë kanë mbetur pika uji apo njolla rrëkeje.

Pakësojeni atë nëse nëpër enë kanë mbetur të ngjitura rrëke të bardha apo një shtresë e turbullt nëpër qelqurina apo tehet e thikave.

Përdorimi I përditshëm

Kontrolloni nëse është e nevojshme të rimbushni enëlarësen me kripë apo shpëlarës.

Vendosni takëmet dhe enët në enëlarëse.

Hidhni detergjentin e enëlarëses.

Zgjidhni një program larjeje të përshtatshëm për takëmet dhe enët.

Filloni programin e larjes.

12 Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë

Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë

Sfungjerët, leckat shtëpiake dhe çdo objekt që mund të thithë ujë, nuk duhet të lahen në enëlarëse.

Përpara se të fusni brenda enët, duhet:

Të hiqni prej tyre gjithë ushqimet apo copëzat e mbetura të ushqimit.

Zbutni mbetjet e djegura të ushqimeve në tiganë

Kur vendosni brenda enët dhe takëmet, lutemi vini re:

Enët dhe takëmet nuk duhet të pengojnë rrotullimin e krahëvee spërkatës.

Sendet e zgavruara, si filxhanët, gotat, tiganët, etj. vendosini me zgavrën nga poshtë, në mënyrë që të mos mblidhet ujë në mbajtëse apo në bazamentin e tyre.

Enët dhe takëmet nuk duhet të vendosen brenda njëra-tjetrës apo njëra mbi tjetrën.

Për të shmangur dëmtime të mundshme në qelqurina, vendosni në mënyrë të tillë që të mos takojnë njëra-tjetrën.

Vendosni objektet e vogla në koshin e takëmeve.

Sendet plastike dhe tiganët me veshje të posaçme për mos-ngjitje, janë të prirur të mbajnë pikat e ujit; këto sende nuk do të thahen aq mirë sa sendet prej porcelani apo çeliku.

Sendet e lehta (tasat plastikë, etj.) duhet të vendosen në koshin e sipërm në mënyrë të tillë që të mos lëvizin.

Për larjen në enëlarëse, takëmet dhe enët e mëposhtme

 

nuk janë të përshtatshme:

 

kanë kufizimet e tyre në përshtatjen me

 

 

 

enëlarësen:

 

 

 

• Takëmet me bisht të drunjtë, të brinjtë, kinez

Prodhimet e gresit lajini në enëlarëse vetëm

 

apo prej sedefi.

 

nëse është shënuar mbi to nga prodhuesi, se

• Sendet plastike që nuk janë rezistente ndaj në

 

janë të përshtatshme për larjen në enëlarëse.

 

nxehtit.

Motivet me glazurë mund të çngjyrosen nëse

Takëme të vjetra me pjesë të ngjitura që nuk

 

i lani shpesh në enëlarëse.

 

i rezistojnë temperaturës.

• Pjesët prej argjendi dhe alumini janë të prirura

Takëme apo enë të shtresëzuara.

 

të çngjyrosen gjatë larjes: Mbetjet, si p.sh. prej

• Sende kallaji apo bronzi.

 

të bardhave të vezës, të verdhave të vezës dhe

• Qelqurina prej kristali plumbi.

 

mustardës shkaktojnë shpesh çngjyrosje dhe

Sende prej çeliku të prirur për t'u ndryshkur.

 

njollosje mbi sendet prej argjendi. Për këtë

Pjatanca prej druri.

 

arsye, gjithmonë pastrojeni argjendin

Sende të përbëra nga fibra sintetike.

 

menjëherë nga këto mbetje, nëse nuk do t'i

 

 

 

lani menjëherë pas përdorimit të tyre.

 

 

 

 

Hapni derën dhe rrëshqisni jashtë koshat për të vendosur në to enët.

Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë

13

Koshi i poshtëm

 

Vendosni pjatat dhe tiganët më të ndotur në

 

koshin e poshtëm.

 

Për të lehtësuar vendosjen e enëve më të mëdha,

 

2 mbajtëset e pjatave në të djathtë në koshin e

 

poshtëm mund të palosen poshtë.

 

Koshi i takëmeve

PARALAJMËRIM

Pozicioni i vendosjes së thikave me teh të gjatë me tehun nga sipër është shumë i rrezikshëm. Takëmet e gjata dhe/ose të mprehta, si thikat e mëdha të mishit duhet të vendosen horizontalisht në koshin e sipërm. Bëni kujdes kur futni ose nxirrni nga pajisja sende të mprehta, si thikat.

Për t'u siguruar se gjithë takëmet e vendosur në koshin e takëmeve janë të arritshme nga uji, ju duhet:

Aeg FAVORIT 44010 VI User Manual

14Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë

1.Vendosni skarën mbi koshin e takëmeve.

2.Vendosni pirunjtë dhe lugët në koshin e takëmeve me dorezat nga poshtë.

Për takëmet më të mëdha, si rrahëset e vezëve, vendosni vetëm deri në gjysmë skarën e takëmeve.

Koshi i sipërm

Vendosni enët e vogla dhe delikate prej argjile dhe takëmet e gjata dhe të mprehta në koshin e sipërm.

Vendosini enët prej argjile mbi dhe nën varëset e palosshme të filxhanëve, në mënyrë që të jenë të shkëputura nga njëra-tjetra e uji të mund t'i arrijë të gjitha enët.

 

Përdorimi I detergjentit

15

Varëset e filxhanëve mund të palosen duke

 

 

liruar hapësirën për enët e larta të argjilës.

 

Vendosni shtrirë ose varni gotat e verës dhe

 

 

të pijes në zgavrat që ndodhen në varëset e

 

 

filxhanëve.

 

Rregullimi i lartësisë së koshit të sipërm

Lartësia maksimale e enëve në:

 

koshin e sipërm

 

koshin e poshtëm.

 

 

 

 

Me koshin e sipërm të ngritur

22 cm

 

30 cm

 

 

 

 

Me koshin e sipërm të ulur

24 cm

 

29 cm

 

 

 

 

Lartësia e koshit të sipërm gjithashtu mund të rregullohet kur është i mbushur me enë.

Ngritja / ulja e lartësisë së koshit të sipërm:

1.Tërhiqni tërësisht jashtë koshin e sipërm.

2.Duke e mbajtur koshin e sipërm nga

doreza, ngrijeni atë deri ku të shkojë dhe më pas uleni atë vertikalisht.

Koshi i sipërm do të fiksohet në pozicionin më të ulët apo më të sipërm të zgjedhur.

PARALAJMËRIM

Menjëherë pasi ngarkoni pajisjen, mbylleni gjithmonë derën, pasi dera e hapur mund të jetë e rrezikshme.

Përpara se të mbyllni derën, sigurohuni se krahët spërkatës mund të rrotullohen lirisht.

Përdorimi I detergjentit

Përdorni vetëm detergjent të prodhuar posaçërisht për përdorimin në enëlarëse. Lutemi lexoni me kujdes këshillat e prodhuesit për dozimin dhe ruajtjen, siç shkruhet në paketimin e detergjentit.

Mospërdorimi i një sasie më të madhe se ç'duhet detergjenti, ndihmon në pakësimin e papastërtive.

16 Përdorimi I detergjentit

Mbushja me detergjent.

1. Hapni kapakun.

2.Mbusheni folenë e detergjentit (1) me detergjent. Shenjat brenda saj tregojnë nivelet e dozimit:

20 = përafërsisht 20 g detergjent

30 = përafërsisht 30 g detergjent

3.Gjithë programet me paralarje kanë nevojë për një sasi shtesë detergjenti (5/10 g), e cila duhet të vendoset në folenë e posaçme të detergjentit për paralarje (2).

Ky detergjent do të veprojë gjatë fazës së paralarjes.

4.Kur përdorni tableta detergjente, vendosini ato në folenë (1)

5.Mbyllni kapakun dhe shtypeni derisa të mbërthehet mirë.

Tabletat detergjente

Tabletat detergjente të prodhuesve të ndryshëm shkrijnë në nivele të ndryshme. Si rrjedhojë, disa tableta detergjente nuk e arrijnë fuqinë e tyre maksimale larëse gjatë programeve të shkurtra të larjes. Për këtë arsye, ju lutemi përdorni programe të gjata të larjes kur përdorni tableta detergjente, për të siguruar heqjen e plotë të mbetjeve të detergjentit.

Funksioni I shumëfishtë

17

 

 

Funksioni I shumëfishtë

Kjo pajisje është e pajisur me "funksionin Multi-Tab", i cili mundëson përdorimin e tabletave detergjente të kombinuara "Multi-Tab".

Këta produkte janë detergjentë me një funksion të kombinuar të larjes, shpëlarjes dhe kripës. Ata gjithashtu përmbajnë agjentë të tjerë të ndryshëm, në varësi të llojit të tabletës që zgjidhni ("3 në 1", "4 në 1", "5 në 1" etj...).

Kontrolloni nëse detergjentet janë të përshtatshëm për fortësinë e ujit tuaj. Shihni udhëzimet e prodhuesit.

Ky funksion mund të përzgjidhet për gjithë programet e larjes. Me zgjedhjen e këtij funksioni, derdhja në pajisje e shpëlarësit dhe kripës nga çdo fole përkatëse çaktivizohet automatikisht si dhe dritat treguese për kripën dhe shpëlarësin janë çaktivizuar. Zgjidhni "funksionin Multitab" përpara fillimit të një programi larës.

Pasi është zgjedhur ky funksion (drita treguese është ndezur), ai do të mbetet i aktivizuar gjithashtu edhe për programet e tjera të larjes.

Me përdorimin e "funksionit Multitab", kohëzgjatjet e cikleve mund të ndryshojnë.

Në momentin që programi ka filluar proçesin, "funksioni Multitab" NUK mund të ndryshohet më. Nëse dëshironi të çaktivizoni "funksionin Multitab" duhet të anuloni përzgjedhjen e programit e më pas të çaktivizoni "funksionin Multitab".

Në këtë rast duhet të rizgjidhni një program larës (si dhe përzgjedhjet e dëshiruara).

Aktivizimi/çaktivizimi i funksionit Multitab

Shtypni butonin Multitab: drita treguese përkatëse do të ndizet. Kjo do të thotë se funksioni është aktiv.

Për të çaktivizuar funksionin, shtypni sërish butonin Multitab: drita treguese përkatëse do të fiket.

Nëse nuk jeni të kënaqur nga rezultatet e tharjes, ju këshillojmë:

1.Të mbushni mbajtësen e shpëlarësit me shpëlarës.

2.Të aktivizoni mbajtësen e shpëlarësit.

3.Të vendosni dozimin e shpëlarësit në pozicionin 2.

Aktivizimi/çaktivizimi i folesë së shpëlarësit mund të jetë i mundur vetëm me "funksionin Multitab" të aktivizuar.

Aktivizimi/çaktivizimi i mbajtëses së shpëlarësit

1.Shtypni butonin On/Off. Enëlarësja duhet të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.

2.Shtypni njëkohësisht butonat B dhe C , derisa dritat e butonave A , B , dhe C të fillojnë të pulsojnë.

3.Shtypni butonin B , dritat e butonave A , dhe C fiken, ndërsa drita e butonit B vazhdon të pulsojë: drita treguese e përfundimit të programit ndizet, duke treguar se mbajtësja e shpëlarësit është aktivizuar.

4.Për të ndryshuar përzgjedhjen, shtypni butonin B sërish, derisa drita treguese e përfundimit të programit fiket.

5.Për të regjistruar procesin, fikni enëlarësen duke shtypur butonin On/Off.

18 Programet e larjes

Nëse vendosni të ktheheni mbrapsht në përdorimin e sistemit standard të detergjentit, ju këshillojmë:

1.Të çaktivizoni "funksionin Multi-Tab.

2.Të mbushni sërish mbajtëset përkatëse të kripës dhe shpëlarësit.

3.Të rregulloni përzgjedhjen e fortësisë së ujit në nivelin më të lartë dhe të kryeni 1 program larës normal pa futur asnjë enë brenda në pajisje.

4.Të rregulloni përzgjedhjen e zbutjes së ujit sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj.

5.Të rregulloni dozimin e shpëlarësit.

Programet e larjes

Programi

 

Niveli i

 

Lloji i

 

 

ndotjes

 

ngarkesës

 

 

 

 

 

INTENSIV

 

Ndotje e

 

Enë argjile,

CARE 70°

 

madhe

 

takëme,

 

 

 

 

tenxhere

 

 

 

 

dhe tiganë

 

 

 

 

 

AUTO2)

 

Ndotje e

 

Enë argjile,

 

 

përzier,

 

takëme,

 

 

normale

 

tenxhere

 

 

ose e

 

dhe tiganë

 

 

madhe

 

 

 

 

 

 

 

30 MIN3)

 

Ndotje e

 

Enë argjile

 

 

lehtë

 

dhe

 

 

 

 

takëme

 

 

 

 

 

ECO 50°4)

 

Ndotje

 

Enë argjile

 

 

normale

 

dhe

 

 

 

 

takëme

 

 

 

 

 

 

Përshkrimi i programit

 

 

Vlerat e konsumit 1)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Paralarja

 

 

Larja kryesore

 

Shpëlarja e ndërmjetme

 

Shpëlarja përfundimtare

Tharja

 

Kohëzgjatja (minuta)

Energjia (kWh)

 

Uji (litra)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

150

-1,7

 

- 18

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

140 -

1,5

 

16

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1/2x

 

 

 

 

90 - 115

1,1 - 1,5

 

12 - 23

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

30

0,9

 

9

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

150 - 160

1,0 - 1,2

 

12 - 14

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1)Vlerat e konsumit janë si udhëzues për ju dhe varen nga presioni dhe temperatura e ujit si dhe nga ndryshimet e ushqimit me energji elektrike dhe sasia e enëve të ngarkuara.

2)Gjatë programit Automatik të larjes, niveli i ndotjes në enë përcaktohet se sa i turbullt është uji. Kohëzgjatja e programit, nivelet e konsumit të ujit dhe energjisë mund të ndryshojnë; kjo varet nga fakti nëse pajisja është e ngarkuar plotësisht apo pjesërisht si dhe nëse enët janë pak ose shumë të ndotura. Temperatura e ujit rregullohet automatikisht midis 45° C dhe 70° C.

3)Ideale për larjen në një pajisje të mbushur pjesërisht. Ky është programi ditor i përkryer, për të mbuluar nevojat e një familjeje me 4 persona që duan të lajnë në enëlarëse vetëm enët e mëngjesit dhe drekës, si enë argjile dhe takëme.

4)Program testimi për institutet e testimit.

Loading...
+ 42 hidden pages