WHIRLPOOL GOW 7523/NB User Manual [sq]

 

SIPËRFAQE GATIMI E INTEGRUAR

SQ

 

 

CZ HR HU MK

SK SI RS AL

UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR SIGURINË

Këto udhëzime janë të disponueshme gjithashtu edhe në faqen e internetit, në adresën: docs.whirlpool.eu

RËNDËSIA E SIGURISË PËR VETEN DHE PËR TË TJERËT

Në këtë manual dhe në vetë pajisjen janë dhënë disa udhëzime të rëndësishme sigurie, të cilat duhet të lexohen dhe të respektohen gjithmonë. Ky është simboli i rrezikut, që ka të bëjë me sigurinë, i cili paralajmëron për rreziqet e mundshme për përdoruesin dhe për të tjerët.

Të gjitha mesazhet që kanë të bëjnë me sigurinë do të paraprihen nga simboli i rrezikut për sigurinë dhe nga termat:

RREZIK

Tregon një situatë të rrezikshme që, në qoftë se nuk shmanget, shkakton dëmtime të rënda.

 

 

KUJDES

Tregon një situatë të rrezikshme që, në qoftë se nuk shmanget, mund të shkaktonte dëmtime të rënda.

 

 

Të gjitha mesazhet që kanë të bëjnë me sigurinë specifikojnë rreziqet e mundshme të cilave u referohen, tregojnë se si të pakësohet mundësia e dëmtimeve dhe theksojnë atë që mund të ndodhë në rast mosrespektimi të udhëzimeve.

Pajisja duhet të shkëputet nga rrjeti elektrik përpara se të kryhet çfarëdolloj ndërhyrjeje instalimi.

Instalimi ose mirëmbajtja duhet të kryhet nga një teknik i specializuar, në përputhje me udhëzimet e prodhuesit dhe duke respektuar rregullat vendore të sigurisë në fuqi. Mos e riparoni dhe as mos e zëvendësoni ndonjë pjesë të pajisjes, me përjashtim të rastit kur është pohuar në mënyrë specifike në manualin e përdoruesit.

 

Mosrespektimi i informacioneve të përfshira në këtë manual mund të shkaktojë zjarr ose shpërthim me pasoja që

KUJDES

konsistojnë në dëme materiale ose lëndime personale.

 

• Mos ruani dhe as mos përdorni benzinë ose gazra dhe lëngje të tjera të ndezshme pranë pajisjes.

Çfarë duhet të bëni kur nuhasni erë gazi:

-Mos vini në punë asnjë aparaturë.

-Mos i prekni çelësat e rrymës elektrike.

-Mos përdorni telefonat brenda banesës.

-Lajmëroni menjëherë njësinë që merret me shpërndarjen e gazit duke shkuar tek fqinji. Ndiqni udhëzimet e njësisë që shpërndan gazin.

-Nëse nuk është e mundur të viheni në kontakt me njësinë për shpërndarjen e gazit, kontaktoni zjarrfikësit.

-Instalimi dhe mirëmbajtja e aparaturës duhen kryer nga një instalues i kualifikuar, nga qendra e asistencës ose nga njësia e shpërndarjes së gazit.

-Përdorni aparaturën vetëm në dhoma të ajrosura mirë.

Lidhjet e gazit dhe të energjisë elektrike duhet të jenë në përputhje me rregulloret vendore.

Kur instalohet pllaka e gatimit, duhet të pajiset me një çelës shumëpolësh me një largësi hapjeje të kontakteve prej të paktën 3 mm që të bëjë të mundur shkëputjen e plotë të pajisjes.

Tokëzimi i pajisjes është i detyrueshëm me ligj.

Kablli i ushqimit duhet të jetë i gjatë mjaftueshëm për të lidhur pajisjen me prizën e rrymës elektrike, mbasi të jetë vendosur në pozicionin përfundimtar.

Për lidhjen e gazit, përdorni vetëm një tub metalik të përkulshëm ose të shtangët.

Nëse është e nevojshme, kablli i ushqimit me rrymë elektrike duhet të zëvendësohet vetëm me një kabëll ushqimi me rrymë elektrike që ka karakteristika të njëjta me atë origjinal të dhënë nga prodhuesi (të tipit H05V2V2-F 90 °C ose H05RR-F). Ky veprim duhet të kryhet nga një teknik i kualifikuar.

Prodhuesi refuzon çdo përgjegjësi për dëme që mund të pësojnë personat, kafshët shtëpiake ose pasuritë, si pasojë e mosrespektimit të rregullave të mësipërme.

Mos përdorni priza me shumë fole ose zgjatime.

Mos e shkëpusni pajisjen nga ushqimi me rrymë elektrike duke e tërhequr kabllin.

Komponentët elektrikë nuk duhet të jenë të arritshëm nga përdoruesi mbas instalimit.

Mos e prekni pajisjen me pjesë të trupit të lagura dhe mos e përdorni me këmbët të zhveshura.

Kjo pllakë gatimi (klasa 3) është projektuar që të përdoret vetëm për gatimin e ushqimit në mjedise shtëpiake. Mos e përdorni pajisjen për të ngrohur mjedisin. Në të kundërt, ekziston rreziku i helmimit nga monoksidi i karbonit, si edhe ai i mbinxehjes së pllakës së gatimit. Prodhuesi refuzon çdo përgjegjësi në rast përdorimi të pasaktë ose vendosjes së gabuar të komandave.

Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore, ose me përvojë dhe njohuri të papërshtatshme, përveçse nën mbikëqyrje ose udhëzimin fillestar për përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.

Fëmijët duhet të mbahen larg dhe të ruhen, në mënyrë që të mos luajnë me pajisjen.

Përdorimi i një pajisjeje me gaz prodhon nxehtësi dhe lagështi në mjedis. Siguroni një ajrim të mirë ose instaloni një kube thithjeje të tymrave dhe avujve, me kanal shkarkimi.

Në rast përdorimit të zgjatur, mund të jetë i nevojshëm një ajrim shtesë (duke hapur një dritare ose duke e shtuar forcën e thithjes së kubesë).

Mbas përdorimit, sigurohuni që çelësat rrotullues të jenë në pozicionin e mbylljes dhe të mbyllni rubinetin kryesor të tubit të ushqimit me gaz ose atë të bombolës.

Yndyrnat dhe vajrat e mbinxehura marrin zjarr lehtësisht. Mos u largoni gjatë përgatitjes së ushqimeve të pasura me vaj, yndyrna ose alkool (si p.sh. rum, konjak, verë).

Ruajeni materialin e ambalazhit të pajisjes në një vend ku nuk mund ta prekin fëmijët.

Prisni derisa të ftohet pllaka e gatimit, përpara se ta pastroni ose të kryeni ndërhyrje mirëmbajtjeje.

Këto udhëzime janë të vlefshme vetëm për vendet simboli i të cilëve është paraqitur në pllakëzën e matrikullimit (nën pllakën e gatimit).

Ky produkt nuk është i destinuar për t'u instaluar dhe për të funksionuar në natyrë.

400011244920

WHIRLPOOL GOW 7523/NB User Manual

KUJDES: Në rast thyerje të xhamit të pllakës:

fikni menjëherë të gjithë kandilat djegës dhe rezistencat elektrike dhe shkëputni aparaturën nga rryma;

mos e prekni sipërfaqen e aparaturës;

mos e përdorni aparaturën.

RUAJINI KËTO UDHËZIME

INSTALIMI

Mbasi ta keni nxjerrë pllakën e gatimit nga ambalazhi, kontrolloni që të mos ketë pësuar dëmtime gjatë transportit. Në rast problemesh, kontaktoni tregtarin ose Shërbimin e Asistencës më të afërt.

INFORMACIONE TEKNIKE PER INSTALUESIN

Përdorni doreza mbrojtëse për të mbajtur me duar, përgatitur dhe instaluar produktin.

Ky produkt mund të montohet në sipërfaqe (brenda banakut të punës) me një trashësi prej 20 ÷ 60 mm.

Në qoftë se poshtë banakut të punës nuk është parashikuar furra, fusni një panel ndarës, i cili të ketë një sipërfaqe të barabartë të paktën me hapjen e banakut të punës. Ky panel duhet të vendoset në një largësi maksimale prej 150 mm nga sipërfaqja e sipërme e banakut të punës dhe në asnjë rast nuk duhet të jerë më poshtë se 20 mm nga fundi i pllakës së gatimit. Në rast se keni ndërmend të instaloni një furrë nën pllakën e gatimit, sigurohuni që furra të jetë e pajisur me një sistem ftohjeje. Prodhuesi refuzon çdo përgjegjësi nëse instalohet një furrë e një marke tjetër.

Përpara se të kryeni instalimin, sigurohuni që:

kushtet vendore të furnizimit me gaz (natyra dhe trysnia) të jenë në përputhje me karakteristikat e pllakës së gatimit (shihni pllakëzën e matrikullimit dhe tabelën e injektorëve);

veshjet e faqeve ndarëse të mobiljeve ose të pajisjeve që ndodhen pranë pllakës së gatimit të jenë rezistente ndaj nxehtësisë sipas rregullave vendore;

pajisja të jetë e lidhur me një pajisje shkarkimi të tymrave. Instalimi të kryhet në përputhje me rregullat në fuqi. Kushtojini një vëmendje të veçantë kërkesave që kanë të bëjnë me ajrimin;

shkarkimi i tymrave të djegies të bëhet nëpërmjet kubeve të veçantë të thithjes ose me anën e ajruesve elektrikë të montuar në mur dhe/ose dritare.

LIDHJA E GAZIT

KUJDES

Ky veprim duhet të kryhet nga një teknik i kualifikuar.

 

 

Sistemi i furnizimit me gaz duhet të jetë në përputhje me rregullat vendore.

Për rregulloret specifike, të cilat janë në fuqi në disa vende, shihni paragrafin “Referimet në rregulloret kombëtare”. Në rast se nuk keni informacione që kanë të bëjnë me vendin e instalimit, i kërkoni më shumë hollësi instaluesit.

Lidhja e pllakës së gatimit me rrjetin e furnizimit me gaz ose me bombolën e gazit duhet të kryhet me anën e një tubi të shtangët prej bakri apo çeliku, me xhuntë lidhëse në përputhje me rregullat vendore, ose me anën e një tubi të përkulshëm prej çeliku inoks me sipërfaqe të vazhduar, në përputhje me rregullat vendore. Gjatësia maksimale e lejuar e tubit metalik të përkulshëm është 2 metra linearë.

Lidheni xhunton në formë bërryli (A) * ose (B) * të dhënë së bashku me tubin kryesor të ushqimit të pllakës së gatimit dhe vendosni ndërmjet tyre guarnicionin (C) të dhënë bashkë me pajisjen, me në përputhje me rregulloren EN 549.

*Përdorni xhunton në formë bërryli (A) për në Francë dhe xhunton në formë bërryli (B) për të gjitha vendet e tjera.

A

C

C

B

C

E RËNDËSISHME: Në rast se përdoret një tub i përkulshëm prej çeliku inoks, ky duhet të instalohet në një mënyrë të tillë që të mos ketë mundësi të hyjë në kontakt me një pjesë të lëvizshme të mobiljes. Tubi duhet të kalojë në një pikë të lirë nga pengesat dhe duhet të jetë i inspektueshëm gjatë gjithë gjatësisë së tij.

Mbas lidhjes me furnizimin me gaz, kontrolloni me një solucion uji me sapun nëse ka rrjedhje. Me kandilët djegës të ndezur, lëvizini çelësat rrotullues nga pozicioni maksimal në pozicionin minimal për të kontrolluar qëndrueshmërinë e flakës.

LIDHJA ME RRJETIN ELEKTRIK

KUJDES

Ky veprim duhet të kryhet nga një teknik i kualifikuar.

 

 

Lidhjet elektrike duhet të jenë në përputhje me rregulloret vendore.

KUJDES

Tokëzimi i pajisjes është i detyrueshëm me ligj

 

Mos përdorni zgjatues prizash.

L

Tokë

(Ngjyrë e verdhë/ ngjyrë e gjelbër)

N

E RËNDËSISHME: Të dhënat që kanë të bëjnë me tensionin dhe me fuqinë e thithur janë paraqitur në pllakëzën e matrikullimit.

Loading...
+ 4 hidden pages