WHIRLPOOL BSNF 9121 OX Use & Care [sq]

Manuali i përdorimit
www.whirlpool.eu/register
MANUALI I PËRDORIMIT
JU FALËNDEROJMË QË BLETË NJË PRODUKT WHIRLPOOL.
Për të përfituar një asistencë më të plotë, ju lutemi regjistrojeni pajisjen tuaj në www. whirlpool. eu/register
INDEKSI
Udhëzime sigurie .........................................................................................3
Përshkrimi i produktit ....................................................................................6
Aksesorët* ................................................................................................. 6
Paneli i kontrollit ........................................................................................... 7
Drita e frigoriferit ..........................................................................................8
Raftet ...................................................................................................... 8
Dera .......................................................................................................8
Dhomëza e frigoriferit pa ngricë ............................................................................8
Si të përdorni pajisjen ....................................................................................9
Përdorimi për herë të parë .................................................................................9
Dhomëza e frigoriferit dhe ruajtja e ushqimeve .............................................................9
Si të ruani ushqimet dhe pijet ..............................................................................9
Dhomëza e ngrirësit dhe ruajtja e ushqimeve ..............................................................10
Heqja e enës së sirtarit të ngrirësit .........................................................................10
Këshilla për ngrirjen dhe ruajtjen e ushqimeve të freskëta ..................................................10
Ushqim i ngrirë: këshilla për blerjen. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 10
Kohët e ruajtjes për ushqimet e ngrira të shtëpisë ..........................................................11
Shkrirja e dhomëzës së ngrirësit ...........................................................................11
Tingujt funksionalë .......................................................................................11
Tabela e alarmit ...........................................................................................12
Këshilla në rast mospërdorimi të pajisjes ...................................................................12
Pastrimi dhe mirëmbajtja. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 12
Zgjidhja e problemeve. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 13
Shërbimit i pas-shitjes ...................................................................................14
2
Udhëzuesi i shëndetit dhe sigurisë
SQ

UDHËZIME SIGURIE

Para përdorimit të pajisjes lexoni këto udhëzime sigurie. Ruajini ato të disponueshme, për t'iu referuar më vonë. Këto udhëzime dhe vetë pajisje përmbajnë paralajmërime të rëndësishme sigurie që duhen respektuar gjithë kohën. Prodhuesi refuzon çdo përgjegjësi në rast se nuk janë ndjekur këto udhëzime sigurie, në rast përdorimi të papërshtatshëm të pajisjes ose vendosje e pasaktë e komandave.
Fëmijët shumë të vegjël (0-3 vjeç) duhet të mbahen larg pajisjes. Fëmijët e vegjël (3-8 vjeç) duhet të mbahen larg pajisjes, nëse nuk janë të mbikëqyrur. Fëmijët nga 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi të reduktuara fizike, ndjesore ose mendore, ose ata me mungesë përvoje dhe njohurish, mund ta përdorin këtë pajisje vetëm nëse mbikëqyren ose nëse janë udhëzuar për përdorimin e sigurt si dhe kuptojnë rreziqet e mundshme. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga ana e përdoruesit nuk duhet të bëhet nga fëmijë pa mbikëqyrje.
PËRDORIMI I LEJUAR
KUJDES: Kjo pajisje nuk është projektuar për t'u përdorur me një mekanizëm komutator të jashtëm, si p.sh. një kohëmatës ose një sistem të veçuar të telekomanduar.
Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur në shtëpi dhe përdorime të ngjashme, si: hapësira kuzhine për stafin në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune; shtëpi ferma; nga klientët në hotele, motele, dhoma me mëngjes dhe ambiente të tjera rezidenciale.
Kjo pajisje nuk është për përdorim profesional. Mos e përdorni këtë pajisje në ambiente të jashtme.
Llambushka që përdoret brenda në pajisje është projektuar në mënyrë specifike për përdorime shtëpiake dhe nuk është e përshtatshme për ndriçim të përgjithshëm dhomash brenda në shtëpi (Rregullorja EC 244/2009).
Pajisja është projektuar për përdorime në vende ku temperatura e ambientit është brenda diapazoneve të mëposhtme, sipas kategorisë klimaterike që paraqitur në pllakën e të dhënave. Pajisja mund të mos punojë si duhet nëse lihet për një kohë të gjatë në një temperaturë jashtë diapazonit të specifikuar. Temperaturat e ambientit të kategorisë klimatike: SN: SN: Nga 10 deri 32 °C; N: Nga 16 deri 32 °C; ST: Nga 16 deri 38 °C; T: Nga 16 deri 43 °C;
E RËNDËSISHME PËR T'U LEXUAR DHE NDJEKUR
Kjo pajisje nuk përmban CFC. Qarku ftohës
përmban R600a (HC). Pajisje me izobutan (R600a): Izobutani është një gaz natyror pa efekte anësore për mjedisin, por merr flakë. Për këtë arsye, sigurohuni që tubat e qarkut ftohës të mos jenë të dëmtuar, veçanërisht kur boshatisni qarkun ftohës.
PARALAJMËRIM: Mos i dëmtoni tubat e qarkut
ftohës të pajisjes.
PARALAJMËRIM: Zgavrat e ajrimit mbajini të pambuluara në kapakun e pajisjes ose në strukturën e integruar.
PARALAJMËRIM: Mos përdorni mjete mekanike, elektrike ose kimike përveç atyre të rekomanduara nga Prodhuesi për të përshpejtuar procesin e shkrirjes.
PARALAJMËRIM: Mos përdorni mekanizma elektrikë brenda në pajisje nëse nuk janë tipi i autorizuar shprehimisht nga Prodhuesi.
PARALAJMËRIM: Makinat e akullit dhe/ose makinat e ujit që nuk janë lidhur direkt me furnizimin me ujë, duhet të mbushen vetëm me ujë të pijshëm.
PARALAJMËRIM: Makinat automatike të akullit dhe/ose makinat e ujit duhet të lidhen me një furnizim vetëm me ujë të pijshëm, me presion uji midis 0,17 dhe 0,81 MPa (1,7 dhe 8,1 bar).
Mos vendosni brenda ose pranë pajisjes substanca shpërthyese, të tilla si kanaçe me aerosol dhe mos vendosni apo përdorni benzinë ose materiale të tjera që marrin flakë.
Mos gëlltisni përmbajtjen (jo-helmuese) të paketave të akullit (pajisur në disa modele). Mos hani kuba akulli ose lëpirëse akulli menjëherë pasi i keni nxjerrë nga ngrirja pasi mund të shkaktojnë djegie nga ftohtësia.
Për produktet e projektuara për të përdorur një filtër ajri brenda kapakut të ventilatorit, filtri duhet të jetë gjithmonë në pozicion kur frigoriferi është në funksionim.
Mos vendosni enë qelqi me lëngje në dhomëzën e ngrirjes, pasi mund të thyhen. Mos e mbuloni ventilatorin (nëse është i përfshirë) me ushqime. Pasi vendosni ushqimin brenda, kontrolloni që dera e dhomëzave të jetë mbyllur si duhet, veçanërisht dera e ngrirjes.
Rondelet e dëmtuara duhet të zëvendësohen menjëherë.
Përdoreni dhomëzën e frigoriferit vetëm për të ruajtur brenda ushqime të freskëta dhe dhomëzën e ngrirjes vetëm për të ruajtur ushqime të ngrira, për të ngrirë ushqime të freskëta dhe për të bërë kubikë akulli.
3
Udhëzuesi i shëndetit dhe sigurisë
Mos ruani ushqime të pambështjella në kontakt të drejtpërdrejtë me sipërfaqet e brendshme të dhomëzave të frigoriferit ose të ngrirësit. Pajisjet mund të kenë dhomëza të posaçme (dhomëza e ushqimeve të freskëta, kutia zero gradë,...). Për sa kohë nuk specifikohet ndryshe në broshurën e posaçme të produktit, ato mund të hiqen, duke ruajtur performanca të njëjta.
C-Pentan përdoret si një agjent zgjerues në
shkumën izoluese dhe është një gaz që merr flakë.
INSTALIMI
Pajisja duhet të trajtohet dhe të instalohet nga dy ose më shumë persona - rrezik lëndimi. Përdorni dorashka mbrojtëse për të shpaketuar dhe instaluar ­rrezik prerjeje.
Instalimi, duke përfshirë furnizimin me ujë (nëse ka), lidhjet elektrike, si dhe riparimet duhet të kryhen nga një teknik i kualifikuar. Mos riparoni ose zëvendësoni asnjë pjesë të pajisjes, sa kohë nuk përmendet në manualin e përdorimit. Mbajini fëmijët larg vendit të instalimit. Pasi të keni shpaketuar pajisjen, sigurohuni që nuk është dëmtuar nga transporti. Në rast problemesh, kontaktoni shitësin ose Shërbimin e pas-shitjes. Pasi ta keni instaluar, mbeturinat e paketimit (pjesët plastike, ato prej bukëpeshku, etj.) duhet të ruhen në vende të paarritshme nga fëmijët - rrezik asfiksimi. Pajisja duhet të shkëputet nga korrenti përpara çdo procesi instalimi - rrezik goditjeje elektrike. Gjatë instalimit, sigurohuni që pajisje të mos dëmtojë kabllin e ushqimit - rrezik zjarri ose goditjeje elektrike. Aktivizojeni pajisjen vetëm kur instalimi të ketë përfunduar.
Bëni kujdes të mos dëmtoni dyshemetë (p.sh. parketin) kur lëvizni pajisjen. Instalojeni pajisjen mbi një dysheme ose suport mjaftueshëm të fortë për të përballuar peshën e saj si dhe në një vend të përshtatshëm për përmasat dhe përdorimin e saj. Sigurohuni që pajisja të mos jetë pranë burimeve të nxehtësisë dhe që katër këmbëzat të jenë të qëndrueshme dhe të mbështetura mbi dysheme, duke i rregulluar sipas nevojës, si dhe kontrolloni që pajisja të jetë plotësisht e niveluar, duke përdorur një nivelues me flluskë. Prisni të paktën dy orë përpara se të ndizni pajisjen, për t'u siguruar që qarku i frigoriferit të jetë plotësisht efikas.
Për të garantuar ventilimin e duhur, lini një hapësirë nga të dy anët dhe mbi pajisje. Distanca midis pjesës së pasme të pajisjes dhe murit pas saj duhet të jetë 50 mm, për të shmangur prekjen e sipërfaqeve të nxehta. Një reduktim i kësaj hapësire
do të rrisë konsumin e energjisë së produktit.
PARALAJMËRIM: Kur poziciononi pajisjen, sigurohuni që kablli ushqyes të mos ketë ngecur e të mos jetë i dëmtuar.
PARALAJMËRIM: Për të shmangur rrezikun si pasojë e paqëndrueshmërisë, pozicionimi ose fiksimi i pajisjes duhet të bëhet në përputhje me udhëzimet e prodhuesit. Ndalohet vendosja e ftohësit në mënyrë të tullë, që tubi metalik i sobës së gazit, gazit metalik ose tubave të ujit, ose fijet elektrike të jenë në kontakt me murin e pasmë të ftohësit (spiralja e kondensatorit).
PARALAJMËRIME SIGURIE
Duhet të jetë e mundur të shkëputni pajisjen nga energjia elektrike duke hequr prizën nëse ajo është e arritshme, ose përmes një çelësi shumëpolësh të instaluar mbi spinën në përputhje me rregullat e lidhjeve elektrike, si dhe pajisja duhet të tokëzohet në përputhje me standardet kombëtare të sigurisë elektrike.
Mos përdo rni kabllo zgjatues , spina të shumëf ishta ose adaptorë. Komponentët elektrikë nuk duhet të jetë të arritshëm nga përdoruesi, pas instalimit. Mos e përdorni këtë pajisje kur jeni të njomë ose zbathur. Mos e vini në punë këtë pajisje, nëse ka të dëmtuar kabllin e korrentit ose spinën, nëse nuk punon si duhet ose nëse është dëmtuar apo rrëzuar.
Nëse kablli i ushqimit është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet me një tjetër identik nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose persona të kualifikuar, për të shmangur një rrezik të mundshëm - rrezik goditjeje elektrike.
PARALAJMËRIM: Mos vendosni shumë priza portative ose ushqyes portativë në pjesën e pasme të pajisjes.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM: Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur dhe e shkëputur nga korrenti përpara se të kryeni çdo proces mirëmbajtjeje; mos përdorni asnjëherë pajisje pastrimi me avull - rrezik goditjeje elektrike.
Mos përdorni pastrues gërryes ose të ashpër, si spërkatës xhamash, pastrues fërkues, lëngje që marrin flakë, dyll pastrues, detergjentë të koncentruar, zbardhues ose pastrues me përmbajtje vajguri mbi pjesët plastike, të brendshme dhe guarnicionet ose rondelet e derës. Mos përdorni peceta letre, lecka fërkuese ose mjete të tjera të ashpra pastrimi.
MËNJANIMI I MATERIALEVE PAKETUESE
Materiali paketues është 100% i riciklueshëm dhe është i shënjuar me simbolin e riciklimit Për këtë arsye, pjesët e ndryshme të paketimit duhet të mënjanohen me përgjegjshmëri dhe në përputhje të plotë me rregulloret e autoriteteve lokale që menaxhojnë hedhjen e mbeturinave.
.
4
Udhëzuesi i shëndetit dhe sigurisë
HEDHJA E PAJISJEVE SHTËPIAKE
Kjo pajisje është prodhuar me materiale të riciklueshme ose të ripërdorshme. Mënjanojeni atë në përputhje me rregulloret lokale të mënjanimit të mbeturinave. Për informacione të mëtejshme lidhur me trajtimin, restaurimin dhe riciklimin e pajisjeve elektrike shtëpiake, kontaktoni autoritetet lokale, shërbimin e grumbullimit për mbetjet shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë pajisjen. Kjo pajisje është cilësuar në përputhje me Direktivën Europiane 2012/19/EU, Mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE). Duke u siguruar që ky produkt do të mënjanoh et si duhet, do të ndihmoni pasojat negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
Simboli ai duhet të mos përdoret si mbetje shtëpiake por duhet të dërgohet pranë një qendre të përshtatshme grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike.
mbi produkt ose në dokumentacionin shoqërues tregon se
SQ
KËSHILLA PËR KURSIM TË ENERGJISË
Instalojeni pajisjen në një dhomë të thatë, të ajrosur mirë, larg çdo burimi
nxehtësie (psh. radiator, sobë, etj.) dhe në vende që nuk ekspozohen
drejtpërdrejt në diell. Nëse kërkohet, përdorni një pllakë izoluese.
Për të garantuar ventilim të përshtatshëm, ndiqni udhëzimet e instalimit.
Një ventilim i pamjaftueshëm në pjesën e pasme të produktit rrit
konsumin e energjisë dhe redukton efikasitetin e ftohjes.
Hapja e shpeshtë e derës mund të shkaktojë një rritje të konsumit të
energjisë.
Temperatura e brendshme e pajisjes dhe konsumi i energjisë mund të
ndikohen nga temperatura e ambientit, si dhe vendvendosja e pajisjes.
Rregullimi i temperaturës duhet të bëhet duke marrë parasysh këta
faktorë. Reduktoni hapjen e derës në minimum.
Kur shkrini ushqim të ngrirë, vendoseni në frigorifer. Temperatura e ulët
e produkteve të ngrira, e ftoh ushqimin në frigorifer.
Lëreni ushqimin e ngrohtë dhe pijet të ftohen përpara se t'i vendosni në
pajisje.
Pozicionimi i rafteve në frigorifer nuk ndikon në përdorimin efikas të
energjisë. Ushqimi duhet të vendoset mbi rafte në mënyrë të tillë për
të siguruar një qarkullim të përshtatshëm të ajrit (ushqimet nuk duhet
të prekin njëri-tjetrin dhe duhet mbajtur distanca midis ushqimeve dhe
murit të pasmë).
Ju mund ta rrisni kapacitetin depozitues të ushqimeve të ngrira duke
hequr koshat dhe vetë raftin ndalues të ngricës, nëse ka një të tillë.
Mos u shqetësoni për zhurmat që shkaktohen nga kompresori, sepse
janë zhurma normale të punës.
5

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT

14
15
18
1
2
3 4
6
7
8
9
16
17
5
10
12
13
11
Udhëzuesi i përdorimit dhe kujdesit
Dhomëza e frigoriferit
1. Ventilatori*
2. Mbulesa e ventilatorit*
3. Paneli i kontrollit elektronik / njësia
e ndriçimit
4. Raftet
5. Zona e ajrit të ftohtë të shumëfishtë
6. Kapaku i sensorit
7. Pllakëza e të dhënave me emrin
komercial
8. Frutat dhe perimet më të freskëta
9. Paketa për ndërrimin e drejtimit të
derës
10. Mbajtësja e vezëve*
11. Raftet e derës
12. Ndarësi i shisheve*
13. Ballkoni i shisheve*
14. Guarnicioni i derës
Dhomëza e ngrirësit
14. Guarnicionet e derës
15. Sirtari i sipërm: zona më e freskët e
përshtatshme për të ngrirë ushqime të freskëta
16. Mbajtësja e akullit
17. Raftet
18. Sirtarët e ngrirësit

AKSESORËT*

MBAJTËSJA E VEZËVE NDARËSI I SHISHEVE MBAJTËSJA E AKULLIT
* E disponueshme vetëm në disa modele
6
Loading...
+ 11 hidden pages