Ky është Udhëzuesi i përdorimit i Xperia™ Z për versionin e softuerit Android™ 5.1.
Nëse nuk jeni të sigurt se cilin version softueri po ekzekuton pajisja juaj, mund ta
kontrolloni atë me anë të menysë Cilësimet. Për më shumë informacion rreth
përditësimeve të softuerit, shikoni
Përditësimi i pajisjes tuaj
Për të kontrolluar variantin e tanishëm të softuerit në pajisjen tuaj
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Rreth telefonit > Versioni i Android™-it.
Pamja e përgjithshme e pajisjes
në faqen 134 .
1Objektivi i kamerës së përparme
2Mikrofolësi
3Sensori i dritës së ambientit
4Drita e njoftimit
5Mikrofoni kryesor
6Lidhësi i vendit të ngarkimit
7Foleja e kartës së kujtesës
8Porta për ngarkuesin/kabllon USB
9Lidhësi i kufjes me mikrofon
10 Objektivi i kamerës
11 Mikrofoni i dytë
12 Drita e kamerës
13 Zona e zbulimit të NFC™
14 Vrima e rripit
15 Altoparlanti
16 Tasti i volumit/zmadhimit
17 Tasti i energjisë
18 Foleja e mikro SIM
Montimi
Një fletë plastike mbrojtëse është e bashkëngjitur në ekran. Duhet ta hiqni këtë fletë
përpara se të përdorni ekranin me prekje. Përndryshe, ekrani me prekje mund të mos
funksionojë siç duhet.
Futni thoin në hapësirën ndërmjet mbulesës së folesë së kartës së kujtesës mikroSIM dhe anës së pajisjes, pastaj hiqni mbulesën.
2
Nxirrni, me anën e thoit, mbajtësin e kartës mikro-SIM.
3
Vendosni kartën mikro-SIM në mbajtës, me kontaktet me ngjyrë ari në kartën
mikro-SIM të kthyera nga jashtë.
4
Futeni përsëri në pajisje mbajtësin e kartës mikro-SIM.
5
Rivendosni mbulesën e folesë së kartës mikro-SIM.
Futja e kartës mikro-SIM pa mbajtësin e kartës SIM mund të dëmtojë kartën tuaj mikro-SIM
ose telefonin tuaj dhe Sony nuk garanton dhe nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë dëm të
shkaktuar nga një veprim i tillë.
Për të futur kartën e kujtesës
Mos futni një mikro kartë SIM në folenë e kartës të kujtesës.
1
Për të hequr mbulesën e folesë së kartës së kujtesës, futni thoin në hapësirën
ndërmjet cepit të poshtëm të mbulesës dhe telefonit, pastaj tërhiqni mbulesën.
2
Futni kartën e kujtesës në folenë e kartës së kujtesës me kontaktet me ngjyrë ari të
drejtuara poshtë.
3
Duke përdorur një thua, shtyjeni kartën e kujtesës më tej në fole derisa të dëgjoni
një tingull kyçje.
4
Shtyni mbulesën e folesë së kartës së kujtesës përsëri në vendin e saj në mënyrë
që të jetë e mbyllur plotësisht.
Karta e kujtesës mund të mos jetë e përfshirë në blerje në të gjitha tregjet.
Për të hequr mikro kartën SIM
1
Hiqni mbulesën e folesë së kartës SIM mikro .
2
Nxirreni jashtë mbajtësin e mikrokartës SIM.
3
Hiqni mikrokartën SIM.
4
Futeni përsëri në folenë e tij mbajtësin e mikro kartës SIM.
5
Rivendosni mbulesën e folesës së kartës mikro SIM.
Fikni telefonin , ose hiqni kartën e kujtesës nga Cilësimet > Arkivi > Çmonto
kartën SD .
2
Hiqni mbulesën e folesë të kartës së kujtesës, pastaj shtypni buzën e kartës së
kujtesës dhe lëshojeni atë menjëherë.
3
Tërhiqeni kartën jashtë për t'a hequr plotësisht.
Mbrojtja e ekranit
Përpara përdorimit të pajisjes tuaj, hiqni mbulesën transparente mbrojtëse duke tërhequr cepin
e dalë.
Rekomandohet të mbroni pajisjen tuaj me një mbulesë ose mbrojtës të ekranit të markës
Sony të synuar për modelin tuaj Xperia™. Përdorimi i pajisjeve shtesë mbrojtëse të
ekranit të palëve të treta mund të pengojë pajisjen tuaj prej funksionimit duke mbuluar
sensorët, lentet, altoparlantët ose mikrofonat dhe mund të bëjë të pavlefshme garancinë.
Nisja e pajisjes tuaj për herë të parë
Herën e parë që nisni pajisjen tuaj, hapet një udhëzues i konfigurimit për t'ju ndihmuar të
konfiguroni cilësimet themelore, të hyni në llogaritë në linjë dhe të personalizoni pajisjen
tuaj. Për shembull, nëse keni një llogari të Sony Entertainment Network, mund të hyni tek
ajo këtu dhe të realizoni menjëherë konfigurimin.
Në udhëzuesin e konfigurimit mund të qaseni edhe më vonë nga menyja e Cilësimeve. Për t'u
qasur në udhëzuesin e konfigurimit në një pajisje me shumë përdorues, duhet të jeni lidhur si
pronari, domethënë, si përdoruesi kryesor.
Për të ndezur pajisjen
Përpara se të ndizni për herë të parë pajisjen, sigurohuni që bateria të jetë e ngarkuar për të
paktën 30 minuta.
Shtypni dhe mbani të ulur tastin e energjisë derisa pajisja të dridhet.
2
Futni kodin PIN të kartës tuaj SIM kur kërkohet, pastaj trokitni lehtë mbi .
3
Prisni pak çaste që të niset pajisja.
Kodi PIN i kartës SIM fillimisht sigurohet nga operatori i rrjetit tuaj, por mund ta ndryshoni më
vonë nga menyja Cilësimet. Për të korrigjuar një gabim të bërë gjatë futjes së kodit PIN të
kartës SIM, trokitni lehtë mbi .
Për ta fikur pajisjen
1
Shtypni dhe mbani tastin e energjisë derisa të hapet menyja e opsioneve.
2
Në menynë e opsioneve, trokitni lehtë mbi Fikja.
Pajisjes mund t'i duhet pak kohë për t'u fikur.
Për çfarë më duhet një llogari Google™?
Pajisja juaj Xperia™ nga Sony funksionion në platformën Android™ të zhvilluar nga
Google™. Kur e bleni pajisjen tuaj, në të janë të disponueshme një gamë aplikacionesh
dhe shërbimesh të Google™, për shembull, aplikacioni Gmail™, Google Maps™,
YouTube™ dhe Play Store™, që ju jep mundësinë e hyrjes në dyqanin në Internet të
Google Play™ për shkarkimin e aplikacioneve Android™. Për të përfituar sa më shumë
nga këto shërbime, ju duhet një llogari Google™. Për shembull, një llogari Google™
është e domosdoshme nëse dëshironi:
•
Të shkarkoni dhe të instaloni aplikacione nga Google Play™.
•
Të sinkronizoni postën elektronike, kontaktet dhe kalendarin duke përdorur Gmail™.
•
Të bisedoni me miq duke përdorur aplikacionin Hangouts™.
•
Sinkronizoni historinë e shfletimit dhe faqeshënuesit tuaj duke përdorur shfletuesin e
Internetit Google Chrome™.
•
Identifikoni vetveten si përdorues i autorizuar pas një riparimi të softuerit duke përdorur
Xperia™ Companion.
•
Gjeni, kyçni ose pastroni nga larg një pajisje të humbur ose të vjedhur duke përdorur
shërbimet my Xperia™ ose Menaxheri i Pajisjes Android™.
Për më shumë informacion rreth Android™ dhe Google™, shkoni te
http://support.google.com
.
Eshtë vendimtare që të mbani mend emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj të llogarisë
Google™. Në disa raste, mund të duhet të identifikoni vetveten për arsye të sigurisë duke
përdorur llogarinë tuaj Google™. Nëse nuk arrini të jepni emrin e përdoruesit dhe fjalëkaliin tuaj
Google™ në raste të tilla, pajisja juaj është kyçur. Gjithashtu, nëse keni më shumë se një llogari
Google™, sigurohuni të futni hollësitë për llogarinë përkatëse.
Për të konfiguruar një llogari në Google™ në pajisjen tuaj
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
3
Ndiqni udhëzorin e regjistrimit për të krijuar një llogari në Google™ ose futuni nëse
Cilësimet
>
Llogaritë
>
Shto llogarinë
>
Google
.
tashmë keni një llogari.
Gjithashtu mund të futeni ose të krijoni një llogari Google™ nga udhëzori i konfigurimit herën e
parë që ndizni pajisjen tuaj. Ose mund të shkoni në linjë dhe të krijoni një llogari në
www.google.com/accounts
.
Ngarkimi i pajisjes tuaj
Pajisja juaj ka një bateri të integruar të ringarkueshme që duhet të zëvendësohet vetëm
nga Sony ose nga një qendër riparimi e autorizuar nga Sony. Nuk duhet të përpiqeni
asnjëherë që ta hapni ose ta zbërtheni vetë këtë pajisje. Hapja e pajisjes mund të
shkaktojë dëmtime që do të shkelin garancinë tuaj.
Bateria është pjesërisht e ngarkuar kur pajisja dërgohet nga fabrika. Në varësi të kohës
që ka qenë në kuti para se ta blinit, niveli i baterisë mund të jetë shumë i ulët. Për këtë
arsye rekomandohet që ta ngarkoni baterinë për të paktën 30 minuta para se ta ndizni
pajisjen për herë të parë. Mund të vazhdoni përdorimin e pajisjes gjatë ngarkimit. Lexoni
më shumë se si të përmirësoni rendimentin e baterisë në
energjisë
në faqen 24 .
Bateria dhe menaxhimi i
Për të ngarkuar pajisjen tuaj
1
Futni ngarkuesin në një prizë elektrike.
2
Futni njërin skaj të kabllos USB te ngarkuesi (ose në portën USB të një kompjuteri).
3
Futeni skajin tjetër të kabllos në portën micro USB në pajisjen tuaj, me simbolin
USB të drejtuar lart. Drita e njoftimit ndriçon kur fillon ngarkimi.
4
Kur pajisja të ngarkohet plotësisht, shkëputeni kabllon nga pajisja juaj duke e
tërhequr drejt jashtë. Sigurohuni që lidhësi të mos përkulet.
Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të kalojnë disa minuta deri sa të ndriçojë drita
e njoftimit dhe të shfaqet ikona e ngarkimit .
Gjendja e dritës së njoftimit të baterisë
JeshileBateria është duke u ngarkuar dhe niveli i ngarkimit të baterisë është më i lartë se 90%
E kuqeBateria është duke u ngarkuar dhe niveli i ngarkimit të baterisë është më i ulët se 15%
PortokalliBateria është duke u ngarkuar dhe niveli i ngarkimit të baterisë është më i ulët se 90%
Llogaritë e përdoruesve të shumëfishtë
Pajisja juaj mbështet llogari të përdoruesve të shumëfishtë, në mënyrë që përdorues të
ndryshëm të mund të hyjnë veçmas në pajisje dhe ta përdorin atë. Llogaritë e
përdoruesve të shumëfishtë funksionojnë mirë në situatat kur bashkëndani të njëjtën
pajisje me persona të tjerë ose ia jepni hua dikujt pajisjen tuaj për pak kohë. Përdoruesi
që konfiguron pajisjen për herë të parë bëhet pronari i pajisjes. Vetëm pronari mund t'i
menaxhojë llogaritë e përdoruesve të tjerë. Përveç llogarisë së pronarit, ka dy tipa të
ndryshëm të llogarive:
•
Përdoruesi i rregullt: Ky tip llogarie është i përshtatshëm për dikë që e përdor rregullisht
pajisjen tuaj.
•
Përdoruesi vizitor: Aktivizoni opsionin e llogarisë së vizitorit për dikë që dëshiron të
përdorë pajisjen tuaj vetëm përkohësisht.
Disa tipare janë të disponueshme vetëm për pronarin. Për shembull, vetëm pronari mund t'i
lejojë shkarkimet nga burime të ndryshme nga Google Play™.
Rreth llogarisë së Përdoruesit të rregullt
Duke shtuar llogaritë e Përdoruesit të rregullt, mund të lejoni që përdorues të ndryshëm
të kenë ekranet bazë, sfondet dhe cilësimet e përgjithshme të ndryshme. Ata do të kenë
po ashtu qasje të veçantë tek aplikacionet dhe te hapësira ruajtëse e kujtesës për
skedarët si muzika dhe fotografitë. Mund të shtoni deri në tre llogari të përdoruesve të
rregullt në pajisjen tuaj.
Për të shtuar një llogari të përdoruesit të rregullt
1
Sigurohuni se keni hyrë si pronari, që është përdoruesi që e konfiguroi pajisjen për
herë të parë.
2
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Përdoruesit > Shto një përdorues.
4
Trokitni lehtë OK. Llogaria e re është krijuar.
5
Trokitni lehtë mbi KONFIGURO TANI. Ekrani do të kyçet dhe në këndin lart
djathtas do të shfaqet një ikonë që përfaqëson përdoruesin e saposhtuar.
6
Shkyçeni ekranin duke rrëshqitur shpejt lart.
7
Ndiqni udhëzimet në ekran për të konfiguruar llogarinë për përdoruesin.
Në rastet kur personi që përdor llogarinë e re dëshiron ta konfigurojë llogarinë, por nuk është i
disponueshëm për momentin, mund të trokitni lehtë JO TANI në hapin 5. Kur përdoruesi të
jetë gati, ai mund të zgjedhë Përdoruesit nën Cilësimet dhe të shikojë llogarinë e re, e cila
shfaqet si Përdorues i ri. Thjesht trokitni lehtë te llogaria dhe ndiqni udhëzimet për të
përfunduar konfigurimin e saj.
Mund të shtoni po ashtu një llogari të përdoruesit të rregullt nga shiriti i statusit në çdo ekran.
Thjesht zvarriteni shiritin e statusit poshtë duke përdorur dy gishta dhe trokitni lehtë ikonën e
përdoruesit, më pas trokitni lehtë Shto një përdorues.
Për të lejuar një përdorues të rregullt të bëjë telefonata dhe të përdorë mesazhet SMS
1
Sigurohuni se jeni futur si pronari.
2
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Përdoruesit.
4
Trokitni lehtë
pranë emrit të përdoruesit përkatës dhe më pas zvarriteni
rrëshqitësin pranë Lejo telefonatat dhe SMS në të djathtë.
Për të fshirë një llogari të një përdoruesi të rregullt nga pajisja juaj
1
Sigurohuni se jeni futur si pronari.
2
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Përdoruesit.
4
Trokitni lehtë pranë emrit të përdoruesit që dëshironi të fshini dhe më pas
trokitni lehtë Hiq përdoruesin > Fshi .
Rreth llogarisë së Përdoruesit vizitor
Nëse dikush dëshiron që ta përdorë pajisjen tuaj vetëm përkohësisht, mund të aktivizoni
një llogari vizitori për këtë përdorues. Në regjimin e vizitorit, pajisja juaj do të hapet si një
sistem i sapoinstaluar vetëm me aplikacionet e instaluara paraprakisht. Pasi vizitori të
përfundojë me përdorimin e pajisjes tuaj, mund të fshini seancën që vizitori tjetër të fillojë
nga e para. Llogaria e përdoruesit vizitor është e instaluar paraprakisht dhe nuk mund të
fshihet.
Për të konfiguruar llogarinë e përdoruesit vizitor
1
Sigurohuni se keni hyrë si pronari, që është përdoruesi që e konfiguroi pajisjen për
herë të parë.
2
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi
3
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Përdoruesit > I ftuar.
4
Ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar procedurën.
Mund të konfiguroni po ashtu një llogari të përdoruesit vizitor nga shiriti i statusit në çdo
ekran. Thjesht zvarriteni shiritin e statusit poshtë duke përdorur dy gishta dhe trokitni lehtë
ikonën e përdoruesit, më pas trokitni lehtë Shto të ftuarin.
.
Për të lejuar përdoruesin vizitor të bëjë telefonata
1
Sigurohuni se jeni futur si pronari.
2
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Përdoruesit.
4
Trokitni lehtë
pranë I ftuar dhe më pas zvarritni rrëshqitësin pranë Lejo
Sigurohuni se jeni futur në llogarinë e vizitorit.
2
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Përdoruesit.
4
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Hiq të ftuarin.
5
Trokitni lehtë Hiq.
Mund ta pastroni po ashtu seancën e vizitorit nga shiriti i gjendjes në çdo ekran, për sa kohë
që keni hyrë në llogarinë e vizitorit. Thjesht zvarriteni shiritin e statusit poshtë duke përdorur
dy gishta dhe trokitni lehtë ikonën e përdoruesit, më pas trokitni lehtë Hiq të ftuarin.
Ndërrimi mes llogarive të përdoruesve të shumëfishtë
Për të ndërruar mes llogarive të përdoruesve të shumëfishtë
1
Për të parë listën e përdoruesve, zvarriteni poshtë shiritin e statusit me dy gishta
dhe më pas trokitni lehtë ikonën e përdoruesit lart djathtas në ekran.
2
Trokitni lehtë tek ikona që përfaqëson llogarinë e përdoruesit tek e cila dëshironi të
kaloni. Do të shfaqet ekrani i kyçjes për atë llogari të përdoruesit.
Kur kaloni te llogaria e vizitorit, trokitni lehtë Nis nga fillimi nëse dëshironi ta fshini sesionin e
mëparshëm ose trokitni lehtë Po, vazhdo për të vazhduar me sesionin e mëparshëm.
Çdo përdorues mund të caktojë ekranin e tij të kyçjes. Shikoni
Kyçja e ekranit
në faqen 47 .
Cilësimet për llogaritë e përdoruesve të shumëfishtë
Ka tre tipa të ndryshme të cilësimeve në pajisjet e përdoruesve të shumëfishtë:
•
Cilësimet që mund të ndryshohen nga çdo përdorues dhe që ndikojnë te të gjithë
përdoruesit. Shembujt përfshijnë gjuhën, Wi-Fi®, regjimin në aeroplan, NFC dhe
Bluetooth®.
•
Cilësimet që ndikojnë vetëm te një llogari individuale e përdoruesit. Shembujt përfshijnë
sinkronizimin automatik të të dhënave, kyçjen e ekranit, llogaritë e ndryshme të shtuara
dhe sfondin.
•
Cilësimet që janë të dukshme vetëm për pronarin dhe ndikojnë te të gjithë përdoruesit,
për shembull, cilësimet e VPN-së.
Kur pajisja juaj është e ndezur dhe nuk është përdorur për një periudhë të caktuar kohe,
ekrani errësohet për të ruajtur energjinë e baterisë dhe kyçet automatikisht. Kjo kyçje
parandalon veprimet e padëshiruara në ekranin me prekje kur nuk jeni duke e përdorur.
Kur e blini pajisjen, është vendosur tashmë një kyçje e thjeshtë e ekranit me anën e
rrëshqitjes së shpejtë. Kjo do të thotë se duhet të rrëshqisni shpejt lart në ekran për ta
shkyçur. Mund t'i ndryshoni më vonë cilësimet e sigurisë dhe të shtoni lloje të tjera
kyçjesh. Shikoni
Kyçja e ekranit
në faqen 47 .
Për të aktivizuar ekranin
•
Shtypni për pak tastin e energjisë .
Për të kyçur ekranin
•
Kur ekrani është aktiv, shtypni për pak kohë tastin e energjisë .
Ekrani fillestar
Ekrani bazë është pika fillestare për përdorimin e pajisjes tuaj. Është e ngjashme me
desktopin në një ekran kompjuteri. Ekrani juaj bazë mund të ketë deri në shtatë panele,
të cilët shtrihen përtej gjërësisë së zakonshme të shfaqjes së ekranit. Numri i paneleve të
ekranit bazë përfaqësohet nga një sërë pikash në pjesën e poshte të ekranit bazë. Pika e
theksuar afishon panelin në të cilin ndodheni aktualisht.
Mund të shtoni panele të reja në ekranin tuaj bazë (maksimumi deri në shtatë panele) dhe
të fshini panele. Mund të cilësoni gjithashtu panelin që dëshironi të përdorni si panel
kryesor të ekranit bazë.
Për të cilësuar një panel si panelin kryesor të ekranit bazë
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh tek Ekrani bazë derisa të dridhet pajisja.
2
Goditni lehtë majtas ose djathtas te paneli që dëshironi të cilësoni si panelin
kryesor të ekranit bazë dhe pastaj trokitni lehtë mbi .
Për të shtuar një panel ne ekranin bazë
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh tek Ekrani bazë derisa të dridhet pajisja.
2
Për të shfletuar panelet, goditni lehtë deri në fund në të djathtë ose në të majtë
dhe më pas trokitni lehtë .
Për të fshirë një panel nga ekrani bazë
1
Prekni dhe mbani një pjesë bosh në Ekrani bazë tuaj derisa pajisja vibron.
2
Goditni lehtë majtas ose djathtas për të kaluar tek paneli që dëshironi të fshini,
pastaj takoni .
Cilësimet e ekranit bazë
Përdorni shkurtoren Cilësimet e ekranit bazë për të rregulluar disa cilësime bazë në
Ekranin bazë. Për shembull, mund ta caktoni Ekranin bazë që të rrotullohet automatikisht
dhe të rregullojë madhësinë e ikonave.
Për ta cilësuar Ekranin bazë që të rrotullohet automatikisht
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh në Ekranin bazë deri sa pajisja të dridhet, më pas
trokitni lehtë Cilësimet e ekranit bazë.
2
Zvarriteni rrëshqitësin pranë Vetërrotullimi në të djathtë.
Për të rregulluar madhësinë e ikonave në Ekranin bazë
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh në Ekranin bazë deri sa pajisja të dridhet, më pas
trokitni lehtë Cilësimet e ekranit bazë.
2
Trokitni lehtë mbi Madhësia e ikonave dhe pastaj përzgjidhni një opsion.
Ekrani i aplikacioneve
Ekrani i aplikacioneve, të cilin e hapni nga Ekrani bazë, përmban aplikacionet që vijnë të
parainstaluara në pajisjen tuaj, si dhe aplikacionet që shkarkoni.
Për të parë të gjitha aplikacionet në ekranin e aplikacioneve
1
Nga ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Goditni lehtë majtas ose djathtas në ekranin e aplikacioneve.
Për të hapur një aplikacion nga ekrani i aplikacioneve
•
Goditni lehtë majtas ose djathtas për të gjetur aplikacionin dhe pastaj trokitni lehtë
mbi aplikacionin.
Për të kërkuar një aplikacion nga ekrani i aplikacioneve
1
Kur ekrani i aplikacionit është i hapur, trokitni lehtë .
2
Futni emrin e aplikacionit që dëshironi të kërkoni.
Për të hapur menynë e ekranit të aplikacioneve
•
Kur të hapet ekrani i aplikacionneve, zvarriteni djathtas skajin e majtë të ekranit.
Për të zhvendosur një aplikacion në ekranin e aplikacioneve
1
Për të hapur menynë e ekranit të aplikacioneve, zvarriteni skajin e majtë të ekranit
të aplikacioneve në të djathtë.
2
Sigurohuni që Renditja e përshtatur është përzgjedhur nën AFISHO
APLIKACIONET.
3
Në ekranin e aplikacioneve, prekni dhe mbani aplikacionin deri sa të zgjidhet dhe
më pas zvarriteni te vendndodhja e re.
Për të shtuar një shkurtore aplikacioni në ekranin bazë
1
Për të hapur menynë e ekranit të aplikacioneve, zvarriteni skajin e majtë të ekranit
të aplikacioneve në të djathtë.
2
Sigurohuni që Renditja e përshtatur është përzgjedhur nën AFISHO
APLIKACIONET.
3
Në ekranin e aplikacioneve, prekni dhe mbani një ikonë të aplikacionit dhe më pas
zvarriteni ikonën në pjesën e sipërme të ekranit. Ekrani bazë hapet.
4
Zvarriteni ikonën në vendndodhjen e dëshiruar në ekranin bazë dhe pastaj largoni
gishtin tuaj.
Nëse zgjidhet Sipas alfabetit ose Më të përdorurat nën AFISHO APLIKACIONET në vend të
Renditja e përshtatur, mund të shtoni akoma një shkurtore të aplikacionit tek Ekrani bazë.
Thjesht prekni dhe mbani ikonën e aplikacionit përkatës deri sa të hapet Ekrani bazë, më pas
zvarriteni ikonën në vendndodhjen e dëshiruar dhe lëshojeni gishtin.
Për të rregulluar aplikacionet në ekranin e aplikacioneve
1
Për të hapur menynë e ekranit të aplikacioneve, zvarriteni skajin e majtë të ekranit
të aplikacioneve në të djathtë.
2
Përzgjidhni opsionin e dëshiruar nën AFISHO APLIKACIONET.
Për të çinstaluar një aplikacion nga ekrani i aplikacioneve
1
Për të hapur menynë e ekranit të aplikacioneve, zvarriteni skajin e majtë të ekranit
të aplikacioneve në të djathtë.
2
Trokitni lehtë mbi ÇINSTALO. Të gjitha aplikacionet që nuk mund të çinstalohen
tregohen nga
3
Trokitni lehtë mbi aplikacionin që dëshironi të çinstaloni dhe pastaj trokitni lehtë
.
mbi OK.
Navigimi nëpër aplikacione
Mund të navigoni midis aplikacioneve duke përdorur tastet e navigimit, shiritin e të
preferuarave dhe dritaren e aplikacioneve të përdorura së fundi, që ju lejon të kaloni me
lehtësi midis të gjitha aplikacioneve të përdorura së fundi. Tastet e navigimit janë tasti i
Ekranit bazë, tasti i Aplikacioneve të fundit dhe tasti Prapa. Disa aplikacione mbyllen kur
shtypni tastin e Ekranit bazë
ekzekutohen në sfond. Nëse aplikacioni ndërpritet ose ekzekutohet në sfond, mund të
vazhdoni atje ku e latë herën tjetër që do të hapni aplikacionin.
1Dritarja e aplikacioneve të përdorura së fundi - Hapni një aplikacion të përdorur së fundi
për të dalë, ndërsa të tjerat ndërpriten ose vazhdojnë të
2Shiriti i të preferuarave – Hapni një shkurtore për t'u qasur tek aplikacionet ose widget-et
3Tasti i aplikacioneve të fundit - Hapni aplikacionet e përdorura së fundi dhe shiritin e të preferuarave
4Tasti i ekranit bazë - Dilni nga një aplikacion dhe kthehuni në ekranin bazë
5Tasti prapa - Kthehuni tek ekrani i mëparshëm brenda një aplikacioni ose mbyllni aplikacionin
Për të hapur dritaren e aplikacioneve të përdorura së fundmi
•
Shtypni .
Për të mbyllur të gjitha aplikacionet e përdorura së fundmi
•
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi .
Për të hapur një meny në një aplikacion
•
Kur po përdorni aplikacionin, shtypni .
Jo të gjitha aplikacionet kanë meny.
Aplikacionet e vogla
Aplikacionet e vogla janë aplikacione në miniaturë që ekzekutohen në krye të
aplikacioneve të tjera në të njëjtin ekran, për të aktivizuar kryerjen e shumë detyrave
njëherësh. Për shembull, mund të keni të hapur një faqe uebi për afishimin e hollësive të
kursit të këmbimit të valutave dhe më pas të hapni aplikacionin e vogël Llogaritësja në
krye të saj dhe të kryeni llogaritje. Mund të qaseni tek aplikacionet tuaja të vogla
nëpërmjet shiritit të të preferuarave. Për të shkarkuar më shumë aplikacione të vogla,
shkoni te Google Play™.
Për të hapur një aplikacion të vogël
1
Për të shfaqur shiritin e të preferuarave, shtypni .
2
Trokitni lehtë mbi aplikacionin e vogël që dëshironi të hapni.
Mund të hapni njëkohësisht disa aplikacione të vogla.
Për të mbyllur një aplikacion të vogël
•
Takoni në dritarën e aplikacionit të vogël.
Për të shkarkuar një aplikacion të vogël
1
Nga shiriti i të preferuarave, trokitni lehtë mbi
pastaj trokitni lehtë mbi
2
Kërkoni për një aplikacion të vogël që dëshironi të shkarkoni dhe pastaj ndiqni
.
, pastaj trokitni lehtë mbi dhe
udhëzimet për ta shkarkuar dhe për të përfunduar instalimin.
Për të zhvendosur një aplikacion të vogël
•
Kur aplikacion i vogël është i hapur, prekni dhe mbani cepin e sipërm majtas të
aplikacionit të vogël, pastaj zhvendoseni atë në vendndodhjen e dëshiruar.
Për të minimizuar një aplikacion të vogël
•
Kur është hapur aplikacioni i vogël, prekni dhe mbani cepin e sipërm majtas të
aplikacionit të vogël, pastaj tërhiqeni atë në cepin e djathtë ose në buzën e
poshtme të ekranit.
Për të rregulluar përsëri aplikacionet e vogla në shiritin e të preferuarave
•
Trokitni dhe mbani një aplikacion të vogël dhe zvarriteni në pozicionin e dëshiruar.
Për të hequr një aplikacion të vogël nga shiriti i të preferuarave
1
Prekni dhe mbani një aplikacion të vogël, pastaj zvarriteni te .
2
Trokitni lehtë mbi OK.
Për të rikthyer një aplikacion të vogël të hequr më parë
1
Hapni shiritin e të preferuarave, pastaj trokitni lehtë mbi .
2
Prekni dhe mbani aplikacionin e vogël që dëshironi të riktheni dhe pastaj zvarriteni
në shiritin e të preferuarave.
Për të shtuar një widget si një aplikacion të vogël
1
Për të shfaqur shiritin e të preferuarave, shtypni .
2
Trokitni lehtë mbi > > .
3
Përzgjidhni një widget.
4
Futni një emër për widget-in, nëse dëshironi, pastaj trokitni lehtë OK.
Widget-et
Widget-et janë aplikacione të vogla që mund t'i përdorni drejt e nga ekrani bazë. Ato
funksionojnë edhe si shkurtore. Për shembull, widget-i Moti ju mundëson shikimin e
informacionit bazë për motin drejt e nga ekrani bazë. Por kur trokitni lehtë mbi widget,
hapet versioni i plotë i aplikacionit Moti. Mund të shkarkoni widget-e të tjera nga Google
Play™.
Për të shtuar një miniaplikacion në ekranin bazë
1
Prekni dhe mbani një pjesë bosh në Ekrani bazë derisa pajisja të vibrojë, pastaj
takoni
Widget-et dhe aplikacionet
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi widget-in që dëshironi të shtoni.
Për t'i ndryshuar madhësinë një miniaplikacioni
1
Prekni dhe mbani një miniaplikacion derisa të zmadhohet dhe pajisja vibron, pastaj
lëshojeni miniaplikacionin. Nëse miniaplikacionit mund t'i ndryshohet madhësia,
për shembull, miniaplikacioni kalendari, pastaj një kornizë e përzgjedhur dhe pika
të rimadhësisë shfaqen.
2
Tërhiqni pikat nga brenda ose jashtë për të zvogëluar ose zmadhuar
miniaplikacionin.
3
Për të konfirmuar madhësinë e re të miniaplikacionit, takoni kudo në Ekrani bazë.
Për të lëvizur një mini-aplikacion
•
Prekeni dhe mbajeni mini-aplikacionin derisa të zmadhohet dhe pajisja të dridhet
dhe pastaj zvarriteni në vendndodhjen e re.
Për të fshirë një widget
•
Prekeni dhe mbajeni widget-in derisa të zmadhohet dhe pajisja të dridhet, dhe
pastaj zvarriteni atë te
.
.
Shkurtoret dhe dosjet
Përdorni shkurtoret dhe dosjet për të menaxhuar aplikacionet tuaja dhe për të mbajtur të
rregullt ekranin tuaj bazë.
1Qasuni te një aplikacion duke përdorur një shkurtore
2Qasuni te një dosje që përmban aplikacione
Për të shtuar një shkurtore aplikacioni në Ekranin tuaj bazë
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh tek Ekrani bazë.
2
Në menynë e përshtatjes, trokitni lehtë mbi
Widget-et dhe aplikacionet
Aplikacionet.
3
Lëvizni nëpër listën e aplikacioneve dhe përzgjidhni një aplikacion. Aplikacioni i
përzgjedhur do të shtohet te Ekrani bazë.
>
Përndryshe, në hapin 3, mund të trokitni lehtë mbi
pastaj të përzgjidhni një aplikacion nga lista e disponueshme. Nëse e përdorni këtë metodë
për të shtuar shkurtore, disa nga aplikacionet e disponueshme ju lejojnë të shtoni një
funksionalitet të caktuar te shkurtorja.
Widget-et dhe aplikacionet > Shkurtoret dhe
Për të zhvendosur një objekt në Ekranin bazë
•
Prekni dhe mbani objektin derisa të përzgjidhet dhe pastaj zvarriteni objektin në
vendndodhjen e re.
Për të fshirë një objekt nga Ekrani bazë
•
Prekni dhe mbani një objekt derisa të përzgjidhet dhe më pas zvarriteni objektin te
.
Për të krijuar një dosje në Ekranin bazë
•
Prekni dhe mbani një ikonë të aplikacioneve ose një shkurtore derisa ajo të
përzgjidhet, pastaj tërhiqeni dhe vendoseni mbi një aplikacion ose shkurtore tjetër.
Për të shtuar elementë në një dosje në Ekranin bazë
•
Prekni dhe mbani një objekt derisa të përzgjidhet dhe më pas zvarriteni objektin te
dosja.
Për të riemërtuar një dosje në ekranin bazë
1
Trokitni lehtë mbi dosje për ta hapur.
2
Takoni shiritin e titullit të dosjes, për të afishuar fushën Emri i dosjes.
3
Futni emrin e ri të dosjes dhe trokitni lehtë mbi U krye.
Sfondi dhe temat
Mund ta përshtatni ekranin bazë sipas stilit tuaj, duke përdorur sfonde dhe tema të
ndryshme.
Prekni dhe mbani një zonë bosh te Ekrani bazë derisa të dridhet pajisja.
2
Trokitni lehtë mbi Sfondet dhe përzgjidhni një opsion.
Për të cilësuar një temë
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh tek Ekrani bazë derisa të dridhet pajisja.
2
Trokitni lehtë mbi Temat.
3
Zgjidhni një opsion dhe ndiqni udhëzimet në pajisjen tuaj.
Kur ndryshoni një temë, ndryshon edhe sfondi në disa aplikacione.
Bateria dhe menaxhimi i energjisë
Pajisja juaj ka një bateri të integruar. Mund të rregjistroni konsumin e baterisë tuaj dhe të
shihni se cilat aplikacione janë duke përdorur pjesën më të madhe të energjisë. Mund të
hiqni ose të kufizoni aplikacionet dhe të aktivizoni një numër të regjimeve të kursimit të
energjisë për të përdorur më gjatë baterinë tuaj. Gjithashtu mund të shihni një vlerësim
sesa kohë ka mbetur tek bateria dhe të rregulloni cilësimet e baterisë tuaj për të
përmirësuar rendimentin dhe për të bërë që bateria juaj të zgjasë më shumë.
Për të menaxhuar konsumin e baterisë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet
>
Menaxhimi i energjisë
aplikac.. Një pamje e përgjithshme shfaqet duke treguar aplikacionet që kanë
nivele të larta të trafikut ose që nuk i keni përdorur për një kohë të gjatë.
3
Rishikoni informacionin, pastaj veproni si kërkohet, për shembull, për të çinstaluar
një aplikacion ose për të kufizuar përdorimin e tij.
.
>
Konsumi i energjisë nga
Për të parë se cilat aplikacione përdorin pjesën më të madhe të baterisë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Menaxhimi i energjisë > Përdorimi i baterisë.
.
Për të parë kohën e përafërt baterisë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.
Regjimet e kursimit të energjisë
Ka disa regjime të kursimit të energjisë të disponueshme për t'u përdorur nga ju, nëse
dëshironi që bateria juaj të zgjasë më shumë:
Çaktivizon Wi-Fi® dhe të dhënat celulare kur ekrani është i çaktivizuar, dhe kufizon
funksionimin e harduerit. shfaqet në shiritin e gjendjes kur është duke u zbatuar ky
regjim.
24
Regjimi Ultra
STAMINA
Mod. bateria e rënë
Kufizon funksionalitetin e pajisjes tuaj për detyrat kryesore, si kryerja e telefonatave dhe
dërgimi i mesazheve SMS. shfaqet në shiritin e gjendjes sapo ky regjim të
aktivizohet.
Modifikon sjelljen e pajisjes tuaj, për shembull, për të rregulluar cilësimin e ndriçimit dhe
të kohës së çaktivizimit të ekranit, kur niveli i baterisë bie nën një përqindje të caktuar.
shfaqet në shiritin e gjendjes kur është duke u zbatuar ky regjim.
Radhit të dhënat e
sfondit
Nëse jeni duke përdorur një pajisje me shumë përdorues, duhet të hyni si pronari, që është
përdoruesi kryesor, për të aktivizuar ose çaktivizuar një regjim të kursimit të energjisë.
Optimizon trafikun në dalje kur ekrani është joaktiv duke dërguar të dhëna në intervale
të paracaktuara.
Për të aktivizuar një regjim të kursimit të energjisë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Menaxhimi i energjisë .
3
Për të aktivizuar regjimin tuaj të preferuar, zgjidhni emrin e regjimit dhe trokitni
lehtë çelësin aktiv-joaktiv për të aktivizuar regjimin e zgjedhur, nëse duhet. Në disa
raste, trokitni lehtë Aktivizo dhe konfirmoni aktivizimin.
Pamja e përgjithshme e tiparit të regjimit STAMINA
Regjimi STAMINA ka disa tipare që ju lejojnë të optimizoni funksionimin e baterisë:
Në gatishmëri të zgjatur
Ora e regjimit STAMINA
Përdorimin e zgjeruar
Nëse jeni duke përdorur një pajisje me shumë përdorues, duhet të hyni si pronari, që është
përdoruesi kryesor, për të aktivizuar ose për të çaktivizuar tiparin e regjimit STAMINA.
I parandalon aplikacionet të përdorin trafikun e të dhënave duke çaktivizuar Wi-Fi®
dhe të dhënat celulare kur ekrani është joaktiv. Mund të përjashtoni disa
aplikacione dhe shërbime që të mos ndërpriten kur ky tipar është aktiv.
I mban të ndërprera lidhjet e rrjetit në situata kur shtypni shpesh tastin e energjisë
për të kontrolluar kohën.
Kufizon funksionimin e harduerit kur jeni duke përdorur pajisjen tuaj.
Për të aktivizuar tiparet e regjimit STAMINA
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Menaxhimi i energjisë , pastaj trokitni
lehtë mbi
3
Aktivizoni regjimin STAMINA nëse është i çaktivizuar.
4
Zvarritni rrëshqitësit pranë tipareve që dëshironi të aktivizoni dhe më pas trokitni
Regjimi STAMINA
.
lehtë Aktivizo, nëse ju kërkohet.
Për të përzgjedhur se cilat aplikacione të ekzekutohen në regjimin STAMINA
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Menaxhimi i energjisë , pastaj trokitni
lehtë mbi Regjimi STAMINA.
3
Aktivizoni regjimin STAMINA nëse është i çaktivizuar.
4
Sigurohuni që veçoria Në gatishmëri të zgjatur është e aktivizuar dhe më pas
trokitni lehtë Apl. aktive në gjendje gatishmërie > Shto aplikacione.
5
Lëvizni majtas ose djathtas për të parë të gjitha aplikacionet dhe shërbimet, pastaj
shënoni kutitë përkatëse të shënimit për aplikacionet që dëshironi të përdorni.
6
Kur të mbaroni, trokitni lehtë mbi U krye.
Bërja e një foto të ekranit
Mund të rregjistroni imazhet e palëvizshme në çdo ekran në pajisjen tuaj si një foto të
ekranit. Fotot e ekranit që bëni ruhen automatikisht në Album.
Shtypni pak çaste tastin e energjisë derisa të shfaqet një dritare konfirmimi.
2
Trokitni lehtë mbi
Mund të nxirrni po ashtu një pamje të çastit duke shtypur për pak çaste tastin e energjisë dhe
tastin e volumit poshtë në të njëjtën kohë. Pas nxjerrjes së pamjes së çastit, mund t'i lëshoni
tastet.
Për të parë foton e ekranit tuaj
•
Zvarrisni shiritin e gjendjes plotësisht poshtë, pastaj trokitni lehtë mbi foton e
ekranit që dëshironi të shihni.
Gjithashtu mund të shihni fotot e ekranit tuaj duke hapur aplikacionin Album.
Njoftimet
Njoftimet ju njoftojnë për ngjarjet si mesazhet e reja dhe njoftimet e kalendarit, si dhe për
aktivitetet në progres si p.sh. shkarkimet e skedarëve. Njoftimet shfaqen në vendet e
mëposhtme:
•
Shiriti i statusit
•
Paneli i njoftimeve
•
Ekrani i kyçjes
Për të hapur ose për të mbyllur panelin e njoftimeve
1
Për të hapur panelin e njoftimeve, zvarritni poshtë shiritin e gjendjes.
2
Për të mbyllur panelin e njoftimeve, zvarriteni panelin lart.
Për të bërë një veprim për një njoftim në panelin e njoftimeve
•
Trokitni lehtë mbi njoftimin.
Për të zbrazur një njoftim nga paneli i njoftimeve
•
Vendoseni gishtin mbi një njoftim dhe goditeni lehtë majtas ose djathtas.
Për të zgjeruar një njoftim në panelin e njoftimeve
•
Zvarriteni poshtë njoftimin.
Jo të gjitha njoftimet mund të zgjerohen.
Për të pastruar të gjitha njoftimet nga paneli i njoftimeve
•
Trokitni lehtë mbi .
Për të bërë një veprim për një njoftim nga ekrani i kyçjes
•
Trokitni lehtë dy herë te njoftimi.
Për të hequr një njoftim nga ekrani i kyçjes
•
Vendoseni gishtin mbi njoftimin dhe goditeni lehtë majtas ose djathtas.
Mund ta konfiguroni pajisjen tuaj në mënyrë që në ekranin e kyçjes të shfaqen vetëm
njoftimet e zgjedhura. Mund t'i bëni të qasshme të gjitha njoftimet dhe përmbajtjet e tyre,
të fshihni përmbajtjet e ndjeshme për të gjitha njoftimet ose për aplikacione specifike, ose
të zgjidhni që të mos shfaqni asnjë njoftim.
Për të përzgjedhur njoftimet për t'i shfaqur në ekranin e kyçjes
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Tingulli dhe njoftimi > Kur pajisja është e
.
kyçur.
3
Përzgjidhni një opsion.
Opsionet e shfaqjes së njoftimeve në ekranin e kyçjes
Afisho të gjithë
përmbajtjen e
njoftimeve
Fshih përmbajtjen e
ndjeshme të
njoftimeve
Mos i afisho aspak
njoftimet
Merrni të gjitha njoftimet në ekranin e kyçjes. Kur ta keni të aktivizuar këtë parametër,
kini parasysh se të gjitha përmbajtjet (duke përfshirë përmbajtjen e postave
elektronike në hyrje dhe të bisedave) do të jenë të dukshme në ekranin e kyçjes,
përveçse nëse i përcaktoni aplikacionet përkatëse si E ndjeshme në menynë e
cilësimeve të Njoftimet e aplikacionit.
Duhet të keni një kod PIN, një fjalëkalim ose një motiv të konfiguruar si kyçja e ekranit
që ky cilësim të jetë i disponueshëm. Përmbajtjet e fshehura shfaqet në ekranin e
kyçjes kur vijnë njoftime delikate. Për shembull, do të merrni një njoftim për një postë
elektronike në hyrje ose një bisedë, por përmbajtja nuk do të jetë e dukshme në
ekranin e kyçjes.
Nuk do të merrni asnjë njoftim në ekranin e kyçjes.
Cilësimi i nivelit të njoftimit për një aplikacion
Mund të cilësoni sjellje të ndryshme të njoftimeve për aplikacione individuale. për
shembull, mund t'i bllokoni të gjitha njoftimet e postës elektronike, t'u jepni përparësi
njoftimeve të Facebook™ dhe t'i bëni të padukshme përmbajtjet e njoftimeve të
mesazhimit në ekranin e kyçjes.
Për të cilësuar nivelin e njoftimit për një aplikacion
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Tingulli dhe njoftimi > Njoftimet e
aplikacionit
3
Përzgjidhni aplikacionin për të cilin dëshironi të ndryshoni cilësimet e njoftimeve.
4
Zvarriteni rrëshqitësin përkatës në të djathtë.
.
Nivelet dhe opsionet e njoftimeve për aplikacionet specifike
Blloko
Përparësia
E ndjeshme
Mos shfaqni kurrë njoftimet për aplikacionin e zgjedhur.
Njoftimi i nivelit me përparësi shfaqet në ekranin e kyçjes mbi të gjitha njoftimet e tjera.
Ky opsion është i disponueshëm vetëm nëse konfiguroni një kod PIN, një fjalëkalim ose një
motiv si kyçjen e ekranit tuaj dhe zgjidhni Afisho të gjithë përmbajtjen e njoftimeve nën
cilësimin Kur pajisja është e kyçur. Njoftimet për aplikacionin shfaqen në ekranin tuaj të kyçjes,
por përmbajtjet e tyre nuk janë të dukshme.
Drita e njoftimeve
Drita e njoftimeve ju informon për gjendjen e baterisë dhe disa ngjarje të tjera. Për
shembull, drita e bardhë vezulluese do të thotë se ka një mesazh të ri ose një telefonatë
të humbur. Drita e njoftimeve është e aktivizuar në mënyrë të paracaktuar, por mund të
çaktivizohet manualisht.
Kur drita e njoftimeve është e çaktivizuar, ajo ndizet vetëm kur ka një paralajmërim për statusin
e baterisë, për shembull, kur niveli i baterisë bie nën 15 përqind.
Për të aktivizuar dritën e njoftimeve
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Tingulli dhe njoftimi.
3
Zvarriteni rrëshqitësin pranë Drita e njoftimeve në të djathtë.
.
Ikonat në shiritin e gjendjes
Ikonat e statusit
Nuk ka asnjë kartë SIM
Fuqia e sinjalit
Nuk ka sinjal
Roaming
Dërgimi dhe shkarkimi i të dhënave LTE
Dërgimi dhe shkarkimi i të dhënave GPRS
Dërgimi dhe shkarkimi i të dhënave EDGE
Dërgimi dhe shkarkimi i të dhënave 3G
Dërgimi dhe shkarkimi i të dhënave celulare
Një lidhje Wi-Fi® u aktivizua dhe të dhënat po transmetohen
Gjendja e baterisë
Bateria është duke u ngarkuar
Regjimi STAMINA është i aktivizuar
Regjimi i baterisë së rënë është i aktivizuar
Regjimi në aeroplan është i aktivizuar
Funksioni Bluetooth® është i aktivizuar
Mikrofoni është i heshtur
Telefolësi është aktiv
Regjimi i heshtjes
Lejoni përjashtimet në regjimin e heshtjes
Regjimi me dridhje
Eshtë cilësuar një alarm
GPS është i aktivizuar
Sinkronizimi po kryhet
Problem me hyrjen ose sinkronizimin
Funksioni i Pajisjes së dëgjimit është i aktivizuar
Në varësi të ofruesit tuaj të shërbimit, rrjetit dhe/ose rajonit, funksionet ose shërbimet e
përfaqësuara nga disa ikona në këtë listë mund të mos jenë të disponueshme.
Për të menaxhuar ikonat e shiritit të gjendjes
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Personalizimi > Ikonat e sistemit.
3
Shenjoni kutitë e zgjedhjes për ikonat e sistemit që dëshironi të shfaqen në shiritin
e gjendjes.
Ikonat e njoftimeve
Mesazh i ri me tekst ose multimedial
Telefonatë e humbur
Telefonatë në pritje
Transferimi i telefonatave është aktivizuar
Mesazh i ri i postës zanore
Mesazhi i ri i postës elektronike
Shkarkimi i të dhënave
Ngarkimi i të dhënave
Të dhënat celulare janë çaktivizuar
Kryheni një konfigurim bazë të pajisjes tuaj
Një përditësim i softuerit është i disponueshëm
Përditësimet e sistemit janë të disponueshme
Shkarkimi i përditësimeve të sistemit
Trokitni lehtë për të instaluar përditësimet e shkarkuara të sistemit
Regjimi ultra STAMINA është i aktivizuar
Figura e ekranit është rregjistruar
Mesazhi i bisedës se re të Hangouts™ ka mbërritur
Të bisedoni me video me shokët nëpërmjet aplikacionit Hangouts™
Ngjarje e ardhshme në kalendar
Një aplikacion i vogël është në përdorim
Smart Connect është e aktivizuar
Një këngë po riprodhohet
Radio po riprodhon
Pajisja është e lidhur me një kompjuter nëpërmjet një kablloje USB
Hapësira ruajtëse e brendshme është 75% plot. Trokisni lehtë për të transferuar
Jo të gjitha ikonat që mund të shfaqen në pajisjen tuaj janë të listuara këtu. Këto ikona janë
vetëm për qëllime referimi dhe mund të bëhen ndryshime pa njoftim.
Për të bllokuar një aplikacion që të mos dërgojë njoftime
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Tingulli dhe njoftimi > Njoftimet e
aplikacionit.
3
Përzgjidhni një aplikacion.
4
Zvarriteni rrëshqitësin pranë Blloko në të djathtë.
Pamja e përgjithshme e aplikacioneve
Përdorni aplikacionin Alarmi dhe ora për të cilësuar lloje të ndryshme alarmesh.
Përdorni shfletuesin tuaj të uebit për të naviguar dhe për të parë faqet e uebit,
për të menaxhuar faqeshënuesit, tekstin dhe imazhet.
Përdorni aplikacionin Llogaritësja për të kryer llogaritjet bazë.
Përdorni aplikacionin Kalendari për t'u informuar për ngjarjet dhe për të
menaxhuar takimet tuaja.
Përdorni kamerën për të nxjerrë foto dhe për të regjistruar videoklipe.
Përdorni aplikacionin e Kontakteve për të menaxhuar numrat e telefonit, adresat
e postës elektronike dhe informacionin tjetër që ka lidhje me kontaktet tuaja.
Qasuni tek aplikacionet, dokumentet dhe figurat që keni shkarkuar.
Përdorni aplikacionin Posta elektronike për të dërguar dhe për të marrë mesazhe
të postës elektronike si nëpërmjet llogarive private, ashtu edhe atyre të
korporatës.
Përdorni aplikacionin Facebook™ për t'u përfshirë në rrjetin social me shokët,
anëtarët e familjes dhe kolegët nga e gjithë bota.
Shfletoni dhe dëgjoni stacione të Radios FM.
Përdorni aplikacionin Albumi për të parë dhe për të punuar me fotot dhe videot
tuaja.
Përdorni aplikacionin Gmail™ për të lexuar, për të shkruar dhe për të organizuar
mesazhet e postës elektronike.
Kërkoni informacione në pajisjen tuaj dhe në ueb.
Shihni vendndodhjen tuaj aktuale, gjeni vendndodhje të tjera dhe llogaritni rrugët
duke përdorur Google Maps™.
Përdorni aplikacionin Play Store™ për të shkarkuar aplikacione falas dhe me
pagesë për pajisjen tuaj.
Përdorni aplikacionin Mesazhimi për të dërguar dhe për të marrë mesazhe me
tekst dhe multimediale.
Përdorni aplikacionin Videot për të riprodhuar video në pajisjen tuaj dhe për të
bashkëndarë përmbajtje me shokët tuaj.
Përdorni aplikacionin Muzika për të organizuar dhe riprodhuar muzikë, audiolibra
dhe podkaste.
Shihni historitë e lajmeve dhe parashikimet e motit.