
Brenda
veshit
Seria 1000
TAUT102
Manuali i përdorimit
Regjistroni produktin tuaj dhe merrni ndihmë në
www.philips.com/support

Përmbajtja
1 Udhëzime të rëndësishme sigurie 2
Siguria për dëgjimin 2
Informacione të përgjithshme 2
2 Kufjet tuaja me Bluetooth 3
Çfarë ka në kuti 3
Pajisje të tjera 3
Përmbledhje për kufjet me Bluetooth 4
3 Fillimi 5
Karikimi i baterisë 5
Treguesi LED i baterisë i ndezur, kasa e
karikimit 5
Çiftimi i kufjeve me pajisjen Bluetooth për
herë të parë 6
Çiftimi i një kufjeje të vetme (modaliteti
mono) 7
Çiftimi i kufjeve me një pajisje tjetër me
Bluetooth 7
4 Përdorimi i kufjeve 7
Lidhini kufjet me pajisjen tuaj me
Bluetooth 7
Ndezja/fikja 8
Menaxhimi i telefonatave dhe muzikës 8
Statusi i treguesit LED 8
Treguesi LED i baterisë i ndezur, statusi i
kufjeve 9
Si vendoset 9
8 Pyetje të bëra shpesh 13
5 Rivendosja e parametrave të
fabrikës në kufje 9
6 Të dhëna teknike 10
7 Njoftim 11
Deklarata e konformitetit 11
Hedhja e produktit dhe baterisë të vjetër 11
Pajtueshmëria me EMF 11
Informacione mjedisore 12
Njoftim pajtueshmërie 12
1SQ

1 Udhëzime të
rëndësishme
Informacione të përgjithshme
Për të shmangur dëmtimet ose defektet:
sigurie
Siguria për dëgjimin
Rrezik
• Për të shmangur dëmtimin në dëgjim, kufizoni kohën
që e përdorni kufjet me volum të lartë dhe vendoseni
volumin në një nivel të sigurt. Sa më i lartë të jetë volumi,
aq më e shkurtër të jetë koha e dëgjimit.
Sigurohuni të ndiqni udhëzimet e mëposhtme
kur e përdorni kufjet.
• Dëgjoni me volum të arsyeshëm për
periudha kohe të arsyeshme.
• Bëni kujdes të mos e ngrini vazhdimisht
volumin derisa veshi juaj të përshtatet me
volumin.
• Mos e ngrini volumin kaq shumë saqë të
mos dëgjoni çfarë ka rreth jush.
• Duhet të bëni kujdes ose të mos e përdorni
përkohësisht në situata që mund të jenë të
rrezikshme.
• Presioni i tepërt i tingullit nga kufjet mund
të shkaktojë humbje të dëgjimit.
• Përdorimi i kufjeve me të dy veshët e
mbuluar gjatë drejtimit të automjetit
nuk rekomandohet dhe mund të jetë i
jashtëligjshëm në disa zona.
• Për sigurinë tuaj, shmangni përqendrimet
nga muzika ose telefonatat ndërsa jeni në
trafik ose në ambiente që mund të jenë të
rrezikshme.
Kujdes
• Mos i ekspozoni kufjet në nxehtësi ekstreme
• Mos i rrëzoni kufjet.
• Kufjet nuk duhet të ekspozohen ndaj spërkatjeve ose
lëngjeve.
• Mos lejoni që kufjet të zhyten në ujë.
• Mos përdorni agjentë pastrimi që përmbajnë alkool,
amoniak, benzen ose gërryes.
• Nëse është e nevojshme ta pastroni, përdorni një leckë
të butë të njomur me sasi minimale uji ose detergjent të
butë.
• Bateria e brendshme nuk duhet të ekspozohet ndaj
nxehtësive të tepërta si për shembull drita e diellit, zjarri
ose të ngjashme.
• Rrezik shpërthimi nëse bateria nuk vendoset si duhet.
Ndërrojeni vetëm me bateri të njëjtë ose me të njëjtin
tip.
Të dhëna rreth temperaturave dhe lagështisë
për operimin dhe ruajtjen
• Përdoreni ose ruajeni në një vend ku
temperatura është ndërmjet 0°C (32°F)
dhe 60°C (140°F) (deri në 90% lagështi
relative.
• Jetëgjatësia e baterisë mund të jetë më e
shkurtër në kushte temperature të lartë
ose të ulët.
2 SQ

2 Kufjet tuaja me
Bluetooth
Urime për blerjen tuaj, dhe mirë se vini në
Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja
që jep Philips, regjistroni produktin në
www.philips.com/welcome.
Me këto kufje Philips me valë, ju mund të:
• bëni telefonata pa duar;
• dëgjoni dhe kontrolloni muzikën me valë;
• kaloni mes telefonatave dhe muzikës.
Çfarë ka në kuti
Kufje true wireless brenda veshit Philips UT102
Kupa rezervë prej gome për veshët x 2 çifte
Manuali i përdorimit
Pajisje të tjera
Një celular ose pajisje portative (p.sh. Notebook,
PDA, adaptorë Bluetooth, aparate MP3, etj.) që
mbështet Bluetooth dhe është i pajtueshëm me
kufjet (shiko “Të dhëna teknike” në faqen 10).
Kasa e karikimit
Kablli i karikimit me USB (vetëm për karikim)
3SQ

Përmbledhje për kufjet me
Bluetooth
Mikrofoni the treguesi LED (kufja)
Butonat multi-funksionalë
Treguesi LED (kasa e karikimit)
Vendi i karikimit Micro USB
4 SQ