
Sipër veshit
Seria 200
TAUH202
Manuali i përdoruesit
Regjistroni produktin dhe merrni mbështetje në
www.philips.com/support

Përmbajtja
1 Udhëzime të rëndësishme
sigurie 2
Siguria e dëgjimit 2
Informacion i përgjithshëm 2
2 Kufjet tuaja me Bluetooth 3
Çfarë ka në kuti 3
Pajisje të tjera 3
Përmbledhje për kufjet tuaja me
Bluetooth 3
3 Fillimi 5
Karikimi i kufjeve 5
Çiftimi i kufjeve me telefonin celular 5
4 Përdorimi i kufjeve 6
Lidhja e kufjeve me një pajisje
Bluetooth 6
Kontrollimi i telefonatave dhe
muzikës 6
Vendosja e kufjeve 7
5 Të dhënat teknike 8
6 Njoftim 9
Deklarata e pajtueshmërisë 9
Asgjësimi i produktit dhe baterisë
së vjetër 9
Përputhshmëria me EMF-në 9
Markat tregtare 10
7 Pyetjet më të shpeshta 11
SQ 1

1 Udhëzime të
rëndësishme
sigurie
Siguria e dëgjimit
Rrezik
Për të shmangur dëmtimin e dëgjimit, kufizoni kohën
që përdorni kufjet në volume të larta dhe vendoseni
volumin në një nivel të sigurt. Sa më lart të jetë volumi,
aq më e shkurtër është koha e të dëgjuarit të sigurt.
Sigurohuni të ndiqni udhëzimet e
mëposhtme kur përdorni kufjet.
• Dëgjoni në volume të arsyeshme
për periudha kohe të arsyeshme.
• Bëni kujdes të mos e rritni
vazhdimisht volumin derisa dëgjimi
juaj të përshtatet.
• Mos e ngrini volumin aq lart saqë të
mos dëgjoni çfarë ndodh përreth.
• Duhet t’i përdorni me kujdes ose të
ndërpritni përkohësisht përdorimin
në situata që mund të jenë të
rrezikshme.
• Presioni i tepërt i tingullit nga kufjet,
qoftë brenda veshëve, qoftë sipër
veshëve, mund të shkaktojë
humbjen e dëgjimit.
• Përdorimi i kufjeve me të dy veshët
e mbuluar ndërsa drejtoni
automjetin nuk rekomandohet dhe
mund të jetë i paligjshëm në disa
zona.
• Për sigurinë tuaj, shmangni
shpërqendrimet nga muzika ose
telefonatat ndërsa jeni në trafik ose
në mjedise të mundshme të
rrezikshme.
2 SQ
Informacion i përgjithshëm
Për të shmangur dëmtimin ose
keqfunksionimin:
Kujdes
Mos i ekspozoni kufjet ndaj nxehtësisë së
tepërt
Mos i hidhni në tokë kufjet.
Kufjet nuk duhet të ekspozohen ndaj pikave
ose stërkalave.
Mos i lejoni kufjet të zhyten në ujë.
Mos përdorni agjentë pastrimi që përmbajnë
alkool, amoniak, benzinë, ose gërryes.
Nëse nevojitet pastrim, përdorni një leckë të
butë, nëse është e nevojshme, me një sasi të
ulët uji ose sapun të butë të shkrirë, për të
pastruar produktin.
Bateria e integruar nuk duhet të ekspozohet
ndaj nxehtësisë së tepërt siç është drita e
diellit, zjarri ose të ngjashme.
Rrezik shpërthimi nëse bateria është
zëvendësuar në mënyrë të gabuar.
Zëvendësoni vetëm me të njëjtin tip ose me
tip ekuivalent.
Informacion lidhur me temperaturat
dhe lagështinë gjatë përdorimit dhe
ruajtjes
• Përdoreni ose ruajeni në një vend
ku temperatura është midis -15°C
(55°F) dhe 55°C (131°F) (lagështia
relative deri në 90%.
• Jeta e baterisë mund të jetë më e
shkurtër në kushte temperature të
larta ose të ulëta.

2 Kufjet tuaja
me Bluetooth
Udhëzues i shpejtë
Urime për blerjen tuaj dhe mirë se vini
në Philips! Për të përfituar plotësisht
nga mbështetja që jep Philips, regjistroni produktin www.philips.com/welcome.
Me këto kufje Philips me valë, ju mund:
• të bëni telefonata të rehatshme pa
tel dhe me duar të lira;
• të dëgjoni dhe kontrolloni muzikë
pa tel;
• të ndërroni nga telefonata në
muzikë.
Çfarë ka në kuti
Kufje Philips Bluetooth TAUH202
Pajisje të tjera
Një celular ose pajisje portative
(p.sh. Notebook, PDA, adaptorë
Bluetooth, aparate MP3, etj.) që
mbështet Bluetooth dhe është i
pajtueshëm me kufje (shiko "Të
dhëna teknike" në faqen 8).
Përmbledhje për
kufjet tuaja me
Bluetooth
Kabllo karikimi USB (vetëm për karikim)
Muzikë/telefonatë
Treguesi LED
(butoni i ndezjes/kjes)
Mikrofoni
SQ 3