Philips TAB8905/10 user manual [al]

Page 1
Seria 8000
Manuali i
TAB8905
përdorimit
Regjistroni produktin tuaj dhe merrni ndihmë në www.philips.com/support
Page 2
Përmbajtja
1 E rëndësishme 3
Paralajmërimi FCC dhe deklarata IC për përdoruesit (vetëm SHBA dhe Kanada) 5
2 Soundbar juaj 6
3 Lidhja 11
Dolby Atmos
Lidhja me Wi-Fi (punim me Wireless) 14
®
4 Përdorimi i Soundbar 16
Rivendosje e parametrave të fabrikës 17
Punimi me AUX / OPTICAL / ARC 19
HDMI
5 Të dhënat e produktit 21
6 Zgjidhja e problemeve 22
11
2
Page 3

1 E rëndësishme

Lexoni dhe kuptoni të gjitha udhëzimet para se ta përdorni produktin. Garancia nuk është e vlefshme nëse dëmtimi shkaktohet nga mosndjekja e udhëzimeve.

Siguria

Rrezik goditjesh elektrike ose zjarri!
Para se të bëni ose të ndryshoni ndonjë
lidhje, sigurohuni që të gjitha pajisjet të jenë shkëputur nga energjia.
Asnjëherë mos e ekspozoni produktin
dhe aksesorët ndaj shiut ose ujit. Asnjëherë mos vendosni enë me lëngje, si për shembull vazo, pranë produktit. Nëse mbi produkt ose brenda produktit derdhen lëngje, hiqeni nga priza menjëherë. Kontaktoni shërbimin e kujdesit ndaj klientit për ta kontrolluar produktin para se ta përdorni.
Asnjëherë mos e vendosni produktin
dhe aksesorët pranë flakëve të ndezura ose burimeve të tjera të nxehtësisë, si për shembull drita direkte e diellit.
Asnjëherë mos futni objekte në
hapësirat e ventilimit ose në hapësirat e tjera në produkt.
Në rastet kur spina e energjisë ose një
bashkues i pajisjeve përdoret si mjet për shkëputjen nga energjia, mjeti i shkëputjes duhet të jetë në pozicion që arrihet me lehtësi.
Bateria (paketa e baterive ose bateritë
e instaluara) nuk duhet të ekspozohet ndaj nxehtësisë së tepërt, si për shembull ndaj dritës së diellit, zjarrit ose gjërave të ngjashme.
Shkëputeni produktin nga energjia para
se të ndodhin stuhitë me vetëtima.
Kur e shkëputni kordonin e energjisë,
tërhiqni gjithmonë spinën, asnjëherë kabllin.
Përdoreni produktin në klima tropikale
dhe/ose mesatare.
Rrezik qarku të shkurtër ose zjarri!
Për të parë shenjat identifikuese dhe
vlerat e energjisë, shikoni etiketën e të dhënave mbrapa ose poshtë produktit.
Para se ta lidhni produktin me prizën
e energjisë, sigurohuni që tensioni i
energjisë të përputhet me vlerën e printuar mbrapa ose poshtë produktit. Asnjëherë mos e lidhni produktin me prizën e energjisë nëse tensioni është i ndryshëm.
Rrezik lëndimi ose dëmtimi të produkt!
Për montimin në mur, ky produkt duhet
të fiksohet në mur sipas udhëzimeve për montimin. Përdorni vetëm kllapën e dhënë për montimin në mur (nëse ka). Montimi jo i mirë në mur mund të shkaktojë aksidente ose dëmtime. Nëse keni ndonjë pyetje, kontaktoni kujdesin për klientin në vendin tuaj.
Asnjëherë mos e vendosni produktin
ose ndonjë objekt tjetër mbi kordonët e energjisë ose mbi pajisje të tjera elektrike.
Nëse produkti transportohet në
temperatura nën 5°C, shpaketojeni produktin dhe prisni derisa temperatura të arrijë temperaturën e ambientit para se ta lidhni me prizën e energjisë.
Disa pjesë të këtij produkti mund të jenë
prej xhami. Trajtojeni me kujdes për të shmangur lëndimet dhe dëmtimet.
Rrezik i nxehtësisë së lartë!
Asnjëherë mos e instaloni produktin
në një hapësirë të mbyllur. Lini gjithnjë një hapësirë prej të paktën dhjetë centimetra anembanë produktit për ajrim. Sigurohuni perdet ose objekte të tjera të mos mbulojnë hapësirat e ventilimit në produkt.
Rrezik kontaminimi!
Mos i bashkoni bateritë (të vjetrat me
të rejat, ose bateritë e karbonit me ato alkaline, etj.).
KUJDES: Rrezik shpërthimi nëse bateritë
nuk vendosen si duhet. Ndërrojeni vetëm me bateri të njëjtë ose me të njëjtin tip.
Hiqini bateritë nëse janë shkarkuar ose
nëse telekomanda nuk do të përdoret për kohë të gjatë.
Bateritë përmbajnë substanca kimike,
ndaj duhet të hidhen si duhet.
Rrezik i gëlltitjes së baterive!
Produkti/telekomanda mund të kenë
një bateri në formë monedhe/kopse, e cila mund të gëlltitet. Mbajeni gjithnjë baterinë larg fëmijëve! Nëse gëlltitet, bateria mund të shkaktojë lëndime serioze ose vdekje. Mund të ndodhin djegie të brendshme brenda dy orësh pas gëlltitjes.
Shqip
3
Page 4
Nëse dyshoni se një bateri mund të
jetë gëlltitur ose futur në ndonjë pjesë të trupit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.
Kur i ndërroni bateritë, mbajini gjithnjë
bateritë e reja dhe ato të përdorura larg fëmijëve. Sigurohuni që vendi i baterive të jetë komplet i mbyllur pasi ta ndërroni baterinë.
Nëse vendi i baterive nuk mund të
sigurohet mirë, mos e përdorni më produktin. Mbajeni larg fëmijëve dhe kontaktoni prodhuesin.
Kjo është një pajisje CLASS II me izolim të dyfishtë, dhe nuk ka tokëzim mbrojtës.
Tensioni AC
Përdorni vetëm furnizimet me energji që tregohen në manualin e përdorimit.

Kujdesi për produktin

Përdorni leckë me mikrofibra për ta pastruar produktin.
Ky simbol mbi një produkt do të thotë se produkti mbulohet nga Direktiva Evropiane 2012/19/EU.
Ky simbol do të thotë se produkti përmban bateri që mbulohen nga Direktiva Evropiane 2013/56/EU të cilat nuk mund të hidhen së bashku me mbetjet e zakonshme shtëpiake. Informohuni lidhur me sistemet vendëse për grumbullimin e produkteve elektrike dhe elektronike dhe të baterive. Ndiqni rregullat vendëse dhe asnjëherë mos e hidhni produktin dhe bateritë së bashku me mbetjet e zakonshme shtëpiake. Hedhja e duhur e produkteve të vjetra ndihmon në parandalimin e pasojave negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.
Heqja e baterive njëpërdorimëshe
Për t’i hequr bateritë njëpërdorimëshe, shikoni pjesën për montimin e baterive.
Për pajisje 5G WiFi
Pajisja për operim në bandën 5150–5350 MHz është vetëm për përdorim të brendshëm për të pakësuar potencialin për interferenca të dëmshme ndaj sistemeve satelitore celulare co-channel.

Kujdesi për mjedisin

Hedhja e produktit të vjetër dhe e baterive
Produkti është projektuar dhe prodhuar me materiale dhe komponentë të cilësisë së lartë, të cilat mund të riciklohen dhe të ripërdoren.
4

Pajtueshmëria

Produkti u përmbahet kërkesave të Komunitetit Evropian për interferencat radio. Këtu TP Vision Europe B.V. deklaron se ky produkt është në përputhje me kërkesat themelore dhe masat e tjera përkatëse të Direktivës 2014/53/EU. Mund ta gjeni deklaratën e konformitetit në www.p4c.philips.com.
Page 5

Ndihmë dhe mbështetje

Për mbështetje intensive online, vizitoni www.philips.com/support to:
shkarkoni manualin e përdorimit dhe
udhëzuesin e shpejtë
shikoni udhëzuesit me video (të
disponueshme vetëm për disa modele)
gjeni përgjigje për pyetje të bëra shpesh
(FAQ)
na dërgoni pyetje me email
bisedoni me përfaqësuesit tanë.
Ndiqni udhëzimet në faqen e internetit për të zgjedhur gjuhën, dhe më pas vendosni numrin e modelit të produktit. Ose mund të kontaktoni shërbimin e klientit në vendin tuaj. Para se të kontaktoni, mbani shënim numrin e modelit dhe numrin e serisë së produktit. Mund t’i gjeni këto informacione mbrapa ose poshtë produktit.

Paralajmërimi FCC dhe deklarata IC për përdoruesit (vetëm SHBA dhe Kanada)

INFORMACIONI FCC
SHËNIM: Kjo pajisje është testuar dhe është
zbuluar se i përmbahet limiteve për një pajisje digjitale të Klasit B, sipas pikës 15 të rregullave FCC. Këto limite janë vendosur për të siguruar mbrojtje të arsyeshme ndaj interferencave të dëmshme në një ambient banimi. Pajisja gjeneron, përdor dhe mund të rrezatojë energji të frekuencave radio dhe, nëse nuk instalohet dhe nuk përdoret sipas udhëzimeve, mund të shkaktojë interferenca të dëmshme ndaj komunikimeve radio.
Sidoqoftë, nuk ka garanci që interferenca nuk do të ndodhë në një instalim të veçantë. Nëse kjo pajisje shkakton interferencë të dëmshme ndaj sinjalit të radios ose televizionit, gjë e cila mund të përcaktohet duke e ndezur dhe fikur pajisjen, përdoruesi inkurajohet që të përpiqet ta ndreqë interferencën nëpërmjet një ose më shumë prej masave të mëposhtme:
Ndryshoni orientimin ose lëvizeni
antenën.
Largojeni më tepër pajisjen nga
marrësi.
Lidheni pajisjen në një prizë në një
qark të ndryshëm nga ai me të cilin është lidhur marrësi.
Konsultohuni me shitësin ose me
një teknik radiosh/televizorësh me përvojë për ndihmë.
IC-Canada: CAN IECES-3(B)/
NMB-3(B)
Kjo pajisje përmban transmetues/marrës të përjashtuar nga licencat të cilat i përmbahen RSS-ve të Inovacionit, Shkencës dhe Zhvillimit Ekonomik të Kanadasë të përjashtuar nga licencat. Përdorimi i nënshtrohet dy kushteve të mëposhtme:
1. Kjo pajisje nuk duhet të shkaktojë interferencë.
2. Kjo pajisje duhet të pranojë çfarëdo interference, duke përfshirë interferencat që mund të shkaktojnë punim të padëshiruar të pajisjes.
Paralajmërim FCC&IC:
Kjo pajisje duhet të instalohet dhe
përdoret në distancë minimale prej 20cm, mes radiatorit dhe trupit.
Ndryshimet ose modifikimet në
këtë aparat që nuk janë miratuar shprehimisht nga pala përgjegjëse për pajtueshmërinë mund ta bëjnë të pavlefshëm autoritetin e përdoruesit për ta përdorur pajisjen.
Shqip
5
Page 6

2 Soundbar juaj

Urime për blerjen tuaj, dhe mirë se vini në Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që jep Philips, regjistroni Soundbar në www.philips.com/support.

Çfarë ka në kuti

Aparati

Kjo pjesë përmban një përmbledhje të aparatit.
d
cab e
Kontrolloni dhe shikoni çfarë ka në kuti:
Soundbar x 1
Subwoofer me valë x 1
Telekomanda x 1
Kordoni i energjisë * x 4
Kit për montimin në mur x 1 (Kllapa muri x2, vida x2, upa x2)
Manuali i përdorimit / Karta e garancisë /
Fleta e sigurisë / Model për montimin në mur x 1
Soundbar
Telekomanda Subwoofer me valë Manuali i përdorimit
2 X
2 X
Kordoni i
energjisë *
Vidat (për murin)
Kllapa e murit
Kapaku
2 X
Karta e garancisë
Fleta e sigurisë
Modeli i
montimit në mur
* Sasia e kordonit të energjisë dhe lloji i
spinës mund të ndryshojë sipas zonave.
Imazhet, ilustrimet dhe vizatimet që tregohen në këtë manual përdorimi janë vetëm për referencë, produkti i vërtetë mund të ndryshojë në pamje.
00 :00
f
g
h
a - (Butoni i volumit)
Uleni volumin.
b + (Butoni i volumit)
Ngrijeni volumin.
c (Butoni Luaj/Pauzë)
Filloni, ndaloni ose vazhdoni luajtjen.
d (Butoni i burimit)/çiftimit me
Bluetooth
Zgjidhni një burim hyrjeje për
Soundbar.
Mbajeni shtypur për të aktivizuar
funksionin e çiftimit në modalitetin e Bluetooth ose për ta shkëputur pajisjen Bluetooth të çiftuar aktualisht.
e (Butoni Standby-On)
Gjendja e energjisë
Ndezur
Veprimi Funksioni
Gjendja e ndjekjes
së burimit
Wi-Fi është ende i
Gjysmë Standby
Shtypni butonin një herë
ndezur.
Mbështet ende
Play-Fi dhe Airplay 2.
Wi-Fi është i fikur.
Produkti hyn në
modalitetin e konsumit të ulët të energjisë.
Rindezja e sistemit
do të zgjatë njëfarë kohe.
Eco Standby
Mbani shtypur butonin
për
5 sekonda
i
6
Page 7
f Ekrani g Sensori i telekomandës h Drita LED e energjisë i Treguesi LED i Wi-Fi (E verdhë)
Drita LED Statusi
Pulson
Pulson dy herë
Ndezur konstante
Modaliteti Wi-Fi Access Point (AP)
Modaliteti Wi-Fi Protected Setup (WPS)
U lidh / U çiftua me sukses

Konektorët

Kjo pjesë përmban një përmbledhje të konektorëve të disponueshëm në Soundbar.
h
e HDMI OUT (eARC/ARC)
Lidhuni me hyrjen HDMI në televizor.
f HDMI 1/ HDMI 2
Lidhuni me hyrjen HDMI në televizor.
g AC
Priza
~
Lidhja me energjinë.
h Vendi i kllapës së murit

Subwoofer me valë

Kjo pjesë përfshin një përmbledhje të Subwoofer me valë.
a bc
Shqip
f
e
a USB
Hyrja audio nga një pajisje
memorieje USB.
Përditësoni softuerin e këtij produkti.
b AUX
Hyrje e audios, për shembull, një aparat MP3 (xhek 3,5 mm).
c OPTICAL
Lidhni një dalje audio optike me televizorin ose një pajisje dixhitale.
d Butoni (Konfigurimi i Wi-Fi)
Aktivizoni konfigurimin e Wi-Fi për
Play-Fi.
Mbani shtypur butonin për 3 sekonda
për të aktivizuar modalitetin WPS.
Mbani shtypur butonin për 8 sekonda
për të aktivizuar modalitetin AP.
a AC
Priza
~
Lidhja me energjinë.
b Butoni i çiftimit
Mbajeni shtypur për të hyrë në modalitetin e çiftimit për Subwoofer.
c Treguesi i Subwoofer
gdabc
Përcaktoni statusin në bazë të treguesit të Subwoofer me valë.
Drita LED Statusi
Pulsim i shpejtë
Ndezur konstante
Pulsim i ngadaltë
Subwoofer në modalitetin e çiftimit
U lidh / U çiftua me sukses
Lidhja / Çiftimi dështoi
7
Page 8

Telekomanda

c
g
a
i
b
d
h
j
f
e
Në këtë pjesë gjendet një përmbledhje për telekomandën.
a (Standby-On)
Gjendja e energjisë
Ndezur
Gjysmë Standby
Eco Standby
b (Burimi )
Zgjidhni një burim hyrjeje për
Mbajeni shtypur për të aktivizuar
c (Dolby)
Aktivizoni/çaktivizoni Dolby.
d (Heshtje)
Heshtni ose riktheni volumin.
e (Luaj/Pauzë)
Filloni, ndaloni ose vazhdoni luajtjen
Konfirmoni një zgjedhje.
f , , , (Kursorët)
/ (E mëparshme/Tjetra)
Kaloni te kënga e mëparshme ose
Navigoni majtas/djathtas në
/
Navigoni poshtë/lart në strukturën e
g (MENU)
Hyni në menunë e konfigurimit.
Veprimi Funksioni
Gjendja e ndjekjes
Wi-Fi është ende i
Shtypni butonin një herë
Mbështet ende
Wi-Fi është i fikur.
Mbani shtypur butonin
për
5 sekonda
Soundbar.
funksionin e çiftimit në modalitetin e Bluetooth ose për ta shkëputur pajisjen Bluetooth të çiftuar aktualisht.
në modalitetin USB / BT / PLAY-Fi.
kënga tjetër në modalitetin USB / BT / PLAY-Fi.
strukturën e menusë.
menusë.
Produkti hyn në
Rindezja e sistemit
së burimit
ndezur.
Play-Fi dhe Airplay 2.
modalitetin e konsumit të ulët të energjisë.
do të zgjatë njëfarë kohe.
h (Mbrapa)
Kthehuni në menunë e mëparshme.
Dilni nga menuja.
Mbani shtypur butonin për
10 sekonda për të rivendosur parametrat e fabrikës të modulit Wi­Fi të Soundbar.
i +/- (Volumi i Soundbar)
Rriteni ose uleni volumin e Soundbar.
j +/- (Volumi i Subwoofer)
Rriteni ose uleni volumin e Subwoofer.

Përgatitja e telekomandës

Telekomanda e dhënë i jep mundësi
aparatit që të përdoret nga njëfarë distance.
Edhe nëse telekomanda përdoret
brenda distancës efektive prej 6 m, përdorimi i telekomandës mund të mos jetë i mundur nëse ka pengesa mes aparatit dhe telekomandës.
8
Page 9
Nëse telekomanda përdoret pranë
produkteve të tjera që gjenerojnë rreze infrared, ose nëse pranë aparatit përdoren telekomanda të tjera me infrared, ajo mund të mos punojë si duhet. Përndryshe, produktet e tjera mund të mos punojnë si duhet.
Përdorimi për herë të parë:
Aparati ka një bateri litiumi CR2025 të montuar paraprakisht. Hiqeni veshjen mbrojtëse për të aktivizuar baterinë e telekomandës.
Nëse bateritë rrjedhin, pastrojeni pjesën
e derdhur brenda vendit të baterisë dhe ndërrojini bateritë me të reja.
Mos përdorni bateri të tjera përveç atyre
që janë specifikuar.
Mos i nxehni ose çmontoni bateritë.
Asnjëherë mos i hidhni në zjarr ose në
ujë.
Mos i mbani ose mos i ruani bateritë
bashkë me objekte të tjera metalike. Kjo mund të bëjë që bateritë të krijojnë qark të shkurtër ose të pëlcasin.
Asnjëherë mos e karikoni një bateri
përveç nëse është konfirmuar se është bateri e karikueshme.
Shqip
Ndërrimi i baterisë së telekomandës
Telekomanda ka nevojë për një bateri litiumi 3V CR2025.
1 Përdorni mjete (si bateri monedhë/
monedha) për ta kapur zgavrën e kapakut të baterisë dhe rrotullojeni në drejtim të kundërt të akrepave për ta (hapur).
2 Hiqeni baterinë e vjetër, e cila ndodhet
në kapak, vendosni baterinë e re CR2025 dhe kushtojini vëmendje polaritetit të duhur (+/-).
3 Përdorni mjetet për ta kapur zgavrën e
pjesës së baterive dhe rrotullojeni në drejtim të akrepave të orës për ta (kyçur) fiksuar në telekomandë.
1 2 3
Masa paraprake lidhur me bateritë
Kur telekomanda nuk do të përdoret për
kohë të gjatë (më shumë se një muaj), hiqeni baterinë nga telekomanda që të mos e lejoni të rrjedhë.

Vendosja

Vendoseni Subwoofer të paktën 1 metër larg Soundbar dhe dhjetë centimetra larg murit. Për rezultate më të mira, vendoseni Subwoofer siç tregohet më poshtë.
10 cm/4"
1 m/3 ft
9
Page 10

Montimi në mur

Shënim
Montimi jo i mirë në mur mund të shkaktojë
aksidente ose dëmtime. Nëse keni ndonjë pyetje, kontaktoni kujdesin për klientin në vendin tuaj.
Para se ta montoni në mur, sigurohuni që muri
është në gjendje të mbajë peshën e Soundbar.
Para se ta montoni në mur, duhet të hiqni
këmbët prej gome poshtë Soundbar, përndryshe këmbët prej gome nuk mund të fiksohen përsëri.
Në varësi të mënyrës së montimit të Soundbar
në mur, sigurohuni që të përdorni vida me gjatësi dhe diametër të përshtatshëm.
Ju lutemi kontrolloni nëse porta USB mbrapa
Soundbar është e lidhur me një pajisje USB. Nëse zbulohet se pajisja USB ndikon te montimi në mur, duhet të përdorni një pajisje tjetër me madhësi të përshtatshme.
Gjatësia/diametri i vidave
3,5-4 mm
4 mm
» Mund ta përdorni modelin e
montimit në mur për të na ndihmuar të shpojmë pozicionin e vrimave në mur.
» Fiksoni upat dhe vidat në vrima.
2 Hiqini vidat (x4) nga aparati.
» Vendosini kllapat në mur (x2) në
aparat me vidat të hequra nga aparati.
3 Vareni Soundbar në vida.
3,5-4 mm/0,14"-0,16"
> 25 mm/0,98"
50 mm/2,0"
~
1
1076 mm / 42"
3
4 mm/ 0,16"
> 25 mm
Lartësia e rekomanduar për montimin në mur
Rekomandohet që ta montoni televizorin para se ta montoni Soundbar. Kur televizori është i montuar përpara, montojeni Soundbar 50 mm/2,0" larg nga pjesa e poshtme e televizorit.
1 Shponi 2 vrima paralele në mur
(Ø 3-8 mm secila, në varësi të llojit të murit).
» Distancat mes vrimave janë:
• 856 mm / 33,7" (TAB8405 / TAB8505)
• 1017 mm / 40" (TAB8805)
• 1076 mm / 42" (TAB8905)
10
2
Page 11

3 Lidhja

Kjo pjesë ju ndihmon që ta lidhni Soundbar me televizorin dhe me pajisje të tjera, dhe më pas ta konfiguroni. Për informacion rreth lidhjeve bazë të Soundbar dhe aksesorëve, shikoni udhëzuesin e shpejtë.
Shënim
Për të parë shenjat identifikuese dhe vlerat
e energjisë, shikoni etiketën e të dhënave mbrapa ose poshtë produktit.
Para se të bëni ose të ndryshoni ndonjë
lidhje, sigurohuni që të gjitha pajisjet të jenë shkëputur nga energjia.
Dolby Atmos
®
Shënim
Eksperienca e plotë e Dolby Atmos është e
disponueshme vetëm kur Soundbar lidhet me një burim nëpërmjet një kablli HDMI 2.0.
Soundbar do të vazhdojë të funksionojë kur
lidhet me metoda të tjera (si për shembull me kabëll Digital Optical), por këto nuk janë në gjendje të mbështetin të gjitha veçoritë e Dolby. Duke pasur parasysh këtë, rekomandimi ynë është që lidhja të bëhet me HDMI, për të siguruar mbështetjen e plotë të Dolby.

Lidhja me prizën HDMI

Disa televizorë 4K HDR kërkojnë që hyrja HDMI ose cilësimet e figurës të konfigurohen për marrjen e materialit HDR. Për hollësi të mëtejshme konfigurimi lidhur me HDR, ju lutemi shikoni manualin e udhëzimeve të televizorit.
Shqip
Dolby Atmos ju jep eksperiencë fantastike dëgjimi duke ju dhënë zë në hapësirë tredimensionale, dhe të gjithë pasurinë, qartësinë dhe fuqinë e tingullit Dolby. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni dolby.com/technologies/dolby-atmos
®
®
Për përdorimin e Dolby Atmos
Dolby Atmos® është i disponueshëm vetëm në modalitetin HDMI ARC/eARC. Për hollësi të lidhjes, ju lutemi shikoni "Lidhja HDMI".
1 Për të përdorur Dolby Atmos
modalitetin HDMI 1 / HDMI 2 / HDMI ARC, televizori duhet të ketë Dolby
®.
Atmos
2 Sigurohuni që të zgjidhet "No Encoding"
për bistream në daljen dixhitale të audios të pajisjes së jashtme të lidhur (p.sh. aparat Blu-ray DVD, televizor etj.).
3 Kur vendosni formatin Dolby Atmos /
Dolby Digital / PCM, Soundbar do të shfaqë DOLBY ATMOS / DOLBY AUDIO / PCM AUDIO / DOLBY SURROUND.
Opsioni 1: eARC/ARC (Audio Return Channel)
Soundbar juaj mbështet HDMI me Audio Return Channel (eARC/ARC). Nëse televizori juaj është i pajtueshëm me HDMI ARC, mund ta dëgjoni audion e televizorit nëpërmjet Soundbar duke përdorur një kabull HDMI të vetëm.
HDMI OUT
(eARC/ARC)
HDMI (ARC)
1 Në televizor, aktivizoni veprimet HDMI-
CEC. Për hollësi, shikoni manualin e përdorimit.
Konektori HDMI ARC ose televizori
mund të jenë emërtuar ndryshe. Për hollësi, shikoni manualin e përdorimit.
2 Duke përdorur një kabllo High Speed
HDMI, lidheni konektorin HDMI OUT (eARC/ARC)-TO TV në Soundbar me
konektorin HDMI ARC në televizor.
11
Page 12
Shënim
Televizori duhet të mbështetë funksionin
HDMI-CEC dhe ARC. HDMI-CEC dhe ARC duhet të jenë të aktivizuara.
Mënyra e konfigurimit të HDMI-CEC dhe ARC
mund të ndryshojnë në varësi të televizorit. Për hollësi rreth funksionit ARC, ju lutem shikoni manualin e përdorimit të televizorit.
Sigurohuni të përdorni kabllo HDMI që
mbështetin funksionin ARC.
Opsioni 2: HDMI standarde
Nëse televizori juaj nuk mbështet HDMI ARC, lidheni Soundbar me televizorin nëpërmjet një lidhjeje HDMI standarde.
1 Duke përdorur një kabëll optik, lidheni
konektorin OPTICAL në Soundbar me konektorin OPTICAL OUT në televizor ose në ndonjë pajisje tjetër.
Konektori optik dixhital mund të jetë
emërtuar SPDIF ose SPDIF OUT.

Lidhja me prizën AUX

a. Përdorni një kabllo audio 3,5 mm me
3,5 mm
Përdorni një kabllo audio 3,5 mm me
3.5mm (nuk është përfshirë) për të lidhur prizën e kufjeve me prizën AUX në aparat.
Blu-ray Player / DVD Player /
HDMI OUT
HDMI IN
Recorder / Set-top Box...
TV
TV
HDMI OUT
(eARC/ARC)
HDMI 1 / HDMI 2
1 Përdorni një kabllo HDMI për ta lidhur
prizën HDMI IN (1 ose 2) të Soundbar me pajisjet tuaja të jashtme (p.sh. konsol lojërash, aparate DVD dhe Blu ray).
2 Përdorni një kabllo HDMI për të
lidhur prizën HDMI OUT (eARC/ARC) të Soundbar me prizën HDMI IN të televizorit.

Lidhja me një prizë optike

OPTICAL
AUX
Kufje
(3,5 mm)
AUDIO OUT
AUX
L
R
AUDIO OUT
b. Përdorni një kabllo audio RCA me
3,5 mm
Përdorni një kabllo audio RCA me
3,5 mm (nuk është përfshirë) për të lidhur prizat e daljes audio të televizorit me prizën AUX në aparat.
OPTICAL OUT
12
Page 13

Lidhja me energjinë

Para se të lidhni kordonin e energjisë
AC, sigurohuni që të keni bërë të gjitha lidhjet e tjera.
Rrezik i dëmtimit të produktit!
Sigurohuni që tensioni i energjisë përputhet me tensionin që është printuar mbrapa ose poshtë aparatit.
1 Lidheni kabllon e energjisë me prizën
AC~ të aparatit dhe pastaj futeni në prizën në mur
2 Lidheni kabllon e energjisë me prizën
AC~ në të Subwoofer dhe pastaj futeni në prizën në mur.
» Përcaktoni statusin në bazë të
treguesit të Subwoofer me valë.
Drita LED Statusi
Pulsim i shpejtë
Ndezur konstante
Pulsim i ngadaltë
Këshilla
Subwoofer në modalitetin e çiftimit
U lidh / U çiftua me sukses
Lidhja / Çiftimi dështoi
Mos shtypni butonin Pair mbrapa Subwoofer,
përveçse për të bërë çiftimin manual.
Shqip
Për BE
ose
Për UK
Për UK
* Kordoni i energjisë dhe lloji i spinës
Për BE
ose
ndryshon sipas vendeve.
AC
~

Çiftimi me Subwoofer

Çiftimi automatik
Lidheni Soundbar me Subwoofer në prizat e energjisë dhe më pas shtypni mbi aparat ose telekomandë për tandezur pajisjen. Subwoofer dhe Soundbar do të lidhen automatikisht.
Çiftimi manual
Nëse është e pamundur të dëgjohet audio nga Subwoofer me valë, çiftojeni manualisht subwoofer.
1 Shkëputini përsëri të dyja pajisjet nga
priza e energjisë, dhe më pas lidhini përsëri pas 3 minutash.
2 Mbani shtypur butonin Pair në pjesën e
pasme të Subwoofer për 5 sekonda.
» Treguesi Pair në Subwoofer do të
pulsojë shpejt.
3 Mbani shtypur për 5 sekonda në
aparat ose në telekomandë për ta kaluar aparatin në modalitetin ECO STANDBY
4 Më pas shtypni në aparat ose në
telekomandë për ta ndezur aparatin.
» Treguesi Pair në Subwoofer do të
mbetet solid kur çiftimi të bëhet me sukses.
5 Nëse treguesi Pair vazhdon të pulsojë,
përsëritni hapat 1-3.
Këshilla
Subwoofer duhet të jetë jo më shumë se 6 m
larg Soundbar në një vend të hapur (sa më afër aq më mirë).
Hiqni çdo objekt mes Subwoofer dhe
Soundbar.
Nëse lidhja me valë dështon përsëri,
kontrolloni nëse ka konflikt ose interferencë të fortë (p.sh. interferencë nga një pajisje elektronike) anembanë vendit. Hiqini këto konflikte ose interferenca të forta dhe përsëritni procedurat e mësipërme.
13
Page 14

Lidhja me Wi-Fi (punim me Wireless)

(për versionin iOS dhe Android)
Duke i lidhur këtë aparat dhe telefonat celularë, tabletë (si iPad, iPhone, iPod touch, telefona Android, etj.) me të njëjtin rrjet Wi-Fi, mund ta përdorni më pas aplikacionin Philips Sound të mundësuar nga DTS Play-Fi për të kontrolluar Soundbar për të dëgjuar skedarë audio.
1 Lidheni telefonin ose tabletën me të
njëjtin rrjet Wi-Fi me të cilin doni të lidhini Soundbar.
2 Shkarkoni dhe instaloni në një telefon
ose tabletë aplikacionin Philips Sound të mundësuar nga DTS Play-Fi.
Shënim
Vetëm për versionin iOS
Rrjeti Wi-Fi i përdorur përkohësisht nga iPhone duhet të kalohet përkohësisht te pajisja Play-Fi AP dhe rihapeni aplikacionin Philips Sound për të përfunduar konfigurimin Wi-Fi të produktit. Shikoni hapat e mëposhtëm:
Shkoni te Cilësimet.
Zgjidhni konfigurimin
Wi-Fi.
Sigurohuni që routeri është i ndezur dhe
që funksionon si duhet.
3 Mbani shtypur butonin (Wi-Fi) që
ndodhet në kabinetin e pasmë për 8 sek për të aktivizuar lidhjen Wi-Fi.
» Derisa boksi të lëshojë një ton të
dytë, dhe më pas lëshojeni butonin.
4 Prisni derisa treguesi i dritës Wi-Fi
përpara kabinetin të kalojë nga pulsim i shpejtë në pulsim të ngadaltë. Kur të fillojë të pulsojë ngadalë, kjo tregon se boksi po hyn në modalitetin e konfigurimit WPS.
5 Hapni aplikacionin Philips Sound të
mundësuar nga DTS Play-Fi. Ndiqni udhëzimet në aplikacion për ta lidhur këtë produkt me rrjetin Wi-Fi.
Zgjidhni pajisjen
Play-Fi në konfigurimin e Wi-Fi.
Kthehuni te
aplikacioni Philips Sound për të vazhduar konfigurimin.
6 Pas lidhjes me sukses të Wi-Fi, drita
treguese e Wi-Fi përpara do të ndalojë së pulsuari dhe do të qëndrojë ndezur. Pasi ta konfiguroni këtë produkt në rrjetin tuaj Wi-Fi, mund ta kontrolloni nga cilido smartfon ose tabletë në të njëjtin rrjet.
» Kur e përdorni aplikacionin për të
luajtur muzikë, paneli i ekranit do të shfaqë PLAY-FI.
7 Pas lidhjes, mund ta ndryshoni
emrin e pajisjes. Ka disa emra mes të cilëve mund të zgjidhni ose mund të krijoni tuajijn duke zgjedhur Emër i personalizuar në fund të listës së
14
Page 15
emrave. Përndryshe, ndjek emrin standard.
8 Pas lidhjes, ky produkt mund të bëjë një
përditësim të sistemit. Përditësojeni softuerin në versionin më të fundit kur të bëni konfigurimin për herë të parë. Përditësimi i softuerit mund të zgjatë disa minuta. Mos e shkëputni boksin, mos e fikni pajisjen ose mos e u largoni nga rrjeti gjatë përditësimit.
Konfigurimi i AirPlay
Përdorni AirPlay për të konfiguruar lidhjen Wi-Fi të pajisjes iOS (iOS7 ose më i ri) dhe të Soundbar.
1 Pajisja iOS: Cilësimet > Wi-Fi > zgjidhni
rrjetin e shtëpisë [Pajisja Play-Fi (xxxxxx)]
2 Hapni aplikacionin Philips Sound të
mundësuar nga DTS Play-Fi. Ndiqni udhëzimet në aplikacion për ta lidhur këtë produkt me rrjetin Wi-Fi.
» Pas lidhjes me sukses të Wi-Fi,
drita treguese e Wi-Fi përpara do të ndalojë së pulsuari dhe do të qëndrojë ndezur. Pasi ta konfiguroni këtë produkt në rrjetin tuaj Wi­Fi, mund ta kontrolloni nga cilido smartfon ose tabletë në të njëjtin rrjet.
» Kur e përdorni aplikacionin për të
luajtur muzikë, paneli i ekranit do të shfaqë PLAY-FI.
3 Pas lidhjes, mund ta ndryshoni
emrin e pajisjes. Ka disa emra mes të cilëve mund të zgjidhni ose mund të krijoni tuajijn duke zgjedhur Emër i personalizuar në fund të listës së emrave. Përndryshe, ndjek emrin standard.
4 Pas lidhjes, ky produkt mund të bëjë një
përditësim të sistemit. Përditësojeni softuerin në versionin më të fundit kur të bëni konfigurimin për herë të parë. Përditësimi i softuerit mund të zgjatë disa minuta. Mos e shkëputni boksin, mos e fikni pajisjen ose mos e u largoni nga rrjeti gjatë përditësimit.
Shënim
Pas lidhjes, produkti mund të bëjë një
përditësim të softuerit. Kërkohet përditësim pas konfigurimit fillestar. Pa bërë përditësimin, jo të gjitha veçoritë e produktit mund të jenë të disponueshme.
Kur konfigurimi për herë të parë nuk është i
suksesshëm, mbani shtypur butonin Wi-Fi në Soundbar për 8 sekonda derisa të dëgjohet toni dhe drita e Wi-Fi të ndryshohet në puls të ngadaltë. Rivendosni lidhjen Wi-Fi, rihapeni aplikacionin dhe filloni konfigurimin përsëri.
Nëse doni të kaloni nga një rrjet te një tjetër,
duhet të konfiguroni lidhjen përsëri. Mbani shtypur butonin (Wi-Fi) në Soundbar për 8 sekonda për të rivendosur lidhjen Wi-Fi.
Modaliteti WPS
Nëse routeri juaj ka Wi-Fi Protected Setup (WPS), mund ta konfiguroni lidhjen pa formuar fjalëkalim.
1 Mbani shtypur butonin Wi-Fi për
4 sekonda. Do të dëgjoni një ton dhe drita Wi-Fi do të fillojë të pulsojë dy herë.
2 Shtypni butonin WPS
në router. Zakonisht, butoni është shënuar me këtë logo WPS.
WPS
3 Ndiqni udhëzimet në aplikacionin
Philips Sound të mundësuar nga DTS Play-Fi për të filluar çiftimin.
Shënim
WPS nuk është një veçori standarde në të
gjithë routerët. Nëse routeri juaj nuk ka WPS, atëherë përdorni Standard Wi-Fi Setup.
Shtypni butonin (Wi-Fi) një herë nëse doni
të dilni nga modaliteti WPS, përndryshe ai do të mbyllet automatikisht pas 2 minutash.
Shqip
15
Page 16
4 Përdorimi i

Zgjedhja e modaliteteve

Soundbar
Kjo pjesë ju ndihmon ta përdorni Soundbar për të luajtur audio nga pajisjet e lidhura.
Para se të filloni
Bëni lidhjet e nevojshme të treguara në
udhëzuesin e shpejtë dhe në manualin e përdorimit.
Kalojeni Soundbar te burimi i duhur për
pajisjet e tjera.

Ndezja dhe fikja

Kur e lidhni pajisjen me prizën e
energjisë për herë të parë, pajisja do të jetë në gjendjen STANDBY. Treguesi STANDBY do të ndizet në ngjyrë të bardhë.
Gjendja e energjisë
Ndezur
Gjysmë Standby
Eco Standby
Veprimi Funksioni
Gjendja e ndjekjes
së burimit
Shtypni butonin një herë
Mbani shtypur butonin
për
5 sekonda
Wi-Fi është ende i
ndezur.
Mbështet ende
Play-Fi dhe Airplay 2.
Wi-Fi është i fikur.
Produkti hyn në
modalitetin e konsumit të ulët të energjisë.
Rindezja e sistemit
do të zgjatë njëfarë kohe.
1 Shtypni vazhdimisht butonin në
aparat ose në telekomandë për të zgjedhur modalitetin AUX, OPTICAL,
HDMI eARC/ARC, HDMI 1, HDMI 2, BT, USB.
» Modaliteti i zgjedhur do të shfaqet
në ekran.
» Play-Fi nuk është një burim
opsional. Play-Fi duhet të kontrollohet direkt nga aplikacioni.

Ndryshimi i volumit

Ndryshoni volumin e Soundbar
1 Shtypni +/- (Volumi) për të rritur ose
ulur nivelin e volumit.
Për ta heshtur zërin, shtypni Heshtje.
Për të rikthyer zërin, shtypni Heshtje
përsëri ose shtypni Vol+/Vol-
(Volumi).
Ndryshimi i volumit të Subwoofer
1 Shtypni +/- (Subwoofer) për ta rritur
ose ulur nivelin e volumit të Subwoofer.

Modaliteti i tingullit Dolby

Provoni një eksperiencë fantastike zëri me modalitetet e tingullit Dolby.
1 Shtypni butonin në telekomandë për
ta aktivizuar ose çaktivizuar modalitetin Dolby.
On: Krijoni një eksperiencë dëgjimi
Dolby.
Off: Tingull stereo me dy kanale.
Ideal për të dëgjuar muzikë.

Gjendje pritjeje automatike

Pajisja kalon automatikisht në modalitetin në pritje ose Standby pas rreth 15 minutash nëse televizori ose pajisja e jashtme shkëputet (funksioni USB, BT, Play-Fi) ose fiket.
Për ta fikur pajisjen komplet, hiqeni
spinën nga priza.
Ju lutemi fikeni pajisjen komplet për të
kursyer energji kur nuk e përdorni.
16
Page 17

Rivendosje e parametrave të fabrikës

Rivendosni pajisjen në konfigurimin standard
Në modalitetin në pritje, shtypni me radhë butonat [ , , vol-] në telekomandë, në ekran shfaqet "RESET" për të rivendosur parametrat e fabrikës të hostit.
Konfigurimi është aktiv, mbani shtypur butonin derisa në ekran të shfaqet "RESET" për ta rivendosur modulin Wi-Fi në parametrat standarde të fabrikës.

Menuja e konfigurimit

Aparati ju jep mundësi të konfiguroni parametrat standarde që t’ju ofrojë një eksperiencë edhe më të mirë.
1 Shtypni butonin (MENU) në
telekomandë për të hapur menunë.
2 Zgjidhni përmbajtjen me butonat /
(Lart / Poshtë) në telekomandë.
Ekrani
Përshkrim
Zgjidhni efektin e ekualizuesit (EQ)
Rregullo nivelin e basit
Rregullo nivelin e Treble
Vendos vonesën e audios
Rregullo volumin e kanalit të mesit
(vetëm TAB8805, TAB8905)
Rregullo volumin e kanalit të sipërm
(vetëm TAB8905)
Vendos ndriçimin e ekranit
Fik automatikisht ekranin
Aktivizo/çaktivizo tonin e tasteve
3 Shtypni (Enter) për të konfirmuar
zgjedhjen tuaj.
4 Ndryshoni vlerat fillestare për secilin prej
konfigurimeve me kursorë / (Majtas / Djathtas).
5 Shtypni (Enter) për të konfirmuar
zgjedhjen tuaj.
Për t’u kthyer në ekranin e mëparshëm.
dilni nga konfigurimet, shtypni (Mbrapa).
Nëse nuk shtypet asnjë buton brenda
5 sekondash, sistemi do të dalë automatikisht nga menuja.
EQ
Zgjidhni modalitetet paraprake të zërit sipas videos dhe muzikës suaj: MOVIE, MUSIC,
VOICE, SPORT, CUSTOM.
MOVIE: Krijoni një eksperiencë dëgjimi
rrethuese. Ideale për të parë filma.
MUSIC: Krijoni tingull stereo me dy
kanale ose shumë kanale. Ideal për të dëgjuar muzikë.
VOICE: krijoni efekt zëri që e bën zërin
e njeriut më të qartë dhe më të mirë për të dëgjuar.
SPORT: Krijoni një atmosferë sikur
shikoni ndeshje sportive në stadium.
CUSTOM: Personalizoni zërin
sipas preferencave tuaja. Duhet të konfigurohet nëpërmjet aplikacionit Fine Tune.
» Si standard, EQ është vendosur në
MOVIE.
BASS/TREBLE
Rregulloni nivelin e basit/Treble.
» BAS -5 ~ BAS +5 » TRB -5 ~ TRB +5 » Si standard, basi/Treble është
vendosur në 0.
AV SYNC
Vendosni vonesën e audios.
Përpunimi i imazhit të videos,
ndonjëherë më i gjatë se koha që duhet për të përpunuar sinjalin e audios. Kjo quhet "vonesë." Veçoria e vonesës së audios është bërë për të zgjidhur këtë vonesë.
Vendosni vonesën e audios, e cila
ofrohet vetëm për këtë modalitet luajtjeje. (Siç sigurohet në modalitetin e vonesës së audios HDMI ARC, modaliteti
Shqip
17
Page 18
i vonesës është i vlefshëm vetëm për HDMI ARC).
» AV00 ~ AV200 » Si standard, vonesa e audios është
vendosur në 00.
CENT (CENTER)
(vetëm TAB8805, TAB8905) Rregullo volumin e kanalit të mesit
» CTR -5 ~ CTR +5 » Si standard, volumi i kanalit të audios
është vendosur në 0.
TOP (vetëm TAB8905)
Rregullo volumin e kanalit të sipërm
» TOP +5 ~ TOP –5 » Si standard, tingulli i kanalit të sipërm
është vendosur në 0.
DIM
Vendosni ndriçimin e ekranit.
» DIM 03, DIM 02, DIM 01 » Si standard, errësuesi është vendosur
në DIM 03.
DISPLAY
Vendosni që ekrani të fiket automatikisht (përveç treguesit LED të Wi-Fi) pas 3 sekondash nëse nuk ndodh asnjë veprim nga përdoruesi.
» ON: Vendosni që ekrani të jetë
ndezur
» OFF: Vendosni që ekrani të jetë fikur » Si standard, ekrani është vendosur
në ON.

Punimi me Bluetooth

Duke përdorur Bluetooth, lidheni Soundbar me pajisjen Bluetooth (si iPad, iPhone, iPod touch, telefon Android, ose laptop), dhe më pas mund të dëgjoni skedarët audio të ruajtur në pajisje me anë të bokseve Soundbar.
1 Shtypni vazhdimisht butonin në
aparat ose në telekomandë për ta kaluar Soundbar në modalitetin e Bluetooth.
» NO BT shfaqet në ekran.
2 Në pajisjen e Bluetooth, ndizeni
Bluetooth, kërkoni dhe zgjidhni Philips TAB8905 për të filluar lidhjen (shikoni manualin e përdorimit të pajisjes Bluetooth se si të aktivizoni Bluetooth).
3 Prisni derisa të dëgjoni komentin me zë
nga Soundbar.
» Nëse lidhja bëhet me sukses,
BT shfaqet në ekran.
4 Zgjidhni dhe luani skedarë audio ose
muzikë në pajisjen Bluetooth.
Gjatë luajtjes, nëse vjen një
telefonatë, muzika ndalohet. Luajtja vazhdon kur telefonata përfundon.
Nëse pajisja Bluetooth mbështet
profilin AVRCP, në telekomandë mund të shtypni / për ta kapërcyer një këngë, ose shtypni për ta ndaluar/vazhduar luajtjen.
5 Për të dalë nga Bluetooth, zgjidhni një
burim tjetër.
Kur e riktheheni në modalitetin
Bluetooth, lidhja Bluetooth qëndron aktive.
Nëse doni ta lidhni Soundbar me një
pajisje tjetër Bluetooth, shtypni dhe mbani shtypur në telekomandë për ta shkëputur pajisjen Bluetooth të lidhur aktualisht.
KEY TONE
Aktivizo/çaktivizo tonin e tasteve
» ON: Vendoseni në ON » OFF: Vendoseni në OFF » Si standard, toni i tasteve është
vendosur në off.
18
Shënim
Një pajisje Bluetooth që mbështet profilin
Bluetooth A2DP, AVRCP dhe me Bluetooth versioni 4.2 + EDR.
Distanca funksionale maksimale mes
Soundbar dhe një pajisjeje Bluetooth është rreth 10 metra.
Nuk garantohet pajtueshmëria me të gjitha
pajisjet me Bluetooth.
Transmetimi streaming i muzikës mund të
ndërpritet nga pengesat mes pajisjes dhe Soundbar si muri, kasa metalike që mbulon pajisjen, ose pajisje të tjera pranë që punojnë në të njëjtën frekuencë.
Page 19

Punimi me AUX / OPTICAL / HDMI ARC

Sigurohuni që pajisja është e lidhur me televizorin ose pajisjen audio.
1 Shtypni vazhdimisht butonin
aparat ose në telekomandë për të zgjedhur modalitetin AUX, OPTICAL,
HDMI eARC/ARC, HDMI 1, HDMI 2.
2 Përdorimi i pajisjes audio direkt për
veçoritë e luajtjes.
3 Shtypni butonat VOL +/– për ta çuar
volumin në nivelin që doni.

Punimi me USB

Dëgjoni audio në një pajisje memorieje USB, si aparat MP3, memorie USB etj.
1 Vendosni pajisjen e memories USB.
Shqip
Këshillë
Gjatë kohës që jeni në modalitetin OPTICAL/
HDMI ARC, nëse nuk ka dalje zëri nga pajisja dhe treguesi i statusit pulson, mund t’ju duhet të aktivizoni daljen e sinjalit PCM ose Dolby Digital në pajisjen burim (p.sh. TV, DVD ose aparat Blu-ray).
Pajisja mund të mos jetë në gjendje t’i
dekodojë të gjitha formatet dixhitale audio nga burimi i hyrjes. Në këtë rast, pajisja do të heshtet. Ky nuk është defekt. Sigurohuni që konfigurimi i audios së burimit të hyrjes (p.sh., televizori, konsoli i lojërave, aparati DVD, etj.) të jetë vendosur në PCM ose Dolby Digital (Shikoni manualin e përdorimit të pajisjes së burimit të hyrjes për hollësi lidhur me konfigurimin e audios) me HDMI 1 / HDMI 2 / HDMI ARC / hyrje optike.
Në modalitetin HDMI, kur vendoset formati i
audios DOLBY ATMOS, në ekranin e Soundbar shfaqet DOLBY ATMOS.
Kur vendoset formati i audios DOLBY DIGITAL,
nëse aktivizohet tingulli rrethues, në ekran do të shfaqet DOLBY SURROUND, nëse tingulli rrethues fiket, në ekran do të shfaqet DOLBY AUDIO.
Kur vendoset formati i audios PCM, në ekranin
e Soundbar shfaqet PCM AUDIO.
Kur vendosni formatet e audios jo-PCM ose
DOLBY DIGITAL, nëse nuk ka dalje zëri nga aparati, në ekran shfaqet ERROR.
2 Shtypni vazhdimisht butonin në
aparat ose në telekomandë për të zgjedhur modalitetin USB.
3 Gjatë luajtjes:
Butoni Veprimi
/
Ky produkt mund të mos jetë i pajtueshëm me
disa lloje të caktuara të pajisjeve të memories me USB.
Nëse përdorni kabllo USB zgjatues, USB hub,
ose lexues multifunksional kartash, pajisja e memories USB mund të mos njihet.
Mos e hiqni këtë pajisje memorieje USB
ndërsa lexoni skedarët.
Pajisja mund të mbështetë pajisje USB me
memorie deri në 32 GB.
Kjo pajisje mund të luajë MP3 / WAV / FLAC.
Mbështet një portë USB: 5 V 500 mA.
Filloni, ndaloni ose vazhdoni luajtjen.
Kaloni te kënga e mëparshme ose kënga tjetër.
Këshilla
19
Page 20

Dëgjimi i Spotify

Përdoreni telefonin, tabletën ose kompjuterin si telekomandë për Spotify. Shkoni në spotify. com/connect për të mësuar se si.

Përditësimi i firmuerit

Për të marrë veçoritë dhe suportin më të mirë, përditësojeni produktin me versionin më të fundit të firmuerit.
Opsioni 1: Përditësojeni firmuerin nëpërmjet
aplikacionit Philips Sound (Cilësimet > PS Fine Tune)
Firmueri për MCU dhe DSP mund të përditësohet në versionin më të fundit nëpërmjet aplikacionit Philips Sound të mundësuar nga DTS Play-Fi. Ju lutemi shkoni te menuja e cilësimeve dhe zgjidhni opsionin PS Fine Tune për ta provuar. Nëse përditësimi ka dalë, ikona e përditësimit mund të shtypet për të kryer përditësimin automatikisht. Pasi ky produkt të lidhet me Wi-Fi, ai mund të marrë përditësimin e firmuerit over-the­air. Përditësojeni gjithnjë në versionin më të fundit të firmuerit për të përmirësuar performancën e këtij produkti.
Opsioni 2: Përditësojeni firmuerin nëpërmjet USB
1 Shikoni nëse në www.philips.com/
support gjendet versioni më i fundit i firmuerit. Kërkoni modelin tuaj dhe klikoni "Softuerët dhe drajverat".
2 Shkarkojeni firmuerin në një pajisje
memorieje USB.
3 Ndiqni udhëzimet për përditësimin e
firmuerit.
20
Page 21
5 Të dhënat e
produktit
Shënim
Të dhënat dhe dizajni mund të ndryshohen pa
u njoftuar.
Bluetooth / Wireless
Profilet Bluetooth: A2DP, AVRCP
Versioni i Bluetooth: 4.2 + EDR
Banda e frekuencave/Fuqia Output: 2400 MHz ~ 2483,5 MHz / 5 dBm
Rrezja e frekuencave 2,4 G Wireless/ Fuqia Output: 2400 MHz ~ 2483 MHz/ 6 dBm
Subwoofer
Furnizimi me energji: 100-240 V
50-60 Hz
Fuqia output: 180 W
Konsumi i energjisë: 35 W
Konsumi i energjisë në gjendje joaktive: < 0,5 W
Përgjigja e frekuencës: 35 Hz - 150 Hz
Impedanca: 3 Ω
Përmasat (Gje x La x The):
230 x 400 x 407 mm
Pesha: 8,2 kg
Temperatura e operimit: 0°C - 45°C
,
~
Telekomanda
Distanca/Këndi: 6 m/30°
Tipi i baterisë: CR2025
Shqip
Rrjeti që mbështetet
WiFi IEEE 802.11a/b/g/n/ac Banda e
frekuencave Wireless (Wi-Fi) / Fuqia e transmetuar e frekuencave radio
2,4 G Wi-Fi: 2400 MHz ~ 2483,5 MHz / 20 dBm
5,1 G Wi-Fi: 5150 MHz ~ 5350 MHz / 20 dBm
5,8 G Wi-Fi: 5725 MHz ~ 5850 MHz / 14 dBm
Aparati
Furnizimi me energji: 100-240 V~ 50/60 Hz
Fuqia output: 180 W
Konsumi i energjisë: 45 W
Konsumi në gjendje pritjeje: < 0,5 W
USB: 5 V 500 mA
Përgjigja e frekuencës: 150 Hz - 20 KHz
Ndjeshmëria input audio: 500 mV
Impedanca e bokseve: 8 Ω x 5
Përmasat (Gje x La x The): 1120 x 64 x 113 mm
Pesha: 3,7 kg
Temperatura e operimit: 0°C - 45°C
Formatet audio që mbështeten
HDMI eARC/ARC
Dolby Digital, Dolby Digital plus, Dolby True HD, Dolby Atmos®, LPCM 2ch/Mch, Dolby MAT.
HDMI IN1/ HDMI IN2
Dolby Digital, Dolby Digital plus, Dolby True HD, Dolby Atmos®, LPCM 2ch/Mch, Dolby MAT.
OPTICAL
Dolby Digital, Dolby Digital plus, LPCM 2ch
BLUETOOTH
SBC
USB
MP3 / WAV / FLAC
Video
Përmirësimi i videos: 4K Video Pass­through, Dolby Vision, HDR10, HDR10+, HLG
21
Page 22
6 Zgjidhja e
problemeve
Paralajmërim
Rrezik goditjeje elektrike. Asnjëherë mos e
hiqni kasën e produktit.
Për ta mbajtur garancinë të vlefshme, asnjëherë mos u mundoni ta riparoni produktin vetë. Nëse keni probleme me përdorimin e produktit, shikoni pikat e mëposhtme para se të kërkoni shërbime. Nëse ende keni problem, kërkoni ndihmë në www.philips.com/support.
Aparati
Butonat në aparatin kryesor nuk punojnë.
Shkëputeni furnizimin me energji për
disa minuta, pastaj lidheni përsëri.
Nuk ka energji
Sigurohuni që kordoni AC është lidhur si
duhet.
Sigurohuni që në prizën AC ka energji.
Shtypni butonin e gjendjes në pritje
(Standby) në telekomandë ose Soundbar për ta ndezur Soundbar.
Zëri
Nga boksi i Soundbar nuk ka zë.
Lidheni kabllon e audios nga Soundbar
në televizor ose në pajisje të tjera. Megjithatë, nuk ju duhet një lidhje e veçantë audio kur:
- Soundbar dhe televizori janë lidhur
me anë të lidhjes HDMI ARC, ose
- në konektorin HDMI IN në Soundbar
është lidhur një pajisje.
Zgjidhni hyrjen e duhur të audios në
telekomandë.
Sigurohuni që Soundbar nuk është
heshtur.
Rivendoseni këtë produkt në parametrat
e fabrikës (shiko "Apliko parametrat e fabrikës").
Nuk ka zë nga Subwoofer me valë.
Lidheni manualisht Subwoofer me
aparatin kryesor.
Ngrijeni volumin. Shtypni butonin e
rritjes së volumit në telekomandë ose në Soundbar.
Kur përdorni një prej hyrjeve digjitale,
nëse nuk ka audio:
- Provoni ta vendosni daljen e televizorit në PCM ose
- Lidhuni direkt me burimin Blu-ray/ burimin tjetër, disa televizorë nuk kalojën audio digjitale.
Televizori mund të jetë vendosur
në dalje audio të ndryshueshme. Kontrolloni nëse dalja audio është vendosur në FIXED ose STANDARD, jo në VARIABLE. Shikoni manualin e përdorimit të televizorit për më shumë informacion.
Nëse përdorni Bluetooth, sigurohuni që
volumi në pajisjen burim të jetë i ngritur dhe që pajisja nuk është heshtur.
Kur luajtja ngrin dhe nuk ka zë në
modalitetin e Wi-Fi, ju lutemi kontrolloni nëse rrjeti i shtëpisë suaj është normal.
Tingulli është i shtrembëruar ose ka eko.
Nëse luani audio nga televizori
nëpërmjet produktit, sigurohuni që televizori është heshtur.
Audio dhe televizori nuk janë të sinkronizuar.
Shtypeni për të sinkronizuar audion me
videon.
Bluetooth
Pajisja nuk mund të lidhet me Soundbar.
Pajisja nuk mbështet profilet e
pajtueshme që nevojiten për Soundbar.
Nuk keni aktivizuar funksionin Bluetooth
në pajisje. Shikoni manualin e përdorimit të pajisjes për të parë se si ta aktivizoni funksionin.
Pajisja nuk është lidhur si duhet. Lidheni
pajisjen si duhet.
Soundbar është lidhur tashmë me një
pajisje tjetër Bluetooth. Shkëputeni pajisjen e lidhur, pastaj provoni përsëri.
Cilësia e luajtjes së audios nga një pajisje Bluetooth është e dobët.
Sinjali i Bluetooth është i dobët. Afrojeni
pajisjen me Soundbar, ose hiqni çdo pengesë mes pajisjes dhe Soundbar.
22
Page 23
Nuk gjej dot emrin e Bluetooth të këtij aparati në pajisjen time Bluetooth
Sigurohuni që funksioni Bluetooth është
i aktivizuar në pajisjen tuaj Bluetooth.
Lidheni përsëri aparatin me pajisjen
Bluetooth.
Wi-Fi
Nuk është bërë lidhja Wi-Fi.
Shikoni disponueshmërinë e rrjetit WLAN
në router.
Vendoseni routerin më pranë routerit
Wi-Fi në aparat.
Sigurohuni që fjalëkalimi është i saktë.
Kontrolloni funksionin WLAN ose
rindizeni modemin dhe routerin Wi-Fi.
Dolby Atmos
Nuk është e mundur të arrihen efektet e Dolby Atmos.
Për lidhjet jo-HDMI (si përdorimi i USB,
Bluetooth, OPTICAL ose AUDIO IN), lartësia e efekteve rrethuese është e kufizuar. Shikoni pjesën e "Dolby Atmos" për të parë se si të arrini efektet më të mira të Dolby Atmos.
Play-Fi
Nuk është e mundur të gjenden pajisjet që mbështetin Play-Fi në aplikacion.
Sigurohuni që pajisja është lidhur me
Wi-Fi.
Nuk është e mundur të luhet muzikë Play-Fi.
Disa shërbime ose përmbajtje rrjeti që
disponohen përmes pajisjes, mund të mos jenë të përdorshme në rast se ofruesi i shërbimit e mbyll shërbimin e tij.
Nëse konfigurimi për herë të parë nuk
bëhet me sukses, mbylleni aplikacionin Philips Sound të mundësuar nga DTS Play-Fi. Hapeni përsëri aplikacionin.
Kur boksi vendoset në Stereo Pairs
ose Surround Sound, boksi duhet të shkëputet nga aplikacioni para se të përdoret veçmas.
Telekomanda nuk punon
Para se të shtypni ndonjë buton për
kontrollimin e luajtjes, në fillim zgjidhni burimin e duhur.
Afrojeni më shumë telekomandën me
pajisjen.
Vendoseni baterinë duke i pozicionuar
polaritetet (+/-) siç është treguar.
Ndërroni baterinë.
Drejtojeni telekomandën direkt në
sensorin përpara pajisjes.
Ky është një funksion fikjeje pas 15 minutash, një nga kërkesat e standardit ERPII për të kursyer energji
Kur niveli i sinjalit hyrës të jashtëm të
pajisjes është tepër i ulët, aparati do të fiket automatikisht pas 15 minutash. Ju lutem rritni volumin e pajisjes së jashtme.
Subwoofer është në gjendje pritjeje ose Subwoofer nuk ndizet
Ju lutemi shkëputeni kordonin e
energjisë nga priza e energjisë, dhe lidheni përsëri pas 3 minutash për të rivendosur parametrat e Subwoofer.
Shqip
23
Page 24

Markat tregtare:

Për patentat DTS, shikoni http://patents. dts.com. Prodhuar me licencë nga DTS, Inc. (për kompanitë me seli në SHBA/Japoni/ Tajvan) ose me licencë nga DTS Licensing Limited (për të gjitha kompanitë e tjera). DTS, Play-Fi dhe logoja DTS Play-Fi janë marka të regjistruara tregtare ose marka tregtare të DTS, Inc. në Shtetet e Bashkuara dhe në shtete të tjera. ©2020 DTS, Inc. TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA.
Softueri Spotify është subjekt i licencave të palëve të treta që gjenden këtu: www.spotify. com/connect/third-party-licenses
Termat HDMI, HDMI High-Definition Multimedia Interface dhe logoja HDMI janë marka tregtare ose marka të regjistruara tregtare të HDMI Licensing Administrator, Inc.
Logoja Wi-Fi CERTIFIED™ është një markë e regjistruar tregtare e Wi-Fi Alliance®.
Google, Google Play dhe Chromecast janë marka tregtare të Google LLC. Google Assistant nuk është i disponueshëm në disa gjuhë dhe shtete të caktuara.
Për të kontrolluar këtë boks me AirPlay 2, nevojitet iOS 11. 4 ose më i ri. Përdorimi i punimeve me distinktivin Apple do të thotë se një aksesor është përcaktuar të funksionojë me teknologjinë e identifikuar në distinktiv dhe është certifikuar nga markat tregtare të Apple Inc., e regjistruar në SHBA dhe në shtete të tjera.
Apple® dhe AirPlay® janë marka tregtare të Apple Inc., e regjistruar në SHBA dhe në shtete të tjera.
Dolby, Dolby Vision, Dolby Atmos dhe simboli me dy D janë marka të regjistruara tregtare të Dolby Laboratories Licensing Corporation. Prodhuar me licencë nga Dolby Laboratories. Punime konfidenciale të papublikuara. Copyright © 2012-2020 Dolby Laboratories. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Fjala dhe logot Bluetooth® janë marka të regjistruara tregtare që zotërohen nga Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i këtyre markave nga MMD Hong Kong Holding Limited bëhet me licencë. Markat dhe emrat tregtarë të tjerë janë të pronarëve të tyre përkatës.
24
Page 25
Specifikimet janë objekt ndryshimi pa njoftim. Ju lutemi vizitoni https://www.philips.com/support për përditësimet dhe
dokumentet më të fundit. Philips dhe Philips Shield Emblem janë marka tregtare të regjistruara të
Koninklijke Philips N.V. dhe përdoren me licencë. Ky produkt është prodhuar nga, dhe shitet nën përgjegjësinë e MMD Hong Kong Holding Limited, ose të një prej filialeve të tij, dhe MMD Hong Kong Holding Limited është garantuesi i vetëm në lidhje me këtë produkt.
Loading...