Philips 32PHS6825/60 operating instructions [al]

Register your product and get support at
www.philips.com/TVsupport
Manual përdorimi
6825 series
32PHS6825

Përmbajtja

1 Merrni mbështetje 3
1.1 Identifikimi dhe regjistrimi i televizorit 3
3
1.3 Kujdesi për klientin / Riparimi 3
2 Softueri 4
2.1 Përditëso softuerin 4
2.2 Versioni i softuerit 4
2.3 Përditësimi automatik i softuerit 4
2.4 Shfaqja e historikut të përditësimeve të softuerit
4
3 Udhëzuesi i shpejtë 6
3.1 Telekomanda 6
3.2 Sensori infrakuq 7
3.3 Leva - Komandim lokal 7
4 Konfigurimi 9
4.1 Lexoni për sigurinë 9
4.2 Vendosja e televizorit 9
4.3 Ndezja e televizorit 9
5 Lidhjet 11
5.1 Udhëzuesi i lidhjeve 11
5.2 Antena 11
5.3 Satelitori 11
5.4 Pajisja e videos 11
5.5 Pajisja e zërit 11
5.6 Pajisja celulare 12
5.7 Pajisje të tjera 13
6 Ndërrimi i burimit 16
6.1 Lista e burimeve 16
6.2 Riemërtimi i pajisjes 16
7 Kanalet 17
7.1 Rreth kanaleve dhe ndërrimit të tyre 17
7.2 Instalimi i kanalit 17
7.3 Lista e kanaleve 23
7.4 Kanalet e preferuara 24
7.5 Teleteksti 25
8 Guida televizive 27
8.1 Çfarë ju duhet 27
8.2 Përdorimi i guidës televizive 27
9 Regjistrimi dhe pushimi i televizorit
29
9.1 Regjistrimi 29
9.2 Pushimi i televizorit 30
10 Videot, fotografitë dhe muzika 31
10.1 Nga një lidhje USB 31
10.2 Nga kompjuteri ose NAS 31
10.3 Fotografitë 31
10.4 Foto 360 32
10.5 Video 32
10.6 Muzikë 33
11 Hapja e menysë së cilësimeve të televizorit
34
11.1 Pamja e përgjithshme e menysë kryesore 34
11.2 "Cilësimet e shpeshta" dhe "Të gjitha cilësimet"
34
11.3 Të gjitha cilësimet 34
12 Me valë dhe rrjetet 44
12.1 Rrjeti i shtëpisë 44
12.2 Lidhja në rrjet 44
12.3 Cilësimet e lidhjes me valë dhe të rrjeteve 44
13 Smart TV 46
13.1 Konfigurimi i "Smart TV" 46
13.2 Faqja kryesore e "Smart TV" 46
13.3 Galeria e aplikacioneve 46
13.4 Video me porosi 46
14 "Netflix" 47 15 Amazon Prime Video 48 16 YouTube 49 17 Mjedisore 50
17.1 Etiketa evropiane e energjisë 50
17.2 Fleta e produktit 50
17.3 Fundi i përdorimit 50
18 Specifikimet 51
18.1 Energjia 51
18.2 Marrja 51
18.3 Rezolucioni i ekranit 51
18.4 Rezolucioni i mbështetur hyrës - Video 51
18.5 Rezolucioni i mbështetur hyrës - Kompjuteri
51
18.6 Zëri 51
18.7 Multimedia 51
18.8 Lidhja 52
19 Zgjidhja e problemeve 53
19.1 Këshilla 53
19.2 Aktivizimi 53
19.3 Telekomanda 53
19.4 Kanalet 53
19.5 Satelitori 54
19.6 Figura 54
19.7 Zëri 55
19.8 HDMI 56
19.9 USB 56
19.10 Wi-Fi dhe Internet 56
19.11 Gjuhë e gabuar e menysë 56
20 Siguria dhe kujdesi 58
20.1 Siguria 58
20.2 Kujdesi për ekranin 59
21 Kushtet e përdorimit 60 22 Të drejtat e autorit 61
22.1 HDMI 61
22.2 Dolby Audio 61
22.3 DTS-HD (kursive) 61
22.4 Wi-Fi Alliance 61
22.5 Markat e tjera tregtare 61
23 Burim i hapur 62
23.1 Softueri me burim të hapur 62
23.2 Licenca e burimit të hapur 62
24 Mohim në lidhje me shërbimet dhe/ose softuerët e ofruar nga palët e treta 66
Tregues 67
2
1
Merrni mbështetje
1.1
Identifikimi dhe regjistrimi i televizorit
Identifikoni televizorin - modelin e televizorit dhe numrin e serisë
Mund t'ju kërkohet të jepni numrin e modelit dhe numrin e serisë së televizorit. Këta numra gjenden në etiketën e paketimit ose në etiketën e llojit, e cila ndodhet në pjesën e pasme ose të poshtme të televizorit.
Regjistrimi i televizorit
Përditësimi i softuerit - Kontrolloni për përditësime të disponueshme të softuerit.
Manuali i përdorimit - Lexoni manualin e përdorimit për informacion rreth televizorit.
Diagnostikimi - Gjeni një zgjidhje për pyetjet e shpeshta.
Cilësimet e fabrikës - Rivendosni të gjitha cilësimet në vlerat e fabrikës.
Riinstalo televizorin - Kryeni sërish instalimin e plotë të televizorit.
Informacioni i kontaktit - Shfaqni numrin e telefonit ose adresën e internetit për shtetin apo rajonin ku ndodheni.
* Renditja e kanaleve është e zbatueshme vetëm për disa shtete.
** Cilësimi "Ambilight" ofrohet vetëm për modelet që mbështesin funksionin "Ambilight".
Regjistrojeni televizorin dhe shijoni një sërë përfitimesh, duke përfshirë mbështetje të plotë (duke përfshirë ngarkimet), hyrje të privilegjuar në informacionet mbi produktet e reja, uljet e çmimeve dhe ofertat ekskluzive, mundësinë për të fituar çmime, madje dhe për të marrë pjesë në anketime të posaçme për produktet e reja.
Shkoni te www.philips.com/TVsupport
1.2
Ndihma për televizorin dhe manuali i përdorimit
(Kryefaqja) > Cilësimet > Ndihma Mund të përdorni funksionin "Ndihmë" për të
diagnostikuar dhe për të marrë më shumë informacione rreth televizorit.
Informacion i itelevizorit - Shfaqja e emrit të
modelit, numrit të serisë dhe versionit të softuerit në televizor.
Udhëzime për - Mund të shihni udhëzime për instalimin e kanaleve, renditjen e kanaleve*, përditësimin e softuerit të televizorit, lidhjen e pajisjeve të jashtme dhe përdorimin e funksioneve inteligjente në televizor.
1.3
Kujdesi për klientin / Riparimi
Për mbështetjen dhe riparimin e televizorit, telefononi kujdesin për klientin në vendin tuaj. Teknikët tanë të shërbimit do të kujdesen për riparimin, nëse nevojitet.
Gjeni numrin e telefonit të printuar në dokumentacionin e pajisur me televizorin. Ose konsultohuni me faqen tonë të internetit www.philips.com/TVsupport dhe zgjidhni shtetin nëse nevojitet.
Numri i modelit dhe numri i serisë i televizorit
Mund t'ju kërkohet të jepni numrin e modelit dhe numrin e serisë së televizorit. Këta numra gjenden në etiketën e paketimit ose në etiketën e llojit, e cila ndodhet në pjesën e pasme ose të poshtme të televizorit.
Paralajmërim
Mos u përpiqni ta riparoni vetë televizorin. Kjo mund të shkaktojë lëndime të rënda, dëmtime të pariparueshme në televizor ose mund ta bëjë garancinë të pavlefshme.
Kontrollo televizorin - Mund të kontrolloni nëse figura, zëri dhe "Ambilight"** funksionojnë mirë gjatë luajtjes së një videoklipi të shkurtër.
Kontrollo rrjetin - Kontrolloni lidhjen me rrjetin.
Kontrollo telekomandën - Kryeni testin për të verifikuar funksionalitetin e telekomandës së pajisur me televizorin.
Shfaq historikun për sinjalin e dobët - Shfaqni listën e numrave të kanaleve që janë ruajtur automatikisht kur sinjali kishte fuqi të dobët.
3
2
Softueri
2.1
Përditëso softuerin
Kërkimi për përditësime
Përditësimi nga interneti
(Kryefaqja) > Cilësimet > Përditëso softuerin > Kërkimi i përditësimeve > Interneti (Rekomandohet)
Kërkoni vetë përditësimin e softuerit.
• Nëse televizori është lidhur me internetin, mund të merrni një mesazh për përditësimin e softuerit të televizorit. Nevojitet lidhje interneti me shpejtësi të lartë (përshtatës me bandë të gjerë). Nëse merrni mesazh të tillë, ju rekomandojmë ta kryeni përditësimin.
• Gjatë përditësimit të softuerit nuk ka figurë dhe televizori do të fiket dhe rindizet. Kjo mund të ndodhë disa herë. Përditësimi mund të zgjasë disa minuta.
• Prisni derisa të shfaqet sërish figura në televizor. Mos shtypni butonin e energjisë në televizor ose në telekomandë gjatë përditësimit të softuerit.
do të fillojë automatikisht. Televizori fiket vetë për 10 sekonda dhe rindizet automatikisht. Prisni.
Mos . . .
• e përdorni telekomandën
• e hiqni pajisjen e memories USB nga televizori
• shtypni dy herë
• shtypni butonin e energjisë në televizor Televizori fiket vetë (për 10 sekonda) dhe rindizet automatikisht. Prisni.
Softueri i televizorit u përditësua. Mund ta përdorni sërish televizorin. Për të parandaluar përditësimin aksidental të softuerit të televizorit, fshini skedarin autorun.upg nga pajisja e memories USB.
Përditësimet lokale
(Kryefaqja) > Cilësimet > Përditëso softuerin > Kërkimi i përditësimeve > USB > Përditësimet lokale.
Për shitësit dhe përdoruesit ekspertë.
2.2
Përditësimi nga USB
(Kryefaqja) > Cilësimet > Përditëso softuerin > Kërkimi i përditësimeve > USB
• Për të ngarkuar softuerin në televizor, ju nevojitet një kompjuter me lidhje të shpejtë interneti dhe një pajisje memorieje USB.
• Përdorni një pajisje memorieje USB me hapësirë të lirë 512 MB. Sigurohuni që mbrojtja ndaj shkrimit të mos jetë aktive.
1 - Nisja e përditësimit në televizor
Zgjidhni Përditësimi i softuerit > Kërkimi i përditësimeve > USB dhe më pas shtypni OK. 2 - Identifikimi i televizorit
Futni memorien USB në një nga lidhjet e USB në televizor. Zgjidhni Nisje dhe shtypni OK. Te pajisja e memories USB do të shkruhet një skedar identifikimi.
3 - Shkarkimi i softuerit të televizorit
- Futni memorien USB në kompjuter.
- Në pajisjen e memories USB gjeni skedarin update.html dhe klikojeni dy herë.
- Klikoni Dërgo ID-në.
- Nëse disponohet softuer i ri, shkarkoni skedarin .zip.
- Pas shkarkimit, shpaketoni skedarin dhe kopjoni skedarin autorun.upg në pajisjen e memories USB.
- Këtë skedar mos e vendosni në dosje.
4 - Përditësimi i softuerit të televizorit
Futeni sërish në televizor memorien USB. Përditësimi
Versioni i softuerit
(Kryefaqja) > Cilësimet > Përditësimi i softuerit > Të dhënat e softuerit aktual
Për të parë versionin aktual të softuerit të televizorit.
2.3
Përditësimi automatik i softuerit
(Kryefaqja) > Cilësimet > Përditësimi i softuerit > Përditësimi automatik i softuerit
Aktivizimi i përditësimit automatik të softuerit për të përditësuar softuerin e televizorit automatikisht. Lëreni televizorin në pritje.
Kur cilësimi aktivizohet, përditësimi shkarkohet kur televizori është i ndezur dhe instalohet 15 minuta pasi televizori ka kaluar në pritje (për sa kohë që nuk keni planifikuar regjistrime apo alarme të tjera). Kur cilësimi çaktivizohet, do të shfaqet OSD-ja "Përditëso tani" / "më vonë".
4
2.4
Shfaqja e historikut të përditësimeve të softuerit
(Kryefaqja) > Cilësimet > Përditësimi i softuerit > Shfaqja e historikut të përditësimeve të softuerit
Shfaqni listën e versioneve të softuerit që janë përditësuar me sukses në televizor.
5
3
Udhëzuesi i shpejtë
3.1
Telekomanda
Bateritë dhe pastrimi
Ndërrimi i baterive
Nëse televizori nuk reagon ndaj shtypjes së tasteve të telekomandës, kësaj mund t'i kenë rënë bateritë.
Për të ndërruar bateritë, hapni folenë e baterive në anën e pasme të telekomandës.
1 - Rrëshqitni kapakun e folesë së baterive në drejtimin që tregohet me shigjetë. 2 - Ndërroni bateritë e vjetra me 2 bateri të llojit AAA-R03-1,5 V . Sigurohuni që polet + dhe - të baterive të vendosen siç duhet.
1 - Në pritje / Aktive Për të ndezur televizorin ose për ta kthyer në pritje.
2 - INFO Për të hapur ose mbyllur informacionin e programit.
3 - SOURCES Për të hapur menynë "Burimet".
4 - Kërkimi Për të hapur faqen e kërkimeve të "Smart TV".
Mesatar
3 - Rivendosni kapakun e folesë së baterive dhe rrëshqiteni në vend derisa të puthitet.
• Hiqini bateritë nëse nuk e përdorni telekomandën për kohë të gjatë.
• Hidhini bateritë e vjetra sipas udhëzimeve të përfundimit të përdorimit.
Pastrimi
Telekomanda është e veshur me një shtresë rezistente ndaj gërvishtjeve.
Për ta pastruar telekomandën, përdorni një leckë të butë e të lagur. Mos përdorni asnjëherë mbi telekomandë substanca si alkooli, kimikatet ose solucionet pastruese për shtëpinë.
Përmbledhje e tasteve
Pjesa e sipërme
1 - Tasti OK
Për të konfirmuar zgjedhjen ose cilësimin. Për të hapur listën e kanaleve ndërsa shikoni televizori nëse shërbimi interaktiv nuk disponohet.
2 - BACK Për të mbyllur një meny pa ndryshuar cilësimin.
3 - Luajtja dhe regjistrimi
• Play , për të luajtur.
• Pushim , për të pushuar luajtjen.
• Ndalo , për të ndaluar luajtjen.
• Kthim pas , për t'u kthyer pas.
• Shpejt përpara , për të kaluar shpejt përpara.
• Regjistro , për të filluar regjistrimin. 4 - Tastet me ngjyra
Zgjedhje direkte e opsioneve. Tasti blu hap funksionin Ndihma.
5 - Tastet me shigjeta / e navigimit Për të naviguar lart, poshtë, majtas ose djathtas.
6 - Kryefaqja
6
Për të hapur menynë kryesore. 7 - OPTIONS
Për të hapur ose mbyllur menynë "Opsionet".
Nga poshtë
1 -
Për të hapur direkt aplikacionin "Netflix". Me televizorin ndezur ose nga modaliteti i pritjes.
• Nëse keni një pajtim anëtarësie "Netflix", mund të shijoni "Netflix" në këtë televizor. Televizori duhet të jetë i lidhur me internetin.
• Shtypni për të hapur aplikacionin "Netflix". "Netflix" mund ta hapni menjëherë nga një televizor në pritje. www.netflix.com
2 - Heshtja / Volumi Shtypni në mes për të hequr zërin ose për ta rikthyer. Shtypni + ose - për të rregulluar nivelin e volumit.
3.2
Sensori infrakuq
Televizori mund të marrë komanda edhe nga një telekomandë që përdor IR (rreze infrakuqe) për të dërguar komanda. Nëse përdorni telekomandë të tillë, sigurohuni gjithmonë që ta drejtoni telekomandën nga sensori infrakuq në pjesën e përparme të televizorit.
Paralajmërim
Mos vendosni objekte para sensorit infrakuq të televizorit pasi mund të bllokojë sinjalin.
3.3
Leva - Komandim lokal
Tastet në televizor Nëse ju ka humbur telekomanda ose i kanë rënë
bateritë, mund të kryeni gjithsesi disa veprime bazë në televizor.
Për të hapur menynë bazë…
3 - Tastet numerike Për të zgjedhur direkt një kanal.
4 - TEXT Për të hapur ose mbyllur "Teletekstin".
5 - - EXIT Shtypni në mes për t'u kthyer te shikimi i televizorit. Për të mbyllur një aplikacion interaktiv televiziv. Shtypni + ose - për të kaluar te kanali vijues ose i mëparshëm në listën e kanaleve. Për të hapur faqen vijuese ose të mëparshme tek "Teleteksti".
6 - SMART TV Për të hapur faqen kryesore të "Smart TV".
7 - YouTube Për ta hapur drejtpërdrejtë aplikacionin "YouTube".
8 - Guida televizive / Lista e kanaleve Për të hapur ose mbyllur guidën televizive. Mbajeni shtypur për të hapur listën e kanaleve.
1 - Me televizorin të ndezur, shtypni tastin e levës në pjesën e pasme të televizorit për të shfaqur menynë. 2 - Shtypni majtas ose djathtas për të zgjedhur "Volumin", "Kanalin" ose "Burimet". Zgjidhni "Demonstrim" për të nisur një film demonstrues.
3 - Shtypni lart ose poshtë për të rregulluar volumin ose për t'u sintonizuar në kanalin vijues ose atë të mëparshëm. Shtypni lart ose poshtë për të kaluar nëpër listën e burimeve, duke përfshirë zgjedhjen e sintonizuesit.
7
Menyja do të zhduket automatikisht.
8
4
Montimi në mur
Konfigurimi
4.1
Lexoni për sigurinë
Lexoni udhëzimet e sigurisë përpara se të përdorni televizorin.
Për të lexuar udhëzimet, te Ndihma > Manuali i përdorimit, shtypni tastin me ngjyrë Termat dhe kërkoni Siguria dhe kujdesi.
4.2
Vendosja e televizorit
Këshilla mbi vendosjen
• Pozicionojeni televizorin në vende ku drita nuk bie drejtpërdrejt në ekran.
• Pozicionojeni televizorin deri në 15 cm larg murit.
• Distanca ideale për të parë televizor është 3 herë sa gjatësia diagonale e ekranit. Kur jeni të ulur, sytë duhet të jenë në një nivel me mesin e ekranit.
Televizori juaj është i përgatitur gjithashtu për suport muri të standardit VESA (shitet veçmas). Përdorni kodin e mëposhtëm VESA gjatë blerjes së suportit të murit. . .
• 32PHS6825
VESA MIS-F 100x100, M4 (Minimumi 8 mm, maksimumi 10 mm)
• 43PFS6825
VESA MIS-F 200x100, M6 (A: Minimumi 12 mm, maksimumi 16 mm / B: Minimumi 6 mm, maksimumi 10 mm)
Shënim:
Mbajeni televizorin larg burimeve që prodhojnë pluhur, si p.sh. sobat. Sugjerohet t'i pastroni rregullisht pluhurat për të shmangur futjen e tij në televizor.
Bazamenti i televizorit
Udhëzimet për montimin e bazamentit të televizorit mund t'i gjeni në udhëzuesin e shpejtë që vjen me televizorin. Në rast se ju ka humbur ky udhëzues, mund ta shkarkoni nga www.philips.com/TVsupport.
Përdorni numrin e modelit të televizorit për të kërkuar e shkarkuar Udhëzuesin e shpejtë.
Përgatitja
Sigurohuni që vidat metalike për montimin e televizorit me suport të standardit VESA të futen rreth 10 mm në bokullat e filetuara të televizorit.
Kujdes
Montimi i televizorit në mur kërkon ekspertizë dhe duhet të kryhet vetëm nga personeli i kualifikuar. Montimi i televizorit në mur duhet të përmbushë standardet e sigurisë sipas peshës së televizorit. Gjithashtu, lexoni masat paraprake të sigurisë para pozicionimit të televizorit. "TP Vision Europe B.V." nuk mban përgjegjësi për montimin e pasaktë apo montime të tjera që mund të shkaktojnë aksident ose lëndim.
4.3
Ndezja e televizorit
9
Lidhja e kordonit elektrik
• Futni kordonin elektrik në folenë POWER në pjesën e pasme të televizorit.
• Sigurohuni që kordoni elektrik të jetë futur mirë në fole.
• Sigurohuni që mund ta arrini gjithmonë spinën te priza në mur.
• Kur hiqni kordonin nga priza, tërhiqni gjithmonë spinën dhe asnjëherë kordonin.
Edhe pse televizori ka konsum shumë të ulët energjie gjatë qëndrimin në pritje, hiqeni nga priza për të kursyer energji nëse nuk e përdorni për kohë të gjata.
Aktiv ose në pritje
Përpara se të ndizni televizorin, sigurohuni që të lidhni rrjetin elektrik në folenë POWER në pjesën e pasme të televizorit.
Aktivizimi
• Shtypni tastin e vogël të levës në pjesën e pasme të televizorit.
Kalimi në modalitet pritjeje
Për ta kaluar televizorin në pritje, shtypni në telekomandë. Mund të shtypni edhe tastin e vogël të levës në pjesën e pasme të televizorit.
Në modalitetin e pritjes, televizori është ende i lidhur me rrjetin elektrik, por konsumon shumë pak energji.
Për ta fikur plotësisht televizorin, shkëputni spinën. Gjatë shkëputjes së prizës, tërhiqni gjithmonë spinën dhe asnjëherë kordonin. Sigurohuni që të mund ta arrini gjithmonë spinën, kordonin elektrik dhe prizën.
10
5
Lidhjet
5.1
Udhëzuesi i lidhjeve
Gjithmonë lidheni pajisjen me televizorin me lidhjen më cilësore të mundshme. Gjithashtu, përdorni kabllo të cilësisë së lartë për të garantuar transferim të mirë të figurës dhe zërit.
Kur lidhni një pajisje, televizori e njeh llojin e saj dhe i jep secilës pajisje emrin e saktë të llojit. Mund ta ndryshoni emrin e llojit nëse dëshironi. Nëse pajisjes i caktohet emri i duhur i llojit, televizori kalon automatikisht në cilësimet e tij ideale kur kaloni te kjo pajisje në menynë "Burimet".
5.4
Pajisja e videos
5.2
Antena
Futeni mirë fishën e antenës në folenë Antena në pjesën e pasme të televizorit.
Mund të lidhni antenën tuaj ose sinjalin e antenës nga një sistem shpërndarjeje të sinjalit të antenës. Përdorni fole antene RF IEC për koaksial 75 om.
Përdoreni këtë lidhje antene për sinjale hyrëse DVB-T dhe DVB-C.
HDMI
Lidhja HDMI ka cilësinë maksimale të figurës dhe të zërit.
Për transferimin e sinjalit me cilësi maksimale, përdorni kabllo HDMI të shpejtësisë së lartë dhe mos përdorni kabllo HDMI më të gjatë se 5 m, dhe gjithashtu lidhni pajisje që mbështesin HDR në çdonjërën nga lidhjet HDMI.
5.3
Satelitori
Lidhni fishën satelitore tip "F" me folenë satelitore SAT në pjesën e pasme të televizorit.
Mbrojtja nga kopjimi
Foletë HDMI mbështesin HDCP (mbrojtje e materialeve dixhitale të shpejtësisë së lartë). HDCP është një sinjal i mbrojtjes nga kopjimi që parandalon kopjimin e materialeve nga disku DVD ose disku Blu­ray. Përmendet gjithashtu edhe si DRM (menaxhim i të drejtave dixhitale).
11
5.5
Pajisja e zërit
HDMI ARC
HDMI ARC (Audio Return Channel;kanali i kthimit të
zërit) ka vetëm HDMI 1 në televizor. Nëse edhe pajisja, zakonisht sistem kinemaje në
shtëpi (HTS), ka lidhje HDMI ARC, lidheni me HDMI 1 në televizor. Me lidhjen "HDMI ARC" nuk është e nevojshme të lidhni kabllo shtesë audioje që dërgon zërin e figurës së televizorit drejt sistemit të kinemasë. Lidhja "HDMI ARC" i kombinon të dy sinjalet.
Kufjet
Mund të lidhni një palë kufje në lidhjen në pjesën anësore të televizorit. Lidhja është minifole 3,5 mm. Volumin e kufjeve mund ta rregulloni veçmas.
5.6
Pajisja celulare
Dalja e zërit dixhital - Optike
Dalja e audios - Optike është lidhje zëri e cilësisë së lartë.
Kjo lidhje optike mund të transmetojë audio
5.1-kanalëshe. Nëse pajisja juaj, zakonisht sistemi i kinemasë (HTS), nuk ka lidhje HDMI ARC, mund ta përdorni këtë lidhje me lidhjen Dalja e audios - Optike në HTS. Lidhja Dalja e audios - Optike e dërgon zërin nga televizori në HTS.
Pasqyrimi i ekranit
Rreth pasqyrimit të ekranit
Mund të shikoni fotografitë ose të luani muzikë dhe video nga pajisja celulare në televizor me pasqyrimin e ekranit. Pajisja celulare dhe televizori duhet të jenë brenda rrezes, që zakonisht do të thotë që të jenë në të njëjtën dhomë.
Përdorimi i pasqyrimit të ekranit Aktivizoni pasqyrimin e ekranit
Shtypni  SOURCES > Pasqyrimi i ekranit Ndarja e ekranit në televizor
1 - Aktivizoni pasqyrimin e ekranit në pajisjen celulare. 2 - Në celular, zgjidhni televizorin. (Ky televizor do të shfaqet me emrin e modelit) 3 - Zgjidhni emrin e televizorit në celular, dhe pas lidhjes, mund të shijoni përdorimin e pasqyrimit të ekranit.
Ndalimi i ndarjes
Ndarjen e ekranit mund të ndaloni nga televizori ose nga pajisja celulare.
Nga pajisja
12
Me aplikacionin që përdorni për të nisur pasqyrimin e ekranit, mund të shkëputeni dhe të ndaloni shikimin e ekranit të pajisjes në televizor. Televizori do të rikthehet në programin e fundit të zgjedhur.
Nga televizori
Për të ndaluar shikimin e ekranit të pajisjes në televizor, mund të . . .
Vonesa e ekranit
Vonesa normale gjatë ndarjes së ekranit me pasqyrimin e ekranit është rreth 1 sekondë. Ajo mund të zgjasë më shumë nëse përdorni pajisje të vjetra me fuqi më të ulët procesimi.
• shtypni EXIT për të parë një teletransmetim
• shtypni (Kryefaqja) për të nisur një veprim tjetër në televizor
• shtypni SOURCES për të hapur menynë "Burimet" dhe të zgjidhni një pajisje të lidhur.
Bllokimi i pajisjes
Në kërkesën e parë për lidhje që merrni nga pajisja, ajo mund të bllokohet. Kërkesa e dërguar nga kjo pajisje dhe të gjitha kërkesat e tjera në të ardhmen do të anashkalohen.
Për të bllokuar një pajisje... Zgjidhni Blloko... dhe shtypni OK.
Zhbllokimi i të gjitha pajisjeve
Të gjitha pajisjet e lidhura më parë, si dhe pajisjet e bllokuara ruhen në listën e lidhjeve të pasqyrimit të ekranit. Nëse e fshini këtë listë, të gjitha pajisjet e bllokuara do të zhbllokohen.
Për të zhbllokuar të gjitha pajisjet…
Aplikacionet - Aplikacioni telekomandues "Philips"
Me aplikacionin e telekomandës, mund të komandoni mediat që keni përreth. Dërgoni foto, muzikë ose video në ekranin e madh të televizorit ose shikoni kanalet televizive drejtpërdrejt në tabletë ose celular. Kërkoni çfarë dëshironi të shikoni në "Guidën televizive" dhe shikojeni në celular ose në televizor. Me këtë aplikacion, mund ta përdorni celularin si telekomandë*.
Shkarkojeni sot aplikacionin Philips TV Remote nga dyqani i preferuar i aplikacioneve.
Aplikacioni i telekomandës "Philips" ofrohet për sistemet "iOS" dhe "Android" dhe është pa pagesë.
5.7
Pajisje të tjera
Moduli CAM me kartë "Smart" - CI+
(Kreu) > Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Lidhjet me valë dhe rrjetet > Me tel ose me "Wi-Fi" > Rivendos lidhjet e pasqyrimit të ekranit.
Bllokimi i një pajisjeje të lidhur më parë
Nëse dëshironi të bllokoni një pajisje që keni lidhur më parë, fillimisht duhet të fshini listën e lidhjeve të pasqyrimit të ekranit. Nëse e fshini këtë listë, do t''ju duhet të rikonfirmoni ose ribllokoni lidhjen për çdo pajisje.
Rivendosja e lidhjeve të pasqyrimit të ekranit
Të gjitha pajisjet e lidhura më parë ruhen në listën e lidhjeve të pasqyrimit të ekranit.
Për të spastruar të gjitha pajisjet e lidhura me pasqyrimin e ekranit…
(Kreu) > Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Lidhjet me valë dhe rrjetet > Me tel ose me "Wi-Fi" > Rivendos lidhjet e pasqyrimit të ekranit.
Rreth CI+
Televizori është gati për modulin e hyrjes së kushtëzuar CI+.
Me CI+ mund të shikoni programe HD me pagesë, si p.sh. filma dhe sport, të cilat ofrohen nga operatorët televizivë dixhitalë në rajonin tuaj. Këto programe kodohen nga operatori televiziv dhe dekodohen me një modul të parapaguar CI+. Kur abonoheni për programet e tyre me pagesë, operatorët televizivë dixhitalë ofrojnë modulin CI+ (moduli me hyrje të kushtëzuar - CAM) dhe një kartë shoqëruese "Smart". Këto programe kanë nivel të lartë mbrojtjeje nga kopjimi.
Kontaktoni operatorin televiziv dixhital për më tepër informacion mbi kushtet.
13
Kartë "Smart"
Njësia "Flash USB"
Kur abonoheni për programet e tyre me pagesë, operatorët televizivë dixhitalë ofrojnë modulin CI+ (moduli me hyrje të kushtëzuar - CAM) dhe një kartë shoqëruese "Smart".
Futni kartën "Smart" në modulin CAM. Shihni udhëzimet e marra nga operatori.
Për të futur modulin CAM në televizor…
1. Shihni në modulin CAM për mënyrën e saktë të futjes. Futja e pasaktë mund ta dëmtojë modulin CAM dhe televizorin.
2. Ndërsa shihni në pjesën e pasme të televizorit, me modulin CAM të drejtuar nga vetja, futeni me kujdes në folenë COMMON INTERFACE.
3. Shtyjeni modulin CAM deri në fund. Lëreni gjithnjë në fole.
Kur ndizni televizorin, mund të duhet pak kohë për aktivizimin e modulit CAM. Nëse keni futur modulin CAM dhe keni paguar tarifat e abonimit (format e abonimit mund të ndryshojnë), mund t'i shikoni kanalet e koduara që mbështeten nga karta "Smart" e modulit CAM.
Moduli CAM dhe karta "Smart" janë ekskluzivisht për televizorin tuaj. Nëse e hiqni modulin "CAM", nuk do të mund t'i shikoni më kanalet e koduara të mbështetura nga moduli CAM.
Mund t'i shikoni fotot dhe të luani muzikën dhe videot tuaja nga njësia e lidhur "Flash USB". Futni një njësi "Flash USB" në njërën nga lidhjet USB në televizor ndërkohë që ky është ndezur.
Televizori dikton njësinë "Flash" dhe hap një listë që tregon përmbajtjet e saj. Nëse lista e përmbajtjeve nuk shfaqet automatikisht, shtypni SOURCES dhe zgjidhni USB.
Për më shumë informacion mbi shikimin ose luajtjen e materialeve nga njësia "Flash USB", te Ndihma, shtypni tastin me ngjyrë Termat dhe kërkoni
Fotot, videot dhe muzika.
Vendosja e fjalëkalimeve dhe i kodeve PIN
Për disa module CAM duhet të jepni një kod PIN për t'i parë kanalet. Kur caktoni kodin PIN për modulin CAM, ju rekomandojmë të përdorni të njëjtin kod që përdorni për kyçjen e televizorit.
Për të caktuar kodin PIN për modulin CAM…
1. Shtypni SOURCES .
2. Zgjidhni llojin e kanalit për të cilin po përdorni modulin CAM.
3. Shtypni OPTIONS dhe zgjidhni Ndërfaqja e përbashkët.
4. Zgjidhni operatorin e televizorit të modulit CAM. Ekranet vijuese shfaqen nga operatori televiziv. Ndiqni udhëzimet në ekran për të kërkuar cilësimin e kodit PIN.
Disku USB
Instalimi
Nëse lidhni disk USB, mund ta pushoni ose ta regjistroni transmetimin televiziv. Transmetimi televiziv duhet të jetë dixhital (transmetim DVB ose i ngjashëm).
Përpara se të mund të pushoni ose të regjistroni një transmetim, duhet të lidhni dhe të formatoni diskun USB. Formatimi fshin të gjithë skedarët nga disku USB.
Për ta pushuar
Për ta pushuar transmetimin nevojitet një disk i përputhshëm USB me hapësirë minimale prej 4 GB.
Për të regjistruar
Për të pushuar e regjistruar një transmetim nevojitet hapësirë disku prej së paku 250 GB.
1 - Lidhni diskun USB me një nga lidhjet USB televizor. Mos lidhni pajisje tjetër USB në foletë e tjera USB gjatë formatimit.
2 - Ndizni televizorin dhe diskun USB. 3 - Kur televizori është i sintonizuar në një kanal
televiziv dixhital, shtypni (Pushim). Përpjekja për ta pushuar fillon formatimin.
Ndiqni udhëzimet në ekran.
14
Pasi të jetë formatuar, lëreni të lidhur diskun USB. Shënim: Madhësia maksimale e mbështetur e ndarjes
së diskut të jashtëm është 2 TB.
Paralajmërim
Disku USB formatohet ekskluzivisht për këtë televizor dhe nuk mund t'i përdorni regjistrimet e ruajtura në një kompjuter apo televizor tjetër. Mos i kopjoni apo ndryshoni skedarët e regjistrimit në diskun USB me aplikacione kompjuterike. Kjo do t'i dëmtonte regjistrimet. Kur formatoni një disk tjetër USB, materialet në diskun e parë humbin. Disku USB i instaluar në televizor duhet të riformatohet për përdorim me kompjuter.
2 - Ndizni televizorin dhe diskun USB. 3 - Kur televizori është i sintonizuar në një kanal
televiziv dixhital, shtypni (Pushim). Përpjekja për ta pushuar fillon formatimin. Ndiqni udhëzimet në ekran. 4 - Televizori do ju pyesë nëse dëshironi ta përdorni diskun USB për të ruajtur aplikacione. Bini dakord me pyetjen nëse dëshironi. 5 - Pasi të jetë formatuar, lëreni të lidhur diskun USB.
Për të lexuar udhëzimet, te "Ndihma", shtypni tastin me ngjyrë Termat dhe kërkoni Disku USB.
Formatimi
Përpara se të mund të pushoni ose të regjistroni një transmetim, duhet të lidhni dhe të formatoni diskun USB. Formatimi fshin të gjithë skedarët nga disku USB. Nëse doni të regjistroni transmetime me të dhënat e guidës televizive nga interneti, në fillim duhet të konfiguroni lidhjen e internetit përpara se të instaloni diskun USB.
Paralajmërim
Disku USB formatohet ekskluzivisht për këtë televizor dhe nuk mund t'i përdorni regjistrimet e ruajtura në një kompjuter apo televizor tjetër. Mos i kopjoni apo ndryshoni skedarët e regjistrimit në diskun USB me aplikacione kompjuterike. Kjo do t'i dëmtonte regjistrimet. Kur formatoni një disk tjetër USB, materialet në diskun e parë humbin. Disku USB i instaluar në televizor duhet të riformatohet për përdorim me kompjuter.
Për të formatuar një disk USB… 1 - Lidhni diskun USB me një nga lidhjet USB
televizor. Mos lidhni pajisje tjetër USB në foletë e tjera USB gjatë formatimit.
15
6
Ndërrimi i burimit
6.1
Lista e burimeve
• Për të hapur menynë e burimeve, shtypni SOURCES .
• Për të kaluar në një pajisje të lidhur, zgjidhni pajisjen me shigjetat (Djathtas) ose (Majtas) dhe shtypni OK.
• Për të shfaqur të dhënat teknike të pajisjes së lidhur që po shikoni, shtypni OPTIONS dhe zgjidhni Të
dhënat e pajisjes.
• Për të mbyllur menynë e burimeve pa kaluar në një pajisje, shtypni sërish SOURCES.
6.2
Riemërtimi i pajisjes
(Kryefaqja) > Cilësimet > Të gjitha cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Burimet e hyrjes > Burimi > Modifikimi
1 - Zgjidhni njërën nga ikonat e pajisjeve dhe shtypni OK, emri i paracaktuar shfaqet në fushën e shkrimit. 2 - Shtypni (lart) për të kaluar në fushën e shkrimit, shtypni OK dhe më pas shkruani emrin e ri duke përdorur tastierën virtuale.
- Shtypni tastin (e kuq) për të shkruar me shkronja të vogla
- Shtypni tastin (e gjelbër) për të shkruar me shkronja të mëdha
- Shtypni tastin (e verdhë) për të shkruar numra dhe simbole
- Shtypni tastin (e kaltër) për të fshirë një shkronjë 3 - Zgjidhni Hyr pasi të keni përfunduar modifikimin.
16
7
kanaleve
Kanalet
7.1
Rreth kanaleve dhe ndërrimit të tyre
Shikimi i kanaleve televizive
• Shtypni . Televizori sintonizohet në kanalin e fundit që keni parë.
• Shtypni (Kryefaqja) > Televizori > Kanalet dhe shtypni OK.
• Shtypni + ose - për të ndërruar kanalet.
• Nëse e dini numrin e kanalit, shkruajeni me tastet numerike. Për ta ndërruar kanalin, shtypni OK pasi të keni shkruar numrin.
• Për t'u rikthyer te kanali ku ishit sintonizuar më parë, shtypni BACK .
Për të kaluar në një kanal nga lista e kanaleve
• Ndërkohë që shikoni një kanal televiziv, shtypni OK për të hapur listën e kanaleve.
• Lista e kanaleve mund të ketë disa faqe me kanale. Për të shfaqur faqen vijuese ose të mëparshme, shtypni + ose -.
• Për të mbyllur listat e kanaleve pa ndërruar kanalet, shtypni BACK ose EXIT .
Ikonat e kanaleve
Pas një përditësimi automatik të listës së kanaleve, kanalet e gjetura rishtas shënohen me një (yll). Nëse e kyçni një kanal, ai shënohet me një (kyç).
Kanalet radiofonike
Nëse ka transmetim dixhital, stacionet dixhitale radiofonike instalohen gjatë instalimit. Kaloni në një kanal radioje njëlloj si me kanalet televizive.
Ky televizor mund të marrë sinjal standard dixhital televiziv DVB. Televizori mund të mos funksionojë siç duhet me disa operatorë televizionesh dixhitale që nuk pajtohen plotësisht me specifikimet e standardit.
7.2
Instalimi i kanalit
1 - Zgjidhni Nis tani dhe shtypni OK. 2 - Zgjidhni Përditësimi i kanaleve për të shtuar
vetëm kanalet e reja dixhitale. 3 - Zgjidhni Nisja dhe shtypni OK për të përditësuar kanalet. Kjo mund të zgjasë disa minuta.
Riinstalimi i shpejtë (Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i
kanaleve > Instalimi i antenës/kabllorit > Kërkimi i kanaleve
1 - Zgjidhni Nis tani dhe shtypni OK. 2 - Zgjidhni Riinstalim i shpejtë për t'i instaluar sërish
të gjitha kanalet me cilësimet bazë. 3 - Zgjidhni Nisja dhe shtypni OK për të përditësuar kanalet. Kjo mund të zgjasë disa minuta.
Riinstalimi i avancuar (Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i
kanaleve > Instalimi i antenës/kabllorit > Kërkimi i kanaleve
1 - Zgjidhni Nis tani dhe shtypni OK. 2 - Zgjidhni Riinstalim i avancuar për të kryer një
riinstalim të plotë hap pas hapi. 3 - Zgjidhni Nisja dhe shtypni OK për të përditësuar kanalet. Kjo mund të zgjasë disa minuta.
Cilësimet e kanaleve
(Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i kanaleve > Instalimi i antenës/kabllorit > Kërkimi i kanaleve > Riinstalim i avancuar
1 - Zgjidhni Nis tani dhe shtypni OK. 2 - Zgjidhni Riinstalim i avancuar për të kryer një
riinstalim të plotë hap pas hapi.
3 - Zgjidhni Nisja dhe shtypni OK. 4 - Zgjidhni shtetin ku ndodheni aktualisht dhe
shtypni OK.
5
- Zgjidhni Antena (DVB-T) ose Kabllori (DVB-C) ,
dhe zgjidhni një artikull që duhet të riinstaloni.
6 - Zgjidhni Kanalet dixhitale dhe analoge, Vetëm kanalet dixhitale ose Vetëm kanalet analoge.
7 - Zgjidhni Cilësimet dhe shtypni OK. 8 - Shtypni Rivendosje për t'i rivendosur, ose
shtypni Fund pasi të keni përfunduar cilësimet.
Antena dhe kabllori
Kërkimi manual për kanale dhe cilësimet e tyre
Kërkimi për kanale Përditësimi i kanaleve
(Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i kanaleve > Instalimi i antenës/kabllorit > Kërkimi i
Kërkimi për frekuenca
Zgjidhni mënyrën e kërkimit për kanale.
I shpejtë: zgjidhni metodën më të shpejtë dhe përdorni cilësimet e paracaktuara siç përdoren nga shumica e operatorëve kabllorë në shtetin tuaj.
I plotë: Nëse kjo mënyrë nuk jep kanale të instaluara ose nëse mungojnë disa kanale, mund të zgjidhni mënyrën e zgjeruar Kërkim i plotë. Kjo mënyrë kërkon më shumë kohë për kërkimin dhe instalimin e kanaleve.
17
I avancuar: Nëse keni marrë një vlerë specifike të frekuencës së rrjetit për kërkimin e kanaleve, zgjidhni I
avancuar. Madhësia e shkallës të frekuencës
Televizori kërkon kanale në shkallë prej 8MHz. Nëse kjo nuk jep kanale të instaluara ose nëse mungojnë disa kanale, mund të kërkoni në një shkallë më të vogël prej 1MHz. Përdorimi i shkallës 1 MHz do të marrë më shumë kohë për kërkimin dhe instalimin e kanaleve.
Frekuenca e rrjetit
Nëse për kërkimin e kanaleve synoni të përdorni metodën Kërkim i shpejtë te Kërkimi i frekuencave, zgjidhni opsionin Automatik. Televizori do të përdorë 1 nga frekuencat e paracaktuara të rrjetit (ose HC ­kanal lokalizues) që përdoret nga shumica e operatorëve kabllorë në shtetin tuaj. Nëse keni marrë një vlerë specifike të frekuencës së rrjetit për kërkimin e kanaleve, zgjidhni Manual.
Frekuenca e rrjetit Me modalitetin Frekuenca e rrjetit të caktuar në Manual, mund ta jepni këtu vlerën e frekuencës së
rrjetit që morët nga operatori. Për të dhënë vlerën, përdorni tastet me ngjyrë.
Përndryshe, mund ta bëni vetë.
Përditësimi automatik i kanaleve
Televizori i përditëson kanalet një herë në ditë, në orën 06:00 dhe ruan kanalet e reja. Kanalet e reja ruhen në listën "Të gjitha kanalet", por edhe në listën "Kanalet e reja". Kanalet boshe do të hiqen. Me ndezjen e televizorit shfaqet një mesazh nëse gjenden kanale të reja ose nëse kanalet janë përditësuar ose hequr. Për të bërë përditësimin automatik të kanaleve, televizori duhet të jetë në modalitet pritjeje.
Mesazhi i përditësimit të kanaleve
(Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i kanaleve > Instalimi i antenës/kabllorit > Mesazhi i përditësimit të kanaleve
Me ndezjen e televizorit shfaqet një mesazh nëse gjenden kanale të reja ose nëse kanalet janë përditësuar ose hequr. Për të shmangur shfaqjen e këtij mesazhi pas çdo përditësimi të kanaleve, mund ta çaktivizoni.
ID e rrjetit
Jepni ID-në e rrjetit që ju është dhënë nga operatori juaj kabllor.
Modaliteti i shpejtësisë së modulimit
Nëse operatori kabllor nuk ju ka dhënë një vlerë specifike të shpejtësisë së modulimit për të instaluar kanalet televizive, lëreni cilësimin e modalitetit të shpejtësisë së modulimitAutomatik. Nëse keni marrë një vlerë specifike të shpejtësisë së modulimit, zgjidhni Manual.
Shpejtësia e modulimit
Me Modaliteti i shpejtësisë së modulimit të caktuar në Manual, mund të jepni shpejtësinë e modulimit nëpërmjet tasteve numerike.
Të hapura / të koduara
Nëse keni pajtim dhe modul CAM - modul me hyrje të kushtëzuar për shërbimet televizive me pagesë, zgjidhni Të hapura + të koduara. Nëse nuk keni pajtim për shërbime dhe kanale me pagesë, mund të zgjidhni Vetëm kanalet e hapura .
Dixhital: Testi i marrjes
(Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i kanaleve > Instalimi i antenës/kabllorit > Dixhital: testi i marrjes
Shfaqet frekuenca dixhitale për këtë kanal. Nëse marrja është e dobët, mund ta ripoziciononi antenën. Për të kontrolluar sërish cilësinë e sinjalit të kësaj frekuence, zgjidhni Kërkim dhe shtypni OK. Për të dhënë manualisht një frekuencë specifike, përdorni tastet numerike të telekomandës. Përndryshe, zgjidhni frekuencën, poziciononi shigjetën mbi një numër me dhe dhe ndryshoni numrin me dhe . Për të verifikuar frekuencën, zgjidhni Kërkim dhe shtypni OK.
Analog: Instalimi manual
(Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i kanaleve > Instalimi i antenës/kabllorit > Analog: instalimi manual
Kërkimi automatik i kanaleve
(Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i kanaleve > Instalimi i antenës/kabllorit >
Përditësimi automatik i kanaleve Nëse merrni kanale dixhitale, mund ta caktoni
televizorin që ta përditësojë automatikisht listën me kanalet e reja.
Kanalet analoge televizive mund të instalohen manualisht, kanal pas kanali.
Sistemi Për të konfiguruar sistemin e televizorit, zgjidhni Sistemi. Zgjidhni shtetin tuaj ose vendin ku ndodheni aktualisht dhe shtypni OK.
Kërkimi për kanal
18
Për të gjetur një kanal, zgjidhni Kërkimi për kanal dhe shtypni OK. Mund të jepni vetë një
frekuencë për të gjetur një kanal ose të lini ta kërkojë televizori. Shtypni OK, zgjidhni Kërkim dhe shtypni OK për të kërkuar automatikisht një kanal. Kanali i gjetur do të shfaqet në ekran dhe nëse marrja është e dobët, shtypni sërish Kërkim. Nëse dëshironi ta ruani kanalin, zgjidhni Fund dhe shtypni OK.
Cilësimet e satelitorit
(Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i kanaleve > Instalimi i satelitorit > Kërkimi i satelitorit > Riinstalimi i kanaleve
1 - Zgjidhni Nga një paketë e renditur ose Të gjitha kanalet e parenditura.
2 - Zgjidhni Cilësimet dhe shtypni OK. 3 - Shtypni Rivendosje për t'i rivendosur, ose
shtypni Fund pasi të keni përfunduar cilësimet.
Sintonizimi Për të sintonizuar një kanal, zgjidhni Sintonizimi dhe shtypni OK. Mund të sintonizoni kanalin me ose . Nëse dëshironi ta ruani kanalin e gjetur, zgjidhni Fund dhe shtypni OK.
Ruajtja Kanalin mund ta ruani në numrin aktual të kanalit ose në një numër të ri. Zgjidhni Ruajtja dhe shtypni OK. Numri i kanalit të ri do të shfaqet shkurtimisht.
Këto hapa mund t'i kryeni sërish derisa të keni gjetur të gjitha kanalet e ofruara analoge.
Satelitori
Kërkimi për satelitorin dhe cilësimet e tij
Kërkimi për kanal satelitor
(Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i kanaleve > Instalimi i satelitorit > Kërkimi i satelitorit
Përditësimi i listës ekzistuese të kanaleve (Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i
kanaleve > Instalimi i satelitorit > Kërkimi i satelitorit > Përditësimi i kanaleve
Riinstalimi i të gjitha kanaleve
Lloji i lidhjes
Zgjidhni numrin e satelitëve që dëshironi të instaloni. Televizori e cakton automatikisht llojin e përshtatshëm të lidhjes.
Deri në 4 satelitë - Mund të instaloni deri në 4 satelitë (4 koka LNB) në televizor. Zgjidhni numrin e saktë të satelitëve që dëshironi të instaloni në fillim të instalimit. Kjo do ta shpejtonte instalimin.
Unicable - Për të lidhur antenën parabolike me televizorin mund të përdorni sistemin "Unicable". Në fillim të instalimit mund të zgjidhni "Unicable" për 1 ose 2 satelitë.
Cilësimet e kokës LNB
Në disa shtete, mund të rregulloni cilësimet për përdoruesit ekspertë për transponderët lokalizues dhe çdo kokë LNB. Përdorini ose ndryshojini këto cilësime vetëm nëse nuk bëhet dot instalimi normal. Këto cilësime mund t'i përdorni për të anuluar ato normale nëse keni pajisje jostandarde satelitore. Disa operatorë mund t'ju japin disa vlera transponderi ose koke LNB të cilat mund t'i vendosni këtu.
• Universale ose rrethore - Lloji i përgjithshëm i kokës LNB, zakonisht mund të zgjidhni këtë lloj për kokën tuaj LNB.
• Frekuenca e ulët LO / Frekuenca e lartë LO
- Frekuencat e oshilatorit lokal caktohen në vlerat standarde. Rregullojini vlerat vetëm në rast pajisjesh të posaçme që kërkojnë vlera të ndryshme.
• Toni 22 kHz - Në cilësimin bazë, "Toni" është i caktuar në "Automatik".
• Energjia e kokës LNB - Në cilësimin bazë, energjia e kokës LNB është e caktuar në "Automatik".
(Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i kanaleve > Instalimi i satelitorit > Kërkimi i satelitorit > Riinstalimi i kanaleve
• Zgjidhni grupin e kanaleve që dëshironi të instaloni.
• Operatorët satelitorë mund të ofrojnë paketa që përmbledhin kanale të hapura (transmetime falas) dhe mundësojnë një renditje në përshtatje me shtetin përkatës. Disa satelitë ofrojnë paketa abonimi - një përmbledhje kanalesh me pagesë.
Shtimi ose heqja e satelitit
(Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i kanaleve > Instalimi i satelitorit > Kërkimi i satelitorit > Shtimi i satelitorit, Heqja e satelitorit
(Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i kanaleve > Instalimi i satelitorit > Kërkimi i satelitorit > Shtimi i satelitorit
• Instalimit aktual të satelitorit mund t'i shtoni një satelit shtesë. Satelitët e instaluar dhe kanalet e tyre nuk preken. Disa operatorë satelitorë nuk e lejojnë
19
shtim satelitësh.
• Sateliti shtesë duhet të shihet si suplementar. Nuk ka të bëjë me abonimin në satelitin kryesor apo me vetë satelitin kryesor paketën e kanaleve të të cilit përdorni. Rëndom 3 satelitëve të instaluar, do t'i shtonit edhe një satelit të 4-rt. Nëse keni të instaluar 4 satelitë, shihni mundësinë e heqjes së njërit prej tyre përpara se të mund të shtoni satelit të ri.
• Nëse keni aktualisht të instaluar vetëm 1 ose 2 satelitë, cilësimet e instalimit aktual mund të mos e lejojnë shtimin e një sateliti tjetër. Nëse ju duhet t'i ndryshoni këto cilësime, duhet të kryeni sërish instalimin e plotë të satelitit. Nëse nevojitet ndryshimi i cilësimeve, nuk është e mundur të përdoret opsioni Shto satelit.
(Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i kanaleve > Instalimi i satelitorit > Kërkimi i satelitorit > Heqja e satelitorit
Nga instalimi i satelitëve aktualë mund të hiqni një a më shumë satelitë. Sateliti hiqet së bashku me kanalet e tij. Disa operatorë satelitorë nuk e ofrojnë heqjen e satelitëve.
Kërkimi automatik i kanaleve
(Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i kanaleve > Instalimi i satelitorit > Përditësimi automatik i kanaleve
gjenden kanale të reja ose nëse kanalet janë përditësuar ose hequr. Për të shmangur shfaqjen e këtij mesazhi pas çdo përditësimi të kanaleve, mund ta çaktivizoni.
Opsioni i përditësimit automatik
(Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i kanaleve > Instalimi i satelitorit > Opsioni i përditësimit automatik
Çzgjidhni një satelit nëse nuk doni ta përditësoni automatikisht.
* Ofrohet vetëm kur Lista e kanaleve
satelitore është e caktuar në Nga një paketë e renditur
Instalimi manual
(Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i kanaleve > Instalimi i satelitorit > Instalimi manual
Instalimi manual i satelitit.
• LNB - Zgjidhni kokën LNB për të cilën dëshironi të shtoni kanale të reja.
• Polarizimi - Zgjidhni polarizimin që ju nevojitet.
• Modaliteti i shpejtësisë së modulimit - Zgjidhni "Manual" për të caktuar shpejtësinë e modulimit.
• Frekuenca - Jepni frekuencën e transponderit.
• Kërkim - Kërkimi për transponder.
Nëse merrni kanale dixhitale, mund ta caktoni televizorin që ta përditësojë automatikisht listën me kanalet e reja.
Përndryshe, mund ta bëni vetë.
Përditësimi automatik i kanaleve
Televizori i përditëson kanalet një herë në ditë, në orën 06:00 dhe ruan kanalet e reja. Kanalet e reja ruhen në listën "Të gjitha kanalet", por edhe në listën "Kanalet e reja". Kanalet boshe do të hiqen. Me ndezjen e televizorit shfaqet një mesazh nëse gjenden kanale të reja ose nëse kanalet janë përditësuar ose hequr. Për të bërë përditësimin automatik të kanaleve, televizori duhet të jetë në modalitet pritjeje.
* Ofrohet vetëm kur Lista e kanaleve satelitore është caktuar në Nga një paketë e renditur
Mesazhi i përditësimit të kanaleve
(Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i kanaleve > Instalimi i satelitorit > Mesazhi i përditësimit të kanaleve
Paketat e kanaleve
(Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i kanaleve > Instalimi i satelitorit > Lista e kanaleve të satelitorit
Satelitët mund të ofrojnë paketa që përmbledhin kanale të hapura (transmetime falas) dhe mundësojnë një renditje në përshtatje me shtetin përkatës. Disa satelitë ofrojnë paketa abonimi - një përmbledhje kanalesh me pagesë.
Zgjidhni Nga një paketë me kanale të renditura për të instaluar vetëm kanalet e paketës ose zgjidhni gjitha kanalet e parenditura për të instaluar paketën së bashku me të gjitha kanalet e tjera të mundshme. Për paketat e pajtimit, rekomandojmë instalimin e shpejtë. Ju rekomandojmë një instalim të plotë nëse keni satelitë shtesë të cilët nuk janë pjesë e paketës suaj të pajtimit. Të gjitha kanalet e instaluara vendosen në listën e kanaleve.
Me ndezjen e televizorit shfaqet një mesazh nëse
20
Modulet satelitore CAM
Drejt televizorëve të painstaluar
Nëse për shikimin e kanaleve satelitore përdorni modul CAM (për hyrje të kushtëzuar me kartë "Smart") ju rekomandojmë që instalimin e satelitëve ta kryeni me modulin CAM të vendosur në televizor.
Shumica e moduleve CAM përdoren për të dekoduar kanalet.
Modulet CAM (CI+ 1.3 me profil operatori), mund të t'i instalojnë vetë të gjitha kanalet në televizor. Moduli CAM ju fton të instaloni satelitët dhe kanalet. Ato jo vetëm që instalojnë dhe dekodojnë kanalet, por kryejnë edhe përditësimet e rregullta të tyre.
Kopjimi i listës së kanaleve
Hyrje
Kopjimi i listës së kanaleve synohet për shitësit dhe
përdoruesit ekspertë. Me funksionin Kopjimi i listës së kanaleve, kanalet e
instaluara në televizor mund t'i kopjoni drejt një televizori tjetër "Philips" të së njëjtës gamë. Me funksionin Kopjimi i listës së kanaleve, shmangni kërkimin e tepruar të kanaleve, duke ngarkuar në televizor një listë kanalesh të paracaktuara. Përdorni njësi "Flash USB" prej së paku 1 GB.
Kushtet
• Të dy televizorët i përkasin të njëjtit vit prodhimi.
• Të dy televizorët kanë të njëjtin lloj hardueri. Lloji i harduerit kontrollohet te pllaka e llojit të televizorit në pjesën e pasme të tij.
• Të dy televizorët kanë versione të pajtueshme softueri.
Kopjimi i një liste kanalesh, kontrolli i versionit të saj
Kopjimi i një liste kanalesh në njësinë "Flash USB" (Kreu) > Cilësimet > Të gjitha
cilësimet > Kanalet > Kopja e listës së kanaleve > Kopjo në USB
Kontrolli i versionit të listës së kanaleve (Kreu) > Cilësimet > Të gjitha
cilësimet > Kanalet > Kopja e listës së kanaleve > Versioni aktual
Në varësi të instalimit ose jo të televizorit, për të ngarkuar listën e kanaleve duhet të përdoret një mënyrë tjetër.
Drejt një televizori ende të painstaluar
1 - Për të filluar instalimin, futeni televizorin në prizë dhe zgjidhni gjuhën e shtetin. Mund ta anashkaloni kërkimin e kanaleve. Përfundoni instalimin. 2 - Lidhni njësinë "Flash USB" që përmban listën e kanaleve të televizorit tjetër. 3 - Për të nisur ngarkimin e listës së kanaleve, shtypni (Kreu) > Cilësimet > Të gjitha
cilësimet > Kanalet > Kopja e listës së kanaleve > Kopjo në televizor dhe shtypni OK.
Jepni kodin PIN nëse nevojitet. 4 - Televizori do t'ju njoftojë nëse lista e kanaleve kopjohet me sukses në televizor. Hiqni njësinë "Flash USB".
Drejt televizorëve të instaluar
Në varësi të instalimit ose jo të televizorit, për të ngarkuar listën e kanaleve duhet të përdoret një mënyrë tjetër.
Drejt një televizori të instaluar
1 - Verifikoni cilësimin e shtetit tek televizori. (Për ta verifikuar cilësimin, shikoni kapitullin Riinstalimi i kanaleve. Filloni këtë procedurë derisa të arrini cilësimin e shtetit. Shtypni BACK për të anuluar instalimin.) Nëse shteti është i saktë, vazhdoni me hapin 2. Nëse shteti nuk është i saktë, duhet të filloni një riinstalim. Shikoni kapitullin Riinstalimi i kanaleve dhe filloni instalimin. Zgjidhni shtetin e saktë dhe anashkaloni kërkimin e kanaleve. Përfundoni instalimin. Kur ta keni përfunduar, vazhdoni me hapin
2. 2 - Lidhni njësinë "Flash USB" që përmban listën e kanaleve të televizorit tjetër. 3 - Për të nisur ngarkimin e listës së kanaleve, shtypni (Kreu) > Cilësimet > Të gjitha
cilësimet > Kanalet > Kopja e listës së kanaleve > Kopjo në televizor dhe shtypni OK.
Jepni kodin PIN nëse nevojitet. 4 - Televizori do t'ju njoftojë nëse lista e kanaleve kopjohet me sukses në televizor. Hiqni njësinë "Flash USB".
Ngarkimi i një liste kanalesh
21
Loading...
+ 48 hidden pages