7
Shqiptari
UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURIMIT
Kur përdorni pajisje elektrike, duhet t’i ndjekni masat themelore të sigurimit:
1. Lexojini të gjitha udhëzimet para se të përdorni pajisjen.
2. Për të reduktuar rrezikun nga goditja e rrymës, mos e zhytni pajisjen, ose kabllon / spinën
në ujë ose ndonjë lëng tjetër. Ndiqini udhëzimet për pastrim.
3. Fëmijët duhet të mbikëqyren në mënyrë që të mos luajnë me pajisjen.
4. Mos e lini pajisjen e pambikëqyrur, ndërsa ajo është e lidhur me rrymë.
5. Shkëputeni pajisjen nga rryma kur nuk përdoret dhe para pastrimi.
6. Nëse kablloja elektike është e dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga një serviser i autorizuar
apo persona me kualifikime të barabarta, për t’i shmangur aksidentet.
7. Përdorim i një kablloje zgjatuese nuk është i rekomanduar.
8. Sigurohuni që kablloja elektrike të mos dridhet dhe gërshetohet.
9. Mos e tërhiqni kabllon elektrike. Mos e përdorni atë për ta lëvizur ose për ta mbajtur
pajisjen. Kur e shkëputni pajisjen nga rryma elektrike, tërhiqeni spinën, jo kabllon.
10. Përdorimi i shtojcave që nuk janë furnizuar bashkë me pajisjen, mund të shkaktojë zjarr,
goditje elektrike ose lëndime.
11. Mos lejoni që kablloja elektrike të varet mbi buzën e një tryeze ose mbi ndonjë elementi
apo të prekë një sipërfaqe të nxehtë, duke përfshirë edhe sobë. Sigurohuni që kablloja
elektrike të mos varet dhe që askush / asgjë të mos pëngohet në atë.
12. Mos e vendosni pajisjen në ose pranë një gazi ose sobe elektrike, në një furrë të ngrohtë
ose në afërsi të materialeve të djegshme.
13. Mos e përdorni pajisjen jashtë ose kur qëndroni në një sipërfaqe të lagësht.
14. Mos e prekni spinën dhe pajisjen me duar të lagura!
15. Kjo pajisje duhet të përdoret vetëm për atë për të cilën është synuar nga prodhuesi.
16. Pajisja nuk është synuar për përdorim nga personat (duke përfshirë fëmijët) me aftësitë
fizike, ndijore apo mendore që nuk janë të zhvilluara plotësisht apo që kanë mungesë
njohurie dhe eksperience me përdorimin e pajisjes perveç se kur ata janë të mbikëqyrur
nga ana e personës që është përgjegjës për sigurinë e tyre dhe cila ua shpjegon atyre
mënyrën e sigurt për përdorimin e pajisjes dhe nëse i kuptojnë instrukcionet themelore.
17. Para ndezjes së pajisjes, kontrolloni që tensioni i treguar në pllakën e pajisjes t’i përshtatet
tensionit të furnizimit të rrjetit elektrik Tuaj.
18. Mos e përdorni pajisjen nëse ajo ka rënë, nëse ka një dëmtim i dukshëm ose nëse pikon.
19. Ruajeni pajisjen në një vend të thatë, e mbrojtur nga pluhuri dhe nga rrezet e diellit direkte.
20. Çdo keqpërdorim apo dështim në ndjekjen e udhëzimeve për përdorim, e bën garancinë
të pavlefshme dhe e liron prodhuesin / distributorin / shitësin nga çdo përgjegjësi.
21. Kurrë mos e përdorni pajisjen kur bëni banjë apo nëse jeni në ujë ! Mos e përdorni këtë
pajisje afër vaskës, kabinës dushi, lavamanit apo ndonjë burimi të ujit dhe lagështisë.
22. Mos e lini pajisjen në vende nga të cilat mund të bjerë ose të bjerë në lavaman, vaskë apo
në ndonjë gjë të lagësht.
23. Nëse pajisja ka bjerë në ujë apo ndonjë lëng tjetër MOS E PREKNI ATË dhe shkëputeni
menjëherë nga rryma !
24. Kini kujdes që të mos mbuloni tharësen flokësh gjatë punimit.