Faleminderit që bletë një produkt Electrolux. Ju keni zgjedhur një produkt i cili sjell me vete
dekada të tëra me përvojë dhe risi nga profesionistë. Gjenial dhe elegant, ky produkt është
projektuar duke ju pasur ju në mendje. Pra, sa herë që ta përdorni mund të ndjeheni të sigurt se
çdo herë do të merrni prej tij rezultate të shkëlqyera.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën:
Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si dhe për
shërbimin:
www.electrolux.com
Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:
www.electrolux.com/productregistration
Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Rekomandojmë përdorimin e pjesëve origjinale të këmbimit.
Kur kontaktoni me Shërbimin, sigurohuni që të dispononi të dhënat e mëposhtme.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve. Modeli, PNC, Numri i serisë.
Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin.
Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla
Të dhëna për ambientin
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
SHQIP3
1.
UDHËZIME PËR SIGURINË
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një
përdorim të saktë, përpara se të instaloni
dhe të përdorni për herë të parë pajisjen,
lexoni me kujdes këtë manual të
përdoruesit, duke përfshirë këshillat dhe
paralajmërimet. Për të shmangur gabime
dhe aksidente të panevojshme, është e
rëndësishme që të gjithë personat që do
të përdorin këtë pajisje, të njohin mirë
mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e
sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe
sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në
rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në
mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë
jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar
për përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj
saj.
Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini
masat paraprake të udhëzimeve të
përdorimit, pasi prodhuesi nuk mban
përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara
nga pakujdesia.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe
personave me probleme
• Kjo pajisje nuk është përshtatur për
përdorim nga personat (përfshirë
fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike,
ndjesore apo mendore, ose me
mungesë përvoje dhe njohurish, për sa
kohë nuk janë të mbikëqyrur apo janë
udhëzuar si të përdorin pajisjen nga një
njeri përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e paketimit
larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
• Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën
nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa
më pranë pajisjes sa të mundeni) dhe
hiqni derën për të parandaluar fëmijët
që luajnë të pësojnë ndonjë goditje
elektrike apo të mbyllen vetë brenda.
• Nëse kjo pajisje që përmban brava
magnetike të derës do të vendoset në
vend të një pajisjeje të vjetër me bravë
në trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi
kapak, sigurohuni që ta shkatërroni atë
bravë përpara se të hidhni pajisjen e
vjetër. Kjo do të parandalojë që pajisja
të kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët.
1.2 Siguria e përgjithshme
PARALAJMËRIM
Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në
karkasën e pajisjes ose në strukturën
inkaso.
• Pajisja është ndërtuar për të mbajtur
ushqime dhe/ose pije në shtëpi dhe për
përdorime të ngjashme, si p.sh.:
– në zonat e kuzhinës për personelin
në dyqane, në zyra dhe në ambiente
të tjera pune;
– në ferma dhe nga klientët në hotele,
motele dhe ambiente të tjera banimi;
– në ambiente me fjetje dhe mëngjes;
– në katering dhe përdorime të
ngjashme jo për shitje.
• Mos përdorni asnjë pajisje mekanike
apo mjete artificiale për të përshpejtuar
shkrirjen e akullit.
• Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si
makinë akulloresh) brenda pajisjeve
ftohëse, për sa kohë që nuk janë
përshtatur për këtë nga prodhuesi.
• Mos e dëmtoni qarkun e lëndës
ftohëse.
• Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që
ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes,
është një gaz natyror me një nivel të
lartë pajtueshmërie me ambientin, por
që është gjithsesi i ndezshëm.
Gjatë transportimit dhe instalimit të
pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët
e qarkut ftohtës të mos dëmtohet.
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
– shmangni flakët e hapura dhe
burimet ndezëse
– ajrosni tërësisht dhomën në të cilën
ndodhet pajisja
• Është e rrezikshme të ndryshoni
specifikimet apo të përpiqeni ta
modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë
të mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar
në kabllo mund të shkaktojë qark të
shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.
www.electrolux.com
4
• Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes
• Mos hiqni dhe mos prekni sende nga
• Shmangni ekspozimin e gjatë të pajisjes
• Llambushkat (nëse janë parashikuar) e
1.3 Përdorimi i përditshëm
• Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët
• Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe
• Mos vendosni produkte ushqimore
PARALAJMËRIM
Çdo komponent elektrik (kabllo i
ushqimit, spina, kompresori)
duhet të zëvendësohet nga një
agjent i certifikuar shërbimi ose
nga një personeli i kualifikuar i
shërbimit për të shmangur
rreziqet.
1.
Kablloja e ushqimit nuk duhet të
zgjatet.
2.
Sigurohuni që spina nuk është
shtypur apo dëmtuar nga pjesa e
pasme e pajisjes. Një prizë e
shtypur apo e dëmtuar mund të
mbinxehet e mund të shkaktojë
zjarr.
3.
Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë
lehtësisht e arritshme.
4.
Mos e tërhiqni spinën nga kablloja.
5.
Nëse priza e ushqimit është e liruar,
mos futni në të spinën elektrike. Ka
rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
6.
Nuk duhet ta vini në punë pajisjen
pa kapakun e llambës (nëse është
parashikuar) së ndriçimit të
brendshëm.
kur e lëvizni atë.
dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të
njoma, pasi kjo mund të shkaktojë
dëmtim të lëkurës ose djegie të
shkaktuara nga bryma/ngrirësi.
në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
përdorura në këtë pajisje janë llamba të
posaçme të përzgjedhura vetëm për
përdorim në pajisje elektro-shtëpiake.
Ato nuk janë të përshtatshme për t'u
përdorur për ndriçim dhome.
plastike të pajisjes.
lëng të ndezshëm, pasi këto mund të
shpërthejnë.
drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit
që ndodhet në murin e pasmë. (Nëse
pajisja është Pa formim bryme)
• Ushqimet e ngrira nuk duhet të
ringrihen nëse janë shkrirë njëherë.
• Ushqimet e ngrira të paketuara
paraprakisht, ruajini në pajisje sipas
udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit.
• Këshillat e prodhuesit të pajisjes për
ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni
me përpikmëri. Këshillohuni me
udhëzimet përkatëse.
• Mos vendosni pije të gazuara ose
shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes,
pasi këto krijojnë presion brenda
shishes dhe mund të shpërthejnë, gjë
që do të dëmtojë pajisjen.
• Kubet e akullit mund të shkaktojnë
djegie nëse konsumohen direkt nga
pajisja.
1.4 Kujdesi dhe pastrimi
• Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe
hiqeni nga priza.
• Mos e pastroni pajisjen me objekte
metalike.
• Mos përdorni objekte me majë për të
hequr brymën nga pajisja. Përdorni një
kruajtëse plastike.
• Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të
frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i
ngrirë. Nëse është e nevojshme,
pastroni filtrin e kullimit. Nëse tubi
kullues është i bllokuar, uji do të
mblidhet në fundin e pajisjes.
1.5 Instalimi
Për lidhjet elektrike ndiqni me
kujdes udhëzimet e dhëna në
paragrafët e veçantë.
• Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni
nëse ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen
nëse ajo është e dëmtuar. Raportoni
menjëherë dëmtimet e mundshme në
vendin ku keni blerë pajisjen. Në këtë
rast, ruajeni paketimin.
• Është e këshillueshme të prisni të
paktën katër orë përpara se të lidhni
pajisjen, për t'i lejuar vajit të rrjedhë në
kompresor.
• Rrotull pajisja duhet të ketë një
qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, pasi
mungesa e tij do të shkaktonte
mbinxehje. Për të arritur ventilim të
mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet
përkatëse për instalimin.
• Aty ku është e mundur, pjesa e pasme
e produktit duhet të vendoset pas murit
për të shmangur prekjen ose kapjen e
pjesëve të nxehta (kompresorit,
kondensatorit), e për të shmangur
djegie të mundshme.
• Pajisja nuk duhet vendosur pranë
radiatorëve apo sobave.
• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme
pas montimit të pajisjes.
• Lidheni vetëm me ujë të pijshëm (Nëse
nuk parashikohet lidhja me ujin).
1.6 Shërbimi
• Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme
për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet
kryer nga një elektriçist i kualifikuar ose
nga një person i aftë.
• Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet
nga një Qendër e autorizuar Shërbimi,
SHQIP5
si dhe duhen përdorur vetëm pjesë
këmbimi origjinale.
1.7 Mbrojtja e Mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që
mund të dëmtojnë shtresën e
ozonit në qarkun e ftohësit apo në
materialet izoluese. Pajisja nuk
duhet të hidhet së bashku me
plehrat e tjera të qytetit. Shkuma
izoluese përmban gazra të
ndezshëm: pajisja duhet të hidhet
në përputhje me rregullat e
zbatueshme të vendosura nga
autoritetet tuaja lokale. Shmangni
dëmtime në njësinë ftohëse,
veçanërisht në pjesën e pasme
pranë shkëmbyesit të nxehtësisë.
Materialet e përdorura për këtë
pajisje që kanë simbolin
riciklueshme.
janë të
www.electrolux.com
6
2. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
26481110
1
3975
Sirtari CrispFresh
1
Sirtari FreshZone
2
Raftet prej xhami
3
Ftohja dinamike e ajrit
4
Kontrolli i lagështisë
5
Rafti i shisheve
6
Paneli i kontrollit
7
13
Rafti i gjalpit
8
Raftet e derës
9
Rafti i shkurtër
10
Rafti i shisheve
11
Koshat e ngrirësit
12
Etiketa e specifikimeve
13
12
3. PANELI I KONTROLLIT
1
6
5
Ekrani
1
Rregullatori i temperaturës
2
Butoni plus
Rregullatori i temperaturës
3
Butoni minus
Butoni Mode
4
Butoni DrinksChill dhe butoni ON/OFF
5
Butoni i dhomëzës së ngrirësit
6
Butoni i dhomëzës së ftohjes
7
Mund të ngrihet volumi i tingujve të
paracaktuar të butonave duke shtypur
njëkohësisht butonin Mode dhe butonin
Minus për disa sekonda. Ndryshimi është
i kthyeshëm.
3.1 Ekrani
AC
B
I)
Treguesi i temperaturës së ngrirësit
J)
Funksioni Fast Freeze
K)
27
3
4
Funksioni Eco Mode i ngrirësit
L)
Treguesi i alarmit
M)
Funksioni i bllokimit për fëmijët
N)
Modaliteti OFF (fikur) i frigoriferit
Pas zgjedhjes së dhomëzës së
frigoriferit ose ngrirësit, nis
animacioni
Pas zgjedhjes së temperaturës
animacioni pulson për pak minuta.
3.2 Ndezja
Ndiqni këto hapa për të ndezur pajisjen:
1.
Futeni spinën në prizë.
2.
Shtypni butonin ON/OFF nëse ekrani
është i fikur.
3.
Nëse në ekran shfaqet DEMO pajisja
është në funksionin e demonstrimit.
Referojuni paragrafit "Zgjidhja e
problemeve...".
4.
Treguesit e temperaturës tregojnë
temperaturën e vendosur si të
paracaktuar.
Për të zgjedhur një temperaturë tjetër,
referojuni kapitullit "Rregullimi i
temperaturës".
SHQIP7
N
M
L
K
J
A)
Funksioni Demo
B)
Treguesi i temperaturës së frigoriferit
C)
Funksioni i pushimeve
D)
FunksioniEcoMode i frigoriferit
E)
Funksioni FreeStore
F)
Funksioni i blerjes
G)
Funksioni DrinksChill
H)
Ora
3.3 Fikja
Ndiqni këto hapa për të fikur pajisjen:
D
1.
Shtypni butonin ON/OFF të pajisjes
E
F
për 3 sekonda.
2.
Ekrani do të fiket.
3.
Për të shkëputur pajisjen nga rryma,
hiqni spinën nga priza.
G
3.4 Fikja e frigoriferit
H
I
Për të fikur frigoriferin:
1.
Shtypni butonin Fridge Compartment
për pak sekonda.
2.
Shfaqet treguesi OFF i frigoriferit.
3.5 Ndezja e frigoriferit
Për të ndezur frigoriferin:
1.
Shtypni butonin Fridge Compartment.
Treguesi OFF i frigoriferit fiket.
www.electrolux.com
8
Për të zgjedhur një temperaturë tjetër,
referojuni kapitullit "Rregullimi i
temperaturës".
3.6 Rregullimi i temperaturës
Zgjidhni dhomëzën e frigoriferit ose
ngrirësit.
Shtypni butonin e temperaturës për të
vendosur temperaturën.
Temperatura e paracaktuar:
• +4°C për frigoriferin
• -18°C për ngrirësin
Treguesit e temperaturës tregojnë
temperaturën e vendosur.
Temperatura e vendosur do të arrihet
brenda 24 orëve.
3.7 EcoMode për dhomëzën e
frigoriferit dhe ngrirësit
Për ruajtjen optimale të ushqimit zgjidhni
EcoMode .
Për të aktivizuar funksionin:
1.
2.
Për të çaktivizuar funksionin:
1.
2.
3.8 Modaliteti FreeStore
Për të aktivizuar funksionin:
1.
Për të çaktivizuar funksionin:
Pas një shkëputjeje të energjisë,
temperatura e vendosur mbahet e
ruajtur.
Zgjidhni dhomëzën e frigoriferit/
ngrirësit.
Shtypni butonin Mode derisa të
shfaqet ikona përkatëse.
Treguesi i temperaturës tregon
temperaturën e vendosur:
– për frigoriferin: +4°C
– për ngrirësin: -18°C
Zgjidhni dhomëzën e frigoriferit/
ngrirësit.
Shtypni butonin Mode për të
përzgjedhur një funksion tjetër ose
shtypni butonin Mode derisa të mos
shihni asnjë nga ikonat e veçanta
Funksioni çaktivizohet duke
përzgjedhur një temperaturë të
ndryshme.
Shtypni butonin Mode derisa të
shfaqet ikona përkatëse.
1.
Shtypni butonin Mode për të zgjedhur
një funksion tjetër ose asgjë.
Nëse funksioni aktivizohet
automatikisht, treguesi FreeStore
nuk tregohet (referojuni kapitullit
"Përdorimi i përditshëm").
Aktivizimi i modalitetit FreeStore
rrit konsumin e energjisë.
3.9 ShoppingMode
Nëse ju duhet të fusni në të një sasi të
madhe ushqimi të ngrohtë, për shembull
pasi sapo të keni bërë pazarin e
ushqimeve, ju sugjerojmë të aktivizoni
ShoppingMode për të ftohur më shpejt
produktet dhe për të shmangur ngrohjen
e ushqimeve të tjera që janë tashmë në
frigorifer.
Për të aktivizuar funksionin:
1.
Shtypni butonin Mode derisa të
shfaqet ikona përkatëse.
ShoppingMode fiket automatikisht pas
afro 6 orësh.
Për të çaktivizuar funksionin përpara
ndalimit të tij automatik:
1.
Shtypni butonin Mode për të
përzgjedhur një funksion tjetër ose
shtypni butonin Mode derisa të mos
shihni asnjë nga ikonat e veçanta
Funksioni fiket duke përzgjedhur
një temperaturë të ndryshme të
frigoriferit.
3.10 Modaliteti i pushimeve
Ky funksion ju lejon që ta mbani frigoriferin
të mbyllur dhe bosh gjatë një periudhe të
gjatë pushimesh, pa lejuar që të krijohen
aroma të këqija.
Dhomëza e frigoriferit duhet të jetë
bosh kur funksioni i ditëve të
pushimit është i aktivizuar.
Për të aktivizuar funksionin:
1.
Shtypni butonin Mode derisa të
shfaqet ikona përkatëse.
Treguesi i temperaturës së frigoriferit
tregon temperaturën e vendosur.
Për të çaktivizuar funksionin:
1.
Shtypni butonin Mode për të
përzgjedhur një funksion tjetër ose
shtypni butonin Mode derisa të mos
shihni asnjë nga ikonat e veçanta
Funksioni fiket duke përzgjedhur
një temperaturë të ndryshme të
frigoriferit.
3.11 Modaliteti DrinksChill
Modaliteti DrinksChill duhet të përdoret
për të vendosur një alarm akustik në
kohën e preferuar, i vlefshëm për
shembull kur një recetë kërkon që të ftohë
një përzierje për një periudhë të caktuar
ose kur nevojitet një kujtues për të mos
harruar shishet e vendosura në ngrirës për
ftohje të shpejtë.
Për të aktivizuar funksionin:
1.
Shtypni butonin DrinkChill .
Treguesi DrinksChill shfaqet.
Kohëmatësi tregon vlerën e vendosur
(30 minuta).
2.
Shtypni butonin e uljes së
temperaturës dhe butonin e ngritjes
së temperaturës për ta ndryshuar
vlerën e cilësuar të Kohëmatësit në 1
deri 90 minuta.
3.
Kohëmatësi fillon të pulsojë (min).
Në fund të numërimit mbrapsht treguesi
DrinksChill pulson dhe dëgjohet një sinjal
akustik:
1.
Hiqni pijet që gjenden në dhomëzën e
ngrirësit.
2.
Shtypni butonin DrinkChill për të fikur
tingullin akustik dhe për të përfunduar
funksionin.
Funksionin mund ta çaktivizoni në çdo
kohë gjatë numërimit mbrapsht:
1.
Shtypni butonin DrinkChill.
2.
Treguesi DrinksChill fiket.
Është e mundur të ndryshohet ora gjatë
numërimit të prapthi dhe në përfundim
duke shtypur butonin e uljes së
temperaturës dhe butonin e rritjes së
temperaturës.
3.12 Modaliteti FastFreeze
Për të aktivizuar funksionin:
1.
Zgjidhni dhomëzën e ngrirësit.
2.
Shtypni butonin Mode derisa të
shfaqet ikona përkatëse.
Ky funksion ndalon automatikisht pas 52
orësh.
Për të çaktivizuar funksionin përpara
ndalimit të tij automatik:
1.
Zgjidhni dhomëzën e ngrirësit.
SHQIP9
2.
Shtypni butonin Mode për të
përzgjedhur një funksion tjetër ose
shtypni butonin Mode derisa të mos
shihni asnjë nga ikonat e veçanta
Funksioni çaktivizohet duke
përzgjedhur një temperaturë të
ndryshme të ngrirësit.
3.13 Funksioni i bllokimit për
fëmijët
Për të bllokuar veprime të mundshme me
butonat zgjidhni funksionin e Bllokimit për
fëmijët.
Për të aktivizuar funksionin:
1.
Shtypni butonin Mode derisa të
shfaqet ikona përkatëse.
2.
Tregohet treguesi i Bllokimit për
fëmijët.
Për të çaktivizuar funksionin:
1.
Shtypni butonin Mode për të zgjedhur
një funksion tjetër ose shtypni butonin
Mode derisa të mos shihni asnjë nga
ikonat e veçanta
3.14 Alarm ndaj temperaturës
së lartë
Rritja e temperaturës në dhomëzën e
ngrirësit (për shembull për shkak të një
defekti të mëparshëm elektrik) tregohet
nëpërmjet:
• të pulsimit të alarmit dhe të treguesve të
temperaturës së ngrirësit
• tingëllimit të ziles.
Për të rivendosur kohën:
1.
Shtypni çdo lloj butoni.
2.
Zilja fiket.
3.
Treguesi i temperaturës së ngrirësit
tregon temperaturën më të lartë që
arrihet për disa sekonda. Pastaj
tregon përsëri temperaturën e
vendosur.
4.
Treguesi i alarmit vazhdon të pulsojë
derisa të rivendosen kushtet normale.
Kur alarmi të jetë kthyer, treguesi i alarmit
do të fiket.
3.15 Alarmi i hapjes së derës
Do të dëgjohet një alarm akustik nëse
dera lihet e hapur për pak minuta. Kushtet
e alarmit të derës së hapur tregohen nga:
• treguesi i alarmit që pulson
www.electrolux.com
10
• sinjalizuesi akustik
Pasi të jenë rregulluar sërish kushtet
normale (dera e mbyllur), alarmi do të
ndalojë.
4. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Gjatë alarmit, sinjalizuesi mund të fiket
duke shtypur çdo buton.
4.1 Depozitimi i ushqimeve të
ngrira
Kur e ndizni për herë të parë ose pas një
periudhe të gjatë mospërdorimi, përpara
se të futni produkte në dhomëz, lëreni
pajisjen të punoj të paktën 2 orë.
Sirtarët e ngrirësit sigurojnë që të gjeni
lehtë dhe shpejt paketën e ushqimit që
dëshironi. Nëse ju duhet të magazinoni
sasi të mëdha ushqimi, hiqni gjithë sirtarët
përveç sirtarit të poshtëm që duhet të jetë
në vend për të siguruar qarkullim të mirë
të ajrit. Në të gjitha raftet është e
mundshme që të vendosni ushqime që
dalin jashtë deri në 15 mm nga dera.
Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, si për shembull për
shkak të shkëputjes së rrymës
elektrike, nëse ushqimi me energji
ka zgjatur më shumë se vlera e
treguar në tabelën e
karakteristikave teknike në “koha
në rritje”, ushqimi i shkrirë duhet të
konsumohet shpejt ose të gatuhet
menjëherë e më pas të vendoset
sërish në ngrirje (pasi është
ftohur).
4.2 Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të
përdoren, mund të shkrihen në dhomëzën
ftohëse ose në temperaturën e dhomës,
në varësi të kohës në dispozicion për këtë
proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të
gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira,
direkt nga ngrirësi: në këtë rast, gatimi do
të zgjasë më shumë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta,
aktivizoni funksionin Fast Freeze të paktën
24 orë përpara se të vendosni ushqimin
që do të ngrini, në dhomëzën e ngrirësit.
Vendosni ushqimin e freskët që do të
ngrini në dhomëzën e poshtme.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë, specifikohet në
pllaketën regjistruese, një etiketë që
ndodhet në brendësi të pajisjes.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gjatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqim tjetër për t'u
ngrirë.
4.4 DYNAMICAIR
Kjo dhomëz e frigoriferit është e pajisur
me një pajisje që lejon ftohjen e shpejtë të
ushqimeve dhe një temperaturë më të
njëtrajtshme në dhomëz.
Kjo pajisje vetëçaktivizohet kur është e
nevojshme, për shembull për rikuperimin e
shpejtë të temperaturës pas hapjes së
derës ose kur temperatura e ajrit është e
lartë.
Ajo ju lejon të ndizni pajisjen manualisht
kur nevojitet (referojuni "Funksioni
DYNAMICAIR ").
Pajisja DYNAMICAIR ndalon kur
dera hapet dhe rifillon menjëherë
pas mbylljes së saj.
4.3 Ngrirja e ushqimit të freskët
Dhomëza e ngrirësit është e
përshtatshme për të ngrirë ushqime të
freskëta si dhe për të ruajtur ushqime të
ngrira për një kohë të gjatë.
4.5 Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një
sërë shinash në mënyrë që raftet të mund
të vendosen sipas dëshirës.
4.6 Mbajtësja e shisheve
Vendosini shishet (me grykën përpara) në
raftin e vendosur paraprakisht.
Nëse rafti është i pozicionuar
horizontalisht, vendosni vetëm
shishe të mbyllura.
Ky raft shishesh mund të anohet, për të
mbajtur shishe të hapura më parë. Për ta
arritur këtë, tërhiqeni raftin sipër në
mënyrë që të rrotullohet nga lart dhe të
vendoset në nivelin tjetër më të lartë.
4.7 Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen e pakove të ushqimit
të madhësive të ndryshme, raftet e derës
mund të vendosen në lartësi të ndryshme.
Për të bërë këto rregullime, veproni si
vijon:
Tërhiqni gradualisht raftin në drejtim të
shigjetave, derisa të lirohet, e më pas
rivendoseni sipas dëshirës.
SHQIP11
Mos e lëvizni raftin e madh të ulët
të derës për të siguruar një
qarkullim të mirë të ajrit.
4.8 Kontrolli i lagështisë
Kur ruani perime dhe fruta në frigorifer,
bëni mirë që t'i vendosni ato brenda në
sirtar. Frigoriferi siguron që temperatura të
mbetet e ulët, duke ngadalësuar kështu
prishjen. Në kushte normale, kur sirtari i
perimeve nuk mbushet plotësisht dhe kur
mban një përzierje me fruta dhe perime,
kontrolli i lagështisë duhet të vendoset në
pozicionin më të lartë të lagështisë që
tregohet nga pika e madhe. Kjo do të
thotë që grila e sipërme është e mbyllur
dhe që brenda sirtarit ruhet një nivel i lartë
lagështie. Ky duhet të jetë cilësimi
standard. Ndonjëherë, kur sirtari është
mbushur shumë, ekzistoni rreziku që
perimet të mos ftohen mirë; në këto raste
duhet t'i hapni fletët e grilës drejt pikës së
vogël. Perimet ftohen normalisht vetë
duke avulluar ujin dhe në rastin e fletëve të
mbyllura, ekziston rreziku i grumbullimit të
pikave dhe pellgjeve të ujit brenda.
Perimet që mund të prodhojnë sasi të
mëdha uji janë lakrat, kërpudhat, brokolit
dhe karotat. Në rastet kur përzierja
përmban mollë dhe fruta, mund të jetë ide
e mirë që t'i mbani pak të hapura fletët në
rast se ka rrezik akumulimi etileni brenda.
Etileni është hormon rritjeje që lëshohet
nga disa fruta dhe zarzavate, të cilat
mund t'i dëmtojnë disa dhe mund të
përshpejtojnë procesin e prishjes te të
tjerat.
www.electrolux.com
12
4.11 Heqja e koshave të ngrirjes
nga ngrirësi
Koshat e ngrirjes kanë një pikë ndalimi për
të parandaluar heqjen ose rënien
aksidentale. Në momentin e heqjes nga
ngrirësi, tërhiqeni koshin drejt vetes dhe
kur të arrini në pikën e ndalimit, hiqeni
koshin duke e ngritur lart pjesën e
përparme.
4.9 Sirtari FreshZone
Sirtari FreshZone është i përshtatshëm
për ruajtjen e ushqimeve të freskëta, si
peshku, mishi, frutat e detit, sepse
temperatura këtu është më e ulët sesa në
pjesën tjetër të frigoriferit.
4.10 Sirtari CrispFresh
Sirtari është i përshtatshëm për të ruajtur
fruta dhe zarzavate.
2
1
Në momentin e vënies në vend, ngrini pak
pjesën e përparme të koshit për ta futur
në ngrirës. Pasi të keni arritur pikat e
ndalimit, shtyjini koshat sërish në vend.
5. UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
5.1 Tingujt e Funksionimit
Normal
• Mund të dëgjoni një gurgullimë të lehtë
kur frigoriferi pompohet nëpërmjet
bobinave ose tubave. Është normale.
• Kur kompresori është i ndezur, frigoriferi
pompon ujin dhe do të dëgjoni një
tingull si uturimë dhe një zhurmë
dridhëse nga kompresori. Është
normale.
• Zgjerimi termik mund të shkaktojë një
zhurmë të papritur kërcitëse. Është një
fenomen i natyrshëm dhe jo një
fenomen fizik i rrezikshëm. Është
normale.
5.2 Këshilla për kursimin e
energjisë
• Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit
ose mos e lini atë absolutisht të hapur
më shumë se ç'duhet.
• Nëse temperatura e ambientit është e
lartë, Rregullatori i Temperaturës është
vendosur në përzgjedhjen më të lartë
dhe pajisja është e mbushur plot,
kompresori mund të punojë pa pushim
duke shkaktuar formimin e ngricës ose
akullit në aparatin e avullimit. Nëse kjo
gjë ndodh, rrotulloni Rregullatorin e
Temperaturës drejt një përzgjedhjeje
më të ulët për të lejuar shkrirjen
automatike dhe si rrjedhojë kursimin e
konsumit të energjisë.
5.3 Këshilla për ftohjen e
ushqimeve të freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
• mos depozitoni ushqime të ngrohta apo
lëngje që avullojnë në ftohës;
• mbuloni me kapak ose mbështillni
ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë
të fortë;
• vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë
që ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij.
5.4 Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme:
Mish (të gjitha llojet) : mbështillini në qeska
polietileni dhe vendosini mbi raftin e
xhamit që ndodhet mbi sirtarin e
perimeve.
Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më
shumë se një ose dy ditë.
Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta etj.:
këto duhet të mbulohen dhe mund të
vendosen në çdo raft.
Frutat dhe perimet: këto duhet të
pastrohen mirë dhe të vendosen në
sirtarin e posaçëm. Kur bie në kontakt,
lëngu i limonit mund të çngjyrosë pjesët
plastike të frigoriferit. Si rrjedhim,
rekomandohet që t'i mbani agrumet në
enë të veçanta.
SHQIP13
Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen
në mbajtëset e posaçme hermetike ose të
mbështjella në letër alumini ose qeska prej
polietileni, për të lejuar brenda sa më pak
ajër të jetë e mundur.
Shishet: këto duhet të kenë një kapak dhe
duhet të vendosen në mbajtësen e
shisheve te dera.
Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat,
nëse nuk janë të paketuara, nuk duhet të
mbahet në ftohës.
5.5 Këshilla për ngrirjen
Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të
madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni
disa këshilla të rëndësishme:
• sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë. është shfaqur në
tabelën e vlerave;
• procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk
duhet shtuar ushqim tjetër për t'u ngrirë
gjatë kësaj periudhe;
• ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të
lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë;
• përgatitni ushqimin në racione të vogla
për të mundësuar ngrirjen e tij të
shpejtë dhe të plotë si dhe për të bërë
të mundur si rrjedhojë shkrirjen e tij në
sasinë e dëshiruar;
• mbështilleni ushqimin me letër alumini
ose polietileni dhe sigurohuni që
paketimi të jetë hermetik;
• mos lejoni ushqimet e freskëta, të
pangrira, të prekin ushqimet që janë
tashmë të ngrira, në mënyrë që të
shmangni një rritje temperature të
këtyre të fundit;
• ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe
më gjatë se ushqimet e yndyrshme;
kripa redukton jetëgjatësinë e ruajtjes
së ushqimit;
• akujt e ujit, nëse konsumohen
menjëherë pas nxjerrjes nga dhomëza e
ngrirjes, mund të shkaktojnë djegie të
lëkurës nga ngrirja;
• është e këshillueshme të shënoni në
çdo pako ushqimi të ngrirë datën e
ngrirjes, për të pasur parasysh kohën e
ruajtjes.
www.electrolux.com
14
5.6 Këshilla për depozitimin e
ushqimeve të ngrira
Koshat e ngrirësit sigurojnë që të gjeni
lehtë dhe shpejt paketën e ushqimit që
dëshironi. Nëse ju duhet të magazinoni
sasi të mëdha ushqimi, hiqni gjithë sirtarët
përveç koshit të poshtëm që duhet të jetë
në vend për të siguruar qarkullim të mirë
të ajrit.
Për të arritur një rendiment sa më të lartë
nga kjo pajisje, duhet:
• të siguroheni që ushqimet e ngrira që
keni blerë të jenë ruajtur siç duhet nga
shitësi;
6. KUJDESI DHE PASTRIMI
• të siguroheni që ushqimet e ngrira të
transportohen nga dyqani në ngrirës
brenda një kohe sa më të shkurtër;
• të mos e hapni shpesh derën e
frigoriferit ose mos e lini atë hapur më
shumë se ç’duhet;
• pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet
shpejt dhe nuk mund të ngrihet sërish;
• të mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes
të përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
6.1 Pastrimi i brendësisë së
pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë të
parë, pastroni pjesën e saj të brendshme
dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë
të vakët dhe pak sapun natyral për të
hequr erën tipike të një produkti të ri, e
më pas thajeni tërësisht.
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto mund
të dëmtojnë pjesët e lëmuara.
KUJDES
Shkëputeni nga korrenti pajisjen
përpara se të kryeni çdo veprim
mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbure
brenda njësisë ftohëse; për këtë
arsye, mirëmbajtja dhe rimbushja
duhet të kryhen vetëm nga teknikë
të autorizuar.
6.2 Procedura e larjes së
shpërndarësit të ujit
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
• pastroni brendësinë dhe aksesorët me
ujë të vakët dhe me pak sapun.
• kontrolloni rregullisht bravat e derës dhe
pastrojini ato për t’u siguruar që janë të
pastra dhe nuk kanë papastërti.
• shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
Mos tërhiqni, lëvizni apo dëmtoni
asnjë tub dhe/ose kabllot brenda
kabinetit.
Mos përdorni kurrë detergjent,
pluhura gërryese, produkte
pastruese me shumë erë të mirë
ose pastrues me dyllë për të
pastruar brendësinë e pajisjes,
pasi këto mund të dëmtojnë
sipërfaqet dhe mund të lënë një
erë të fortë.
Pastroni kondensatorin (skarën e zezë)
dhe kompresorin në pjesën e pasme të
pajisjes, me një furçë. Ky veprim do të
përmirësojë rendimentin e pajisjes dhe do
të kursejë konsumin e energjisë.
Kujdesuni që të mos dëmtoni
sistemin ftohës.
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine
përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/
dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në
këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që
veshja e jashtme e kësaj pajisjeje të
pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me
pak lëng larës.
Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me
ushqimin kryesor.
6.3 Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga
avulluesi i dhomëzës së frigoriferit sa herë
që kompresori i motorit ndalon, gjatë
përdorimit normal. Uji i shkrirjes
shkarkohet nëpërmjet një vrime kullimi
brenda një mbajtëseje të posaçme që
ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes,
mbi kompresorin e motorit, ku dhe
avullon.
Është e rëndësishme të pastroni
periodikisht vrimën e shkarkimit të ujit të
shkrirjes që ndodhet në mes të kanalit të
dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar
që uji të rrjedhë e të pikojë mbi ushqimin
brenda.
Përdorni pastruesin e posaçëm që ju
është dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në
vrimën e kullimit.
6.4 Shkrirja e ngrirësit
Një sasi e caktuar ngrice do të formohet
gjithmonë në raftet e ngrirësit dhe rreth e
përqark dhomëzës së sipërme.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës
arrin një trashësi prej 3-5 mm.
SHQIP15
Për të hequr brymën e formuar, ndiqni
udhëzimet e mëposhtme:
• nxirreni spinën nga priza e murit ose
fikni pajisjen
• hiqni çdo ushqim nga brenda,
paketojini me disa shtresa gazete dhe
vendosini në një vend të freskët
• hiqni sirtarët e ngrirësit
• vendosni material izolues rreth sirtarëve,
p.sh. shtroja ose gazeta.
Shkrirja mund të përshpejtohet duke
vendosur tasa me ujë të nxehtë (jo të zier)
brenda në ngrirës
• Lironi gypin e kullimit nga pozicioni i tij,
shtyjeni në vend sipas figurës dhe
vendoseni në fund të sirtarit të ngrirësit
ku mund të mblidhet uji
• kruani me kujdes akullin kur fillon të
shkrijë. Përdorni një kruajtëse druri ose
plastike
• kur i gjithë akulli të ketë shkrirë, lajeni
dhe thajeni ngrirësin dhe më pas
vendoseni gypin e kullimit sërish në
vend.
• ndizni ngrirësin dhe vendosni sërish
ushqimet e ngrira.
Ju këshillojmë ta përdorni pajisjen me
termostatin në pozicionin më të lartë
për disa orë, në mënyrë që të arrijë
temperaturën e mjaftueshme sa më
shpejt të jetë e mundur.
Mos përdorni kurrë vegla të
mprehta metalike për të kruajtur
brymën nga avulluesi, pasi mund
ta dëmtoni atë. Mos përdorni
asnjë pajisje mekanike apo mjet
artificial për të përshpejtuar
procesin e shkrirjes, veç atyre të
rekomanduara nga prodhuesi.
Ngritja e temperaturës së pakove
të ushqimit të ngrirë, gjatë
shkrirjes, mund të shkurtojë
jetëgjatësinë e ruajtjes së
ushqimit.
www.electrolux.com
16
7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
KUJDES
Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë
nga priza.
Vetëm elektricistët e kualifikuar
ose personat kompetentë duhet
të merren me problemet ose
defektet që nuk përshkruhen në
këtë manual.
Gjatë përdorimit normal dëgjohen
disa tinguj (nga kompresori,
qarkullimi i lëndës ftohëse).
ProblemiShkaku i mundshëmZgjidhja
Pajisja bën zhurmë.
Pajisja nuk është
mbështetur mirë në
dysheme.
Kontrolloni nëse pajisja
qëndron pa lëvizur (të katër
këmbët e saj duhet të kenë
prekur tokën).
Kompresori punon
pa ndërprerje.
Rregulluesi i temperaturës
mund të jetë në pozicion
Vendosni një temperaturë
më të lartë.
të gabuar.
Dera nuk është mbyllur
mirë.
Dera është hapur shumë
shpesh.
Temperatura e produkteve
është tepër e lartë.
Shihni kapitullin "Mbyllja e
derës".
Mos e mbani derën hapur
më shumë se ç'nevojitet.
Lëreni temperaturën e
produkteve të bjerë në
temperaturën e ambientit,
përpara se ta lini në ruajtje.
Temperatura e dhomës
është tepër e lartë.
Funksioni i ngrirjes së
shpejtë është i ndezur.
Në pllakëzën e
pasme të ftohësit
rrjedh ujë.
Brenda në frigorifer
rrjedh ujë.
Gjatë procesit automatik
të shkrirjes, bryma shkrin
në pllakëzën e pasme.
Vrima e daljes së ujit është
bllokuar.
Produktet e pengojnë ujin
të rrjedhë në kolektorin e
ujit.
Uji rrjedh në
dysheme.
Uji i shkrirë që del jashtë
nuk shkon në tabakanë
avulluese që ndodhet mbi
Ulni temperaturën e
mjedisit.
Referojuni "Funksioni i
ngrirjes së shpejtë"
Kjo është normale.
Pastroni vrimën e daljes së
ujit.
Sigurohuni që produktet të
mos prekin pllakëzën e
pasme.
Bashkoni tubin e daljes së
ujit të shkrirë me tabakanë
avulluese.
kompresor.
Ka shumë brymë
dhe akull.
Dera nuk është mbyllur
Produktet nuk janë
mbështjellë siç duhet.
mirë.
Mbështillini ushqimet më
mirë.
Shihni kapitullin "Mbyllja e
derës".
ProblemiShkaku i mundshëmZgjidhja
Rregulluesi i temperaturës
mund të jetë në pozicion
Vendosni një temperaturë
më të lartë.
të gabuar.
Temperatura në
pajisje është shumë
Dera nuk është mbyllur
mirë.
Shihni kapitullin "Mbyllja e
derës".
e lartë.
Temperatura e produkteve
është tepër e lartë.
Lëreni temperaturën e
produkteve të bjerë në
temperaturën e ambientit,
përpara se ta lini në ruajtje.
Janë futur shumë
produkte njëkohësisht në
Futni më pak produkte
njëkohësisht në pajisje.
pajisje.
Temperatura në
frigorifer është tepër
Në pajisje nuk qarkullon
ajër i ftohtë.
Sigurohuni që në pajisje të
qarkullojë ajër i ftohtë.
e lartë.
Temperatura në
ngrirës është tepër e
lartë.
Produktet janë tepër afër
me njëra-tjetrën.
Vendosini produktet në
mënyrë të tillë që ajri i ftohtë
të mund të qarkullojë.
Pajisja nuk punon.Pajisja është e fikur.Ndizni pajisjen.Spina nuk është futur mirë
Futeni spinën mirë në prizë.
në prizë.
Pajisja nuk furnizohet me
korrent. Në prizën elektrike
nuk kalon tension.
Lidhni një pajisje tjetër
elektrike në prizë.
Kontaktoni një elektricist të
kualifikuar.
Llamba nuk punon.Llamba është në gjendje
Mbyllni dhe hapni derën.
gatishmërie.
"dEMo" afishohet në
ekran.
Pajisja është në funksionin
e demonstrimit.
Mbani shtypur për afërsisht
10 sekonda butonin Mode
derisa të dëgjohet një tingull
i gjatë akustik dhe ekrani të
fiket për një kohë të
shkurtër: pajisja fillon të
punojë në mënyrë të
rregullt.
Bie sinjalizuesi.Dera nuk është mbyllur
mirë.
Në vendin e
afishimit të
Ka ndodhur një defekt në
matjen e temperaturës.
temperaturës
tregohet një kuadrat
lart ose poshtë.
Referojuni kapitullit "Alarmi i
derës së hapur".
Telefononi përfaqësuesin
tuaj të shërbimit (sistemi i
ftohjes do të vazhdojë t'i
mbajë produktet ushqimore
të ftohta, por nuk mund të
bëhet rregullimi i
temperaturës).
SHQIP17
www.electrolux.com
18
Nëse këshillat nuk sjellin rezultate, kontaktoni shërbimin më të afërt të markës së
pajisjes.
7.1 Zëvendësimi i llambushkës
Pajisja ka një dritë të brendshme LED me
jetëgjatësi të madhe.
Vetëm punonjësit e shërbimit lejohen që
ta zëvendësojnë dritën. Kontaktoni
qendrën tuaj të shërbimit .
7.2 Mbyllja e derës
1.
Pastroni guarnicionin e derës.
8. INSTALIMI
2.
Nëse është e nevojshme, rregulloni
derën. Shihni paragrafin "Instalimi".
3.
Nëse është e nevojshme,
zëvendësoni guarnicionet defektoze
të derës. Lidhuni me Qendrën e
Shërbimit.
PARALAJMËRIM
Lexoni me kujdes kapitullin "Të
dhëna për sigurinë" për sigurinë
tuaj si dhe për një përdorim të
saktë të pajisjes, përpara se të
instaloni atë.
8.1 Pozicionimi
Instalojeni këtë pajisje në një vend ku
temperatura e ambientit përputhet me
klasën e klimës që tregohet në tabelën e
vlerave në pajisje:
Klasa
Temperatura e ambientit
e
klimës
SN+10°C deri + 32°C
N+16°C deri + 32°C
ST+16°C deri + 38°C
T+16°C deri + 43°C
8.2 Vendosja
Pajisja duhet të montohet larg burimeve të
nxehtësisë, të tilla si radiatorë, bojlerë,
drita e drejtpërdrejtë e diellit etj.
Sigurohuni që ajri të qarkullojë lirisht
përreth pjesës së pasme të pajisjes. Për
të siguruar performancë optimale, nëse
pajisja vendoset poshtë një njësie të varur
në mur, largësia minimale midis pjesës së
sipërme të pajisjes dhe njësisë në mur
duhet të jetë të paktën 100 mm.
Sidoqoftë, në rrethana ideale, pajisja nuk
duhet të vendoset poshtë njësive të
varura në mur. Nivelimi i saktë sigurohet
përmes një ose më shumë këmbëzave të
rregullueshme në bazën e pajisjes.
100 mm
min
A
20 mm
PARALAJMËRIM
Pajisja duhet të shkëputet lirisht
nga burimi i energjisë; si rrjedhojë,
spina duhet të jetë lehtësisht e
arritshme pas montimit.
B
8.3 Distancatorët e pasmë
Dy distancatorët mund t'i gjeni brenda
çantës së dokumenteve.
Ndiqni këto hapa për të montuar
distancatorët:
1.
Lironi vidën.
2.
Vendosni distancatorin poshtë vidës.
3.
Rrotullojeni distancatorin në
pozicionin e duhur.
4.
Shtrëngojini vidat sërish.
2
1
4
3
8.4 Nivelimi
Gjatë vendosjes së pajisjes, sigurohuni që
të qëndrojë e niveluar. Kjo mund të arrihet
nëpërmjet dy këmbëzave të
rregullueshme në pjesën e poshtme
përballë.
SHQIP19
8.5 Lidhja elektrike
Përpara se ta futni pajisjen në prizë,
sigurohuni që voltazhi dhe frekuenca që
tregohet në tabelën e vlerave përputhet
me të dhënat e rrymës së shtëpisë tuaj.
Pajisja duhet tokëzuar. Spina e
kabllitkabllos tsë ushqimit është e pajisur
me një kontakt, pikërisht për këtë qëllim.
Nëse spina e ushqimit të shtëpisë nuk
është e tokëzuar, lidheni pajisjen në një
prizë të veçuar të tokëzuar në përputhje
me rregullat në fuqi, duke u këshilluar me
një elektriçistelektricist.
Prodhuesi refuzon të marrë përsipër gjithë
përgjegjësinë nëse nuk ndiqen masat
paraprake të mësipërme.
Kjo pajisja është në përputhje me E.E.C. Direktivat
www.electrolux.com
20
8.6 Ndryshimi i krahut të hapjes së derës
PARALAJMËRIM
Përpara se të kryeni çdo lloj
veprimi, hiqni spinën nga priza.
PARALAJMËRIM
Sigurohuni që pajisja të mos jetë
në rrymë.
Ju sugjerojmë që veprimet e
mëposhtme t'i kryeni së bashku
me një person tjetër, i cili do t'i
mbajë të palëvizshme dyert e
pajisjes gjatë procesit.
• Hiqni mbulojën e menteshës me një
kaçavidë.
1
2
A
B
E
F
• Hapni derën dhe hiqni mbulojën me
kapak në fund të derës.
• Hiqni mbulojat e përparme të sipërme
në të dyja anët. (1)
• Hiqni nga priza konektorin e kabllos së
ekranit. (2)
• Zhvidhosni menteshat dhe hiqni derën.
• Hiqni tapat nga traversa e mesit.
• Hiqni mbulojën me ndihmën e një vegle.
(A).
• Zhvidhosni aksin e poshtëm të
menteshës (B) dhe distancatorin (C)
dhe vendosini ato në anën e kundërt.
• Rivendosni mbulojën (A) në anë të
kundërt.
• Vendoseni derën në menteshën e
poshtme.
DC
SHQIP21
• Nxirreni kabllon nga mbuloja me kapak
1
në fundin e derës dhe vendoseni në
menteshën e sipërme.
• Vidhosni sërish menteshën.
• Lidhni kabllon me pikën bashkuese në
panelin e përparmë.
• Vendosni në vend mbulojat e përparme
të sipërme në të dyja anët (2)
• Vendosni kabllon e ekranit, që
aktualisht është e shkëputur, në
mbajtësen e kabllos në kapakun e
fundit të derës, pastaj vendosni
2
mbulojën me kapak në fundin e derës.
Loading...
+ 47 hidden pages
You need points to download manuals.
1 point = 1 manual.
You can buy points or you can get point for every manual you upload.