Programimi i funksionimit me kohëmatës...................... 6
Si të vendosni pultin kryesor të komandimit
(vetëm për sistemin VRV) .............................................6
Si të caktoni pultin kryesor të komandimit ..................... 7
Funksioni i emergjencës................................................ 7
Masat për sistemin e kontrollit në grup ose
sistemin me dy pulte komandimi ...................................7
Si të diagnostikoni pikat problematike............................7
Ndalimi i emergjencës ................................................... 7
Në rastet përveç ndalimit të emergjencës ..................... 8
Jo defekt i kondicionerit..................................................8
Kërkesat për hedhjen ..................................................... 9
Faleminderit që vendosët të blinit këtë pult
komandimi Daikin. Lexoni me kujdes këtë manual
përpara përdorimit të kondicionerit. Ai ju tregon
sesi ta përdorni njësinë në mënyrën e duhur dhe
ju ndihmon nëse ndodh ndonjë problem me
funksionimin e tij. Pas leximit të manualit, ruajeni
atë për referencë në të ardhmen.
Udhëzimet origjinale janë në gjuhën angleze. Gjuhët e
tjera janë përkthime të udhëzimeve origjinale.
Këshillat për sigurinë
Për të arritur avantazhin e plotë të funksioneve të
kondicionerit dhe për shmangur defektet për shkak të
përdorimit të gabuar, ne ju rekomandojmë të lexoni me
kujdes këtë manual me instruksione përpara përdorimit
të kondicionerit.
Masat e përshkruara këtu klasifikohen si PARALAJMËRIM
dhe KUJDES. Që të dyja këto përmbajnë informacion të
rëndësishëm për sigurinë. Sigurohuni që t'i zbatoni të
gjitha masat pa përjashtim.
PAR ALAJ MËR IM
Mosveprimi në përputhje me këto udhëzime
mund të rezultojë në lëndim personi ose në
humbje të jetës.
KUJDES
Moszbatimi i këtyre udhëzimeve në mënyrën e
duhur mund të rezultojë në dëme materiale
ose lëndim personi, të cilat mund të jenë
serioze në varësi nga rrethanat.
BRC7FA532F(B) + BRC7FB532F(B)
Kompleti i pultit të komandimit me valë
4P563995-1 2019.01
Manuali i përdorimit
SHËNIM
Informacioni i klasifikuar si
për të garantuar përdorimin e duhur të pajisjes.
Pas leximit, mbajeni manualin në një vend të
përshtatshëm që t'i referoheni sa herë ta keni të
nevojshme. Nëse pajisja i kalohet një përdoruesi të ri,
sigurohuni që t'i jepni atij edhe këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIM
■ Jini të vetëdijshëm që ekspozimi i drejtpërdrejtë dhe
për një kohë të gjatë në ajrin e ftohtë ose të ngrohtë
të kondicionerit të ajrit mund të jetë i dëmshëm për
gjendjen fizike dhe për shëndetin tuaj.
■
Kur kondicioneri nuk punon si duhet (kur nxjerr një erë si
të djegur etj.) shkëputni nga njësia energjinë elektrike dhe
kontaktoni me shitësin lokal. Vazhdimi i përdorimit në
këto kushte mund të shkaktojë prishjen e kondicionerit
ose rrezikun e goditjes elektrike ose të zjarrit.
■ Mos u përpiqni që ta montoni apo ta riparoni vetë
kondicionerin. Punimi i gabuar mund të rezultojë në
rrjedhje të ujit, goditje elektrike ose rrezik për zjarr.
Kontaktoni me shitësin lokal ose persona të
kualifikuar për montimin dhe punimet e mirëmbajtjes.
■ Kërkojini shitësit të kryejë servisin ose riparimet sa
herë të jetë e nevojshme.
Servisi ose riparimet e pasakta mund të rezultojnë në
rrjedhje të ujit, goditje elektrike ose në zjarr.
■ Mos futni objekte, duke përfshirë shkopinjtë,
gishtërinjtë tuaj etj. në vrimën e futjes ose të daljes së
ajrit. Kjo mund të rezultojë në lëndim fizik për shkak
të kontaktit me fletët e ventilatorit të kondicionerit të
ajrit që rrotullohen me shpejtësi të lartë.
■
Konsultohuni me shitësin lokal për ndryshimin e
vendndodhjes dhe montimin sërish të kondicionerit.
Puna e pasaktë e montimit mund të rezultojë në rrezik
rrjedhjeje, goditjeje elektrike ose në rrezik zjarri.
KUJDES
■ Mos e përdorni kondicionerin e ajrit për qëllime të
tjera të ndryshme nga ato për të cilat është menduar.
Mos e përdorni kondicionerin e ajrit për ftohjen e
instrumenteve të precizionit, të ushqimit, bimëve,
kafshëve ose të veprave të artit, sepse kjo mund të
ndikojë negativisht në performancën, cilësinë dhe/
ose jetëgjatësinë e objektit në fjalë.
■ Për të shmangur varfërimin e oksigjenit, sigurohuni
që dhoma të keni ajrim të mjaftueshëm nëse së
bashku me kondicionerin përdoret edhe ndonjë
pajisje tjetër, si p.sh. vatër flake.
■ Mos i ekspozoni bimët ose kafshët direkt në rrymën e
ajrit që del nga njësia, sepse kjo mund të shkaktojë
efekte të padëshiruara.
■ Për të shmangur goditjen elektrike, mos e përdorni
me duar të lagura.
■ Mos vendosni vatra me flakë ose ngrohëse në vendet
e ekspozuara ndaj rrymës së ajrit nga njësia, sepse
kjo mund të dëmtojë procesin e djegies së vatrës së
zjarrit ose të ngrohëses.
përmban instruksione
Manuali i përdorimit
1
Page 4
■ Mos vendosni spërkatës me lëndë të ndezshme ose
mos përdorni bombola spërkatëse pranë njësisë,
sepse kjo mund të rezultojë në zjarr.
Emrat dhe funksionet e pjesës së përdorimit
Shihni figura 1, (figura 1B tregon pultin e komandimit
me kapakun e përparmë të hapur)
1 TREGUESI " " (TRANSMETIMI I SINJALIT)
Ky ndizet kur transmetohet një sinjal.
2
TREGUESI "" "" "" "" " " (MODALITETI
I FUNKSIONIMIT)
Ky tregues tregon modalitetin aktual të punës.
3
TREGUESI "" (TEMPERATURA E VENDOSUR)
Ky tregues tregon temperaturën e vendosur.
4
TREGUESI "" (KOHA E PROGRAMUAR)
Ky tregues tregon kohën e programuar të ndezjes
ose fikjes së sistemit.
5 TREGUESI "" (FLETA LËKUNDËSE)
Shihni "PËRSHTATJA E DREJTIMIT TË FRYRJES
SË AJRIT" në faqen 5.
6
TREGUESI "" "" (SHPEJTËSIA E VENTILATORIT)
Treguesi tregon shpejtësinë e vendosur të
ventilatorit.
7
TREGUESI"" (INSPEKTIM/PROCES TESTIMI)
Kur shtypet butoni Inspektim/Proces testimi, treguesi
tregon modalitetin e sistemit që ekziston.
8 Butoni i ndezjes/fikjes
Shtypni këtë buton dhe sistemi do të fillojë punën.
Shtypni përsëri këtë buton dhe sistemi do të ndalojë.
9 BUTONI I KONTROLLIT TË SHPEJTËSISË SË
VENTILATORIT
Shtypni këtë buton për zgjedhur shpejtësinë E lartë
ose E ulët të ventilatorit, sipas dëshirës.
10 BUTONAT E RREGULLIMIT TË TEMPERATURËS
Përdorni këtë buton për vendosjen e temperaturës
(Funksionon edhe kur kapaku përpara i pultit të
komandimit është i mbyllur.)
11 BUTONI I PROGRAMIMIT TË KOHËMATËSIT
Përdorni këtë buton për programimin e kohës së
ndezjes dhe/ose të fikjes. (Përdoret me kapakun
përpara të pultit të komandimit të hapur.)
12 BUTONI I NDEZJES/FIKJES SË MODALITETIT TË
KOHËMATËSIT
Shihni "NDEZJA/FIKJA E MODALITETIT TË
KOHËMATËSIT" në faqen 6.
13 BUTONI REZERVËS/ANULIMIT TË KOHËMATËSIT
Shihni "PROGRAMIMI I KOHËS" në faqen 6.
14 BUTONI I PËRSHTATJES SË DREJTIMIT TË
FRYRJES SË AJRIT
Shihni "PËRSHTATJA E DREJTIMIT TË FRYRJES
SË AJRIT" në faqen 5.
15 Butoni i përzgjedhjes së modalitetit të funksionimit
Shtypni këtë buton për të zgjedhur modalitetin e
funksionimit.
16 BUTONI I RIVENDOSJES SË SHENJËS SË FILTRIT
Shihni seksionin MIRËMBAJTJA në manualin e
përdorimit të dërguar me njësinë e brendshme.
17 BUTONI I INSPEKTIMIT/PROCESIT TË TESTIMIT
Ky buton përdoret vetëm nga personat e kualifikuar
të servisit për qëllime mirëmbajtjeje.
Shihni figura 3, (marrësi në panelin dekorativ)
18 ÇELËSI I FUNKSIONIT TË EMERGJENCËS
Ky çelës është i gatshëm për përdorim kur pulti i
komandimit nuk punon.
19 Marrësi
Ky marrë merr sinjalet nga pulti i komandimit.
20 Llamba treguese e funksionimit (e kuqe)
Kjo llambë qëndron e ndezur ndërkohë që kondicioneri
është në punë. Ajo pulson kur njësia ka probleme.
21 Llamba treguese e kohëmatësit (jeshile)
Kjo llambë qëndron e ndezur gjatë kohës që
kohëmatësi është i vendosur.
22 Llamba treguese e kohës së pastrimit të filtrit të ajrit
(e kuqe)
Ndizet kur vjen koha për të pastruar filtrin e ajrit.
23 Llamba e shkrirjes (portokalli)
Ndizet kur fillon procesi i shkrirjes i njësisë.
Shihni figura 4, (çelësi i shkëmbimit ftohje/ngrohje)
Në një sistem VRV, pulti i komandimit me valë mund të
përdoret së bashku me një çelës shkëmbimi ftohje/
ngrohje.
24
ÇELËSI I ZGJEDHJES VENTILATOR/KONDICIONER
AJRI
Vendoseni çelësin te "" (VENTILATOR) për
ventilatorin dhe te " " (A/C) për ngrohje ose ftohje.
25 ÇELËSI I SHKËMBIMIT FTOHJE/NGROHJE
Vendoseni çelësin te " " (FTOHJE) për ftohje dhe
te " " (NGROHJE) për ngrohje
SHËNIM
■ Për qëllimet e shpjegimit, të gjitha
treguesit paraqiten të shfaqur në ekran
te figura 1, ndryshe nga rrethanat reale
të procesit të funksionimit.
■ Nëse llamba treguese e kohës së
pastrimit të filtrit të ajrit ndizet, pastroni
filtrin e ajrit sipas shpjegimeve në
manualin e përdorimit të ofruar me
njësinë e brendshme.
Pas pastrimit dhe montimit përsëri të
filtrit të ajrit, shtypni në pultin e
komandimit butonin e rivendosjes së
shenjës së filtrit. Llamba treguese e
kohës së pastrimit të filtrit të ajrit do të
fiket.
■ Llamba treguese e procesit të shkrirjes
pulson kur ndizet energjia elektrike. Kjo
nuk tregon një defekt.
Manuali i përdorimit
2
4P563995-1 2019.01
BRC7FA532F(B) + BRC7FB532F(B)
Kompleti i pultit të komandimit me valë
Page 5
Veprimet me pultin e komandimit me valë
Masat e kujdesit në veprimet me pultin
ekomandimit
■ Drejtoni pjesën transmetuese të pultit të komandimit
drejt pjesës marrëse të kondicionerit.
■ Nëse diçka bllokon korridorin e transmetimit dhe të
marrjes midis pultit të komandimit dhe njësisë së
brendshme, si për shembull perdet, ai nuk do të
punojë.
Vendosja e pultit të komandimit në mbajtësen
e tij
Montoni mbajtësen e pultit të komandimit në një mur ose
kolonë me vidat e ofruara. Sigurohuni që pulti
i komandimit transmeton sinjalet.
Vendosja
e pultit të komandimit
Rrëshqiteni nga lartShtyjeni për sipër
1
1Mbajtësja e pultit të komandimit
Heqja
e pultit të komandimit
■ Distanca e transmetimit është rreth 7 metra.
■ 2 sinjal bip të shkurtra nga marrësi tregojnë se
transmetimi është kryer në rregull.
■ Mos e lëshoni në tokë ose mos e lagni atë.
Ai mund të dëmtohet.
■ Asnjëherë mos i shtypni butonat e pultit të
komandimit me ndonjë objekt të fortë me majë.
Pulti i komandimit mund të dëmtohet.
Vendi i montimit
■ Ka mundësi që sinjalet të mos merren në dhomat ku
ka ndriçim elektronik fluoreshent. Konsultohuni me
shitësin përpara se të blini llamba të reja
fluoreshente.
■ Nëse pulti i komandimit vë në përdorim aparatura të
tjera elektrike, hiqini këto pajisje ose konsultohuni me
shitësin.
Si të vendosni bateritë
1 Hiqni kapakun e pasmë
të pultit të komandimit
duke e shtyrë në
drejtimin e treguar nga
shenja e shigjetës.
2 Futni bateritë.
Përdorni dy bateri
alkaline të llojit
AAA.LR03. Vendosini
bateritë saktë sipas
poleve të duhura të tyre
(+) dhe (–). Mbyllni kapakun.
Kur duhen ndërruar bateritë
Në përdorim në kushte normale bateritë zgjatin rreth një
vit. Megjithatë, ndërroni bateritë sa herë që njësia e
brendshme nuk reagon ose reagon me ngadalë ndaj
komandave, ose nëse ekrani i pultit errësohet.
SHËNIM
Ndërroni të dyja bateritë në të njëjtën kohë,
dhe mos përdorni bateri të vjetra dhe të reja
të përziera me njëra-tjetrën.
Kur pulti i komandimit nuk do të përdoret për
një kohë të gjatë, hiqini bateritë nga pulti për
të parandaluar rrjedhjen e lëngut të baterive.
Në rast të një sistemi kontrolli të centralizuar
Nëse njësitë e brendshme ndodhen nën kontroll të
centralizuar, është e nevojshme të ndryshoni cilësimin e
pultit të komandimit. Në këtë rast kontaktoni me shitësin
e kondicionerit.
BRC7FA532F(B) + BRC7FB532F(B)
Kompleti i pultit të komandimit me valë
4P563995-1 2019.01
Manuali i përdorimit
3
Page 6
Diapazoni i funksionimit
■ Shihni manualin e përdorimit të ofruar me njësinë
e brendshme ose me njësinë e jashtme.
■ Nëse temperatura e brendshme ose lagështia është
përtej kushteve të funksionimit, të treguara në
manualin e njësisë së brendshme ose të jashtme,
mund të ndodhë që
- të hyjnë në veprim pajisjet e sigurisë,
- kondicioneri i ajrit të mos punojë,
- nga njësia e brendshme të rrjedhë ujë.
■ Diapazoni i vendosjes së temperaturës i pultit të
komandimit është 16°C deri në 32°C.
Procedura e përdorimit
■ Për të mbrojtur njësinë, ndizeni çelësin kryesor të
energjisë 6 orë përpara vënies në punë.
■ Nëse furnizimi me energji ndërpritet gjatë punës,
kondicioneri do të rindizet automatikisht kur të
rikthehet energjia elektrike.
Funksioni "Ftohje", "Ngrohje", "Automatik",
"Ventilator" dhe "Program tharjeje"
Vëreni në përdorim sipas rendit të mëposhtëm:
Funksioni "AUTOMATIK" mund të zgjidhet vetëm nga
sistemi me pompë nxehtësi ose sistemi me rikuperim
të nxehtësisë VRV.
Për sistemet pa çelës kontrolli të shkëmbimit ftohje/ngrohje
1
Shihni figura 1
Shtypni disa herë butonin e zgjedhjes së modalitetit
të funksionimit "MODE" dhe zgjidhni modalitetin e
funksionimit, si më poshtë:
- Në këtë modalitet funksionimi, shkëmbimi
Ftohje/Ngrohje kryhet automatikisht.
- Qëllimi i këtij programi është të ulë nivelin
e lagështisë në dhomë, me një ulje minimale
të temperaturës.
- Kur kondicioneri vihet në përdorim me
funksionin e tharjes, vlera referencë e
përdorur është temperatura e ajrit.
- Mikrokompjuteri përcakton në mënyrë
automatike temperaturën dhe shpejtësinë
e ventilatorit.
- Sistemi nuk hyn në punë nëse temperatura
e dhomës është nën 16°C.
2
Shtypni butonin ON/OFF (Ndezja/Fikja).
Llamba treguese e funksionit ndizet kur sistemi nis
punën dhe ajo fiket kur sistemi ndalon punën.
Për sistemet me çelës kontrolli të shkëmbimit ftohje/ngrohje
1
Shihni figura 4
Zgjidhni modalitetin e funksionimit me anë të çelësit
të kontrollit të shkëmbimit Ftohje/Ngrohje, si më
poshtë.
Funksioni FTOHJE ...........................
Funksioni NGROHJE .......................
Funksioni VENTILATOR...................
Funksioni THARJE ...........................
Shtypni disa herë butonin e zgjedhjes së modalitetit
të funksionimit dhe zgjidhni "".
Shihni "Për sistemet pa çelës kontrolli të shkëmbimit
ftohje/ngrohje" në faqen 4 për detaje mbi funksionin e
tharjes.
(Ky veprim është i disponueshëm vetëm gjatë
funksionit të tharjes.)
2
Shtypni butonin ON/OFF (Ndezja/Fikja).
Llamba treguese e funksionit ndizet kur sistemi nis
punën dhe ajo fiket kur sistemi ndalon punën.
Ndezja/Fikja
Mos e fikni energjinë elektrike menjëherë pasi
njësia ndalon punën. Në këtë rast pritni jo më
pak se 5 minuta.
Ka rrjedhje uji ose diçka tjetër që shkon keq
me njësinë.
BUTONI I ZGJEDHJES SË
MODALITETIT TË FUNKSIONIMIT
Ndezja/Fikja
Mos e fikni energjinë elektrike menjëherë pasi
njësia ndalon punën. Në këtë rast pritni jo më
pak se 5 minuta.
Ka rrjedhje uji ose diçka tjetër që shkon keq
me njësinë.
Manuali i përdorimit
4
4P563995-1 2019.01
BRC7FA532F(B) + BRC7FB532F(B)
Kompleti i pultit të komandimit me valë
Page 7
Shpjegimi i funksionit të ngrohjes
DOWN
UP
DOWN
UP
Funksioni Shkrirje
■ Ndërkohë që akulli në serpentinën e njësisë së
jashtme rritet, efekti i ngrohjes zvogëlohet dhe
sistemin kalon në funksionin SHKRIRJE.
■ Ventilatori ndalon punën dhe llamba treguese e
funksionit të shkrirjes ndizet.
Pas 6 deri në 8 minuta (maksimumi 10 minuta) në
funksionin SHKRIRJE, sistemi rikthehet në funksionin
NGROHJE.
Kapaciteti i ngrohjes dhe temperatura e ajrit jashtë
■ Kapaciteti i ngrohjes bie ndërkohë që temperatura e
ajrit jashtë ulet. Nëse keni ftohtë, ndizni një ngrohëse
tjetër në të njëjtën kohë me kondicionerin.
■ Ajri i nxehtë qarkullon që të ngrohë dhomën. Nga
momenti që kondicioneri ndizet për herë të parë
duhet pak kohë që i gjithë ajri në dhomë të ngrohet.
Ventilatori i brendshëm kalon automatikisht në
shpejtësi të ulët derisa kondicioneri të arrijë një
temperaturë të caktuar në brendësi. Në këtë situatë,
gjithçka që mund të bëni është vetëm të pritni.
■
Nëse ajri i nxehtë grumbullohet në tavan dhe këmbët
poshtë ndiejnë ftohtë, rekomandohet të përdorni një
qarkullues ajri. Për detaje kontaktoni me pikën e blerjes.
Përshtatja
Për programimin e temperaturës, të shpejtësisë së
ventilatorit dhe drejtimit të fryrjes së ajrit ndiqni
procedurën e shpjeguar më poshtë.
VENDOSJA E TEMPERATURËS
Shtypni butonat e rregullimit të temperaturës dhe
programoni vendosjen e temperaturës.
Sa herë që shtypet ky buton, temperatura
e vendosur rritet me 1°C.
Sa herë që shtypet ky buton, temperatura
e vendosur ulet me 1°C.
Në rastin e funksionimit automatik
Sa herë që shtypet ky buton, temperatura
e vendosur kalon në anën "H".
Sa herë që shtypet ky buton, temperatura
e vendosur kalon në anën "L".
°C
H•M•L
Vendosja
e temperaturës
Vendosja e temperaturës nuk është
•
e mundur për funksionin Ventilator
25 23 22 21 19
- Diapazoni i vendosjes së temperaturës i pultit të
komandimit është 16°C deri në 32°C.
KONTROLLI I SHPEJTËSISË SË
VENTILATORIT
Shtypni butonin e kontrollit të shpejtësisë së
ventilatorit "FAN".
■ Mund të zgjidhet shpejtësia E lartë, Mesatare ose
E ulët.
■ Ndonjëherë mikrokompjuteri komandon
shpejtësinë e ventilatorit për të mbrojtur njësinë.
PËRSHTATJA E DREJTIMIT TË FRYRJES SË
AJRIT
Kufiri i lëvizjes së fletës është i ndryshueshëm.
Kontaktoni me shitësin për më shumë detaje.
■ Përshtatja lart dhe poshtë
Shtypni butonin e përshtatjes së drejtimit të fryrjes së
ajrit "SWING" për të zgjedhur drejtimin e ajrit siç
tregohet më poshtë.
Shfaqet simboli në ekran dhe drejtimi
i fryrjes së ajrit ndryshon vazhdimisht.
(Cilësimi i lëkundjes automatike.)
Shtypni butonin e përshtatjes së
drejtimit të fryrjes së ajrit për të zgjedhur
drejtimin e ajrit që dëshironi.
Simboli zhduket dhe drejtimi i fryrjes së
ajrit qëndron i pandryshuar. (Cilësimi i
drejtimit të pandryshuar i fryrjes së ajrit.)
■ Lëvizja e fletës lëkundëse
Në kushtet e mëposhtme është mikrokompjuteri
ai që kontrollon drejtimin e fryrjes së ajrit, kështu
që gjendja mund të jetë e ndryshme nga ajo që
tregohet.
Modaliteti i
funksionimit
Rrethanat e
funksionimit
Ngrohje
■ Kur nis vënia në punë.
■ Kur temperatura e dhomës
është më e lartë se temperatura
e vendosur.
■ Gjatë funksionit të shkrirjes.
(Fletët fryjnë horizontalisht për
të shmangur fryrjen e ajrit të
ftohtë direkt mbi njerëzit që
ndodhen në dhomë.)
BRC7FA532F(B) + BRC7FB532F(B)
Kompleti i pultit të komandimit me valë
4P563995-1 2019.01
Manuali i përdorimit
5
Page 8
SHËNIM
DOWN
UP
MODE
TIMER
RESERVE
CANCEL
DOWN
UP
FAN
TIME
TEMP
ON OFF
C
hr.
hr.
■ Nëse provoni ftohjen ose tharjen e
programuar ndërkohë që fletët janë
të drejtuara për poshtë, drejtimi i
fryrjes së ajrit mund të ndryshojë në
mënyrë të papritur. Ky nuk është
tregues që diçka nuk shkon mirë me
pajisjen. Kjo gjë shërben për të
parandaluar pikimin e lagështisë së
kondensuar në pjesët në daljen e
fryrjes së ajrit.
■ Modaliteti i funksionimit të ngrohjes
përfshin edhe funksionimin
automatik.
Programimi i funksionimit me kohëmatës
Vëreni në përdorim sipas rendit të mëposhtëm.
■ Kohëmatësi përdoret në dy mënyrat e mëposhtme:
- Programimi i kohës së fikjes ().
Sistemi ndalon funksionimin pas përfundimit të
kohës së vendosur.
- Programimi i kohës së ndezjes ().
Sistemi nis funksionimin pas përfundimit të kohës
së vendosur.
■ Kohëmatësi mund të programohet për një maksimum
prej 72 orësh.
■ Koha e ndezjes dhe e fikjes mund të programohet në
të njëjtën kohë.
NDEZJA/FIKJA E MODALITETIT TË
KOHËMATËSIT
PROGRAMIMI I KOHËS
Kur shtypet ky buton, koha ecën përpara
me 1 orë.
Kur shtypet ky buton, koha ecën mbrapsht
me 1 orë.
REZERVA E KOHËMATËSIT
Manuali i përdorimit
6
1
Shtypni disa herë butonin e ndezjes/fikjes së
modalitetit të kohëmatësit "TIMER" dhe zgjidhni
modalitetin në ekran.
Drita e ekranit pulson.
- Për të vendosur fikjen e kohëmatësit..........
- Për të vendosur ndezjen e kohëmatësit......
2
Shtypni butonat e programimit të kohës dhe vendosni
kohën për fikjen ose ndezjen e sistemit.
3
Shtypni butonin e rezervës së kohëmatësit "RESERVE".
- Procedura e vendosjes së kohëmatësit përfundon.
- Ndriçimi i ekranit ndryshon nga dritë pulsuese në
dritë e qëndrueshme.
4
Shtypni butonin "CANCEL" (Anulo) për të anuluar
programimin. Drita e ekranit errësohet.
Për shembull.
Kur kohëmatësi
programohet që të
fikë sistemin pas
3 orësh dhe që ta
ndezë sistemin pas
4 orësh, atëherë
sistemi do të fiket pas
3 orësh dhe pastaj
1 orë më pas do të
ndizet përsëri.
SHËNIM
Si të vendosni pultin kryesor të komandimit
(vetëm për sistemin VRV)
(Shihni figurën 5)
Kur sistemi është montuar siç tregohet më poshtë, është
e nevojshme të caktohet pulti kryesor i komandimit.
■ Për sistemin me pompë nxehtësie
Kur një njësi e jashtme është e lidhur me disa njësi të
brendshme.
■ Për sistemin me rikuperim të nxehtësisë
Kur një BS është e lidhur me disa njësi të brendshme.
1Një nga këto pulte komandimi duhet të caktohet
2
■ Vetëm pulti kryesor i komandimit mund të zgjedhë
funksionin NGROHJE, FTOHJES ose AUTOMATIK
(vetëm sistemi me rikuperimit të nxehtësisë).
■
Kur njësia e brendshme është vendosur në funksionin
"FTOHJE" me pultin kryesor të komandimit, ju mund të
bëni ndërrimin e modalitetit të funksionimit në
"VENTILATOR", "THARJE" dhe "FTOHJE".
■ Kur njësia e brendshme është vendosur në
funksionin "NGROHJE" me pultin kryesor të
komandimit, ju mund të bëni ndërrimin e modalitetit të
funksionimit në "VENTILATOR" dhe "NGROHJE".
■ Kur njësia e brendshme është vendosur në
funksionin "VENTILATOR" me pultin kryesor të
komandimit, ju nuk mund ta ndërroni modalitetin e
funksionimit.
■
Kur tentoni të bëni rregullime që bien ndesh me kushtet
më lart, bie një sinjal "pip" në shenjë paralajmërimi.
■ Ju nuk mund ta vendosni njësinë e brendshme në
modalitetin AUTOMATIK, përveçse në një sistem me
rikuperim të nxehtësisë VRV.
4P563995-1 2019.01
ANULIMI I KOHËMATËSIT
Pasi kohëmatësi të jetë programuar, në
ekran tregohet koha e mbetur.
si pulti kryesor i komandimit.
Njësia BS (vetëm për sistemin me rikuperim të
nxehtësisë)
BRC7FA532F(B) + BRC7FB532F(B)
Kompleti i pultit të komandimit me valë
Page 9
Si të caktoni pultin kryesor të komandimit
Vëreni në përdorim sipas rendit të mëposhtëm.
1
Shtypni vazhdimisht butonin e zgjedhjes së
modalitetit të funksionimit "MODE" për 4 sekonda.
Ekranet shfaqin "" në të gjitha njësitë e
brendshme vartëse të lidhura me të njëjtën njësi të
jashtme ose me të njëjtën njësi BS dhe pulsojnë.
2
Shtypni butonin e zgjedhjes së modalitetit të
funksionimit në njësinë e brendshme që dëshironi ta
caktoni si pultin kryesor të komandimit. Pas kësaj,
caktimi përfundon. Njësia e brendshme caktohet si
njësia kryesore e pultit të komandimit dhe ekrani që
tregon "" fiket.
Për të ndryshuar cilësimet përsëritni hapat 1 dhe 2.
Funksioni i emergjencës
Kur pulti i komandimit nuk punon për shkak të prishjes së
baterive apo të mungesës së tyre, përdorni çelësin që
ndodhet poshtë grilës së nxjerrjes së ajrit në njësinë e
brendshme.
Kur pulti i komandimit nuk punon, por treguesi i baterisë
së rënë në pultin e komandimit nuk është i ndezur,
kontaktoni me shitësin.
1NDEZJA
Nga shtypja e çelësit të funksionit të emergjencës.
■ Pajisja punon në modalitetin e caktuar më parë.
■ Sistemi punon me drejtimin e fryrjes së ajrit të
vendosur më parë.
2FIKJA
Shtypni përsëri çelësin e funksionit të emergjencës.
1• 2
Masat për sistemin e kontrollit në grup ose
sistemin me dy pulte komandimi
Ky sistem ofron edhe dy sisteme kontrolli të tjera, përveç
sistemit të kontrollit individual (një pult komandimi që
komandon një njësi të brendshme). Konfirmoni nga sa
më poshtë nëse njësia juaj është e llojit të sistemit të
kontrollit si më poshtë:
■ Sistemi i kontrollit në grup
Një pult komandimi komandon deri në 16 njësi të
brendshme.
Të gjitha njësitë e brendshme caktohen në mënyrë të
barabartë.
■ Sistemi i kontrollit me dy pulte komandimi
Dy pulte komandimi komandojnë një njësi të
brendshme. (Në rastin e sistemit të kontrollit në grup,
një grup njësish të brendshme.)
Njësia ndjek funksionimin individual.
SHËNIM
■
Nuk mund të ketë sistem kontrolli me dy
pulte komandimi, ku të dy pultet e
komandimit janë me valë. (Do të jetë
gjithmonë një sistem kontrolli me dy
pulte komandimi, ku njëri pult komandimi
është me kabllo dhe pulti tjetër me valë.)
■ Në sistemin e kontrollit me dy pulte
komandimi, pulti i komandimit me valë
nuk mund të komandojë funksionin
e kohëmatësit.
■ Punon vetëm llamba treguese
e funksionimit, nga 3 llambat e tjera në
ekranin e njësisë së brendshme
Kontaktoni me shitësin në rast të ndërrimit të
kombinimit ose të vendosjes së sistemit të
kontrollit në grup dhe të sistemit të kontrollit
me dy pulte komandimi.
Si të diagnostikoni pikat problematike
Ndalimi i emergjencës
(Shihni figurën 2)
Kur kondicioneri ndalon në gjendje emergjence, llamba
treguese e funksionimit në njësinë e brendshme fillon të
pulsojë.
Ndiqni hapat në vijim për të lexuar vetë kodin e defektit
që shfaqet në ekranin e pultit. Kontaktoni me shitësin me
këtë kod. Ai ju ndihmon të lokalizoni shkakun e problemit
dhe të përshpejtoni procesin e riparimit.
BRC7FA532F(B) + BRC7FB532F(B)
Kompleti i pultit të komandimit me valë
1
Shtypni butonin e inspektimit/testimit "TEST" për të
zgjedhur modalitetin e inspektimit " "
Në ekran shfaqet " " dhe ajo pulson. Treguesi
"UNIT" (Njësia) ndizet.
2
Shtypni butonin e programimit të kohëmatësit dhe
ndërroni numrin e njësisë.
Shtypeni për të ndryshuar numrin e njësisë derisa njësia
e brendshme të lëshojë një sinjal bip, dhe kryeni
veprimin më poshtë në varësi të numrit të sinjaleve bip:
4P563995-1 2019.01
Manuali i përdorimit
7
Page 10
Numri i sinjaleve bip
- 3 sinjale bip të shkurtra................ kryeni të gjithë
hapat nga 3 te 6
- 1 sinjal bip i shkurtër ........... kryeni hapat 3 dhe 6
- 1 sinjal bip i gjatë ....................... gjendje normale
3
Shtypni butonin e zgjedhjes së modalitetit të
funksionimit "MODE".
" " në të majtë të kodit të defektit pulson.
4
Shtypni butonin e programimit të kohëmatësit dhe
ndërroni kodin e defektit.
Pritni derisa njësia e brendshme të bëjë dy herë bip.
5
Shtypni butonin e zgjedhjes së modalitetit të
funksionimit "MODE".
" " në të djathtë të kodit të defektit pulson.
6
Shtypni butonin e programimit të kohëmatësit dhe
ndërroni kodin e defektit.
Shtypeni derisa njësia e brendshme të lëshojë një
sinjal bip të gjatë.
Kodi i defektit rregullohet kur njësia e brendshme
lëshon një sinjal bip të gjatë.
7
Shtypni butonin e zgjedhjes së modalitetit të
funksionimit "MODE" për ta rikthyer ekranin në
gjendjen normale të tij.
Resetimi i ekranit.
Në rastet përveç ndalimit të emergjencës
1 Njësia nuk punon fare.
■ Kontrolloni nëse marrësi është i ekspozuar në
dritën e diellit ose në erë të fortë. Mbajeni
marrësin e sinjalit larg nga burimet e dritës.
■ Kontrolloni nëse pulti i komandimit ka bateri.
Nëse jo, vendosni bateritë.
■ Kontrolloni nëse numri i njësisë së brendshme
dhe numri i pultit të komandimit janë njëlloj.
Shihni figura 6.
Vëreni në punë njësinë e brendshme me pultin e
komandimit që ka të njëjtin numër.
Sinjalet e transmetuara nga një pult komandimi
me një numër tjetër të ndryshëm nuk mund të
pranohen. (Nëse numri nuk përmendet,
konsiderohet se ai është "1".)
2
Sistemi punon, por ai nuk ftoh ose nuk ngroh mjaftueshëm.
■ Nëse temperatura e vendosur nuk është
e përshtatshme.
■ Nëse butoni i shpejtësisë së ventilatorit është
caktuar te shpejtësi E ulët.
■ Nëse këndi i fryrjes së ajrit është i përshtatshëm.
Kontaktoni me pikën e blerjes në rastin e mëposhtëm.
Nëse ndieni aromë djegieje, shkëputni
menjëherë energjinë elektrike dhe kontaktoni
me pikën e blerjes. Përdorimi i pajisjes për çdo
gjë, por jo në gjendjen e duhur për punë,
mund të rezultojë në dëmtim të pajisjes,
goditje elektrike dhe ose zjarr.
Problemi
Llamba treguese e funksionit e njësisë së brendshme
pulson dhe njësia nuk punon fare. Shihni figura 7.
1Kodi i defektit
2Nr. i njësisë që perceptoi problemin
3Afishimi simbolit të inspektimit
Veprimi korrigjues
Kontrolloni kodin e defektit (
komandimit.
Kontaktoni me shitësin dhe tregojini atij emrin e modelit
dhe çfarë kodi defekti ju është shfaqur.
a1-if) në pultin e
Jo defekt i kondicionerit
Simptomat në vijim nuk tregojnë një defekt të
kondicionerit të ajrit:
Simptomë 1: Sistemi nuk punon
ShembullArsyeja
Sistemi nuk ndizet
menjëherë pasi shtypet
butoni ON/OFF (Ndezja/
fikja).
Sistemi nuk ndizet
menjëherë në punë kur
butoni i vendosjes së
temperaturës rikthehet në
pozicionin e mëparshëm
pas shtytjes së butonit.
Nëse sinjali bip i marrjes
përsëritet shpejt 3 herë
(ai tingëllon vetëm dy
herë gjatë funksionimi
në gjendje normale.)
Nëse llamba treguese
e shkrirjes në ekranin e
njësisë së jashtme ndizet
sapo ndizet funksioni
"Ngrohje".
Njësia e jashtme ndalon
punën.
Nëse llamba treguese te
funksioni ndriçon, sistemi
është në gjendje pune
normale. Ai nuk rindizet
menjëherë, sepse një
pajisje sigurie punon për të
parandaluar mbingarkesën
e sistemit.
Pas 3 minutash, sistemi
do të ndizet sërish
automatikisht.
Ai nuk rindizet menjëherë,
sepse një pajisje sigurie
punon për të parandaluar
mbingarkesën e sistemit.
Pas 3 minutash, sistemi
do të ndizet sërish
automatikisht.
Kontrolli është vendosur
te kontrollori opsional për
kontrollin e centralizuar.
Ky tregues është për të
paralajmëruar për ajrin
e ftohtë që shfryhet nga
njësia. Ky nuk është
tregues që diçka nuk
shkon mirë me pajisjen.
Për shkak se temperatura
e dhomës ka arritur
temperaturën e vendosur.
Njësia e brendshme kalon
në modalitetin Ventilator.
Manuali i përdorimit
8
4P563995-1 2019.01
BRC7FA532F(B) + BRC7FB532F(B)
Kompleti i pultit të komandimit me valë
Page 11
Simptomë 2: Njësia ndalon shumë rrallë
ShembullArsyeja
Pulti i komandimit tregon
"U4" dhe "U5", dhe njësia
ndalon. Pas pak minutash
njësia rifillon punën.
Simptomë 3: Shkëmbimi midis modalitetit Ngrohje
dhe Ftohje
ShembullArsyeja
Njësia e brendshme bën
një tingull marrë "PIII".
Simptomë 4: Shpejtësia e fryrjes së ajrit nuk arrihet
aq sa është vendosur
ShembullArsyeja
Shpejtësia e fryrjes së
ajrit nuk ndryshon edhe
nëse shtypet butoni për
rregullimin e shpejtësisë
së fryrjes së ajrit.
Simptomë 5: Drejtimi i fryrjes së ajrit nuk është siç
është vendosur
ShembullArsyeja
Treguesi në pultin e
komandimit dhe drejtimi
i fryrjes së ajrit nuk
përkojnë me njëri-tjetrin.
Lëvizja e drejtimit të
fryrjes së ajrit është
e pamundur.
Simptomë 6: Shfaqet vetëm një pjesë e treguesit
ShembullArsyeja
Edhe nëse njësia është
duke punuar, shfaqet
vetëm treguesi i
funksionit, ose edhe nëse
shfaqet treguesi, shumë
shpejt pas kësaj treguesi
zhduket, përveç atij të
funksionit në përdorim.
Për shkak të zhurmës
elektrike, përveç asaj nga
kondicioneri, komunikimi
midis njësive ndërpritet
dhe pas kësaj njësia fiket.
Kur zhurma të ketë
kaluar, njësia rindizet
automatikisht.
Ky tingull lëshohet kur
shkëmbimi i funksionit
është nën kontroll, dhe
kontrolli vendoset në
modalitetin që nuk mund
të kryhet.
Kur temperatura
e dhomës arrin
temperaturën e vendosur
të njësisë, njësia e
jashtme ndalon punën
dhe shpejtësia e fryrjes
së ajrit në njësinë
e brendshme ulet në
minimum.
Kjo bëhet për të
shmangur kontaktin e ajrit
të ftohtë me personat
brenda në dhomë.
Kjo për faktin sepse
ajo kontrollohet nga
mikrokompjuteri. Shihni
"PËRSHTATJA E
DREJTIMIT TË
FRYRJES SË AJRIT" në
faqen 5.
Njësia e brendshme
korresponduese është ajo
për sistemin multi dhe
pulti i komandimit është
vendosur në sistemin
multi.
Simptomë 7: Nuk shfaqet asnjë tregues ose shfaqen
të gjithë treguesit
ShembullArsyeja
Kur mbahet shtypur
butoni i pultit të
komandimit.
Simptomë 8: Ftohje e pamjaftueshme
ShembullArsyeja
Sistemi është në
funksionin Program
tharjeje.
Bateria e pultit të
komandimit ka marrë
fund.
Funksioni i programit
të tharjes është një
modalitet funksionimi
që përpiqet ta mbajë
temperaturën e dhomës
sa më konstante që të
jetë e mundur. Shihni
"Funksioni "Ftohje",
"Ngrohje", "Automatik",
"Ventilator" dhe "Program
tharjeje"" në faqen 4.
Kërkesat për hedhjen
Bateritë e ofruara me pultin e komandimit
janë të shënuara me këtë simbol.
Ky simbol tregon që bateritë nuk duhet të
përzihen me mbetjet e tjera të pandara të
shtëpisë.
Nëse nën këtë simbol është printuar një simbol kimik, ky
simbol kimik nënkupton që bateria përmban një metal të
rëndë përtej një përqendrimi të caktuar. Simbolet kimike
të mundshme janë:
■ Pb: plumb (>0,004%)
Bateritë e përdorura duhet të trajtohen në një objekt
trajtimi të specializuar për ripërdorimin.
Duke siguruar që bateritë e konsumuara të hidhen në
mënyrën e duhur, ju ndihmoni në parandalimin e
pasojave të mundshme negative në mjedis dhe për
shëndetin e njeriut.
BRC7FA532F(B) + BRC7FB532F(B)
Kompleti i pultit të komandimit me valë
4P563995-1 2019.01
Manuali i përdorimit
9
Page 12
4P563995-1 2019.01
Copyright 2019 Daikin
Loading...
+ hidden pages
You need points to download manuals.
1 point = 1 manual.
You can buy points or you can get point for every manual you upload.