TRANSPORTIMI DHE NDRYSHIMI I POZICIONIT TË INSTALIMIT 25
Ripozicionimi i derës ...................................................................................... 25
AL -3-
PARA SE TË THËRRISNI SHËRBIMIN E PAS SHITJES .................. 25
Këshilla për ruajtjen e energjisë ..................................................................... 29
PJESËT DHE ELEMENTET E FRIGORIFERIT .................................. 30
AL -4-
PARA PËRDORIMIT TË PAJISJES KAPITULLI - 1.
Paralajmërime të përgjithshme
PARALAJMËRIM: Mbajini hapësirat e ajrimit të pajisjes ose
në strukturën e brendshme pa pengesa.
PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete
të tjera për të përshpejtuar procesin e ngrirjes, përveç atyre që
rekomandohen nga prodhuesi.
PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje elektrike brenda
ndarjeve për ruajtjen e ushqimit të pajisjes, nëse nuk rekomandohen
nga prodhuesi.
PARALAJMËRIM: Mos e dëmtoni qarkun ftohës.
PARALAJMËRIM: Kur poziciononi pajisjen, sigurohuni që
kordoni i energjisë të mos bllokohet ose
dëmtohet.
PARALAJMËRIM: Mos vendosni disa priza portative apo
furnizime me energji portative
mbrapa pajisjes.
PARALAJMËRIM: Për të shmangur rrezikun për shkak të
paqëndrueshmërisë të pajisjes, ajo duhet të fiksohet sipas
udhëzimeve.
Nëse pajisja juaj përdor R600a si lëndë ftohëse - mund ta
mësoni këtë informacion nga etiketa në ftohësi - duhet të bëni
kujdes gjatë transportit dhe instalimit për të mos lejuar që
elementët ftohës të pajisjes të dëmtohen. Megjithëse R600a
është një gaz natyror i padëmshëm për mjedisin. Meqenëse është
shpërthyes, në rast të ndonjë rrjedhjeje të shkaktuar nga dëmtimi
në elementët ftohës, largojeni frigoriferin nga flakët ose burimet
e nxehtësisë dhe ajroseni dhomën për disa minuta ku ndodhet
pajisja.
AL -5-
• Ndërsa e lëvizni dhe vendosni frigoriferin, mos dëmtoni
qarkun e gazit ftohës.
• Mos vendosni substanca shpërthyese si kanaçe aerosoli me
lëndë të djegshme në këtë pajisje.
• Kjo pajisje është synuar për t'u përdorur në përdorime
shtëpiake dhe përdorime të tilla si;
- hapësirat e stafeve të kuzhinës në dyqane, zyra dhe
ambiente të tjera pune
- shtëpi ferme dhe nga klientët në hotele, motele dhe ambiente
të tjera banimi
- ambiente të tipit për fjetje dhe ngrënie mëngjesi;
- furnizime ushqimi dhe aplikime të tjera jo shitëse
• Nëse priza nuk përputhet me spinën e frigoriferit, ajo duhet të
ndërrohet nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose nga persona
të tillë të kualifikuar me qëllim që të shmangni rreziqet.
• Një spinë tokëzimi specifike është lidhur kabllon e korrentit
të frigoriferit tuaj. Kjo spinë tokëzimi duhet të përdoret me
një posaçërisht spinë tokëzimi nga 16 amper ose 10 amper
sipas vendit ku produkti do të shitet. Nëse nuk ka prizë të tillë
në shtëpinë tuaj, instalojeni me një elektricist të autorizuar.
• Kjo aparaturë mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
lart dhe personat me aftësi të pakësuara fizike, të ndjesisë ose
mendore ose mungesë të përvojës dhe njohurisë nëse u është
dhënë mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje me përdorimin e
pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që
përfshihen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi
dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet bërë nga fëmijë pa
mbikëqyrje.
• Fëmijët e moshave nga 3 deri në 8 lejohen të ngarkojnë dhe
shkarkojnë pajisjet frigoriferike. Prej fëmijëve nuk pritet të
kryejnë pastrim ose mirëmbajtje të përdoruesit të pajisjes,
fëmijët shumë të vegjël (0-3 vjeç) nuk pritet të përdorin
pajisjen,fëmijët e vegjël (3-8 vjeç) nuk pritet të përdorin vetëm
AL -6-
nëse janë në mbikëqyrje të vazhdueshme, fëmijët e rritur (814 vjeç dhe personat e ndjeshëm mund të përdorin pajisjet me
kujdes pasi t’u jepet mbikëqyrje e duhur ose udhëzime lidhur
me përdorimin e pajisjes. Personat shumë të prekshëm nuk
pritet të përdorin pajisjet sigurt vetëm nëse ju jepet mbikëqyrje
e vazhdueshme.
• Nëse kablloja e korrentit është e dëmtuar, ai duhet të
ndërrohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose nga
persona të ngjashëm të kualifikuar për të shmangur rrezikun.
• Kjo pajisje nuk është bërë për përdorim në lartësi më tepër
se 2000 m.
Për të shmangur kontaminimin e ushqimit, ju lutemi
respektoni udhëzimet e mëposhtme:
• Hapja e derës për periudha të gjata mund të shkaktojë një
rritje të ndjeshme të temperaturës në pjesët e pajisjes.
• Pastroni rregullisht sipërfaqet që mund të shkaktojnë një rritje
të ndjeshme të temperaturës në pjesën e pajisjes.
• Rruani mishin dhe peshkun në kontejnerë të përshtatshëm
në frigorifer, në mënyrë që ato të mos jenë në kontakt me
akullore dhe ushqime të tjera.
• Njësitë për ushqim të ngrirë me dy yje janë të përshtatshme
për ruajtjen e ushqimit të ngrirë, ruajtjen ose bërjen e akullores
dhe bërjen e kubeve prej akulli.
• Njësitë me një, dy dhe tre yje nuk janë të përshtatshme për
ngrirje të ushqimit të freskët.
• Nëse pajisja frigoriferike është lënë bosh për periudha të
gjata, fikeni, shkrini, pastroni, thani dhe lëreni derën e hapur
për të parandaluar zhvillimin e mykut brenda në pajisje.
AL -7-
Riparimi
• Për ta riparuar pajisjen tuaj, ju lutem kontaktoni Qendrën
e Autorizuar për Servisim ose Riparim Përdor vetëm pjesë
origjinale rezervë
• Ju lutemi mos harroni se vetë-riparimi ose riparimi nga
persona të paautorizuar mund të sjell pasoja për sigurinë tuaj
dhe shfuqizon garancinë.
• Pjesët vijuese rezervë do të jenë në dispozicion 7 vite pasi
modeli të jetë ndërprerë:teromstatë, ndjesorë të temperaturës,
plakat e shtypura elektrike, burimet e dritës, dorezat e dyerve,
menteshat e dyerve, govata dhe kanistra.
• Ju lutemi mbani mend se disa nga këto pjesë mund të jenë
në dispozicion vetëm për riparuesit profesional, dhe se jo
të gjithë pjesët rezervë janë relevante për të gjithë modelet.
• Rondelat e derës do të jenë në dispozicion 10- vite pasi të
ndërpritet modeli.
AL -8-
Informacione sigurie
• Ndërsa e lëvizni dhe vendosni frigoriferin, bëni kujdes të mos dëmtoni qarkun e gazit
ftohës.
• Nëse frigoriferi juaj ka një çelës, prisheni ose hiqeni çelësin para se ta hidhni pasi fëmijët
mund të bllokohen brenda dhe mund të shkaktojë aksident.
Shënime të rëndësishme
Ju lutemi lexoni me kujdes manualin e udhëzimeve para montimit dhe përdorimit të pajisjes.
Ne nuk jemi përgjegjës për dëmtimet e ndodhura për shkak të keqpërdorimit.
• Zbatoni të gjitha udhëzimet mbi pajisjen tuaj dhe ato të manualit të përdorimit, dhe
mbajeni këtë manual në një vend të sigurt për të zgjidhur çfarëdo problemi që mund të
ndodhë në të ardhmen.
• Kjo pajisje është prodhuar që të përdoret në ambiente të brendshme dhe duhet të përdoret
vetëm për të ruajtur ushqime. Nuk është e përshtatshme për qëllime tregtare dhe ky lloj
përdorimi do ta bëjë garancinë të pavlefshme.
Hedhja e pajisjes së vjetër
Frigoriferit dhe ngrirësit e vjetër përmbajnë material izolimi dhe ftohës me CFC. Prandaj,
duhet bërë kujdes të mos dëmtoni mjedisin kur hidhni frigoriferët e vjetër dhe të siguroheni
që të zbatoni rregullat vendase.
Simboli mbi produkt ose mbi paketim tregon që ky produkt mund të mos trajtohet
si mbeturina shtëpiake. Por në vend të kësaj duhet dorëzuar pikës së caktuar të
mbledhjes për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Me sigurimin se ky
produkt hidhet në mënyrë të duhur, ju do të ndihmoni në parandalimin e pasojave
të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin njerëzor, të cilat ndryshe do
të mund të shkaktoheshin nga trajtimi joadekuat i mbeturinave të këtij produkti. Për
informacione më të hollësishme në lidhje me riciklimin e këtij produkti, ju lutem kontaktoni
zyrën tuaj lokale në qytetin tuaj, shërbimin e mbeturinave të shtëpisë suaj apo shitoren ku e
keni blerë produktin.
Paralajmërime sigurie
• Mos përdorni priza të shumëfishta ose kabllo zgjatues.
• Mos futni spina të dëmtuara, të zhveshura ose të vjetra.
• Mos e tërhiqni, përthyeni ose dëmtoni kabllin.
• Mos përdorni përshtatës spine.
• Kjo pajisje është bërë për t'u përdorur nga të rriturit, mos i lini fëmijët të
luajnë me pajisjen ose të varen mbi derë.
• Mos futni ose nxirrni spinën nga priza me duar të lagura për të shmangur
zënien e korrentit.
• Mos vendosni shishe qelqi ose kanaçe pijesh në dhomën e ngrirësit.
Shishet ose kanaçet mund të shpërthejnë.
AL -9-
• Për sigurinë tuaj mos vendosni materiale shpërthyese ose të djegshme brenda
frigoriferit. Vendosini pijet me sasi të lartë alkooli në pozicion vertikal në ndarjen
e frigoriferit dhe duke i mbyllur grykat fort.
• Kur merrni akull të bërë në dhomën e ngrirësit, mos e prekni, akulli mund të
shkaktojë djegje dhe/ose prerje akulli.
• Mos i prekni gjërat e ngrira me duar të lagura! Mos i hani akulloret dhe kubat e akullit
menjëherë pasi t'i keni nxjerrë nga dhoma e ngrirësit!
• Mos i ngrini përsëri ushqimet e ngrira pasi kanë shkrirë. Kjo mund të shkaktojë probleme
shëndetësore si helmim nga ushqimi.
• Mos e mbuloni trupin ose kreun e frigoriferit me leckë. Kjo ndikon në performancën e
frigoriferit tuaj.
• Fiksojini aksesorët në frigorifer gjatë transportit për të parandaluar dëmtimin e tyre.
Instalimi dhe përdorimi i frigoriferit tuaj
Para se të filloni ta përdorni frigoriferin tuaj, duhet t'i kushtoni vëmendje pikave të mëposhtme:
• Tensioni i punës për frigoriferin tuaj është 220-240 V në 50Hz.
• Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dëmtimet që ndodhin për shkak të përdorimit pa tokëzim.
• Vendoseni frigoriferin në një vend ku nuk do të ekspozohej nën dritën direkte të diellit.
• Pajisja juaj duhet të jetë të paktën 50 cm larg nga sobat, furrat me gaz dhe pajisjet e
ngrohjes dhe duhet të jetë të paktën 5 cm larg nga furrat elektrike.
• Frigoriferi juaj nuk duhet të përdoret asnjëherë jashtë ose të lihet nën shi.
• Kur frigoriferi juaj vendoset pranë një ngrirësi, duhet të ketë të paktën 2 cm distancë
midis tyre për të mos lejuar krijimin e lagështisë në sipërfaqen e jashtme.
• Mos vendosni asgjë mbi frigorifer dhe montojeni frigoriferin në një vend të
përshtatshëm në mënyrë që sipër të ketë të paktën 15 cm hapësirë.
• Këmbët e para të lëvizshme duhet të rregullohen në mënyrë që pajisja të
jetë në nivel dhe e palëvizshme. Mund t'i rregulloni këmbët duke i rrotulluar
ato në drejtim të akrepave të orës (ose në drejtim të kundërt). Kjo mund të
bëhet para se të vendosni ushqim në frigorifer.
• Para se ta përdorni frigoriferin tuaj, fshijini të gjitha pjesët me ujë të ngrohtë me një lugë
çaji bikarbonat sode, dhe pastaj shëplajeni me ujë të pastër dhe thajeni. Vendosini të
gjitha pjesët pas pastrimit.
• Montoni shinën plastike (pjesa me fletë të zeza prapa) duke e rrotulluar
90° siç tregohet në figurë për të mos e lejuar kondensatorin të prekë
murin.
• Frigoriferi duhet të vendoset afër murit në distancë jo më të madhe se
75 mm larg.
Para se të përdorni frigoriferin tuaj
• Kur përdoret për herë të parë ose pas transportit, mbajeni frigoriferin
tuaj në pozicion drejt për 3 orë dhe futeni në prizë për të lejuar punim të
efektshëm. Përndryshe mund të dëmtoni kompresorin.
• Frigoriferi juaj mund të ketë një erë kur përdoret për herë të parë; era do
të largohet kur frigoriferi fillon të ftohet.
AL -10-
KAPITULLI - 2.
FUNKSIONET DHE MUNDËSITË E NDRYSHME
Informacione rreth teknologjisë së ftohjes të gjeneratës së re
Frigoriferët me teknologjinë e ftohjes të gjeneratës së re kanë sistem të
ndryshëm punimi nga frigoriferët statikë. Në frigoriferët normalë, ajri i
lagësht që hyn në frigorifer dhe avulli i ujit që del nga ushqimet, akumulon
formimin e akullit në pjesën e ngrirjes. Për të hequr këtë ngrirje, me fjalë
të tjera, për ta shkrirë, duhet të ndalohet frigoriferi. Gjatë periudhës së
ndalimit, për t'i mbajtur ushqimet të ftohta, përdoruesi duhet të nxjerrë
ushqimin jashtë frigoriferit dhe përdoruesi duhet të pastrojë akullin gjatë
kësaj periudhe.
Në frigoriferët me teknologjinë e ftohjes të gjeneratës së re, situata në
pjesën e ngrirjes është krejt ndryshe. Me ndihmën e ventilatorit, ajri i
ftohtë dhe i thatë futet në shumë pika në pjesën e ngrirjes. Si rezultat i
ajrit ajrit të ftohtë që fryn në mënyrë homogjene, edhe në hapësirat midis
rafteve, ushqimet ngrihen njëlloj dhe saktë. Nga ana tjetër, nuk do të ketë
formim ngrice.
Në pjesën e frigoriferit, do të jetë thuajse i njëjti konfigurim si në pjesën e
ngrirjes. Ajri, që del me ventilatorin i cili ndodhet sipës pjesës së frigoriferit,
ftohet ndërsa kalon në hapësirën mbrapa tubacionit të ajrit. Në të njëjtën
kohë, ajri del nga vrimat në tubacionin e ajrit në mënyrë që procesi i
ftohjes të mbarojë me sukses në pjesën e frigoriferit. Vrimat në tubacionin
e ajrit janë bërë të tilla që të bëhet shpërndarje homogjene në këtë pjesë.
Meqenëse nuk ka kalim ajri midis ngrirjes dhe frigoriferit, nuk do të ketë bashkim të erërave.
Si rezultat i këtyre, frigoriferi juaj me teknologjinë e re të ftohjes ju jep lehtësi përdorimi përveç
vëllimit të madh dhe pamjes estetike.
AL -11 -
Ekrani dhe paneli i kontrollit
5
1
2
3
4
6
Përdorimi i panelit të kontrollit
7
1. Është ekrani i vlerave të regjistrimit të ftohësit.
8
2. Është treguesi i ftohësit super.
9
3. Është ekrani i vlerave të regjistrimit të ngrirësit.
4. Është treguesi i ngrirësit super.
5. Është simboli i modalitetit ekonomik.
6. Është simboli i modalitetit gjatë pushimeve.
7. Është simboli i bllokuesit për fëmijët.
8. Është simbol alarmi.
10
9. Është simbol funksioni i alarmit të derës së hapur
10. Mundëson modalitetet ( ekonomik, kohë pushimi ...) për aktivizim
nëse dëshirohet.
Përdorimi i ngrirësit të frigoriferit
Modaliteti i super ngrirjes
Kur duhet të përdoret?
• Për të ngrirë një sasi të madhe ushqimesh që nuk mund të futen në raftin e
ngrirjes së shpejtë.
• Për të ngrirë ushqime të përgatitura.
• Për të ngrirë ushqime të freskëta shpejt me qëllim që ruhet freskia.
Si duhet të përdoret?
Shtypni butonin gradues të frigoriferit derisa të shihet në ekran simboli Super ngrirje.
Sinjali do të lëshpjë tingullin beep beep. Modaliteti regjistrohet.
Gjatë këtij modaliteti:
• Temperatura e ftohësit dhe modaliteti super ftohet mund të rregullohen. Në këtë
rast modaliteti super ngrirje vazhdon.
• Modaliteti ekonomik dhe Pushime nuk mund të selektohet.
AL -12-
• Modaliteti super ngrirje mund të fshihet me të njëjtin veprim të selektimit.
Shënim:
• Shuma maksimale e ushqimeve të freskëta (në kilogramë) që mund të ngrihen në
periudhën prej 24 orësh është treguar në etiketën e pajisjes.
• Për performancë optimale në kapacitetin maksimal të ngrirjes, aktivizoni modalitetin e
super ngrirjes 3 orë para se të futni ushqim të freskët në ngrirës.
• Në fund të kësaj periudhe, frigoriferi do të tingëllojë një alarm zanor duke njoftuar se
është gati.
Modaliteti i ngrirjes së shpejtë do të anulohet automatikisht pas 24 orësh ose kur
temperatura e sensorit të ngrirësit të bjerë nën -32°C.
Modaliteti i super ftohjes
Kur duhet të përdoret?
• Për të ftohur dhe ruajtur një sasi të madhe ushqimi në dhomën e frigoriferit.
• Për të freskuar pijet shpejt.
Si duhet të përdoret?
Shtypni butonin gradues të ftohësit derisa simboli Super ftohje të shfaqet në ekran.
Sinjali do të lëshpjë tingullin beep beep. Modaliteti regjistrohet.
Gjatë këtij modaliteti:
• Temperatura e ngrirësit dhe modaliteti super ngrirje mund të rregullohet. Në këtë
rast modaliteti super ftohësi vazhdon.
• Modaliteti ekonomik dhe Pushime nuk mund të selektohet.
• Modaliteti super ftohje mund të fshihet në të njëjtën mënyrë si selektimi.
Modaliteti i ekonomisë
Kur duhet të përdoret?
Kursimet e energjisë. Gjatë periudhës së mospërdorimit të shpeshtë (hapja e derës) ose
mospranisë në shtëpi, si p.sh. gjatë largimit me pushime, programi Eco mund të ofrojë
temperaturë optimale ndërkohë që kurseni energji.
Si duhet të përdoret?
• Shtyp “butonin e modalitetit” derisa të shfaqet simboli eko.
• Nëse asnjë buton nuk është shtypur për 1 sekondë. Modaliteti regjistrohet.
Simboli eko do të pulsojë 3 herë. Kur modaliteti është regjistruar, sinjali do të
lëshojë tingullin beep beep.
• Segmentet e temperaturës së ngrirësit dhe frigoriferit do të tregojë “E”.
• Simboli ekonomik dhe E do të ndriçojnë derisa modaliteti përfundon.
Gjatë këtij modaliteti:
• Ngrirësi mund të rregullohet. Nëse modaliteti ekonomik do të fshihet, vlerat e
regjistruara të selektuara do të procedohen.
• Ftohësi mund të rregullohet. Nëse modaliteti ekonomik do të fshihet, vlerat e
regjistruara të selektuara do të procedohen.
• Mund të selektohet modaliteti super ftohtë dhe super ngrirje. Modaliteti ekonomik
është fshirë dhe modaliteti i selektuar është aktivizuar.
AL -13-
• Modaliteti Pushime mund të selektohet pasi është fshirë modaliteti ekonomik. Më pas
modaliteti i selektuar është regjistruar.
• Për ta fshirë, ju vetëm duhet të shtypni butonin e modalitetit,
Modaliteti i pushimeve
Si duhet të përdoret?
• Shtyp “butonin e modalitetit” derisa të shfaqet simboli pushime.
• Nëse asnjë buton nuk është shtypur për 1 sekondë. Modaliteti regjistrohet.
Simboli pushime do të pulsojë 3 herë. Kur modaliteti është regjistruar, sinjali
do të lëshojë tingullin beep beep.
• Segmenti i temperaturës së ftohësit do të tregojë “--”.
• Simboli pushime dhe “--” do të ndriçojnë derisa të përfundojë modaliteti.
Gjatë këtij modaliteti:
• Ngrirësi mund të rregullohet. Kur të fshihet modaliteti pushime, vlerat e
regjistruara të selektuara do të procedohen.
• Ftohësi mund të rregullohet. Kur modaliteti pushime do të fshihet, vlerat e
regjistruara të selektuara do të procedohen.
• Mund të selektohet modaliteti super ftohtë dhe super ngrirje. Modaliteti pushime
fshihet automatikisht dhe modaliteti i selektuar aktivizohet.
• Modaliteti ekonomik mund të selektohet pasi të jetë fshirë modaliteti pushime. Më pas
modaliteti i selektuar është regjistruar.
• Për ta fshirë, ju vetëm duhet të shtypni butonin e modalitetit,
Modaliteti i ftohjes së pijeve
Kur duhet të përdoret?
Ky modalitet përdoret për të ftohur pije brenda kohës së rregullueshme.
Si duhet të përdoret?
• Shtyp butonin e ngrirësit për 3 sekonda.
• Animacion special do të fillojë mbi ekranin e vlerave të regjistruara të ngrirësit
dhe 05 do të pulsojë mbi ekranin e vlerave të regjistruara të ftohësit.
• Shtypni butonin e ftohësit për të rregulluar orën (05 - 10 - 15 - 20 - 25 - 30 minuta).
• Kur ju selektoni orën, numrat do të pulsojnë 3 herë në ekran dhe do të dëgjohet
tingulli beep beep.
• Nëse nuk shtypet asnjë buton brenda 2 sekondave, ora do të regjistrohet.
• Numërimi poshtë fillon nga ora e rregulluar minutë pas minuti.
• Koha e mbetur do të pulsojë mbi ekran.
• Për të fshirë këtë modalitet shtypni butonin e regjistrimi të ngrirjes për 3 sekonda.
AL -14-
Modaliteti i ruajtjes së ekranit
Qëllimi
Ky modalitet kursen energji duke fikur të gjithë ndriçimin e panelit të kontrollit kur
paneli nuk është aktiv.
Si ta përdorni
• Modaliteti i ruajtjes së ekranit do të aktivizohet automatikisht pas 30 sekondash.
• Nëse shtypni ndonjë buton ndërkohë që ndriçimi i panelit të kontrollit është i
fikur, konfigurimet aktuale të makinës do të rishfaqen në ekran për t'ju lejuar t'i
bëni ndryshimet që dëshironi.
• Nëse nuk anuloni modalitetin e ruajtjes së ekranit ose shtypni ndonjë buton për
30 sekonda, paneli i kontrollit do të mbetet i fikur.
Për të çaktivizuar modalitetin e ruajtjes së ekranit,
• Për të anuluar modalitetin e ruajtjes së ekranit, para së gjithash, duhet të shtypni
ndonjë buton për të aktivizuar butonat dhe më pas shtypni e mbani shtypur
butonin e modalitetit për 3 sekonda.
• Për të riaktivizuar modalitetin e ruajtjes së ekranit, shtypni dhe mbani shtypur
butonin e modalitetit për 3 sekonda.
Funksioni i kyçit të fëmijëve
Kur duhet të përdoret?
Për të parandaluar fëmijët që të luajnë më butonat dhe të ndryshojnë regjistrimet
që keni bërë, është i disponueshëm bllokuesi për fëmijët në këtë pajisje.
Aktivizimi i bllokuesit për fëmijë
Shtypni butonat e Ngrirësit dhe Ftohësit në të njëjtën kohë për 5 sekonda.
Çaktivizimi i bllokuesit për fëmijë
Shtypni butonat e Ngrirësit dhe Ftohësit në të njëjtën kohë për 5 sekonda.
Shënim: Bllokuesi për fëmijët gjithashtu do të çaktivizohet nëse ka ndërprerje
të energjisë apo nëse frigoriferi nuk është vënë në prizë.
Funksioni i alarmit të derës së hapur
Nëse dera e frigoriferit rri e hapur për më shumë se 2 minuta, pajisja lëshon një zë
'bip bip' dhe do të kyçet ikona Dera e hapur.
AL -15-
Konfigurimet e temperaturës
Parametrat e temperaturës së ngrirësit
• Vlera fillestare e temperaturës për Treguesin e Regjistrimit të Ngrirësit është
-18 °C.
• Shtypni vetëm njëherë butonin e regjistrimit të ngrirësit.
• Kur shtypni fillimisht këtë buton, vlera e fundit do të pulsojë mbi ekran.
• Kurdo që shtypni këtë çelës ose buton, temperatura do të ulet.
• Kur ju shtypni butonin e regjistrimit të ngrirësit derisa simboli i super ngrirje të
shfaqet, dhe nëse ju nuk shtypni ndonjë buton për 1 sekondë , Super Ngrirja
do të pulsojë.
• Nëse vazhdoni të shtypni, do të ristartojë nga -16 °C.
• Vlerat e temperaturës të selektuara para se të aktivizohet modaliteti pushime,
modaliteti super ngrirje, modaliteti super ftohtë apo modaliteti ekonomik , do
të mbeten të njëjta derisa modaliteti të përfundojë apo të fshihet. Pajisja do të filloje të
funksionojë me këtë vlerë temperature.
Parametrat e temperaturës së ftohësit
• Vlera fillestare e temperaturës për Treguesin e Regjistrimit të Ftohësit është
+4 °C.
• Shtypni vetëm një herë butonin e ftohësit.
• Kur ju fillimisht shtypni këtë buton, vlera e fundit shfaqet në treguesin e
regjistrimeve të ftohësit.
• Kurdo që shtypni këtë çelës ose buton, temperatura do të ulet.
• Kur ju shtypni butonin e regjistrimit të ftohësit derisa të shfaqet simboli super
ftohtë, dhe nëse nuk shtypni ndonjë buton për 1 sekondë do të pulsojë Super
Ftohtë.
• Nëse vazhdoni të shtypni, do të ristartojë nga +8 °C.
• Vlerat e temperaturës të selektuara para se të aktivizohet modaliteti pushime,
modaliteti super ngrirje, modaliteti super ftohtë apo modaliteti ekonomik , do
të mbeten të njëjta derisa modaliteti të përfundojë apo të fshihet. Pajisja do të
filloje të funksionojë me këtë vlerë temperature.
AL -16-
Paralajmërimet për rregullimet e temperaturës
• Rregullimet e temperaturës duhet të bëhen sipas shpeshtësisë së hapjes së derës dhe
sasisë së ushqimeve të mbajtura në frigorifer.
• Mos kaloni te një rregullim tjetër pa përfunduar një rregullim aktual.
• Frigoriferi juaj duhet të përdoret për deri në 24 orë sipas temperaturës së ambientit pa
ndërprerje pasi ta vini në prizë për ftohje të plotë. Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit
dhe mos vendosni shumë ushqime në të gjatë kësaj periudhe.
• Kur hiqni spinën dhe më pas e vendosni përsëri në prizë për ta përdorur ose kur shkëputet
energjia elektrike, zbatohet një funksion i vonesës me 5 minuta për të parandaluar
dëmtimin e kompresorit të frigoriferit. Frigoriferi juaj do të fillojë të funksionojë normalisht
pas 5 minutash.
• Frigoriferi juaj është i projektuar për të funksionuar në intervalet e temperaturës së
ambientit të deklaruar në standardet përkatëse, sipas
klasës së klimës të deklaruar në etiketën informative.
Ne nuk rekomandojmë përdorimin e frigoriferit në
temperatura jashtë kufijve të vlerave të deklaruara,
në lidhje me efektivitetin e ftohjes.
• Kjo pajisje është bërë për t’u përdorur në temperatura
ambienti brenda intervalit 10°C - 43°C.
Udhëzime të rëndësishme për instalim
Ky aparat është bërë për të punuar në kushte të vështira klimaterike (deri në 43°C ose 110°F)
dhe është mundësuar me teknologjinë 'Freezer Shield' e cila siguron që ushqimi i ngrirë në
ngrirës të mos shkrijë edhe nëse temperatura e ambientit bie deri në -15 °C. Kështu që mund
ta instaloni pajisjen tuaj në një dhomë të pa ngrohur, pa u shqetësuar që ushqimi i ngrirë në
ngrirës të prishet. Kur temperatura e ambientit të kthehet në normale, mund të vazhdoni ta
përdorni pajisjen si zakonisht.
Klasa e
klimes
TMidis 16 dhe 43 oC
STMidis 16 dhe 38 oC
NMidis 16 dhe 32 oC
SNMidis 10 dhe 32 oC
Temperatura e
ambientit (oC)
AL -17-
Aksesorët
Forma e akullit
• Mbushni formën e akullit me ujë dhe vendoseni në ndarjen e ngrirësit.
• Pasi uji të kthehet plotësisht në akull, mund të rrotulloni formën si më poshtë për të
marrë kubat e akullit.
Kutia e ngrirësit
Kutia e ngrirjes lejon që ushqimet të mbahen më
me rregull.
Heqja e kutisë të ngrirësit;
• Tërhiqeni kutinë jashtë sa më shumë të jetë e
mundur.
• Tërhiqeni lart dhe jashtë pjesën e parme të
kutisë.
Bëni të njëjtin veprim në të kundërt për të
rivendosur pjesën rrëshkitëse.
Shënim: Gjithmonë kapni dorezën e kutisë kur
hiqni kutinë.
Dhoma Extra Chill (Ftohje Ekstra)
(në disa modele)
Ideale për të ruajtur shijen dhe teksturën e
ushqimeve të freskëta dhe të djathit. Sirtari me
tërheqje siguron një mjedis me temperaturë më
të ulët krahasuar me pjesën tjetër të frigoriferit,
fal qarkullimit aktiv të ajërit të ftohtë.
Heqja e raftit të çillerit
• Tërhiqeni raftin e çillerit drejt vetes duke e
rrëshqitur në shina.
• Tërhiqeni raftin e çilerit lart nga shinat për
ta hequr.
Kutitë e ngrirjes
Raftet e Çillerit
AL -18-
Butoni i freskisë
(në disa modele)
Në rast se ndarja e perimeve është plotësisht e mbushur,
butoni i freskisë që ndodhet përpara ndarjes së perimeve
duhet të hapet. Në këtë mënyrë kontrollohet ajri në
ndarjen e perimeve dhe niveli i lagështisë si dhe do të
rritet jetëgjatësia e ushqimeve.
Nëse shikoni kondensime në raftin e xhamit, duhet ta hapni
këtë kllapë që ndodhet prapa raftit.
CustomFlex
CustomFlex® ju ofron lirinë të përshtatni hapësirën në
frigoriferin tuaj. Brenda derës kemi një kontejner deponues
dhe kontejner mobil, ku ju mund të përshtatni hapësirën sipas
nevojave tuaja. Kontejnerët madje mund të çmontohen, ju
mund t’i largoni ata nga frigoriferi për të siguruar qasje të lehtë.
Butoni i freskisë
• Kapaku i kontejnerit deponues
CustomFlex mund të tërhiqet ka shigjeta
për hapje.
• Për mbyllje, kapaku mund të tërhiqet në
drejtim të kundërt.
Përshkrimet vizuale dhe tekst në pjesën e aksesorëve mund të ndryshojnë në
varësi të modelit të pajisjes tuaj.
AL -19-
KAPITULLI - 3.
RREGULLIMI I USHQIMIT NË PAJISJE
Ndarja e frigoriferit
• Për të ulur lagështinë dhe rritjen e mëpasshme të akullit, mos vendosni kurrë lëngje në
kontejnerë të pambyllur në frigorifer. Akulli ka tendencën të përqendrohet në pjesët më të
ftohta të aparatit të avullimit dhe me kalimin e kohës do të kërkojë shkrirje më të shpeshtë.
• Mos vendosni kurrë ushqime të ngrohta në frigorifer. Ushqimet e ngrohta duhet të lihen
të ftohen në temperaturën e dhomës dhe duhet të rregullon për të siguruar qarkullimin
e mirë të ajrit në ndarjen e frigoriferit.
• Asgjë nuk duhet të prekë murin e pasmë pasi do të shkaktojë akull dhe paketimi mund
të ngjitet në murin e pasmë. Mos e hapni shumë shpesh derën e frigoriferit.
• Rregulloni mishin dhe peshkun e pastruar (mbështjellë në pako ose qese plastike) që
do t’i përdorni për 1-2 ditë në pjesën e poshtme të ndarjes së frigoriferit (mbi ndarjen
e perimeve) pasi kjo është pjesa më të ftohtë dhe do të garantojë kushte më të mira
të ruajtjes.
• Ju mund t’i vendosni frutat dhe perimet në ndarjen e perimeve pa i paketuar.
Disa rekomandime janë të specifikuara më poshtë për vendosjen dhe ruajtjen e
ushqimeve në ndarjen e ftohjes.
UshqimKoha maksimale e ruajtjes
Perimet dhe frutat1 javëKoshi i perimeve
Mishi dhe peshku2 - 3 ditë
Djathi i freskët3 - 4 ditëNë raftin e veçantë të derës
Gjalpi dhe margarina1 javëNë raftin e veçantë të derës
Produktet në shishe
qumështi dhe kosi
Vezët1 muajNë raftin e vezëve
Ushqimi i gatuar2 ditëTë gjitha raftet
Deri në datën e skadimit të
rekomanduar nga prodhuesi
Ku ta vendosni ushqimin në
dhoma e frigoriferit
Mbështjellë me fletë plastike ose
qese ose në një kuti mishi
(mbi raftin prej xhami)
Në raftin e veçantë të derës
SHËNIM: Patatet, qepët dhe hudhrat nuk duhet të ruhen në frigorifer.
Ndarja e ngrirësit
• Përdorimi i ngrirësit është për ngrirje të thellë ose ushqime të ngrira për periudha të gjata
kohe si dhe bërjen e kubave të akullit.
• Për të arritur kapacitetin maksimal për ndarjen e ngrirësit, ju lutemi përdorni vetëm raftet
e xhamit për sektorin e sipërm dhe të mesëm. Për sektorin e poshtëm, ju lutemi përdorni
shportën e poshtme.
• Për të ngrirë ushqimet e freskëta, sigurohuni që pjesa më e madhe e sipërfaqes së
ushqimeve për ngrirje të jetë në kontakt me sipërfaqen e ftohjes.
• Mos i vendosni ushqimet e freskëta dhe të ngrira pranë njëra-tjetrës pasi mund të shkrijnë
ushqimet e ngrira.
AL -20-
• Gjatë ngrirjes së ushqimeve të freskëta (d.m.th. mish, peshk dhe mish i grirë), ndajini
në pjesë sipas përdorimit.
• Kur njësia të shkrijë, rivendosini ushqimet në ngrirës dhe mos harroni t’i konsumoni në
një periudhë të shkurtër.
• Mos vendosni kurrë ushqime të ngrohta në ndarjen e ngrirësit. Kjo do të ngacmojë
ushqimet e ngrira.
• Për ruajtjen e ushqimeve të ngrira duhet të ndiqni gjithmonë me kujdes ushqimet në
paketimin e ushqimeve të ngrira dhe nëse nuk keni informacione, ushqimet nuk duhet
të ruhen për më shumë se 3 muaj nga data e blerjes.
• Kur të blini ushqime të ngrira, sigurohuni që janë ngrirë në një temperaturë të
përshtatshme dhe që paketimi është i padëmtuar.
• Ushqimet e ngrira duhet të transportohen në kontejnerë të përshtatshëm për të ruajtur
cilësinë e ushqimeve dhe duhet të kthehen në sipërfaqen e ngrirjes në njësi në një kohë
sa më të shkurtër.
• Nëse një pako me ushqime të ngrira shfaq shenja lagështie ose erë jonormale, ka mundësi
që të jetë ruajtur më parë në një temperaturë të papërshtatshme dhe që përmbajtja e
saj të jetë e dëmtuar.
• Jetëgjatësia e ruajtjes e ushqimeve të ngrira varet nga temperatura e dhomës, përcaktimi
i termostatit, shpeshtësia e hapjes së derës, llojit të ushqimeve dhe gjatësisë së kohës
për transportin e produktit nga dyqani në shtëpi. Ndiqni gjithmonë udhëzimet e printuara
në paketim dhe mos kaloni asnjëherë afatin maksimal të ruajtjes të shënuar.
Kini parasysh se, nëse dëshironi ta hapni përsëri derën e ngrirësit pasi ta keni mbyllur, ajo
nuk do të hapet me shumë lehtësi. Kjo gjë është shumë normale! Pasi të arrijë gjendjen e
ekuilibrit, dera do të hapet përsëri me lehtësi.
Shënim i rëndësishëm:
• Ushqimet e ngrira, kur shkrihen, duhet të gatuhen si ushqimet e freskëta. Nëse nuk
gatuhen pasi të shkrihen, ato KURRË nuk duhet të ngrihen përsëri.
• Shija e disa erëzave që gjenden në gatime (glikanxo, borzilok, lakërishte, uthull, erëza të
përziera, xhenxhefil, hudhër, qepë, mustardë, trumzë, borzilok, piper i zi, etj.)ndryshojnë
dhe marrin një shije të fortë kur ruhen për një periudhë të gjatë. Për këtë arsye, ushqimeve
të ngrira duhet t’u shtohen pak erëza ose erëzat e dëshiruara duhet të shtohen pasi të
shkrihen ushqimet.
• Periudha e ruajtjes së ushqimeve varet nga vaji i përdorur. Vajrat e përshtatshme janë
margarina, dhjami i viçit, vaji i ullirit dhe gjalpi ndërsa vajrat e papërshtatshme janë vaji
i kikirikut dhe dhjami i derrit.
• Ushqimet në formë plastike duhet të ngrihen në kupa plastike dhe ushqimet e tjera duhet
të ngrihen në fletë plastike ose qese.
AL -21-
Disa rekomandime janë të specifikuara më poshtë për vendosjen dhe ruajtjen e ushqimeve
në ndarjen me ngrirje të thellë.
Koha maksimale e
Mishi dhe peshkuPërgatitja
BiftekMbështjellje me letër6 - 8
Mish qengjiMbështjellje me letër6 - 8
Rosto viçiMbështjellje me letër6 - 8
Mishi viçi në kubaNë copa të vogla6 - 8
Mish qengji në kubaNë copa4 - 8
Mish i grirëNë pako pa përdorur erëza1 - 3
Mish shpendi (copa)Në copa1 - 3
Sallam/salsiçe BolonjaDuhet të paketohet edhe nëse ka cipë
Pulë dhe gjelMbështjellje me letër4 - 6
Rosë dhe PatëMbështjellje me letër4 - 6
Drer, Lepur, Derr i EgërNë pjesë 2.5 kg dhe si fileta6 - 8
Peshqit e ujërave të ëmbla
(salmon, krap, lejlek, mustak)
Peshk i hollë, levrek, shojzë,
gjuhëz
Peshq të shëndoshë (Ton,
Skumbri, peshk blu, sardele)
Gocë detiI pastruar dhe në qese4 - 6
Havjar
Kërmij
Pasi të keni pastruar të brendshmet
dhe halat e peshkut, lajeni dhe thajeni;
dhe nëse është e nevojshme, pritni
bishtin dhe kokën.
Në paketimin e vet, në enë alumini ose
plastike
Në ujë me kripë, enë alumini ose
plastike
ruajtjes
(muaj)
2
4
2 - 4
2 - 3
3
Shënim: Mishi i ngrirë duhet të gatuhet si mish i freskët pasi të jetë shkrirë. Nëse
mishi nuk gatuhet pasi është shkrirë, nuk duhet ngrirë përsëri.
Perimet dhe FrutatPërgatitja
Fasulet dhe bishtajat
FasuletZhvisheni dhe lajeni e zjejeni në ujë12
LakërPastrojeni dhe zjejeni në ujë6 - 8
Karrota
Specat
SpinaqLajeni dhe zjejeni në ujë6 - 9
Lajeni dhe priteni në copa të vogla dhe
zjejeni në ujë
Pastrojeni dhe priteni në copa dhe
zjejeni në ujë
Priteni kërcellin, ndajeni në dy copa,
hiqni bërthamën dhe zjejeni në ujë
Koha maksimale e
ruajtjes (muaj)
10 - 13
12
8 - 10
AL -22-
Perimet dhe FrutatPërgatitja
Lulelakër
PatëllxhanPritini në copa 2cm pasi t'i keni larë10 - 12
Misër
Mollë dhe dardhëZhvishini dhe pritini në feta8 - 10
Kajsitë dhe PjeshkëtPritini në dy copa dhe hiqeni farën4 - 6
Luleshtrydhet dhe ManaferratLajini dhe qërojini8 - 12
Fruta të gatuaraDuke shtuar 10 % sheqer në enë12
Kumbullat, qershitë, boronicatLajini dhe hiqni bishtat8 - 12
Hiqni gjethet veç, priteni zemrën në
copa dhe lëreni për ca kohë në ujë me
pak lëng limoni.
Pastrojeni dhe mbështilleni me kërcellin
ose si misër i ëmbël
Mund të përdoret paketimi
origjinal për periudhë të
shkurtër ruajtjeje. Duhet
të mbështillet me letër për
periudha të gjata.
AL -23-
KAPITULLI - 4.
Shkëputeni njësinë nga priza para se ta pastroni.
Mos e pastroni pajisjen duke hedhur ujë.
Mos përdorni produkte, detergjente ose sapunë gërryes. Pasi t'i keni larë,
shpëlajini me ujë të pastër dhe fshijini me kujdes. Kur të keni mbaruar
veprimet e pastrimit, futeni përsëri spinën e njësisë me duar të thata.
• Dhoma e frigoriferit dhe ngrirësit duhet të pastrohet rregullisht duke përdorur
një solucion të bikarbonatit të sodës dhe ujë të ngrohtë.
• Hiqni aksesoret individualisht dhe pastrojini ato me uje te ngrohte.
Mos i lani ne lavastovilje.
• Kondensatori (pjesa me fletë prapa) duhet të pastrohet me
fshesë me korrent ose furçë të paktën njëherë në vit. Kjo
do të bëjë që ngrirësi juaj të punojë më mirë dhe do t'ju
ndihmojë të kurseni energji.
RREGULLIMI I USHQIMIT NË PAJISJE
Spina e korrentit duhet të shkëputet.
Shkrirja
Frigoriferi juaj ka shkrirje plotësisht automatike. Uji i mbledhur si rezultat
i shkrirjes kalon përmes një gryke të grumbullimit të ujit, kalon në enën
e avullimit poshtë kondensatorit dhe avullon atje.
Ena e avullimit
Zëvendësimi i Ndriçimit LED
Nëse frigoriferi juaj ka një ndriçim LED, kontakto ndihmën teknike pasi kjo duhet të zëvëndsohet
vetëm nga personeli i autorizuar.
AL -24-
KAPITULLI - 5.
TRANSPORTIMI DHE NDRYSHIMI I
POZICIONIT TË INSTALIMIT
Transporti dhe ndryshimi i vendit të montimit
• Paketimi origjinal dhe shkuma duhet të ruhen për ri-transport (mundësisht).
• Duhet ta lidhni frigoriferin me paketim të trashë, rripa ose kordonë të fortë dhe ndiqni
udhëzimet për transportin mbi paketim.
• Hiqni pjesët e lëvizshme (raftet, aksesorët, koshat e
perimeve, etj.) ose fiksojini në frigorifer nga goditjet
duke përdorur ngjitëse gjatë lëvizjes dhe transportit.
Mbajeni frigoriferin në pozicion vertikal.
Ripozicionimi i derës
• Nuk është e mundur që të ndryshohet drejtimi i hapjes të derës të frigoriferit tuaj, nëse
dorezat e derës në frigoriferin tuaj janë montuar nga sipërfaqja e parme e derës.
• Ndryshimi i drejtimit të hapjes të derës është i mundur vetëm në modelet pa doreza.
• Nëse mund të ndryshohet drejtimi i hapjes së derës mbi frigoriferin tuaj duhet të kontaktoni
me Shërbimin e Autorizuar më të afërt që të ndryshoni drejtimin e hapjes.
KAPITULLI - 6.
PARA SE TË THËRRISNI SHËRBIMIN E PAS
SHITJES
Kontrolloni paralajmërimet
Frigoriferi ju paralajmëron nëse temperaturat për freskuesin dhe ngrirësin janë në nivele
të papërshtatshme ose kur ka një problem me pajisjen. Kodet paralajmërues paraqiten në
treguesit e ngrirësit dhe të freskuesit.
LLOJI I GABIMITKUPTIMIPSEÇFARË TË BËNI
E01
E02
E03
E06
E07
E08
Paralajmërim
sensori
Paralajmërim për
tension të ulët
Energjia në pajisje ka
rënë nën 170 V.
Thërrisni shërbimin për
ndihmë sa më shpejt të jetë
e mundur.
- Ky nuk është defekt në
pajisje, ky gabim ndihmon
në parandalimin e
dëmtimeve në kompresor.
- Duhet të rritet tensioni
përsëri në nivelet e
kërkuara.
Nëse ky paralajmërim
vazhdon, duhet të
kontaktohet një teknik i
autorizuar.
AL -25-
LLOJI I GABIMITKUPTIMIPSEÇFARË TË BËNI
1. Vendosni temperaturën e
ngrirjes në një vlerë më të
ftohtë ose vendosni Super
Ngrirje. Kjo duhet të
eliminojë kodin e gabimit
pasi të arrihet temperatura
e kërkuar. Mbajini dyert të
mbyllura për të shkurtuar
kohën që duhet për të
arritur temperaturën e
saktë.
2. Hiqni çdo produkt që
mund të jetë shkrirë gjatë
këtij gabimi. Ato mund
të përdoren brenda një
periudhe kohe të shkurtër.
3. Mos shtoni ushqime të
freskëta në pjesën e
ngrirjes derisa të jetë
arritur temperatura e saktë
dhe ky gabim të mos jetë
më.
Nëse ky paralajmërim
vazhdon, duhet të
kontaktohet një teknik i
autorizuar.
1. Vendosni temperaturën
e frigoriferit në një vlerë
më të ftohtë ose vendosni
Super Ftohje. Kjo duhet të
eliminojë kodin e gabimit
pasi të arrihet temperatura
e kërkuar. Mbajini dyert të
mbyllura për të shkurtuar
kohën që duhet për të
arritur temperaturën e
saktë.
2. Ju lutem zbrazeni vendin
në pjesën përpara të
vrimave të kanaleve të
tubacionit të ajrit dhe mos
vendosni ushqime pranë
sensorit.
Nëse ky paralajmërim
vazhdon, duhet të
kontaktohet një teknik i
autorizuar.
E09
E10
Ndarja e ngrirësit
nuk është e ftohtë
mjaftueshëm
Ndarja e frigoriferit
nuk është e ftohtë
mjaftueshëm
Ka të ngjarë të ndodhë
pas një ndërprerjeje
energjie për kohë të
gjatë.
Ka të ngjarë të
ndodhë pas:
- Një ndërprerjeje
energjie për kohë të
gjatë.
- Është lënë ushqim i
nxehtë në frigorifer.
AL -26-
LLOJI I GABIMITKUPTIMIPSEÇFARË TË BËNI
1. Kontrolloni nëse është
aktivizuar metoda Super
Ftohje
2. Ulni temperaturën e pjesës
së frigoriferit
3. Kontrolloni për të parë
nëse ajrimet janë të lira
dhe nuk janë bllokuar.
Nëse ky paralajmërim
vazhdon, duhet të
kontaktohet një teknik i
autorizuar.
E11
Pjesa e frigoriferit
është shumë e
ftohtë
Të ndryshme
Nëse frigoriferi juaj nuk punon;
• A ka ndërprerje energjie?
• A është futur mirë spina në prizë?
• A është djegur siguresa e prizës në të cilën është lidhur spina ose a është djegur siguresa
kryesore?
• A ka ndonjë defekt në prizë? Për të kontrolluar këtë, futeni frigoriferin në një prizë që
e dini se punon.
Nëse frigoriferi juaj nuk ftoh mjaftueshëm:
• A është vendosur në rregull temperatura?
• A është hapur shpesh dera e frigoriferit dhe a është lënë hapur për kohë të gjatë?
• A është mbyllur mirë dera e frigoriferit?
• A keni vënë ndonjë enë ose ushqim në frigorifer që prek murin e pasmë të frigoriferit
duke penguar kështu qarkullimin e ajrit?
• A është mbushur tepër frigoriferi?
• A ka distancë të mjaftueshme midis frigoriferit dhe murit të pasmë dhe mureve anësore?
• A është temperatura e ambientit brenda vlerave të përcaktuara në manualin e përdorimit?
A është ftohur tepër ushqimi në dhomën e frigoriferit
• A është vendosur në rregull temperatura?
• A janë vendosur shumë ushqime së fundi brenda dhomës të ngrirësit? Nëse po, frigoriferi
mund të ftohë ushqimin brenda dhomës së frigoriferit pasi do të punojë për kohë më të
gjatë për ta ftohur këtë ushqim.
Nëse frigoriferi juaj punon me shumë zhurmë;
Për të ruajtur nivelin e caktuar të ftohjes, mund të aktivizohet kompresori herë pas here.
Zhurmat nga frigoriferi në këtë moment janë normale për shkak të punimit të tij. Kur arrihet
niveli i kërkuar i ftohjes, zhurma do të ulet automatikisht. Nëse zhurmat vazhdojnë;
• A është pajisja në pozicion të palëvizshëm? A janë rregulluar këmbët?
• A ka ndonjë gjë prapa frigoriferit?
• A ka rafte ose enë mbi rafte që dridhen? Nëse po atëherë ndërroni raftet dhe/ose enët.
• A dridhen sendet që keni vendosur në frigorifer?
• Kur pajisja ftohet ose ngrohet (për shkak të ekspansionit të materialit të pajisjes).
Kërcitje të shkurtra: Dëgjohen kur termostati ndez/fik kompresorin.
Zhurma e kompresorit (zhurmë normale motori): Kjo zhurmë do të thotë që kompresori
punon normalisht. Kompresori mund të shkaktojë më shumë zhurmë për një kohë të
shkurtër kur fillon.
Zhurmë gurgullimi dhe spërkatjesh: Kjo zhurmë shkaktohet nga kalimi i lëngut ftohës
në tubat e sistemit.
Zhurma e rrjedhës të ujit: Rrjedhë normale e ujit që kalon nga ena e avullimit gjatë
shkrirjes. Kjo zhurmë mund të dëgjohet gjatë shkrirjes.
Zhurmë e fryrjes të ajrit (zhurma normale e ventilatorit): Kjo zhurmë mund të dëgjohet
në një frigorifer No-Frost gjatë punimit normal të sistemit për shkak të qarkullimit të ajrit.
Nëse grumbullohet lagështi brenda frigoriferit;
• A janë paketuar mirë ushqimet? A janë kontejnerët të thatë para se të vendosen në
frigorifer?
• A janë hapur shpesh dyert e frigoriferit? Lagështia e dhomës hyn në frigorifer kur hapen
dyert e frigoriferit. Lagështia grumbullohet më shpejt kur hapni dyert më shpesh,
veçanërisht nëse lagështia e dhomës është e lartë.
Nëse dyert nuk hapen dhe mbyllen mirë;
• A pengojnë paketimet e ushqimeve mbylljen e derës?
• A janë vendosur mirë ndarjet, raftet dhe sirtarët?
• A janë çarë ose prishur gominat e derës?
• A është frigoriferi mbi sipërfaqe të niveluar?
Nëse anët e kabinetit të frigoriferit ku prek dera janë të ngrohta:
Në mot të nxehtë, sipërfaqet e kontakteve të bashkimeve mund të ngrohen më shumë gjatë
punimit normal të kompresorit. Kjo është normale.
Shënime të rëndësishme:
• Do të aktivizohet funksioni i mbrojtjes së kompresorit pas ndërprerjeve të papritura të
energjisë ose pas shkëputjes së pajisjes nga priza pasi gazi në sistemin e ftohjes nuk
do të jetë stabilizuar. Frigoriferi juaj do të fillojë pas 5 minutash, nuk ka asgjë për t'u
shqetësuar.
• Nëse nuk keni synim ta përdorni frigoriferin për kohë të gjatë (p.sh. në pushimet e verës),
hiqeni nga priza dhe pastrojeni pasi të jetë bërë shkrirja (shiko PJESA 4). Lëreni derën
të hapur për të parandaluar lagështinë dhe erërat.
• Nëse një problem vazhdon edhe pasi keni ndjekur të gjitha udhëzimet më sipër, ju lutem
konsultohuni me qendrën më të afërt të shërbimit.
• Pajisja që keni blerë është bërë për përdorim familjar dhe mund të përdoret vetëm në
shtëpi dhe për qëllimet e përcaktuara. Nuk është e përshtatshme për përdorim tregtar
ose të zakonshëm. Nëse konsumatori e përdor pajisjen në një mënyrë që nuk përputhet
me këtë, theksojmë se prodhuesi dhe shitësi nuk mbajnë përgjegjësi për asnjë riparim
ose dëmtim brenda periudhës së garancisë.
AL -28-
Këshilla për ruajtjen e energjisë
1. Montojeni pajisjen në një dhomë të freskët, të ajrosur mirë, por jo nën dritën direkte të diellit
dhe jo pranë burimeve të nxehtësisë (radiator, furrë, etj). Përndryshe përdorni pllakë izolimi.
2. Lërini ushqimet dhe pijet e ngrohta të ftohen jashtë pajisjes.
3. Kur shkrini ushqime të ngrira, vendosini në dhomën e frigoriferit. Temperatura e ulët e
ushqimit të ngrirë do të ndihmojë për të ftohur frigoriferin kur shkrihet. Në këtë mënyrë
kurseni energji. Nëse nxirret ushqim i ngrirë, shkakton harxhim energjie.
4. Kur vendosni pije dhe lëngje ato duhet të mbulohen. Përndryshe krijohet lagështi në pajisje.
Prandaj koha e punës bëhet më e gjatë. Gjithashtu mbulimi i pijeve dhe lëngjeve ndihmon
për të ruajtur aromën dhe shijen.
5. Kur vendosni ushqime dhe pije, hapeni derën e pajisjes sa më pak kohë të jetë e mundur.
6. Mbani të mbyllur kapakët e çdo ndarjeje të ndryshme temperature në pajisje (krisper, çiller,
... etj.).
7. Rondela e derës duhet të jetë e pastër dhe elastike. Në rast të veshin, nëse copë litari juaj
është i ndashëm, zëvendësoni rondelën. Nëse nuk është i ndashëm, duhet të zëvendësoni
derën.
8. Funksioni i regjimit Eko/rregullimit standard ruan ushqime të freskëta dhe të ngrira duke
ruajtur energji.
9. Dhoma ose ndarja për ushqime të freskëta (Frigorifer): Përdorimi më efektiv i energjisë
sigurohet në konfiguracionin me sirtarët në pjesën e poshtme të pajisjes, dhe raftet e
radhitura njëtrajtshëm, pozita e rafteve të derës nuk e ndikon konsumin e energjisë.
10. Dhoma ose ndarja e ngrirë( Frigorifer ngrirës) Konfiguracioni i brendshëm i pajisjes është
ajo e cila siguron përdorim më efektiv të energjisë.
11. Mos largoni akumulatorët e ftohtë nga kanistrat e frigoriferit ngrirës (nëse janë të
pranishëm).
AL -29-
Loading...
+ 118 hidden pages
You need points to download manuals.
1 point = 1 manual.
You can buy points or you can get point for every manual you upload.