Faleminderit që keni zgjedhur një nga produktet tona me cilësi të lartë.
Për të siguruar efektshmëri optimale dhe të vazhdueshme me pajisjen tuaj shtëpiake
ju lutemi lexoni me kujdes këtë manual udhëzimi. Ai do t'ju mundësojë që të
kontrolloni të gjitha proceset në mënyrë të përkryer dhe të efektshme. Për t’iu
referuar këtij manuali sa herë që keni nevojë, ne ju rekomandojmë ta mbani atë në
një vend të sigurt. Dhe ju lutemi kalojeni atë te çdo pronar i ardhshëm i pajisjes
shtëpiake.
Ne ju urojmë shumë kënaqësi me pajisjen tuaj të re shtëpiake.
Përmbajtja
Udhëzimet e përdorimit 3
Udhëzimet për sigurinë 3
Përdorimi i saktë 3
Siguria e përgjithshme 3
Siguria e fëmijëve 4
Instalimi 4
Përshkrimi i produktit 5
Paneli i kontrollit 6
Modaliteti i përzgjedhjes 7
Sinjalet akustike 7
Përdorimi për herë të parë 8
Vendosni zbutësin e ujit 8
Vendosja manuale 9
Regjistrimi elektronik 9
Përdorimi i kripës së enëlarëses 9
Përdorimi i shpëlarësit 10
Rregullimi i dozimit të shpëlarësit 11
Përdorimi i përditshëm 11
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
12
Koshi i poshtëm 13
Koshi i takëmeve 13
Koshi i sipërm 14
Rregullimi i lartësisë së koshit të sipërm
15
Përdorimi i detergjentit 15
Mbushja me detergjent. 16
Funksioni Multi-Tab 17
Aktivizimi/çaktivizimi i funksionit Multi-Tab
Programet e larjes 18
Përzgjidhni dhe filloni një program larës
Zbrazja e enëlarëses 20
Pastrimi dhe mirëmbajtja 21
Pastrimi i filtrave 21
Pastrimi i krahëve spërkatës 22
Pastrimi i jashtëm 22
Pastrimi i brendshëm 22
Kohë të gjata mos-përdorimi 22
Parandalim i formimit të brymës 22
Lëvizja e pajisjes 23
Ç'të bëni nëse ... 23
Të dhënat teknike 25
Udhëzimet për instalimin 25
Instalimi 25
Mbështetja e sigurt në njësitë ngjitur 26
Nivelimi 26
Lidhjet e furnizimit me ujë 26
Tubi i hyrjes së ujit me valvulin e sigurisë
Lidhja e tubit të daljes së ujit 27
Lidhja elektrike 28
Çështje të ambientit 28
Materialet paketuese 28
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
17
19
26
Udhëzimet për sigurinë
Udhëzimet e përdorimit
Udhëzimet për sigurinë
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe të
përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke
përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të shmangur gabime dhe aksidente të
panevojshme, është e rëndësishme që të gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje, të
njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe
sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në mënyrë
që kushdo që do ta përdorë gjatë jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për përdorimin
e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj.
Përdorimi i saktë
• Enëlarësja është ndërtuar vetëm për larjen e takëmeve shtëpiake të përshtatshme për
larjen në enëlarëse.
• Mos fusni tretës në enëlarëse. Kjo mund të shkaktojë shpërthim.
• Thikat dhe takëmet e tjera me majë të mprehtë duhet të vendosen në koshin e takëmeve
me majat e drejtuara poshtë ose të vendosen të shtrira horizontalisht në koshin e sipërm.
• Përdorni vetëm produkte (detergjent, kripë dhe shpëlarës) të përshtatshme për
enëlarëset.
• Mos hapni derën, ndërsa pajisja është në punë e sipër, pasi mund të dalë që andej avull
i nxehtë.
• Mos nxirrni nga enëlarësja asnjë enë, përpara se të mbarojë cikli i larjes.
• Pas përdorimit, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik dhe mbyllni çelësin e furnizimit me
ujë.
• Ky produkt duhet të rishikohet vetëm nga një inxhinier i autorizuar shërbimi, si dhe duhen
përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale.
• Në asnjë rast mos u përpiqni të riparoni pajisjen vetë. Riparimet e kryera nga persona pa
përvojë, do të shkaktojnë plagosje ose keqfunksionim serioz. Kontaktoni Qendrën lokale
të Shërbimit. Këmbëngulni gjithmonë në përdorimin e pjesëve të këmbimit origjinale.
3
Siguria e përgjithshme
• Personat (duke përfshirë fëmijët) me aftësi fizike dhe mendore të kufizuara pse me
mungesë përvoje dhe njohurish nuk duhet ta përdorin pajisjen. Këta njerëz duhet të jenë
nën mbikëqyrje ose të udhëzohen për përdorimin e pajisjes, nga një person përgjegjës
për sigurinë e tyre.
• Detergjentët e enëlarëses mund të shkaktojnë djegie kimike të syve, gojës apo fytit tuaj.
Ato mund të rrezikojnë jetën tuaj! Respektoni udhëzimet e sigurisë së prodhuesit të
detergjentit të enëlarëses.
• Uji brenda pajisjes tuaj nuk është i pijshëm. Mbetjet e detergjentit mund të kenë mbetur
ende brenda pajisjes tuaj.
• Sigurohuni që dera e enëlarëses të jetë gjithmonë e mbyllur, gjatë kohës që nuk është
duke u mbushur apo zbrazur me enë. Në këtë mënyrë, do të shmangni rrezikun që dikush
të pengohet apo lëndohet tek dera.
• Mos u ulni e mos peshoni mbi derën e hapur.
Udhëzimet për sigurinë
4
Siguria e fëmijëve
• Kjo pajisje është ndërtuar për t'u përdorur nga të rriturit. Mos i lejoni fëmijët të përdorin
enëlarësen pa mbikqyrje.
• Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
• Mbajini të gjithë detergjentët në një vend të sigurt e të paarritshëm për fëmijët.
• Mbajini fëmijët larg enëlarëses, gjatë kohës që dera e saj është e hapur.
Instalimi
• Kontrollojeni enëlarësen tuaj për ndonjë dëmtim gjatë transportit. Mos vini kurrë në punë
një pajisje të dëmtuar. Nëse enëlarësja juaj është e dëmtuar, kontaktoni shitësin tuaj.
• Përpara përdorimit, pajisja duhet shpaketuar tërësisht.
• Çdo ndërhyrje elektrike apo hidraulike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet
kryer nga një person i kualifikuar dhe i aftë.
• Për arsye sigurie, është e rrezikshme të ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta
modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë të mundshme.
• Mos e vini kurrsesi enëlarësen në punë, nëse kabllo i ushqimit dhe tubat e ujit janë të
dëmtuar. apo nëse paneli i kontrollit, pjesa e sipërme ose bazamenti janë të dëmtuara
në atë mënyrë që brendësia e pajisjes është lehtësisht e arritshme. Kontaktoni qendrën
lokale të Shërbimit, në mënyrë që të shmangni rrezikun.
• Asnjë nga anët e pajisjes nuk duhet shpuar, në mënyrë që të parandalohen dëmtime të
pjesëve hidraulike dhe elektrike.
PARALAJMËRIM
Për lidhjet elektrike dhe ato me ujin, ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e
veçantë.
Përshkrimi i produktit
1 Koshi i sipërm
2 Rregulluesi i fortësisë së ujit
3 Mbajtësja e kripës
4 Foleja e detergjentit
5 Foleja e shpëlarësit
6 Pllakëza e parametrave
7 Filtrat
8 Krahu i poshtëm spërkatës
9 Krahu i sipërm spërkatës
Përshkrimi i produktit
5
Paneli i kontrollit
6
Paneli i kontrollit
1 Butoni On/Off.
2 Ekrani elektronik
3 Butoni i shtyrjes së fillimit të programit
4 Butoni i përzgjedhjes së programit
5 Dritat treguese
6 Butonat e funksionit
MULTITABTregon aktivizimin/çaktivizimin e funksionit
Kripa
Dritat treguese
Multi-Tab (shih kapitullin mbi funksionin e
Multi-tab)
Ndizet kur është mbaruar kripa e posaçme.
1)
Lënda shpëlarëse
1) Dritat treguese të kripës dhe shpëlarësit nuk ndizen asnjëherë gjatë kohës që një program larës është në proces,
edhe nëse është e nevojshme të shtoni kripë dhe/ose shpëlarës.
Ndizet kur shpëlarësi është mbaruar.
1)
Ekrani elektronik tregon:
• nivelin e fortësisë, në të cilin është vendosur zbutësi i ujit,
• kohën e mbetur të përafërt të programit në proces e sipër,
•
aktivizimi/çaktivizimi i folesë së shpëlarësit ( VETËM me "funksionin Multi-Tab" të
aktivizuar.
• përfundimin e një programi larjeje (në ekranin elektronik do të shfaqet një zero),
• numërimin mbrapsht të shtyrjes së fillimit të programit,
• kodet e defektit për keqfunksionime të mundshme të enëlarëses,
• aktivizimi/çaktivizimi i sinjaleve akustike.
Paneli i kontrollit
Butonat e funksionit
Funksionet e mëposhtme mund të regjistrohen me ndihmën e këtyre butonave:
• regjistrimi i zbutësit të ujit,
• anulimi i një programi larës ose shtyrjes së fillimit të programit në proces e sipër,
• aktivizimi/çaktivizimi i funksionit Multi-Tab
• aktivizimi/çaktivizimi i folesë së shpëlarësit kur "funksioni Multi-Tab" është aktivizuar.
• aktivizimi/çaktivizimi i sinjaleve akustike.
Modaliteti i përzgjedhjes
Pajisja është në modalitetin e përzgjedhjes kur dritat e butonit të programit all janë të
ndezura.
Mbani gjithmonë parasysh kur kryeni procese të tilla, si:
• përzgjedhja e një programi larjeje
• përzgjedhja e zbutësit të ujit
• aktivizimi/çaktivizimi i mbajtëses së shpëlarësit
• aktivizimi/çaktivizimi i sinjaleve akustike
pajisja DUHET të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
Nëse drita e një programit është e ndezur, programi i fundit i kryer ose i përzgjedhur do të
vazhdojë të jetë i ruajtur.
Në këtë rast, për t'u kthyer në modalitetin e përzgjedhjes, duhet të anuloni programin.
Për të anuluar një program ose një programi në proçes e sipër : shtypni njëkohësisht
dhe mbani shtypur dy butonat e programit që ndodhen mbi fjalën RESET, derisa të ndizen
të gjitha dritat e butonit të programit. Programi është anuluar dhe pajisja tani është në
modalitetin e përzgjedhjes.
7
Sinjalet akustike
Sinjalet akustike kanë për qëllim t'ju tregojnë se cilat procese është duke kryer pajisja:
• përzgjedhjen e zbutësit të ujit
• përfundimin e programit
• ndërhyrjen e një alarmi si shkak i keqfunksionimit.
Përzgjedhja e vendosur nga fabrika: sinjalet akustike të aktivizuara.
Është e mundur të çaktivizoni sinjalet akustike, duke përdorur butonat e funksionit.
1.
Shtypni butonin On/Off . Pajisja duhet të jetë në modalitetin e përzgjedhjes .
2.
Shtypni njëkohësisht dhe mbani shtypur butonat B dhe C , derisa drita e butonave të
funksionit A , B , dhe C të fillojnë të pulsojnë.
3.
Shtypni butonin e funksionit C , dritat e butonave A dhe B do të fiken, ndërsa drita e
butonit të funksionit C vazhdon të pulsojë. Ekrani elektronik tregon përzgjedhjen
aktuale.
= Sinjalet akustike janë të çaktivizuara
= Sinjalet akustike janë të aktivizuara.
4.
Për ta ndryshuar këtë përzgjedhje, shtypni sërish butonin e funksionit C : ekrani
elektronik do të tregojë përzgjedhjen e re.
5. Për të regjistruar procesin, fikni enëlarësen.
Përdorimi për herë të parë
8
Përdorimi për herë të parë
Përpara se të përdorni enëlarësen për herë të parë:
• Sigurohuni që lidhjet elektrike dhe ato hidraulike të jenë në përputhje me udhëzimet e
instalimit
• Hiqni gjithë paketimet nga brendësia e pajisjes
• Vendosni zbutësin e ujit.
• Hidhni 1 litër ujë brenda mbajtëses së kripës dhe më pas mbusheni atë me kripë të
përshtatshme për enëlarësen
• Mbushni folenë e shpëlarësit
Nëse dëshironi të përdorni tableta detergjente të kombinuara, si: "3 në 1", "4 në 1", "5 në
1" etj... zgjidhni funksionin e Multi-tab (shihni "funksioni Multi-tab ").
Vendosni zbutësin e ujit
Enëlarësja është e pajisur me një impiant për zbutjen e ujit, i ndërtuar për të hequr mineralet
dhe kripërat që hyjnë bashkë me ujin, çka do të kishte një ndikim të dëmshëm dhe të
pafavorshëm për funksionimin e rregullt të pajisjes.
Sa më e lartë të jetë përmbajtja e këtyre mineraleve dhe kripërave, aq më i fortë është uji.
Fortësia e ujit matet në shkallët përkatëse të çdo vendi, gradë Gjermane (°dH), gradë
Franceze (°TH) dhe mmol/l (milimol për litër - njësi ndërkombëtare për fortësinë e ujit).
Funksioni i zbutjes së ujit duhet të rregullohet sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj.
Autoritetet përkatëse të Ujësjellësit, mund t'ju informojnë mbi fortësinë e ujit në zonën
tuaj.
Funksioni i zbutjes së ujit mund të vendoset në të dyja mënyrat: manualisht, duke përdorur
rregulluesin e fortësisë së ujit, si dhe elektronikisht
3. Kthejeni rregulluesin e fortësisë së ujit në
pozicionin 1 ose 2 (shihni tabelën).
4. Rivendosni koshin e poshtëm.
Regjistrimi elektronik
Enëlarësja është paravendosur në përzgjedhjen 5.
1. Shtypni butonin On/Off. Enëlarësja duhet të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
2.
Shtypni njëkohësisht dhe mbani shtypur butonat B dhe C , derisa dritat e butonave A ,B dhe C të fillojnë të pulsojnë.
3.
Shtypni butonin A , dritat e butonave B dhe C fiken, ndërsa frita e butonit A vazhdon
të pulsojë. Në ekranin dixhital do të shfaqet niveli aktual dhe do të dëgjohen disa sinjale
akustike me ndërprerje.
Për ta ndryshuar nivelin, shtypni butonin A . Çdo herë që shtypet butoni, niveli ndryshon
(për përzgjedhjen e nivelit të ri, shihni tabelën).
Shembuj: nëse niveli aktual është 5, duke shtypur butonin A një herë, zgjidhet niveli
6. Nëse niveli aktual është 10, duke shtypur butonin A një herë, zgjidhet niveli 1.
5. Për të regjistruar procesin, fikni enëlarësen duke shtypur butonin On/Off.
9
Përdorimi i kripës së enëlarëses
PARALAJMËRIM
Përdorni vetëm kripën e prodhuar posaçërisht për përdorim në enëlarëse. Të gjitha llojet e
tjera të kripës që nuk janë të përshtatshme për përdorimin në enëlarëse, veçanërisht tabletat
e kripës, do të dëmtojnë impiantin e zbutjes së ujit. Hidheni kripën brenda , vetëm përpara
se të filloni një nga programet e plota të larjes. Kjo do të pengojë çdo grimcë të kripës apo
ujë të kripur, që mund të jetë shpërndarë, të depozitohen në fund të pajisjes për çdo periudhë
kohore, gjë që mund të sjellë gërryerje.
Për mbushjen:
1. Hapni derën, nxirrni jashtë koshin e poshtëm dhe zhvidhosni kapakun e mbajtëses së
kripës duke e rrotulluar atë në drejtim kundërorar.
Përdorimi i shpëlarësit
10
2.
Hidhni 1 litër ujë brenda në mbajtëse (kjo është e nevojshme vetëm përpara se tëhidhni kripën për herë të parë) .
3. Me anën e hinkës që keni marrë bashkë me
pajisjen, hidhni kripën derisa mbajtësja të
jetë mbushur plot.
4. Rivendoseni kapakun duke u siguruar se
nuk ka mbetur asnjë gjurmë kripe në vidën
e filetuar ose në guarnicion.
5. Rivendoseni kapakun sërish duke e
rrotulluar në drejtim orar, derisa të
ndalojë me një kërcitje.
Mos u shqetësoni nëse uji derdhet nga njësia
kur jeni duke hedhur kripën, kjo është më se
normale.
Drita treguese e kripës në panelin e kontrollit mund të mbetet e ndezur për 2-6 orë pasi
keni rimbushur mbajtësen me kripë, nëse enëlarësja do të qëndrojë e ndezur. Nëse përdorni
kripëra, të cilave u duhet më shumë kohë që të shkrijnë, atëherë kjo mund të kërkojë më
shumë kohë. Funksionimi normal i pajisjes nuk ndikohet.
Përdorimi i shpëlarësit
PARALAJMËRIM
Përdorni vetëm shpëlarës origjinalë të përshtatshëm për enëlarëse.
Mos e mbushni kurrë folenë e shpëlarësit me substanca të tjera (p.sh. agjentë pastrues për
enëlarësen, detergjent të lëngshëm). Kjo do ta dëmtonte pajisjen.
Shpëlarësi siguron një shpëlarje të plotë si dhe shmang tharjen e stërkalave dhe rrëkeve
nëpër enë.
Shpëlarësi shtohet automatikisht gjatë procesit të fundit të shpëlarjes.
1. Hapni mbajtësen duke shtypur dhe lëshuar
butonin (A).
Përdorimi i përditshëm
2. Hidhni shpëlarësin në folenë përkatëse.
Niveli maksimal i mbushjes tregohet nga
shenja "max".
Mbajtësja mban afro 110 ml shpëlarës, që
është i mjaftueshëm për ciklet e larjes
midis 16 dhe 40, në varësi të përzgjedhjes
së sasisë.
3. Sigurohuni që kapaku të jetë mbyllur pas
çdo rimbushjeje.
Pastroni me një leckë thithëse çdo rrjedhje
shpëlarësi gjatë mbushjes, për të shmangur
shkumëzimin e tepërt gjatë larjes së ardhshme.
Rregullimi i dozimit të shpëlarësit
Në varësi të rezultateve të arritura të shkëlqimit dhe tharjes, rregulloni dozimin e shpëlarësit
me anën e përzgjedhësit me 6 pozicione (ku pozicioni 1= dozimi minimal, pozicioni 6=
dozimi maksimal).
Dozimi është paravendosur në përzgjedhjen 4.
Rriteni dozimin nëse nëpër enë kanë mbetur pika
uji apo njolla rrëkeje.
Pakësojeni atë nëse nëpër enë kanë mbetur të
ngjitura rrëke të bardha apo një shtresë e turbullt
nëpër qelqurina apo tehet e thikave.
11
Përdorimi i përditshëm
• Kontrolloni nëse është e nevojshme të rimbushni enëlarësen me kripë apo shpëlarës.
• Vendosni takëmet dhe enët në enëlarëse.
• Hidhni detergjentin e enëlarëses.
• Zgjidhni një program larjeje të përshtatshëm për takëmet dhe enët.
• Filloni programin e larjes.
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
12
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
Sfungjerët, leckat shtëpiake dhe çdo objekt që mund të thithë ujë, nuk duhet të lahen në
enëlarëse.
• Përpara se të fusni brenda enët, duhet:
– Të hiqni prej tyre gjithë ushqimet apo copëzat e mbetura të ushqimit.
– Zbutni mbetjet e djegura të ushqimeve në tiganë
• Kur vendosni brenda enët dhe takëmet, lutemi vini re:
– Enët dhe takëmet nuk duhet të pengojnë rrotullimin e krahëvee spërkatës.
– Sendet e zgavruara, si filxhanët, gotat, tiganët, etj. vendosini me zgavrën nga poshtë,
në mënyrë që të mos mblidhet ujë në mbajtëse apo në bazamentin e tyre.
– Enët dhe takëmet nuk duhet të vendosen brenda njëra-tjetrës apo njëra mbi tjetrën.
– Për të shmangur dëmtime të mundshme në qelqurina, vendosni në mënyrë të tillë që
të mos takojnë njëra-tjetrën.
– Vendosni objektet e vogla në koshin e takëmeve.
• Sendet plastike dhe tiganët me veshje të posaçme për mos-ngjitje, janë të prirur të
mbajnë pikat e ujit; këto sende nuk do të thahen aq mirë sa sendet prej porcelani apo
çeliku.
• Sendet e lehta (tasat plastikë, etj.) duhet të vendosen në koshin e sipërm në mënyrë të
tillë që të mos lëvizin.
Për larjen në enëlarëse, takëmet dhe enët e mëposhtme
nuk janë të përshtatshme:kanë kufizimet e tyre në përshtatjen me
• Takëmet me bisht të drunjtë, të brinjtë, kinez
apo prej sedefi.
• Sendet plastike që nuk janë rezistente ndaj në
nxehtit.
• Takëme të vjetra me pjesë të ngjitura që nuk
i rezistojnë temperaturës.
• Takëme apo enë të shtresëzuara.
• Sende kallaji apo bronzi.
• Qelqurina prej kristali plumbi.
• Sende prej çeliku të prirur për t'u ndryshkur.
•Pjatanca prej druri.
• Sende të përbëra nga fibra sintetike.
• Prodhimet e gresit lajini në enëlarëse vetëm
nëse është shënuar mbi to nga prodhuesi, se
janë të përshtatshme për larjen në enëlarëse.
• Motivet me glazurë mund të çngjyrosen nëse
i lani shpesh në enëlarëse.
• Pjesët prej argjendi dhe alumini janë të prirura
të çngjyrosen gjatë larjes: Mbetjet, si p.sh. prej
të bardhave të vezës, të verdhave të vezës dhe
mustardës shkaktojnë shpesh çngjyrosje dhe
njollosje mbi sendet prej argjendi. Për këtë
arsye, gjithmonë pastrojeni argjendin
menjëherë nga këto mbetje, nëse nuk do t'i
lani menjëherë pas përdorimit të tyre.
Hapni derën dhe rrëshqisni jashtë koshat për të vendosur në to enët.
enëlarësen:
Koshi i poshtëm
Koshi i poshtëm është për të mbajtur tiganë,
kapakë, pjata, tasa sallate, takëme, etj.
Pjatat e servisit dhe kapakët e mëdhenj duhet të
vendosen nëpër qoshet e koshit, duke u siguruar
që krahët spërkatës të rrotullohen lirshëm.
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
13
2 rreshtat e dhëmbëzimeve në koshin e poshtëm
mund të ulen lehtësisht për t'ju lejuar të vendosni
tenxhere, tava dhe tasa.
Koshi i takëmeve
PARALAJMËRIM
Thikat me teh të gjatë e të pozicionuar nga sipër përbëjnë një rrezik të madh. Takëmet e
gjata dhe/ose të mprehta, si thikat e mëdha të mishit duhet të vendosen horizontalisht në
koshin e sipërm. Bëni kujdes kur futni ose nxirrni nga pajisja sende të mprehta, si thikat.
Për t'u siguruar se gjithë takëmet e vendosur në koshin e takëmeve janë të arritshme nga
uji, ju duhet:
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
14
1. Të vendosni skarën mbi koshin e takëmeve.
2. Të vendosni pirunët dhe lugët në koshin e
takëmeve me bishtat nga poshtë.
Për takëmet më të mëdha, si rrahëset e
vezëve, vendosni vetëm deri në gjysmë
skarën e takëmeve.
Koshi i takëmeve mund të hapet.
Sigurohuni gjithmonë që të kapni me dorë nga
të dyja anët dorezën dypjesëshe të koshit, kur e
nxirrni atë nga enëlarësja.
1. Vendoseni koshin e takëmeve mbi tavolinë
ose mbi një plan pune.
2. Hapni dorezën dypjesëshe.
3. Nxirrni takëmet.
Koshi i sipërm
Koshi i sipërm është për pjatat (pjata ëmbëlsire, pjatëza filxhani, pjata dreke me diametër
deri në 24 cm), tasa sallate, filxhanë dhe gota
Vendosini enët mbi dhe nën varëset e filxhanëve, në mënyrë që uji të mund të arrijë të
gjitha sipërfaqet.
Gotat me bisht të gjatë mund të vendosen me kokë
poshtë në varëset e filxhanëve. Për enë më të larta,
varëset e filxhanëve mund të palosen.
Gotat me bisht të gjatë mund të vendosen me kokë
poshtë në varëset e filxhanëve.
Përdorimi i detergjentit
Për enë më të larta, varëset e filxhanëve mund të
palosen.
Përpara se të mbyllni derën, sigurohuni që krahët
spërkatës të mund të rrotullohen lirisht.
Rregullimi i lartësisë së koshit të sipërm
Nëse lani pjata shumë të mëdha, mund t'i vendosni ato në koshin e poshtëm pasi të keni
lëvizur koshin e sipërm në pozicionin më të lartë.
Lartësia maksimale e enëve në:
koshin e sipërmkoshin e poshtëm
Me koshin e sipërm të ngritur20 cm31 cm
Me koshin e sipërm të ulur24 cm27 cm
Për ta ngritur koshin në pozicionin më të sipërm, veproni si më poshtë:
1. Tërhiqni jashtë koshin derisa të ndalojë.
2. Ngrini lart dy anët me kujdes derisa të mbërthehet mekanizmi dhe koshi të mos lëvizë.
Për ta ulur koshin në pozicionin fillestar, veproni si më poshtë:
1. Tërhiqni jashtë koshin derisa të ndalojë.
2. Ngrini lart me kujdes dy anët e tij dhe më
pas lini mekanizmin të zbresë poshtë
ngadalë, duke e mbajtur atë.
Mos e ngrini ose mos e ulni asnjëherë koshin
vetëm nga njëra anë.
Kur koshi i sipërm të jetë ngjitur më lart, ju nuk
do të mund të përdorni varëset e filxhanëve.
15
PARALAJMËRIM
Pasi ngarkoni pajisjen, mbylleni gjithmonë
derën, pasi dera e hapur mund të paraqesë
rrezik.
Përdorimi i detergjentit
Përdorni vetëm detergjent të prodhuar posaçërisht për përdorimin në enëlarëse.
Lutemi lexoni me kujdes këshillat e prodhuesit për dozimin dhe ruajtjen, siç shkruhet në
paketimin e detergjentit.
Përdorimi i detergjentit
16
Mospërdorimi i një sasie më të madhe se ç'duhet detergjenti, ndihmon në pakësimin e
papastërtive.
Mbushja me detergjent.
1. Hapni kapakun.
2. Mbusheni folenë e detergjentit (1) me
detergjent. Shenjat brenda saj tregojnë
nivelet e dozimit:
20 = përafërsisht 20 g detergjent
30 = përafërsisht 30 g detergjent
3. Gjithë programet me paralarje kanë nevojë
për një sasi shtesë detergjenti (5/10 g), e
cila duhet të vendoset në folenë e posaçme
të detergjentit për paralarje (2).
Ky detergjent do të veprojë gjatë fazës së
paralarjes.
4. Kur përdorni tableta detergjente,
vendosini ato në folenë (1)
5. Mbyllni kapakun dhe shtypeni derisa të
mbërthehet mirë.
Tabletat detergjente
Tabletat detergjente të prodhuesve të
ndryshëm shkrijnë në nivele të ndryshme. Si
rrjedhojë, disa tableta detergjente nuk e arrijnë
fuqinë e tyre maksimale larëse gjatë
programeve të shkurtra të larjes. Për këtë arsye,
ju lutemi përdorni programe të gjata të larjes
kur përdorni tableta detergjente, për të
siguruar heqjen e plotë të mbetjeve të
detergjentit.
Funksioni Multi-Tab
Funksioni Multi-Tab
Kjo pajisje është e pajisur me "funksionin Multi-Tab", i cili mundëson përdorimin e tabletave
detergjente të kombinuara "Multi-Tab.
Këta produkte janë detergjente me një funksion të kombinuar të larjes, shpëlarjes dhe kripës.
Ata gjithashtu përmbajnë agjentë të tjerë të ndryshëm, në varësi të llojit të tabletës që
zgjidhni ("3 në 1", "4 në 1", "5 në 1" etj...).
Kontrolloni nëse detergjentet janë të përshtatshme për fortësinë e ujit tuaj. Shihni
udhëzimet e prodhuesit.
Ky funksion mund të përzgjidhet për gjithë programet e larjes. Me zgjedhjen e këtij
funksioni, derdhja në pajisje e shpëlarësit dhe kripës nga çdo fole përkatëse çaktivizohet
automatikisht si dhe dritat treguese për kripën dhe shpëlarësin janë çaktivizuar.
Zgjidhni "funksionin Multi-Tab" përpara fillimit të një programi larës.
Pasi është zgjedhur ky funksion (drita treguese është ndezur), ai do të mbetet i aktivizuar
gjithashtu edhe për programet e tjera të larjes.
Me përdorimin e "funksionit Multi-Tab", kohëzgjatjet e cikleve mund të ndryshojnë. Në këtë
rast, në ekranin elektronik do të përditësohet automatikisht koha e programit.
Në momentin që programi ka filluar proçesin, "funksioni Multi-Tab" NUK mund të
ndryshohet më. Nëse dëshironi të përjashtoni "funksionin Multi-Tab" duhet të anuloni
përzgjedhjen e programit e më pas të çaktivizoni "funksionin Multi-Tab".
Në këtë rast duhet të rizgjidhni një program larës (si dhe përzgjedhjet e dëshiruara).
Aktivizimi/çaktivizimi i funksionit Multi-Tab
Shtypni njëkohësisht dhe mbani shtypur dy butonat Multi-Tab (D dhe E), derisa të ndizet
drita treguese e "funksionit Multi-Tab". Kjo do të thotë se funksioni është aktiv.
Për ta çaktivizuar këtë funksion, shtypni sërish të njëjtën butona, derisa drita treguese e
"funksionit Multi-Tab" të fiket.
Nëse nuk jeni të kënaqur nga rezultatet e tharjes, ju këshillojmë:
1. Të mbushni mbajtësen e shpëlarësit me shpëlarës.
2. Të aktivizoni mbajtësen e shpëlarësit.
3. Të vendosni dozimin e shpëlarësit në pozicionin 2.
• Aktivizimi/çaktivizimi i folesë së shpëlarësit mund të jetë i mundur vetëm me "funksionin
Multi-Tab" të aktivizuar.
17
Aktivizimi/çaktivizimi i mbajtëses së shpëlarësit
1. Shtypni butonin On/Off. Enëlarësja duhet të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
2.
Shtypni njëkohësisht butonat B dhe C , derisa dritat e butonave A , B , dhe C të fillojnë
të pulsojnë.
3.
Shtypni butonin B , dritat e butonave A , dhe C fiken, ndërsa drita e butonit B vazhdon
të pulsojë. Ekrani elektronik tregon përzgjedhjen aktuale:
= Mbajtësja e shpëlarësit është çaktivizuar.
= Mbajtësja e shpëlarësit është aktivizuar.
4.
Për të ndryshuar përzgjedhjen, shtypni sërish butonin B , ekrani elektronik tani tregon
përzgjedhjen e re.
5. Për të regjistruar procesin, fikni enëlarësen duke shtypur butonin On/Off.
Programet e larjes
18
Nëse vendosni të ktheheni mbrapsht në përdorimin e sistemit standard të detergjentit, ju
këshillojmë:
1. Të çaktivizoni "funksionin Multi-Tab".
2. Të mbushni sërish mbajtëset përkatëse të kripës dhe shpëlarësit.
3. Të rregulloni përzgjedhjen e fortësisë së ujit në nivelin më të lartë dhe të kryeni 1
program larës normal pa futur asnjë enë brenda në pajisje.
4. Të rregulloni përzgjedhjen e zbutjes së ujit sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj.
5. Të rregulloni dozimin e shpëlarësit.
Programet e larjes
ProgramiNiveli i
KUJDESI
INTENSIV 70°
AUTOMATIKE2)Ndotje e
3)
30 MIN
ECO 50°
4)
ndotjes
Ndotje e
madhe
përzier,
normale
ose e
madhe
Ndotje e
lehtë
Ndotje
normale
Lloji i
ngarkesës
Enë argjile,
takëme,
tenxhere
dhe tiganë
Enë argjile,
takëme,
tenxhere
dhe tiganë
Enë argjile
dhe
takëme
Enë argjile
dhe
takëme
Përshkrimi i programit
Larja kryesore
Paralarja
Shpëlarja e ndërmjetme
Shpëlarja përfundimtare
2x
1/2x
Vlerat e konsumit
Tharja
Kohëzgjatja (minuta)
116-126
85-110
30
160-170
1)
Energjia (kWh)
Uji (litra)
19-21
1,7-1,9
11 - 21
0,8- 1,4
8
0,8
12-13
0,8-0,9
Përzgjidhni dhe filloni një program larës
19
ProgramiNiveli i
ndotjes
QELQURINANdotje
normale
1) Vlerat e konsumit janë si udhëzues për ju dhe varen nga presioni dhe temperatura e ujit si dhe nga ndryshimet
e ushqimit me energji elektrike dhe sasia e enëve të ngarkuara.
2) Gjatë programit Automatik të larjes, niveli i ndotjes në enë përcaktohet se sa i turbullt është uji. Kohëzgjatja e
programit, nivelet e konsumit të ujit dhe energjisë mund të ndryshojnë; kjo varet nga fakti nëse pajisja është
e ngarkuar plotësisht apo pjesërisht si dhe nëse enët janë pak ose shumë të ndotura. Temperatura e ujit
rregullohet automatikisht midis 50° C dhe 65° C.
3) Ideale për larjen në një pajisje të mbushur pjesërisht. Ky është programi ditor i përkryer, për të mbuluar nevojat
e një familjeje me 4 persona që duan të lajnë në enëlarëse vetëm enët e mëngjesit dhe drekës, si enë argjile
dhe takëme.
4) Program testimi për institutet e testimit.
Lloji i
ngarkesës
Enë argjile
dhe
qelqurina
delikate
Përshkrimi i programit
Paralarja
Larja kryesore
Vlerat e konsumit
Shpëlarja e ndërmjetme
Shpëlarja përfundimtare
Tharja
Përzgjidhni dhe filloni një program larës
Përzgjidhni programin e larjes dhe shtyrjen e fillimit të programit, me derën paksa
të hapur. Fillimi i programit ose numërimi mbrapsht deri në fillimin e shtyrë të
programit, do të aktivizohen vetëm pasi të keni mbyllur derën. Deri në atë moment,
është e mundur të ndryshoni përzgjedhjet.
Kohëzgjatja (minuta)
65-75
1)
Energjia (kWh)
Uji (litra)
11-13
0,6-0,7
1. Kontrolloni që koshat të jenë ngarkuar në mënyrë të saktë si dhe që krahët spërkatës
të jenë të lirshëm për t'u rrotulluar.
2. Kontrolloni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
3. Shtypni butonin On/Off. Enëlarësja duhet të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
4. Shtypni butonin që përkon me programin e kërkuar (shihni tabelën "Programet larës").
Mbyllni derën e enëlarëses, programi fillon automatikisht.
Përzgjedhja dhe fillimi i programit me shtyrje të fillimit të programit
1. Pasi të keni zgjedhur programin e larjes, shtypni butonin e shtyrjes së fillimit të
programit derisa në ekranin elektronik të shfaqet numri i orëve për shtyrjen e fillimit
të programit. Fillimi i programit të përzgjedhur të larjes mund të shtyhet nga 1 deri në
19 orë.
2. Mbyllni derën e enëlarëses, numërimi mbrapsht fillon automatikisht.
3. Numërimi mbrapsht do të ecë me intervale kohe prej 1 ore.
4. Hapja e derës do të shkaktonte ndërprerje të numërimit mbrapsht. Mbylleni derën;
numërimi mbrapsht do të vazhdojë nga momenti në të cilin u ndërpre.
5. Pasi numërimi mbrapsht i kohës të ketë mbaruar, programi do të fillojë automatikisht.
Zbrazja e enëlarëses
20
Në momentin që ka filluar programi i larjes, në dyshemenë nën derën e enëlarëses do të
shfaqet një sinjal optik në formë pike.
Ky sinjal optik do të mbetet i ndezur gjatë gjithë kohëzgjatjes së programit të larjes.
Nëse pajisja është vendosur më sipër, me një derë dollapi të montuar mbi të, sinjali optik
nuk do të duket më.
PARALAJMËRIM
Ndërpritni ose anuloni një program larjeje në proces e sipër VETËM nëse është tepër
e nevojshme. Kujdes! Kur dera është e hapur mund të dalë që andej avull i nxehtë.
Hapeni derën me kujdes.
Anulimi i shtyrjes së fillimit të programit ose një programi larës në proces e
sipër
• Shtypni njëkohësisht dhe mbani shtypur dy butonat e programit që ndodhen mbi fjalën
RESET , derisa të ndizen të gjitha dritat e butonit të programit.
• Me anulimin e shtyrjes së fillimit të programit, anulohet gjithashtu edhe programi i
regjistruar. Në këtë rast duhet të regjistroni sërish programin larës.
• Nëse duhet të zgjidhni një program të ri larës, kontrolloni që foleja e detergjentit të jetë
e mbushur me detergjent.
Ndërprerja e një programi larës në proces e sipër
• Hapni derën e enëlarëses; programi do të ndalojë. Mbylleni derën; programi do të fillojë
nga momenti në të cilin u ndërpre.
Përfundimi i programit të larjes
• Enëlarësja do të ndalojë automatikisht dhe një sinjal akustik do t'ju informojë për
përfundimin e programit larës.
• Kur përfundon një program larjeje, sinjali optik mbi dyshemenë nën derën e enëlarëses
do të fiket.
1. Hapni derën e enëlarëses.
Drita treguese e programit të sapopërfunduar do të mbetet e ndezur.
2. Fikni enëlarësen duke shtypur butonin On/Off.
3. Lëreni derën pak të hapur dhe prisni pak minuta përpara se të nxirrni jashtë enët; në
këtë mënyrë ato do të jenë më të ftohta dhe tharja do të bëhet më mirë.
Kur programi i larjes ka përfunduar, ju këshillojmë të hiqni prizën dhe të mbyllni
rubinetin.
Zbrazja e enëlarëses
• Enët e nxehta janë të ndjshme ndaj goditjeve
Për këtë arsye, enët duhen lënë të ftohen përpara se të nxirren nga pajisja.
• Boshatisni koshin e poshtëm në fillim e më pas atë të sipërmin; kjo do të shmangë
rrjedhjen e ujit nga koshi i sipërm në enët që ndodhen në koshin e poshtëm.
• Në anët e derës së enëlarëses mund të shfaqet ujë ndërsa pjesët prej inoksi do të ftohen
më shumë se enët.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
KUJDES
Kur programi i larjes ka përfunduar, këshillohet që të hiqni nga priza enëlarësen dhe të
mbyllni rubinetin e ujit.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Pastrimi i filtrave
Filtrat duhet të kontrollohen e të pastrohen herë pas here. Filtrat e ndotur do të përkeqësojnë
rezultatin e larjes.
PARALAJMËRIM
Përpara se të pastroni filtrat, sigurohuni që pajisja të jetë e fikur.
1. Hapni derën, hiqni koshin e poshtëm.
2. Sistemi i filtrimit të pajisjes përmban një
filtër të trashë ( A ), një mikrofiltër ( B ) dhe
një filtër të sheshtë. Zbërthejeni sistemin
e filtrave duke përdorur dorezën e
mikrofiltrit.
21
3. Kthejeni dorezën me një rrotullim
pothuajse 1/4 në drejtim kundër-orar dhe
nxirrni sistemin e filtrave.
4.
Kapeni filtrin e trashë ( A ) nga doreza me
vrimë dhe nxirrni mikrofiltrin ( B ).
5. Pastroni gjithë filtrat plotësisht në ujë të
rrjedhshëm.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
22
6. Nxirrni filtrin e rrafshët nga bazamenti i
dhomës së larjes dhe pastrojeni plotësisht
nga të dyja anët.
7. Vendoseni sërish filtrin e sheshtë në
bazamentin e dhomës së larjes dhe
sigurohuni që të jetë vendosur mirë.
8.
Vendoseni filtrin e trashë ( A ) brenda në
mikrofiltrin ( B ) dhe shtypini të dyja
bashkë.
9. Vendoseni sistemin e kombinuar të
filtrave në vend dhe mbërthejeni duke e
rrotulluar dorezën në drejtim orar derisa
të ndalojë. Gjatë këtij procesi, sigurohuni që filtri i rrafshët të mos ketë dalë jashtë
bazamentit të dhomës së larjes.
PARALAJMËRIM
Mos e përdorni KURRË enëlarësen pa filtrat. Rivendosja dhe montimi i gabuar i filtrave do
të sjellë rezultate të dobëta të larjes, si dhe mund të dëmtojë pajisjen.
Pastrimi i krahëve spërkatës
Mos u përpiqni KURRË të çmontoni krahët spërkatës.
Nëse vrimat e krahëve spërkatës janë bllokuar nga mbetjet e ndotjeve, pastrojini ato me
ndihmën e një kruajtëseje dhëmbësh.
Pastrimi i jashtëm
Pastroni sipërfaqet e jashtme të pajisjes dhe panelin e kontrollit me një leckë të butë të
njomë. Nëse është e nevojshme përdorni detergjent neutralë. Mos përdorni kurrë produkte
gërryese, materiale të ashpra ose tretës (si aceton, trikloroetilen, etj....).
Pastrimi i brendshëm
Sigurohuni që guarnicionet përreth derës, foletë e detergjentit dhe shpëlarësit të pastrohen
rregullisht me një leckë të njomë.
Ju këshillojmë të kryeni çdo 3 muaj një program larjeje për enë të ndotura shumë, por pa
enë brenda.
Kohë të gjata mos-përdorimi
Nëse nuk do ta përdorni pajisjen për një periudhë të gjatë, ju këshillojmë:
1. Të hiqni pajisjen nga priza e më pas të mbyllni ujin.
2. Të lini derën pak të hapur për të shmangur formimin e erërave të pakëndshme.
3. Të lini të pastër brendësinë e pajisjes.
Parandalim i formimit të brymës
Mos e vendosni pajisjen në një vend ku temperaturat shkojnë nën 0°C. Nëse kjo është
pashmangshme, zbrazeni pajisjen, mbyllni derën e pajisjes, çmontojeni tubin e hyrjes së ujit
dhe zbrazeni atë.
Ç'të bëni nëse ...
Lëvizja e pajisjes
Nëse ju duhet të lëvizni pajisjen (kur ndërroni shtëpi, etj....):
1. Hiqeni atë nga priza.
2. Mbyllni rubinetin e ujit.
3. Hiqni tubin e hyrjes së ujit dhe zbrazni tubat e gomuar.
4. Tërhiqeni pajisjen jashtë bashkë me tubat.
Bëni kujdes të mos anoni pajisjen gjatë zhvendosjes.
Ç'të bëni nëse ...
Enëlarësja nuk fillon punë ose ndalon në mes të procesit. Probleme të tilla vijnë si pasojë e
mungesës së mirëmbajtjes së thjeshtë apo vëmendjes, çka mund të zgjidhet me ndihmën
e treguesve të përshkruar në tabelë, pa qenë nevoja të thërrisni një inxhinier.
Fikeni enëlarësen dhe kryeni veprimet korrigjuese të sugjeruara më poshtë.
Kodi i defektit dhe keqfunksionimiShkaku i mundshëm dhe zgjidhja
• drita e programit në proces e sipër pulson pa
pushim
• sinjali optik në formë pike pulson
•
do të shfaqet në ekranin elektronik.
• sinjal akustik me ndërprerje
Enëlarësja nuk mbushet me ujë.
• drita e programit në proces e sipër pulson pa
pushim
• sinjali optik në formë pike pulson
•
do të shfaqet në ekranin elektronik.
• sinjal akustik me ndërprerje
Enëlarësja nuk e kullon ujin.
• drita e programit në proces e sipër pulson pa
pushim
• sinjali optik në formë pike pulson
•
do të shfaqet në ekranin elektronik.
• sinjal akustik me ndërprerje
Mekanizmi kundra-përmbytje është i aktivizuar.
• Rubineti i ujit është i bllokuar ose i veshur me
shtresë gëlqerore.
Pastroni rubinetin e ujit.
• Rubineti i ujit është i mbyllur. Hapeni
rubinetin e ujit.
• Filtri (nëse është i pranishëm) në tubin e
rrudhosur të lidhur me valvulin e hyrjes së ujit
është bllokuar.
Pastroni filtrin në tubin e rrudhosur.
• Tubi i hyrjes së ujit nuk është vendosur mirë
ose është përthyer apo shkelur.
Kontrolloni lidhjen e tubit të kullimit të ujit.
• Rubineti i lavapjatës është i bllokuar.
Pastroni rubinetin e lavapjatës.
• Tubi i kullimit të ujit nuk është vendosur mirë
ose është përthyer apo shkelur.
Kontrolloni lidhjen e tubit të kullimit të ujit.
• Mbyllni rubinetin e ujit dhe kontaktoni
Qendrën lokale të Shërbimit.
23
Ç'të bëni nëse ...
24
Kodi i defektit dhe keqfunksionimiShkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Programi nuk fillon punën.• Dera e enëlarëses nuk është mbyllur mirë.
Mbylleni derën.
• Spina kryesore nuk është në prizë. Vendosni
spinën kryesore në prizë.
• Ka rënë siguresa në kutinë e siguresave të
shtëpisë.
Zëvendësoni siguresën.
• Është aktivizuar funksioni i shtyrjes së fillimit
të programit.
Nëse do t'i lani enët menjëherë, anuloni
funksionin e shtyrjes së programit.
Sinjali optik në formë pike që pulson mbi dyshemenë nën derën e enëlarëses nuk do të jetë
i dukshëm, nëse pajisja është vendosur më lart me një derë dollapi të montuar mbi të.
Pasi t'i keni kryer këta kontrolle, ndizni pajisjen: programi do të vazhdojnë nga momenti në
të cilin u ndërpre.
Nëse kodi i keqfunksionimit ose defektit rishfaqet, kontaktoni Qendrën e Shërbimit.
Lidhur me kode të tjera defekti që nuk janë përshkruar në tabelën e mësipërme, lutemi
kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit, duke u treguar modelin (Mod.), numrin e produktit
(PNC) dhe numrin e serisë (S.N.).
Ky informacion gjendet në pllakën e parametrave që ndodhet në anë të derës së enëlarëses.
Në mënyrë që t'i keni gjithmonë këta numra, ju këshillojmë t'i shënoni ato këtu:
Enët nuk janë të pastra• Është zgjedhur programi i gabuar për larjen.
Enët janë të njoma dhe të turbullta• Nuk është përdorur shpëlarës.
• Enët janë vendosur në mënyrë të tillë që e
pengojnë ujin të arrijë në të gjitha pjesët e
sipërfaqes. Koshat nuk duhet të
mbingarkohen.
• Krahët spërkatës nuk rrotullohen lirisht për
shkak të vendosjes së pasaktë të enëve.
• Filtrat në bazamentin e dhomës së larjes janë
të pisët ose të keq vendosur.
• Është përdorur shumë pak ose aspak
detergjent.
• Në rastet kur në enë ka depozitime shtresash
gëlqerore; mbajtësja e kripës është bosh ose
është vendosur një nivel i pasaktë i zbutësit të
ujit.
• Lidhja e tubit të kullimit nuk është e saktë.
• Kapaku i mbajtëses së kripës nuk është
mbyllur mirë.
• Foleja e shpëlarësit është bosh.
Të dhënat teknike
Rezultatet e larjes nuk janë të kënaqeshme
Në gota dhe enë ka rrëke, njolla të bardha ose
veshje turbullire
Pikat e ujit janë tharë mbi gota dhe enë• Shtoni sasinë e përdorur të shpëlarësit.
• Pakësoni sasinë e përdorur të shpëlarësit.
•Shkak për këtë mund të jetë detergjenti.
Kontaktoni kujdesin e klientit të prodhuesit të
detergjentit.
Nëse, pas gjithë këtyre kontrolleve, problemi vazhdon, kontaktoni Qendrën lokale të
Shërbimit.
Të dhënat teknike
25
PërmasatGjerësia - lartësia - thellësia
Lidhja elektrike - Voltazhi Fuqia e përgjithshme - Siguresa
Presioni i furnizimit me ujëMinimumi - Maksimumi (MPa) 0,05 - 0,8
KapacitetiPërzgjedhjet e vendit9
Pesha maksimalekg35
(cm)
Të dhënat mbi lidhjen elektrike janë dhënë në pllakëzën e
parametrave që ndodhet në pjesën e brendshme të derës së
enëlarëses
44,6 x 81,8-89,8 x 55,5
Udhëzimet për instalimin
Instalimi
PARALAJMËRIM
Çdo ndërhyrje elektrike dhe/ose hidraulike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet
kryer nga një elektriçist dhe/ose hidraulik i kualifikuar ose nga një person i aftë.
Hiqni gjithë paketimet përpara se të poziciononi pajisjen.
Nëse është e mundur, pozicionojeni pajisjen ngjitur me një rubinet uji dhe kullimi.
Kjo enëlarëse është prodhuar për t'u ndërfutur në dollapët apo planet e punës së kuzhinës.
Kujdes! Ndiqni me kujdes udhëzimet që gjeni në shembullin e bashkëngjitur për montimin
e enëlarëses dhe ndërfutjen në mobilie.
Nuk janë të nevojshme zgavra shtesë për ajrosjen e enëlarëses, por vetëm për të bërë të
mundur kalimin e tubit të kullimit dhe kabllos së ushqimit elektrik.
Enëlarësja ka këmbëza të rregullueshme për të mundësuar rregullimin e lartësisë.
Gjatë gjithë proceseve që kryhen në pjesët e brendshme të enëlarëses, ajo duhet hequr nga
priza.
Kur fusni pajisjen në vend, sigurohuni që tubi i hyrjes së ujit, tubi i kullimit dhe kabllo i
ushqimit elektrik të mos jenë të përthyer apo të shkelur.
Instalimi
26
Mbështetja e sigurt në njësitë ngjitur
Enëlarësja duhet të mbështetet mirë duke mos u anuar.
Për këtë arsye, sigurohuni që mobilja nën të cilën enëlarësja është vendosur, është e siguruar
mirë në një strukturë të fiksuar (dollapë kuzhine, bufe, mur).
Nivelimi
Nivelimi i mirë është thelbësor për mbylljen dhe puthitjen e mirë të derës. Kur pajisja është
e niveluar në mënyrë të saktë, dera nuk prek asnjërën nga anët e dollapit anësor. Nëse dera
nuk mbyllet në mënyrë të saktë, lironi ose shtrëngoni këmbëzat e rregullueshme derisa
pajisja të jetë në nivel.
Lidhjet e furnizimit me ujë
Këshillohet lidhja me ujë të ftohtë. Nëse bëhet lidhja me ujë të nxehtë, temperatura
maksimale e lejuar është 60°C. A furnizimi me ujë të nxehtë nuk është gjithmonë shumë
efikas me enët prej argjile, pasi ai shkurton shumë kohëzgjatjen e programit të larjes.
Për ta kryer vetë këtë lidhje, dadoja bashkuese e futur në tubin e furnizimit me ujë të pajisjes,
vidhoset në 3/4 e grykës së gazit ose në një rubinet të posaçëm si Press-block.
Presioni i ujit duhet të jetë brenda kufijve të dhënë në "Specifikimet Teknike. Autoritetet
lokale të Ujësjellësit, mund t'ju informojnë mbi presionin mesatar të ujit në zonën tuaj.
Tubi i hyrjes së ujit nuk duhet të përdridhet, të shtypet ose të ngatërrohet kur lidhet.
Enëlarësja përmban tubat e furnizimit dhe kullimit, të cilat mund të vendosen majtas ose
djathtas me ndihmën e dados mbërthyese, për t'iu përshtatur instalimit.
Dadoja mbërthyese duhet të mbërthehet mirë për të shmangur rrjedhje të ujit.
(Kujdes! JO çdo model enëlarësesh i ka tubat e furnizimit dhe kullimit të ujit të pajisura me
dado mbërthyese. Në këtë rast, kjo gjë nuk është e mundur). Nëse pajisja është e lidhur me
tuba të rinj ose me tuba që nuk janë përdorur për një kohë të gjatë, duhet të lëshoni nëpër
to ujë të rrjedhshëm për pak minuta, përpara se të lidhni tubin e furnizimit me ujë.
MOS përdorni tuba lidhës që janë përdorur më parë për një pajisje të vjetër.
Kjo pajisje është pajisur me mekanizma sigurie që parandalojnë ujin e përdorur në pajisje
të kthehet mbrapsht në sistemin e ujit të pijshëm. Kjo pajisje është në përputhje me rregullat
e zbatueshme hidraulike.
Tubi i hyrjes së ujit me valvulin e sigurisë
Pasi lidhni tubin e dyfishtë të hyrjes së ujit, valvuli i sigurisë është ngjitur me rubinetin. Si
rrjedhojë, tubi i hyrjes së ujit është nën presion vetëm gjatë kohës që hyn uji. Nëse tubi i
hyrjes së ujit fillon të rrjedhë gjatë punës, valvuli i sigurisë e ndërpret ujin e rrjedhshëm.
Lutemi bëni kujdes kur instaloni tubin e hyrjes së ujit:
• Kablli elektrik për valvulin e sigurisë ndodhet në tubin e dyfishtë të hyrjes së ujit. Mos e
zhytni në ujë tubin e hyrjes së ujit ose valvulin e sigurisë.
• Nëse tubi i hyrjes së ujit ose valvuli i sigurisë është dëmtuar, hiqeni nga priza menjëherë
spinën kryesore.
• A tubi i hyrjes së ujit me valvulin e sigurisë duhet zëvendësuar vetëm nga një specialist
ose nga Qendra e Shërbimit.
• Vendoseni tubin e hyrjes së ujit në mënyrë të tillë që të mos jetë kurrë më lart se skaji i
poshtëm i valvulit të sigurisë.
Instalimi
PARALAJMËRIM
Paralajmërim! Voltazh i rrezikshëm.
Lidhja e tubit të daljes së ujit
Gryka e tubit të kullimit mund të lidhet në mënyrat e mëposhtme:
1. Në rubinetin e daljes së lavapjatës, duke e siguruar mirë në pjesën e poshtme të planit
të punës. Kjo do të parandalojë hyrjen e ujit të ndotur të lavapjatës në pajisje.
2. Në një gyp të qëndrueshëm me vrimë për ventilim, me një diametër minimal prej 4 cm.
Lidhja për kullimin e ujit të ndotur duhet të ketë
një lartësi prej 30 cm (minimumi)dhe 100 cm
(maksimumi) nga bazamenti i enëlarëses.
Tubi i kullimit mund të vendoset duke parë në të
djathtë apo në të majtë të enëlarëses.
Siguroni që tubi të mos jetë i përthyer apo i
shtypur, pasi kjo mund të pengojë apo të
ngadalësojë shkarkimin e ujit.
Tapa e lavapjatës nuk duhet të jetë vendosur, kur
pajisja është duke kryer procesin e kullimit, pasi kjo
mund të sjellë si pasojë kthimin e ujit të kulluar
sërish në pajisje.
Nëse përdorni një zgjatues për tubin e kullimit, ai nuk duhet të jetë më i gjatë se 2 metra
dhe diametri i tij i brendshëm duhet të mos jetë më i vogël se diametri i tubit të kullimit që
keni.
Gjithashtu, diametri i brendshëm i dadove bashkuese të përdorura për lidhjen me kullimin
e ujit, nuk duhet të jetë më i vogël se diametri i tubit standard.
Kur lidhni tubin e kullimit me një rubinet nën
lavapjatë, e gjithë membrana plastike (A)duhet hequr . Nëse nuk e hiqni gjithë membranën,
kjo do të sjellë grumbullimin e mbetjeve të
ushqimit me kalimin e kohës, duke bllokuar
rubinetin e lidhur me tubin e kullimit të enëlarëses.
27
Çështje të ambientit
28
Pajisjet tona janë të pajisura me një mekanizëm sigurie për të mbrojtur kundër kthimit të
ujit të papastër mbrapsht në pajisje. Nëse rubineti i lavapjatës nuk ka një "valvul mos-kthimi"
të ndërfutur, kjo mund të pengojë kullimin e saktë të ujit nga enëlarësja. Për këtë arsye, ju
këshillojmë ta hiqni atë.
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM
Sipas standardeve të sigurisë, pajisja ka nevojë për tokëzim.
Përpara përdorimit të pajisjes për herë të parë, sigurohuni se parametrat e voltazhit dhe
llojit të rrymës të shënuara në pllakën e parametrave janë në përputhje me parametrat e
vendit ku do të instaloni pajisjen.
Parametrat e siguresës gjithashtu i gjeni në pllakën e parametrave.
Vendosni gjithmonë spinën kryesore në një prizë të mbrojtur të instaluar saktë. Nuk duhen
përdorur spinat me shumë hyrje dhe kabllot zgjatuese.
Kjo mund të shkaktojë zjarr si pasojë e mbinxehjes.
Nëse është nevojshme, ndryshoni instalimet elektrike të spinës së shtëpisë tuaj. Në rast se
kablli i ushqimit duhet të zëvendësohet, lutemi kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
Spina duhet të jetë e arritshme pasi pajisja të jetë instaluar.
Mos e shkëpusni kurrë pajisjen nga rrjeti elektrik duke e tërhequr spinën nga kablli. Tërhiqeni
gjithmonë nga spina.
Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për defektet që vijnë si pasojë e mungesës së vëmendjes
ndaj udhëzimeve të mësipërme të sigurisë.
Çështje të ambientit
Materialet paketuese
Materialet paketuese janë të padëmshme për ambientin dhe mund të riciklohen. Elementët
plastikë identifikohen nga shenjat, si p.sh. >PE, >PS, etj. Lutemi hiqini gjithë materialet e
paketimit në koshin përkatës të plehrave të lagjes tuaj.
PARALAJMËRIM
Kur pajisja nuk do të përdoret më:
• Shkëputeni spinën nga priza.
• Priteni kabllon dhe spinën dhe hidhini ato.
• Çmontoni dhe hidhni kapësen e derës. Kjo parandalon rrezikun e kyçjes së fëmijëve
brenda në pajisje duke rrezikuar jetën e tyre.
Loading...
+ 64 hidden pages
You need points to download manuals.
1 point = 1 manual.
You can buy points or you can get point for every manual you upload.