AEG ERB36533X, ERB36533 User Manual

udhëzimet për përdorim
Инструкция по
эксплуатации
Упутство за употребу
Frigorifer me ngrirje
Холодильник-морозильник
Фрижидер-замрзивач
ERB36533W
2 electrolux
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
PËRMBAJTJA
Të dhëna për sigurinë 2 Funksionimi 4 Përdorimi i parë 4 Përdorimi I përditshëm 5 Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 7
TË DHËNA PËR SIGURINË
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe të përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të shmangur gabime dhe aksidente të panevojshme, është e rëndësishme që të gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje, të njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj. Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini masat paraprake të udhëzimeve të përdorimit, pasi prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga pakujdesia.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
• Kjo pajisje nuk është përshtatur për përdorim nga personat (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore apo mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, për sa kohë nuk janë të mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të përdorin pajisjen nga një njeri përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
• Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më
Kujdesi dhe pastrimi 8 Si të veprojmë nëse… 10 Të dhëna teknike 11 Instalimi 12 Çështje që lidhen me ambientin 15
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
pranë pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni derën për të parandaluar fëmijët që luajnë të pësojnë ndonjë goditje elektrike apo të mbyllen vetë brenda.
• Nëse kjo pajisje që përmban brava magnetike të derës do të vendoset në vend të një pajisjeje të vjetër me bravë në trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi kapak, sigurohuni që ta shkatërroni atë bravë përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo do të parandalojë që pajisja të kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët.
Siguria e përgjithshme
Paralajmërim
Mbajini hapjet e ventilimit në karkasën e pajisjes or në strukturën e ndërtuar, pa pengesa.
• Pajisja është ndërtuar për të mbajtur ushqimet dhe/ose pijet në shtëpi, siç shpjegohet në këtë broshurë udhëzuese.
• Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të përshpejtuar shkrirjen e akullit.
• Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si makinë akulloresh) brenda pajisjeve ftohëse, për sa kohë që nuk janë përshtatur për këtë nga prodhuesi.
• Mos e dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse.
• Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie me ambientin, por që është gjithsesi i ndezshëm. Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e qarkut ftohtës të mos dëmtohet.
electrolux 3
Nëse qarku ftohtës dëmtohet: – shmangni flakët e hapura dhe burimet
ndezëse
– ajrosni tërësisht dhomën në të cilën
ndodhet pajisja
• Është e rrezikshme të ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë të mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar në kabllo mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.
Paralajmërim Çdo komponent elektrik (kabllo i ushqimit, spina, kompresori) duhet të zëvendësohet nga një agjent i certifikuar shërbimi ose nga një personeli i kualifikuar i shërbimit për të shmangur rreziqet.
1. Kablloja e ushqimit nuk duhet të
zgjatet.
2. Sigurohuni që spina nuk është
shtypur apo dëmtuar nga pjesa e pasme e pajisjes. Një prizë e shtypur apo e dëmtuar mund të mbinxehet e mund të shkaktojë zjarr.
3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë
lehtësisht e arritshme.
4. Mos e tërhiqni prizën nga kablloja.
5. Nëse priza e ushqimit është e liruar,
mos futni në të spinën e ushqimit. Ka rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
6. Nuk duhet ta vini në punë pajisjen pa
kapakun e llambës (nëse ka) së brendshme.
• Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e lëvizni atë.
• Mos hiqni e mos prekni sende nga dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të njoma, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga bryma/ngrirësi.
• Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
• Llambat (nëse ka) e përdorura në këtë pajisje janë llamba të posaçme të zgjedhura vetëm për pajisje shtëpiake. Ato nuk janë të përshtatshme për t'u përdorur për ndriçim dhome.
Përdorimi i përditshëm
• Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët plastike të pajisjes.
• Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng të ndezshëm, pasi këto mund të shpërthejnë.
• Mos vendosni produkte ushqimore drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit që ndodhet në murin e pasmë. (Nëse pajisja është Pa formim bryme)
• Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen nëse janë shkrirë njëherë.
• Ushqimet e ngrira të paketuara paraprakisht, ruajini në pajisje sipas udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit.
• Këshillat e prodhuesit të pajisjes për ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me përpikmëri. Këshillohuni me udhëzimet përkatëse.
• Mos vendosni pije të gazuara ose shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes, pasi këto krijojnë presion brenda shishes dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të dëmtojë pajisjen.
• Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie nëse konsumohen direkt nga pajisja.
Kujdesi dhe pastrimi
• Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga priza.
• Mos e pastroni pajisjen me objekte metalike.
• Mos përdorni objekte me majë për të hequr brymën nga pajisja. Përdorni një kruajtëse plastike.
• Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i ngrirë. Nëse është e nevojshme, pastroni filtrin e kullimit. Nëse tubi kullues është i bllokuar, uji do të mblidhet në fundin e pajisjes.
Instalimi E rëndësishme Për lidhjet elektrike ndiqni
me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e veçantë.
• Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo është e dëmtuar. Raportoni menjëherë dëmtimet e mundshme në vendin ku keni blerë pajisjen. Në këtë rast, ruajeni paketimin.
4 electrolux
• Është e këshillueshme të prisni të paktën katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për t'i lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
• Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij do të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet përkatëse për instalimin.
• Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e produktit duhet të vendoset pas murit për të shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve të nxehta (kompresorit, kondensatorit), e për të shmangur djegie të mundshme.
• Pajisja nuk duhet vendosur pranë radiatorëve apo sobave.
• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
• Lidheni vetëm me furnizimin e ujit të pijshëm (nëse ka lidhje me ujin).
Shërbimi
• Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer
FUNKSIONIMI
Ndezja
Futni spinën në prizën e murit. Rrotullojeni Rregullatorin e temperaturës në drejtim orar në një përzgjedhje mesatare.
Fikja
Për të fikur pajisjen, rrotulloni rregullatorin e Temperaturës në pozicionin "O".
Rregullimi i temperaturës
Temperatura rregullohet automatikisht. Për të venë pajisjen në funksionim, veproni si vijon:
• rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të ulët, për të përftuar minimumin e ftohtësisë.
• rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të lartë, për të përftuar maksimumin e ftohtësisë.
Një përzgjedhje mesatare është përgjithësisht përzgjedhja më e përshtatshme.
nga një elektriçist i kualifikuar ose nga një person i aftë.
• Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet nga një Qendër e autorizuar Shërbimi, si dhe duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Mbrojtja e Mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun e ftohësit apo në materialet izoluese. Pajisja nuk duhet të hidhet së bashku me plehrat e tjera të qytetit. Shkuma izoluese përmban gazra të ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në përputhje me rregullat e zbatueshme të vendosura nga autoritetet tuaja lokale. Shmangni dëmtime në njësinë ftohëse, veçanërisht në pjesën e pasme pranë shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet e përdorura për këtë pajisje që kanë
simbolin
Gjithsesi, përzgjedhja e saktë duhet të zgjidhet duke mbajtur parasysh se temperatura brenda në pajisje varet nga:
• temperatura e dhomës
• shpeshtësia e hapjes së derës
• sasia e ushqimit të depozituar
• vendndodhja e pajisjes.
E rëndësishme Nëse temperatura e ambientit është e lartë ose nëse pajisja është mbushur plot, dhe pajisja është vendosur në temperaturën më të ulët, ajo mund të punojë pa pushim duke shkaktuar formimin e ngricës në murin e pasmë. Në këtë rast, rregullatori i temperaturës duhet vendosur në një përzgjedhje më të lartë për të lejuar shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë reduktimin e konsumit të energjisë.
janë të riciklueshme.
PËRDORIMI I PARË
Pastrimi i brendësisë së pajisjes
Përpara së te përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni pjesën e tij të brendshme
dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak sapun natyral për të hequr
electrolux 5
erën tipike të një produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht.
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Ngrirja e ushqimeve të freskëta
Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme për ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për depozitimin e ushqimeve të ngrira për një kohë të gjatë. Për të ngrirë ushqime të freskëta nuk është e nevojshme të ndryshoni përzgjedhjen mesatare. Gjithsesi, për një proces më të shpejtë ngrirjeje, rrotulloni çelësin e temperaturës në një përzgjedhje më të lartë për të përftuar maksimumin e ftohtësisë.
E rëndësishme Në këto kushte, temperatura e dhomëzës së frigoriferit mund të bjerë nën 0°C. Nëse ndodh kjo, rivendoseni çelësin e temperaturës në një përzgjedhje më të ngrohtë.
Vendoseni ushqimin e freskët të ngrijë në dhomëzën e sipërme.
Depozitimi i ushqimeve të ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një periudhe jashtë përdorimit, përpara se të futni produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen më të lartë.
E rëndësishme Në rast të një shkrirjeje aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes së korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në kohë më shumë se vlera e shfaqur në tabelën e të dhënave teknike në pikën "koha në rritje", ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt ose të gatuhet menjëherë e më pas të mund të rivendoset në ngrirje (jo të nxehtë, por pasi të jetë ftohur).
Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren, mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose në temperaturën e dhomës, në varësi të kohës në dispozicion për këtë proces. Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira, direkt nga ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të zgjasë më shumë.
E rëndësishme Mos përdorni detergjent apo pluhura gërryese, pasi këto mund të dëmtojnë pjesët e lëmuara.
Ftohja me ajër
Ventilatori i Ftohjes dinamike me ajër (DAC) bën që ushqimi të ftohet më shpejt dhe me një temperaturë më të njëtrajtshme brenda dhomëzës. Ju mund ta ndizni ventilatorin duke shtypur butonin (1). Drita e gjelbër (2) ndizet.
1
2
Ky mekanizëm ju mundëson ftohjen e ushqimeve dhe një temperaturë më të njëtrajtshme në dhomëz.
E rëndësishme Ndizeni ventilatorin atëherë kur temperatura e ambientit kalon 25°C.
Raftet e lëvizshme
Muret e ftohësit janë të pajisura me një sërë shinash, në mënyrë që raftet të mund të vendosen sipas dëshirës.
6 electrolux
Rafti i shisheve
Vendosini shishet (me grykën përpara) në raftin e para-vendosur.
E rëndësishme Nëse rafti është pozicionuar horizontalisht, vendosni vetëm shishet e mbyllura.
Ky raft shishesh mund të anohet, për të mbajtur shishe të hapura më parë. Për ta arritur këtë, tërhiqeni raftin lart, në mënyrë që të rrotullohet nga lart e të vendoset në nivelin tjetër më sipër.
rafti FreshZone
Rafti FreshZoneështë i përshtatshëm për ruajtjen e ushqimeve të freskëta, si peshku, mishi, frutat e detit, sepse temperatura këtu është më e ulët sesa në pjesën tjetër të frigoriferit.
Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen e pakova të ushqimit me madhësi të ndryshme, raftet e dorës mund të vendosen në lartësi të ndryshme. Për të bërë këto rregullime, veproni si vijon: tërhiqni gradualisht raftin në drejtimin e shigjetave derisa të lirohet, e më pas vendosni në vend sërish siç duhet.
Heqja e koshave të ngrirjes nga ngrirësi
Koshat e ngrirjes kanë një pikë ndalimi që nuk i lejon ata të nxirren nga vendi aksidentalisht apo të bien poshtë. Kur të doni t'i hiqni ata nga ngrirësi, tërhiqeni koshin drejt vetes dhe në momentin që arrini në pikën e ndalimit, hiqeni koshin duke e ngritur atë pak lart. Në momentin që e vini sërish në vend, ngrini pak pjesën ballore të koshit për ta futur atë në ngrirës. Pasi të keni arritur në pikat e ndalimit, shtyjini koshat sërish në vendin e tyre.
UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
Tingujt e Funksionimit Normal
• Mund të dëgjoni një gurgullimë të lehtë kur frigoriferi pompohet nëpërmjet bobinave ose tubave. Është normale.
• Kur kompresori është i ndezur, frigoriferi pompon ujin dhe do të dëgjoni një tingull uturimë dhe një zhurmë dridhëse nga kompresori. Është normale.
• Zgjerimi termik mund të shkaktojë një zhurmë të papritur kërcitëse. Është një fenomen i natyrshëm dhe jo një fenomen fizik i rrezikshëm. Është normale.
• Kur kompresori ndizet ose fiket, do të dëgjoni një "klik" të zbehtë të çelësit të temperaturës. Është normale.
Këshilla për kursimin e energjisë
• Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose mos e lini atë absolutisht të hapur më shumë se ç'duhet.
• Nëse temperatura e ambientit është e lartë, Rregullatori i Temperaturës është vendosur në përzgjedhjen më të lartë dhe pajisja është e mbushur plot, kompresori mund të punojë pa pushim duke shkaktuar formimin e ngricës ose akullit në aparatin e avullimit. Nëse kjo gjë ndodh, rrotulloni Rregullatorin e Temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të ulët për të lejuar shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë kursimin e konsumit të energjisë.
Këshilla për ftohjen e ushqimeve të freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
• mos depozitoni ushqime të ngrohta apo lëngje që avullojnë në ftohës;
• mbuloni me kapak ose mbështillni ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të fortë;
• vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë që ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij.
Këshilla për ftohjen
Këshilla të nevojshme: Mish (të gjitha llojet) : mbështillini në qeska polietileni dhe vendosini mbi raftin e xhamit që ndodhet mbi sirtarin e perimeve. Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më shumë se një ose dy ditë. Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj..: këto duhet të mbulohen dhe mund të vendosen në çdo raft. Frutat dhe perimet: këto duhet të pastrohen mirë dhe të vendosen në sirtarin e posaçëm. Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen në mbajtëset e posaçme hermetike ose të mbështjella në letër alumini ose qeska prej polietileni, për të lejuar brenda sa më pak ajër të jetë e mundur. Shishet e qumështit: këto duhet të kenë një kapak dhe duhet të vendosen në mbajtësen e shisheve tek dera.
electrolux 7
8 electrolux
Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat, nëse nuk janë të paketuara, nuk duhet të mbahet në ftohës.
Këshilla për ngrirjen
Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni disa këshilla të rëndësishme:
• sasia maksimale e ushqimit që mund të ngrihet në 24 orë. është shfaqur në tabelën e vlerave;
• procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk duhet shtuar ushqim tjetër për t'u ngrirë gjatë kësaj periudhe;
• ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë;
• përgatitni ushqimin në racione të vogla për të mundësuar ngrirjen e tij të shpejtë dhe të plotë si dhe për të bërë të mundur si rrjedhojë shkrirjen e tij në sasinë e dëshiruar;
• mbështilleni ushqimin me letër alumini ose polietileni dhe sigurohuni që paketimi të jetë hermetik;
• mos lejoni ushqimet e freskëta, të pangrira, të prekin ushqimet që janë tashmë të ngrira, në mënyrë që të shmangni një rritje temperature të këtyre të fundit;
• ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe më gjatë se ushqimet e yndyrshme; kripa redukton jetëgjatësinë e ruajtjes së ushqimit;
• akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë pas nxjerrjes nga dhomëza e ngrirjes, mund të shkaktojnë djegie të lëkurës nga ngrirja;
• është e këshillueshme të shënoni në çdo pako ushqimi të ngrirë datën e ngrirjes, për të pasur parasysh kohën e ruajtjes.
Këshilla për depozitimin e ushqimeve të ngrira
Për të arritur një rendiment sa më të lartë nga kjo pajisje, duhet:
• të siguroheni se ushqimet e ngrira që keni blerë janë ruajtur siç duhet nga shitësi;
• të siguroheni se ushqimet e ngrira të transportohen nga dyqani në ngrirës, në një kohë sa më të shkurtër;
• të mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose mos e lini atë absolutisht të hapur më shumë se ç'duhet;
• pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet shpejt dhe nuk mund të ngrihet sërish;
• mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
KUJDESI DHE PASTRIMI
Kujdes Shkëputeni nga korrenti pajisjen përpara se të kryeni çdo veprim mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye, mirëmbajtja dhe ringarkimi duhet të kryhen vetëm nga teknikë të autorizuar.
Pastrimi periodik
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
• Pastroni brendësinë dhe aksesorët me ujë të vakët dhe me pak sapun.
• Kontrolloni rregullisht bravat e derës dhe pastrojini ato për t'u siguruar që janë të pastra dhe nuk kanë papastërti.
• Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
E rëndësishme Mos tërhiqni, lëvizni apo dëmtoni asnjë tub dhe/ose kabllot brenda kabinetit. Mos përdorni kurrë detergjent, pluhura gërryese, produkte pastruese me shumë erë të mirë ose pastrues me dyll për të
pastruar brendësinë e pajisjes, pasi këto mund të dëmtojnë sipërfaqet dhe mund të lënë një erë të fortë.
Pastroni kondensatorin (skarën e zezë) dhe kompresorin në pjesën e pasme të pajisjes, me një furçë. Ky veprim do të përmirësojë rendimentin e pajisjes dhe do të kursejë konsumin e energjisë.
E rëndësishme Kujdesuni që të mos dëmtoni sistemin ftohës.
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/ dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që veshja e jashtme e kësaj pajisjeje të pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me pak lëng larës. Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me ushqimin kryesor.
electrolux 9
Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi i dhomëzës së ftohësit sa herë që kompresori ndalon, gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes kullon nëpërmjet një zgavre në një mbajtëse të posaçme që ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes, mbi kompresorin e motorit, ku dhe avullon. Është e rëndësishme të pastroni periodikisht vrimën kulluese të ujit të shkrirjes, që ndodhet në mes të kanalit të dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar që uji të rrjedhë jashtë e të pikojë mbi ujë. Përdorni pastruesin e posaçëm që ju është dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në vrimën e kullimit.
• hiqni sirtarët e ngrirësit
• vendosni material izolues rreth sirtarëve, p.sh. shtroja ose gazeta.
Shkrirja mund të përshpejtohet duke vendosur tasa me ujë të nxehtë (jo të zier) brenda në ngrirës.
• Lironi gypin e kullimit nga pozicioni i tij, shtyjeni në vend sipas figurës dhe vendoseni në fund të sirtarit të ngrirësit ku mund të mblidhet ujë
• kruani me kujdes akullin kur fillon të shkrijë. Përdorni një kruajtëse druri ose plastike
• kur i gjithë akulli të ketë shkrirë, lajeni dhe thajeni ngrirësin, më pas vendoseni gypin e kullimit sërish në vend.
Shkrirja e ngrirësit
Një sasi e caktuar ngrice do të formohet gjithmonë në raftet e ngrirësit dhe rreth e përqark dhomëzës së sipërme. Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës arrin një trashësi prej 3-5 mm. Për të hequr brymën e formuar, ndiqni udhëzimet e mëposhtme:
• nxirreni spinën nga priza e murit ose fikni pajisjen
• hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini me disa shtresa gazete dhe vendosini në një vend të freskët
• ndizni ngrirësin dhe vendosni sërish ushqimet e ngrira.
Ju këshillojmë ta përdorni pajisjen me termostatin çuar në maksimum për disa orë, në mënyrë që të arrijë sa më shpejt të jetë e mundur temperaturën e mjaftueshme të ruajtjes.
E rëndësishme Mos përdorni kurrë vegla
metalike me majë për të kruajtur brymën nga avulluesi pasi mund ta dëmtoni atë. Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, veç atyre të rekomanduara nga prodhuesi. Ngritja e temperaturës së pakove të ushqimit të ngrirë, gjatë shkrirjes, mund t'i shkurtojë jetën ruajtjes së ushqimit.
10 electrolux
SI TË VEPROJMË NËSE…
Kujdes Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë nga priza. Vetëm elektricistët e kualifikuar ose personat kompetentë duhet të merren me rregullimet apo defektet që nuk janë në këtë manual.
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja bën zhurmë. Pajisja nuk është mbështetur
Kompresori punon pa ndërprerje.
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës". Dera është hapur shumë
Temperatura e produktit është
Temperatura e ambientit është
Në pllakëzën e pasme të frigoriferit rrjedh ujë.
Brenda në frigorifer rrjedh ujë.
Produktet e pengojnë ujin të
Uji rrjedh në dysheme.
Ka shumë brymë dhe akull.
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës". Çelësi i temperaturës mund të
Temperatura në pajisje është shumë e ulët.
Temperatura në pajisje është shumë e lartë.
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës". Temperatura e produktit është
Keni futur shumë produkte
mirë në dysheme.
Çelësi i temperaturës mund të jetë në pozicion të pasaktë.
shpesh.
shumë e lartë.
shumë e lartë. Gjatë procesit automatik të
shkrirjes, bryma shkrin në pllakëzën e pasme.
Tubi i daljes së ujit është bllokuar.
rrjedhë në kolektorin e ujit. Uji i shkrirë që del jashtë nuk
shkon në depozitën avulluese që ndodhet mbi kompresor.
Produktet nuk janë mbështjellë siç duhet.
jetë në pozicion të pasaktë. Çelësi i temperaturës mund të
jetë në pozicion të pasaktë. Çelësi i temperaturës mund të
jetë në pozicion të pasaktë.
shumë e lartë.
njëkohësisht në pajisje.
E rëndësishme Gjatë përdorimin normal dëgjohen disa tinguj (nga kompresori, qarkullimi i lëndës ftohëse).
Kontrolloni nëse pajisja qëndron pa lëvizur (të katër këmbët e saj duhet të kenë prekur tokën).
Vendosni një temperaturë më të lartë.
Mos e lini derën të hapur më gjatë se ç'duhet.
Lëreni temperaturën e produktit të bjerë në temperaturën e ambientit, përpara se ta futni në pajisje.
Ulni temperaturën e ambientit.
Është normale.
Pastroni tubin.
Sigurohuni që produktet të mos prekin pllakën e pasme.
Bashkoni tubin e daljes së ujit të shkrirë me depozitën avulluese.
Mbështillini ushqimet më mirë.
Vendosni një temperaturë më të lartë.
Vendosni një temperaturë më të lartë.
Vendosni një temperaturë më të ulët.
Lëreni temperaturën e produktit të bjerë në temperaturën e ambientit, përpara se ta futni në pajisje.
Futni më pak produkte njëkohësisht në pajisje.
electrolux 11
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Temperatura në frigorifer është shumë e lartë.
Temperatura në ngrirës është shumë e lartë.
Pajisja nuk punon.
Spina nuk është futur mirë në
Pajisja nuk ka korrent. Në prizën
Llambushka nuk punon.
Llambushka është me defekt. Shihni kapitullin "Zëvendësimi i
Në pajisje nuk qarkullon ajër i ftohtë.
Produktet janë shumë afër me njëri-tjetrin.
Pajisja është e fikur. Ndizni pajisjen.
prizë.
kryesore nuk kalon tension.
Llambushka është në modalitetin stand-by.
Sigurohuni që në pajisje të qarkullojë ajër i ftohtë.
Vendosini produktet në mënyrë të tillë që ajri i ftohtë të mund të qarkullojë.
Futeni spinën mirë në prizë.
Lidhni një pajisje tjetër elektrike në prizë. Kontaktoni një elektricist të kualifikuar.
Mbylleni dhe hapeni derën.
llambushkës".
Nëse pajisja juaj ende nuk po punon mirë pasi keni kryer kontrollet e mësipërme, kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Klientit.
Zëvendësimi i llambushkës
1. Shkëputni pajisjen.
1
2
2. Shtyni pjesën e lëvizshme për të hequr kapakun e llambës (1).
3. Hiqeni kapakun e llambushkës (2).
4. Zëvendësojeni llambushkën me një tjetër të së njëjtës fuqi dhe të projektuar enkas vetëm për pajisjet elektro­shtëpiake.
5. Montoni kapakun e llambushkës.
6. Lidhni pajisjen.
7. Hapni derën. Sigurohuni që llambushka të ndizet.
Mbyllja e derës
1. Pastroni guarnicionin e derës.
2. Nëse është e nevojshme, rregulloni derën. Shihni paragrafin "Instalimi".
3. Nëse është e nevojshme, zëvendësoni guarnicionet me defekt të derës. Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
TË DHËNA TEKNIKE
Përmasat Lartësia 1850 mm Gjerësia 595 mm Thellësia 658 mm Koha në rritje 20 h Tensioni 230-240 V Frekuenca 50 Hz
Të dhënat teknike ndodhen në tabelën e vlerave që gjendet në anë të majtë brenda pajisjes dhe në etiketën e energjisë.
12 electrolux
INSTALIMI
Lexoni me kujdes kapitullin "Të dhëna për sigurinë" për sigurinë tuaj si dhe për një përdorim të saktë të pajisjes, përpara se të instaloni atë.
Pozicionimi
Instalojeni këtë pajisje në një vend ku temperatura e ambientit përputhet me klasën e klimës që tregohet në tabelën e vlerave në pajisje:
Klasa e
klimës
SN +10°C deri + 32°C N +16°C deri + 32°C ST +16°C deri + 38°C T +16°C deri + 43°C
Vendosja
Pajisja duhet të montohet larg burimeve të nxehtësisë, të tillë si radiatorë, kazanë uji, drita e drejtpërdrejtë e diellit, etj. Sigurohuni që ajri të qarkullojë lirisht rreth e qark pjesës së pasme të dollapit. Për të siguruar performancën më të mirë, nëse pajisja është vendosur poshtë një njësie të varur në mur, largësia minimale midis pjesës së sipërme të dollapit dhe njësisë së murit duhet të jetë minimalisht 100 mm . Në një rast ideal, do të ishte mirë që pajisja të mos vendosej nën njësive që varen në mur. Nivelimi i kujdesshëm arrihet përmes një ose më shumë këmbëzave të rregullueshme që ndodhen nën dollap.
Paralajmërim Pajisja duhet të mund të shkëputet lirisht nga korrenti; për këtë, spina duhet të jetë lehtësisht e arritshme pas instalimit.
Temperatura e ambientit
mm
min
100
A
mm
20
B
Lidhja elektrike
Përpara se ta futni pajisjen në prizë, sigurohuni që voltazhi dhe frekuenca që tregohet në tabelën e vlerave përputhet me të dhënat e rrymës së shtëpisë tuaj. Pajisja duhet tokëzuar. Spina e kabllitkabllos tsë ushqimit është e pajisur me një kontakt, pikërisht për këtë qëllim. Nëse spina e ushqimit të shtëpisë nuk është e tokëzuar, lidheni pajisjen në një prizë të veçuar të tokëzuar në përputhje me rregullat në fuqi, duke u këshilluar me një elektriçistelektricist. Prodhuesi refuzon të marrë përsipër gjithë përgjegjësinë nëse nuk ndiqen masat paraprake të mësipërme. Kjo pajisja është në përputhje me E.E.C. ­Direktivat
Ndarëset e pasme
Dy ndarëset mund t'i gjeni brenda çantës së dokumenteve. Ndiqni këto hapa për të montuar ndarëset:
1. Lironi vidhën.
2. Vendosni ndarësen poshtë vidhës.
3. Rrotullojeni ndarësen në pozicionin e duhur.
4. Shtrëngoni vidhat sërish.
electrolux 13
2
1
4
3
Nivelimi
Kur vendosni pajisjen, sigurohuni që të qëndrojë në nivel. Kjo mund të arrihet nëpërmjet dy këmbëzave të rregullueshme në pjesën e poshtme ballore.
Heqja e mbajtësbe të rafteve
Pajisja juaj është pajisur me mbajtëse raftesh që bëjnë të mundur sigurimin e rafteve gjatë transportimit. Për t'i hequr ato, veproni si më poshtë:
1. Lëvizni mbajtëset e rafteve në drejtim të shigjetës (A).
2. Ngrijini raftet nga pas dhe shtyjini përpara derisa të lirohen (B).
3. Hiqni skarat mbajtëse (C).
Ndryshimi i kahut të derës
Paralajmërim Përpara se të kryeni
çdo lloj veprimi, hiqni spinën nga priza.
E rëndësishme Për të kryer veprimet e mëposhtme, ju sugjerojmë që këtë ta kryeni së bashku me një person tjetër që do të mbajë të palëvizshme dyert e pajisjes gjatë procesit.
1.
m1
m5
m3
Hapni dyert. Zhvidhosni menteshën e mesit (m2). Hiqni distancatorin plastik (m1).
m2
m6
m4
14 electrolux
2. Hiqni distancatorin (m6) dhe zhvendoseni në anën tjetër të aksit të menteshës (m5).
3. Çmontoni dyert.
4. Hiqni kunjin e majtë mbulues të menteshës së mesit (m3, m4) dhe zhvendoseni në anën tjetër.
5. Futeni kunjin e menteshës së mesit (m5) në vrimën e majtë të derës së poshtme.
6.
b1
b2
b3
Hiqni mbulojën (b1) duke përdorur një vegël. Zhvidhosni aksin e poshtëm të menteshës (b2) dhe distancatorin (b3) dhe vendosini ato në anën e kundërt.
7. Futeni sërish derën e poshtme në kunjin e menteshës së poshtme (b2).
8. Futeni menteshën e mesit (m2) në vrimën e majtë të derës së poshtme.
9.
C1 C2
C3 C4
2
Hiqeni duke përdorur një vegël për kapakun. (c1).
10. Zhvidhosni aksin e sipërm të menteshës (c2) dhe vendoseni atë në anën e kundërt.
11. Vidhosni sërish menteshën e sipërme.
12. Futeni derën e sipërme në aksin e menteshës së sipërme.
13. Futeni derën e sipërme në aksin e menteshës së mesit (c3) duke anuar nga pak të dyja dyert.
14. Vidhosni sërish menteshën e mesit. Mos harroni distancatorin plastik.
H1
1
1
2
H2
.
15. Zhvidhosni dorezat (h2) dhe vendosini në anën e kundërt.
Bëni një kontroll përfundimtar për t'u siguruar që:
• Të gjitha vidat janë shtrënguar.
electrolux 15
• Guarnicioni magnetik ngjitet në kasën e pajisjes.
• Dera hapet dhe mbyllet në mënyrë të saktë.
Nëse temperatura e ambientit është e ftohtë (p.sh. në dimër), guarnicioni mund të mos përputhet mirë me dollapin. Në këtë rast, prisni që guarnicioni të përshtatet natyrshëm.
Në rast se nuk doni të kryeni veprimet e sipërpërmendura, kontaktoni Qendrën më të afërt të Shërbimit të Klientit. Specialisti i Qendrës së Shërbimit të Klientit do të kryejë ndryshimin e drejtimit të derës, me shpenzimet tuaja.
ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Loading...
+ 33 hidden pages