1. Hyrje
1.1 Falenderime
Ju falenderojmë që keni zgjedhur këtë produkt. Produkti i përket MID (Mobile Internet
Device), i cili është një lloj pajisje e lëvizsshme me internet, i vogël, I hollë dhe
portativ. Ai është I pajisur me një pjesë me prekje LCD të një cilësie të lartë, që
mund të përdoret për të pare video dhe fotografi të një cilësie të lartë . Ai suporton
instalimin e programeve të shumta dhe aplikacioneve në zyrë dhe për argëtim.
Ndërfaqja fantastike do tju mundësojë një eksperiencë shumë të mire përdorimi.
Ky manual sistematikisht ju paraqet funksione të diversifikuara duke përdorur aftësi
dhe tema që kërkojnë vëmendjen e këtij MID. Ju lutemi ta lexoni me kujdes këtë manual
përpara se ta përdorni produktin.
1.2 Njoftime sigurie
Përpara se të përdorni MID, lutemi të lexoni informacionet në këtë seksion dhe shpjegojini
dhe fëmijëve tuaj këtë informacion. Për më shumë informacione, lutemi ti referoheni
udhëzimeve të sigurisë dhe çështjeve që kërkojnë kujdes.
Lutemi mos e përdorni MID gjatë kohës që ngisni makinën.
Në institucione shëndetësore, lutemi të vëzhgoni rregullat dhe urdhëresat. Lutemi të
fikni MID kur ndodheni pranë pajisjeve mjekësore.
Lutemi fikni MID ose vendoseni në mënyren e punës së fluturimit kur jeni në avion,
kështu që sinjali wireless nuk do të ndërhyjë me kontrollin e sinjalit të avionit.
Lutemi ta fikni MID kur jeni pranë pajisjeve elektronike me preçizion të lartë, në të
kundërt mund të ndodhë defekt në pajisjet elektronike.
Lutemi mos e çmontoni vetë MID dhe aksesorët e tij, vetëm servisi i autorizuar mund ta
mirëmbajë atë.
Lutemi mbajeni MID larg nga pajisjet magnetike, rrezatimi nga MID mund të fshijë
informacionin e ruajtur në pajisjen magnetike.