Siemens EC745RT90E, EC645PB90E, PCR715M90E, PCP615B90E, PCY615B80E Manual [hu]

...
0 (0)

 

Instruksionet e montimit

 

 

 

 

sq

mk

 

 

 

 

ju lutemi, ruajini

 

 

 

,

 

 

 

 

 

 

Navodila za montažo

bg

 

 

 

 

sl

 

 

 

,

 

 

 

 

prosimo, da jih shranite

 

 

Upute za sklapanje

 

 

 

 

Uputstva za montažu

hr

 

 

sr

 

 

 

molimo sačuvati

 

 

 

molimo, sačuvajte

 

 

 

 

 

 

 

 

PL

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1

582

520

520

702

~19-..29 ~26

~50

Siemens EC745RT90E, EC645PB90E, PCR715M90E, PCP615B90E, PCY615B80E Manual

2

3

4

 

 

 

 

 

 

 

 

5

 

5A

 

 

 

 

 

 

6

7

7A

8

8 A

9

10

sq

Lexoni instruksionet e pajisjes përpara se të veproni për instalimin dhe përdorimin e saj.

Grafikët e paraqitur në instruksionet e montimit janë orientues.

Fabrikuesi nuk mban asnjë përgjegjësi nëse nuk përmbushen kushtet e këtij manuali.

Udhëzimet e sigurisë

Të gjitha punët e instalimit, rregullimit ose të përshtatjes me lloje të tjera gazi duhet të realizohen nga një teknik i autorizuar i instalimit, duke respektuar normativat dhe legjislacionin përkatës dhe të drejtat e kompanive lokale elektrike dhe të gazit.

Rekomandohet të lajmëroni Shërbimin tonë teknik për përshtatjen me tipe të tjera gazi. Përpara çdo veprimi, ndërprisni ushqimin elektrik dhe me gaz të pajisjes.

Kjo pajisje është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak dhe nuk lejohet përdorimi i saj komercial ose profesional. Kjo pajisje nuk mund të instalohet në jahte ose në karavane. Garancia mbetet e vlefshme vetëm në rast se respektohet përdorimi i saj vetëm për qëllimin për të cilin është projektuar. Përpara instalimit, duhet të kontrolloni që kushtet e shpërndarjes lokale (natyra dhe presioni i gazit) dhe montimi i pajisjes të jenë në përputhje me njëratjetrën (shikoni tabelën I). Kushtet e rregullimit të pajisjes janë të shkruara mbi etiketën ose mbi pllakën e karakteristikave.

Kjo pajisje mund të instalohet vetëm në një vend të hapur, duke respektuar rregullat në fuqi dhe procedurat relative të ajrimit. Nuk duhet ta aktivizoni pajisjen në një pajisje evakuimi të produkteve me djegie.

Kablloja elektrike duhet të futet në mobilie për të evituar prekjen e pjesëve të nxehta të furrës ose të pllakës së gatimit.

Pajisjet me ushqim elektrik duhet detyrimisht që të tokëzohen. Mos bëni ndërhyrje në pjesën e

brendshme të pajisjes. Nëse është e nevojshme, telefononi në Shërbimin tonë teknik.

Përpara instalimit

Kjo pajisje i korrespondon klasit 3, sipas normës EN 30-1-1 për pajisjet me gaz: pajisje e futur në mobilie.

Mobiliet ku futet pajisja nuk duhet të jenë prej materialesh të djegshme. Pllakat e shtruara dhe kolla që i është vendosur, duhet të jenë rezistente ndaj nxehtësisë. Kjo pajisje nuk mund të instalohet mbi frigoriferë, lavatriçe, lavastovilje apo të ngjashme me to.

Për ta instaluar pllakën e gatimit mbi një furrë, pajisja duhet të ketë ajrim të madh. Kontrolloni dimensionet e furrës në manualin e instalimit.

Nëse instalohet një aspirator, duhet patur parasysh manuali i tij i instalimit, duke ruajtur gjithmonë një distancë

vertikale minimalisht 650 mm nga pllaka e gatimit.

Rregullimi i mobilies (fig. 1-2)

Bëni një prerje të dimensioneve të nevojshme në sipërfaqen e punës. Nëse pllaka e gatimit është elektrike ose e përzier (gaz dhe korrent) dhe nuk ka një furrë poshtë, vendosni një ndarëse prej materiali të padjegshëm (p.sh. metal ose kompensatë) 10 mm nga baza e pllakës së gatimit. Kështu pengohet përçimi në pjesën e poshtme të saj.

Nëse pllaka e gatimit është me gaz, rekomandohet vendosja e ndarëses në të njëjtën distancë.

Në sipërfaqet prej druri të punës, llakoni sipërfaqet e prerjeve me një kollë speciale, për t'i mbrojtur nga lagështia.

Instalimi i pajisjes

Sipas modelit, guarnicioni me ngjitje mund të dalë i vendosur nga fabrika. Nëse është kështu, mos e hiqni në asnjë mënyrë; guarnicioni me ngjitje shmang rrjedhjet. Nëse lidhja nuk është bërë nga fabrika, bëjeni në pjesën e brendshme të pllakës së gatimit. Fig. 3.

Për fiksimin e pajisjes në mobilien e montimit inkaso, duhet të vidhosni secilën nga mbërthyeset në pozicionin e treguar duke i lënë të rrotullohen lirisht. Vendoseni në qendër pllakën e gatimit. Shtyjeni deri në fund derisa të mbështetet në tërë perimetrin e saj. Rrotulloni kapëset deri në fund. Pozicioni i mbërthyeseve varet nga trashësia e sipërfaqes së punës. Fig. 4.

Çmontimi i pllakës së gatimit

Shkëputni nga pajisja hyrjen e elektricitetit dhe të gazit. Zhvidhosini kapëset dhe veproni në mënyrë të kundërt me montimin.

Aktivizimi i gazit (fig. 5)

Fundi i lidhjes së hyrjes së pllakës së gatimit me gaz është i pajisur me një fileto 1/2” (20,955 mm), që lejon:

-lidhjen e fortë.

-lidhjen me një tub fleksibël metalik (L min. 1 m - max. 3 m).

Është e nevojshme të ndërvihet guarnicioni izolues (034308) i furnizuar midis daljes së kolektorit dhe kalimit të gazit.

Duhet të evitoni kontaktin e tubit me pjesët e lëvizshme të njësisë së montimit inkaso (p.sh. një sirtar) dhe hapi mes hapësirave që mund të jenë bllokuar.

Nëse doni të realizoni lidhjen me gaz në mënyrë horizontale, shërbimi ynë teknik disponon një bërryl me kodin 173018, përveç një bashkuesi me kodin 034308. Për Francën: zëvendësoni bërrylin e montuar nga fabrika me atë që gjendet te çanta e aksesorëve. Fig. 5a.

Mos harroni të ndërvini bashkuesin. Kujdes! Nëse përdorni çdo lloj lidhjeje, kontrolloni qëndrueshmërinë.

Rrezik nga përhapja!

Fabrikuesi nuk mban përgjegjësi nëse ndonjë lidhje krijon përhapje gazi pasi të jetë përdorur.

Aktivizimi elektrik (fig. 6)

Kontrolloni nëse tensioni dhe fuqia e pajisjes të përputhen me instalimin elektrik.

Pllakat e gatimit pajisen me një kabllo elektrike me ose pa spinë.

Duhet të parashikohet një çelës automat me shumë pole me largësi kontakti minimumi 3 mm (me përjashtim të lidhjeve me spinë, nëse është e arritshme për përdoruesin).

Pajisjeve që u mungojnë spinat, duhet të lidhen vetëm me prizat me tokëzim të instaluara siç duhet.

Kjo pajisje është e tipit “Y”: kablloja e hyrjes nuk mund të ndryshohet nga përdoruesi, por vetëm nga Shërbimi teknik. Duhet të respektohen tipi i kabllos dhe seksioni minimal.

Ndryshimi i tipit të gazit

Nëse normativa e vendit e lejon, kjo pajisje mund të përshtatet në gazra të tjera (shikoni pllakën e karakteristikave). Pjesët e nevojshme për të janë në çantën e ofruar të transformimit (sipas modelit), e disponueshme nga Shërbimi ynë teknik. Hapat e mëtejshëm:

A)Ndryshimi i injektorëve (fig. 7-7a):

- Hiqni skarat, mbulesat e vatrës dhe difuzorët.

- Ndryshoni injektorët duke përdorur çelësin e disponueshëm përmes shërbimit tonë teknik, me kodin 340847 (vatra me flakë të dyfishtë apo të trefishtë me kodin 340808), shikoni tabelën II, duke pasur kujdes të veçantë që injektori të mos bjerë duke e tërhequr apo duke e futur në vatër.

Sigurohuni ta shtrëngoni deri në fund për të garantuar qëndrueshmërinë. Në këto vatra nuk ka pse të realizohet rregullimi i ajrit primar.

B)Rregullimi i rubineteve

Vendosini komandat në pozicionin minimal.

Tërhiqini komandat e rubineteve. Fig. 8. Do të ndesheni me një bllokues prej gome elastike. Mjafton të shtypet me majën e kaçavidës që të çlirohet kalimi deri në vidhën e rregullimit të rubinetit. Fig. 8a.

Asnjëherë mos e çmontoni bllokuesin. Rregulloni zjarrin minimal duke rrotulluar vidhën anësore përmes një kaçavide me majë të rrafshët.

Duke u varur nga gazi që do t'i vendosni pajisjes suaj, shikoni tabelën III, realizoni veprimin korrespondues:

A:shtrëngoni vidhat anësore deri në fund.

B:lironi vidhat anësore deri në dalje të plotë të gazit nga vatrat:

kontrolloni nëse në riparimin e komandës mes maksimumit dhe minimumit, vatra të mos fiket ose të mos krijojë tërheqje të flakës.

C:vidhat anësore duhet të ndërrohen nga një teknik i autorizuar.

D:mos i ndryshoni vidhat anësore. Nëse nuk gjeni kalimin në vidhën anësore, çmontoni enën e mbledhjes së yndyrës, që është e fiksuar në fundin e pllakës së gatimit nga një sistem kapësesh dhe vidhash. Për ta hequr veproni kështu:

Loading...
+ 11 hidden pages